
Në variantin më popullor të rrëfimit, Graali i Shenjtë është kupa e përdorur nga Jezusi gjatë Darkës së Fundit, dhe që më vonë u përdor si një enë për të mbledhur gjakun e tij. Ai mesa duket u kontrabandua nga Toka e Shenjtë dhe përmes Evropës në Britani. Pavarësisht nga një seri kujdestarësh misterioze, duke përfshirë urdhrin ‘Fisher King’ dhe Kalorësit Templarë, në një farë pike kupa u zhduk,” shkruan “Voyager”, transmeton Bota.al
Objekti i shenjtë prej argjenti u përzje me legjendat e tjera, me fuqi mitologjike, dhe u pronësua nga teoricienët e konspiracionit dhe demagogët. Pat Kinsella ndan disa fakte nga fiksionet e bollshme që vazhdojnë të zhvillohen edhe sot e kësaj dite, rreth këtij relikti të pakapshëm…
Lindja e një legjende: Prej nga vjen Kupa e Shenjtë? Dhe çfarë mund të jetë?
Reliket e shenjta, që pretendohet se e kanë origjinën nga jeta tokësore e Jezusit, janë simbolet e përbashkëta në të gjithë botën katolike – me kisha të ndryshme që mëtojnë se ruajnë çdo gjë nga Lafsha e Shenjtë (nga rrethprerja e Jezusit), deri tek gozhdët e përdorur gjatë kryqëzimit të tij. Suveniri më elmbamatik dhe më i kërkuarm mbetet e pagjetshmja Kupa e Shenjtë.
Fiksimi i vazhdueshëm pas saj, është ushqyer nga fakti se format, vendndodhja dhe ekzistenca e saj mbeten një enigmë e plotë. Besohet gjerësisht, se ajo është përdorur gjatë Darkës së Fundit dhe më pas nga Jozefi i Arimateas për të mbledhur gjakun e Krishtit, kur romakët e shpuan me një shtizë gjatë kryqëzimit.
Megjithatë, disa piktura e përshkruajnë enën si një tas apo një pjatë, ose madje edhe si mitrën e Maria Magdalenës – në një skenar, ku ajo mban pasardhësit e Jezusit. Kupa e Shenjtë e Darkës së Fundit, përmendet në Ungjillin e Mateut, Markut dhe Lukës (të cilat historianët besojnë së janë shkruar në vitet 80-100, por duhej të kalonin 1.000 vjet të tjera që përralla e Graal-it të bëhej popullore, kur romantikët mesjetare filluan të shkruanin poezi, duke i ndërthurur me sagat arturiane.
Referenca e parë e njohur për Graalin, është bërë nga poeti francez Kreien de Trua në “Perseval, historia e Gralit”, një poemë e papërfunduar e shkruar diku midis viteve 1181-190. Nga vepra e tij ka mbetur një libër burimor, ndërsa puna origjinale mbetet një mister.
Ai tregonte se Persivali- një prej kalorësve të mbretit Artur – vizitoi mbretërinë e mbretit Fisher (i fundit në një linjë njerëzish të besuar për ruajtjen e Kupës). Atje, ai sheh disa objekte të çmuara, duke përfshirë një Graal – një enë të përpunuar nga e cila Mbreti hante.
Ndërsa për Graalin flitet më shumë se perzonashin kryesor në këtë poemë, ai frymëzoi shkrimtarë të tjerë për të zhvilluar konceptin. Në librin “Jozefi i Arimateas”, shkruar midis viteve 1191-1202, studiuesi francez Robert De Boro pretentonte se Kupa e Shenjtë është përdorur përdorur në Darkën e Fundit, si dhe Graalin e Shenjtë, një enë që përmbante gjakun e Jezusit. Jozefi nga Arimatea konsiderohet si një mbrojtës i Graalit, i pari i një linje të gjatë kujdestarësh, që do të përfshinte edhe Persivalin.
