Kategori
Uncategorized

Kiço Mustaqi: Në ‘91, urdhërova mbytjen e anijes me emigrantë

Nga informacioni i Komandës së Flotës dhe nga konkluzioni që arritën njerëzit e stafit tim më të afërt konkluduam se dy ishin rrugëzgjidhjet e situatës.
Ose anija të asgjësohej, ose të përmbytej. Vendimi im i menjëhershëm ishte përmbytja e saj. 
Nga Fatos Veliu

Vijon intervista e ish kreut të ushtrisë shqiptare në kohën e ndërrimit të sistemeve Kiço Mustaqit. Në këtë intervistë të radhës Kiço Mustaqi rrëfen një nga momentet më rrëqethëse të karrierës së gjatë dhe të pasur ushtarake, ai flet pikërisht për momentin e vështirë kur i është dashur të lëshojë një nga urdhrat më ekstrem që as e kishte menduar ndonjëherë. Ai ishte pikërisht me eliminimin e një anijeje ushtarake, e cila ishte grabitur nga efektivi i Flotës Luftarake të Vlorës dhe ishte nisur për në drejtim të Italisë me njerëz të qytetit të Vlorës mes tyre edhe familjarët e oficerëve që shkonin si emigrantë në shtetin e përtej detit, Itali. Por çfarë thotë vetë Kiço Mustaqi për atë urdhër të shumëpërfolur në qarqet juridike dhe politike të shtetit të atëhershëm? Si e mësoi ai të vërtetën tronditëse? Pse dha urdhrin e përmbysjes së anijes dhe si ndodhi që nuk ju zbatua një urdhër i tillë edhe kur u dërgua me shkrim dhe vulë. Çfarë ndodhi me oficerët që donte ti lironte nga ushtria dhe të tjerë të kësaj historie të çuditshme aq dhe interesante. Gjithçka më hollësisht lexuesi i gazetës do ta mësojë pikërisht në intervistën e mëposhtme të vetë zotit Mustaqi. 

Zoti Mustaqi. Doja të dija në lidhje me një urdhër që ju keni dhënë në kohën e ndërrimit të sistemeve kur donit të mbysnit në det një anije me njerëz të cilët emigronin në Itali. Çfarë të vërtete ka këtu brenda kur një gjë e tillë është trumbetuar shumë nga e djathta që erdhi më mbrapa në pushtet? 
Është e vërtet se unë kam dhënë një urdhër që një anije të mbytej në det. E vërtet është edhe se anija ishte me njerëz. Po ashtu sipas urdhrit tim anija duhej të mbytej kur të kalonte në ngushticën e Sazanit. Por nuk është e vërtetë ajo që është folur se ai urdhër ishte i padrejtë. Sepse kemi të bëjmë me një anije të Flotës Luftarake Detare, e cila ishte blerë me gjakun e këtij populli dhe oficerët që ky popull i kishte paguar dhe i kishte ushqyer për të mirëmbajtur këto anije, jo që i grabitën, por i dërguan në shtetin fqinj që ai ti rreshtonte në krah të anijeve të veta. Kupton se çfarë do të thotë të grabisësh pronën më të shenjtë të popullit tënd për të cilën ti ke mbaruar shkollën dhe ke një jetë që paguhesh. E pra, prandaj edhe unë po ju them me gojën plot. Po unë Kiço Mustaqi kam dhënë një urdhër që të mbytet një anije në det edhe kur ajo ishte me njerëz. Këtë urdhër nuk ma zbatuan oficerët, të cilët më vonë e trumbetuan se e kishin hallin te populli që ishte në anije. S’është e vërtetë se nuk e kishin hallin te populli tjetër, por te familjet e tyre që i kishin në anije. Dhe më vonë për këtë gjë kërkonin dekorata nga e djathta që erdhi në pushtet se i kishin shërbyer demokracisë. Epo ti shërbesh demokracisë se i grabit vendit tënd anijet këtë unë atëherë e dëgjova. Dhe për këtë ata u shpërblyen. 

http://borioipirotis.blogspot.com/2012/04/1991.html?m=1#more
Kur ka ndodhur? 
Ajo ka ndodhur aty nga viti 1991. Ishte koha e kataklizmosë shqiptare. Situata kishte dalë nga kontrolli. Konkretisht fundi i vitit 1990 dhe fillimi i vitit 1991 ishte koha që filloi hemorragjia e madhe e emigrimit, e cila qysh atëherë vuri në lëvizje industrinë e paligjshme të trafikimit klandestin të njerëzve. Nga toka dhe deti filloi një lëvizje masive e njerëzve. Ishin situata që të rrëqethnin.
 
Doja të dija zoti Mustaqi arsyen se përse ju rrëqethnin? 
Jo më shumë për faktin që ata njerëz iknin, sesa arsyeja që ne arrinim të kuptonim varfërinë e madhe që kishte përfshirë në ato momente familjet shqiptare, aq sa nuk donin të dinin për rreziqet që ju kanoseshin në kufi, jo vetëm nga ushtarët e të dy palëve të shtetit fqinj dhe tonit pse jo, por edhe më shumë nga bandat hajdute dhe terroriste që filluan të vepronin për here e më me shumicë në kufi. Pra siç po të sqaroj jemi në situatat që shteti ishte inekzistent. Partia nuk komandonte më. Degët e punëve të brendshme në rrethe ishin paralizuar nga ofensiva masive, madje nuk do të gabohesha të thosha ato nuk funksiononin nga gjallërimi i menjëhershëm i elementit anarkist dhe destruktiv. Po kështu edhe strukturat e tjera të shtetit, duke filluar që nga komitetet ekzekutive dhe deri te drejtoritë e nivelit të dytë në rrethe.
 
Ju e pranoni apo deklaroni faktin se në atë moment kishte papunësi? 
Është një statistikë e vërtetë që në vitin 1990 Vlora ka pasur deri 7000 të papunë, ndërsa Tirana mbi 20 mijë.
 
Meqenëse dolët te kjo pikë zoti Mustaqi, si e mendoni mënyrën e veprimit të shtetit, në kufi të drejtë apo të padrejtë?
 
Dëgjo si qëndron puna. Ramiz Alia është deklaruar se ka përdor natyrën e dorës së fortë në kufi, pra duke përdorur të gjitha mënyrat për të ndalur eksodin e paligjshëm gjë që s’është e vërtetë, sepse po të ishte përdorur do të kishim absolutisht një situatë krejt ndryshe. Por ndryshe nga këto deklarata në atë moment ishte hequr neni për kalimin e paligjshëm të kufirit. Pra kishim një parapërgatitje. Por po do të dish mendimin tim, është se ajo forcë nuk duhej përdorur dhe se nuk mund të ndalej ai eksod masiv me forcë.
 
Në këtë situatë ndodhi grabitja e anijes luftarake? 
Pikërisht në këtë gjendje depresive të të gjithë shoqërisë shqiptare pjesë e të cilës ishte edhe ajo ushtarake. Në ushtri të cilën e drejtoja unë si ministër i Mbrojtjes kishin mbërritur situata të paparashikuara. Çdo gjë mund të të dilte nga dora në çast, atëherë kur ti se mendoje fare. Shthurja e ushtrisë erdhi se ajo ishte mbështetur tek rezervistët popull dhe se fuqia nga ata iku pasi ata filluan eksodin dhe nuk i përgjigjeshin më asaj. Iku fuqia e partisë që ishte në drejtim dhe gjithçka tjetër që ishte në drejtim me konceptin e kohës që flasim. Gjithsesi ajo që unë dua të theksoj për opinionin e gjerë shqiptar, duke filluar që nga ju si gazetar se megjithëse erdhën situata të tilla të pakonceptueshme në ushtri me efektivat aktivë përfshirë këtu ushtarë dhe oficerë ne arritëm të ruanim karakterin e organizuar të saj. Me gjithë ngjarjet e jashtëzakonshme që ndodhën brenda saj, ne arritëm të kryenim detyra imediate duke ruajtur repartet, armatimin, objektet, mjetet etj, tej. Me këtë dua të them se ndjehem shumë krenar që unë kam qenë ministër i Mbrojtjes me një ushtri shumë të madhe në numër nga sa është sot, të cilën unë atëherë këtë sasi numerike e konsideroja të papërfillshme dhe kam arritur ta kem situatën në kontroll të rreptë dhe s’ndodhi ajo që i ndodhi shtetit në ’97-ën. Kemi parasysh se ishte një ushtri e armatosur deri në dhëmbë dhe se bindjet politike po bënin punën e vet në revoltën, e cila mund të përfshinte në çdo çast të dy kahet e ushtarakëve dhe një shpërbërje e një shpërthim i brendshëm i saj mund të ndodhte më shumë atëherë, pasi kishe të bëje me përmbysje sistemesh se sa në ;97-ën. Pra, atëherë që kishim përmbysje nuk ndodhi ajo që ndodhi në ’97-ën ku mund të mbahej shumë mirë situata po të mos ishin futur interesa të mëdha brenda forcave të armatosura, pasi nuk kishim përmbysje, por vetëm ndryshim force politike.
 
Le të kalojmë te ngjarja në fjalë, e cila më shqetëson në këtë subjekt, pasi dua ta trajtoj imtësisht. Si ka ndodhur në të vërtetë ajo skenë kur ju keni dhënë urdhër për mbytjen e anijes me njerëz? 
Situata ka qenë ekstreme. Flitet për bazën detare të Pasha Limanit në Vlorë. Aty pati ngjarje shokuese. Një pjesë e efektivit të saj rrëmbeu një anije luftarake dhe u nisën drejt Italisë. Ishte një nga situatat më të tmerrshme që mund ti ndodhte ushtrisë. Më keq nuk ka ku të shkojë. Edhe si koncept është krejt e papranueshme që ata që ti i mbaje për të siguruar mbrojtjen e vendit nga jashtë të merrnin vetë anijen dhe jua dorëzonin atyre që të paktën në konceptin tonë ishin armiqtë e mundshëm. Kjo ishte një ngjarje që për kohën konsiderohej mëse alarmante. Informacioni i dërguar në ministri nga baza ka kaluar në situatë të jashtëzakonshme të gjithë ministrinë. Të gjithë ishin të hutuar. Nuk mund ta pranonte logjikisht askush. Pra fakti që në atë moment që erdhi informacioni anija sa kishte dalë nga reparti dhe kishte marrë drejtimin e ngushticës së Sazanit e bënte më impresionues momentin. Mbaj mend se komisar i saj në atë kohë ka qenë Halil Leli, që ndërkohë ishte anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, dhe Komandant ka qenë një Kuçana. Më duket se Muharrem Kuçana nga Tropoja.
 
U vutë në dijeni juve? 
Ngjarja ishte e tillë që unë u vura në dijeni menjëherë. Tronditja ime i kapërceu kufijtë njerëzorë. Nuk ishim mësuar me fakte të tilla që vetë efektivi të na rrëmbente anijen luftarake dhe të ikte drejt shtetit fqinj. Kishim kaluar jetën dhe gjithë aftësitë tona mendore dhe fizike ua kishim kushtuar përgatitjeve dhe stërvitjeve dhe ja tani të vinte informacioni se oficerët e tu të kishin marrë anijen dhe po arratiseshin. O zot!. Edhe sot kur e mendoj nuk e besoj dot pavarësisht se të thashë gjithë ato që të thashë për gjendjen e rëndë ekonomike dhe për gjendjen e shtetit, por gjithsesi duhej të ngelej një sens patriotik qoftë edhe minimal te këta njerëz.
 
Çfarë bëtë ju? 
Menjëherë kërkova të më lidhnin me komandën e Flotës. U lidha me komandantin e saj dhe e pyeta se ku ndodhej saktësisht ajo anije e rrëmbyer. Komandanti më tha se nuk kishte hyrë akoma në ngushticën e Sazanit. E pyeta se çfarë mund të bënim. Ishim para mundësisë ekstreme. Anija nuk duhet të mbërrinte në Itali. Nga informacioni i Komandës së Flotës dhe nga konkluzioni që arritën njerëzit e stafit tim më të afërt konkluduam se dy ishin rrugëzgjidhjet e situatës. Ose anija të asgjësohej, ose të përmbytej. Vendimi im i menjëhershëm ishte përmbytja e saj.
 
Nuk mund të kthehej? 
Nuk bëhej fjalë, pasi të gjithë mendonim se ata që arritën të marrin brenda në flotë një anije luftarake pra t’ia rrëmbenin ushtrisë dhe të niseshin si emigrantë në shtetin fqinj bashkë me anijen nuk do ti bindeshin asnjë urdhri për tu ndalur. Kuptohej që ishte marrë çdo masë dhe e kishin ndarë mendjen. Kështu që e vetmja rrugë mbetej përmbytja e saj. Dhe kjo mund të bëhej kur të hynte në Gjirin e Korfuzit.
 
Kishte njerëz brenda saj? 
Kishte.
 
Po si do ta godisje? 
Dëgjo. Sot mund të të duket disi paradoks, por duhet të mendosh për ato momente kur ndodh një hata e tillë dhe të marrin oficerët anijen dhe ikin me të në Itali. Atëherë edhe nëse ka të vdekur situata nuk të premton të kundërtën. Ja sot që mund të të duken gjasme demokratë mund të të lënë të grabitësh anijen dhe të ikësh diku në një shtet fqinj? Pra unë nuk zgjodha si alternativë atë të goditjes apo shpërthimit si të thuash, por atë të përmbytjes së anijes me qëllim që tu jepja mundësi njerëzve që edhe mund të shpëtonin.
 
Dhe ku menduat ta realizonit këtë përmbysje të anijes sipas planit tuaj? 
Kur të hynte në Kanalin e Sazanit. Aty do të ndërprisnim lëvizjen e mëtejshme të saj dhe do ta përmbysnim.
 
Pra, edhe mund të kishte njerëz që nuk do të shpëtonin? 
Ore, por unë të flas për situatë të jashtëzakonshme kur marrin mjetet e shtetit ti më thua se mund të ketë jetë të humbura. Një ministër nga natyra personale mund të jetë shumë sentimental, por kur flet në emër të të gjithë popullit gjen rrugën që është sa më e leverdishme për interesat e atdheut. Pavarësisht se tani dënojnë çdo veprim që mund të kemi bërë ne atëherë se e konsiderojnë të tepërt, ndërkohë që kemi zbatuar ligjet dhe madje ata që nuk kanë zbatuar urdhrat tona i kanë shpërblyer më mbrapa.
 
Pse e thoni këtë? 
Sepse neve kritikohemi kur s’kemi vrarë në atë kohë pavarësisht se shkelej ligji përditë, ndërkohë që tashmë një protestë bëhet para Kryeministrisë dhe vriten njerëz. Si mund të mos jepja një urdhër të tillë, pavarësisht se ai nuk u zbatua.
 
Pse? 
Komanda e Flotës kërkoi që urdhrin ta lëshoja me shkrim.
 
Po ju e dërguat edhe me shkrim një urdhër të tillë? 
Patjetër. Madje i deklaroj publikisht ato urdhra që kam dhënë. Unë nuk ruaja bazën dhe anijen time, por djersën dhe gjakun e popullit. Pavarësisht se ata e graduan më mbrapa komandantin që nuk zbatoi urdhrin tim. Kur nuk zbatohet urdhri aq më shumë kur flitet se ka të bëjë me interesa madhore të popullit ai duhet ndëshkuar nga kushdo qeveri qoftë.
 
Kush ishte komandant thatë? 
Komisar të thashë se ishte një Halil Leli. Komandant ishte një Kuçana nga Tropoja. Më duket se quhej Muharrem. Pra, Muharrem Kuçana. Halil Leli ishte edhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë gjë që ta përmenda edhe më lart. Më mbrapa unë mësova se në atë anije ishte familja e komisarit Halil Leli. Por duhet të kenë qenë edhe familjarët e oficerëve të tjerë se nuk kishte si shpjegohej ajo dalje e vrullshme e anijes në atë formë.
 
Por ata nuk ta zbatuan urdhrin dhe ju si vepruat? 
Ta thashë një herë që më kërkuan urdhrin me shkrim. Atëherë urdhërova të më përgatisnin urdhrin dhe e firmosa menjëherë. Këtë urdhër e dërguan në çast me radiogram. Por urdhri nuk u zbatua dhe anija eci e qetë, duke u ankoruar pranë flotës detare të Italisë.
 
Çfarë bëtë? 
Të nesërmen e kësaj ngjarje firmosa urdhrin për çmobilizimin e dy ushtarakëve të Flotës Halil Leli dhe Muharrem Kuçana. Por kjo gjë shkaktoi zemëratë të thellë në të gjithë qytetin e Vlorës, pasi ata ishin të njohur dhe me taraf të madh aty, ndërkohë që njerëzve u interesante liberalizimi i flotës detare se u duheshin anijet. Gjithsesi, duke parë ngarkesat negative që shkaktoi urdhri i çmobilizimit të tyre vendosa ta revokoj atë dhe të bëj një tjetër gjë që ata të shkarkoheshin nga detyra e komandantit dhe komisarit, por të mbeteshin në ushtri gjë që solli përplasjen tjetër me shtabin e përgjithshëm që nuk ishte dakord me tërheqjen time të dytë, duke arsyetuar se ata ishin ushtarakë dhe nuk kishin zbatuar një detyrë gjë që s’mund të rrinin në ushtri. Dhe kishin të drejtë.
 
I thërritët? 
I thërritëm, por shtabi i përgjithshëm nuk ishte dakord me urdhrin e dytë. Ata donin të çmobilizoheshin dhe e merrnin këtë si liberalizëm timin kështu që të ma hidhnin fajin mua. Por edhe me urdhrin e dytë nuk ishte dakord Halil Leli, i cili donte të rrinte komisar siç ishte dmth pa i hyrë gjemb në këmbë. Ndërsa Kuçana u tregua më i ashpër dhe nuk mbahej fare. Kuptova se ishte lidhur mirë me ata të PD-së se s’kishte si shpjegohej që i vinte gjithë ai frymëzim. Megjithatë kjo u vërtetua pak kohë më mbrapa në ’92-shin kur PD-ja erdhi në pushtet kur ai i u emërua komandant flote. Kjo gjë më çuditi shumë se pavarësisht se kishin kontribute politike duhej parë edhe mënyra e zbatimit të detyrave kushtetuese të tyre dhe jo të mburren se s’kanë zbatuar urdhrin tim.
 
Çfarë bëtë me anijen që shkoi në Itali? 
Atëherë nëpërmjet ministrisë së Jashtme i kërkuam Qeverisë italiane që të rikthente në Shqipëri edhe njerëzit edhe anijen. Pas shumë peripecish dhe kërkesash mundëm që shumë më vonë që mund të jetë rreth një vit më mbrapa mundëm të kthenim vetëm anijen.

Κιτσο Μουστάκης: Το 1991, διέταξα την βύθιση του πλοίου που μετέφερε μετανάστες στην Ιταλία

22 χρόνια μετά, ο ελληνικής καταγωγής πρώην Υπουργός Αμύνης της Αλβανίας υπερασπίζεται τις αποφάσεις του… 
Ο Κίτσο Μουστάκης, ήταν Υπουργός Αμύνης της Αλβανίας, τα τελευταία χρόνια της κομουνιστικής δικτατορίας και την πρώτη χρονιά της μεταπολίτευσης (1991 -1992), αφού το δικτατορικό Κόμμα Εργασίας που μετονομάστηκε σε Σοσιαλιστικό, κέρδισε τις πρώτες πλουραλιστικές εκλογές στη χώρα το 1991.  Είναι ελληνικής καταγωγής και είχαμε ασχοληθεί μαζί του σε προηγούμενη ανάρτηση (εδώ) καθώς ήταν μεταξύ των συνέδρων στο επετειακό συνέδριο των 20 χρόνων ΚΕΑΔ. Για αρκετά χρόνια ζούσε στην Αθήνα και σύμφωνα με πληροφορίες κάποιου αναγνώστη μας, για να βγάλει τα προς το ζην, 
πουλούσε κουλούρια. Τελευταία επέστρεψε μόνιμα στα Τίρανα και εμφανίζεται κατά καιρούς σε τηλεοπτικές εκπομπές με θέμα το κομουνιστικό παρελθόν της Αλβανίας.
Σε συνέντευξη του στην “Gazeta Shqiptare”, ο κ. Μουστάκης, υπερασπίζεται με παρρησία την εντολή που είχε δώσει στις αρχές του 1991, για την βύθιση πολεμικού πλοίου που είχε καταλειφθεί από πολίτες για να δραπετεύσουν στην Ιταλία. 22 χρόνια μετά, υπερασπίζεται αυτή την απόφαση του γιατί όπως λέει «το πλοίο ήταν στρατιωτικό, είχε αγοραστεί με το αίμα αυτού του λαού και δεν μπορεί να παραδοθεί στον εχθρό (Ιταλία). Οι αξιωματικοί δεν εφάρμοσαν την εντολή  και μου τη ζήτησαν γραπτώς. Αμέσως έστειλα εντολή με τηλεγράφημα για να βυθίσουν το πλοίο στα στενά της νήσου Σάσον αλλά και πάλι δεν υπάκουσαν… Όπως έμαθα μετά οι αξιωματικοί είχαν μέσα στο πλοίο και τις οικογένειες τους». Ο πρώην υπουργός μάλιστα εκφράζεται ενοχλημένος για το γεγονός ότι αυτοί οι αξιωματικοί, βραβεύτηκαν αργότερα από τη δεξιά κυβέρνηση, γιατί δεν υπάκουσαν στην εντολή του … «Ξέρω ότι θα υπήρχαν ανθρώπινα θύματα αλλά το χρέος για την πατρίδα ήταν ανώτερο από το πλοίο και αυτές τις ανθρώπινες ζωές… Ζητήσαμε από την Ιταλική Κυβέρνηση να μας επιστρέψουν το πλοίο και τους ανθρώπους που ήταν μέσα και δυστυχώς μας επέστρεψαν μόνο το πλοίο μετά από ένα χρόνο…» 
Ενδεχομένως με αυτή την συνέντευξη η ανθελληνική εφημερίδα θέλει να ενισχύσει την λανθασμένη άποψη που ακούγεται συχνά στην Αλβανία, ότι οι μειονοτικοί ήταν τα χαϊδεμένα παιδιά του Χότζα. Ήταν αλήθεια ότι το καθεστώς είχε πολλά στελέχη από την ελληνική μειονότητα αλλά όλοι αυτοί για να αποδείξουν την αφοσίωση τους 1) οι πιο πολλοί είχαν απαρνηθεί την ελληνικότητα τους (άσχετα αν μετά εμφανίστηκαν ως οι μεγαλύτεροι πατριώτες) και 2) ήταν αμείλικτοι στην αντιμετώπιση των «εχθρών του λαού». Το ποσοστό των φυλακισθέντων και εξορισθέντων απο την ελληνική μειονότητα, ήταν πολύ μεγαλύτερο σε σχέση με περιοχές της Αλβανίας. Μάλιστα ο σημερινός πρωθυπουργός της Αλβανίας Σαλί Μπερίσα είχε παραδεχτεί δημόσια ότι τα μπουντρούμια της Αλβανίας στην περίοδο του κομουνισμού ήταν γεμάτα με Έλληνες και Σκοδράνους. 
Στη συνέχεια, όλη η συνέντευξη στα αλβανικά
Kategori
Uncategorized

Seriozisht o galloshe?!

Seriozisht o galloshe?!

Nga Erl Kodra/

Është punë fort e lodhëshme të analizosh fjalët e Kryeministrit Edi Rama. Sepse shikoni; ndërsa përpiqesh kapësh llogjikën e gjërave që kanë të bëjnë me punët e Kryeministrit, mesazhet, ligjet, reformat, retorikën, sukseset, ti ndeshesh me një alamet paçamurri të pisët që të ngjallë krupën. Ju lutem shikojeni nga ky kënd që po e shoh unë, dhe do ta kuptoni se çfarë dua të them. E di, fakti që unë po shkruaj për Edi Ramën nuk më shton ndonjë vlerë intelektuale. Por unë e ndjejë për detyrë të tregoj për ju këndvështrimin tim.

Mbrëmë, kur “burri i shtetit” Edi Rama e mbylli fjalën e gjatë para kombit, unë shtanga. Jo nga fjala e tij, mesazhet ose metaforat si saçme derri që i lëshonte pa hesap, por papërgjegjshmëria stratosferike me të cilën rrekej ta tejkalonte humnerën tragjike në të cilën e ka zhytur vendin.

Jo jo, nuk është e mundur që Kryeministri i vendit të përpiqet të paraqesë krizën tragjike ku e ka zhytur vendin, si një sherr banal çunakësh lagjeje!

Zot, jo deri këtu; tregohu i mëshirshëm me ne, dhe na e kurse këtë llahtarë neverie.

Ne shqiptarët nuk e dashkemi atë, Kryeministrin e gjatë, sepse vishet me atlete dhe çitjane?! Sepse komenton në facebook nominalisht duke fyer qytetarët? Sepse është çun garip, i gjatë dhe hokatarë, ku qytetarët e zakonshëm të këtij vendi gajasen me batutat plotë kripë të Kryeministrit?

Sepse Lulzim Basha plasi nga zilia që Edi ka kaq shumë suksese?!

Vetëm kaq është kapaciteti yt, o qenef mashkull? Ndaj e thërret në ndihmë Zahon e pafajshëm, i mjeri ai çfarë babe i ka ra për hise?! Ndaj kërkon të fshihesh pas fustanit të zonjëzës tënde, për të zgjuar mëshirën tonë, se ti paske bërë disa gabime me djemt dhe vajzat e opozitës në Parlament, sepse, gjatë debateve për atletet e tua, ti e paske tejkaluar paksa, si njeri me ndenja të thella që je?!

Seriozisht o galloshe?!

Kategori
Uncategorized

Ish ministri i rendit. Rama ka lidhje me baronët ekrimit dhe drogës.

Ka patur raste që kam marrë pjesë edhe vetë për arrestimin e elementëve kriminalë, prishjen e fushave me kanabis, pasi strukturat policore fatkeqësisht nuk arrinin të bënin arrestimin për arsye të lidhjes dhe suportit politik që u jepej nga nivelet e larta drejtuese policore apo politike (tashme të vërtetuara me zë dhe figurë).

“Ëndërrimtari dhe qaramani” Rilindas!

Një kryeministër, karakteri i të cilit është i dyzuar dhe me nuanca tirani, nuk mund të jetë më Kryeministri i një populli tashmë të lirë që nga viti 1991.

Diktatura shpesh është e papritur. Politikat e këqija ekonomike dhe politike mund të shkaktojnë kriza që kanë pasoja të rrezikshme politike. Politikanët zakonisht kërkojnë fuqi arbitrare për t’u marrë me një emergjencë kombëtare dhe rivendosjen e rendit, edhe pse problemet themelore zakonisht shkaktohen nga politikat e këqija të qeverisë. Diktatorët aspirant ndonjëherë, i nxjerrin qëllimet e tyre me dëshirën e dukshme për të shkatërruar kundërshtarët. Nuk ka mënyrë të besueshme për të parandaluar njerëzit e këqinj ose të paaftë që të fitojnë pushtet.

Kryeministri i Republikës “Mariuana” Edi Rama, në konferencën për shtyp mbrëmë, la të kuptohet se e vetmja rrugë bashkëpunimi me opozitën ishte ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakohshme e një qeveri tranzitore e kërkuar nga opozita.

“Jam zgjedhur kryeministër i Shqipërisë 2 herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën ….. ju dhamë të gjitha portofolet që kërkuat…. ” theksoi “EDrama”. Ai tha se qeveria tashmë do shërbejë me më shumë përulësi, ndërsa ka moto bashkëpunimin.

Po i kujtojë këtij sharlatani politik, megalomania, nihilisti, demagogu dhe aspirantit për diktator, unë si ish-Ministër i Brendshëm teknik, gjatë asaj periudhe kohore kam vënë të gjithë potencialin tim profesional, moral dhe etik në interes të zbatimit të misionit të funksionit shtetëror dhe të demokracisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo detyrë njëkohësisht më dha mundësinë të njoh vulgaritetin, arrogancën, kriminalitetin, hajdutërinë, moralin, perversitetin dhe paaftësinë qeverisëse të “sektit politik pink”.

