Kategori
Uncategorized

SHQIPERIA 2015

Kategori
Uncategorized

SHQIPERIA 2015

Kategori
Uncategorized

SHQIPERIA 2015

https://youtu.be/jyLy3oWnZ-s

Kategori
Uncategorized

Ambasadoret Shqiptare ne kampet e refugjateve.

Janë ambasadorë edhe pse nuk janë të dekretuar si të tillë nga Shteti Shqiptar.

E bëjnë punën pa pagesë, udhëtojnë me shpenzimet e tyre, nuk kanë letra kredenciale, apo valixhe diplomatike, nuk kanë marrë udhëzime nga ndonjë ministër i jashtëm, apo titullarë të lartë të Shtetit.

Nuk i pret askush atje ku shkojnë dhe nuk gëzojnë imunitet diplomatik.

Por gjithsesi janë “ambasadorë” sepse, si askush tjetër, përcjellin mesazhet e vendit të tyre në vendet ku “i zë nata” dhe janë “të vërtetë” për vërtetësinë e këtyre mesazheve, krejt më ndryshe nga ato të ambasadorëve të dekretuar dhe të paguar të Shtetit. 


Janë këta ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë që i tregojnë botës që është një vend dhe një shtet, edhe pse në Europë, ku, edhe në vitin 2015, ende gjithëditën mungon uji i pijshëm;

Ku, për një copë bukë, vidhen pusetat e kanalizimeve, edhe të kryeqytetit, apo që një racë banorësh jetojnë duke rrëmuar në kazanët e plehrave;

Eshtë një vend ku pensionet janë kaq të ulta saqë ndjehesh më mirë të mos i hysh llogarisë se si do të jetohet me to;

Ku njerëzit ende blejnë ushqime “me listë” dhe ndihma sociale është vetëm me “bukë me domate” dhe jo më të paguash edhe energjinë elektrike vetjake;

Ku fëmijët për të qenë në shkollën e tyre të fshatit, ku “të vjen për të qarë”, shpesh udhëtojnë më shumë orë sa ç’udhëtojnë qeveritarët e këtij vendi për të qenë në kryeqytetet dhe qytetet e Europës;

Ku taksapaguesit çdo vit paguajnë shpërdorimet dhe pa-aftësitë e administratës shtetërore;

Ku po të ra një hall, më shumë dërrmohesh nga mosmundësia e zgjidhjes së tij se sa nga vetë halli;

Që është një vend, edhe i çuditshëm madje, ku numërimi i parasë nuk bëhet, si kudo në botë, me atë çka shkruhet në kartëmonedhë, apo në monedhën metalike, por me dhjetëfishin, edhe pse të gjithë e dinë se kjo s’është aspak e vërtetë.


Këto mesazhe, por edhe shumë-e-shumë të tjerë, i përcjellin botës ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë-

Azilkërkuesit shqiptarë të 2015 dhe janë ata që, realisht dhe me guxim, po bëjnë që “bota” të mos kujtojë më që “Shqipëria” është “Tirana” dhe ajo çka shijohet në udhëtimet këtu!


Respekt për misionin e azilkërkuesve shqiptarë, e këtyre ambasadorëve të vërtetë të Shqipërisë!

 

Kategori
Uncategorized

Femrat dhe holokausti,si u varrosen te gjalla lakuriq.

Eshte mbajtur fshehur gjithë këto dekada, por së fundmi fotografitë çnjerëzore të forcave naziste gjermane dhe bashkëpunë- torëve të tyre janë publikuar në “Dailymail”. Janë pjesë e kolazhit nga masakra e quajtur “Holokausti i plumbave”, ku fotografitë me femrat lakuriq teksa përçudnohen janë përtej çdo imagjinate. 

Fotot e tmerrit të përjetuar nga gratë hebreje në Ukrainë, gjatë Luftës II Botërore
Fotot e tmerrit të përjetuar nga gratë hebreje në Ukrainë, gjatë Luftës II Botërore


Janë minorene dhe gra, që pasi dhunohen në grup dhe zhvishen lakuriq, në shumicën e rasteve janë urdhëruar që të gërmojnë varre masive, për t’i groposur më pas për së gjalli. Femrat që shihni në këto foto janë pikërisht disa prej këtyre viktimave, që kanë hapur varrin me duart e tyre për veten dhe për burrat që ua “sharruan” në plumba para syve. Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë, ku gjithsej në “Holokaustin e plumbave” gjatë Luftës së Dytë Botërore janë ekzekutuar rreth 1.6 milionë hebrenj (hebrenj europianë, 4.5 milionë në total). 

hol2
Ndërsa në holokaustin e Polonisë dhe Gjermanisë, masakrat janë bërë nëpër dhoma të përqen drimit, përgjithësisht në “Holokaustin e plumbave” që ka ndodhur në Ukrainë, shumica janë qëlluar me plumba dhe janë varrosur aty pranë. Siç e thamë më lart, fillimisht u vranë meshkujt me breshëri dhe më pas femrat, të cilat hapën varret dhe disa prej tyre përfunduan të mbuluara me dhe, teksa merrnin ende frymë…. 

hol4
“Ky holokaust ishte mbajtur i fshehur për vite të tëra që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, por disa dëshmitarë të asaj kohe kanë vendosur më në fund që të thyejnë heshtjen dhe të flasin për këtë qendër vrasëse në Ukrainë”, raporton “Dailymail”.

holo7
Tashmë, 70 vite nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, sekretet e holokaustit në Ukrainë po dalin sheshit, falë punës këmbëngulëse të një prifti katolik francez, i cili ka hulumtuar për një kohë të gjatë këto vrasje makabre. Ai ka zbuluar edhe 2 mijë varre masive të viktimave hebreje, me burra, gra dhe fëmijë.

Kategori
Uncategorized

Parlamenti Shqiptar.1920-2015,histori tradhetish,vrasjesh dhe burgu.

IMG_20150912_121109

 Historia e parlamentit shqiptar në periudha të caktuara ka qenë mjaft i trishtë, përsa i përket fatit të deputetëve anëtarë të tij. Nga viti 1920 deri në 2015, fati s’ka qenë me shumë deputetë, pasi 37 prej tyre janë vrarë në rrethana të ndryshme.

Duke filluar me Esat Pashë Toptanin e vrarë në Paris mga Avni Rustemi, ndërkohë që ky i fundit së bashku me Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Hasan Prishtinën vriten nga Ahmet Zogu në kohë të ndryshme. Të gjithë deputetë, madje dhe ministra në qeveritë shqiptare të pas vitit 1920. Por me e keqja për Kuvendin shqiptar nëse mund të quhet i tillë në atë periudhë, vjen pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri më 1945.

 Kështu, 68 vjet më parë më 10 tetor 1947, ora 03.00 pas mesnate, i ngarkuari me cilësinë e prokurorit, përshkoi rrugën deri në burg e mori në dorëzim të dënuarit me vdekje, të cilët ishin 17 deputetët e opozitës në parlamentin shqiptar, që po atë mëngjes herët u varën në litar dhe u pushkatuan. Ndërkohë, 12 të tjerë u dënuan nga burgim të përjetshëm deri me 15 vite burg. Ndërsa të tjerët janë dënuar me vrasje në vitet e mëvonshme në atë kohë si grupe antiparti, duke filluar nga Mehmet Shehu e Nako Spiru që u vetëvranë dhe vijuar me Beqir Ballukun, Kadri Hazbiun etj., pa harruar vrasjen e Bardhok Bibës që shërbeu për terror komunist në Mirditë për vite e vite me radhë.

Por situata nuk u stabilizua as pas viteve 1900 kur u vendos demokracia në vend, teksa 8 vite më vonë vritet para selisë së PD lideri i dhjetorit Azem Hajdari, ndërsa vite më vonë vritet dhe deputeti i PS Fatmir Xhindi. Ndërsa të arrestuar ndër vite kanë qenë 27 të tillë, që kanë kaluar në burgje nga dënimi i përjetshëm në diktaturën e Enver Hoxhës, deri në burgime më të shkurtra në atë kohë por dhe në vendosjen e demokracisë, duke filluar nga ish-kreu i PS e ish-kryeministri Fatos Nano i dënuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me ndihmat e dhëna nga Italia, Gafurr Mazreku për plagosjen e Azme Hajdarit në Kuvend më 1997, e deri tek Tom Doshi, Mark Frroku e Armando Prenga.

Nga ana tjetër pas viteve ’90 heqja e imunitetit me sa duket ka prekur shumë nga deputetët e të gjithë krahëve të politikës, duke filluar nga Fatos Nano që dhe u dënua me 12 vite burg dhe vazhduar me ish-kreun e PD, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha për organizim kryengritje të armatosur e përmbysje të rendit kushtetuese, vijuar me kreun aktual të Kuvendit që iu hoq imuniteti për prishje të rendit kushtetues, organizim proteste, korrupsion por çështja u pezullua për mungesë provash, ish-kreu i Kuvendit Pjetër Abnori për ngjarjet e 14 shtatorit, po akuza u pushua nga prokuroria, si dhe Leonard Demi, Vili Minaroli, Shaban Memia e Jemin Gjana për ngjarjet e 14 shtatorit, ku akuza u pushua nga prokuroria.

Po dhe Nikoll Lesi për nxjerrje të sekretit shtetëror. Ndërkohë dhe kreut të PD Lulzim Basha iu hoq imuniteti për abuzim me detyrën korrupsion, po çështja u pezullua për kalim afati, e njëjta për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për abuzim me detyrën e korrupsion, çështja u pezullua për kalim afati.

Por imuniteti është hequr dhe për deputetët Prifti, Harasani, Doshi, Balla, Baraj por që janë pushuar. Ndërkohë që kanë dorëzuar mandatin deputeti Arben Ndoka i PS, për t’i hapur rrugë hetimit, si dhe i është hequr mandati deputetit Ilir Beqja, por janë pa imunitet janë dhe deputetët Tom Doshi, Mark Frroku e Armando Prenga, duke arritur numrin e 26 deputetëve të cilëve iu është hequr imuniteti. Çka tregon qartë se historia e Kuvendit shqiptar ka qenë e dhunshme ndër vite. M.Nikaj
 
 
Kryeministrat
 
Mehmet
Shehu dhe
Nano VIPA
e viktima
 
Në historikun e Parlamentit shqiptar deputetët e vrarë dhe të dënuar kanë qenë dhe ish-kryeministrat në kohë të ndryshme. Kështu, viktima më e madhe e komunizmit, pavarësisht se cilësohej si i vetëvrarë ka qenë ish-kryeministri më jetëgjatë në Shqipëri, Mehmet Shehu. Ndërkohë që ai është pasuar nga ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano, i cili u dënua pas viteve ’90 me 12 vite burg nga Sali Berisha, nën akuzën e abuzimit me pushtetin dhe me ndihmat e dhëna nga Italia, ndërsa 5 vite me vonë Nano mori pafajësinë, si dhe postin e kryeministrit.
 