Në fillim të shekullit XIII-të, poeti gjerman Volfram von Ajsenbah e rrëfeu këtë histori në veprën “Parzival”, një poemë epike në të cilën heroi është në kërkim të Kupës së Shenjtë. Romancieri uellsian Peredur e vazhdoi këtë temë, por historia në fakt mori formën Ciklit të Vulgatave, një seri legjendash arturiane, të shkruara në mënyrë anonime në shekullin XIII-të, publikon infoelbasani.al.
Dy shekuj më vonë, Sër Tomas Malori, i përktheu këto legjenda në anglisht në “Vdekja e Arturit dhe sagat” – veçanërisht për kërkimin e Graalit – kanë gëzuar shumë popullaritetit që në atë kohë, duke u ritreguar përmes një koleksioni ngjyrash nga tregimtarë si Vagner, Tenison apo dhe Monti Piton, Spilberg dhe Den Braun. Por a ka ndonjë fakt në mesin e të gjitha fantazive?
Gjurmët e Graalit: Për shekuj me radhë, hulumtuesit kanë ndjekur hijen e Graalit në të gjithë planetin
Edhe pse shumica e versioneve më të njohura të historisë, theksojnë në fund se kupa u transportua në Angli, gjuetarët e Graalit e kanë kërkuar reliken e shenjtë në të gjithë botën. Çdo element në tekstet e lashta, që është perceptuar si çelsi për zgjidhjen e misterit, është ndjekur me shumë kujdes, ndërsa teori të sforcuara, kanë çuar pasuesit e tyre në disa prej cepave më të vështira të botës, transmeton Infoelbasani.al.
Mbi 200 kisha dhe vende përreth globit pretendojnë se zotërojnë si Kupën ashtu edhe Graalin Shenjtë – me disa që kanë një besueshmëri më të madhe se të tjerët.
Duke pasur një relike gjysmë-bindëse ose një histori të mirë mrekullish, mund të gjenerohet një bum turistik, në të kundërt je jashtë loje. Teksa fiksimi i publikut me përrallën e Graalit tregon pak shenja rënieje, ai është shndërruar në një biznes të madh në të gjithë botën …
Bazilika e Shën Isidorit në Leon të Spanjës
Shtëpi e Kupës së Dona Urrakas, një kupë inoksi e identifikuar si Graali i Shenjtë nga studiuesit Margarita Torres dhe Hose Ortega Del Rio, në librin e tyre të vitit 2014 “Mbretërit e Graalit”. Kupa ka qenë në këtë bazilikë që nga shekulli i XI-të. Në fillim u çua në Kajro nga udhëtarët myslimanë. Më vonë iu dhurua një emiri në bregdetin spanjoll, që kishte ndihmuar viktimat e urisë në Egjipt, dhe në fund i kaloi mbretit Ferdinand I të Leonit, si një ofertë paqeje nga një sundimtar andaluzian. Të dhënat e karbonit, sugjerojnë se kupa është prodhuar midis viteve 200 P.E.S dhe 100 pas lindjes së Krishtit.
Katedralja e Shën Lorencos, Itali
Shtëpia e Kupës së Xhenoas, që dikur mendohej se ishte bërë prej smeraldi të pastër, ishte një konkurrent kryesor për të qenë Graali i Shenjtë, derisa u transportua në Paris pasi Napoleoni pushtoi Italinë, duke u rrikthyer e thyer, çka zbuloi së në fakt ‘smeraldi’ ishte qelq i gjelbër. Ky lajm do të kishte qenë tepër zhgënjues për ushtarët gjenovezë, të cilët dikur e quajtën objektivin e tyre kryesor, kur mposhtën maorët dhe plaçkitën Almerian në Spanjë pas një beteje të ashpër.
Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork
Shtëpia aktuale e Kupës së Antiokisë, një objekt prej argjendi dhe ari i stolisur më një kupë të dyfishtë. Ai u shpall si Kupa e Shenjtë, kur u gjet në Antioki të Turqi, pak para Luftës së Parë Botërore. Muzeu e ka përshkruar gjithnjë këtë pretendim si ‘ambicioz’, dhe relikeja kohët e fundit është cilësuar si një llambë dhe jo një kupë, që është prodhuar në shekullin VI-të pas Krishtit.