Ju dhe strukturat (vartësit tuaj) nuk bashkëpunuat qoftë dhe një sekondë për të dëgjuar mendimet dhe propozimet për heqjen, shkarkimin dhe dënimin e të gjithë baronëve të drogës dhe krimit që ishin te veshur me uniformën e policit dhe punonin në strukturat e Policisë së shtetit. Kam ndjekur dhe zbatuar praktikat ligjore dhe më pas kam kërkuar shkarkimin e disa Shefave të Komisariateve si të Pukës, Dibrës, Malsisë së Madhe dhe Gramshit të cilët ishin militant të mirëfilltë të PS si dhe mbështesnin dhe bashkëpunonin me elementë kriminal duke shpërndarë lekë dhe duke bërë presion mbi popullin, etj. Ka patur raste që kam marrë pjesë edhe vetë për arrestimin e elementëve kriminalë, prishjen e fushave me kanabis, pasi strukturat policore fatkeqësisht nuk arrinin të bënin arrestimin për arsye të lidhjes dhe suportit politik që u jepej nga nivelet e larta drejtuese policore apo politike (tashme të vërtetuara me zë dhe figurë).

Këto shkelje flagrante nuk u ndëshkuan kurrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi ai ishte garanti kryesor ku e kishe besuar fitoren e “tepsisë” dhe hashashizimit të vendit!

Këto denoncime i kam bërë dhe në mediat vendase dhe të huaja si “Zëri i Amerikës”, Deutsche Welle, etj por ju nuk patët interesimin më të vogël dhe jo më të merrje masa per ti luftiar!

Sot fatkeqësisht nuk dëshiroja të të shikojë si “qeraman”, pasi rolin e “viktimizimit” mund ta keni përvetësuar që në rininë tuaj, falë studimeve në Akademinë e Arteve, ku na paraqitesh si “djali i mirë” dhe modest! Por në fakt duhet të jepni përgjigje për rritjen e numrit të shqiptarëve që duan të lënë vendin dhe zëvendësimin e tyre me “viktima” humane, duke “pasuruar kolorin e racave njerëzore” në Shqipëri, pasi i ke më të lehtë për t’i bindur dhe nënshtruar dhe për të arritur ambicjet tuaja si “diktatoruc ëndërrimtar” lindor!

Ju u thoni njerëzve se duhet të duroni të këqijat e qeverisjes së rilindjes, pasi janë të durueshme, se ne po vjedhim më pak si thoshte i “famozi” Shalësi dhe se e keqja është opozita, kjo është trishtuese! Por kur një tren i gjatë abuzimi dhe uzurpimi, despotizmi absolut qeverisës është e drejta e opozitës dhe e popullit opozitar, të hedhin një qeveri në “kazanin rilindas” të gjithë këto sharlatanë.

Ju keni penguar administrimin e drejtësisë, duke manipuluar një reformë që e keni kthyer në gjueti shtrigash për kundërshtarët tuaj duke u bërë mbrojtës i vjedhjeve dhe gjynaheve të bashkëpuntorëve tuaj.

Ju erdhët në pushtet me propagandën e të parëve tuaj se do të kishte drejtësi shoqërore, barazi për të gjithë qytetarët, rritje të vendeve të punës dhe pune të ndershme, investime të huaja, etj ( jo skllevër në plantacionet e drogës), ku padrejtësia dhe shfrytëzimi do të dënoheshin, etj…., por çfarë keni bërë? vetëm kaos, korrupsion, drejtësi për të nxjerrë nga burgu kriminelët!!!

Ju erdhët si ëndërrimtar i çuditshëm i ëndrrave të pamundura! Ëndrrat e bukura të Ramës, njeriut “demokratik”, u kthyen në ankthe të imponuara nga Rama, njeriu diktatorial. Zotërimi i fuqisë absolute, orekset e njeriut diktatorial rriten në mënyrë eksponenciale dhe ai vendos të shuaj ato që shfaqin moderim më të madh.

Shqipëria po shkon drejt një sistemi kontrolli të plotë shtetëror, drejt një sistemi diktatorial, i orientur krejtësisht nga lindja ku çdo familje po bëhet e varur nga shteti në pothuajse çdo aspekt të jetës. Shqipëria po bëhet subjekt i një eksperimenti politik të udhëhequr nga politikanë “Sorosian”, e cila do të sjellë rrezultate trishtuese.

Një kryeministër, karakteri i të cilit është i dyzuar dhe me nuanca tirani, nuk mund të jetë më Kryeministri i një populli tashmë të lirë që nga viti 1991.

Çohu shqiptarë prej gjumit çohu….

DD. USA.

Kategori
Uncategorized

Djegia e mandateve ktheu tek PD 200 mijë votat e munguara!

Me këtë lëvizje Basha ka kthyer shpresën dhe aromën e fitores tek PD, duke tërhequr të pakënaqurit. 200 mijë votat që mungonin në inventarin e PD, me djegien e mandateve të PD, për paradoks, janë rikthyer dhe kjo u pa gjatë këtyre ditëve, ku qytetarët u rikthyen pranë saj.

Në luftë, elementi i surprizës është aq i rëndësishëm, sa fillimi i saj. Vendimi i kreut të opozitës Lulzim Basha për të radikalizuar qëndrimin kundrejt qeverisë Rama, pas skandaleve të një pasnjëshme, ka sjellë dorëzimin e mandateve parlamentare.

Ky vendim i Bashës i jep fund të gjithë spekullimeve dy vjeçare për vazhdimin e marrëveshjes së 17 majit të 2017. Pas këtij vendimi Basha ka marrë pozitën më të mirë taktike në fushën politike, duke e vendosur qeverinë Rama dhe komunitetin ndërkombëtar në pozitën që duhet të sqarojnë pozicionin e tyre.

Maxhoranca e kapur në befasi po reagon siç e ka zakon: refuzo, huto e kundërsulmo. Zv. Kryeministri Braçe deklaroi se nuk ka zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Edi Rama iu tha mediave italiane se ka parë sondazhet e tij, që e japin favorizues. Ndërsa nr. 2 i PS, Taulant Balla deklaroi se PD e LS kanë sjellje terroriste që duan të hedhin sistemin në erë. Tre reagime, të tre të ndryshme dhe pa lidhje me njëra tjerën.

Në fakt, ka qenë ish kryeministri italian Andreoti që ka thënë se ka gjithmonë një vend në tavolinë, por kur në të lënë vend, ahere ke të drejtën e Zotit për të përmbysur tavolinën.

Rregullat e lojës nuk funksionojnë. Klanet dhe bandat mbledhin votat për gjushët, ndokët, rroshët, bardhët e lalët. Pastaj i kërkojnë KM një xhiro timonin.

Në këto kushte, opozitës dhe PD nuk i mbeti reagim tjetër veçse dalja nga sistemi parlamentar.

Një ESC. Me këtë lëvizje Basha ka kthyer shpresën dhe aromën e fitores tek PD, duke tërhequr të pakënaqurit. 200 mijë votat që mungonin në inventarin e PD, me djegien e mandateve të PD, për paradoks, janë rikthyer dhe kjo u pa gjatë këtyre ditëve, ku qytetarët u rikthyen pranë saj.

Nga Faktor.Al

Kategori
Uncategorized

Medet për ty! Krrau!

Nga Erl Kodra/

Para një viti kam shkruar këtë tekst, si e vetmja mundësi për të shprehur neverinë për ty. E dija; si i paburrë që je, që do të përdorësh Zahon tënd për të ngjallë mëshirën e shqiptarëve.

Medet për ty!

Krrau!

Me ty nuk mund të jem konvencional. Domethënë, me ty duhet të jem diçka tjetër, përtej gjithçkaje që mund të rrokë mendja e lexuesit, sepse edhe ti je diçka e pazakontë, përtej asaj çka janë burrat serioz. Të shkruash për ty nuk ka nevojë të ruaj etikën, sepse ti e di, unë e di, e di e gjithë dynjaja; etikën e të tjerëve ti e merr për dobësi.

Me ty duhet të jem thjesht i pamëshirshëm. Mua më duhet të të shtrijë në tavolinën time të punës, të të heq benevrekët dhe çorapet e kuqe, dhe ndërsa të bëj pyetjet e duhura, egzaktësisht ato që ty të tërbojnë, të të thyej një gisht, dy, tre, ndërsa pyetjet e pamëshira të t’i përsëris pandërprerë, derisa ti të dorëzohesh, të thyhesh më dysh.

Krrau!

E thash edhe në krye; ti nuk je një njeri i zakonshëm, madje ti nuk ke një lloj, një soj, një rracë, një xhins. Ti je krejt ndryshe nga gjithë ata që kanë lindur në këtë botë, me siguri i vetmi i llojit tënd në planet. Nga kjo pikëpamje ndoshta duhet të ndjej pak keqardhje që sonte të kam shtrirë sa gjatë gjerë në tavolinën time të punës, ndërsa ti rënkon nga dhimbja. Po, sonte unë do të jem xhelati yt, gjykatësi, prokurori, gardiani, oficeri i Sigurimit. Ti sonte je alieni im, dhe unë do të të nxjerr prej fundit të barkut arsyen pse je mes nesh.

Krrau!

Pa e zgjatur, më thuaj pse erdhe në Tiranë kur të thirri Fatos Nano? Të pelqeu ideja? Ti mund të vazhdoje të pikturoje në Paris dhe të shëtisje lakuriq ashtu siç të ka bërë nëna, madje edhe tek Harku i Triumfit, dhe kurrkujtë nuk do t’i binte ndërmend për ty. Mund të bëheshe një Instalacion Njerëzor, i gjatë dhe cullak, një skulturë organike prej mishi dhe kockash, ashtu siç bëre me bunkerin tënd që e mbulove me copa mishi kafshësh të gjora. Pervers. Pse nuk e vazhdove atë rrugë, meqenëse premtoje shumë?

Huh, me ty është e vështirë të merresh. Çfarë the? Po thua se ti erdhe për të “bërë Shqipërinë”, për të gjorën që nuk është bërë asgjë për 25 e kusur vite?! Ky ishte qëllimi yt? Jo mor shok, ato përralla shko e thuaji tek Blend Fevziu, jo tek unë. Mund t’i thuash edhe në ERTV-në tënde, mund t’i shkruash edhe në Financial Times, por këto nuk të ecin me mua.

Ti po thua se e kam dashur Shqipërinë, prandaj erdhe? Këtë edhe mund ta besoj, madje jam i bindur se ti e do, por ti ke një dashuri të çuditshme, të ndyrë dhe të pisët. Ajo ngjan me dashurinë e vrasësit serial që vret vajzat e vogla pasi i përdhunon ato. E di ti, pleh, se je kthyer në një koleksionues të tragjedive njerëzore? E di se çfarë tragjedie po përjetojnë 20.000 familjet që ti u preve bukën e gojës, me një të rënë të lapsit? E kupton se çfarë do të thotë të jesh i uritur? E di se çfarë përjeton një fëmijë i mitur, sa Zahoja yt i vogël, tek e merr gjumi në krahët e tij, pa darkë? E di?! Përpiqu ta përfytyrosh, ti përvers i fëlliqur se çfarë tmerri është për prindin e pafuqi tek dëgjon të qarat e fëmijës, jo për teka, jo për lodra, jo për rroba, por për një vakt, për një kafshatë të vogël, të vogël. Çfarë mërmërite nëpër dhëmbë, ti bir kurve?!

Krrau!

Cili është problemi yt?! Çfarë të mundon që e ke bërë surratin si klloun, teksa bredh qytet më qytet, bashkë me shpurën tënde servile të ministrave të tu, nëpër Shqipëri? Për qejf, për show, për pordhë? Apo për t’u futur frikën njerëzve të shkretë, ndërsa përçon mesazhe diabolike për shumicën e shqiptarve, sikur ti je gjoja i pathyeshëm dhe i pavdekshëm? Dhe këtë e bën saktësisht njësoj si terroristi Enver Hoxha, gju më gju me popullin, në shtëpinë e popullit, në kasollën e popullit?! Si ka mundësi që je kaq i ndyrë dhe i pandjeshëm?! Me siguri ti nuk je njeri, as ndonjë gjallesë tokësore. Me siguri ti ke ardhur nga ndonjë dimension tjetër, i krijuar jo nga ndonjë mitër, por nga alkimia e errët e ferrit dantesk. Ndryshe, ska se si shpjegohen aftësitë e tua “mbresëlënëse” për show, teatër, ngjyra, fjalë boshe dhe hiç. Ndryshe, si ka mundësi që njerëzia të duron, njerëzia ulë qafën, njerëzia të mban në kurriz, njerëzia duron pa ngrënë, njerëzia ikin nga Atëdheu, njerëzia nuk të thyen kockat me hunj dhe të të nxjerrin cullak rrugëvë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë! Si është e mundur kjo?!

Krrau!

Hë tani, cila është lëvizja tjetër? Çfarë planesh ke bërë me parat e drogës që mbolle Shqipërinë? Po me paratë e kullave të tua që po i mbjell si Erion Veliaj pemët? Po me paratë e konçensioneve? Çfarë planesh ke bërë për Saimir Tahirin? Me Reformën në Drejtësi? Me Fatmir Xhafën? Me nipat dhe nipërit e Bllokut, Anëtarve të Byrosë Politike? Me Sigurimin e Shtetit? Me George Soros? Me shqiptarët në Ballkan? Me të ardhmen e tyre?

Krrau!

Ti mendon se shqiptarët do ta falin atë që po bën me Detin Jon? Atë që po bën për varrezat greke dhe tekstet shkollore? Ti kujton se do t’ia hedhësh kaq lehtë, duke fshirë emrin Çamëri nga librat e historisë? Ti që bën “ysh” pa patur pula, duke ngritur stuhi në gota uji me Greqinë, dhe pas kësaj, për kompensim ulë benevrekët e Shqipërisë që t’a shkërrdhej greku? Këtë bën ti? Kaq është aftësia jote? Vetëm kaq?! Mut!

Krrau!

Çfarë?! Po me Kosovën ç’pate o byrazer? Pse, sa herë ka një event, rast, mundësi që të promovohet Kosova si shtet i pavarur, ti këput një broçkull të trashë, në mënyrë që jo Kosova, por ti të dalësh në plan të parë, si Burri i Gjatë me Atlete dhe Benevrekë, që zakonisht i ulë ose i heq ato, në rastin më të parë, për prurësin më të parë?! Për çfarë e bërë dekleratën me president? Për sport, për qejf, je budalla, apo se ke axhenda të tjera, të ndryshme dhe kundër shqiptarve?!

Krrau!

Tani më jep një arsye pse duhet të kem mëshirë për ty. Fol shpejt, sepse ka shanse që të dalësh gjallë nga tavolina ime. Për Zahon?! Është i vogël?!

E dija se ti je qenie e neveritshme. E dija, isha i bindur, se ti do të përdorësh dobësine time për fëmijët, përfshirë edhe Zahon tënd. Prandaj do të të lë të shkosh, por me një kusht:

– Zbrit nga qafa e Shqipërisë dhe e shqiptarve. Sa më shpejt, aq më mirë për ty dhe për Shqipërinë. Ndryshe, nuk mbaj asnjë përgjegjësi, unë të paralajmërova. Vemje.

Shënim:

Teksti është një narrativë artistike. Natyrisht, gjithçka e shkruar më sipër nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë, kurrë. Unë ju lutem, nëse tek shkrimi im gjeni diçka që ju bën të mendoni ndryshe, jeni krejt të lirë ta pëlqeni ose injoroni atë. Jeni krejt të lirë ta shpërndani, ta kopjoni, mund edhe ta quani veten autor të këtij teksti, nëse gjithmonë ndani të njëjtat mendime me mua. Faleminderit që e lexuat tekstin tim.

Kategori
Uncategorized

Skandal me pasaportat në Ministrinë e Jashtme. U transportuan në çanta rrobash, si u vodhën në Athinë.

Skandal me pasaportat në Ministrinë e Jashtme. U transportuan në çanta rrobash, si u vodhën në Athinë

Policia greke e Kakavijës ka bllokuar një numër të madh të pasaportave të reja të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, që ishin dërguar nga Ministria jonë e Jashtme.

Pasi kishin aplikuar për pasaporta në konsullatat tona në Athinë, Selanik dhe Janinë, shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prisnin këto ditë që të merrnin pasaportat e reja. Por mënyra skandaloze se si ato u transportuan nga Ministria jonë e Jashtme drejt Greqisë, hodhi në erë këtë procedurë.

Pasaportat e reja të përgatitura nga kompania koncesionare Aleat, ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportojmë rroba dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë, ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë.

Por gjatë kontrollit të Policisë greke në Pikën Kufitare të Kakavijës, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar.

Burime nga agjencia e transportit të udhëtarëve thanë për gazetën “Panorama” se Policia greke ka ndaluar shoferin e autobusit si të dyshuar në një trafik me pasaporta shqiptare ndërkombëtare.

Kjo situatë ka krijuar shqetësime dhe për udhëtarët e autobusit, të cilëve po u bëhej e pamundur lëvizja drejt Greqisë. Shoferi ka sqaruar autoritetet greke se ishte një dërgesë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, dërguar ambasadës sonë në Athinë me pasaportat e reja të bashkëkombësve tanë. Të çuditur për këtë lloj ngarkese dhe nën dyshime të forta ndaj shoferit, Policia greke ka hyrë në kontakte me Ministrinë e Jashtme të Greqisë, nga e cila kërkoi që të kontaktonte homologen e saj në Tiranë. Pas disa orësh, situata është sqaruar, shoferi është lënë i lirë të vazhdojë rrugën me autobusin e tij, por çantat me pasaporta janë bllokuar në Kakavijë deri në mbërritjen e punonjësve diplomatikë të autorizuar për tërheqjen e tyre.

Sipas Konventës së Vjenës, e cila përcakton qartë se si bëhet transportimi i materialeve diplomatike, dy janë rrugët e transportit të tyre: përmes pakove diplomatike me avion si kargo ajrore, ose me rrugë tokësore me mjet me targa diplomatike CD dhe të shoqëruar nga një korrier diplomatik. Gjithmonë pakoja diplomatike ka firmën e një kutie të stampuar, me elementë sigurie dhe tregues dhe duhet të ketë letër shoqëruese. Në asnjë pikë të nenit 27 të Konventës së Vjenës nuk thuhet që pakot diplomatike mund të dërgohen me autobusë të udhëtarëve dhe të pashoqëruar nga korrierë diplomatikë. Gazeta “Panorama” kontaktoi konsullin tonë në Janinë, Pervin Gjikuria, i cili nuk e mohoi bllokimin e pasaportave nga Policia greke, por e cilësoi si një procedurë në vijim që po ndiqet.

“Është vetëm një proces, i cili është në vijim dhe që do të zgjidhet për shumë pak kohë. Nuk kemi të bëjmë me sekuestrim, por vetëm me verifikim. Sepse ka një procedurë të caktuar se si kalojnë dokumentet e kësaj natyre nga një shtet në një tjetër. Nuk ishte postë diplomatike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, u shpreh konsulli Gjikuria. Por peripecia me pasaportat nuk ka mbaruar në Kakavijë. Një pjesë e tyre janë vjedhur në Athinë. Pasi një punonjës i ambasadës sonë në Athinë e tërhoqi nga Kakavija këtë dërgesë me pasaporta të Ministrisë së Jashtme, makina ku ndodheshin pasaportat është vjedhur në një parkim në Athinë.

Si pasojë, janë vjedhur dhjetëra pasaporta të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Përtej skandalit për sigurinë e dërgesës diplomatike që është bërë jashtë çdo standardi ndërkombëtar, vjedhja e pasaportave ka dhe një kosto shumë të lartë, pasi shqiptarët që kanë aplikuar për to kanë paguar nga 150 euro dhe është e paqartë se kush do të paguajë riprodhimin e pasaportave të reja, pa marrë parasysh këtu dhe vajtjen e tyre përsëri për të aplikuar pranë shërbimeve tona konsullore në Greqi, në Athinë, Selanik dhe Janinë.

Kategori
Uncategorized

Momenti kur demokratët votuan djegien e mandateve parlamentare

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, dhe vendimi për djegien e mandateve.

Kategori
Uncategorized

Momenti kur demokratët votuan djegien e mandateve parlamentare

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, dhe vendimi për djegien e mandateve.

Kategori
Uncategorized

Momenti kur demokratët votuan djegien e mandateve parlamentare

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, dhe vendimi për djegien e mandateve.

Kategori
Uncategorized

Momenti kur demokratët votuan djegien e mandateve parlamentare

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, dhe vendimi për djegien e mandateve.

Kategori
Uncategorized

Momenti kur demokratët votuan djegien e mandateve parlamentare

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, dhe vendimi për djegien e mandateve.

Kategori
Uncategorized

Basha mesazh ndërkombëtarëve: Mos më kërkoni të pranoj, atë që ju nuk do e pranonit kurrë për popullin tuaj.

Por kjo nuk është Venezuel. I them miqve të mi të më kërkojnë çfarë të duan unë si kreu i opozitës do ta bëj, por mos më kërkoni të pranoj atë që ju nuk do e pranonit kurrë për popullin tuaj. Nuk do pranoj që kushtetuta të kthehet në letër higjenike.

Nuk do pranoj zgjedhje të blera me ndihmën e krimit të organizuar. Kur nuk do ta pranoja më narko-shtetin. Ne jemi njerëzit e demokracisë, jemi njerëz të vlerave dhe jam i bindur që shumica prej nesh jemi dhe njerëz të besimit në Zot.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur fjalën e tij para protestuesve të mbledhur para Kuvendit, me një mesazh të fortë për ndërkombëtarët. Basha tha se nuk duhet t’i kërkojnë, që ai të pranojë ato gjëra që ata vetë kurrë nuk do të pranonin për popullin e tyre.

“Unë besoj te liria te demokracia te mundësia për çdo shqiptar. Unë e di se si unë, qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndaj dua që këtë mesazh të parë t’jua them miqve tanë, ne nuk jemi popull i dhunës por i lirisë i demokracisë. Ne jemi e ardhmja e vendit, por nuk do të pranojmë kurrë më një Kryeministër bandit që u kap duke vjedhur votat në flagrancë. U kap në flagrancë duke vjedhur dhjetëra qindra miliona nga xhepi i qytetarëve.

Për Edi Ramën tërheqja është vetëm fillimi ai do shkojë para drejtësisë. I bëj thirrje policisë së shëtit të mos lejojë daljen jashtë kufijve të Shqipërisë për të pandehurin Edi Rama. Zbatimi i ligjit është detyrë e shtetit kur sh5teti nuk e zbaton duhet ta zbatojë sovrani. Këtu jemi bashkuar me njerëzit e lirë të këtij vendi. Dua t’ju them miqve të mi, atyre që nuk e dinë akoma se këtu nuk ka parlament, nuk ka drejtësi se ai që ju del përpara si Kryeministër është Maduro i Ballkanit.

Por kjo nuk është Venezuel. I them miqve të mi të më kërkojnë çfarë të duan unë si kreu i opozitës do ta bëj, por mos më kërkoni të pranoj atë që ju nuk do e pranonit kurrë për popullin tuaj. Nuk do pranoj që kushtetuta të kthehet në letër higjenike.

Nuk do pranoj zgjedhje të blera me ndihmën e krimit të organizuar. Kur nuk do ta pranoja më narko-shtetin. Ne jemi njerëzit e demokracisë, jemi njerëz të vlerave dhe jam i bindur që shumica prej nesh jemi dhe njerëz të besimit në Zot.

Në zemrat tona, që nga e shtuna nuk ka vend më për frikë veç frikës ndaj perëndisë. Zemrat tona janë mbushur me kurajo”, tha Basha.

Kategori
Uncategorized

Gjekmarkaj apel Ramës: Për hir të vendit thirri mendjes, hapi rrugën qeverisë tranzitore.

Them që duhet ti thërrasë arsyes.. Kjo duhet të bëhet për vendin, jo për pushtetin dhe karriken e Edi Ramës.

I ftuar në studion e SYRI.net, përballë gazetarit Alen Xhelili, analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj i ka bërë apel kryeministrit Edi Rama, që për hir të vendit, ti hapë rrugën një qeverie tranzitore.

Sipas tij, kryeministri po përgatit një dalje me sa më pak kosto.

“Opozita nuk ka më kthim pas. Dorëzoi edhe mandatet. Tani kanë vetëm siglën e Partisë Demokratike. 

Tani kanë dalë në mesin e qytetarëve për të drejtuar një protestë. Në çdo rast problemi është qeveria dhe qeveria duhet ti zgjidhë. Unë prej që kryeministri, përtej deklaratave tenton të mbledhë të vetët, unë mendoj që po përgatit një dalje me sa më pak kosto.

Do të mbaj të karikuar trupën e tij elektorale dhe politike me deklaratat që bën, që zgjedhjet do të jenë në vitin 2021, nuk largohemi etj.

Them që duhet ti thërrasë arsyes.. Kjo duhet të bëhet për vendin, jo për pushtetin dhe karriken e Edi Ramës.

Ti hapë vendin një procesi politik, ti hapë rrugën një qeverie transitore që ta çoj vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Gjekmarkaj.

Gjatë ditës së djeshme, Gjekmarkaj bëri jehonë në mediat vendase dhe jo vetëm me intervistën për Radio Vaticana Italia, ku listoi arsyet pse opozita dhe qytetarët kanë dalë në protesta

Kategori
Uncategorized

Edi Ramës duhet me ligj t’i ndalohet të merret me politikë.

Kim Memeti/

Shqiptarinë e kanë ngulfatur politikanët si Kryeministri aktual i Shqipërisë, të cilët posa bëhen burrështetas, e humbin pushtetin mbi vetveten! Dhe si të tillë, çdokund rreth vetes, ata shohin individ me të meta fizike e mendore, e me të cilët mund të tallen sa të duan, e kur të duan! Pra si të tillë ata çdokund shohin kazanë ku kalben kundërshtarët e tyre politik, si dhe tepsi me bakllava, që u takon vetëm atyre.

Politikanët e tillë bëjnë çmos që paturpësinë dhe krimin ta ngrenë në vlerë politike, me çka debatin politik e zbresin në nivel të zënkave nëpër plazhet nudistike dhe nëpër bordele! Dhe ndodh që politikanët e tillë të jenë zbavitës dhe ekzotik për perëndimorët, por fatkeqësi e madhe e popullit dhe vendin që drejtojnë, ngaqë kanë tipare të kundërta nga ato të qenit besnik: u lëpihen të huajve dhe e lehin dhe e kafshojnë të vetin!

Shqiptarisë nuk i mungojnë as burrështetas të llojit të Presidentit të sotëm të Kosovës, i cili shtetin e sheh si pronë të veten private! Dhe duke e konsideruar vendin si pasuri të veten, ata besojnë se edhe kufijtë e tij ndërrohen si ato të livadheve që i ke trashëguar nga të parët e tu! Dhe ndërtojnë shtet të pabanueshëm për popullin , por parajsë për të afërmit e tyre!

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona ka shumë politikanë, të ngjashëm me drejtuesit e BDI-së, të cilët besojnë se posa e vë kravatën e politikanit, nga injorant bëhesh më i mençuri i botës! Dhe politikanët e tillë jo vetëm që e marrin në qaf popullin, por duan ta arrijnë të pamundurën: tu takojë edhe lavdia edhe hajnia!

Thënë shkurt e shqip: ‘Shqipëritë‘ tona kanë përplot politikanë që janë fati i fqinjëve tanë dhe i të huajve, por fatkeqësia jonë! Andaj duhet që një ditë e më parë atyre me ligj t’u ndalohet të merren me politikë! Dhe këtë duhet bërë edhe kur kjo nuk u pëlqen miqve tanë perëndimorë, të cilët kanë filluar të besojnë se shqiptaria është një kopsht i mbrojtur nga mjeranë të paaftë ta njohin dhe ta murojnë mirëqenien e vet!”

(Kim Mehmeti)

Kategori
Uncategorized

20 shkurti, dita e ngadhenjimit te lirise dhe dinjitetit te qytetareve mbi barbarine,

Sali Berisha.

Te dashur miq, me 20 shkurt te vitit 1991, ora 14:05 do te shenonte ngadhenjimin e Lirise dhe Dinjitetit te shqiptareve mbi barbarine dhe kultin me mizor e poshterues te historise se tyre.

Me 20 shkurt te vitit 1991, qindra mijra qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise u bashkuan ne Qytetin Studenti ne revolten me masive me te fuqishme ne tere historine tone, te orgaizuar nga PD, sindikata e pavarura, levizja studentore ne mbeshtetje te greves se urise te mbi 720 studenteve e pedagogeve, greve kjo e organizuar nga PD dhe shoqata studentore shqiptare.