 
Fati i deputetëve shqiptarë për periudhën  1920-2015
 
Deputetët e vrarë, 1920-1945
 
Viti 1920
Vritet Esat Toptani
 
Viti 1924
Vritet Avni Rustemi
Vritet Bajram Curri
 
Viti 1925
Vritet Luigj Gurakuqi
 
Viti 1933
Vritet Hasan Prishtina
 
 
Vitet 1945-1990
 
Viti 1947
Grupi i deputeteve
Shefqet Beja (me varje në litar)
Riza Alizoti (me varje në litar)
Sulo Klosi (me varje në litar)
Selaudin Toto (me varje në litar)
Sheh Ibrahim Karbunara
Paolo Saggioti
Agathokli Xhitoni
Mehmet Prishtina
Abdul Kokoshi
Beqir Çela
Salim Kokalari (me varje në litar)
Tefik Deliallisi
Irfan Majuni (me varje në litar)
Pertef Karagjozi
Enver Sazani (me varje në litar)
Hysen Shehu
Islam Radovicka pushkatim
 
Me heqje lirie të përjetshme u dënuan:
Foto Bala
Ramazan Tabaku
Rram Marku
Gjovalin Vlashi
 
Me nga 20 vjet heqje lirie u dënuan:
Shefki Minarolli
Rustem Sharra
Xhevat Xhafa
 
Me 15 vjet heqje lirie u dënua:
Sulo Konjari Burg
Zef Haxhija  burg
Kostandin Boshnjaku burg
Kadri Haziz Hoxha burg
Arif Gjyli  burg
 
Nako Spiru vetëvritet
Dali Ndreu pushkatim
Liri Gega pushkatim
Liri Belishova burg
 
Viti 1949
Mark Gjomarku vritet
Bardhok Biba vritet
 
Viti 1974
Beqir Balluku pushkatim
Petrit Dume pushkatim
Hito Çako pushkatim
Rahman Parllaku burg
 
Viti 1977
Abdyl Kellezi pushkatim
Koço Theodhosi pushkatim
Kiço Ngjela burg
Fadil Pacrami burg
Todi Lubonja Burg
 
Viti 1982
Mehmet Shehu Vetëvritet
Kadri Hazbiu pushkatim
Feqor Shehu pushkatim
Nesti Nase burg
Mihallaç Ziçishti burg
Fiqiret Shehu burg
 
 
Deputetët që iu është hequr imuniteti apo mandati
 
Viti 1990-2015
 
Viti 1992
Fatos Nano PS
Ilir Meta PS
 
Viti 1994
Arben Lika PD
 
Viti 1997
Gafurr Mazrreku PS
 
Viti 1998
Sali Berisha PD
Pjeter Abnori PD
Leonard Demi PD
Vili Minarroli PD
Shaban Memia PD
Jemin Gjana PD


Viti 2004
Nikoll Lesi Pavarur
 
Viti 2007
Lulzim Basha PD
 
Viti 2008
Fatmir Mediu PR
Hajrulla Paturri PR
Andis Harasani PS
Nikollaq Neranxi LSI
 
Viti 2011
Ilir Beqja PS mandati
Dritan Prifti LSI
 
Viti 2012
Tom Doshi PS
Taulant Balla PS
Besnik Baraj PS
 
Viti 2015
Tom Doshi PS
Mark Frroku PKDSH
Armando Prenga PS
Arben Ndoka PS(dorëzoi mandatin)
 
Viti 1998
Azem Hajdari PD i vrarë
 
Viti 2009

Fatmir Xhindi PS i vrare

Kategori
Uncategorized

KRYETARE BIZNESMENE.

Nga: MIMOZA KOÇIU*
Mua me zor nuk më mori njeri në punë. Kisha trefi shin e pagës aty ku isha dhe erdha këtu me një ideal, për të thënë që ky vend bëhet”, tha të shtunën Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, në një dalje publike para mediave. Fatkeqësisht, ky shpërthim idealizmi i kontrastoi fort me arrogancën e tonit, gjestikulacionin e tepruar dhe pamjen prej aksionisteje socialiste që nuk ka kohë as të kurojë pamjen e vet. Pa paragjykuar aspak “idealin” e drejtoreshës, operacioni kundër informalitetit është një aksion i domosdoshëm, edhe pse me dy vjet vonesë. Ndërsa “sakrifica” e saj dhe e shumë kolegëve të saj në politikë, që si profesionistë a biznesmenë të provuar, vendosën t’i përkushtohen “idealit” të së ardhmes së këtij vendi, më nëpërmendi dorëheqjen para një viti të një deputeti konservator, nënsekretari i Jashtëm në Britaninë e Madhe, Mark Simmonds. Dorëheqja bëri bujë për arsyen e shpallur të deputetit: paga prej afro 90 mijë sterlinash në vit, nuk i mjaftonte që të mbante familjen në një qytet si Londra. Debati vazhdoi me përllogaritjet e vetë konservatorëve anglezë, sipas të cilëve, për të hyrë në parlament shpenzimet e fushatës së një kandidati shkonin në rreth 35 mijë sterlina dhe se si humbësit ngeleshin me një vrimë të madhe në xhep.
Pa pretenduar krahasim me vendin e Manja Kartës, për shkak të distancës me vite dritë që në kulturën politike, nuk mund të mos parafytyrosh edhe distancën pasurore me politikanët tanë, të vënë teksa mbajnë poste publike. Edhe ata na e mbushin mendjen t’i votojmë se artikulohen si idealistë race, e sidomos kërkojnë më shumë se një mundësi për të përmbushur idealet e ëndërruara. Se përse u duhet më shumë se një mundësi, mjafton të shohësh shifrat e tyre pasurore në një memo konfidenciale të OSBE-së, që rrodhi të premten e kaluar në media, mbi politikanët e lartë dhe deputetët biznesmenë të kësaj legjislature.
A ishin surprizë ato që shkruheshin në atë dokument zyre të para një viti, me burime të hapura? Shumica e tyre qarkullojnë lirshëm në korridoret e politikës e medias, madje edhe në tryezat e kafeve të shoferëve e shoqëruesve të tyre. Madje, duhet thënë se burimet e memos së OSBE-së ishin të varfra në raport me sasinë e informacionit, që në shumicën e rasteve, protagonistët e qarkullojnë vetë për njëri-tjetrin si pjesë e luftës për influencë politike a ekonomike.
Por të përthithur siç jemi prej muajsh tashmë nga tema e dekriminalizimit, që për momentin duket ka në fokus personat me rekorde kriminale që mbajnë poste të larta publike e vendimmarrëse, kemi ngelur duke numëruar firot që po pëson mazhoranca, sidomos grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nga individët me të kaluar të errët. Justifikimi i deritanishëm se elementë të fortë i duheshin Edi Ramës për të “ruajtur” votat dhe ardhur në pushtet, përveç skepticizmit të shëndetshëm, se janë ca si shumë të fortë si në parlament, ashtu edhe në listat e pritjes së Rilindjes, i shtohet vërtetimi i aludimeve të deritanishme, përmes shifrave që përmenden në memon e OSBE-së. Aty flitet për udhëheqës politikë e deputetë, që kanë pasuri me shumë zero edhe për t’u numëruar. 500 mijë euro, 800 mijë euro, 5 milionë euro, 15 milionë euro, 30 milionë euro, 50 milionë euro, 100 milionë euro dhe 200 milionë euro, që shkruhet se është pasuria e kryeministrit Rama.
Ato shifra, janë vërtet marramendëse për një vend kaq të vogël e të varfër, që edhe me këtë ekonomi të deformuar tregu, mbeten të pajustifikueshme. Dokumenti jep shembuj se deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, e kanë blerë me shuma të frikshme mandatin që kanë.
Ato shifra janë ilustrimi më i mirë se përse janë shtuar kaq shumë biznesmenët në parlamentin e Shqipërisë dhe se si shtohen pandalur të ardhurat e atyre që kanë vetëm poste publike, pa qenë biznesmenë formalë.
Konkluzioni duket i thjeshtë, jo aq i panjohur, por i konfirmuar nga ai dokument i prodhuar në zyra ndërkombëtare: postet publike në këtë vend janë nxjerrë në shitje dhe, duke pasur parasysh praninë e personazheve të tillë, që pikë të fortë në jetëshkrim kanë milionat në euro, si në parlament, qeverisjen vendore e atë qendrore, kupton fare lehtë se klientë të kujt janë. E tingëllon jo thjesht cinik, por makabër patosi televiziv për luftë kundër korrupsionit, apo siç është trendi më i fundit, kundër evazionit apo vjedhjes, për të huazuar kryeministrin. Pa dyshim që, politikanët tanë kanë një kurajë shumë të madhe, për të shkelur mbi veten, e vënë maskën e moralistit, teksa janë autorët e një situatë të tillë.
Pyetja që nuk duhet të tingëllojë absurde për realitetin tonë është: përse një njeri me probleme me drejtësinë, të shlyera ose jo, qenka i papranueshëm, ndërsa ai që bën pazar me të, duke i ofruar një vend deputeti, kryetari a drejtori kundrejt pagesës, qenka burrë më i mirë? Duke u krahasuar nivelin formal të edukimit, i bie që i dyti, ai që ia shet ofruesit më të mirë vullnetin e qytetarëve që i besojnë, është më i keqi, sepse kryen korrupsion të pastër politik. Dhe, për më tepër, mbetet më i rrezikshmi, sepse ai ka në dorë fuqinë vendimmarrëse dhe vullnetin politik për të ndryshuar një situatë, që vetë e ndihmon veç të lulëzojë. Dhe nuk e kanë fare problem që të shtojnë pa kurrfarë mase qoftë edhe thjesht njerëzore, të tillë “klientë”, që nuk arrijnë as të artikulojnë një mendim, edhe kur ky u parapërgatitet me shkrim. Mjaft që të enjten parlamentare të ngrenë kartonin siç u kërkohet, ose për postet e tjera, të firmosin pa hezituar atë që u është urdhëruar.
“Transparency International”, organizata që mat nivelin e korrupsionit në botë e që na renditi vitin e fundit në vendin e 110-të, nga 175 vende të monitoruara, e përcakton korrupsionin si “një nga sfidat më të mëdha të botës moderne. Korrupsioni minon qeverisjen e mirë, deformon thellësisht politikat publike, çon në mosndarjen e burimeve të të ardhurave, dëmton sektorin privat e zhvillimin e tij dhe dëmton sidomos të varfrit”.
Ky definicion duket si i hartuar duke pasur parasysh këtë vend, ku postet publike, aty ku projektohet e ardhmja e vendit, me sa duket janë kthyer në biznes fitimprurës. Me këtë panoramë, sa besim mund të kihet te ky sistem, te këta vendimmarrës? Pyetja është retorike, por e vlefshme vetëm për zhgënjimin e radhës të profesionistëve që punojnë fort, në mënyrë të pavarur apo në sektorin privat, e që këto lloj shifrash pasurore mund t’i lexojnë vetëm nëpër dokumente të tilla, duke u përpjekur mundimshëm të mos çuditen, se si posti publik mund të shpërdorohet në këtë masë, kaq hapur e kaq paturpësisht, pa të hyrë gjemb në këmbë.