Katedralja e Valencias, Spanjë
Kupa e Valencias, është vendosur në një kishëz të shenjtëruar. Për të është raportuar se u mor nga Shën Pjetri në Romë në shekullin I, dhe pastaj u dërgua në Hueska të Spanjës nga Shën Lorenci në shekullin III-të. Disa arkeologë spanjollë, thonë se kupa u prodhua nga një palestinez apo një egjiptian, ndërmjet shekullit IV P.E.S dhe shekullit I pas Lindjes së Krishtit.
Kupa e Jeruzalemit në Israel
Në shekullin e VII-të pas Krishtit, një murg i quajtur Gaulish Arkulf, tha se kishte parë një objekt, për të cilin ai besonte se ishte Kupa e Shenjtë, që përmbante brenda një qivur në një kishëz pranë Jeruzalemit, ndërmjet bazilikës së Golgotas dhe Martiriumit.
Ky është raporti më i hershëm i dorës së parë i njohur për Graalin pas kryqëzimit të Krishtit, dhe përmendja e vetme për kupën në Tokën e Shenjtë. Fati i kupës që ai e përshkroi,, është i panjohur. Ndërkohë ai pretendoi se Graali është fshehur së bashku me relikte të tjera të shenjta në kompleksin e madh nëntokësor të kanalizimeve të Jeruzalemit, nën Tempullin legjendar të Solomonit.
Mbi Albion: Mitet mbi Graalin janë ndërthurura sa me folklorin britanik por edhe rrëfenjat ndërkombëtare …
Pas kryqëzimit të Jezusit, për arsye që mbeten të paqarta (dhe të cilat mund t’i detyrohen më shumë motiveve politike dhe ekonomike sesa fakteve historike), historia e Graalit të Shenjtë u zhvendos shpejt nga Toka e Shenjtë, në truallin e gjelbër dhe të këndshëm të Anglisë.
Sipas legjendave që kanë qarkulluar për të paktën 800 vitet e fundit, rojtari i kupës, Jozefi nga Arimatea, mbërriti në Angli në shekullin I. Ai kaloi Somerset me varkë për të mbërritur në Glastonbury Tor, një ishull i njohur në mitologjinë arturiane si Avalon.
Nën këmbët e Ëearyall Hill, misionari i lodhur e groposi kupën në tokë, dhe e zuri gjumi. Në mëngjes, thotë historia, ai kishte lëshuar rrënjë dhe u rrit një shkurre orientale me gjemba, e njohur tashmë si Glastonbury Thorn. Jozefi vazhdoi vazhdoi rrugën për të gjetur Glastonbury Abbey, dhe konvertoi vendasit në të krishterë, me një sukses tronditëse.
Duke filluar nga viti 600 e në vijim, Anglia kishte një mbret të krishterë:Etelbertin. Ndërkohë Graali – që sipas disa rrëfimeve u varros në hyrje të botës së nëndheshme në Glastonbury – u ndërthur me mitet rreth Mbetit Artur, dhe kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët.
Të dhënat bashkëkohore nuk përmendin asgjë nga kjo, dhe historia vetëm u bë e famshme pas publikimit të poemës së çuditshme të Robert De Boro “Jozefi i Arimateas” në fund të shekullit XII-të. Zona mund të ketë qenë një vend i rëndësishëm për komunitetet para-kristiane, por Glastonbury Abbey u krijua thuajse me siguri nga britanikët në fillim të shekullit VII-të.
Megjithatë, tregime të tilla ishin pjesë e një marketingu të shkëlqyer për tërheqjen e pelegrinëve. Murgjit lokalë e miratuan me përzemërsisht këtë rrëfim, derisa Abbey u shpërbë në vitin 1539, gjatë Reformacion Anglez. Një shembull i hershëm i kësaj mund të shihet në vitin 1184, kur një zjarr shkatërroi shumicën e ndërtesave të manastirit në Glastonbury.