Cunami i lirise i qytetareve, te rinjve, studenteve, te persekutuarve do vershonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skenderbej dhe me nje guxim epik do te perballej dhembe per dhembe me diktaturen me te eger te Europes, dhe pa perfillur tanket, mitrolozat dhe blindet e saj do permbyste ne ora 14:05 shtatoren e diktatorit me barbar te kohes se vet, Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore.

20 shkurti 1991 eshte pra dita e ngadhenjimit e çlirimit te qytetareve shqiptar nga kulti, adhurimi i perbindeshit te historise se tyre kombetare, Enver Hoxhes, diktatorit qe ne 47 vite te sundimit te tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi apo eleminoi me uri kronike, semundje, ne sistemin e tij stalinist mizor qindra e mijra shqiptare, dy here me shume se sa te gjithe diktatoret e tjere te vendeve ishkomuniste te Europes pervec Bashkimit Sovjetik.

Ne piedestalin e zbrazur te shtatores e diktatorit gjaksor, qytetaret heronj te Tiranes vendosen Flamurin tone te lire kombetar pa yll, Flamurin e Skenderbeut.

Revolta uragane e shqiptareve e 20 shkurtit te vitit 1991 detyroi Ramiz Aline te kapitulloje dhe te firmosi heqjen e emrit Enver Hoxha Universitetit dhe plotesimin e te gjitha kerkesave te greves se urise te mbi 720 studenteve dhe pedagogeve te Universitetit te Tiranes dhe shkollave te tjera te larta te vendit!

Me 20 shkurt te vitit 1991 shqiptaret çliruan veten e tyre nga zinxhiret e pushtimit me barbar te mendjeve, shpirtrave dhe lirive te tyre. Ata me zvarritjen, prerjen e kokes se shtatores se diktatorit i bene gjygjin publik antikrishtit te historise se tyre, qe iu kishte ndaluar me kushtetute Krishtin, Muhamedin e madje edhe vet Zotin

Por 20 shkurti eshte dhe dita e shembjes se busteve te gjalla, bllokmeneve hoxhist, gjakpires ne pushtet, regjimit te tyre mizor dhe eshte gjithashtu ditelindja e dyte e Partise Demokratike, e cila jo vetem organizoi dhe drejtoi me sukses, guxim dhe vendosmeri levizjen studentore dhe ate mbare popullore, revolucionin demokratik te shkurtit 1991 por qendroi fuqishem ndaj grushtit te shtetit, kurtheve dhe akteve terroriste te klikes komuniste ne pushtet qe kishin si qellim hakmarres primitiv shpalljen e gjndjes se jashtezakonshme dhe shkaterrimin e Partise Demokratike, asgjesimin e saj.

Ne valen e terrorit te eger te klikes hoxhiste u ekzekutua ato dite pa gjyq nga fallangat e krimit ne pushtet ne rruget e Tiranes, sportisti i njohur Artan Lenja dhe 11 qytetare te tjere!

Nderim perjete martireve te shkurtit te vitit 1991, studenteve dhe pedagogeve greviste te urise dhe te gjithe atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe shkruan me gjakun, sakrificat, trimerine e tyre kapitullin me te ndritur ne librin e lirise dhe dinjitetit te shqiptareve!

Por 20 shkurti 1991 si dita e ngadhenjimit te qytetareve me te shtypur, me te dhunuar, me te izoluar e me te uritur te botes mbi tiranine me çnjerezore, me te eger te kohrave eshte gjithashtu dita e Kujteses tone kombetare. Kjo eshte dita e nderimit te sakrifices, dhimjeve, vuajtjeve te qindra e mijra burrave dhe grave, te rejave, te rinjve, femijeve dhe te moshuarve, qendrestarve, viktimave te kalvarit horror te rregjimit te satanit shqiptar, Enver Hoxha!

Prandaj sot le te perulemi me nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle para te gjithe atyre qe lane rinine, endrren, te ardhmen, jeten para skuadrave te pushkatimit apo ne kampet dhe burgjet e diktatures si viktima te luftes se klasave, kundershtare te regjimit apo qe vuajten nga uria dhe vdiqen nga semundjet e saj ne sistemin skllavopronar te diktatures hoxhiste!!

Te dashur miq, kater dite me pare, pas 28 viteve, me 16 shkurt 2019 qindra mijra qytetare shqiptare mbushen njelloj si atehere serish rruget dhe sheshet e Tiranes ne protesten me te madhe qe nga ajo dite ne revolucionin demokratik te Shkurtit 2019 per permbysjen e sistemit te kakistokracise dhe narkoshtetit te tij qe bijte e eterve terrorist me kryebanditin Edvin Kristaq Rama ne kupole kane vendosur ne Shqiperi.

Keshtu qe ky 20 shkurt eshte dita kushtrimit te lirise, guximit, trimerise se qytetareve shqiptar per te permbysur regjimin e urryer kakistokrat dhe rezervuar sa me pare Edvin Kristaq Rames dhe narkoqeveritareve te tjere fatin e merituar. Fitore! sb

Kategori
Uncategorized

Media e huaj, jehonë thirrjes së dhimbshme të pedagogut: Na ndihmoni, para se të bëhemi Siria e ardhshme

Jemi europianë, jo macja e zezë e Europës. Na ndihmoni të marrim lirinë nga Pashallarët e fundit osmanë që na qeverisën, vodhën e përqeshën.

Thirrja e dhimbshme e një pedagogu universitar që sheh vendin e tij të prirur drejt korrupsionit, varfërisë e kriminalitetit. “Nëse demokracitë europiane nuk ndërhyjnë për të garantuar lirinë e zgjedhjeve politike – shpjegon Agron Gjekmarkaj- dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, do të krijohet sërish “rasti Shqipëria” në portet e Italisë e Europës.

Sot në Shqipëri ekziston vetëm fuqia thuajse absolute: ajo e kryeministrit Edi Rama. Institucionet kryesore të shtetit janë në duart e tij. Me pretekstin e reformës në drejtësi, Gjykatat janë gjykata vetëm nga emri: nuk ka më dallim mes policëve, prokurorëve e gjykatësve. Më vjen keq që kam një qëndrim kritik ndaj vendit tim, mbi të gjitha duke folur në një media të huaj, por e vërteta do të na lirojë… ndoshta.

Në gjashtë vite të qeverisjes socialiste, Shqipëria është kthyer në republikën jeshile të kanabisit, duke u bërë, me fakte, vendi qendrorë për një sërë trafikantësh, shpesh të lidhur edhe me personazhe shumë të njohur.

Bota e krimit dhe pushteti janë sinonime

Ne jemi një popull me 4.2 milion banorë, nga këta, nga vitet 90’, 1,5 milion janë emigrantë në vende të tjera. 300 mijë të tjerë kanë ikur në vitin 2015, duke e dërguar kështu numrin e emigrantëve në 1.8 milion. Për një vend kaq të vogël kjo është një vetëvrasje demografike. Sondazhet e fundit ofrojnë një panoramë të frikshme, ku 60% e popullsisë së mbetur dëshiron të largohet.

Njerëzit sot vuajnë nga varfëria, papunësia, kriminaliteti, korrupsioni i përhapur, e mbi të gjitha nga mungesa e një shteti të së drejtës.

Vetëm pak kohë më parë u publikua një dosje e përgjimeve telefonike midis eksponentëve politikë afër kryeministrit Edi Rama e që i përkasin krimit të organizuar: në këto telefonata flitej haptazi për votat e shitura ose të blera gjatë procesit të fundit elektoral duke goditur kështu fortë legjitimitetin e qeverisë. Kësaj i shtohet edhe ngjarja e kontratave rrugore, të menaxhuara prej vitesh nga njerëz afër Kryeministrit, që ngjall zemërimin dhe trazimin e opinionit publik.

Së fundmi pikërisht reagimi i qytetarëve dhe opozitës bëri që të anulohej një kontratë prej 30 milion eurosh: e cila i ishte besuar një kompanie fantazmë që numëronte një kapital të depozituar prej vetëm 80 cent.

Prej dy muajsh studentë e profesorë të universitetit publik kanë qenë në agjitacion të përhershëm: duke protestuar për një sërë problemesh që peshojnë në jetën e tyre të përditshme. Edi Rama, duke shfrytëzuar këtë moment, e duke mos kënaqur kërkesat e botës së universitetit, ndërroi 80% të ministrave, duke përkeqësuar më tej cilësinë e qeverisë.

Tani presim një shenjë të fortë nga Europa

Në 16 shkurtin e kaluar, opozita thirri në shesh mbështetësit e tij dhe e reja është që ishin shumë, më shumë se 60 mijë në një Shqipëri me një popullsi thuajse të përgjysmuar, të arratisur nga një vend i bukur ku i kanë vrarë shpresat mes arrogancës dhe korrupsionit. Protesta u ndoq më pas nga vendimi i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, forca e parë opozitare shqiptare nën udhëheqjen e Lulzim Bashës, për të mos qenë më pjesë e Asmblesë Kombëtare. Gjë që do të duket të enjten e ardhshme, ditë në të cilën do të jetë një tjetër protestë në shesh, panorama është mjaft komplekse.

Dhe nëse demokracia europiane nuk ndërhynë për të garantuar lirinë e zgjedhjeve politike, për të garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, për të garantuar kompanitë shqiptare të mposhtin korrupsionin e qeverisë, do të krijohet sërish “rasti Shqipëria” në portet e Italisë e të Europës dhe do të jemi ne refugjatët e ardhshëm.

Kërkohet ndihma e vërtetë e Europës për të jetuar në Shqipëri si qytetarë europianë dhe jo në Europën e emigrantëve, mish për gojën zgjedhore të populistëve të rinj. Jemi europianë, jo macja e zezë e Europës. Na ndihmoni të marrim lirinë nga Pashallarët e fundit osmanë që na qeverisën, vodhën e përqeshën.

Kategori
Uncategorized

Raporti i CIA-s: Si u masakruan shqiptarët nga çetnikët serbë në vitin 1943.

Raporti i CIA-s: Si u masakruan shqiptarët nga çetnikët serbë në vitin 1943 (Dokument) , – “Autoritetet jugosllave shfrytëzuan injorancën e shqiptarëve dhe nën pretekstin se ishin turq për shkak të besimit të tyre islam…”

Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane CIA, ka bërë publike rreth 13 milionë faqe të dokumenteve që deri më tani kanë qenë të klasifikuara dhe të paaksesueshme për publikun e gjerë. Në to flitet edhe për shqiptarët. Një pjesë e këtyre dokumenteve përfshijnë edhe të dhëna për shqiptarët dhe për gjendjen e tyre në ish-Jugosllavi, dokument ky që përmban 33 faqe, e që titullohet ‘Minoriteti shqiptar në Jugosllavi’, i datës 7 janar 1953.

Në këto dokumente analizohen shumë aspekte të jetës politike e deri te ajo kulturore e shqiptarëve në Kosovë.Në kapitullin për situatën politike dhe historike deri më 1944, CIA shkruan: “Autoritetet jugosllave shfrytëzuan injorancën e shqiptarëve dhe nën pretekstin se ishin turq për shkak të besimit të tyre islam, ua refuzuan atyre të drejtën për të folur gjuhën e tyre dhe tentuan të asgjësojnë traditat dhe ndjenjën e tyre patriotike dhe kombëtare”.

Më tej, raporti thotë se ‘serbët i kishin detyruar shqiptarët të braktisnin shtëpitë e tyre, për t’i mbushur po ato shtëpi me banorë serbë dhe malazezë’. Dokumentet sekrete në të cilat kishin qasje vetëm zyrtarët amerikanë, raportonin mes tjerash edhe për masakrat që kryenin nga çetnikët serbë dhe malazezë.

“Në dimrin e vitit 1943 pati masakra të mëdha ndaj shqiptarëve në Rozhajë. 500 persona ishin vrarë me thika dhe armë të rënda nga çetnikët dhe më pas partizanët”, thuhet në raport. Më tej inteligjenca amerikane shkruan edhe për disponimin politik të shqiptarëve për t’u bashkuar me Shqipërinë, në një kohë kur ajo ishte nën sundimin e Enver Hoxhës.

“Grupet komuniste brenda kosovarëve të cilët dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë e Enver Hoxhës nuk janë më të mëdha se 5 përqind. Ata që dëshirojnë të kthehen nën sundimin e Karagjorgjevicit në Jugosllavi dhe kthimit në pushtet të Zogut në Shqipëri, sillen nga 10 në 15 për qind”, shkruan më tej inteligjenca amerikane./MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kategori
Uncategorized

Ndarja e Jugosllavisë në 1977 linte Preshevën jashtë Serbisë

Sekretari i CIA-s e kishte identifikuar si “konfidencial” dokumentin e  shkruar në Mynih në vitin 1977, pas një takimi të agjentëve të CIA-s amerikane dhe shërbimit gjerman  BND.

Plani parashikonte ndarjen e Jugosllavisë në dy blloqe të mëdha. Njëri nën ndikimin gjerman dhe tjetri nën influencën e e SHBA. Dhe nëse shohim situatën aktuale, gjithçka ndodhi sipas këtij plani, thotë gazeta serbe, Kurir.

Dokumenti, i cili u publikua për herë të parë  nga britanikja Telegraph, tregon se CIA dhe BND diskutuan ndarjen e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë në tri koloni apo zona të influencës. Sipas këtij dokumenti, Fuqitë e Mëdha do të ndanin Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë si më poshtë:

Sllovenia, Kroacia kontinentale, Istria, Bosnja  veriore dhe perëndimore do të ishin pjesë e zonës gjermane të influencës, ndërsa Dalmacia, Mali i Zi, Kosova, pjesa e Rashkës, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia do të ishin direkt nën ndikimin e Shteteve të Bashkuara. Vojvodina do të vendosej nën autoritetin e Hungarisë. Serbia si shtet i pavarur do kishte territoret e sotme, por pa Kosovën dhe të gjithë pjesën jugore të Serbisë, ndërsa Vojvodina do të ishte protektorat hungarez.

CIA kishte planifikuar të copëtonte Jugosllavinë në fillim të viteve 70, 10 vjet para vdekjes së liderit jugosllav Josip Broz Tito. Nga viti i kaluar, dokumentet e vjetra të CIA-s janë deklasifikuar dhe planet e hershme dhe tani janë të hapura për publikun, por edhe për historianët dhe gazetarët. https://www.in.gr/2019/02/20/world/eggrafo-1977-apofasistike-o-diamelism…

https://www.kurir.rs/vesti/politika/3198895/sok-plan-za-raspad-jugoslavi…

Kategori
Uncategorized

PERSE U RRAH RAMA.

Papërgjegjshmëria e ka bërë, që si një dashnor i vërtetë të marrë drejtimin drejt shtëpisë së gruas greke të një miku të tij me të cilin njiheshin prej kohësh.

Ndoshta nuk do të ishte mirë që të japin detaje të hollësishme në lidhje me emrin dhe punën e saj, sepse nuk do të ishte etike sot. Ajo që mund të kujtojmë nga ajo grua e bëshme dhe më e madhe në moshë se Rama ishin dhe funksionet e saj diplomatike në Shqipëri.

Mbi të gjitha, ajo ishte bashkëshortja e mikut të tij.

Rama është goditur nga një person pikërisht, sepse bashkëshorti i saj është lënduar kur ka mësuar që miku i tij flirtonte me gruan e vet.

Dhe këtë e ka zbuluar për banorët e lagjes edhe vetë Rama, i cili atë natë në gjendje të rënduar, para rrahjes, ka shkuar në lagje duke bërtitur dhe ulëritur në kërkim të gruas greke të mikut të vet.

Kjo ka sjellë edhe sherrin dhe reagimin e dhunshëm, ku Rama është goditur me grusht me dorezë metalike në nofull.

Duhet shtuar edhe një detaj, Rama ka qenë në lokal atë natë, para incidentit edhe me bashkëshorten e radhës me emrin Delina F, mirëpo ai nuk ka vazhduar të qëndrojë me atë, por ka shkuar tek gruaja e mikut të vet.

Kjo është historia e vërtetë dhe e vetmja e asaj çfarë ka ndodhur atë natë.

Kategori
Uncategorized

Ka ardhur koha që bashkë me Edi Ramën, të bjerë edhe miti i ndërkombëtarëve

Opozita shqiptare, do të vijojë të gjendet përballë një presioni të madh të përfaqësuesve ndërkombëtarë, për të braktisur nismën për djegien e mandateve. Nuk dihet nëse ajo do të jetë e aftë të rezistojë, por nëse e bën, ka një shans për të rrëzuar jo vetëm Edi Ramën, por edhe mitin e ndërkombëtarëve, i cili është lartësuar aq shumë në anët tona, sa të na bëjë të besojmë versione shumë të deformuara të realitetit, duke injoruar çdo ditë atë që shohim e dëgjojmë me sytë dhe veshët tanë.

Vendimi i opozitës për të djegur mandatet parlamentare, solli reagimin e menjëherëshëm të ndërkombëtarëve.

Mes reagimeve, spikat veçanërisht, ai i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku thuhet se se ky “kërcënim” i partive opozitare për të djegur mandatet, minon demokracinë dhe se deputetët duhet të ngrihen mbi “sherret politike”.

Opozita, kur e ka shpallur vendimin për djegien e mandateve parlamentare, e ka shoqëruar atë me disa shpjegime, në thelb të së cilave, është fakti se qeveria e kryeministrit Edi Rama, ka blerë votat duke përdorur elementë të krimit të organizuar dhe është zhytur në disa afera korruptive, përballë të cilave drejtësia shqiptare ka mbyllur sytë. Por këto argumenta të opozitës, duket se janë injoruar, duke u etiketuar si “sherre politike”.

Por a janë ato vërtet të tilla?

Mjafton të dëgjosh përgjimet e prokurorisë shqiptare të publikuara në media, se si bisedojnë të zgjedhurit lokalë me kriminelët për vota dhe e kupton se akuzat për deformimin e zgjedhjeve, nuk janë haluçinacione të opozitës.

Me tej, mjafton të shohës mega skandalin me kompaninë fantazmë, DH Albania, një aferë korruptive, ku një kompani e regjistruar në SHBA, po përdorej për të pastruar paratë e korrupsionit, për të kuptuar se nuk është opozita ajo që po shpik fakte për zhytjen e shtetit në afera me përvetësimin e fondeve publike.

Mbi të gjitha, mjafton të shohësh se si prokuroria shqiptarë është totalisht e paralizuar përballë këtyre aferave, për të kuptuar se regjimi në të cilin jetojnë qytetarët shqiptarë, nuk është një demokraci dhe se çdo veprim i opozitës nuk ka se si ta minojë atë, përderisa ajo nuk ekziston.

Për të gjitha keto arsye, etiketimi i argumentave të opozitës, si “sherr politik”, do të thotë të paraqësesh me vetëdije një vizion shumë të shtrembëruar të realitetit.

Dhe shpjegimi për këtë është shumë i thjeshtë. Ndërkombëtarët,  janë të interesuar që në këtë vend të ruhet stabiliteti, edhe sikur të bëhet fjalë për ruajtjen e stabilitetit në një regjimi kleptokratik, siç është ky i sotmi. Ndryshe nuk ka si shpjegohet, që ambasadori i nderuar, Luigi Soreca, të jetë shumë i shqetësuar për avancimin e reformës ne drejtësi, një reformë që po rezulton një fasadë ku drejtësia po kapet cdo ditë e më shumë nga një individ i vetëm, se sa për mungesën e legjitimitetit të një qeverie të dalë nga votat e blera.

Opozita shqiptare, do të vijojë të gjendet përballë një presioni të madh të përfaqësuesve ndërkombëtarë, për të braktisur nismën për djegien e mandateve. Nuk dihet nëse ajo do të jetë e aftë të rezistojë, por nëse e bën, ka një shans për të rrëzuar jo vetëm Edi Ramën, por edhe mitin e ndërkombëtarëve, i cili është lartësuar aq shumë në anët tona, sa të na bëjë të besojmë versione shumë të deformuara të realitetit, duke injoruar çdo ditë atë që shohim e dëgjojmë me sytë dhe veshët tanë.

/TPZ.AL/ 

Kategori
Uncategorized

Fondacioni “Soros” zhvillon luftën e klasave” (1993) – nga Luan Myftiu

Kategori
Uncategorized

1991/Mbledhja themeluese e enveristëve në Berat.

Nga Kastriot Dervishi

Aktiviteti i enveristëve në vitin 1991 tregoi qartë se trashëgimia kriminale komuniste nuk do t’i shqitej lehtë Shqipërisë, madje do ishte pengesë serioze që tregonte shtrirjen e të keqes shumë thellë te ky popull që jetonte me të. Indoktrinimi i popullit shqiptar ishte aq i madh saqë në dyshim vihet fakti në e kuptonte apo jo në çfarë derexheje ishte futur vendi.

Teksa më 7-18 shkurt 1991 u kërkua në Tiranë heqja e emrit të Enver Hoxhës nga universiteti dhe u kalua në grevë urie, enveristët u organizuan për t’u përshtatur në kushtet e reja. Si kundërpërgjigje, më 12 shkurt 1991 ata u mblodhën në Berat në një mbledhje në mbrojtje të diktaturës dhe figurës përfaqësuese të saj. Letra e tyre dërguar Ramiz Alisë u bë e njohur vetëm më 19 shkurt 1991. Ajo ishte nënshkruar nga kryetari i Bashkimit të Veprimtarëve “Enver Hoxha”, Hysni Milloshi. Enveristët ishin mbledhur në Berat, në sallën ku ishte mbajtur mbledhja e dytë e Beratit më 23 tetor 1944, prej ku kish dalë “qeveria demokratike” e Enver Hoxhës (në fakt një qeveri kriminale me karakter terrorist kundër popullit shqiptar).

Nga letra bëhej e ditur se 5 mijë “shokë dhe shoqe” nga rrethe të ndryshme të vendit kishin formuar në Berat këtë shoqatën për të cilën thuhej se “mbroheshin idealet e vërteta të demokracisë” dhe “forcimi i stabilitetit në vend”. E quanin veten “veprimtarë të palodhur për idealet e vërteta të demokracisë e të forcimit të stabilitetit të atdheut”. Tezat e enveristëve në këtë deklaratë, kanë qenë në fakt të qarkullueshme edhe gjithë viteve të tranzicionit. Flitet për “28 mijë dëshmorë” që “sollën lirinë”, për “punëtorë heroikë” që ndërtuan uzinat, fabrikat e hidrocentralet, për fajësim të Europës që para 45-vjetëve kishim qenë “2 mijë vjet prapa” (kujtonin se kishim ecur përpara).

“Këta nuk e kuptojnë ose s’duan të kuptojnë se jeta dhe vepra e Enver Hoxhës nuk ndahet në disa parcela sepse lavdinë e kësaj jete dhe vepre kolosale e ka vendosur njëherë e përgjithmonë historia që mban firmën e popullit”-thuhej ndër të tjera në këtë letër. Po ashtu përmendeshin disa emra të luftës apo diktaturës komuniste.

Pas rrëzimit të shtatoreve të Enver Hoxhës, ky grup enveristësh, në bashkëpunim me komitetet e Partisë së Punës në rrethe, organizuan skena sa kriminale aq edhe të turpshme. Me buste të vegjël nga Shkolla e Bashkuar e Ushtrisë dhe rrethet këta zhvilluan tubime në mbrojtje të figurës kriminale të E.Hoxhës.

Kategori
Uncategorized

Të gjithë diktatorët vdesin në shkurt

Nga Eglantina Mirashi

Pas Enver Hoxhës, në po këtë muaj, shëmbet pasardhësi politik e shpirtëror i tij, Edi Rama, kasapi i shqiptarëve.

Me Ramën shkërmoqet kulti i oligarkëve, kulti i striptisteve qeveritare si Spiropali me shoqet e saja, kulti i mjerimit të shqiptarëve, kulti i arrogancës institucionale, kulti i zaptuesve, kulti i përbindshave. Ikja e Ramës është ngjarja më e rëndësishme pas Pavarësisë dhe shëmbjes komunizmit.

Rama do mbahet mend si kryeministri i vetëm shqiptar që bëri genocidin më të egër ndaj popullit të tij. Dëboi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe ata që ngelën i futi në burg për drita, për ujë, për bukë, për banesë.

Djegia e mandateve të opozitës i djeg fashistit radikal Edi Ramës mundësinë që të vrasë më keq popullin e tij.

Kategori
Uncategorized

Mal Metalia: Si ma pushkatuan vëllain 19 vjeç

“Na lanë 15 ditë pa gjumë, për të treguar planin e arratisjes së babait…“

Rrëfimi i Mal Metaliajt nga Dragobia, i cili u dënua kur ishte akoma fëmijë, bashkë me dy vëllezërit e tij pak më të mëdhenj. Kujto.al boton dëshminë e plotë të tij, referuar arkivës së familjes Doko, me dëshmitë e ish-të dënuarve politik të regjimit komunist.

Dëshmia e plotë:

Më quajnë Mal Xhemail Metalia nga fshati Dragobi. Si të gjitha familjet shqiptare, pasi hyri komunizmi, na bënë kulak. Familje e madhe prej 70 vetësh. Ne na kanë thënë që jemi Metaliaj, por jemi shtëpia e Elezajve të Dragobisë. Na kanë njohur shumë shqiptarë, nga të gjitha krahinat, deri në Kosovë. Që në fillim, familjet e mëdha nuk e donin komunizmin. Gjyshi im thoshte: Nga na erdhën këta komunista.

Nejse, na bënë kulak… shtëpi e madhe na morën pasurinë, na dogjën shtëpinë. Regjimi komunist, axhën e babait tim, Asim Jakën, një burrë i fortë, i njohur, e marrin e pushkatojnë në mes të qytetit, në vitin 1946. E pushkatojnë pa gjyq. Familja jonë ishte familje kundër komunizmit. Axha im kishte bërë burg. Ndërkohë, Mustafë Salihit i futën edhe dy axhët e tjerë në burg. Jakup Salihin e dënuan 20 vjet dhe i kanë konfiskuar gjysmën e pasurisë. Mustafë Salihi sa u fut në burg, u arratis. Pa kaluar një vit, vjen të na marrë neve. Në Dragobi, është kufiri afër me Malin e Zi.

Ne u bëmë gati. Na thonë vendin ku do të dilnim. Kur vijnë spiunët e sigurimit të shtetit, kishin marrë vesh se kishin ardhur për të na marrë ne edhe babain tim. Ata bien në përpjekje me ushtarët, me forcat. Pasi bien në përpjekje, ne, tre vëllezërit ngelim aty në stan. Na kishin thënë të dilnim këtu. Këta kishin rënë në përpjekje, ata ikën e morën babain edhe u kthyen mbrapsht. Aty na rrethuan shtëpinë, na morën, na lidhën, mua, Riza Xhemailin rahmet pastë edhe Imer Xhemailin. E morën vesh, gjithë familjen tjetër prej 60-70 vetëve i hypin në makinë dhe i nisin për Lushnje.

Në birucë u bë një muaj. Vinte hetuesi edhe na pyeste për babain: “Keni ditur për babain, keni treguar rrugën se ku rrinë rojet?” Unë dhe vëllai, Riza Xhemaili, Imer Xhemaili, Mal Xhemaili, kemi thënë: “Po të tjerët e kanë ditur? Ne e kemi ditur se kemi dashur të ikim. Por nuk kemi thënë se ku rrinë rojet, kemi dashur të ikim në atë rrugë, jo se donim të dilnim në pritë për të vrarë askënd.” Hetuesia na çoi në gjyq në Bush të Shkodrës pas një muaji.

Cili ishte hetuesi juaj?

Hetues, në atë kohë kur më morën në Shkodër në Degën e Brendshme, ishte një Sadik Pema. Kudo ku ka qenë ky ka lënë shembuj të këqinj.

Si ju trajtuan në hetuesi?

Në hetuesi na kanë trajtuar keq. Unë isha i ri. 15 ditë nuk na kanë lënë të flinim, vetëm që të pranonim që gjoja i kemi thënë babait ku janë rojet. Përditë, deri sa kemi dalë në gjyq edhe kemi thënë nuk e kemi ditur se ku janë rojet. Kemi dalë për t’u arratisur edhe të shkonim tek axha.

Sa vite ju dënuan?