Kategori
Uncategorized

Shqiperia deshton ne luften ndaj trafikimit te qenieve njerezore.

Trafikimi i qenieve njerezore ne Shqiperi vijon te jete ne nivele te larta.
Sipas raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit te publikuar kete muaj, korrupsioni ne radhet e policise e ben te pamundur luftimin e ketij fenomeni që mbetet shqetesues ne vendin tone.
Po jo veten kaq. Ne raport theksohet se bashkëfajësia zyrtare në krimet trafikuese mbetet një shqetësim i konsiderueshëm. Dhe ketu, raporti i DASH i refetohet një anëtari te Parlamentit  shqiptar i denuar me pare per trafikimin e qenieve njerezore.
Me konkretisht ne raport thuhet: korrupsioni ndër forcat e policisë dhe përfaqësimi në instancat më të larta të shtetit shqiptar, si parlamenti, i qytetarëve nga persona me precedentë kriminalë që lidhen me trafikimin e cenojnë besimin se përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes strukturave të saj për të luftuar fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore janë substanciale.
Referuar raporteve te viteve 2013, 2014, 2015 qeveria shqiptare nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.
Nje tjeter shqetesim qe ngrihet ne buletimin e muajit korrik mga APPA, eshte edhe radikalizmi fetar. Rreth 150 shqiptarë i jane bashkuar ISIS qe nga 2012.
Në një studim të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, vihet në dukje mungesa e përgatitjes të shtetit shqiptar dhe të segmenteve të tjera të shoqërisë për t’u përballur me këtë fenomen dhe për të gjetur përgjigjet e duhura ndaj tij.
Perdorimi i dhune s ndaj qytetaret  nga organet ligjzbatuaese eshte nje tjeter problem. Pasi  kjo provokon ndjenja hakmarrje ndaj tyre dhe lehtëson mundësinë e mbështetjen së grupeve të ekstremizmit të dhunshëm. Prandaj është e nevojshme që personeli i këtyre agjencive ligjzbatuese të marrë trajnimin e nevojshëm për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe parandalimin e situatave të tilla thuhet ne buletin.
Kategori
Uncategorized

koha e spiuneve.

images

Rastësia e takimit me një punonjës policie, më ka dhënë një mesazh të frikshëm, por edhe të habitshëm, sa e kam dëgjuar me shumë vëmendje bisedën me te.
“Sapo u ndava nga një qytetar, tha ai, për shkak të njohjes që kam me të – dhe më hutoi me fjalët që më tha. Ai ishte nja 70 vjeç dhe me një nxitim dhe shqetësim më kërkoi ta dëgjoja, vazhdonte të fliste me një lloj çudie polici i shtetit, duke shtuar se çfarë i kishte thënë qytetari. Dëgjo, më tha qytetari, aty te kthesa e filan ndërtese, një qytetar (më tha edhe emrin) po prish një mur se kushedi se çfarë do të ndërtojë, ndaj shko dhe pezulloje. Po gjithashtu, vazhdoi me një lloj egërsie qytetari i moshuar, edhe në rrugicën tjetër një qytetar po hap një dritare, ndërsa në afërsi tek tregu fshatar, më duket se një tjetër po suvaton shtëpinë nga jashtë. Dhe të gjithë i ke nga ata të Saliut ndaj merrjua shpirtin”. U habita pa masë, kur qytetari më tha se “po nuk vajte ti, do të shkoj unë tek drejtori i policisë. Nuk u ndjeva mirë për zellin e një qytetari që më solli ndërmend një kohë që edhe unë si polic e kam urryer simptomat e tij po na rikthehen si pa dashur, pikërisht nga njerëz të tillë që e ushqyen me këtë lloj mënyre sjelljeje, që mund të jetë gjithçka, por shërbim ndaj shtetit nuk është, aq më tepër në një sistem demokratik”.
Ky ishte rrëfimi i policit që kishte një mërzitje të madhe për faktin se nuk i pëlqeu kjo lloj sjelljeje qytetare që troç do të thotë spiunllëk pa para si në kohën e diktaturës, që sot përkthehet në raportim. E qetësova punonjësin e policisë me mendjen se më kishte dhënë një mesazh të madh me tregimin e tij se në Shqipëri “nuk kemi parë gjë akoma” siç e ka thënë Kryeministri ynë Edi Rama. I thashë të gjorit polic se ka edhe më të mëdhaja nga këto që rrëfeve ti, i thashë unë me qetësi dhe u ndamë si miq, por në mendje m’u kujtuan shumë e shumë raste të tilla, por jo vetëm për ndërtime të këtij niveli që janë të rëndomta dhe që nuk prishin asnjë punë shtetit, por janë investime të lehta qytetare në shërbim të familjes. Ndërsa për ndërtimet pa leje në tokën e privatëve që u është hapur drita jeshile për legalizime, as Kryeministri, as drejtori i ALUIZN-it, as edhe ndonjë ministër, pale kryebashkiak nuk po e sheh të udhës për të ndalur paligjshmërinë, pale më pas kur flitet për pallatet shumëkatëshe që ende vazhdojnë dhe investitorët mund të shkelin çdo kondicion, por që askush nuk i penalizon, se ato janë të miqve të pushtetarëve të sotëm.
Nëse një qytetar do të duhej të shkonte e të merrte leje për një restaurim të thjeshtë, do t’i mërzitej puna kaq shumë sa ai do të mallkonte veten që nisi këtë punë. Jo se nuk ta japin, por do bëhen aq shumë letra dhe do të hedhin firmë kaq shumë njerëz sa qytetarit do t’i duhen një shumë e madhe lekësh, që mund t’ia kalojë parave që do të duhen për restaurimin. Po çfarë është ky fenomen që po na duket sikur bëjmë shtet dhe po bëjmë diktaturë, po na rikthehen ata spiunët e lagjeve, të cepave të pallateve, të atyre që të nxinin jetën dhe që për një fjalë goje përfundoje në agjitacion e propagandë.
Në një kohë kur shteti ynë ka kaq shumë probleme të mëdha me trafikantët e drogës dhe me avionët e transportit të hashashit, shteti nuk u shqetësoka për këtë, se duket që e drejton vetë, por na u merrka me një dritare apo një mur që restauron një qytetar. Është një marramendje e çuditshme që lidhet me sjelljen e një kryeministri apo një kryebashkiaku, të një ministri apo drejtori policie. Në sinkron, këta shtetarë po kërkojnë t’i “hedhin trutë e gomarit”, si thuhet fjala popullit, ashtu si bëri diktatori i 45 viteve të sistemit komunist.
Ndoshta është për t’u rrëfyer ajo fabula, kur një kryebashkiak i ri i tha kafshëve të pyllit se, pylli ku ata kishin lindur dhe strehuar do të prishej dhe në mes të këtyre kafshëve hyri një shqetësim i madh. Vajti luani, vajti elefanti, vajti tigri, vajti ariu, që të ankoheshin tek kryebashkiaku që donte të bënte këtë punë, por asnjëri nuk arriti ta bindte kryetarin të hiqte dorë nga vendimi. Më në fund vajti edhe gomari që i bëri për të qeshur të gjithë dhe çuditërisht u kthye me sukses se kishte marrë aprovimin se pylli nuk do të prishej. E pyetën gomarin se si mundi ta arrinte këtë gjë. Ai u përgjegj “po aty ishin të gjithë shokët e mi dhe ne merremi vesh mes nesh me gjuhën tonë”. Nuk ka nevojë për komente.
Ajo që po shihet tashmë rrugëve të qyteteve shqiptare janë tatimorët që kanë piketuar gjobat për lokalet e demokratëve kohë pas kohe dhe që me blloqe në duar pa asnjë arsye fillojnë kontrollet dhe menjëherë presin gjobat pa pyetur se për çfarë dhe pa folur as me pronarin e lokalit apo të dyqanit. Ka një lloj planifikimi të qartë për të gjobitur këdo që në listat e tatimorëve janë të piketuar si mbështetës të opozitës. Bile lidhjet telefonike me shefat e gjobave për të marrë udhëzime para një rasti, janë tashmë kërkesa që po bie në sy të qytetarëve që heshtin se do gjejnë belanë.
Ndërtimet pa leje të punonjësv të bashkisë apo të të fortëve në çdo qytet janë të paprekshme dhe as që mund të shkohet nëpërmend të vihen gjoba për mosprerjen e faturave tatimore. Kontrolle bëhen kudo, por gjoba vendosen aty ku janë emrat e shënuara më parë nga shefat që flasin në emër të informalitet dhe bëjnë informalitet në emër të shtetit.
Kryeministri flet për ujin e pijshëm, por në Elbasan atë nuk e paguajnë ose e paguajnë sa një çezmë shhtëpie edhe lokalet me pishina dhe për çudinë më të madhe, drejtori i Ujësjellësit në Elbasan është një i tillë që ka një kompleks pishinash, ashtu siç ka qenë edhe ish-drejtori i këtij ujësjellësi, siç të thonë miqtë e tyre si për të treguar se kush guxon të shkojë tek ata, pale t’u vendosë gjoba. Si duhet kuptuar kjo si shtet apo shteti i të fortëve që s’të çon në diktaturë?
Gjithçka po bëhet me dy standarde dhe me sjellje harbute për të bërë shtetin si në diktaturë, se këtë e mbështet dhe e filozofon Kryeministri që nuk dihet e paguan taksën e shtëpisë së tij, nuk dihet se sa është fatura për pagesën e ujit të pijshëm apo të energjisë elektrike, i shkon apo nuk i shkon fatura Kryeministrit për të gjitha shërbimet që bëhen në shtëpinë e tij. Nuk po flasim për paratë se ku i gjeti Kryeministri që në deklarimin e pasurisë së tij ka vetëm 3 mijë euro. Kuptohet që jo. Po ministrat e këtij Kryeministri a kanë deklaruar pasuritë e vërteta, po miqtë që e sponsporizojnë Kryeministrin?
A nuk vepronin kështu anëtarët e byrosë politike dhe ministrat e qeverisjes së diktaturës që po imiton Kryeministri aktual i shqiptarëve?

Pirro GUREMANI

Kategori
Uncategorized

Letra e Mitrush Kutelit per te shoqen.

Burim: Letra e Mitrush Kutelit per te shoqen.

Kategori
Uncategorized

Letra e Mitrush Kutelit per te shoqen.