Disa vjet më vonë, në kohën kur “Jozefi i Arimateas” u botua, varrezat e Mbretit Artur dhe Mbretëreshës Zhinevra u zbuluan paprimtas. Pati një fulks të madh pelegrinësh, dhe për pasojë edhe fondet e nevojshme për të rindërtuar Abbey.
Një histori e mirë:Nga poezitë mesjetare tek filmat moderne aksion, Graali i ka garantuar shekuj argëtimit. Për dy mijëvjeçarë, legjenda e Graalit të Shenjtë, është treguar dhe shtrembëruar nga imagjinata e poetëve, piktorëve, shkrimtarëve, komedianëve dhe rregjizorëve kinemqatografikë- deri në atë masëm saqë numri i vogël i fakteve të njohura, është bërë gjithnjë e më e vështira për t’u analizuar, si pasojë e një mali të madh me spekulime apo ideve thjesht artistike.
Historianët amatorë dhe autorët profesionistë, kanë shkuar jashtë kornizave, duke gjeneruar libra pseudo-historike, të maskuara si studime serioze. Në fakt, një sasi e madhe e dëshmish jobindëse dhe fantastike, janë raportuar si fakte për të mbështetur teoritë e diskutueshme. Për pasojë, historia e Graalit ka patur “jetën” e vet, e cila gjallon vazhdimisht në faqet e librave dhe internetit, dhe në ekranet e televizioneve dhe kinemave, dhe secili brez konsumon një version të ri të tij.
Rikthim në qendër të vëmendjes: Ringjallja Viktoriane
Gjatë entuziazmit të thellë fetar të epokës viktoriane, mesjetarizmi ishte në qendër të vëmendjes, ndërsa vepra si “Vdekja e Arturit” e Malori, u ribotuan në mënyrë të vazhdueshme si pasojë e një publiku të uritur për tregimet e kalorësve dhe shpëtimin.
Kërkim për Graalin e Shenjtë, ishte një temë e përsëritur në të gjitha artet e epokës, por gjithçka e bazuar më tepër tek mitet mesjetare, sesa mbi faktet dhe ngjarjet historike të njohura. Piktorët filluan të përshkruajnë skena nga legjendat arturiane, veçanërisht anëtarët gjithnjë të sinqertë të Vëllazërisë Para-Rafaelite.
Kur porositi për të dekoruar ndërtesën e re të Universitetit të Oksfordit, themeluesi i Vëllazërisë Dante Gabriel Rosetti e përdori Kupën e Shenjtë si temën e tij qëndrore – duke i përcjelljë ndërgjegjësimin dhe interesin mbi këtë çështje, mendjeve pjellore të gjeneratave të ardhshme të dijetarëve. Kjo ishte një temë, së cilës Roseti do t‘i rikthehet vazhdimisht në pikturat e tij me bojëra uji.
Përgjatë disa dekadave, poeti i shquar i epokës, Alfred Lord Tenison (poet laureat për 40 vjet, gjatë mbretërimit të Viktorias), publikoi epikën “Idilet e Mbretit”, një cikël prej 12 poezish narrative, që ritregojnë legjendën e Mbretit Artur dhe Kalorësve të tij – duke përfshirë, natyrisht kërkimin për Graalin e Shenjtë.
Këto poezi jashtëzakonisht popullore, i ishin dedikuar princit të ndjerë Albert. Uilliam Morris, një prej figurave më të rëndësishme kulturore të epokës, talenti i të cilit shtrihet në çdo gjë, nga poezia në dizenjimi i të brendshmeve, ishte ndërkaq i interesuar tek sagat. Ai shkroi vargje për Kupën e Shenjtë, dhe bashkëpunoi me artistin para-rafaelit Eduard Byrn Xhons, për të prodhuar sixhade të mëdha që përshkruanin kërkimet për Graalin, dhe që ndereshin në muret e biznesmenëve të pasur të epokës industriale.