Filloi gjyqi. Pretenca ishte: Riza Xhemaili dënohet me vdekje, pushkatim. Imer Xhemaili, vëllai i dytë, 17 vjeç, dënohet me 25 vjet burg. Mal Xhemaili dënohet me 8 vjet. Vendimi i gjykatës u dha për Riza Xhemailin, dënohet me vdekje, pushkatim, edhe ashtu e lanë. Imer Xhemaili meqë ishte nën moshë, e lanë 12 vjet. Mal Xhemaili dënohet me 5 vjet. Mbaruam gjyqin na kanë lënë të flisnim jashtë, me gjithë vëllain që e dënuan, nja 10 minuta. Pas 10 minutash, nuk e kemi parë më vëllain.

Çfarë ndodhi me vëllain e madh?

Në burgun e Shkodrës, ishin birucat për të dënuarit me vdekje. Ne ishim në një dhomë të madhe lartë, me shumë dhoma, me 200 burra. 60 metra vend kishim për të fjetur. Na futën brenda, na kanë lëshuar pak vend ata burrat. Janë çuar në këmbë dhe na kanë marrë me të mira. Vëllain e dinim si në birucë, kur dilnim në pajton, por ne nuk mundëm ta shikonim asnjëherë.

Pas 17 ditësh, vjen një oficer edhe çohemi në këmbë ne të burgosurit në atë dhomë. -Kush është Imer Xhemaili, Mal Xhemaili? – thotë oficeri i shërbimit. -Unë jam Imeri, tha Imeri. Une thashë që jam Mali. -Jua pushkatuam vëllain, tha.

Ne qëndruam, nuk bërtitëm hiç. Na i kishte lënë amanet vëllai.

U çuan ata burrat na pajtuan, na ngushëlluan. 200 burra nga të gjitha krahinat. Akt-akuza: tentativë për arratisje, pa dalë nga dera e shtëpisë, edhe e pushkatan 19 vjeç. Një djalë dy metra i gjatë, një shqiptar, në atë moshë. Unë dhe Imeri mbetëm në burg.

Pas dy muajve, vjen autoburgu edhe do na çonin diku. Hypëm në automjet të mbuluar, s’kishim ardhur ndonjëherë, vetëm vëllai kishte ardhur njëherë në Kurbin te axha. ‘’E kaluam Mamurrzin’’, tha Imeri rahmet pastë. Na çuan në Tiranë tek kombinati i mishit.

Kishte qenë kampi i madh aty që punonin. Kombinati i mishit ishte një frigorifer i madh. Aty na kanë futur brenda, kemi qenë 1000 burra. Na kanë dalë para si djem të rinj, na kanë marrë, na kanë përgëzuar, na i kanë lënë bukën e ushqimet, edhe nisëm jetën e burgut në kampin e punës. Aty Imeri u bë gati 18 vjeç, i ri dhe i bukur e çuan të bëjë beton, punën më të rëndë. Unë të them të drejtën, disa muaj, unë nuk isha në punë. Ka burra që janë gjallë sot dhe nuk dua të shtoj asgjë. Edhe sot jam me ta, me Mark Alinë, me shumë burra prej Shqipërie. Nuk më kanë nxjerrë në punë nja 6 muaj. Pastaj, një burrë nga Mokra, më thotë: A po vjen të të mësoj si hekurthyes, me mua? Edhe mësova. Pa i bërë 16 vjeç, më kanë marrë me të mira, më kanë bërë hekurthyes, më kanë dhënë zanat. Imeri ka vuajtur më shumë, ka punuar në punë të rëndë, me beton, karrocë.

Si ishin kushtet në fjetinat e të dënuarve?

Ne që ishim të rinj, regjimi na kishte bërë një kapanon më vete. Rininë e çuan në një dhomë më vete. Aty kam ndenjur sa u lirova.

Si ishin sjelljet e drejtuesve të kampit ndaj jush?

Nuk ishin të këqija. Për regjimin komunist, vetëm po të bëje sherr, të doje të ikje, dënoheshe me birucë. Policët ushtarakë ishin të mirë. Na thoshin: Hë o derëzi, rrini mirë se mbase liroheni.

Sa vjet burg bëre?

Bëra dy vjet e gjysmë. Pas dy vitesh, u bë një amnisti. Kush ishte nën 18 vjeç, që ishte dënuar 25 vjet, do të lirohej. Unë u bëra 17 vjeç, po dhe mua më kapi amnistia. Kur vjen dreka, thirrën emrat. Kam dalë tek telat, artizanati i thoshin aty. Erdha te axha, shkova në Degë të Brendshme këtu, u paraqita e më kanë thënë të shkoja në Tropojë. Por pastaj, më thanë: Ty nuk të lejohet të shkosh në Tropojë. Më dhanë një letër që isha liruar nga burgu, edhe më thonë: Nuk ke të drejtë të kalosh urën e Matit, asnjëherë. Më dhanë një letër, shkova mora pasaportën, ndenja një vit tek axha. Fillova të kërkoja punë. Axha kishte shumë të njohur, të çonte të punoje edhe në kapar privat.

Sa vite burg bëri vëllai juaj?

Imeri bëri 9 vjet. Përpara se të dilte Imeri, mua më morën edhe ushtar. I bëra 2 vjet ushtri në ZallHer, Martanesh. Pastaj u lirova, erdhi dhe Imeri pas 9 vjetëve. Të dy ishim beqarë. Bëmë një shtëpi të vogël, aty ku kisha kasollen. I blemë të dy. Imeri ishte usta, mjeshtër edhe unë punoja në ndërtim. U martuam. Një plak i vjetër, Ysen Takuti ma dha një vajzë mua. Avdi Berisha ia dha vajzën Imerit. Jetuam, punuam, silleshim mirë. Kemi lënë katër fëmijë.

A morët ndonjë lajm nga babai juaj?

Me babain, nuk kemi mundur të marrim ndonjë letër. Ka ndenjur në Kosovë, pastaj iku në Amerikë me gjithë vëllain e vogël. Deri në ‘90 nuk kemi marrë as letër, asgjë. Kur ka vdekur babai, në 1980-ën, pas tre muajve kemi marrë vesh që ka vdekur babai në Amerikë./kujto.al

Kategori
Uncategorized

Kujtesë për Ramën dhe Veliajn: Partia Socialiste në 21 janar 2011.

E nese me 16 shkurt opozita protestoi paqesisht duke ju shperndare lule policise se shtetit, e kunderta ka ndodhur me protestat e dhuneshme te se majtes shqiptare te udhehequr nga Edi Rama.

Ne fakt e majta dhe sidomis grupi “rilindja” qe ka marre peng jo vetem partine socialiste, jo vetëm pushtetin por dhe krejt shtetin… bandat e armatosura, trafikantet, dhe gjithshka e keqe jane pjese dhe shtyllat e kesaj force politike.

PROTESTAT E DHUNESHME TE SE MAJTES NE SHQIPERI.

Sa herë janë përdorur njerëz për të shkatërruar pasurinë publike, sistemi i korruptuar që sundon shqiptarët është forcuar më shumë.

Pjesa më solide sot e sistemit është kryeministri Edi Rama dhe kanakari i tij Erion Veliaj të cilët 8 vjet më parë i frymëzonin njerëzit e vet të bënin rrëmujën që mund të shikohet te fotoja që i bashkangjitet këtij shënimi (marrë nga wikipedia).

Sot, veshur me kollaro e kostume pushteti, njerëzit që rrethojnë shtetin deri në skutat më të thella të tij, për ta mjelë deri në pikën e fundit, po japin mend nëpër rrjete sociale dhe duan të tregojnë një dallim mes tyre dhe mbështetësve të opozitës së sotme, si medemek “ca që ndërtojnë e ca që shkatërrojnë”.

Këta që digjnin makina, u vinin flakën pemëve, e shkatërronin c’tu dilte përpara në 21 janar 2011.

Kategori
Uncategorized

1984 – Si vendosi Byroja Politike zëvendësimin e kafesë me kafen e elbit.

Nga Kastriot Dervishi/ Eksperimentet sovjetike mbi popullin shqiptar në drejtim të ushqimit kanë qenë të shumta. Asnjëherë qeveria e rigonit, e fukarallëkut dhe gazepit komunist, nuk e ngopi njëherë me bokë këtë popull, ndërsa triskat e racionet nuk ia ndau as nga fillimi e as nga mbarimi.

Shihni më poshtë një mbledhje të Byrosë Politike të vitit 1984 ku merr pjesë si i ftuar ministri i Tregtisë së Brendshme, Osman Murati. Krahas shtrëngesave të ndryshme, partia kishte vendosur t’ia hiqte popullit edhe pirjen e kafesë. Për këtë arsye kish shpikur kafen e elbit, një qelbësirllëk tjetër mbi popullin.

Ramiz Alia udhëzonte propagandën mbi “dëmet” e kafesë. Interesant është se qysh në fillim të bisedës, Alia i ngatërron emrin Osmanit të tij duke i thirrur “Murat”. Pjesa që kam përzgjedhur është më tepër humoristike, për të parë çfarë bylmezësh kanë qeverisur Shqipërinë. Qeshni me këto që do lexoni. Mos harroni se këta janë njësoj edhe sot të po aq të paaftë e të mbrapshtë sa kanë qenë edhe atëherë. Partia vendosi që populli të pijë kafe elbi. Emisionet e ndryshme u orientuan drejt shpjegimit për dëmet e kafeinës. Prej vitesh kafeja ndahej me triska në dy lloje: ^600-she” dhe “900-she”. Por në fund, partia vendosi “për të mirën e popullit”.

Ekstrakt nga biseda

Shoku Ramiz Alia: A hodhët kafe elbi në treg shoku Murat?

Shoku Osman Murati: Po shoku Ramiz.

Shoku Ramiz Alia: Si po ecën konsumi i kafesë së elbit?

Shoku Osman Murati: Në disa zona kafeja e elbit konsumohet shumë, si për shembull, në zonën e Korçës.

Shoku Ramiz Alia: Shumë mirë. Po në zonat e tjera si konsumohet kafeja e elbit?

Shoku Osman Murati: Në zonat e tjera kjo përdoret një çikë më pak, kurse në lokalet e ushqimit social, me përjashtim të turizmit, kafenë e kemi të përzier me elb.

Shoku Ramiz Alia: Unë Dua të di si konsumohet kafeja e elbit në popull.

Shoku Vangjel Çërrava: Po propagandë bëjnë shitësit për kafenë?

Shoku Ramiz Alia: Jo vetëm që duhet bërë propagandë për kafenë, por mendoj se është e domosdoshme të botohet edhe ndonjë artikull për kafeinën dhe pasojat e këqija për organizmin e njeriut.

Kategori
Uncategorized

“Gazi helmues që u përdor në protestë, është i ndaluar të përdoret edhe në operacione ushtarake”

Gazi helmues lotsjellës që u përdor ditën e djeshme kundër protestuesve, është i ndaluar të përdoret edhe në operacione ushtarake. Ai shkakton dëme serioze në shëndet, si bllokim të frymëmarrjes, verbim të përkohshëm dhe dhimbje të shumta.

Ky gaz lotsjellës u përdor disa herë nga forcat speciale, në sasi tepër të mëdha.

Perdorimi i gazit lotsjelles është i ndaluar për tu perdorur në operacione ushtarake, sipas konventes për ndalimin e përdorimit të armeve kimike të vitit 1993. Shqiperia e ka firmosur këtë konvente krahas 190 vendeve të tjera. Perdorimi në mënyrë të kufizuar i ketij gazi, për të neutralizuar persona te dhunshem është i parashikuar, por vetem nen kontroll procedurial rigoroz dhe te orientuar ekskluzivisht ndaj individit dhe individeve të dhunshem. Madje edhe në të tilla raste duke qenë se rrymat e ajrit mund ta perhapin me lehtesi këtë gaz, zakonisht për neutralizimin e individeve të dhunshem perdoret gaz “spray” me rreze të kufizuar.

Kurresesi ky gaz neuroparalitik nuk mund të perdoret ndaj turmes siç ishte rasti i sotem! Kjo është e paligjshme! Qytetarë paqesore, gazetare, kameramane perjetuan të vjella, turbullim të pamjes, bllokim te frymemarrjes, kolle, teshtima, pengesa në gelltitje, verbim të perkoheshem dhimbje… Ishte vertet dramatike.

/TPZ.AL/ 

Kategori
Uncategorized

lajme të këqija për Shqipërinë. Me Ramën, BE nuk i hap negociatat.

Goditja tjetër ndaj Shqipërisë:

Me Ramën, BE nuk i hap negociatat.

Vazhdojnë të vijnë lajme të këqija për Shqipërinë nga BE-ja.

Gazeta Austriake Der Standard në artikullin e ditës së sotme për protestën e opozitës në Tiranë ka folur edhe për negociatat që Shqipëria pret që të hapen nga BE.

Në artikull shkruhet se është ende e paqartë nëse shtetet anëtare do të votojnë qershorin e ardhshëm në Këshillin e BE. Aty theksohet qartë se Franca dhe Holanda janë me forcë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Është ende e paqartë nëse shtetet e BE-së do të votojnë qershorin e ardhshëm në Këshillin e BE-së për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE.

Franca dhe Holanda janë kundër me force.

Shqipëria, megjithatë, është parë në një “grup” me Maqedoninë veriore. Për shkak të marrëveshjes emrave historike me Greqinë, ka shumë avokatë të hapjes së bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore”.

Kategori
Uncategorized

Basha: Do të djegim të gjitha mandatet e PD.

Mesazhi juaj ishte i qartë, kështu nuk vazhdohet më. Kupa është mbushur dhe është derdhur. Koha e fjalëve ka mbaruar dhe ne nuk do të vazhdojmë të jemi fasadë e një Parlamenti të dalë nga bashkëpunimi me krimin.

Jam sot këtu të them me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj në atë protestë të kthyer në referendum popullor: I kam propozuar grupit të Partisë Demokratike dhe forumeve më të larta partiake djegien e mandateve tona në këtë Parlament.

Ne kërkojmë shumë të drejta, por përballë nuk kemi një parti politike, një qeveri dhe kryeministër të zgjedhur me votë dhe përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përballë kemi një bandë të ardhur nga bashkëpunimi me krimin.

Kategori
Uncategorized

Shpërthen Arian Çani: Jemi në një sistem represivo-erdoganist, nuk ka zgjidhje me mjete politike.

Shpërthen Arian Çani: Jemi në një sistem represivo-erdoganist, nuk ka zgjidhje me mjete politike.

Arian Çani ka shpërthyer me anë të një statusi në faqen e emisionit “Zonë e Lirë”, lidhur me arrestimet e dhunshme të kryera nga policia, pas protestës së opozitës. Çani thotë se jetojmë në një sistem “represivo-erdoganist” dhe se zgjidhja nuk mund të vijë me mjete politike, por me mjete të tjera.

“Kemi hyre prej kohesh tashme ne nje sistem represivo-erdoganist te neveritshem. Kush nuk e ka pare akoma kete, eshte i verber. Mbreme dhe sot me dhjetra arrestime te protestuesve. Madje dhe rrahje masive me pranga ne duar. Ndaj nuk ka asnje zgjidhje me mjete politike. Zgjidhja po pret diku tjeter. Koston por eshte e vetmja. Perndryshe, ulni koken dhe hani gjellen qe ju jep i gjati. Nuk ka zgjidhje me mjete politike”

/TPZ.AL/ 

Kategori
Uncategorized

Mendjet diabolike në funksion – Ndërsa ndjek protestën në Tiranë.

Nga Eden Babani, Bruksel/ 

Sot, si askurrë më parë gjatë këtyre gjashtë viteve të qeverisjes së Edi Ramës, po bashkudhëtoj fatkeqësisht disa orë përkrah mendjeve diabolike në funksionim të plotë. Mendje diabolike që shpalosen frikshëm përpara syve të gjithë hapësirës kombëtare, diasporës shqiptare e më tej, përballë syve të botës mbarë.

– Antimiting në Sheshin e Flamurit në Vlorën e Pavarësisë, me karrige e kolltukë kthyer shpinën bash shtizës së Flamurit, simbolit tonë mbarëkombëtar. Antiminting i stisur me autobusë falas dhe me dieta në xhep, për administratat e bashkive dhe të komunave të Jugut, nga Durrësi, në Sarandë. Kryeministër që bën sikur dialogun me qytetarë të Vlorës (!), për “bashkinë që duam”. Kryeministër që do të paguante vrimën e miut, vetëm për t’iu fshehur zemërimit mbarëkombëtar.

– Polici rrugore, nën urdhrat politike të Kryeministrit frikacak, duke shfrytëzuar skenarë diabolikë të mendjeve diabolike, vetëm e vetë për të pakësuar numrin e protestuesve.

– Polici e rendit me petk të dukshëm politik, që provokon protestuesit t’i sulen Kryeministrisë, që t’i sulmojë pastaj si gjarpër i fshehur brenda mjediseve të selisë së qeverisë me ujë e gaz lotsjellës. Polici jo në mbrojtje të ligjit, por që shkel ligjin me të dyja këmbët.

A mund të më shpjegojë kush “paralajmërimin” e djeshëm të policisë politike se paska pasur sinjalizime që brendapërbrenda radhëve të protestuesve do të kishte elementë të inkriminuar, të cilët do të provokonin dhunë?
Dhunën e provokoi vetë policia e shtetit. Nuk ishin “të inkriminuarit” imagjinarë ata që sulmuan, sepse edhe atyre u ka shkuar thika në kockë, më keq se të tjerëve. Ishin protestuesi e Unazës së Re, që u provokuan bash prej vetë policisë, një policie tashmë jo vetë nën urdhrat politikë të Edi Ramës, por edhe provokuese në sytë të gjithë.
– Dhe, si qershia mbi tortë, thirrja e Ministrit tê Brendshëm për të shmangur dhunën, drejtuar të dyja palëve, policisë dhe protestuesve. Nuk tha zoti Ministër se nga e lëshoi thirrjen, nga Vlora ku është strukur qeveria, apo nga zyra e vet në Tiranë. Po policët kush i lëndoi, protestuesit me flamurë apo vetë policia me gazin lotsjellës?

I kishte pajisur vartësit e vet me maska apo i kishte dërguar qëllimisht të pa pajisur me mjete mbrojtës, si dërgoi do kohë përpara një police, e cili, për fat të keq, pësoi dëmtimin e dy gishtave të njërës dorë?
Skenarë të frikshëm të mendjeve diabolike në funksion të plotë.
Je çfarë po përjetoj sot, ndërsa po ndjek drejtpërdrejt protestën.

Kategori
Uncategorized

Kur fytyra të bëhet njësh, me mendjen dhe shpirtin!

Shoh qindra mijëra shqiptarë të varfër deri në lemeri, që ashtu siç kuptuan francezët gjatë revolucionit të tyre, se mbreti i tyre ‘hyjnor’ kishte njësoj si ata; një fytyrë ku mund ti hidhnin të përgërat që binin erë të tmerrshme nga ushqimi i keq dhe një qafë si e tyrja, që pritej po aq kollaj. Pra shoh diçka që PREKET fare lehtë dhe brenda një sekonde, katandiset kështu.

Çfarë bëhet kështu, na fëlliqët fytyrën më keq se e kemi pasur, na e nxitë fare, nuk hapim dot gazetat në kafenenë e përditshme; Drogë pa fund që vjen prej aty, ministër i Brendshëm i futur kokë e këmbë në sahanin e trafikantëve, kryeministër me atlete që nuk pranon asgjë dhe po na turpëron, duke bërë si dandy…

Jo shumë kohë më parë, rreth dy vite bëhen tani, një mik nga ata të lexuarit prej vërteti, i cili ka braktisur këtë vend të ngrohtë për të ngritur jetën e tij dhe të fëmijëve në një vend të zymtë dhe të akullt të Europës Qendrore, më shkruante i alarmuar dhe i dëshpëruar në inbox.

Çfarë bëhet kështu, na fëlliqët fytyrën më keq se e kemi pasur, na e nxitë fare, nuk hapim dot gazetat në kafenenë e përditshme; Drogë pa fund që vjen prej aty, ministër i Brendshëm i futur kokë e këmbë në sahanin e trafikantëve, kryeministër me atlete që nuk pranon asgjë dhe po na turpëron, duke bërë si dandy…

Këto dhe një përrua më i madh mllefi dhe zemërimi, që më kishte lëshuar miku të cilit nuk ja debatoja dot atë situatë ku ndihej i fëlliqur nga vendi i tij, edhe nga andej larg, i gjendur për herë të parë në jetë keq dhe pishman, se përse ishte shqiptar, mu kujtuan kur pashë fytyrën e përlyer të Edi Ramës në parlament.

Pastaj parakaluan në kujtesë, kokët e ulura dhe fytyrat e skuqura nga turpi, të atyre qindra mijë shqiptarëve kur mësuan se ky që u kishte premtuar ‘Shqipërinë Borëbardhë’, e kishte mbushur parlamentin dhe kishte përzgjedhur me dorën e vetë si kryetar bashkish; trafikantë, vrasës, hajdutë, e madje edhe përdhunues ordiner. Nga ata që as Dante Aligeri nuk denjoi, tu japë një vend në honet e Ferrit.

E shihja ashtu me fytyrë të nxirë e gojën si zezonë dhe nuk kuptoja, në më vinte keq apo pështirë. Prita të ngrihej siç bën kushdo që i ndodh një incident; të shkonte në tualetet e Kuvendit dhe të pastronte të paktën formalisht fytyrën, por qëndroi duke nxjerr nga ajo vrima e zezë ku duhej të ishte goja me dhëmbët e bërë xixë në New Jork, klithma; plehra, plehra, plehra…

Ndoshta bëri mirë që qëndroi, sepse pamë live shembullin, kur një goxha burrë që mund të ishte burrë shteti, nëse humbet dinjitetin- njerëzor në radhë të parë-shndërrohet në një ligavec, që kapet pas çdo gjësendi të fortë-karrigia kryeministrore-në këtë rast. Pamë një gojështhurur, që cinizmin e egër dhe talljen ndaj të pamundurit që nuk ka asgjë në dorë, e quan ‘oratori të lartë’.

Shumëkush pa në atë fytyrë të spërkatur me bojë të zezë, thjesht luftën politike e pa skrupuj, mes atyre që ikin e vijnë në pushtet. Unë personalisht, jo.

Nuk e shoh këtë fytyrë të përlyer përgjithmonë tashmë, as si një veprim politik të opozitës dhe as, si një hakmarrje të Edi (th-th-th) Palokës. E shoh si fundin e një imazhi TË PAPREKSHËM; shoh aty qindra e mijëra socialistë, që i flakin në fytyrë teserat e PS që nuk ekziston më; shoh gjellën pa mish që një burrë ja hedh gruas në fytyrë, sepse ‘harron’ që nuk ka çuar paratë në shtëpi që ajo, ta bëjë më të mirë; shoh një biznesmen të vogël apo të mesëm, që i hedh në fytyrë çelësat të ashtuquajturit dyqan; shoh një shqiptarë që duke ikur nëpër botë, shprehjen, ‘ja kam bërë mutin këtij vendi’, e kthen në realitet, d.m.th, vendi-fytyra e Ramës dhe muti-po mut.

Shoh gjithashtu në atë fytyrë, bojën e stilografit, me të cilin ka firmosur miliarda për një grusht klientësh që i quan ‘biznesmenë strategjikë’. Dhe të tillë janë në fakt, sepse vetëm kështu vihet në veprim strategjia për të thithur me shiringë çdo lëng jete e ushqimi, që i ka mbetur trupit të këtij vendi.

Shoh aty hartën e qindra mijë hektarëve tokë në bregdet, e kudo ku kanë vlerë, të cilat i ka dhënë për 99 vite shfrytëzim për ata që bëjnë si miliarderë duke grabitur pa mëshirë, jetesën normale të shumicës. Por mbi të gjitha shoh të vizatuar, hartën e gjymtuar të Kosovës. 

 Shoh qindra mijëra shqiptarë të varfër deri në lemeri, që ashtu siç kuptuan francezët gjatë revolucionit të tyre, se mbreti i tyre ‘hyjnor’ kishte njësoj si ata; një fytyrë ku mund ti hidhnin të përgërat që binin erë të tmerrshme nga ushqimi i keq dhe një qafë si e tyrja, që pritej po aq kollaj. Pra shoh diçka që PREKET fare lehtë dhe brenda një sekonde, katandiset kështu.

Dhe jam i bindur që këtë që shoh unë (padyshim, edhe shumica), e sheh edhe vetë ai dhe hajdutët e pashpirt që e rrethojnë. Prandaj ndërkohë që mllefi popullor po bëhet gati që të vërshojë përpara zyrës së tij, ka thirrur anti-protestë në Vlorë.

Erdhi në pushtet duke firmos me Ilir Metën në Shkodër e duke mashtruar ‘1 milion shuplaka’, por po ikën nga Vlora duke lypur ndihmë që të shpëtojë lëkurët që rropi në 6 vite, nga Vermoshi në Konispol!

Prandaj jam i sigurt që shumica e shqiptarëve, të majtë e te djathtë, gri, kosovarë e emigrantë…në atë shfaqje në parlament panë vetëm një gjë; se si fytyra e Ramës u bë njësh me mendjen dhe shpirtin e tij!  

Kategori
Uncategorized

ÇETAT E REBELEVE TE TEPELENES PRILL 1997. (emrat)

ÇETAT E REBELEVE TE TEPELENES PRILL 1997.

Tepelenë-Memaliaj

Gjolekë Malaj,-Ilirian Memushi,-Ali Kordhaj,-Vait Sinaj,-Pasho Tuka,-Ilir Dedën,-Gëzim Shehu,-Latif Lato,-Koçi Jonuzi,-Robert Targaj.,-Nexhip Kasneci,-Mexhit Meraj,-Pelivan Xhaferri,-Fatos Çela,-Gani Bega,-Muaharrem Hitaj (Babushi),-Zenel Nurka,-Aleksandër Hadëri,-Halim Qato,-Adi Çumani,-Dasho Kamberi,-Kastriot Hadëri,-Sherif Sherifi,-Agim Likaj

🔺 Fshati Vagalat

1-Servet Sadullai Hoxha komunist.

2-Edmond Hoxha 3-Novruz Hoxha

🔺 Fshati Arrëz e Madhe

Vëllezërit Duraj,-Fisi Goxhanaj,-Njazi Goxhaj,-Zini Goxhaj,-Xhevdet Goxharaj,-Bujar Goxharaj,-Fiqo Goxharaj

🔺 Fshati Izvor

Mustafa Hysi,-Luan Danaj,-Laze Ruçi,-Medin Hasani.,-Mitat Ruçi,-Rebani Likometi

🔺 Fshati Zhapokikë

Muharrem Kanushi,-Hetem Sulo Bizhani,-Fatos Ballaxhiaj,-Qamil Seiti,-Sami Alimena 5-Ali Alimema,-Astrit Alimema,-Haki Alimema,-Drita Alimema,-Agron Meraj,-Qazim Meraj,-Jaçe Meraj,-Tame Kabashi

🔺 Fshati Bënçë

Golik Jaupi

Ismail Selimi

Rrape Nika

Bejo Selimi

🔺 Fshati Hormovë

Fisi Gjinushaj

Fisi Dhromi

Fisi Skënder

Fisi Totaj

Përparim Dhromi

🔺 Fshati Luzat

Bashkim Shatrofili

Bexhet Guma

Agron Kopaçi

Hysen Shatranfili

Hamza Karafili

🔺 Fshati Lekël

Demo Bushi

Refat Çela.

🔺 Fshati Turan

Rakip Balliu

Kapo Kamberi

Novruz Ruçi

Agron Ziaj

Muharrem Ziaj

Astrit Ruka

Sava Ruka

Rebani Zhupa

Haxhi Balliu

Pëllumb Manaj

Musa Ruka

🔺 Fshati Dhëmblan

Asqeri Liçi

Ramo Xheka

Bilal Xheka

Kajtaz Fejzo

Teki Shorti

Latif Kaçi

Arjan Xheka

Malo Sina

Hate Sina

🔺 Fshati Sinanaj

Agim Koçiu

Divit Bejko

Amendi Ormëni

Kaço Kamberi

Salo Salaj

Astrit Sadiku

Fatmir Lamaj

🔺 Fshati Salari

Avdulla Muçi

Bashkim Zhupa

Afrim Muçi

Rrapo Muçi

Arjan Muçi

Hasan Kondi

🔺 Fshati Dukaj

Isuf Hoxhaj

Myrto Muçi

Sami Kabaj

Bajram Muçi

Dino Muçi

Luan Muçi

🔺Fshati Veliqot

Haredin Xhezaj.