E dashur Efterpi,
Këtë letrë, që është, ndofta, e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurtë, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit.
Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqia. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më varnin. Iknja me vrap, hynja në gropa e puse, dilnja prapë. Ata më ndiqnin. Ment më kapnin. Iknja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamë. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë. Prapë gropa, puse, gremina. Sikur isha në Berat, nën Kala. Në një sterrë të Kalasë, pranë Kishës. Më tej, në Fier. Kisha shpëtuar nga ndjekjet dhe kërkonja ndonjë shtëpi për t’u fshehur.
Isha i zbathur, i zveshur. Dikush më thirri: “Qëndro, Dhimitri! Të zumë”. Më rrethuan, më zunë dhe po më shpinin të më vrisnin. Unë qeshnja. Kisha qef të më vrisnin… Dhe ja, u gjenda në burg. Shumë njerëz. Midis tyre Sofo Çomorra, që ka vdekur. Më shikonte me dhembje. “Si u bë kështu, o Pasko? Ç’ke bërë?” –“S’di”. –“Shiko këtu”. Dhe më dha ca shkresa të shkruara bukur: një akt akuzë dhe ca lidhje të tjera. Më quanin bejtexhi. Më thoshin se kisha bërë një vjershë për glyrën me rima italiane. Pashë Andrean. I ardhi keq. U vendos të më vrasin. Prapë u gëzova. –“Fundja, do vdes, thashë. Do të shpëtoj. Do çlodhem. Jeta ime ka qenë shumë e turbullt, e ngatërruar, e mirë dhe e keqe. Sa mirë që mbaroi”. Kur u ngrita, ti po bëheshe gati për në Rrushkull. Kokën e kisha, dhe e kam, të rëndë. Ti shkove më 7 e gjysmë. Pas 5 minutash ardhi Ilua i Sterjos e më solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli… Sipas mendjes sime, shpëtoi. E kam zili. Vdekja është prehje e madhe, shkëputje nga dhembjet. Vërtet, edhe nga gazet, por në një kohë, kur njeriu është shumë i sëmurë, i mërzitur, vdekja është shpëtim: nga dhembjet fizike e shpirtërore. Që të dyja janë të rënda. Ti e di sa dhembje të tilla kam pasur në kohën e fundit. Njëra, që ti ma di, është se si pasojë e tyre nuk jam i zoti të punoj, të krioj, të paguaj bukën që më jep shteti për vete e për fëmijët. Unë s’kam qënë e s’dua të jem kurrë parazit. Po ç’të bëj, grua? S’mund. Kokën e kam të turbullt…..
Letrën e nisa për tjetër gjë: të të përsërit porositë e mija të fundit. Më fal se të mërzit. Unë t’i kam thënë kaq herë. Të kam helmuar jetën, sepse edhe mua ma kanë helmuar të tjerët. Dhe s’kam qënë i zoti ta mbaj helmin për vete, siç më takon. Ky qoftë i fundit që po të sjell.
Ne u bashkuam, rrojtmë, dhe bëmë fëmijë në vjete stuhie: burg, urbanizëm, hotel. Po atëhere kisha shëndet dhe i kapërxeva të gjitha. Tani, ti e di… I di ditët e netet e mija. Sëmundjet dhe brengat më brehnë, më hëngërn. Unë e shoh tani vdekjen si një lirim nga dhembjet. Nuk e dua, po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, më çik. Më vjen keq se do t’i le fëmijët të vegjël, pa krah, mbase në vobekësi të madhe, në pamundësi për t’u arritur synimeve. Pensioni im nuk do të mjaftojë. S’kam “vjete shërbimi”. Domosdo, 22 vjet jashtë. Edhe atje kam punuar sa jam shuar, por këtavjete pune nuk peshojnë për efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta, pas vdekjes, kur të pushojnë pasionet dhe urrejtjet, shteti ynë mund t’ju ndihmojë për hir të punës sime së kaluar: në gazetari dhe letërsi, që në moshë të njomë, dhe sidomos në fushën ekonomike. Një pjesë të shkrimeve të mija-shqip dhe rumanisht- janë aty, në Bibliotekën Kombëtare. Disa njerëz i dinë përpjekjet e mija kundër kapitalit italian, kundër grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetiak, bile kundër interesit vetiak. Nuk kam ndjekur kurrë pasurimin tim, sepse ky pasurim mund të bëhej vetëm me dy mjete: me vjedhje (ka njëmijë e një mënyra vjedhjeje dhe unë s’kam përdorur asnjërën) dhe me trathëti, duke u shërbyer të huajve për të grabitur vendin dhe duke marrë para për këtë shërbim. Zgjodha rrugën e kundërt: luftën kundër atyre që donin të grabisnin, atyre që grabisnin. Nuk i ndala dot të tëra, jo se s’desha, jo se kisha interes, po se s’munda. Kaq munda, kaq bëra. Kundër grabitjeve italiane, kundër grabitjeve gjermane, kundër grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurrë udhën e rehatit vetiak, udhën e “urtë e butë e lugën plot”. Kam punuar shumë, kam dashur shumë, kam gabuar shumë. Tani jeta shkoi, nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot. Të kam treguar se gjermanët do të më varnin përpara bashkisë, kur muarr vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhës së re që donin të bënin. Më shpëtoi fati. Nuk do të skuqem kurrë nga turpi as me veprimin tim në ditët e para të çlirimit. Punova si i marrë, luftova kundër grabitjeve jugosllave. Aq më fort nuk mund të skuqem nga turpi për veprimtarinë time praktike-në fushën ekonomike-në Rumani. Edhe atje kundër gjermanëve. Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë “popuj mbi popuj” ose “të mëdhenj mbi të vegjël”, por “popuj përkrah popujsh”. Ky parim ka ushqyer në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, automatikisht, veprimtarinë time. Kam qënë kundër rusëve sepse ata mbajnë nënvete dhe shkombëtarizojnë popuj të tjerë; kundër gjermanëve sepse kanë shfrytëzuar dhe zhdukur popuj të tjerë, kundër anglezëve për të njëjtën arësye. Biri i një populli të vogël nuk mund të bënte ndryshe. Në Rumani kam luftuar, aq sa mund të luftojë një njeri i vogël, kundër shfrytëzimit të kapitalit vëndas dhe të huaj. Këtë qëndrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Një nga pasojet e para ka qënë një “skedë e zezë” në aparatin gjerman të Vjenës, më 1940-41. Për këtë “skedë të zezë” ardhi e më foli dikush në bankë: “Ç’po bën kështu? Nuk e di ç‘të pret? Pse kundërshton që vëndin e kapitalit çifut ta zerë kapitali mik gjerman?” Unë di një gjë: kapitali s’mund të jetë kurrë mik, po vetëm kapital. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron për fitime. Dhe fitimet s’kanë kurrë të mbaruar. Njëja kërkon të bëhet dy, dyja katër, katra tetë, mija dhjetë mijë, milioni qindmilion e kështu me radhë. Në dëm të njerëzve, të popujve. Si ish drejtor tri bankash (gjithnjë i varfër) di se fitimi i vjetër nuk ngopet me fitim të ri, siç nuk ngopet deti me ujë.
Do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes? Nuk di. Desha të më kuptonte dhe njihte jo për nder e lavdi, po që fëmijët e mij-të cilëve u le trashëgim punën dhe ëndrat e mijatë mos vuajnë për bukë sa janë të vegjël, të ndjekin studimet dhe të gjejnë udhën e tyre në jetë.
Jam i sigurtë se po të vlerësohej në këtë drejtim puna dhe përpjekjet e mija në të kaluarën, fëmijët nuk do të vuanin.
Nisa të të shkruaj një letrë të shkurtër lamtumire, dhe u nxeva-ndonse më buçasin veshët e më dhemb koka prapadhe shiko se ku arrita.
Dëgjo!
Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra, mos u hidhëro se po të porosit edhe një herë.
1. Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret.
Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë bota? S’dua!
Nuk do të lajmëroni, para varrimit, asnjeri, me përjashtim të pesë a gjashtë njerëzve më të afërmë për të bërë formalitet e varrimit dhe varrimin. Kaq!
S’kam qef të mërzit njeri. Sikush ka hallet e veta.
2. Dikur kisha dashur të varrosesha në Pogradec, pranë babajt e nënës ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi, stërgjyshi.
3……………………..
4. Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.
Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëhere kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike-ajo fizikë; ay, mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar, -dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi në letërsi, në vëndin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjerprinjtë. Të vrasin shokët, se ju bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ja u le atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do të lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.
Askush të mos më prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!
Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë! Të doni njëri tjetrin, të ndihmoni njëri tjetrin, të duroni njëri tjetrin! Mos vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hithni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mëndja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë. Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi, butësi, zemërgjërësi! Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arësyes. Shpesh, zemra të shpje në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arësyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndëroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjezit, që sjell mëndjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë.
Ta doni dhe nderoni mamanë, se ka qënë trime në jetë, ka vojtur shumë. Të dy kemi vojtur. Embëlsojani pak pleqërinë pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shumë përvoje nga jeta e hidhur, dhe kjo përvoje mund të jetë e dobishme për ju, që të mos vuani.
Doruntina është më e vogla. Ajo ka nevojë për mjaft vjet ndihme dhe drejtimi. Mos i kurseni ndihmën tuaj, që të mund të prehem i qetë në dhe.
Mos më qani! Mbahuni! Unë e rrojta jetën, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin të tjerët kur qani. Më dëgjoni? Lotët janë të kotë. Kush vdes nuk ngjallet. Unë asqë dua të ngjallem, asqë dua ta filloj jetën përsëri. Mjaft! Këtë porosi mos e shkelni.
5. Efterpi, më fal për këtë mërzitje të fundit! Mbahu dhe jepu zemër fëmijëve. Bëj siç të porosita. Mos ndrysho asgjë. Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujëshme, me kallaballëk. Edhe disa fjalë: kuptohet se nuk do të lajmërosh as njerëzit e tu, këtu ose në Korçë, me përjashtim të Foqit dhe Nestit.
Të përqafoj, të lutem të më falësh dhe lamtumirë.
Yti
Dhimitraq
Kategori
Uncategorized

ATA ISHIN KATER.

Nga 31 deputetët biznesmenë të parlamentit shqiptar, të përmendur në raportin konfidencial të OSBE, 4 janë të PD-së, 3 prej të cilëve u janë bërë publik emrat dhe sipas këtij IMG_20150912_121109raporti shumica e kanë ngritur pasurinë e tyre mbi aktivitete të dyshimta apo nga burime po të dyshimta ose të panjohura. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme apo aktivitete të krimit të organizuar.

Astrit VELIAJ /Adresa: Kuvendi i Shqipërisë

astrit veliajkBulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Tiranë
mail: astritveliaj58@hotmail.com
Të dhëna vetjake
Datëlindja: 08.04.1958
Vendlindja: Tiranë
Edukimi:
Universiteti Shtetëror i Tiranës, dega Shkenca Juridike.
Master i nivelit të dytë në Shkenca Administrative.
Në ndjekje të studimeve të Doktoraturës.
Veprimtaria profesionale:
1995-2000: President kompanie në sektorin e ndërtimit.
1990-1995: Aktivitet privat në tregëti, shërbime dhe prodhim.
1980-1990: Administrator në ndërmarrje shtetërore.
2000-2013: President i shoqërisë UFO i njohur si Albania University.
Veprimtaria politike:
2009: Kandidat për deputet në Qarkun e Beratit për Partinë Republikane.
Zgjedhur në:
Legjislatura VIII/
Grupi dhe Komisionet parlamentare: Grupi parlamentar i PD-së.
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, anëtar.
Botime: Artikuj të ndryshëm në gazeta.