Stili i shekullit të XX-të: Kërkimi në ekran
Graali ka qenë subjekt i filmave, qëkur teknologjia e bëri të mundur, por shumica e njerëzve do të kujtojnë historinë e të paktën njërës nga tre interpretimet suksesshme kinematografike… “Excalibur” i vitit 1981, u drejtua nga Xhon Borman me protagonistë kryesorë Najxhëll Terri, Helen Mirren, Patrik Stjuart dhe Liam Nizën.
I zhanrit aksion dhe i mbushur me aventura dhe fantazi, filmi rrëfen historinë e Mbretit Artur, nga momenti që ai e tërheq shpatën nga guri, në kërkim të Graalit (nëpërmjet Zhinevrës dhe lidhjes së saj me Lanselotin). Filmi, në kontrast me pjesën dërrmuese të letërsisë mesjetare, ka Persivalin që e rifitoi Gralin për Arturin e sëmurë. Ky i fundit piu disa gllënjka prej tij dhe u shërua.
“Monty Python dhe Graali i Shenjtë” i vitit (1975), ishte përpjekja e parë Python Posse në filmat me metrazh të gjatë, dhe flet për fitoret dhe lavditë e shpejta dhe qesharake përmes sagave arturiane, me Graham Çapmanin në rolin kryesor. Ndërkohë kalorësit e pafat në kërkimin e Graalit të Shenjtë, përballen me sfida dhe rreziqe të ndryshme, madje edhe një lepur vrasës.
“Indiana Xhons dhe Kryqëzata e Fundit” i vitit 1989, i treti në serinë e suksesshme të filmave të Stiven Spielbergut, me protagonist kryesor Herrison Fordin, në rolin e një arkeologu aventurier, e sheh Indin në përpjekje për të shpëtuar të atin (Shon Konerin). Ai pastaj duhet të gjejë Kupën e Shenjtë, para se nazistët ta shtien në dorë, duke e përdorur për të arritur dominimin e botës. Duket një budallallëk? Ju mund befasoheni, sesa afër të vërtetës janë disa nga elementet e komplotit.



































Sipas tij, në lartësitë alpine të “Bjeshkëve të Bekuara” ka tre fshatra të mëdhenj me popullsi shqiptare: Vuthaj në Guci me 648 banorë nga të cilët 644 shqiptarë; Martinaj me 172 shtëpi dhe 532 banorë nga të cilët 501 shqiptarë dhe 13 “muslimanë” (ish-shqiptarë) e 7 “boshnjakë” (ish-shqiptarë), etj.,; Dacaj në komunën Rrozhajë me 364 banorë, nga të cilët 362 shqiptarë (sipas regjistrimit zyrtar te Malit te Zi te vitit 2011).
“Në Martinaj, në këtë truall epik e lirik, me legjenda e realitete, edhe çikat kanë luftue për komb të vet, si Jerina 22 vjeçare, ‘shumë e bukur, e re, e gjatë, e guximshme’ (‘Nju Jork Times’, 21 maj 1911), çika e bajraktarit të Martinajt që i prini trimërisht bajrakut në luftëra kundër otomanëve e sllavëve derisa iu rritën vllaznit e vet, biles gazeta franceze ‘Le Petit Journal’ e 28 majit 1911 e ka quajt atë ‘Zhan D’Arka shqiptare’ (e krahason me këtë heroinë kombëtare të Francës, luftëtare e shek. XV, Shenjtore e Krishtërimit)…”, sjell më tej pjesë nga historia e fshatit Martinaj, studiuesi Ramiz Lushaj.


















KUSH GËNJEN?


Mediat italiane kanë hedhur dritë mbi një skandal ku është Shqipëria është në qendër të tij, e që ka të bëjë me importin e plehrave në Shqipëri. Sipas investigimit të një media italiane, bëhet fjalë për rreth 2600 kontenierë secili me 22 ton mbetje që duhej të përfundonin për tru ricikluar Maqedoni, por në Shkup mësohet se kanë përfunduar vetëm rreth 1130 kontenierë.



