Asllan Rama

Argjir Xhezaj

Kaso Zholi

Nezir Sharka

Gani Muço

Ismail Beci

Velo Beci

Petrit Beci

🔺 Fshati Memaliaj

Kastriot Shapa,-Yzeir Hadëri,-Artur Koka,-Sabri Kalemi,-Beqar Allkaj,-Gazmir Meta,-Hadër Hadëraj.,-Safet Petani

🔺 Fshati Vasjar

Luftar Muhameti,-Kujtim Beta,-Kujtim Shehu,-Reshat Memolla,-Xhezo Canaj,-Murat Memalla

🔺 Fshati Çërrilë

Gëzim Manaj,-Zyber Elmazi,-Guni Elmazi,-Muharrem Lolaj,-Behar Hasimi,-Hajni Hasimi

🔺 Fshati Miricë

Aredin Serjani,-Kastriot Muçobega,-Bajram Balili,-Nuro Mataj

🔺 Fshati Kallëmb

Besnik Avdaj,-Hamit Hamiti,-Gani Mullai

🔺 Fshati Bylysh

Luto Zikaj,-Agron Ronaj,-Selman Shehu,-Avdulla Muçi

🔺 Fshati Kashisht

Abedin Beqiri,-Sami Avdiaj,-Gëzim Beqiri

🔺 Fshati Damës

1-Sali Ruçi,-2-Bashkim Durmishi,-3-Avdul Kanani,-4-Zini Abedini

🔺 Fshati Dragot

Novruz Mema,-Vero Dosti,-Sefedin Dosti,-Rushit Avdiaj,-Zoto Canaj,-Novruz Hysi,-Përparim Islami,-Gjolekë Zeka

🔺 Komuna e Krahësit

Avdul Ruçi,-Viktor Aliu,-Caush Caushi,-Feti Demaj,-Neki Halili,-Ramiz Ruçi

🔺 Komuna Qesarat

Fatmir Zeqaj,-Vëllezërit Gërbaj,-Vëllezërit Danaj,-Shiro Pasha,-Neim Lamaj,-Dervish Lamaj,-Hodo Serjani,-Petrit Lumani /

Kategori
Uncategorized

28 vjet më vonë – historia duket sikur përsërit veteveten

Dikur etrit e këtyre nxorrën tanket,ushtrinë, sigurimin, për të mbajtur një pushtet diktatorial. Nuk munden dot të ndalonin apo shuanin lëvizjen popullore.

Sot bijtë e tyre trafikantë, të lidhur dhe pjesë e krimit ne pushtet kërcënojnë përsëri me kafka të thyera studentët, rininë, demokratët, popullin që do i marri si uragan përpara dhe do i gremisë ashtu si eterit e tyre dikur.

Thirrja e sindikatave të pavarura më 19 shkurt 1991, për protestë masive nëse nuk plotësoheshin kushtete e studentëve të Universitetit të Tiranës, (28 vjet më vonë – historia duket sikur përsërit veteveten) do shënonte fillimin e demostrimeve më të mëdha antikomuniste në Shqipëri.

Një ditë më vonë kryeqyteti do të kthehej në një shesh beteje dhe në rrugë dolën tanket. Por kjo nuk i ndaloi protestuesit, të bënin atë që shumica as që e mendonte:

rrëzuan bustin e diktatorit në Sheshin Skënderbej.

Shembja e simbolit të komunizmit shqiptar, u parapri nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e diktatorit dhe njëkohësisht shënoi fundin e diktaturës në Shqipëri.

Niste një epoke të re, ajo e demokracisë, ndërkohë që historia e protestave, ndonëse jo me atë fuqi, përsëritet shpesh.

Kategori
Uncategorized

Reagimi i Trump, nuk flet për ndryshim kufijsh dhe kërkon prerë: Serbia të njohë Kosovën

Reagimi i Trump, nuk flet për ndryshim kufijsh dhe kërkon prerë: Serbia të njohë Kosovën

25

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve si një hap thelbësor për të ardhmen e tyre.
Thirrjet ishin pjesë e një letre që presidenti Trump i dërgoi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe një letre dërguar presidentit serb Aleksandër Vuçiç, me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë.
Ne letrën dërguar presidentit Thaçi, thuhet se “marrëdhëniet e fuqishme dypalëshe janë të rrënjosura në vizionin e përbashkët të një Kosove dhe Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë. Tani kur Kosova po fillon dekadën e saj të dytë si një vend i pavarur dhe sovran, unë i inkurajoj qytetarët e Kosovës që të përqendrohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare. Më e rëndësishmja, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është thelbësore për integrimin perëndimor të Kosovës. Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse”.
Shtetet e Bashkuara, thuhet në letër, “u mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës”.
Ndërkaq në letrën dërguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, presidenti Trump thekson se “Shtetet e Bashkuara mbeten të

palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ndërsa u takon palëve që të arrijnë një marrëveshje që mund ta mbështesin të dyjat, vlerësojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë element thelbësorë i normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike me njohje të ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën për synimet e Serbisë për integrime evropiane dhe rritje ekonomike”, thuhet në letër.
Në dhjetor të vitit që lamë pas presidenti Trump u kishte shkruar të dy presidentëve duke bërë thirrje që të shfrytëzojnë kohën e duhur për të arritur një marrëveshje pajtimi ndërmjet tyre, duke theksuar se “do të mirëpriste të dy presidentët në Shtëpinë e Bardhë, për të kremtuar atë që do jetë një marrëveshje historike”.
Por, bisedimet ndërmjet të dyja palëve mbetën të pezulluara për shkak të tensioneve politike dhe tarifave ndaj mallrave serbe që vendosi qeveria e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara disa herë kanë bërë thirrje për pezullimin e tarifave dhe kanë marrë e paralajmëruar veprime dënuese për shkak të refuzimit të qeverisë për ta bërë një gjë të tillë.
Trysnia amerikane ka bërë që të shtohen përpjekjet në Kosovë për të gjetur një zgjidhje që do të shmangte dëmtimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara roli i të cilave vlerësohet i pazëvendësueshëm në proceset politike përfshirë edhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës 11 vjet më parë.

Kategori
Uncategorized

Amerikanët, gjermanët mirëpresin ndryshimin… 

Qytetarët shqiptarët do të demonstrojnë nesër për të larguar Edi Ramën nga zyra e kryeministrit, dhe për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme, e për të mundësuar hapjen e negociatave me BE.

Po jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët, presin me padurim ndëshkimin e kësaj qeverie të korruptuar, të lidhur me krimin e trafiqet dhe që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht.

Për cilët ndërkombëtarë bëhet fjalë? Përgjigja është e qartë: Për të gjithë pa përjashtim… veçanërisht fjala është për amerikanët, për gjermanët, por edhe për britanikët, e të tjerët.

Po përse edhe ndërkombëtarët mbështesin ‘ndryshimin pozitiv…’?

Sepse:

Rama është i vetmi në botë që e ka cilësuar Trump ‘turpin e njerëzimit’ dhe i ka bërë thirrje amerikanëve ‘të mos e votojnë kandidatin Trump si president të SHBA’…Një ndërhyrje e paprecedentë në punët e brendshme të vendit më të fuqishëm të globit.

Rama është njëlloj si shumë diktatorë të tjerë e ka cilësuar Zërin e Amerikës si ‘kazan’ vetëm se Zëri i Amerikës ka publikuar një video ku tregohet sesi Rama për të fituar zgjedhjet ka përdorur kriminelët e të korruptuarit për të blerë votat…

Rama është i vetmi drejtues shqiptar në këto 28 vjet që është rreshtuar me Putin e Erdogan kundër SHBA në disa votime në OKB duke e futur Shqipërinë ne grupin e ‘vendeve jo-mike të SHBA’.

Rama është i vetmi në botë që ka shkuar në takime zyrtare të rëndësishme me atlete dhe brekushe kur vendet serioze e konsiderojnë protokollin një çështje respektimi të rregullave dhe vlerave të përbashkëta. Kjo e ka shtyrë zëvendës-presidentin amerikan ta dëbojë Ramën në momentin kur do të bëhej foto e përbashkët me të gjithë kryetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Apo presidentin francez Makron ti heqë vizën të cilët Rama për më tepër me marrëzinë e tij i ka dhuruar edhe një palë atlete kineze, Dhe ajo që i ka ‘tërbuar’ amerikanët e europianët është se Rama jo vetëm i ofendon duke shkuar në takime me brekushe e atlete por kur shkon te Erdogan kujdeset të vishet siç duhet sepse e di shumë mirë si do të ishte reagimi i tij ndaj një ofendimi të tillë.

Rama është i vetmi drejtues në botë që luan rolin e kllounit në drekat zyrtare duke bërë shaka banale dhe treguar barcaleta të rëndomta, aq sa drejtues të rëndësishëm europianë e veçanërisht gjermanë ja kanë hequr vizën për bezdinë që ju ka krijuar gjatë këtyre eventeve.

Rama është shfaqur në sytë e lidershipit europian, veçanërisht të kancelares Merkel, mosmirënjohës, i pabesë dhe tinëzar, duke i ngulur thikën pas shpine Europës për shkak të angazhimit aktiv së bashku me Vuçiç e Thaçin në një projekt që Merkel, por edhe shumë liderë të tjerë europianë e konsiderojnë një veprim që destabilizon Ballkanit, por edhe shumë i rrezikshëm për BE. Kjo ka bërë që Merkel ta refuzojë Ramën përfundimisht.

Por ajo që e ka klasifikuar Ramën si personin e padëshiruar për të gjithë dhe që duhet larguar sa më shpejt nga drejtimi i vendit, është ajo që është shkruar në Raportin e Pribes, ish drejtorit të Komisionit Europian, për vendet e Ballkanit Perëndimor, se Rama si të gjithë drejtuesit e tjerë aktuale të vendeve të BP ‘ka kapur shtetin’.

Pra që Rama i korruptuar dhe i lidhur me krimin, ka vendosur nën kontroll kuvendin, biznesin, median, shoqërinë civile, drejtësinë dhe zgjedhjet. Dhe Pribe deklaron në raportin e tij se të gjithë kancelaritë e Europës dhe të botës demokratike janë të njohura me këtë gjendje por kanë heshtur deri tani apo nuk kanë vepruar se ‘ende nuk kanë një projekt të qartë për adresimin e gjendjes’; deri tani kanë vepruar vetëm në Maqedoni dhe shumë shpejt kjo gjë do të ndodhë edhe në vendet e tjera, Serbi, Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi dhe BiH…

Kategori
Uncategorized

Qytetarë ejani nesër

Qytetarë ejani nesër

Gani Murati.

Nesër shqipëria proteston nesër qytetarët e elbasanit dhe cdo qytetar nga veriu në jug do jenë nesër në tiranë nesër duhet të jemi bashkë

Pa dallim bindje politike i djathtë i majtë

Në fund te fundi lakun eh kemi të gjithë në fyt

Nga kjo qeveri që nuk mendon për popullin

Po për zuzarët dhe nje grusht oligarkëve qe

Pasurohen me taksat tona!

Konkretisht ju qytetarë elbasanas duhet të jeni

Nesër aty jo për partinë demokratike po për tê

Drejta e juaj nëqofte se zeri i juaj nuk është

Dêgjuar atherë keni te drejtën e juaj që nesër

Të jeni aty nesër është protesta e qytetarve

Nesër është protesta e mbarë popullit shqiptarë

Ti themi jo vjedhjes nga bandite qeveritarë me

Kollare nesër ju me prezencën e juaj dhe mbarë

Qytetare do ti jepni veridiktin e juaj se të parët

Jeni ju tē parët jemi ne !!

Qyteti i elbasanit ndodhet nē skamje totale

Shumë njërz po braktisin qytetin!

Papunsia ka arritur kulmin si asnjëhere tjeter

Rruget mbeten copë copë

Lind pytja për ca janë votuar këto

Për te mbush xhepa apo për ju

Realiteti eshte kundra jush

Nesër duhet tē jemi bashke

Sepse e mira do vij shumë shpejt!

Kategori
Uncategorized

Thika ju ka shkuar deri në kocke, në vendlindje a diasporë. Kupa, është mbushur plot. Veç një pikë më tepër, dhe ajo fillon e zbrazet.

Frika tashmë është vrarë përfundimisht.

Është vrarë në Vlorë, në Pogradec, në Mirditë, në Elbasan, në Korçës, në Gjirokastër, në Myzeqe e gjetkë e gjetkë. Edhe sikur hiç të mos ndjejë Kryeministri Rama nga protesta, sado që zhvillimi ngjarjeve flet për të kundërtën, së paku faktorizimi i protestuesve, pavarësisht numrit të tyre 200-100-ose-20-mijë, do të vërë në dukje numrin e vjedhur të votave, përkatësisht me numrin e karrigeve që kanë zënë në Parlament deputetë të paligjshëm të mazhorancës “rilindëse”, siç vërente me tepër elegancë gazetareske Ilir Nikolla në një shkrim të dy a tri ditëve përpara.

Nga Eden Babani, Bruksel/

Protesta e paralajmëruar e së shtunës 16 shkurt ka vënë në lëvizje gjithë opinionin publik shqiptar brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. S’ kishte sesi të ndodhte ndryshe, përderisa bash në pikën e vlimit të situatës politike, tashmë janë hedhur zaret lidhur me fatin e së ardhmes së demokracisë në vendin tonë. Nuk është rasti, madje edhe koha nuk ndalet një grimë që të na presë të shkruajmë e të rishkruajmë dështimet dhe skandalet e njëpasnjëshme të një qeverie të paligjshme, ardhur në pushtet me blerje votash. Tashmë ato dihen mirëfilli prej gjithë qytetarëve të Shqipërisë, pavarësisht përkatësive politike majtas ose djathtas të secilit syresh. Kësisoj, them se do të ishte e mjaftueshme dhe gjithëpërfshirëse shprehja se thika u  ka shkuar atyre deri në kocke, në vendlindje qofshim a në diasporë. Kupa, pra, është mbushur plot. Veç një pikë më tepër, dhe ajo fillon e zbrazet.

Në të tilla kushte nuk më befasojnë as besueshmëria se 16 shkurti do ta çonte brenda ditës Kryeministrin Rama në pension politik, as hije dyshimesh të hedhura vend e pavend për kinse pazare të liderit të opozitës, Lulzim Bashës, duke iu referuar enigmës së marrëveshjes së qershorit 2017. Madje, nuk më befason aspak edhe ideja e hedhur dhe e përpunuar herë me dashje dhe herë pa dashje në skenën mediatike shqiptare, lidhur me “mosbesimin e ndërsjellë” PD-LSI. Mua, do të më mjaftonte qoftë edhe vetëm vrasja e frikës ndaj një llahtari pafund, që po na e nxit qeverisja aktuale çdo ditë, çdo orë, çdo minutë. Kjo do të ishte sipas meje fitore sa e pritshme, aq edhe e sigurtë e opozitës së bashkuar në planin politik, edhe sikur të funksionojë bllokimi i rrugëve dhe i autostradave, siç po bëhet me dije sot. Të tjerat, shkallë-shkallë dhe një e nga një. Sepse rënia e diktaturave, sikundër edhe regjimi tashmë i instaluar në pushtet i klaneve “rilindëse”, kalon përmes procesesh e zigzagesh politike shpesh të paparashikuara, çka parakupton elasticitet politik nga ana e opozitave, që të mos degradohet procesi e të mos kalohet në dhunë të njërës palë ndaj tjetrës.

Në vetvete, nuk jam i prirë të besoj në ide “konspirative”, domethënë në garanci që mund të ketë marrë opozita e bashkuar përmes kanaleve të saj të nëndheshme me segmente të caktuara të komunitetit ndërkombëtar, siç pëshpëritet në rrethe të mbyllura si andej, buzë Adriatikut, ashtu edhe këtej, në shtjellat e vranësirave euroatlantike. Që rrugët e padukshme të konspiracionit kanë ekzistuar qysh në krye të herës së historisë së njerëzimit dhe që ato janë përsosur sot deri në tejskaj, kjo dihet botërisht. Por sot për sot kjo është histori tjetër, që mbase e ardhmja do ta ndriçojë. Në rastin tonë, s’ka pse të kërkojmë halë në përpeq. Gjithçka tek ne është e qartë si në dritë të diellit, qoftë sa i takon rrafshit politik, qoftë atij ekonomik, qoftë atij të sigurisë, të shëndetësisë, të arsimit e të kulturës, qoftë edhe të çka ta ka ënda të shtosh tjetër. Gjithçka te ne është e përmbysur kokëposhtë, kurse komunitetit ndërkombëtar ka sy e shikon, ka veshë e dëgjon, mbase më mirë edhe sesa sytë tanë të mjegulluar, më mirë sesa veshët tanë të taposur apo sesa kokat tona të trullosura nga përditësimi halleve pafund, teksa halli hallit nuk i ngjan.

Jam i bindur katërçipërisht për gjithë sa më sipër. Bindjen time nuk e luan as topi, pale do përçartje mediatike si ato të tipit spartakngjela, të cilin e rren mendja se i di të gjitha punët nga Amerika, në Rusi, e Kinë; nga reforma jonë në drejtësi, te korrupsioni i pushteteve dhe i opozitave në Shqipëri, në Kosovë e në gjithë Gadishullin Ballkanik, përfshirë edhe Turqinë e Lindjen e Mesme toptan. Përçartje të atilla që bien ndesh me vetveten, le që nuk i shkulin dot një qime lëkurës së ariut (lexo: protestës së 16 shkurtit), por dashur-padashur u japin besueshmëri analistëve me reputacion mbarëkombëtar si, fjala vjen, gazetares me integritet të padiskutueshëm, Sonila Meço, së cilës avokati sharlatan sapo i është sulur me një lumë akuzash që vetëm pështjellojnë mendjet e publikut të painformuar ose të keqinformuar.

Kam ndjekur me vëmendje të gjitha lëvizjet e liderëve të opozitës së bashkuar, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Për mua që jetoj larg vendlindjes, ato kanë qenë shpresëdhënëse në kuadrin e përgjithshëm të protestës së pritshme. Gjithsesi, do të veçoja lëvizjet për gjatë më shumë sesa një orë në këmbë të Bashës në Vlorë dhe në Pogradec. Jo për faktin se elektorati pogradecar ka qenë i zhbalancuar në këta tridhjetë vjet të pluralizmit politik. As sepse Vlora ka anuar gjatë kësaj kohe më tepër majtas sesa djathtas. Por sepse, denbabaden korçar e devolli, pak edhe pogradecar (për rrjedhojë), e njoh mentalitetin demokratik të banorëve të atyre viseve. Ata u binden vetëm vullneteve vetjake, në përkatësi me mbarëvajtjen e punëve të tyre dhe të familjeve të tyre. Ashtu edhe për Vlorën, ngase ndihem edhe ca vlonjat, meqë atje kam kaluar vitet më të bukura të rinisë sime të hershme. Vlora ashtu është prerë denbabaden. Sa me Ballin Kombëtar, aq edhe me Partinë Komuniste, gjatë Luftës. Sa me pushtetin gjatë regjimit të Enver Hoxhës, aq edhe kundër tij, me sa e sa të vrarë si kundërshtarë të regjimit, me sa e sa të ndrydhur burgjeve të diktaturës a të internuar anekënd vendit. Sa majtas, aq edhe djathtas gjatë viteve të pluralizmit politik….

Ama frika tashmë është vrarë përfundimisht. Është vrarë në Vlorë, në Pogradec, në Mirditë, në Elbasan, në Korçës, në Gjirokastër, në Myzeqe e gjetkë e gjetkë. Edhe sikur hiç të mos ndjejë Kryeministri Rama nga protesta, sado që zhvillimi ngjarjeve flet për të kundërtën, së paku faktorizimi i protestuesve, pavarësisht numrit të tyre 200-100-ose-20-mijë, do të vërë në dukje numrin e vjedhur të votave, përkatësisht me numrin e karrigeve që kanë zënë në Parlament deputetë të paligjshëm të mazhorancës “rilindëse”, siç vërente me tepër elegancë gazetareske Ilir Nikolla në një shkrim të dy a tri ditëve përpara.

Kategori
Uncategorized

Ka raste kur është i ligjshëm rrëzimi me forcë i qeverisë

Kjo nuk do të thotë se njerëzit duhet të rebelohen me armë, kjo nuk do të thotë se njerëzit do të gjuajnë me zjarr mbi godinat qeveritare dhe mbi qeveritarët, por kjo nuk do të thotë se njerëzit do të vijnë dhe do të ikin pas gjysëm ore manifestim paqësor në pritje të ndërgjegjësimit të qeverisë. Nuk ekziston asgjë më e madhe se sa e drejta e njerëzve ndaj qeverisë së tyre. Njerëzit kanë të drejtë natyrore ta rrëzojën një qeveri që është kundër tyre… edhe me forcë.

Fitim Zekthi

Të shtunën opozita ka thirrur në protestë njerëzit e çdo kategorie apo grupi shoqëror, në atë që ajo e quan protestë popullore për të rrëzuar qeverinë dhe ngritur një qeveri të re me mbështetje të gjerë politike, që të bëjë të mundur thërrmimin e mekanizmave kriminalë, sipas saj, që vjedhin zgjedhjet, vjedhin pronën publike, uzurpojnë institucionet dhe e shndërrojnë vendin në një kopsht të sundimit autoritarist apo despotik.

Ka patur gjithnjë debate në Shqipëri nëse mund të rrëzohet një qeveri me protesta dhe nëse është apo jo demokratik rrëzimi i qeverisë me protesta. Qeveritë në pushtet dhe njerëzit e tyre në media (kjo e sotmja i ka me shumicë dhe gati kontrollon gjithë median), kanë argumentuar gjithnjë se është vota e popullit ajo që vendos dhe vetëm ajo mund të rrëzojë një qeveri. Qeveritë në pushtet dhe njerëzit e tyre kanë thënë se asnjë formë presioni popullor, apo asnjë formë shtrëngese popullore, nuk mund të përdoret për të rrëzuar një qeveri. Është thënë, siç tha kryetari i grupit parlamentar të PS-së dy ditë më parë, se nuk do të lejohet të thyhet asnjë xham, se nuk do të lejohet të preket asgjë, se qeveria do të ndëshkojë këdo që ndërmerr veprime të dhunshme.

Çështja se si duhet të veprohet me një qeveri e cila nuk pyet për njerëzit, i vjedh dhe i sundon ata, kthehet në tiranike apo despotike dhe nuk lejon zëvendësimin e vetes me zgjedhje është diskutuar vazhdimisht dhe shumë fort në kohë moderne (padyshim edhe në antikitet apo kohë të tjera) nga mendimtarë dhe filozofë, sidomos në Perëndim. Në shumë kushtetuta apo në shumë dokumente të tjera politike të vendeve të Perëndimit gjendet i përfshirë, në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar, ekstrakti apo fryma e asaj që ka dalë nga fermenti i këtij mendimi dhe diskutimi të gjatë.

Dokumenti më i fuqishëm dhe ndoshta më madhështori i prodhuar ndonjëherë nga mendimtarë dhe liderë epokalë politikë është Deklarata e Pavarësisë e ShBA-ve. Në këtë dokument Etërit Themelues (autorët), disa prej mendjeve të rralla të atij vendi dhe botës, shpjegojnë parimet themelore mbi të cilat, ata dhe populli amerikan, do të qeverisen, shpjegojnë natyrën e qeverisë që do të ngrenë, shpjegojnë filozofinë e të drejtës që i udhëheq, qëllimet dhe vlerat që i mban ata bashkë. Kushtetuta që u miratua më pas është zgjatim i këtyre parimeve dhe i kësaj filozofie.

Deklarata e Pavarësisë bën në hyrje një pohim epistemologjik duke thënë se Të Vërtetat (mbi të cilat ata po ngrenë qeverinë) janë të vetëdukshme… njerëzit janë të pajisur me të drejta natyrore nga Zoti dhe se ato janë të patjetërsueshme. Për të garantuar këto të drejta, thotë Deklarata, njerëzit ngrenë qeveri. Në momentin që qeveria nuk mbron më këto të drejta, në momentin që qeveria bëhet shkatërruese e këtyre qëllimeve atëherë “…është e Drejta e Njerëzve ta ndryshojnë ose të rrëzojnë këtë qeveri dhe të ngrenë një të re që t’i ketë themelet mbi parime dhe ta organizojë pushtetin në një formë të tillë që njerëzit mendojnë se mbron sigurinë dhe lumturinë e tyre…”.

Etërit Themelues kanë qenë shumë të kujdesshëm. Ata e dinin që një qeveri nuk mund të rrëzohet dhe nuk duhet të rrëzohet pse ajo thyen një ligj, pse ajo bën një veprim të keq, pse ajo qeveris keq në një gjë apo pse ajo nuk largon të keqen nga populli i saj. Ata në Deklaratë thonë se “njerëzit janë më shumë të predispozuar të vuajnë, teksa e keqja zgjat, më shumë se sa të përdorin të drejtën për të rrëzuar një formë qeverisjeje me të cilën ata mësohen”. Këtu, Etërit Themelues, sipas shumë studiuesve kanë kuptuar psikologjinë e njerëzve dhe të qeverisë dhe duan të këshillojnë për durim, në mënyrë që vendi apo shoqëria të mos hyjnë në andralla. Mirëpo fjalia më pas në Deklaratë vijon: “Por kur një varg i gjatë abuzimesh dhe pushtimi të institucioneve dhe të drejtave… e redukton qeverinë në një regjim despotik… atëherë është e Drejta e popullit, e njerëzve, është Detyra e tyre ta përmbysin një qeveri të tillë dhe të gjejnë  rojtarë të rinj për sigurinë e tyre”.

Duke mbetur po në këtë linjë, gati 80 e ca vjet më pas në fjalimin e tij të inaugurimit si president i ShBA-ve (mandatiiI parë), Abraham Linkoln tha se, “ Ky vend, me institucionet e tij, i përket popullit që e banon atë. Kur ky popull  bëhet i pakënaqur me qeverinë ekzistuese ai mund të përdorë të drejtën kushtetuese për ta përmirësuar atë, ose të drejtën revolucionare për të ndryshuar anëtarët e saj ose për ta rrëzuar atë”. Literatura e filozofisë politike apo e dokumenteve politike të vendeve të ndryshme është e mbushur pa fund me tekste që janë në këtë frymë.l

Pa i hyrë diskutimit nëse qeveria Rama është një qeveri e ngritur (zgjedhur) nga njerëzit për të garantuar të  drejtat themelore të tyre, po pyesim vetëm nëse kjo është një qeveri që i garanton sot këto të drejta. Pra, nuk po diskutojmë mënyrën se si i fitoi zgjedhjet dy vjet më parë (mjafton vetëm denoncimi te ‘Zëri i Amerikës’ për të kuptuar shkallën e tmerrshme, por edhe të turpshme të blerjes së votave), por po pyesim ‘a i garanton qeveria Rama të drejtat themelore, të drejtën  e jetës, lirinë, të pronës, të ndjekjes së lumturisë dhe të ndërtimit të një jete të qetë familjare, ku të ketë mundësi gjithkush të jetojë me djersën e vet, të shkollojë dhe të rrisë paqësisht fëmijët e vet, etj…?” A i përdor qeveria Rama institucionet e shtetit për të garantuar këto të drejta? A i përdor qeveria Rama paratë e njeërzve për të garantuar këto të drejta? Apo, a është qeveria Rama një qeveri që, siç thotë Deklarata e Pavarësisë, është kthyer në qeveri që shkatërron qëllimin e garantimit të lirive dhe të drejtave?

Kjo është një qeveri që garanton mbrojtje të paligjshme për ministrat duke mos lejuar për shembull arrestimin e ish-ministrit Tahiri, ose duke iu thënë gazetarëve dhe njerëzve se ata duhet t’i kërkojnë falje ish-ministrit i cili është i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Kjo qeveri garanton mbrojtje për ata që trafikojnë drogë dhe mbjellin hashash, përderisa nuk e pranoi asnjëherë se vendi u mbush me hashash, dhe përderisa mbjellja e tij u bë në sasi të pamendueshme.

Kjo qeveri nuk i përdor paratë e njerëzve për të garantuar liritë dhe të drejtat e njerëzve, por i përdor për konçesione dhjetë vjeçare me anë të të cilave borxhi publik dhe detyrimi i njerëzve rritet frikshëm dhe përfitojnë më shumë ata që marrin konçesionet etj.