Kozma DASHI /Adresa: Kuvendi i Shqipërisë
kozma dashiBulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Tiranë
kozmadashi@gmail.com
Të dhëna vetjake
Datëlindja: 27.07.1953
Vendlindja: Fier
Edukimi:
1968-1972: Shkolla e mesme “Janaq Kilica”, Fier.
1972-1977: Inxhinier Elektroenergjetik, Universiteti i Tiranës.
1982-1984: Kurs pasuniversitar “Automatikë e sistemit energjitik”, Universiteti i Tiranës.
Qershor 1982: Provim pasuniversitar i ” Gjuhës Angleze”.
Mars 1984: Provim pasuniversitar “Teoria e qarqeve elektrike”.
Veprimtaria profesionale:
1977-1984: Inxhinier elektrik në H.E.C, Fierzë.
1984-1987: Inxhinier elekrik T.E.C, Fier.
1987-1990: Inxhinier elektrik, përgjegjës i reparti “Linja n/stacion”, Fier.
1990-1992: Inxhinier elektrik, projektues pranë “Byroja Studimore e Projektimeve”, Fier.
1992-1994: Inxhinier elektrik në ndërmarrjen private “Rilindja”, Fier.
1994-1997: Person fizik “Projektime instalime elektrike”, Fier.
1997-2013: Administrator i firmës “INEL” sh.p.k, Fier.
Zgjedhur në: Legjistalurëv VIII.
Grupi dhe Komisionet parlamentare:  Grupi parlamentar: PD
Komisioni për Veprimtarinë  Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin, anëtar.

Roland KETA /Adresa: Kuvendi i Shqipërisë
Roland KetaBulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Tiranë
rolandketa@hotmail.com
Të dhëna vetjake
Datëlindja: 07.04.1971
Vendlindja: Bulqizë
Edukimi:
1990-1995: Mjekësi e Përgjithshme.
2000-2001: Specializim Kardiologji.
2010-2013: Doktor i Shkencave Mjekësore.
2012-2013: Specializim Kardiolog QSUT.
Veprimtaria profesionale:
1996-2003: Mjek në spitalin e Bulqizës dhe Shef i Poliklinikës së Rrethit Bulqizë.
2001-2003: Mjek Ligjor.
2003-2013: Kryetar i Bashkisë Bulqizë.
Veprimtaria politike:
Anëtar i PD-së nga viti 1991.
2000-2003: Anëtar i Kryesisë së PD-së.
2003-2013: Kryetar i PD-së, Bulqizë.
2003-2013: Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Zgjedhur në: Legjislatura: VIII
Grupi dhe Komisionet parlamentare:
Grupi parlamentar: PD
Komisioni parlamentar: Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, anëtar.

Bedri HOXHA/Adresa: Kuvendi i Shqipërisë
hoxha_b_8052_0Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Tiranë
E-mail: bedrihoxha@hotmail.com
Të dhëna vetjake
Datëlindja: 07.04.1968
Vendlindja: Gur i Bardhë
Edukimi:
Qershor 1989: Diplomuar në kUniversitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, dega mësuesi.
Korrik    2009: Diplomuar në Universitetin “Kristal” Tiranë, dega Drejtësi.
Veprimtaria profesionale:
Shtator 1989-qershor 1992:  Mësues në Gurrë të Madhe, Mat.
Qershor 1992-shtator 1994: Zëvendësdrejtor në shkollën 9-vjeçare, Bejne -Mat.
Shtator 1994-korrik 1997: Specialist në Drejtorinë Arsimore, Mat.
Korrik 1997-shtator 2003: Menaxher në Kompaninë e Ndërtimit “Superbeton-Mati”.
Veprimtaria politike:
Tetor 2003-qershor 2009: Kryetar i Bashkisë Klos -Mat
Zgjedhur në:
Zgjedhur në legjislaturën: VII, VIII
Qarku: Dibër
Grupi dhe Komisionet parlamentare:
Grupi parlamentar: PD

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, anëtar.

Kategori
Uncategorized

QEVERIA E KA FOBI VERIUN DHE TROPOJEN


TIRANE- 

IMG_20150912_121109Deputetja e Partisë Demokratike e Qarkut të Kukësit, Mimoza Hajdarmataj në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” akuzon ma-zhorancën e majtë se po qeveris me paragjykime krahinore. Sipas saj qeveria me politikat e saj fiskale po penalizon Veriun e në veçanti Tropojën duke mos u akorduar fonde e duke i zhytyr në mjerim ekonomik.
Zonja Hajdarmataj Ju jeni deputetja e parë nga Tropoja në historinë parlamentare. A besojnë tropojanët tek gratë në politikë dhe çfarë do të thotë ky status për ju?
Të qënurit deputete pavarësisht korodinatave gjeografike të prejardhjes është përgjegjësi dhe prestigj sepse ti përfaqëson një trevë të tërë prej mijëra njerëzish. Sigurisht që kësaj përgjegjësie i vishet dhe e veçanta që ti shënohesh si e para femër në Kuvend për të përfaqësuar, mbrojtur dhe për t’i dhënë zë një krahine, që i ka dhënë shumë emër dhe dinjitet historisë së kombi tonë. Tropoja ka nxjerrë kreshnikë, trima të mendjes dhe pushkës, gra dhe burra të urtë e largpamës dhe sigurisht memoria historike e Shqipërisë në liri dhe demokraci lidhet dhe me ideatorin e arritjeve historike, birin e Tropojës, Sali Berishën dhe te pavdekshmin “Tribunin e Lirisë”, Azem Hajdarin. Kam qenë dhe mbetem me një lidhje shumë të fortë me Tropojën, jo vetëm për faktin se kam lindur, jam rritur dhe punuar dhe një pjesë të jetës sime atje, por dhe se karriera ime është përqëndruar në dimensione të ndryshme me jetën e kësaj krahine. Përfshirja në politikë nuk ishte thjesht një ambicie personale por një angazhim dhe detyrim më shumë për të dhënë kontributet dhe rezultatete mia për zhvillimin e Tropojës. Unë nuk i ndaj dot burrat dhe gratë në mbështetjen që më japin pasi Tropoja është një krahine ku të drejtat e të dy gjinive zbatohen dhe respektohen me shumë etikë dhe janë një shembull për t’u ndjekur dhe nga krahinat e tjera. Por unë do të përpiqem edhe më shumë që gratë nënat dhe vajzat e Tropojës të jenë edhe më të integruara dhe me status më solid si në familje ashtu edhe në profesione të ndryshme si në Bajram Curri, edhe në të gjithë Shqipërinë.
Cilat janë problemet që ka sot Tropoja dhe që ju i trajtoni në Kuvend?
Varfëria dhe papunësia, e çfarë është më e keqja mungesa e shpresës, si në të gjithë vendin janë plagët më të rënda sociale, që vuan më shumë Tropoja. Si deputete përpiqem që në çdo mbledhje të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe në seancë plenare të ngrej zërin për mangësitë dhe hallet e shumta të kësaj krahine, të cilat përkojnë dhe me hallet e të gjithë Shqipërisë. Aktualisht bashkia e Tropojës dhe ujësjellësi po përfundojnë zgjidhjen e furnizimit me ujë i cili u bë një gangrenë e madhe për shkak të thatësirës që solli uljen e prurjeve në burimin që furnizonte ujësjellësin. Pati përpjekje dhe punë shumë të madhe nga punonjësit, por çështja mbetet e pazgjidhur pasi menaxhimi i furnizimit me ujë kërkon ndërhyrjen e qeverisë qendore me vendosjen e matësave. Nuk pati asnjë reagim nga qeveria, kryeministri për kërkesat që i bëri kryetari i bashkisë, Besnik Dusha për këtë çështje. Ndërkohë një fenomen shumë i rëndë është pamundësia e qindra familjeve në nevojë dhe pikë të hallit për të paguar faturat apo kamatëvonesat. Dihet që kompensimi është i papërfllshëm dhe shpesh herë një e drejtë e mohuar. Ka një shpërfillje totale dhe arrogancë ne heqjen masive të ndihmës ekonomike duke ulur kështu në maksimum mundësinë për pagesa, shto këtu papunësine e lartë dhe mbytjen e biznesit të vogël që mezi arrijnë të mbajnë familjet si rezultat i taksave të larta dhe gjobave arbitrare. Çdo javë që unë takoj banorë në Bajram Curri përballem me histori dramatike, ku familjeve me të sëmurë, me të moshuar në mjerim total u priten dritat me javë të tëra. Kjo errësirë fizike nuk ka kurrësesi mundësi të vlerësohet si vendosje e shtetit ligjor, sepse shtet ligjor nuk do të thotë të persekutosh të varfrit, por të zbatosh të drejtat dhe ligjin për mundësi punësimi dhe shërbimi dhe në të kundërt për lehtësira për familjet në nevojë.
Do të ketë bashkëpunim mes qeverisë dhe bashkisë për zbatimin e reformës së re territoriale?
Piksëpari nga informacioni që unë kam kjo qeveri me ministrinë e Planifikimit të Territorit e kanë përjashtuar Tropojën dhe disa bashki te Veriut nga projekti ndërkombëtar për rregullimin dhe planifikimin të qendrave në këto bashki. A thua të jetë një shpërfillje e rastësishme politike apo se këto bashki që drejtohen nga të djathtët nuk mund të përbëjnë burim për abuzim dhe korrupsion të këtyre pushtetarëve Përsa i përket bashkëpunimit me ekzekutivin, përgjigja teknike e kësaj çështjeje i përket kryetarit të zgjedhur dhe këshillit bashkiak. Ajo çka mund të them politikisht është se Rama me qeverisjen e tij këta dy vjet ka diskriminuar dhe shpërfillur në mënyrë arbitrare problemet sociale të Tropojës që janë problemet jo vetëm të këtij komuniteti por të gjithë Shqipërisë nga Jugu në Veri. Përshembull marrim rastin e pamundësisë së pagesave të dritave në kohë reale. Ministria përkatëse por dhe qeveria në tërësi po çon drejt flijimit të jetëve kryefamiljarë sepse nuk kanë me çfarë të ushqehen dhe jo më të paguajnë faturat. Para dy ditësh në “Facebook”-un tim kam edituar një video ku jepen imazhet nga shtëpia e një familje tejet të varfër e cila figuron debitore në vlera mbi 3 milion lekë. Kërkesa e tyre për ndihmë është mundësia e shlyerjes me më shumë se 12 këste, përndryshe ata do ta harrojnë se si ndriçon llampa në shtëpinë e tyre. A thua po kërkojnë shumë nga qeveria e cila jep 34 mijë lekë ndihmë sociale, por ju kërkon 250 mijë lekë këst mujor? Kjo ka bërë që shumë familje dhe nga fshatrat e Tropojës të marrin rrugën me shumë sakrifica të emigrimit, që Rama e mohon pa ndrojë. Ose në rastin e sektorit të shëndetësisë kur ministri Beqja erdhi në Tropojë dhe pasi bëri show-n e radhës në ekrane me telemjeksinë apo me aparatura moderne dera e dhomës ku janë strehuar nuk është hapur sot e asaj dite e jo t’u kenë ardhur në ndihmë popullatës për ndonjë lehtësi në shërbimin mjekësor atje. Kësaj i thonë të tallesh me hallexhinjtë dhe nevojtarët. Për të kaluar tek një sektor po aq strategjik që është zhvillimi i turizmit. Rama dhe qeveria e kanë përqëndruar të gjithë vëmendjen e kompanive të tyre të interesave klanore në Bregdetin e Jugut dhe nuk kanë investuar asnjë lek në Alpe edhe pse Thethi dhe Valbona janë perlat e turizmit malor të Shqipërisë dhe më tej në Rajon.
Pra ju po thoni se po qeveriset me paragjykime krahinore?
Jam e bindur që ky kryeministër dhe kjo qeveri është pushteti i dhunës mbi bazën e ndasive krahinore, sepse në thelb filozofia e supermacisë dhe e imponimit të mentaliteteve të një komuniteti mbi një tjetër, është në themel të sistemeve dikatoriale. Të gjitha sjelljet e kësaj qeverie me Tropojën dhe Veriun, duke mos lëvruar asnjë fond dhe duke mos parashikuar asnjë projekt në ngritjen e infrastrukturës dhe shërbime publike, kanë vetëm një shpjegim “mllef dhe urrejtje”. Të majtët qysh në gjenezë e kanë patur fobi Veriun dhe për më tepër Tropojën qëndrestare të antikomunizmit.
A keni një qëndrim për dekriminalizimin e Parlamentit dhe vënien në shënjestër në përgjithësi të deputetëve të Veriut nga Rama?
Është një temë që duhet të shqëtësojë çdo shqiptar pavarësisht bindjeve partiake, Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm i përfaqësimit të sovranit në një sistem demokratik parlamentar. Duke abstraguar nga fakti i të qënurit deputete, revoltohem që në parlamentin e vendit tim, njerëz me të kaluar kriminale të marrin vendime për interesat e mia si qytetare, familjes dhe fëmijëve të mi apo të gjithë shoqërisë sonë. Është një çështje ku duhet të kontribuojnë të gjithë me mendimet dhe të qënurit aktivë pasi Parlamenti është vendi ku vendoset e tashmja dhe merr rrugë e ardhmja e shoqërisë sonë. Në BE nuk hyhet me krim dhe korrupsion qeveritar, por me shtet dhe ligje, që janë në dobi të qytetarëve. Përsa i përket identitetit të deputetëve, krimi nuk çlirohet nga pesha e tij nëse vjen nga Jugu ose nga Veriu. Të vish në pushtet nëpërmjet të fortëve, e bën këtë se je mbështetës dhe favorizues interesash kriminale të atyre personave dhe jo të vendlindjeve të tyre.

Kategori
Uncategorized

12 Shtatori 1998.

Hysen Arapi

Te nderuar miq! Me 12 Shtator te viti 1998, forcat policore me uniforme ne baze te nje urdheri politik ekzekutuan ne deren e Pd , liderin historik te dhjetorit, prijesin e fitores kunder komunizmit, kryetarin e pare te Pd, Nderin e Kombit, Azem Hajdarin. Operacioni per ekzekutimin e kesaj Legjende ishte i mire organizuar me kohe po te kemi parasysh tentativat e meparshme , numrin e pjesmarresve, vendin ku u krye, kohen e kryerjes , mbulimi gjate terheqjes, dhe kamuflimi i krimit, duke u perdorur jo vetem policia por dhe segmente te tjera te shtetit. Cuditerisht asnje doreheqje, asnje veprim nga strukturat e shtetit, asnje spjegim. Perkundrazi , pati nje ngazellim i cili degjeneroi ne dhune ndaj njerezve te revoltuar nga vrasja e liderit te tyre. Keshtu pas ekzekutimit te Azemit dhe Besim Cerjes, vjen ekzekutimi i Skender Kalenjes me d 13, dhe 3 personave te tjere me 14 ne bulevard dhe prane Bar Kalase ne mbremje , ne kohen kur Qeveria kishte marre arratine nga zemerimi i madh popullor. I shpallur si person i rrezikshem per rendin kushtetues sipas pohimeve te vete zyrtareve te kohes projektimi i vrasjes ishte i tille qe ai kesaj rradhe te mos i shmangej vdekjes dhe bandat me mandat politik ja arriten qellimit. Venia e disa tufave me lule , fjalimet , dhe homazhet jane shume pak per te shlyer nje borxh ndaj Azemit. Borxhi lahet duke rihapur dosjen e vrasjes se tij, kur te shkojne prapa hekurave jo vetem ushtaret por dhe komandantet dhe komisaret qe urdheruan ekzekutimin e tij. Ka qene nje premtim solemn i PD. Le ta beje . Kjo ishte vrasja e shekullit dhe per ta zbuluar e derguar para drejtesise kriminelet me kollare ka gjithmone kohe.
Kategori
Uncategorized

Si u organizua kryengritja antikomuniste e Postribës…

 

Shtatorin e 69 viteve më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Rrethi i Shkodrës, kampion i demokracisë të luftës për liri, rreshti i parë në historinë e Shqipërisë kishte filluar organizimin, rezistencën antikomuniste për një kryengritje të madhe popullore
Shtatorin e 69 viteve më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Rrethi i Shkodrës, kampion i demokracisë të luftës për liri, rreshti i parë në historinë e Shqipërisë kishte filluar organizimin, rezistencën antikomuniste për një kryengritje të madhe popullore. Në malet e veriut, ku komunizmi nuk kishte shkelur akoma, vazhdonte lufta për liri. Në Kelmend vepronin çetat e Prek Calit, me Ded Lulash Smajlin, Nik Mark Ujkën etj. Në Malësi të Madhe vepronin forcat e Llesh Marashit, Lul Grizhës, Pjetër Gjok Bajraktarit, Caf Smajlit etj., në Kastrat forcat e Nik Gjelosh Gjekës. Në malet e Dukagjinit vepronin forcat e Nik Sokolit, Ndue Palit etj., po kështu në Shllak etj. Në Postribë situata ishte në shpërthim. Filluan të zhvilloheshin mbledhjet e para, me qëllim pjesëmarrjen sa më të gjerë të fshatrave dhe banorëve të qytetit të Shkodrës. Në korrik, një mbledhje u mbajt në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri. Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër e fshatrat rreth saj. Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij. Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm, që do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politikë në burgjet e Shkodrës e më gjerë. Thirrja e djemve ushtarë, më datë 09.09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07.09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros. Në mbledhje morën pjesë Osman Haxhia, Abas Sulejmani, Zyber Cafi, Kasem Rragibi, Jenim Zyberi, Selim Raci, Dervish Nuzi, Ismail Duki, Abdullah Sehiti, Jakup Dani, Muho Fetahi, Myrto Dani, Ali Brahimi, Metush Halili, Ram Fazi, Muho Osja, Haxhin e Idriz Tahiri, si dhe 150 kryengritës. Prijësi Osman Haxhia i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë më 09.09.1946. Më datën 07.09.1946 një autoritet tjetër, qytetar shkodran, organizon mbledhjen në kullën e Man Hotit, për të njoftuar shokët për mbledhjen e Postribës.

Organizimi i kryengritjes
Në pritje të datës së caktuar, njerëz të sigurimit komunist kishin depërtuar në radhët e kryengritësve. Më datën 09.09.1946 filloi kryengritja. Asaj i parapriu aksioni i prerjes së telave të ndërlidhjes Shkodër-Tiranë, nga Hamza Trieshti me shokë. Ishte vendosur që grumbullimi i kryengritësve të bëhet në orën 2 të 9 shtatorit në Stom Golem, ku do të bëhet organizimi dhe përgatitja për fillimin e sulmit, sapo të fillonte të zbardhte drita. Kryengritësit synonin që me veprime të shpejta, të koordinuara me forcat e zonave të tjera të Gurit të Zi, të fshatit Oblik, të ndihmuar nga forcat brenda qytetit të krijonin një situatë të pasigurtë për forcat qeveritare. Kryengritës nga Oblika e Anës së Malit dhe Guri i Zi, nuk arritën të kalonin urat. Qyteti nuk ndihmoi kryengritësit, përveç ndonjë përjashtimi, sepse qytetarët nuk arritën të merrnin armët që ishin premtuar deri në orën 24 të natës, mungonte informacioni dhe organizimi. Sulmi u përqendrua në tri drejtime: kundër kazermave të ushtrisë në Rus, kundër burgjeve politike dhe një pjesë tjetër do të sulmonte Degën e Punëve të Brendshme që të paralizonte veprimet e këtij organi. Sulmi filloi, sipas dëshmive të Abdullah Sahitit, dënuar me burgim të përjetshëm në orët e para të mëngjesit. Me tri të shtëna pushke, nisi sulmin mbi kazermat e ushtrisë në Rus. Luftimet në këto kazerma u zhvilluan të ashpra deri në ndeshje trup me trup, sepse një pjesë e kryengritësve nuk kishte armë. Luftimet zgjatën rreth një orë e gjysmë. Nëpër lagjet e qytetit, patriotë si Qazim Rroji, u përpoqën të ngrinin popullin në kryengritje, por organizimi jo i mirë bëri që përkrahja e tij të ishte e vaktë. Deri në atë moment ishin vrarë rreth 12 kryengritës dhe plagosur me dhjetëra të tjerë, por një pjesë e kryengritësve, kishin arritur të depërtonin deri në lagjen “Rus”, te Doganët e rinj.

Nga terrori komunist, 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi të djegura
18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi të djegura me çfarë kishin brenda. Në çdo fshat kishte të paktën një të pushkatuar, 10 shtëpi të djegura, çdo burrë i aftë për pushkë arrestohej. Me dhjetëra qenë të pushkatuarit me gjyq

Forcat qeveritare, duke pasur epërsi numerike dhe armatimi, në mbështetje edhe nga forcat e reja të ardhura nga Tirana arritën që nga pozicioni mbrojtës të kalojnë në sulm. Udhëheqësit e kryengritjes Osman Haxhia, Idriz Tahiri, Jakub Dani, etj., qenë shembuj burrërie. Kryengritësit u detyruan të tërhiqeshin. Tërheqja qe e organizuar dhe e thellë. Gjatë tërheqjes mbeti i vrarë Elez Bazi, Nuz Salja. Osman Hyseni plagoset rëndë, lidhet pas një makine dhe tërhiqet zvarrë deri te Ura e Mesit. Në fshatin Krebaj, të bregut të Bunës, bie heroikisht me armë në dorë Rasim Gjyrezi. Filloi terrori i egër komunist. 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi të djegura me çfarë kishin brenda. Në çdo fshat kishte të paktën një të pushkatuar, 10 shtëpi të djegura, çdo burrë i aftë për pushkë arrestohej. Me dhjetëra qenë të pushkatuarit me gjyq. Çdo ditë para popullit vriteshin e torturoheshin me dhjetëra kryengritës. Repartet ndëshkimore komuniste, kalonin nga fshati në fshat dhe pushkatimet, burgosjet, internimet, djegiet, plaçkitjet, torturat s’kishin të mbaruar. Nga viti në vit, për të thyer rezistencën, shpirtin antikomunist e demokrat të postribasve organizoheshin presione të vazhdueshme. Por asgjë nuk i mposhtte postriborët. Ato qëndruan si gjithmonë krenarë e të pamposhtur. Nga viti në vit burgoseshin e internoheshin me dhjetëra postriborë. Uria dhe varfëria bënin kurdinë. Por sa mposhtej mali apo përkulej, aq mposhtej dhe përkulej postribori. Ai priste një ditë që të shpërthente përsëri, më fuqishëm se kurrë shpirti liridashës, demokrat, antikomunist i postriborëve. Në lëvizjet e para demokratike të vitit 1990-1991, ato janë në rreshtat e para të protestuesve. Me qindra e qindra bëhen anëtarë të PD, marrin pjesë në epopenë e 2 prillit 1991, me qindra e mijëra i japin votën PD dhe fitorja erdhi më 1992.