Të mos flasim për pamundësinë gati absolute të ndërtimit të një jetë të qetë ku prindërit të jetojnë me djerësën e tyre dhe të rrisin fëmijët në një vend që do të jetë më i mirë, për largimet nga puna dhe emërimet partiake. Të mos flasim për ikjet massive dhe krimet masive, për zyrtarët apo deputetët e lidhur me krimin dhe as për përdorimin e tyre në zgjedhje, për mjerimin, për arsyetimet e hallexhinjve që nuk paguajnë dot drita dhe mos arrestimet atyre që trafikojnë drogë, vrasin poliicë, falsifikojnë tendera etj.

Pra, jo vetëm që qeveria nuk i përmbahet asnjë qëllimi, siç thotë Deklarata e Pavarësisë, për të cilin ajo ekziston, por ajo është bërë bartëse dhe shkak i “një vargu të gjatë abuzimesh dhe pushtimi të institucioneve dhe është bërë despotike” siç thotë Deklarata (krejëtsisht e personalizuar te Rama). Në këto kushte njerëzit kanë të “të drejtën dhe detyrën të rrëzojnë qeverinë dhe të gjejnë rojtarë të rinj për ….sigurinë e tyre”.

Nuk ka asnjë dyshim se njerëzit të shtunën e protestës kanë të drejtën ta rrëzojnë qeverinë. Në fund të fundit, siç thotë presidenti Linkoln, qeveria është e njerëzve dhe është për ta. Kjo nuk do të thotë se njerëzit duhet të rebelohen me armë, kjo nuk do të thotë se njerëzit do të gjuajnë me zjarr mbi godinat qeveritare dhe mbi qeveritarët, por kjo nuk do të thotë se njerëzit do të vijnë dhe do të ikin pas gjysëm ore manifestim paqësor në pritje të ndërgjegjësimit të qeverisë. Nuk ekziston asgjë më e madhe se sa e drejta e njerëzve ndaj qeverisë së tyre. Njerëzit kanë të drejtë natyrore ta rrëzojën një qeveri që është kundër tyre… edhe me forcë.

Kategori
Uncategorized

MË VRISNI MUA DHE MURGESHAT SI FILLIM, PASTAJ VRISNI MYSLIMANËT/RRËFIMI I RRALLË I PRIFTIT.

Serbët kishin tentuar të futeshin brenda në kishë për t’i vrarë të gjithë, por prifti kishte kërkuar që fillimisht të vritet ai dhe murgeshat e më pas fshatarët.

Veç kësaj, Prifti katolik gjatë luftës rrahu këmbanën e kishës për tu kujtuar vëllezërve mysliman kohen e Iftarit

Çfarë është kjo këmbanë në ketë interval kohorë të pazakontë, kishte pyetur Priftin një përfaqësues ndërkombëtar? Po bije në shenjë respekti që tregohet ndaj vëllezërve shqiptar të besimit mysliman që janë të strehuar neper familje të famullisë, se është koha për të shtruar sofrën e Iftarit, iu kishte përgjigjur Don Kelemend Spaqi me shumë butësi.

Prifti Katolik, Don Kelmend Spaqi, famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan, gjatë kohës se luftës se vitit 1998-98, rrahu këmbanat për tu treguar myslimaneve të strehuar në familjet e fshatrave Gllogjan, Nepole, Llugagji e deri ku jehonin tingujt se është koha e iftarit për ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të “Ramazanit”.

Për një përfaqësues ndërkombëtar që ishte për vizitë në zyrën e famullitarit, tingujt e këmbanës në atë kohë krijuan kureshtje, por kur mësoj arsyeje ishte mbetur i shtangur nga veprimi dhe kujdesi i një prifti katolik për shqiptaret e besimit mysliman që bëjnë iftarin me kambanat e Kishës.

Prifti katolik ka treguar se

Kategori
Uncategorized

George H. W. Bush, i fundit i atyre patriarkëve

Alfred Lela

George Herbert Walker Bush ndërroi jetë më 30 nëntor në moshën 94 vjeçare. Ai ishte Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm dy mandate e ndanë Bill Klintonin, që e mundi në zgjedhjet e vitit 1992, nga presidenca e të birit, George, të riut, që qëndroi në Shtëpinë e Bardhë deri në vitin 2004, kur u zëvendësua nga Barack Obama.

Përveçse të qenit patriarku i një prej ‘familjeve të mëdha’ në politikën amerikane, George Herbert Walker Bush është dhe një konservator i moderuar. Që në vitin 1966 ai i pat thënë një miku se, ‘kur termi i moderuar ktheht në fjalë të pistë, ne kemi një problem’. Këtë moderacion ai e ruajti edhe në rezervat që pati për njeriun zëvendës president i të cilit ishte, Ronald Reagan që, njëkohësisht, premtonte rritje të shpenzimeve ushtarake, ulje të taksave dhe buxhet të balancuar.

Megjithatë, moderacioni nuk ishte i mjaftueshëm për të që të fitonte një mandat të dytë presidencial, duke u bërë thuajse i vetmi President që humbte në përpjekjen pasardhëse. Moderimi, ndoshta, e shtyu që të sulmonte, me një vendim të shpejtë e unanim, duke marrë mbështetjn e OKB dhe të Kongresit, Irakun që pushtoi në vitin 1992, Kuvajtin e vogël. Ironitë e fatit apo të historisë e ndalën atë para vendimit që të rrëzonte nga pushteti Sadam Huseinin, çka i lejoi të birit President një dekadë më vonë, një tjetër ndërhyrje më brutale, më të efektshme (në terma afatshkurtër) dhe një prani ushatarke amerikane që vazhdon ende të ekzistojë dhe të prodhojë fatalitete, dilema dhe kundërshtime.

Bushi i vjetër ishte instrumental në përfundimin e Luftës së Ftohtë, shmangien e përplasjeve të mëdha (çmontimin e ‘Luftës së Yjeve’) dhe shpërbërjen e qetë të Bashkimit Sovjetik dhe të Traktatit të Varshavës. Te Mikhail Gorbaçov, lideri i Perestrojkës, ai pa një shtetar me të cilin mund të punonte dhe të dialogonte. Ky dialog lejoi edhe bashkimin e Gjermanive, edhe braktisjen prej Gorbit të ‘doktrinsë së Brezhnjevit’ duke mos ndërhyrë ushatrakisht pas shkëputjes së satelitëve sovjetikë në Europën Lindore.

Ajo ‘detantë’ me komunzimin botëror prodhoi efektet e veta edhe për Shqipërinë e vogël e cila nuk ishte satelit i askujt, por vërtitej në galaksinë pa orbitë të stanlinizmit të vet sipas imagjinares paranoide të Hoxhës ateist.

Nga shërbimi shqip i ‘Zërit të Amerikës” që filloi ‘desantimin’ e ideve duke i dhënë hapësirë atyre pak zërave kritikë në Tiranë, dhe më vonë, kur partitë opozitare ishin krijuar tashmë, vizitën në Shqipëri të Sekretarit të tij të Shtetit, James Baker.

‘Liria funksionon’, tha Baker para një turme entuziaste dhe patetike prej qindra mijra njerëzish, më e madhja e parë ndonjëherë në sheshin ‘Skënderbeg’. George Bush, i vjetri, i çoi edhe një sinjal paralajmërues shefit serb, Sllobodan Milloshevic, atë që njihet si ‘paralajmërimi i i Krishtlindjes’ duke e kërcënuar me luftë në rast agresioni të shqiptarëve të Kosovës. Një shenjë që do të bëhej verdikt 6 vjet më vonë nga pasardhësi i tij, Bill Klinton, që urdhëroi bombardimet mbi Serbinë. Nëntë vjet më vonë, i biri, Bushi i ri, shpalli në Tiranë në krah të Kryeministrit Berisha se Kosova, herët apo vonë, do të ishte shtet i pavarur. Pas nëntë muajsh, u tha, u bë.

George Herbert Walker Bush, më shumë se nga aksionet simbolizohet ndoshta nga një frazë e vetme: Rendi i Ri Botëror (New World Order). Ai është një prej atyre politikanëve të një epoke tashmë të shkuar në botë, liberalë duke qenë konservatorë apo konservatorë duke qenë liberalë, që i moderuan ideologjitë personale apo forcave që përfaqësonin në favor të këtij rendi. Me Macronin, Le Pen-in, Grillon, Salvinin, Kurzin, Trumpin, Erdoganin dhe Putinin, mund të thuhet se sërishmi kemi një ‘Rend të Ri Botëror’, por ‘i riu i të vjetërve’, Bushit, Kohlit, Gorbaçovit, Miteranit, Thatcher-it ishte diçka tjetër.

Sigurisht, me kufizimet e veta, por pikërisht te këto kufizime gjendej maturia dhe liria e atij rendi. George Bush i vjetri, që shkon sot, është ndër të fundit e atyre patriarkëve .

Alfred Lela

George Herbert Walker Bush ndërroi jetë më 30 nëntor në moshën 94 vjeçare. Ai ishte Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm dy mandate e ndanë Bill Klintonin, që e mundi në zgjedhjet e vitit 1992, nga presidenca e të birit, George, të riut, që qëndroi në Shtëpinë e Bardhë deri në vitin 2004, kur u zëvendësua nga Barack Obama.

Përveçse të qenit patriarku i një prej ‘familjeve të mëdha’ në politikën amerikane, George Herbert Walker Bush është dhe një konservator i moderuar. Që në vitin 1966 ai i pat thënë një miku se, ‘kur termi i moderuar ktheht në fjalë të pistë, ne kemi një problem’. Këtë moderacion ai e ruajti edhe në rezervat që pati për njeriun zëvendës president i të cilit ishte, Ronald Reagan që, njëkohësisht, premtonte rritje të shpenzimeve ushtarake, ulje të taksave dhe buxhet të balancuar.

Megjithatë, moderacioni nuk ishte i mjaftueshëm për të që të fitonte një mandat të dytë presidencial, duke u bërë thuajse i vetmi President që humbte në përpjekjen pasardhëse. Moderimi, ndoshta, e shtyu që të sulmonte, me një vendim të shpejtë e unanim, duke marrë mbështetjn e OKB dhe të Kongresit, Irakun që pushtoi në vitin 1992, Kuvajtin e vogël. Ironitë e fatit apo të historisë e ndalën atë para vendimit që të rrëzonte nga pushteti Sadam Huseinin, çka i lejoi të birit President një dekadë më vonë, një tjetër ndërhyrje më brutale, më të efektshme (në terma afatshkurtër) dhe një prani ushatarke amerikane që vazhdon ende të ekzistojë dhe të prodhojë fatalitete, dilema dhe kundërshtime.

Bushi i vjetër ishte instrumental në përfundimin e Luftës së Ftohtë, shmangien e përplasjeve të mëdha (çmontimin e ‘Luftës së Yjeve’) dhe shpërbërjen e qetë të Bashkimit Sovjetik dhe të Traktatit të Varshavës. Te Mikhail Gorbaçov, lideri i Perestrojkës, ai pa një shtetar me të cilin mund të punonte dhe të dialogonte. Ky dialog lejoi edhe bashkimin e Gjermanive, edhe braktisjen prej Gorbit të ‘doktrinsë së Brezhnjevit’ duke mos ndërhyrë ushatrakisht pas shkëputjes së satelitëve sovjetikë në Europën Lindore.

Ajo ‘detantë’ me komunzimin botëror prodhoi efektet e veta edhe për Shqipërinë e vogël e cila nuk ishte satelit i askujt, por vërtitej në galaksinë pa orbitë të stanlinizmit të vet sipas imagjinares paranoide të Hoxhës ateist.

Nga shërbimi shqip i ‘Zërit të Amerikës” që filloi ‘desantimin’ e ideve duke i dhënë hapësirë atyre pak zërave kritikë në Tiranë, dhe më vonë, kur partitë opozitare ishin krijuar tashmë, vizitën në Shqipëri të Sekretarit të tij të Shtetit, James Baker.

‘Liria funksionon’, tha Baker para një turme entuziaste dhe patetike prej qindra mijra njerëzish, më e madhja e parë ndonjëherë në sheshin ‘Skënderbeg’. George Bush, i vjetri, i çoi edhe një sinjal paralajmërues shefit serb, Sllobodan Milloshevic, atë që njihet si ‘paralajmërimi i i Krishtlindjes’ duke e kërcënuar me luftë në rast agresioni të shqiptarëve të Kosovës. Një shenjë që do të bëhej verdikt 6 vjet më vonë nga pasardhësi i tij, Bill Klinton, që urdhëroi bombardimet mbi Serbinë. Nëntë vjet më vonë, i biri, Bushi i ri, shpalli në Tiranë në krah të Kryeministrit Berisha se Kosova, herët apo vonë, do të ishte shtet i pavarur. Pas nëntë muajsh, u tha, u bë.

George Herbert Walker Bush, më shumë se nga aksionet simbolizohet ndoshta nga një frazë e vetme: Rendi i Ri Botëror (New World Order). Ai është një prej atyre politikanëve të një epoke tashmë të shkuar në botë, liberalë duke qenë konservatorë apo konservatorë duke qenë liberalë, që i moderuan ideologjitë personale apo forcave që përfaqësonin në favor të këtij rendi. Me Macronin, Le Pen-in, Grillon, Salvinin, Kurzin, Trumpin, Erdoganin dhe Putinin, mund të thuhet se sërishmi kemi një ‘Rend të Ri Botëror’, por ‘i riu i të vjetërve’, Bushit, Kohlit, Gorbaçovit, Miteranit, Thatcher-it ishte diçka tjetër.

Sigurisht, me kufizimet e veta, por pikërisht te këto kufizime gjendej maturia dhe liria e atij rendi. George Bush i vjetri, që shkon sot, është ndër të fundit e atyre patriarkëve .

Kategori
Uncategorized

“Si u përdor Linda Rama për të mbuluar operacionin bankar të Samir Manes”

Nga Habjon Hasani

Emri i Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit, ka qenë kolona zanore e çdo diskutimi publik vitin e fundit në Shqipëri, sa i takon sektorit bankar.

Zonja Rama është lakuar për pjesëmarrjen e saj në bordin e ABI-Bank, në kontekstin e dyshimeve mbi mënyrën si u licencua kjo bankë me origjinë offshore, apo dhe më tej me akuza të paqarta për ‘fonde ruse’.

Por ndërsa Linda Rama dhe ABI-Bank kanë dominuar tekstet e reagimeve politike ose shkrimeve në media, një operacion tepër delikat bankar është realizuar ndërkohë.

Në Gusht të vitit 2018, “Tirana Bank” njoftoi marrëveshjen-në parim, për shitjen e aksioneve të saj drejt grupit të biznesit Balfin (joint-venture me Komercalnija Bank, Maqedoni).

Kur u çel procesi i shitjes së “Tirana Bank”, grupi Balfin kishte konkurent pikërisht bankën e shumëpërfolur ABI-Bank, pasi dhe ABI synonte të realizonte këtë blerje. ABI ishte një rivale direkte e grupit Balfin në këtë operacion.

Grupi Balfin është në pronësi të afaristit Samir Mane, zoti Mane ka një valencë të veçantë për shkak të ndikimit të tij okult në rangjet e larta të politikës, lidhjet me grupe të fuqishme interesi në Ballkan dhe për kontrollin direkt ose indirekt që ai ushtron në dy televizionet kombëtare TV-Klan dhe Top-Channel.

Pasi u shpall në muajin Gusht marrëveshja në parim për blerjen e “Tirana Bank” nga grupi Balfin i Manes, procesi duhej të kalonte dhe disa filtra para se të ekzekutohej tërësisht.

Duhej aprovimi paraprak nga Banka e Shqipërisë, më pas duhej aprovimi nga Autoriteti i Konkurencës dhe më pas aprovimi përfundimtar sërish nga Banka e Shqipërisë.

Në Shtator 2018, zoti Mane nisi një lobim në prapaskenë për të emëruar në bordin drejtues të Bankës së Shqipërisë, mikun e tij, ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode.

Zoti Bode u emërua zyrtarisht anëtar i BSH-së në muajin Nëntor-2018, ndërsa emërimi i tij shkaktoi jo pak debate. Partia Demokratike jepte sqarime publike se nuk ishte ajo që e kishte propozuar zotin Bode si anëtar Bordi të BSH-së, por kryeministri Edi Rama, ndërsa në sfond dëgjoheshin dhe akuzat e zakonshme ndaj Linda Ramës dhe ABI-Bank.

I vetmi përfitues i pashqetësuar dukej zoti Mane. Ai ishte në prag të finalizimit të blerjes së “Tirana Bank”, kishte finalizuar me sukses emërimin e mikut të tij në bordin e Bankës së Shqipërisë, opozita sqaronte miletin lartë e poshtë se nuk ishte ajo që e kishte bërë emërimin e Bodes por Edi Rama, ndërsa banka rivale ABI-Bank, ishte në shënjestër akuzash bashkë me gruan e kryeministrit. Perfekt.

Ndërsa zoti Bode ishte ulur në tryezën e bordit të BSH-së, Autoriteti i Konkurencës vijonte shqyrtimin e operacionit të blerjes së Tirana Bank.

Në muajin Dhjetor, Autoriteti i Konkurencës i kërkoi mendim Bankës së Shqipërisë për këtë operacion blerjeje, ndërsa Banka iu përgjigj se për të çdo gjë ishte OK.

Sidoqoftë Autoriteti i Konkurencës në janar 2019, doli me një vendim, ku ndërsa aprovonte shitjen e “Tirana Bank” drejt grupit Balfin, ngrinte dyshime se kjo blerje mund të shfrytëzohej nga ky grup për të injektuar paratë e kreditorëve drejt kompanive me bilanc negativ të “Balfin”, ose mund të ndikonte në diskriminimin e kompanive rivale të Balfin në procesin e dhënies së kredive. (Shkarko raportin e plotë të Autoritetit të Konkurencës).

Për t’u siguruar se këto fenomene nuk do të ndodhnin tani që pronari do të ishte grupi “Balfin” i Samir Manes, Autoriteti në vendim i lë detyrë Bankës së Shqipërisë që të mbajë nën monitorim të gjitha kompanitë e biznesit të grupit “Balfin” duke i konsideruar këto kompani si të lidhura integralisht me sistemin bankar.

Për të kuptuar më shumë, Hashtag.al iu drejtua zyrtarisht Bankës së Shqipërisë. Përgjigjet që jep Banka e Shqipërisë në lidhje me këtë çështje duken “si të ngrira”, ndërsa BSH në mënyrë të çuditshme mohon se Autoriteti i Konkurencës i ka lënë detyrë të posaçme të mbikqyrë aktivitetin e “Tirana Bank” dhe “Balfin Group”, ndonëse në vendimin e Autoritetit, diçka e tillë shkruhet e zezë mbi të bardhë. (Shkarko letërkëmbimin me Bankën e Shqipërisë)

E ndërsa Autoriteti i Konkurencës aprovoi shitjen e “Tirana Bank” duke kamufluar si me stil dyshimet e veta, Banka e Shqipërisë dha aprovimin përfundimtar për këtë operacion më datën 6 Shkurt 2019.

Dyshimet e raportit të Autoritetit të Konkurencës dhe aprovimi final nga BSH, kaluan pa u vënë re nga media.

Në sfondin mediatik, dëgjoheshin kryesisht disa deklarata nga LSI që akuzonte Linda Ramën dhe ABI-Bank për avazet e zakonshme.

Më datën 7 shkurt, një ditë pasi kishte aprovuar shitjen e “Tirana Bank”, nëpërmjet një deklarate për shtyp, Banka e Shqipërisë hodhi poshtë akuzat e LSI-së ndaj ABI-Bank. Ishte e para deklaratë zyrtare e Bankës së Shqipërisë për këtë çështje.

Duhet të ketë qenë një deklaratë komode për Bankën e Shqipërisë, kishte miratuar operacionin bankar në leverdi të një afaristi të fuqishëm si Samir Mane dhe tani ishte e ngeshme t’i jepte ndonjë sqarim dhe obsesionit të opozitës me Linda Ramën.

Në finale, afaristi Samir Mane jo vetëm që arriti të imponohej ndaj kryeministrit, Autoritetit të Konkurencës dhe Bankës së Shqipërisë për të blinduar pozitat e tij në sektorin bankar, por ai arriti të realizonte dhe një operacion të shkëlqyer mediatik, ku asnjë media, asnjë ekonomist, nuk guxoi të shqyrtonte shkaqet dhe pasojat e operacionit të shitjes së “Tirana Bank”, por përkundrazi, shërbeu vetë gruaja e kryeministrit si kopertura më e mirë që opozita dhe media të kishin me ç’të merreshin ndërsa Mane kopsiste letrat i pashqetësuar.

Kategori
Uncategorized

Federata botërore e paqes (AMBASADORËT E PAQES) ëndrra më e bukur e lirisë.

Albin Kurti/

Seul Korea e Jugut.

Lexojeni:

Shkëlqesi, Zonja dhe Zotërinj, Motra dhe Vëllezër, Të dashur Miq, 

Jam i nderuar dhe i gëzuar që më jepet mundësia të marr pjesë në Samitin e Federatës Botërore të Paqes. Kjo është hera e pare për mua të jem present në një ngjarje të Federatës Botërore të Paqes dhe hera ime e parë të jem në Seul dhe Kore. Por, unë ndihem sikur kam qenë këtu edhe më herët, sikur jemi parë diku gjetiu. Unë ndoshta ndjehem në këtë mënyrë, sepse ne takohemi si njerëz që jemi së bashku edhe kur nuk jemi, derisa kemi një betejë të përbashkët – për paqen dhe unitetin, barazinë dhe sigurinë, mirëqenien dhe drejtësinë. 

Faleminderit për ftesën dhe mundësinë për t’u bashkuar me ju sot këtu. 

“Ëndrrat më të bukura për lirinë janë ëndërruar në burg”, ka thënë Friedrich Schiller më parë, në kohën e tij. Në mënyrë të ngjashme, mund të thuhet se ëndrrat më të mira për paqen janë ëndërruar në kohë lufte. Gjithashtu, dëshirat më të mira për unifikim dhe integrim janë ëndërruar nga njerëz të ndarë, nga anëtarë të familjeve që janë të veçuar nga qytetarët, të cilët mbahen ndarazi forcërishtë. 

Unë kam njohur dhe përjetuar personalisht shtypjen dhe burgun, luftën dhe ndarjen; megjithatë, unë i kam ndeshur ato të bashkuara në një, si kurrë më parë, te paraardhësi i lëvizjes sonë çlirimtare, tek ambasadori për paqe dhe laureatin e çmimit Saharov të paqes, tek z. Adem Demaçi, biografia dhe përvoja jetësore e të cilit ngjajnë ngushtësishtë martirizimit dhe përvojës triumfuese të shpirtit paqedashë të themeluesit të Federatës Universale të Paqes, Të Respektuarit Sun Myang Mun. 

Unë kam qenë me fat që kam pasur mundësi të jashtëzakonshme të jem një aktivist dhe të punoj me zotin Demaçi kur ai ishte përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fund të viteve 1990. Si shkrimtar, si një intelektual disident, si një çlirimtar dhe një politikan progresiv, ai u dënua padrejtësisht me 28 vite burg. Megjithatë, kjo vuajtje e gjatë në burg, Demaçi mund të krahasohet me një qiri që digjet dhe zbehet në errësirë për të bërë dritë për ata rreth tij – për miqtë e tij, për popullin e tij. Ai u largua nga jeta verën e kaluar por do të na ndriçojë gjithmonë dhe përgjithmonë. 

Për Demaçin, lirimi i tij nga burgu, në një kohë kur Kosova dhe tokat e tjera shqiptare ishin ende nën pushtim, ishte, sipas fjalëve të tij, sikur të dilte nga një burg i vogël dhe të kthehej në një burg më të madh që kishte mbyllur një komb të tërë brenda mureve të tij . 

Pas përfundimit të suksesshëm të fushatës së përbashkët ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës, Adem Demaçi i këshilloi bashkatdhetarët e tij shqiptarë që të ndalonin identifikimin e qytetarëve të pafajshëm serbë me përkrahësit e regjimit invaziv serb. “Dje, ne luftuam kundër shovinistëve serbë,” – tha ai, – “Tani është përgjegjësia jonë të mbrojmë fqinjët tanë serbë, të cilët duhet të trajtohen si qytetarë të barabartë në Republikën e Kosovës”. Pastaj Ai do të përfundonte në stilin e tij : “Nëse ndonjë shqiptar mendon të sulmojë një serb të pafajshëm, le të vijnë dhe të sulmojnë djalin tim, Shqiptarin”.

Zonja dhe zotërinj, 

Unë tani jam deputet dhe përfaqësoj e udhëheq opozitën e re në Kosovë, e cila në thelb ka për synimin paqen e vërtetë. Përvoja na ka dëshmuar se paqja e rreme, siç thotë filozof Lu Xun, është thjesht një armëpushim i përkohshëm dhe konceptohet me një luftë të re. Marrëveshjet e këqija të paqes mund të bëhen më të këqija se sa mungesa e tyre. Paqe e vërtetë dhe e qëndrueshme është vetëm paqja e pastër moralisht.

Ka paqe në burg, ka paqe gjithashtu edhe në varreza. Paqja e pandershme është një konflikt i ngrirë, një konflikt i pashmangshëm dhe një shpërthim i mundshëm. Pa liri të vërtetë, ne më shumë e rrisim shtypjen e popullit dhe mbylljen sociale, të ngjashme me dinamitin, sa më e madhe të jetë shtypja, aq më i madh do të jetë kundërveprimi i saj i mëvonshëm. Vendi nga ku unë vij, Kosova, dhe tokat shqiptare, janë një tokë pjellore për farën e shëndoshë të paqes. Vlerat dhe parimet universale për paqen dhe harmoninë globale mishërohen në kodin e jetës së popullit të Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Por, populli shqiptar vazhdon të jetë i ndarë, i fragmentuar dhe i kërcënuar nga ndarja dhe copëzimi i mëtejshëm dhe nga një konflikt i ngrirë e gjithmonë kërcënues. “Territori mund të ndahet, por njerëzit nuk mundet”, theksoi i Respektuari Mun. Rreziqet dhe kërcënimet e tilla po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në kohën tonë. Kjo është arsyeja pse puna për paqen dhe mirëmbajtja e paqes është sa e nevojshme aq dhe e vështirë, e cila kërkon shumë punë, gjithashtu. 

Paqja pa siguri është paqe e përkohshme. Siguria pa paqe është një siguri për një pakicë. Ne kemi nevojë për të dyja, për paqen dhe sigurinë, dorë për dore, së bashku, të bashkuara. Megjithatë, kjo mbetet një vizion mjaft statik, nëse nuk ka zhvillim. Ndërsa paqja dhe siguria na kujtojnë periudhën, e cila është zhvillimi që sjell në kohë. Hapësira e urtë duhet të kemi paqe dhe të ndjehemi të sigurt. Koha na bën me dije se ne duhet të zhvillohemi, ne do të përparojmë, si njerëz, si qytetarë, si shoqëri, si popuj. Për të arritur këtë, ne duhet të fitojmë. Dhe për fitoren që ne po kërkojmë, ne duhet të ecim së bashku. Ajo që na bashkon si popuj është edhe më e rëndësishme sesa ajo që na çon përpara. Lufta është rezultat i shumë marrëdhënieve të përbashkëta. Ndërvarësia dhe bashkëvprimi përbëjnë një fushë që është në natyrën e vet një platformë ku shfaqen angazhimet shoqërore dhe institucionet politike. Sigurisht që kemi dallime, por kudo dhe gjatë gjithë kohës, ne kemi mënyrën se si shumë mënyra dhe gjëra që na bashkojnë. Gjithmonë do të fillojmë nga ajo që kemi të përbashkët. Dhe, kjo është një tjetër fushë e drejtëpërdrejtë botërore. Prandaj, me këmbënguljen tonë për vlerat universale, unë besoj se mund ta plotësojmë universalitetin si vlerë. 

Të nderuar pjesëmarrës në këtë Samit, 

Ajo që mund të duket si jo e mundshme, ne së bashku e bëjmë atë më se të mundshme. Paqja na bashkon, dhe, ne bashkohemi për paqen. Sepse ne merremi rregullisht për paqen, përmes edukimit dhe jetës, në shkolla dhe në shtëpi. Ashtu sikundër kanë theksuar i Respktuari Mun dhe Nënë Tereza, paqja fillon në shtëpi, në familje, fillon në zemrën dhe në shpirtin e secilit. Faleminderit! 