Kategori
Uncategorized

Epirotët nuk ishin grekë, por ilirë. Ja faktet që ata nuk u helenizuan..

 

Epirotët nuk ishin grekë
Thuajse të gjithë autorët e lashtë grekë i kanë konsideruar epirotët popull barbar, ashtu siç kanë konsideruar edhe fqinjët e tjerë të tyre trakë, ilirë, ose dhe më tej, trojanët, fenikasit, persët, egjiptianët, etj. Në këtë mënyrë, ata quanin barbar çdo grup etnik jogrek, pavarësisht nga niveli i kulturës ose shkalla e organizimit shoqëror të tyre. Ky fakt kërkon që fillimisht të bëjmë të qartë se ç’kuptonin grekët e lashtë me fjalën barbar.

Termi ‘barbar’ nuk ndeshet në poemat e Homerit ku del vetëm termi barbarofon ( βαρβαροφώνων), që Homeri 2 e përdor për karianët, aleatët e trojanëve, që flisnin një gjuhë luviane të grupit anatolik perëndimor.

Ndërsa për romakun barbari ishte i aftë për tu akulturuar, për grekun nuk ishte. Fjala barbar hyri në përdorim në greqishten e lashtë, pas luftrave Greko-Persiane, të cilat, duke forcuar unitetin e fiseve të ndryshme greke, bënë që ata të ndjejnë e të theksonin më shumë ndryshimin midis vetes dhe të huajve. Ky ishte një term onomatopeik që theksonte faktin që ata ishin të huaj dhe flisnin një gjuhë të pakuptueshme për grekët. Një grek etnik në lashtësi, po të ishte i pagdhëndur e i pakulturuar për grekët e tjerë ishte një ksenos (ξένος), d.m.th. i huaj3, që sidoqoftë ishte superior ndaj barbarit, që gjithënjë ishte i huaj.
Tukididi nga shekulli V p.e.s. na informon se, në kohën e tij, fise të veçanta, madje në jug të Epirit, në Etolinë greke, si fisi i madh i euritanëve flisnin ende një gjuhë të huaj, në shprehjen e tij, një gjuhë fare të pakuptueshme ( ἀγνωστότατοι δὲ γλῶσσαν) 4 . Lidhur me fisin periferik epirot të amfilokëve, ai na thotë, pa dykuptimësi, se pjesa e fisit epirot që kufizohej me ambrakiotët grekë dhe u lidh me ta mësoi greqisht, duke na lënë të kuptojmë se më parë ata flisnin një gjuhë të tyre kurse pjesa që nuk u bashkua me ambrakiotët mbeti barbare, duke vërtetuar edhe një herë konceptin grek se kush nuk fliste/mësonte greqisht ishte/mbetej barbar.

Në mbështetje të pohimi të Tukididit vjen edhe një njoftim i gjeografit grek të lashtësisë, Skimnosit të Kiosit nga shekulli II p.e.s., i cili, duke folur për amfilokët, që në kohën e tij flisnin greqisht, thotë se mbi ta jetonin barbarë epirotë5.

Edhe Diodor Sikulusi në shekullin I p.e.s. tregon se në botën greke epirotët nuk njiheshin si grekë. Ai ankohet se kur Themistokliu u aratis në Mollosi u mor në mbrojtje nga mbreti mollos Admet, megjithë « tradhëtinë dhe dëmet që i kishte shkaktuar tërë botës greke” (ἀποκαλοῦντες προδότην καὶ λυμεῶνα τῆς ὅλης Ἑλλάδος)6, duke përjashtuar kështu Mollosinë epirote nga bota greke. Edhe kur ai thotë se po ta mbanin në Mollosi Themistokliun “të gjithë grekët do të nisnin luftë” kundër mbretit epirot, lë të kuptohet qartazi se epirotët nuk ishin grekë.

Straboni gjithashtu nuk lë të dyshohet se epirotët, po ashtu si dhe ilirët dhe trakët, ishin fqinjë të grekëve e jo grekë, kur thotë: “Edhe sot akoma, trakët, ilirët dhe epirotët rrojnë në kufi të Greqisë” (οἱ δὲ Θρᾷκες καὶ Ἰλλυριοὶ καὶ Ἠπειρῶται καὶ μέχρι νῦν ἐν πλευραῖς εἰσιν: ἔτι μέντοι μᾶλλον πρότερον ἢ νῦν, ὅπου γε καὶ τῆς ἐν τῷ παρόντι Ἑλλάδος) 7.

Por më parë, në shekullin V, p.e.s., Herodoti, shkruante se mollosët, ishin me prejardhje greke. Besnik i metodës se tij mitologjiko-historike, ai e mbështeste këtë opinion në gjenealogjinë mitike të familjes mbretërore mollose dhe në një thënie se një mollos, i quajtur Alcon, ishte midis atyre që kërkonin dorën e vajzës së Kleistenit8.

Përpjekje janë bërë edhe për të paraqitur si grek orakullin e Dodonës. Por autori i parë grek, Homeri, këtë orakull e quan shkoqur pellazg e jo grek. Një shekull pas tij, edhe Hesiodi e quan lisin e orakullit si “vendin ku rrinin pellazgët” dhe Efori bashkëkohës i Herodotit, në shekullin V p.e.s. na thotë se orakulli i Dodonës ishte themeluar nga pellazgët”9.

Historiani britanik N.G.L. Hammond ka treguar se fillimisht orakulli vizitohej nga fiset veriore, d.m.th., ilire dhe epirote, dhe vetëm nga shekulli VII p.e.s. nga grekët. Edhe ata që banonin rreth tempullit të Dodonës ishin barbarë, thotë Straboni, duke u mbështetur te Homeri dhe, sipas Herodotit priftëreshat e atyshme flisnin një gjuhë të huaj (ἐβαρβάριζε) 10, 11, 12.

Dëshminë më shtrënguese dhe të pakundërshtueshme të identitetit jogrek të epirotëve, faktin që grekët ngritën koloni në Epir, unë po e përmënd të fundit jo pa qëllim: ajo dëshmi, në vetevete, do ta bënte të tepërt paraqitjen e argumenteve të mësipërme.

Ne njohim tre koloni të rëndësishme greke (dorike), të themeluara në bregdetin e Epirit: kolonia greke e Ambrakisë (Ἀμπρακία) e themeluar në shekullin VII p.e.s., mbi një vëndbanim epirot të shekullit IX p.e.s., Butrinti (Bouthrotos) – i themeluar rreth vitit 600 nga kolonistë prej ujdhesës përballë të Korfuzit mbi një vëndbanim të mëparshëm epirot dhe kolonia e Orikumit (Oricum) në gjirin e Vlorës, themeluar po rreth vitit 600 p.e.s. nga korinthianët. Veç këtyre njihen edhe të paktën 4 koloni të vogla greke në territorin e në nënfisit thesprot të kasopëve.

Edhe me anën e një silogjizmi të thjeshtë, çdo njeri, e jo vetem historiani, mund të arrijë në përfundimin se themelimi i kolonive greke në Epir, në vetvete, pa sjellë prova të tjera, mjafton për të vërtetuar se epirotët nuk ishin grekë. Sepse grekët, si dhe çdo popull që ka ngritur koloni, i themelonin ato në vënde të huaj e jo në vendin e tyre.

Megjithatë, fakti që epirotët nuk ishin grekë, në vetvete, nuk provon se ata ishin ilirë e madje as se nuk mund të jenë helenizuar më vonë. Kjo kërkon që tu jepet një përgjigje edhe spekullimeve se ata mund të mos kenë qënë grekë fillimisht, por mund të jenë helenizuar dikur në lashtësi.

Epirotët nuk u helenizuan në Lashtësi

’Helenizimi’ është një koncept tepër i papërshtatshem, që ka hyrë për të përcaktuar ndikimin grek në kulturat dhe jetën e popujve të tjerë. Autorë të ndryshëm me këtë term shpesh kuptojnë gjëra të ndryshme. Koncepti i sotëm i ’helenizimit’ nuk e shikon më atë si një ndikim të njëanshem të kulturës greke mbi të tjerat, por më shumë si një ndërveprim të kulturës greke me kulturat vëndase në të cilin këto të fundit janë vendimtare në procesin e seleksionimit dhe përshtatjes së elementëve kulturorë që përvetësohen13.

Epërsia e njohur kulturore greke bënte të mundur që mënyra e jetesës, zakonet, arti, organizimi shoqëror dhe urbanizimi i vëndeve në të cilat u ngritën këto koloni gjatë tërë bregdetit të Mesdheut e madje edhe në brigjet e detit të Zi, të ndikonin në shkallë të ndryshme në atë proces që sot njihet nën konceptin relativ, të papërcaktuar mirë e të papranuar me bashkëkuptim, të ‘helenizimit’ të popujve dhe vendeve të tjera. Në qoftë se me helenizim do të kuptohej vetëm ky ndikim kulturor grek në Epir si tjetërkund në Europën mesdhetare, Lindjen e Afërme dhe Afrikën e Veriut, atëhere ky ka ndodhur edhe në Epir.

Duke besuar se epirotët u helenizuan dikur në Lashtësi, studiuesit britanikë të Epirit, G. N. Cross14 dhe N.G.L. Hammond, automatikisht kanë pranuar prejardhjen jo greke të tyre. Hammond mendon se zbulimi i mbishkrimeve greqisht të shekullit IV p.e.s. në Epir përbën një provë të helenizimit të epirotëve. Ky argument i Hammondit, bie nën peshën e rëndë të fakteve të shumta se mbishkrimet greke të gjetura në shumë vende të Europes, nga Spanja deri në Rusi, si dhe të Azisë e Afrikës, nuk kanë sjellë as helenizimin as humbjen e identitetit etnik të popujve të atyre vendeve.

Futja e greqishtes në dokumente epirote të shekullit IV ( 370/368) p.e.s., gjithashtu nuk është e papritur edhe përdorimi i saj nga ndonjë mbret apo elita mollose për punë prestigji dhe komunikimi, ishte kushtëzuar jo vetëm nga fakti që në atë shekull, madje dhe shekuj më vonë, greqishtja ishte gjuhë e shkrimit, por ajo ishte pjesë e pandashme e projektit të dinastisë aiakide për të ruajtur lidhjet me Athinën dhe për të rrënjosur në opinion prejardhjen mitike hyjnore të tyre, si element i rëndësishëm legjitimitetit të pretenduar të saj për të sunduar në Epir.