Përktheu për MekuliPress, Dilaver Goxhaj, Tiranë – Gjirokastër

Kategori
Uncategorized

Vallë kaq budallenjë na bëjnë këta njerëz dhe duhet që ne emigrantêt ti besojmë dhe t’i votojmë përsëri e përsëri!?

Vallë kaq budallenjë na bëjnë këta njerëz dhe duhet që ne emigrantêt ti besojmë dhe t’i votojmë përsëri e përsëri!?

Ju faleminderit.

Dhe me gjithë respektin personal për ju z.Ministër, nuk mundem ti bashkohem një mashtrimi me emrin “Samit i Diaspores”.

Të gënjesh të tjerët është profesion, të gënjesh vetveten është mëkat.

Ju po gënjeni dhe të tjerët dhe vetveten.

Të kujtohesh për diasporën 80 000 vota që morët me 2013 vetëm nga emigrantët në Greqi, para fushatave elektorale eshtë pafytyrësi, djallëzi, dhe paskrupullësi (një propagandë si Enveri dikur në kongreset e PPSH,me partitë komuniste ne bote ).

Të harxhosh qindra milionë kot së koti nga buxheti i shtetit,ne një kohë kur qindra e mijra familje ngrysen dhe gëdhihen pa bukë, është krim.

Ju e mashtruat me 10 premtimet tuaja duke i vjedhur votën emigracionin shqiptar, sidomos atë në greqi

Dhe nga gjithë premtimet mbajtët vetëm komoditimin e drejtuesve tuaj të degëve të “rilindjes” në greqi te cilet mashtruan emigrantet me premtimet tuaja boshe, duke mbushur përfaqsitë diplomatike atje, por dhe në vendet pikante në administratën shqiptare.

Qeveritaret e Rames dhe vete Rama sillen akoma me emigrantet sikur jane akoma ne opozite dhe jo prej gjashte (6) vitesh ne qeveri.

Premtimet në Selanik, më 1.11.2014

Së pari.

Duhet të marrë fund diskriminimi i votës së emigrantëve, të cilët nuk duhet të lëvizin më nga shtetet ku ata jetojnë për të shprehur vullnetin e tyre për qeverinë që drejton vendin amë. Emigrantët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në shtetet ku ata jetojnë” (premtim i harruar)

Së dyti.

Qeveria socialiste do të zgjidhë problematikën e pensioneve te emigranteve. Gjithë këto vite punë në emigracion nuk mund të shumëzohen me zero, kur emigrantet do rikthehen në atdhe, ne do ta bëjmë realitet njohjen e kontributeve tuaja shoqërore në Greqi përmes një marrëveshjeje, e cila tashmë ka “përfunduar”. (Akoma as nuk kanë filluar negociatat me palën greke).

Së treti.

“Shërbimi diplomatik”. Ne do t’ia heqim nga duart miqve dhe familjarëve të kryeministrit, ministrave apo deputetëve. “Shërbimi diplomatik” do të vihet në funksion të emigrantëve” dhe kush mund ta bëjë këtë më mirë se ju, që e njihni emigracionin, askush”. ( Asnjë lëvizje Stafi i shërbimit diplomatik është mbushur me drejtuesit e degeve te PS në greqi )!?

Së katërti.

Ulja e tarifave konsullore, mashtrimi tjetër i Ramës me emigrantët, emigrantet paguajne dyfish keto tariva në perfaqsite diplomatike.

Së pesti.

Ne do të zgjidhim problematikën e toponimeve dhe sinjalet janë shumë pozitive nga diskutimet me qeverinë greke. …….(çështja akoma jo e plotë, madje edhe e pafilluar) !?

Së gjashti,.

“TVSH 2” do të kthehet nga një mjet mediatik që propagandon vetëm Saliun dhe Jozefinën në ekranin edukues për fëmijët e emigrantëve, duke ndërtuar një program që promovon kulturën, traditën dhe historinë e Shqipërisë, në mënyrë që fëmijët tuaj të ruajnë identitetin kombëtar”. (Asnjë sinjal, madje tani TVSH-ja është kanali më i pa frekuentuar nga emigrantët)!?

Së shtati.

Premtuan per te kontribuar në mësimin e gjuhes shqipe për femijët shqiptare ne greqi, duke biseduar me qeverine greke qe ne shkollat greke mbas diteve te beheshin kurset e gjuhes shqipe, por nuk çoj as edhe një libër atje.

Së teti.

Hapja e nje qendre kulturore per emigrantet shqiptare në greqi, gje qe veç premtim-mashtrimit, nuk u realizua kurrë.

Vallë kaq budallenjë na bëjnë këta njerëz dhe duhet që ne emigrantêt ti besojmë dhe t’i votojmë përsëri,

Më mirë e cilësonit “kongresi i “rilindjes” për diasporën.

Kategori
Uncategorized

Pse duhet të protestosh!

Nga Gani Murati/

Për shumê arsye duhet të protestojmë

Së pari për papunsinë që ka kapërdirë qytetaret shqiptarë

Taksa dita ditës rritje tê cmimve rritje tê ujit energjisë elektrike pasiguri vrasje vjedhje

Cdo ditë kjo nuk êshtë shqiperia që Edi Rama me kambinetin e tij e konsiderojnë

Populli po largohet rinia po largohet kurse pushtetarët rrijnë dhe ngrothen me miliona

Nëpër kolltuqe

Të bëhemi bashkë pêr hallet tona me date 16 shkurt për tê

Keqen cdo qytetar është i ngopur me mashtrime të Edi Ramês dhe bashkë ti themi jo

Edi Ramës jo vjedhjve jo papunsisë që ka pllakosur vendin nga veriu ne jug

Fjala eshte në duart tona

Të ngrihemi për të drejtat tona

Në fund të fundit është populli ai që jep fjalën e fundit jeni ju

Janë qytetarët.

Nga Gani Murati

Kategori
Uncategorized

Federata e shoqatave shqiptare ne greqi,refuzon ftesën për Samitin e Dytë të Diasporës.

FJALA “ATDHE” RISHKRUHET, NUK FALET, AS SHITET!

Komuniteti shqiptar në Greqi reagon hapur dhe me argumenta, në lidhje me parodinë e radhës: Samitin e Diasporës!

Të bashkuar dhe pa asnjë hezitim do të ngremë zërin për të informuar gjithë shqiptarët/shqipfolësit rreth padrejtësive dhe injorimit të thellë që i bëhet sërish diasporës-realisht emigrantëve shqiptarë nëpër botë!

Ndërkohë që nuk do të stepemi aspak, por do përballemi me qeverinë shqiptare, në dijeni të plotë se lufta me politikën e korruptuar apo politikanët e shitur nuk fitohet lehtë, por betejat e drejta dhe të bazuara në principet e demokracisë dhe moralit të lartë, PO.

Historiku.

Samiti i dytë i Diasporës troket në prag pranvere, 28 shkurt-2 mars 2019! Sa hare dhe shpresë ngjalli ky lajm, akoma pa u konfirmuar mirë! Ndjenja respekti dhe mirënjohjeje përshkruan jo vetëm komunitetin tonë, por mbarë shqiptarët jashtë atdheut. Megjithëse inisiativë e përsëritur, pas eksperiencës zhgënjyese të 2016-ës, fakti që ftesa erdhi nga një dikaster shtetëror apostafat për diasporën – pavarësisht dobësive të shumta të konstatuara tashmë- ngjalli eufori e interesim!

E pranojmë, komuniteti i shqiptarëve në Greqi, ishte më i përgatituri për shuplakën e radhës!

Vështirë se fshihen njollat e errëta nga vizita Pandeli Majko në Athinë më 27 Janar 2018, nga fjala epike në selinë e diplomacisë, me prapashtesat me aromë raciste për kryesinë e Forumit Grek të Emigrantëve, apo snobizmin e papërshkruar kundrejt të pranishmëve. Video qarkullon akoma, për sa e vënë në dyshim.

Megjithatë, për të justifikuar sadopak ministrin, përgjegjësia e madhe bie në supet e “informatorëve” që u kujdesën me përkushtim të keqinformojnë qeverinë e gatshme historikisht për të ironizuar nivelin e shqiptarëve të këtushëm, me çdo lloj epiteti të turpshëm, thua se nuk janë shumica pjesë e jona, apo thua se janë më të ditur, më të shkolluar a më të suksesshëm! Fatkeqësi jo për ne, aspak për familjen e nderuar emigrante, as që e cënon rininë tonë të adhurueshme!

Bëhet fjalë për të njëjtët politikanë që na e rrëmbejnë votën me mani të paparë, ashtu si turren të babëzitur pas mitingjeve me militantët nëpër tavernat greke me pronarë shqiptarë, ku shpalosen talentet e oratorisë bindëse dhe shitblerjes së posteve për pretenduesit e verbuar megalomanë. Kemi qenë edhe ne diku aty si neutralë, altruistë, dëshmitarë…

Dy janë problemet madhore në këtë samit, të cilët nuk mundemi dhe nuk duhet lejuar të anashkalohen:

Kandidatët për Këshillin Koordinues të Diasporës

Kushtet dhe mënyra e zgjedhjes së përfaqësuesve përcaktohet hollësisht në vendimin e qeverisë me nr 340 të datës 6 qershor 2018, ku konkretisht parashikohet se “Numri i kandidatëve duhet të jetë jo më pak se dyfishi i numrit të përfaqësimit, duke i’u referuar rendit të përcaktuar në pikën 2, të nenit 20, të ligjit nr 16/2018 “Për diasporën”. Në vendimarrjen dhe transparencën për Samitin, tabela e pjesëmarrësve e ditëve më parë, pasi nuk është mbyllur akoma aplikimi, referohet në 100 individë nga Greqia, ku sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Brendshme greke, ndodhen mbi 600.000 disponues lejesh qëndrimi, në kategori të ndryshme legalizimi.

Kandidatët për Këshillin Koordinues të Diasporës nga Greqia janë vetëm katër (4)! Bëhet fjalë për:

Eda Gemi

Rodolf Xhillari

Artur Bibe

Aqif Bozhiqi

Gjithashtu, theksohet se kandidaturat erdhën sipas procedurës ligjore paraprakisht të propozuara nga ambasadat e akredituara jashtë vendit.

Duke shqyrtuar kriteret e renditura, vihet re se të paktën këtu në Greqi plotësohen nga qindra (ndoshta dhe mijra) shqiptarë intelektualë, me karrierë të suksesshme e atdhedashuri të lartë. Shumica e tyre, madje, kontribuojnë prej vitesh, se çfarë tjetër është sakrifica deri në vetëmohim, e domosdoshme për të triumfuar sidomos në Greqi, për çdo emigrant modest e pa asnjë mbështetje.

Ku janë mësueset e gjuhës shqipe, në qindra kurse vullnetare?

Ku janë mjekët, infermierët, arkitektët, kontabilistët, financierët, ekonomistët, inxhinjerët, njerëzit e biznesit, të diplomuarit, studentët, të gjithë ata që eliminuan ndjenjën e inferioritetit vendas ndaj fqinjëve dikur të prapambetur, që ndodhen çdo ditë në vijën e parë, të integruar plotësisht, të mirëinformuar, njerëzit e mirë e të saktë, thesari i vyer i Shqipërisë në rrugën plot hendeqe drejt BE-së?

Nga ana tjetër, të nderuar, këto kandidatura për ne, “njerëzit e shtëpisë”, që njohim kurrikulin real e jo atë virtual, lënë shumë për të dëshiruar, akoma dhe karrierat akademike të degëzuara këndshëm, por pa rrënjë!

Ambasada thjesht dërgoi pak, fare pak, militantë të partisë Socialiste në Greqi, më të priviligjuarit ndër të favorizuarit!

Buxheti

Të nderuar, ky është vendimi i qeverisë Rama për koston e samitit të diasporës:

V E N D I M

Nr. 11, datë 9.1.2019

KËSHILLI I MINISTRAVE PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2019 PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën,

1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e vitit 2019, në zërin “Shërbime qeveritare”, i shtohet fondi prej 66 972 800 (gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy mijë e tetëqind) lekësh, brenda datës 31 janar 2019, për organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës, që do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars 2019 në Tiranë dhe Lezhë.

Po, mirë e lexuat, 66 972 800 lekë, bashkangjitur keni dhe tabelën e shpenzimeve.

Faleminderit për transparencën e detyrueshme, por nuk jemi dakort!

Vështirë të besojmë koston e tillë për një takim thuajse 3-ditorë, ndërkohë që prej vitesh organizatat emigrante, në gjithë botën, realizojmë me kontribut vullnetar e buxhet zero aktivitete madhështore. Gjithashtu, jemi të bindur se shumica e bizneseve dhe individëve brenda apo jashtë kufijve ofron falas shërbimet për realizimin e një takimi të tillë, kaq emocionues e të vyer për fuqizimin e vatrës shqiptare! Së fundi, buxheti kolosal është mëse abuzues kur shifrat e shqiptarëve që ikin nga sytë këmbët, shtohet nga dita në ditë, kur skamja e papunësia janë ulur këmbëkryq në atdhe dhe shpenzimet për këto pak aktivitete janë krejtësisht jashtë çdo logjike.

Drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama

I nderuar z. Kryeministër!

Si një orator mbresëlënës, Ju shpreheni aq bukur, me një referim në lëndën tonë mësimore këtu në Greqi se “Udhëtimi i Odisesë drejt Itakës është një imazh shprehës se si kombi, një bashkësi gjithmonë në rrugëtim, është po ashtu një nocion dhe një koncept në shndërrim të vazhdueshëm. Me këto premisa edhe Samiti II i Diasporës shqiptare do të ketë doemos një fizionomi të re, ndryshe nga i pari.”

Fatkeqësisht, me të dhënat e deritanishme, ky samit është shumë larg ambicieve Tuaja.

Jo vetëm që nuk ka fizionomi të re, por përkundrazi, forma e parashtruar dhe e faktuar e realizimit shkakton indinjatë të thellë, zhgënjim dhe keqardhje pa masë!

Z. kryeministër!

Në këto kushte, komuniteti shqiptar në Greqi, aspak neglizhues ndaj detyrimeve apo thirrjes së vendit amë, i bashkohet zërit protestues brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Nuk falet, as shitet Shqipëria zoti Edi Rama!

Kategori
Uncategorized

1969/Letrat e turistëve të huaj nga Shqipëria: “Fukarallëk i tmerrshëm, njerëz të frikësuar, uritur e rreckosur”

Nga Kastriot Dervishi

Regjimi komunist përveçse duhet kujtuar për diktaturën e pashembullt e barbare që ushtroi mbi popullin shqiptar duhet sjellë ndër mendje edhe për politikat ekonomike të mbrapshta që sollën veçse jetë të keqe, varfëri e transformime gjenetike. Një regjim që e nisi me triska dhe e mbylli po me triska. Një regjim kriminal që e çoi këtë popull në mes të Europës me standardin e popujve të Afrikës ku diskutohej gjithë vetëm buka e gojës. Në vitin 1969 një grup turistësh nga disa vende të Europës u lejuan të vizitojnë tokën e ndaluar, Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës. Kureshtja e madhe se çfarë ishte ky vend i mbyllur i ka bërë turistët të zbulojnë pa shumë mund realitetin që fshihte udhëheqja komuniste e vendit, varfëri ekstreme dhe një popull i rreckosur e i uritur. Në kohën kur Shqipëria ishte “kështjella e MaoCeDunit” në Europë, paraqitej në gjendjen e komentuar si më poshtë. Por nuk duhet harruar fakti se turistët pothuaj nuk kanë parë mizerjen e fshatit shqiptar, standardi i jetesës i të cilit nuk kishte të krahasuar për keq me vendet ku ato kishin qenë. Më poshtë do gjeni disa ekstrakte nga letrat e turistëve. 

***

Turist nga Belgjika

Vendi ku jam duke vizituar është shumë i prapambetur sa nuk mund ta imagjinoja dot. Ja për kujtim dy pulla të këtij vendi shumë të varfër. Ja një prapambetje nga vendi më i prapambetur i Europës, nuk mund ta imagjinosh dot atë që pashë këtu.

 

Turist nga Britania e Madhe

Ky është vend shumë i varfër. Mbjellin oriz, duhan, punojnë të gjithë në ferma kolektive. Lenini s’ka ardhur… 

Turist nga Austria

Sipas gustos sime, Shqipëria nuk është e bukur nga ana panoramike, por gjithçka është e vobektë dhe e ndyrë. Vendi është me të vërtetë i bukur, çmimet janë po aq të lartë sa edhe te ne, por vendi është shumë i vobektë. Përshëndetje të përzemërta nga një vend që pothuaj nuk e njeh njeri. Jemi në një vend superkomunist në ndikimin e Mao Ce Donit. 

Turist nga Italia

Ta dish sa e shëmtuar është Shqipëria, gjithçka është për të qeshur, por do ta shpjegoj kur të jem aty. Në spitalin socialist është rreptësisht e ndaluar të pranosh dhurata nga ana e mjekëve dhe infermierëve, se ndryshe po i zbuluan hiqen nga puna dhe dërgohen me dënim në spitale të këqija ose në punë të detyruar….Këtu nuk ekziston asnjë biçikletë pasi kanë humbur edhe pedalet. Këtu është e ndaluar që të flasin gratë dhe burrat, sepse po panë ndonjërin ose ndonjëherë ia rregullojnë qejfin menjëherë, këtu të vrasin e nuk të bëjnë proces. Këtu ka shumë policë e sekrete. 

Marinari huaj italian me origjinë shqiptare

(I drejtohet babait shqiptar) Çdo gjë që pashë këtu m’u duk e papëlqyer. Me të huajt këta nuk flasin, por largohen prej tyre. Doja të dërgoja një kartë postale, por nuk gjeta, këtu nuk ka të tilla. Në Shqipëri asgjë nuk më pëlqeu. U bërapishman që je shqiptar. Çdo gjë këtu është e zymtë dhe e papëlqyer, çdo gjë e varfër. Fëmijët gjysmë të zbathur, e duan regjimin e tyre. Kudo sheh emrin e udhëheqësit të tyre. Ka një disiplinë e papajtueshme me Rusinë. Nuk ka asgjë, çdo është shumë e varfër, është si një fshat, pa shikoni çfarë vendi komunist. Kudo ka roje të armatosura. Unë mendoj se ata e urrejnë punën e tyre si urrej unë atë që bëjnë ato. Asnjëri këtu nuk e do regjimin komunist. Shqipëria është dramë. Punojnë gra shtatzëna për shkarkimin e vaporëve. 

Turist nga RFGJ

Do të qëndrojmë dy ditë në Kinën e vogël. Vendi është tmerrësisht i varfër dhe i prapambetur. Si panoramë vendi është shumë i bukur, ne banojmë në hotelin më të bukur në pjacë e cila lë shumë për të dëshiruar…Ndodhemi në një vend super komunist ku në krye të së cilës është ndikimi i Kinës së Kuqe. …Hotelet janë shembullore dhe ushqimi shumë i mirë, vendi shumë i vobektë dhe populli shumë i shtypur. Vendi pjesërisht i pikëlluar dhe i vobektë në bimësi, njerëzit përkatësisht të mbyllur dhe të druar (frikacakë).  …Puna këtu në Shqipëri është alla orientale. Ne gëzohemi që jetojmë në Gjermani, këtu është një fukarallëk i tmerrshëm. Kur hipim në autobusë, na shohin sikur të ishim astronautë…Në Tiranë është një fukarallëk i tmerrshëm. Na ndjekim kudo me shikimin e këtyre gjurmëve. Në kryeqytet shumë rrallë kalon ndonjë makinë. Lëvizja bëhet me gomarë e kuaj. Hoteli është krejt feudal. Popullsia është shumë e varfër, pjesërisht duket si në epokën e gurit. Shqiptarët janë shumë agresorë, ne u përpoqëm të hyrë në bisedë me shoqëruesin e turistëve, por duhet të jesh shumë vigjilent mbasi ai është agjent i policisë sekrete. Qyteti dhe fshatrat që kemi parë deri tani janë tmerrësisht të varfra, të vogla dhe të rrënuara. …Nuk na lejohej të fotografonim gjithçka që dëshiron dhe asnjë polici apo ushtarak.

Turistët francezë

Arritëm në Shqipëri. Atje zbuluam një tjetër shoqëri që nuk mund të shpjegohet veçse me fjalë e fotografi. Në kufi na detyruan të vishemi me pantallona me gjithë vapën, sepse këtu fustanet i mbulojnë deri te pulpat. Kujtimet më të mira nga një vend i trishtuar dhe i varfër ku njerëzit janë shumë kuriozë. .. Shqipëria është një vend i varfër, kudo shikon portrete të Maos e citate. Qëndrimi ynë në këtë vend të vogël e të frikshëm policor e stalinist ishte shimë i mirë nga koha, diell, konferenca, vizita uzinash, kooperativash, vende historike, kinema, etj. I vetmi vend pro kinez. Vendi është i varfër, por regjimi në këtë vend duket se i siguron një minimum popullsisë ne të cilën për fat të keq nuk kemi asnjë kontakt. Tirana është një qytet i bukur me rrugë të gjera por pa automobila gjë që duket e çuditshme. Dyqanet janë zero.

Turist anglez

Ushqimi është si ai i shkollës së shoferëve. Ky është një vend i ri dhe vuan nga bllokada e përgjithshme. Në rrugë shikonim karroca me kuaj ose buaj. Shikon gomarë të ngarkuar me shporta që mbajnë perime. Shqipëria është një vend primitiv, shumë i varfër. Gratë vishen me kostume siç i sheh në kartolinë, ndërsa burrat vishen si në Perëndim. Në përgjithësi njerëzit vishen si në kohën e Krishtit, këtu ka shumë varfëri…Njerëzit na shikonin me urrejtje sepse janë mësuar të urrejnë çdo gjë perëndimore, si kulturën edhe njerëzit. Por kishte edhe njerëz që na shikonin me dashuri. Shqipëria është një vend komunist me kuriozitete. Nëse u jep ndonjë dhuratë, ata inatosen. Po e njëjta gjë ndodh nëse i fotografon….

Turist suedez

Ky është një vend komunist i drejtuar nga Kina. Shokët e mi suedezë i detyruar të qethin flokët dhe të heqin minifundet. Shqipërinë unë e dua dhe mendoj ashtu siç mendojnë ata se komunizmi është një rrugë e mirë për ndërtimin e një vendi, por një gjë është që nuk jam dakord me ta në asnjë mënyrë për sa i takon ndalimit të fesë. Unë jam kristian dhe mendoj se njerëzit nuk mund të jetojnë pa fe. Shqipëria para se të vendosje komunizmi ka qenë në shumicë myslimane dhe është shumë gabim të heqësh një diçka që njerëzit e kanë besuar në shekuj dhe e kanë të nevojshme.

 

Marinarë italianë

Çfarë mund të them për vendin do ta merrni me mend. Njerëz të varfër, ushtarë të veshur si kinezë që nuk të lënë të vësh këmbën në tokë, nuk duan që të flasësh me asnjeri. Këtu punojnë gratë të veshura m

Kategori
Uncategorized

Hamit Matjani – luftoi me fashistët, me nazistët, dhe… u var nga komunistët…

Hamit Matjani (1911-1954)

Hamit Matjani –

luftoi me fashistët, me nazistët, dhe… u var nga komunistët…

Flet Xhavit Matjani: E vërteta e babait tim,

Legjenda dhe jeta reale i tij

Si “vrau” vajzën e tij kryediversanti Hamit Matjani për t’i shpëtuar kapjes nga Sigurimi. Xhevit Matjani, djali i vetëm i një prej “komandantëve” më të shquar shqiptar në vitet ´30-të, Hamit Matjanit, rrëfen… ekskluzivisht për “Panorma” gjithçka që kujton dhe di për babanë e tij “legjendar”. Transferimi i fisit Matjani nga zonat e Burrelit për hir të hasmërisë në kodrat e Peqinit dhe gjakmarrja e re që e bëri Hamit Matjanin, pas hakmarjes, një nga figurat më të njohura të zonës. Si u çua më pas në Napoli të Italisë, nga mbreti Zog, ku mbaroi shkollën e xhandarmërisë dhe emërimi në qytetin e Fierit. Beteja e trupave të xhandarmërisë së Hamit Matjanit me trupat e Riza Cerovës, gjatë kryengritjes së Fierit në vitin 1935 dhe shtypja e saj me ndihmën e forca të ardhura nga Tirana.

 

Xhevit Matjani (1936-2010)

Eshtë pikërisht kjo periudhë, kur Hamiti martohet me Kadifen dhe u lind Xhevit, i vetmi fëmijë nga kjo martesë, të cilin do ta donte aq shumë saqë gjatë internimit në kohën e regjimit Hoxha, do ta takonte shpesh, duke çarë rrethimet e Ushtrisë dhe Sigurimit. Në vijim të rrëfimit për jetën e babait të tij, Xhavit Matjani tregon se si Hamit Matjani, ashtu si Mujo Ulqinaku, e priti me armë pushtuesit italianë në qytetin e Vlorës në prill të vitit 1939. Më pas, ai shpallet nga italianët si person shumë i rrezikshëm dhe shumë i kërkuar. Pas arrestimit dënohet me vdekje, por me ndihmën e një miku arratiset nga burgu i Peqinit, jo për t’u larguar jashtë vendit, por për të krijuar një nga çetat e para antifashiste në vend. Kush ishin më pas kontaktet e para të Matjanit me krerët komunistë, që i afruan bashkëpunim dhe përse Hamit Matjani e refuzoi dy herë ofertën e Mustafa Gjinishtit. Përse Hamiti si shumë të tjerë pas fitores së komunistëve nuk u arratis, por vazhdoi luftën deri kur ushtria e rrethoi në Papër, të Cërrikut, e ku humbi vëllanë dhe 3 nipër. Arratisja në Greqi dhe letra që i la një bariu për ta dorëzuar në postën kufitare, ku shkruante se premtonte që do të kthehej në Shqipëri për të luftuar komunistët. Si u përhap Miti i Hamit Matjanit si desant “i pakapshëm” dhe përse autori i librit “Tradhtia e madhe”, Nikolas Bethel e quan “Robin Hudi” Shqiptar. Njëkohësisht në pjesën e parë të kësaj interviste djali i Hamit Matjanit tregon edhe të vërtetën e historisë së përhapur nga Sigurimi, e cila u besua për 45 vjet, se kryedesanti e kishte vrarë me dorën e tij vajzën e vetme dhe 26 desantimet e tij në kohën e regjimt të Enver Hoxhës.

“The Great Betrayal” Nicholas Bethel

Zoti Xhevit, ju jeni djali i vetëm i të famshmit Hamit Matjani… Po. Unë jam pinjoll i fisit Matjani, dhe djalë i vetëm i Hamit Matjanit, i vrarë në vitin 1953, pasi u kap nga forcat e Sigurimit të Shtetit si një nga diversantët më të rrezikshëm që donte të rrëzonte pushtetin e Enver Hoxhës dhe komunizmin në Shqipëri me dhunë. Fisi Matjani e ka prejardhjen nga zona e Burrelit dhe më saktë nga fshati Ketë. Por, për arsye hasmërie, u zhvendos prej andej në kodrat e Peqinit dhe Lushnjes. Pikërisht prejt tyre aty u krijua edhe fshati Matjan, me rreth 30 shtëpi të të njëjtit fis, që merrej kryesisht me blegtori dhe bujqësi. Por hasmëria edhe aty nuk na u nda, mbasi një person i një katundi tjetër, na plagosi xhaxhanë, Asllan Matjani, për punë të një koshereje me bletë.

A mund të na flisni për babanë tuaj në këtë periudhë? Babai im në këtë kohë ishte i mobilizuar ushtar në Vlorë. Pas vdekjes së të vëllait në spitalin e Tiranës, ai mori hak pas tre muajve, duke e vrarë personin që e kishte plagosur. Pasi kreu ekzekutimin, kthehet në Vlorë dhe vazhdon ushtrinë pranë xhandarmërisë, aty. Që atëherë iu hap nami si trim dhe kokëkrisur. Më pas, eprorët e bindën që pas ushtrisë ai të shërbente në xhandarmërinë e mbretit Zog, nga viti 1931 deri në 1935. Kjo pasi panë tek ai mjaft cilësi dhe aftësi ushtarake. Më pas e dërguan në Napoli për të studiuar shkollën ushtarake të xhandarmërisë. Pasi mbaroi këtë shkollë, kthehet përsëri në Vlorë. Shumë shpejt për merita të veçanta e transferuan në Fier.

Është ajo periudhë historike kur në këtë qytet një grup oficerësh të xhandarmërisë së Zogut u rebeluan me armë.

Cili ka qenë pozicioni i Hamit Matjanit në këto ngjarje? Në njëzet dhjetor të vitit 1935, mjaft njerëz të armatosur dhe të udhëhequr nga Riza Cerova, tentuan të marrin qytetin e Fierit. Në krye të forcave të xhandarmërisë që mbronin qytetin nga kryengritësit u vu babai im, Hamit Matjani. Pati përleshje të ashpra, dhe vetëm pas ndërhyrjes së forcave të tjera të ardhura nga Tirana, me në krye Ali Rizain, kryengritja u shtyp.

Cila është historia e familjes së Hamit Matjanit. Ju kur keni lindur? Babai im është martuar pikërisht në këto vite të vrullshme me nënën time Kadife Kuqi, nga Peqini. Unë u linda në vitin 1936 dhe kjo lindje pati lënë mbresa të mëdha tek im atë, sepse më vonë bënte shumë për mua. Kaq e vërtetë është kjo saqë kur kemi qenë të interrnuar në Krujë, Sukth dhe Tepelenë, pas çlirimit, ai kapërcente rrethimin e ushtarakëve dhe të Sigurimit të Shtetit dhe vinte më takonte, edhe pse më pas u diktua.

Hamit Matjani – Robin Hudi Shqiptar

Le të kthehemi pas në kohë. Çfarë bëri babai juaj si besnik i njohur i Mbretit Zog, kur ky u largua nga Shqipëria dhe vendi u pushtua nga fashistët italianë? Hamit Matjani nuk u largua nga vendi dhe as i priti me lule italianët, si shumë të tjerë. Së bashku me një grup shokësh, ai shkoi në Vlorë dhe luftoi kundër tyre, njësoj si patrioti Mujo Ulqinaku. Pas pushtimit, italianët, në bashkëpunim me mercenarë dhe spiunë të shitur shqiptarë, që e dinin se ai kishte luftuar kundër tyre, e arrestuan dhe e dënuan me vdekje, me varje në litar pa i bërë as gjyq. Por ai nuk priti ta varnin. U arratis me ndihmën e një miku, i cili i futi në qeli bashkë me ushqimin edhe një sharrë. Italianët e rrethuan disa herë, por nuk arritën ta kapin kurrë, sepse ai lëvizte në zonën e Lushnjës në vende që i njihte mirë dhe ku kishte miq të shumtë.

Çfarë bëri më pas? Ai nuk iku nga Shqipëria, siç bënë shumë të tjerë. Aktivizoi shokë e miq aktivistë dhe krijoi një nga çetat e para në vend, që u hapi luftë pushtuesve italianë.

Si i kishte marrëdhëniet me çetat partizane, që luftonin gjithashtu pushtuesit italianë? Në të njëjtën kohë po formoheshin edhe çetat partizane. Eshtë e vërtetë që krerët komunistë i kërkuan bashkëpunim për të luftuar së bashku. Janë të njohura dy takimet e babait me Mustafa Gjinishtin, një nga komunistët e parë, i cili gëzonte mjaft respekt në zonën e Peqinit dhe ishte i shkolluar në Perëndim. Miq të babait më kanë treguar se në njërin prej këtyre takimeve babai, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë me komunistët i ka thënë atij. “Vërtet ti Mustafa je njeri i kulturuar, por s’po e kupton yllin e kuq bolshevik që mban në kapele!!Një ditë populli ynë ka për të vuajtur nga bolshevizmi. Më mirë hajde me mua dhe vdis si burrë sesa të vdesësh nga vetë komunistët. Ti ke për të vdekur para meje”. Dhe fatkeqësisht ashtu ndodhi. Që pas këtyre bisedimeve, babai me çetën e tij luftonte në kushte të vështira, në njërin krah kundër pushtuesve dhe në anën tjetër kundër partizanëve nga Peqini deri në Skrapar.

Po pas fitores së luftës nga komunistët, çfarë bëri Hamit Matjani? Vazhdoi të vepronte në zonën e tij të preferuar, ku edhe një ditë u rrethua nga qindra ushtarë të regjimit të sapokrijuar të Enver Hoxhës. Përleshja e madhe ka ndodhur në Papër të Cërrikut, ku edhe humbi të vëllanë dhe tre nipër, dhe disa pjesëtarë të çetës. Ai vetë arriti të dalë nga rrethimi i plagosur dhe u arratis për në Greqi. Gjatë rrugës mblodhi shumë njerëz të pakënaqur nga regjimi i Enver Hoxhës, me të cilët do të riorganizonte çetën përtej kufirit. Ka një fakt interesant për këmbënguljen e tij për të luftuar komunistët. Kur arriti afër kufirit me Greqinë, takoi një bari dhe i dha një letër, për të cilën e porositi ta dorëzonte në postën kufitare shqiptare. Në të shkruhej se “Hamit Matjani ishte plagosur dhe nuk mundej të vazhdonte luftën. Por sapo të shërohej në spitalet e Athinës do të rikthehej për të luftuar pa mëshirë komunistët”.

Eshtë pikërisht kjo periudha që emri dhe përplasjet e tij me Sigurimin e Shtetit u kthyen në mit? Sido që ta shikosh figurën e Hamit Matjanit, ajo është vërtet e mitizuar si nga ata që e kanë vrarë dhe sharë, edhe ata që e kanë dashur dhe e duan. Po t’i referohemi Nikolas Betheles, “…veprimtaria e tij është jo vetëm legjendare, por edhe reale, një njeri që luftoi si patriot për atdheun pa asnjë lloj kompromisi me çdo regjim…” Ky personalitet, autor i librit “Tradhtia e madhe”, e cilëson Hamit Matjanin si “Robin Hud” Shqiptar. Edhe kur e vranë ai tha: “Rroftë Shqipëria e lirë”.

Faktikisht për babanë tuaj ka mjaft legjenda, si përfundoi ai? Po është e vërtetë se ka shumë legjenda, por të gjitha këto vijnë nga realiteti. Ata që e kanë njohur nga afër, tregojnë se ishte jo vetëm shumë trim, por edhe jashtëzakonisht i zgjuar dhe i përgatitur si desant. Njëherë që nuk hyri në Shqipëri sipas planit të tij, e kapën. Në verën e vitit 1947, kohë e përgatitjes së kryengritjes në Myzeqe, gati hapur, në atë zonë këndohej kënga “Gjëmon vendi anembanë, kush e mban Hamit Matjanë”. Por le t’i përgjigjem pyetjes suaj. Babai im erdhi për herë të fundit në Shqipëri më 1 maj të vitit 1953, për herë të parë dhe të fundit nëpërmjet ajrit. Ai parashutoi te Shkëmbi i Vashës, në Bizë, të Martaneshit së bashku me dy shokët e tij, Gani Malushin dhe Naun Sulën, duke u mashtruar nga “Radio-Loja” e Sigurimit, e drejtuar nga ish-desanti Et’hem Çako dhe e vazhduar nga dy ish-desantët e kapur nga Sigurimi në Bizë, Zenel Shehu dhe Halil Branica, ish-pjesëtarë të Gardës Mbretërore të Zogut në Aleksandri të Egjiptit. Babai im, Hamit Matjani, u dënua nga gjyqi me varje në litar në qytetin e Lushnjës dhe u ekzekutua më 14 prill 1954, në moshën 44-vjeçare.

Për babanë tuaj thuhet se ishte “i pakapshëm” dhe se preferonte të hynte në Shqipëri vetëm nëpërmjet tokës në zona që i njihte mirë… Po, babai im brenda dhe jashtë vendit, konsiderohej si desant “i pakapshëm”, “i lindur me këmishë”, “njeri që s’e kap plumbi”, “Anteu i Mitologjisë greke”, që besohej si i pamposhtur derisa kishte kontakt me tokën. Dhe ja arritën duke e desantuar nga ajri nën preteksin, se “qendra fokusale e kryengritjes, Mati, ishte larg me kufirin grek”, nga edhe kalonte gjithmonë ai. Babai im quhet me plotë gojë nga specialistët më të mirë të spiunazhit në botë si “Desanti më i përgatitur” i operacioneve që u kryen për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës. Ai ka hyrë në Shqipëri 26 herë, prej të cilave vetëm njëherë nga ajri.

Baron Nicholas Bethel (1938-2007)

Te libri i Nikolas Bethel, “Tradhtia e madhe”, ka shifër tjetër për desantimet e Matjanit në Shqipëri? Po, është e vërtet se ky personalitet shkruan në librin e tij se “Hamit Matjani ka hyrë vetëm 15 herë në Shqipëri..”, por shifra 26, është sipas dëshmive të nipit të tij, Kadri Sina, i cili nuk i është ndarë për asnjë moment babait tim, jashtë dhe brenda vendit.

Për Hamit Matjanin është thënë jo rrallë se ishe superkriminel dhe që ka vrarë edhe të pafajshëm, madje edhe fëmijën e tij… Kjo është një përrallë e shpikur dhe përhapur nga komunistët, e cila faktikisht funksionoi deri në vitin 1990. Shpifja e ka zanafillën që në vitin 1945. Që në ditët e para të vendosjes së pushtetit komunist, unë dhe nëna ime, Kadife, së bashku me kushërinj të tjerë u internuam në Lushnjë. Në këto kushte, babai im më vonë bashkëjetonte me një tjetër grua në male, të cilën e kishte edhe bashkëluftëtare të ngushtë. Kjo grua quhej Fatime dhe u martua edhe me celebrim me babanë tim, duke lindur një vajzë, të cilën e quajtën Edije. Pikërisht për këtë fëmijë Sigurimi përhapi legjendën sikur Hamit Matjani e vrau, vetëm që të mos binte në duart e tyre. Qëllimi ishte i qartë, ata kërkonin që të diskretitonin figurën e babait tim në popull, ku respekti edhe pse nga frika ishte i madh. Thjesht donin që figurën e tij heroike dhe patriotike ta shndëronin në kriminale dhe të pashpirt. Një ditë forcat e Sigurimit arritën të zbulojnë bazën ku strehohej gruaja e dytë e Hamit Matjanit së bashku me foshnjën e vogël, në fshatin Dëshiraj. Fëmijën e çuan fillimisht në jetimoren e Elbasanit dhe pastaj në atë të Shkodrës. Ajo sot rron me gjithë burrin dhe është nënë e gjashtë fëmijve. Nëna e saj Fatimja, u dënua me 10 vjet burg dhe vdiq tre vjet pas kapjes së babait tim…

Panorama 5 mars 2011

Hamit Matjani dhe Miftar Spahija

Hamit Matjani:

“Rëndësi ka që ju po luani me CIA-n amerikane”.

Mesnatën e 30 prill-1 maj 1953, në masivet pyjore të Lurës, në vendin e quajtur “Guri i Vashës”, sipas lojës së përgatitur nga Zbulimi e Kundërzbulimi Shqiptar, parashutoi i arratisuri dhe i shumëkërkuari Hamit Matjani, eksponent i “Ballit Kombëtar” dhe drejtues i disa grupeve të armatosura në Shqipëri, pas ikjes në arrati. Misioni i Matjanit ishte përgatitur dhe mbështetej nga CIA amerikane, koloneli John, që në rastin konkret ra në grackën e Sigurimit Shqiptar. (Arkiva e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dosja “H. Matjani”)

Nga gjithë ngjarja e mesnatës së 30 prillit ‘53 te “Guri i Vashës”, në pyjet e Lurës, për njërin nga dëshmitarët e operacionit, përballja e Kadri Hazbiut me Hamit Matjanin, ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Fillimisht, njerëzit e Sigurimit kanë pritur te vendi i caktuar zbritjen me parashutë të diversantit të rrezikshëm. Pas përballjes në distancë, Hamit Matjani me “Tomson”-in në duar ka kërkuar parullën. “Burreli!”, i është përgjigjur njëri nga oficerët e Zbulimit, duke i kërkuar kundërparullën. “Berati!”, ka shqiptuar aty për aty Hamit Matjani, duke u përpjekur të shquajë portretet e “aleatëve” që e kanë “ftuar” nga larg. Pastaj, “loja” ka filluar të zbulohet çast pas çasti. Më në fund, Hamit Matjani kishte mbetur i kryqëzuar dhe duhej të zbatonte çdo urdhër të aty…

Hamit Matjani, ballë për ballë me Kadri Hazbiun që e kishin shtënë në grackë. I thanë se duhej paraqitur te “Besniku” i çarmatosur. “Mysafiri” i ardhur me porosi, “Besnikun” (Kadri Hazbiun) e njihte si emër që nga viti 1949, i cili, sipas legjendave, drejtonte “Komitetin Qendror” të Frontit të Rezistencës. Nuk vonoi dhe, ashtu i shoqëruar, hyri në çadrën ku e priste Kadri Hazbiu. “Mirë se na urdhërove Hamit Matjani!”, ia priu Kadri Hazbiu. “Ju lumtë!” – u përgjigj Hamiti, në vend të fjalës “mirë se ju gjeta!”. “Po të prisnim së bashku me kapedan Zenelin!”, – i tha Kadriu Hamit Matjanit. Në këto çaste, Hamiti, pa e humbur toruan iu kthye: “Kuptoj qartë. Rëndësi ka që ju po luani me CIA-n amerikane.” “Si do t’ia bëjmë që kjo luftë shqiptar me shqiptar të marrë fund një herë e mirë?” – shtoi Kadri Hazbiu, duke orientuar bisedën për veprimet e mëtejshme.

http://botasot.info

Hamit Matjani para Gjyqit te Sigurimit

Nga Arkivat: Enver Hoxha e Mehmet Shehu:

Si duhet vrarë Hamit Matjani

U fol për Bandën e Hamit Matjanit dhe Zenel Shehut. Për gjykimin e saj, përveç trupave gjyqësore, impenjohet dhe Byroja Politike… Në këtë mbledhje, në prani të Enver Hoxhës, Mehmet Shehu kërkoi që për anëtarët e bandave të merren dënimet më të rënda, duke mos qenë dakord dhe me qëndrimin e mbajtur ndaj tyre dhe Kadri Hazbiu… Ja pjesë nga debati në Byronë Politike

Mehmet Shehu: -Ne duhet të shikojmë grupin e këtyre njerëzve që për herë të parë na del se kanë pasur qëllim diversioni, po edhe për të shkaktuar turbullira në vendin tonë. Faktet për këtë gjë janë schioccante (dërrmuese – shënim). Tek ne për këto gjëra vendos gjykata dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor, por ne si organet e brendshme, kemi të drejtë t’i shfaqim mendimin tonë Byrosë Politike. Ky gjyq ka rëndësi jo vetëm në shkallën nacionale, por edhe ndërkombëtare, pse me këtë goditet spiunazhi amerikan, grek dhe italian gjer diku, demaskon në popull organizatat tradhtare të jashtme, varros Zogun dhe godit reaksionin e brendshëm. Ky është një gjyq me karakter politik dhe ideologjik. Unë mendoj që ky grup të mos dënohet si grupet e tjera, por më rëndë. Atje janë 6 diversantë. Mendimi im është që për rëndësinë politike që ka për ne dhe për kampin tonë dhe duke marrë parasysh edhe aktivitetin praktik të këtyre diversantëve, ata të dënohen me vdekje. Me këtë mënyrë ne godasim rëndë për herë të parë imperializmin amerikan, demaskojmë edhe grekët. Prandaj mendoj të ekzekutohen që të 6 dhe nga të gjithë këtë Hamit Matjanin me litar në Lushnje. Këtë lloj dënimi e parashikon edhe ligji. Nga të dy bazat e tyre, meqenëse është Puçe Moçani si baza kryesore dhe që gjatë luftës na ka luftuar si ballist dhe si njeri që ka spiunuar patriotin Riza Cerova, i cili është vrarë për shkak të tij, pastaj edhe për qëndrimin e tij të poshtër të mëvonshëm. Edhe në gjyq qëndrimi i tij ka qenë jashtëzakonisht i poshtër, prandaj mendoj që edhe ky të ekzekutohet me litar. Ai që ka qenë bazë e dytë në Elbasan, mendoj të mos ekzekutohet, po të dënohet me 5 ose me 10 vjet. Domethënë nga të 6 këta mbetet gjallë vetëm një. Si konkluzion them që Zenel Shehu të dënohet me vdekje, Hamit Matjani me litar, Adem Kabashi, Naun Sula, Gani Malushi dhe Halil Branica me vdekje. Ky është mendimi im dhe si të vendoset, të dalë një komunikatë e Ministrisë sonë për të njoftuar ekzekutimin e tyre.

Byroja politike këtu duhet të ndërhyjë se Kadriu nuk është dakord që këta njerëz të ekzekutohen, sidomos për Zenel Shehun. Ai e sheh çështjen jo nga ana politike, por thjeshtë agjenturiale. Po të mos dënohet ky, atëherë me përjashtim të Hamit Matjanit, të tjerët nuk i dënon dot se Zeneli është kryesori. Kadriu niset nga koncepcione shumë të gabuara, sentimentale, ndoshta dhe jo krejt sentimentale, por ngushtësisht agjenturiale, meqenëse Zenel Shehu u vu në shërbimin tonë. Tani Kadriu preket kur dëgjon që Zenel Shehu do të dënohet me vdekje. Bile, mua më ka propozuar ta lirojmë fare dhe me gjithë drunë që dhashë prapë të falet. Unë i thashë se ai me shokë do të ekzekutohen, po u prek shumë dhe më tha se nuk është i qartë, pse të dënohet me vdekje. E gjithë bota e di, thotë Kadriu, se ai na ka shërbyer dhe nga ai u sigurua suksesi që ne kemi arritur në kapjen e të tjerëve. Unë i thashë se nuk është puna e atyre, po është puna jonë që i kemi kapur këta armiq. Kadriu tha se po të ekzekutohet, do të preket rrethi i tij familjar, po unë i thashë se po të mos vritet Zeneli, do të preket i gjithë populli shqiptar dhe miqtë tonë jashtë. Unë mendoj se Kadriu duhet sqaruar ndoshta nga shoku Komandant mendoj unë, se pikëpamjen time ai nuk e pranoi. Ndoshta kjo çështje është pak më e thellë dhe i ka rrënjët në pikëpamjen që ai ka për luftën e klasës. Kadriu një njeri që nuk e njeh, mundet ta vrasë në vend, kurse një tjetri, qoftë edhe armik, e mbron, e trajton si shok. Gjëra të tilla në Sigurim janë të palejueshme, madje të dëmshme. Me Halil Branicën, Kadriu ka pirë raki dhe ka rënë në familjaritet, domethënë, një trajtim të çuditshëm, aspak të hijshëm, ky nuk pajtohet me qëndrimin që duhet të mbahet kundër një armiku nga një funksionar i lartë i organeve të brendshme.

Prandaj si anëtar i Komitetit Qendror, ai duhet të kuptojë se gjëra të tilla nuk lejohen në Organet e Sigurimit, nuk i lejon atij sidomos që është zëvendësministër i parë dhe zëvendëson ministrin, kur ai mungon. Në shtator të 1952, koloneli sovjetik më tha se si një zëvendës ministër i punëve të brendshme, mund të puthet me një diversant? Unë Kadriun e kam kritikuar për këto gabime megjithëkëtë, ai nuk e ka kuptuar gabimin e tij, prandaj byroja politike të japë opinionin e saj, që kjo gjë të jetë e qartë edhe për Presidiumin e Kuvendit Popullor.

Enver Hoxha: – Unë jam dakord me sa tha Mehmeti që të ekzekutohen, por jo me litar.

Beqir Balluku e Hysni Kapo: – Ne jemi dakord që Hamit Matjani të varet në litar se kështu do të kënaqet populli, ta shohë nja 3-4 orë.

Enver Hoxha: – Unë e kisha nga kjo anë se krijohet një farë frike e padeklaruar në popull, kur sheh një njeri në atë gjendje me gjuhën jashtë, prandaj më mirë me pushkatim si të tjerët.

Mehmet Shehu: – Edhe në lidhje me armiqtë e tjerë, Kadriu ka raste të tilla. Në Durrës ai i dha tokën e shtetit një armiku ose automatikun. Ai nuk e ka të qartë qëndrimin që duhet mbajtur kundrejt armikut.

Enver Hoxha: – Edhe taktika e njerëzve të Ministrisë së Brendshme nuk mund të jetë kështu. Zenel Shehu nëse u bë bashkëpunëtor, ka pasur frikë dhe jo se na do ne, prandaj si t’ia hedhësh dorën në qafë atij qeni? Ahere jemi dakord të ekzekutohen ata njerëz me përjashtim të strehuesit të Elbasanit. Për çështjen e varjes në litar, të Hamit Matjanit, ta shohim më vonë. Edhe çështjen e Kadriut ta shohim në Sekretariat ku të vijë edhe Mehmet Shehu.

Mehmet Shehu: – Është një gjë që Kadriu e mbajti 8 muaj procesin në dorë dhe më në fund pashë se ishte krejt ndryshe nga ai që është sot. Kadriu me atë proces që kish përgatitur Zenel Shehun e linte të lirë. Në proces nuk përmendej asgjë për kryengritje të armatosur, atje dilte sikur kishte ardhur këtu vetëm për të parë se si ishte gjendja në Shqipëri. Për të gjitha dokumentet që iu gjetën si: radio, pushkë, helm etj, nuk bëhej fjalë fare në procesverbalin hetimor.

Enver Hoxha: – Duke i ekzekutuar, ne evidentojmë rrezikshmërinë për të bërë kryengritje nga ana e tyre, se ai nuk erdhi kot këtu.

Mehmet Shehu: – Ai më tha mua se nuk dorëzohej i gjallë, aq armik i vendosur është. Unë mendoj se Kadriu ka bërë gabim të rëndë në pikëpamje politike ai i ka mbajtur zgjidhur këta armiq gjatë të gjithë kohës dhe në shumë raste edhe në pyll, kurse në Organet e Sigurimit nuk mund të ecet kështu, dhe Kadriut i duhet të bëjë kthesën.

http://www.radiandradi.com/krejt-jeta-si-nji-film-pjesa-e-ii-lazer-radi-1916-1998-me-rastin-e-100-vjetorit-te-lindjes/testata-kryesore/gazeta/

Kategori
Uncategorized

30 vitet e burgosjes së Rexho Plakut nga Konispoli

30 vitet e burgosjes së Rexho Plakut nga Konispoli

Nga Kastriot Dervishi

Rexhep (Rexho) Plaku, lindur më 1895 në Konispol, me dy dënimi të gjata, është i dyti nga pjesëtarët e komunitetit çam që ka vuajtur më shumë vite burgim nën diktaturën komuniste me 29 vjet, 11 muaj dhe 12 ditë. Ishte kunat i Teme e Taho Sejkos dhe baba i 8 fëmijëve. Figurë e njohur në Konispol në vitet e qëndresës antifashiste.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1946-1956: 9 vjet, 7 muaj, 6 ditë

1959-1980: 20 vjet, 4 muaj, 6 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 51 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 85 vjeç

 

Dënimi i parë

Rexhep (Rexho) Plaku kishte dashur të dilte deputet në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. E vetmja gjë që kishte ngritur si shqetësim nga populli ishte që reforma agrare në Konispol të shtyhej ca kohë sepse zona kish dalë e shkatërruar nga lufta. U arrestua më 20.7.1946. Në hetuesinë e datave 2-10 gusht 1946, para hetuesve Gjolekë Aliu e Ahmet Alushi në Seksionin e Sigurimit të Gjirokastrës, nuk pranon akuzat që i bëheshin. Akuzat e prokurorit kapiten II Vangjel Kocani, formuluar më 7.12.1946, janë gati qesharake. E akuzonte për sabotim të reformave shtetërore si reforma agrare, “lidhje me reaksionarët e huaj”, duke punuar “kundra interesave të atdheut” për ta vënë “në një regjim të huaj e shtypës”; mbledhje me “elementë të pakënaqur” për t’u bashkuar me Haki Rushitin e Ali Nivicën; si dhe për agjitacion e propagandë në favor të luftës së tretë botërore midis SHBA-së e Bashkimit Sovjetik e prej nga ku jugu i Shqipërisë do i aneksohej Shqipërisë. U gjykua në grup së bashku me të pandehur të tjerë, nga Gjykata Ushtarake e Gjirokastrëse cila, pavarësisht se nuk doli asnjë provë, me vendimin nr.200, datë 17.12.1946, e deklaroi fajtor në bazë të neneve 14, 15, 18, 19, të ligjit nr.41, datë 14.1.1945 dhe nenit 1 të ligjit nr.21, datë 15.12.1944 duke e dënuar me vdekje, por ky dënim iu kthye në burgim me 30 vjet burgim. Doli nga burgu më 26.2.1956.

Dënimi i dytë

Pas lirimit u internua në Kavajë. Jetoi në kushte të vështira. Duke mos pasur rrugë tjetër, u orvat të arratisej. U arrestua në postën kufitare të Kozelit në Kolonjë, më 27.10.1959, duke qenë 64 vjeç. Për fatin e tij të keq, e zuri një krizë zemre dhe nuk mundi të realizojë arratisjen. Shokët e tij Xhafer Aliçka dhe Malo Skorovodi, mundën të arratisen me sukses. U akuzua edhe për agjitacion. Pyetet nga hetuesit Irfan Shaqiri, Ali Xhunga, Vangjel Kote, Nazif Shehu. Procesi zgjati shumë në vite sepse u lidh me “komplotin çam” që u “zbulua” në vitin 1960. Në fund u la të dënohej me nenet 64/10 dhe 73 të Kodit Penal. U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës, e cila me vendimin nr.99, datë 25.7.1961 e shpalli fajtor dhe e dënua me 25 vjet burgim. Regjimi nuk i fali asgjë dhe e la në burg. U lirua nga burgu më 5.3.1980 duke dalë prej andej në moshën 85 vjeçare.

Kategori
Uncategorized

Vranë bashkëpunëtorin e Sigurimit, u dënuan me vdekje dhe me burgim

Nga Kastriot Dervishi

Më 3 tetor 1949 desantuan në zonën e Vlorës dy grupe, i pari në Tragjas dhe i dyti në Kurvelesh.

Ishin stërvitur në Maltë. Grupi i parë përbëhej nga: Sami Ngucaj (Lepenica), Hysen Sinani (Lepenica), Zagoll Shenaj dhe Safet Abazi. Tre të parët u vranë tradhtisht në kohë të ndryshme, ndërsa i fundit mundi të arratisej dhe ta tregonte atë që ndodhi.

Kjo ngjarje e hidhur që veç të tjerash cenoi një ndër tiparet e hershme të shqiptarit, besnikërinë, nuk u prit mirë nga vëllai dhe motra e Hysen Sinanit (Hodoja dhe Sirma), sepse ishin përzier njerëz të afërt të tyre. Familjet shqiptare përjetonin një traumë të vërtetë.

Komunizmi u mori nderin dhe u shkatërroi traditat.

Vëlla e motër u gjykuan për vrasje.

Hodoja e kishte viktimën burrin e motrën. Ndërsa Sirma e kishte bashkëshort. Vëlla e motër, pra Hasani dhe Sirma vepruan për të marrë hakun e vëllait desant Hysen Sinanit (Lepenica) te Shefqet Sejati.

Sipas vendimit të gjykatës, Sirma nga shtëpia e viktimës (njëkohësisht bashkëshorti i saj) dhe merr një granatë, të cilën ia jep vëllait Hodo Sinani. Më 10.2.1950 ky i fundit ia hedh viktimës Shefqet Sejatit kur ai po shkonte për në Vlorë dhe e vret në vend. Ngjarja ngeli për shumë muaj e pazbardhur, deri sa të dyshuarit u arrestuan më 1.11.1952.

Vëlla e motër u gjykuan për vrasje, në bazë të nenit nr.4, të ligjit nr.372, datë 12.12.1946. Me vendimin nr.242, datë 19.6.1953 Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, la në fuqi vendimin nr.61, datë 20.5.1953 të Gjykatës Ushtarake Durrës.Shkalla e parë i deklaroi fajtorë të dy bashkëshortit dhe i dënoi përkatësisht me vdekje dhe me 15 vjet burgim.

Më 27.6.1953, ministri i Punëve të Brendshme, Mehmet Shehu i kërkonte sekretarit të përgjithshëm të PPSH-së, Enver Hoxha që të lihej në fuqi dënimi me vdekje për Hodo Sinanin, si vrasës së Shefqet Sejatit, i cili së bashku me të birin ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Në kërkesë ai shpjegon arsyet pse duhej bërë kjo. Vendimi u ekzekutua.