Më vonë edhe latinishtja u bë lingua franca dhe gjuha e Kishës në shumicën e vëndeve të Europës perëndimore për shekuj me radhë; Koperniku dhe Neëton-i i shkruan veprat e tyre latinisht dhe Lajbnici shkroi edhe frengjisht, por kjo nuk preku identitetet etnike të tyre respektivisht gjermano-polake, angleze dhe gjermane të tyre.

Do të ishte gabim të mendohej se ndikimi kulturor grek preku identitetin etnik të epirotëve, deri sa nuk ka të dhëna se ky ndikim shpuri në humbjen e gjuhës së tyre, prishjen e raporteve etnologjike te popullsisë, që mund të vinin nga ardhja e popullsive greke, humbjen e besimit dhe të organizimit të tyre fisnor dhe shtetëror. Siç do të shohim më tej, epirotët duket se i kanë ruajtur tërë ata elementë thelbësorë të identitetit të tyre etnik edhe përballë dhe kaq afër presionit kulturor grek.

Përsa i përket gjuhës, deri më sot askush nuk ka sjellë të dhëna nga burimet e lashta se epirotët ‘barbarë’ e humbën gjuhën e tyre dhe filluan të flasin greqisht; askush nuk ka sjellë të dhëna se arbrit/shqiptarët janë ardhës në Epir e, rrjedhimisht, epirotishtja/ilirishtja nuk është paraardhëse e shqipes. Në pjesën e tretë të këtijj shkrimi do të sillen të dhëna që tregojne se epirotët e lashtë kanë folur këtë paraardhëse të shqipes.

Për qëllimin e këtij shkrimi është e nevojshme të bëhet një dallim i qartë midis ‘helenizimit’ kulturor, dhe ‘helenizimit’ etnik. I pari do të kuptohet si ndikim i kulturës dhe artit grek në kulturën dhe artin e epirotëve, ashtu si dhe të latinëve dhe popujve të tjerë të lashtë ballkanikë si trakët, maqedonasit ose dhe dhe popujt e Lindjes së Afërme. Me ‘helenizim etnik’ do të kuptohet ai proces historik qe shpie në humbjen e vetëdijes etnike, gjuhës, mënyrës së organizimit shoqëror, që duket se ka ndodhur në Maqedoninë e lashtë, pas vdekjes së Aleksandrit të madh, por edhe në Etoli dhe rajone të tjera të Greqisë që autorët e lashtë grekë na thonë se ishin banuar më parë nga fise jo greke7.

Në fillim le të shohim në se ‘helenizimi’ i Epirit preku strukturën sociale dhe organizimin e shoqërisë epirote në kolonitë greke në bregdetin e Epirit, në zonat rreth tyre dhe në tërë Epirin. Tablloja që po ravijëzohet, sidomos vitet e fundit, nuk përputhet aspak më atë që do të pritej po të qe se Epiri ishte helenizuar etnikisht.

Sot ka të dhëna bindëse se epirotët e ruajtën organizimin e tyre fisnor, që ishte fare i ndryshëm nga ai i qyteteve-shtete (poliseve) të Greqisë. Për këtë dëshmon jo vetëm fakti që Straboni beson se në kohën e tij në Epir ekzistonin ende 14 fise dhe në tërësi në epokën klasike njiheshin 36 fise epirote 15. Të dhënat më të reja nga mbishkrimet e Butrintit, që përfshijnë dekrete të Lidhjes Kaone dhe Prasaibe, si dhe mbishkrimet për lirimin e skllevërve, tregojnë sa të nxituara kanë qënë hamëndjet se epirotët e lashtë u ‘helenizuan’ dikur në Lashtësi.

Nga ato mbishkrime të shekulllit IV p.e.s., del se njësia më e vogel e organizimit të fisit të prasaibëve në Kaoni ka qënë klani ose subetnia një komunitet prej 200-500 njerëzish 16. Bashkësia (koinoni) i prasaibëve në atë kohë përbëhej nga 90 klane dhe bashkësi klanesh.

Daubner mendon se kjo ruajtje e habitshme e strukturës fisnore në Epirin e periudhës helenistike tregon se si studiuesit e Lashtësisë, në të vërtetë janë marrë me aspekte të kulturës elitare, ndërkohë që mendonin se ajo ishte kultura e popullit epirot. Ai arrin në përfundimin e drejtë por tronditës për një opinion mbizotërues se në epokën helenistike ka ndodhure helenizimi i Epirit. Nje helenizim i tillë, këmbëngul me bindje ai, “nuk ka ndodhur kurrsesi” 17.

Fakti që prasaibët kaonë, që kishin si kryeqendër Butrintin, një koloni greke, që ishin më të ekspozuar ndaj forcave helenizuese, të shtyn arsyeshëm të mendosh se në rajonet e tjera larg kolonive bregdetare greke të Epirit, struktura shoqërore e trashëguar epirote duhet të ketë mbetur akoma më e paprekur nga ‘helenizimi’ dhe urbanizimi helenistik.

Edhe në organizimin shtetëror, Epiri kishte ndryshime me botën greke: mollosët qeveriseshin nga një mbret kurse tesprotët dhe kaonët ishin shoqërira pa mbret (abasileutoi). Në ditën e inaugurimit, mbreti epirot betohej para popullit se do të qeveriste në bazë të ligjit dokësor dhe populli betohej të zbatonte atë ligj 18. Duke u mbështetur edhe në mbishkrimet e Butrintit, Daubner ka arritur në përfundimin se edhe nga forma e organizimit të shtetit Greqia dhe Epiri (kaonët) ndryshonin në mënyrë rrënjësore 19. Është theksuar se edhe mollosët, të cilët kanë pasur lidhjet më të ngushta me Athinën nga çdo fis epirot, ”ishin shumë larg nga një demokraci pjesëmarrëse e modelit të Athinës ose Argosit” (“”ëere noëhere near being a participatory democracy on an Athenian or an Argive model”)20.

Deri sot, askush nuk ka paraqitur ndonjë të dhënë të besueshme nga burimet e lashta greke e romake ose nga burime të tjera arkeologjike, etnografike, etj. që do të provonte se epirotët e lashtësisë humbën gjuhën e tyre. Prania e popullsisë autoktone shqiptare në Epirin e vjetër e në Epirin e Ri dhe mungesa e çdo gjurme mërgimi shqiptarësh në Epir, provojnë të kundërtën.

Në burimët e lashta nuk ka të dhëna që të tregojnë në se masa e popullit epirot ka përvetësuar (adoptuar) perëndi greke ose deri në ç’shkallë mund të ketë aritur ‘helenizimi’ i panteonit epirot. Dhe këtu është rasti të kujtojmë se grekët vetë kanë përvetësuar një numër perëndish nga trakët (Dionisin dhe Aresin), nga Lindja e Afërme (Afërditën) dhe Egjipti dhe Herodoti na siguron se “Emrat e thuajse të gjitha perëndive në Greqi kanë ardhur nga Egjipti” 21. Por a do të thotë kjo se panteoni grek u egjiptianizua?
Sigurisht që jo.

Ne kemi një fakt elokuent se panteoni i epirotëve në Lashtësi nuk u shua. Nga fjalori i leksikografit më të madh grek, Hesikut, ne mësojmë se ende në shekullin IV, dmth pas 10 shekujsh trysnije ‘helenizuese’ nga kolonitë greke të bregdetit jonian dhe të fqinjësisë akoma më të gjatë me botën e kulturën greke, fisi epirot i timpejve vazhdonte të adhuronte atin e perëndive të tyre, Deiëa patyros (Δειπάτυρος – ϑεὺς παρὰ Τυμφαίοις) 22 dhe jo Zeusin, atin e perëndive greke. Mbijetesa e atit të perëndive epirote deri në shekullin IV-V të erës sonë në këtë fis të Epirit, madje edhe pas përhapjes së krishterimit, është një indikacion me peshë i mbijetesës së panteonit të trashëguar epirot.

Epirotët ishin ilirë

As fakti që epirotët nuk ishin grekë, as ai që ata nuk u helenizuan, në vetvete, nuk provojnë se ata ishin ilirë ose paraardhës të shqiptarëve të sotëm. Por ekzistojnë të dhëna historike, gjuhësore, mitologjike, dhe etnografike që tregojnë se epirotët janë, sic thoshte Mommsen-i, “shqiptarët e lashtësisë” 1.

Të dhëna gjuhësore
Fjalët e trashëguara epirote që njohim janë shpjeguar me anë të shqipes e jo të ndonjë gjuhe tjetër
Numëri i fjalëve te trasheguara epirote që njohim është i vogël, por gjuhëtarët i kanë shpjeguar ato me anë të shqipes.

Disa nga këto fjalë jane:

aspetos Kjo fjalë del te Plutarku kur ai tregon se aspetos (Ἄσπετος) quhej Akili në gjuhën e vendit (ἐπιχωρίῳ φωνῇ )23. Kjo fjalë është interpretuar edhe si një fjalë greke edhe me fjalën shqipe i shpejtë. Por, ka dy arsye që e bëjnë më të besuëshëm shpjegimin me fjalën shqipe i shpejtë. Së pari se në Iliada Homeri në dy vënde e mbiquan heroin “këmbëshpejtë” (πόδας ὠκὺς)24, 25 dhe, së dyti, se Plutarku na thotë shkoqur dhe thekson që me këtë emër, aspetos, Akili quhej në “gjuhën e vëndit”.

barden (βαρδἥν), τὸ βιάζεσϑαι γυναίκας Ἀμπρακιώται. ‘gruaja me barrë, ndër ambrakiotët’ thuhet në Fjalorin e Hesikut. Nga ilirishtja kjo fjalë ka hyrë në latinisht equa bardia ‘pelë mbratë’ dhe është trashëguar në shqipen ‘bratë, mbratë’, që, sipas V. Pisanit, ka dalë nga një ilirishte *bhordịō ‘bars mbars’ 26. Në greqisht Heisku e përkthen këtë fjalë biazesthai (βιάζεσϑαι).

daksa (δάξα) e jep Hesiku 27 si një fjalë epirote. Është shpjeguar me fjalën shqipe det. Francesco Ribezzo (1875-1852) e krahasoi ate me ilirishten *dakti 28. Fjala greke për detin është thalasa (ϑάλασα). Në greqishten e lashtë deti quhet thalasa (ϑάλασα).

dramis (δράμιξ) ‘bread’. Është lidhur me shqipen dromcë ‘thërrime’29 dhe me maqedonishten dramis (δραμις) ‘fetë buke’. Ka dalë nga proto-indo-europianishtja *dhreu28.

gnosko (γνώσκω) ne epirotisht kishte kuptimin njoh. Siç vuri re Paul Kretschmer, kësaj forme epirote i mungon dyfishimi karakteristik i greqishtes [ γιγνώσκω ( gignṓskō ) dhe γινώσκω ( ginṓskō) ‘njoh’]. Është e njëjtë me fjalën e trashëguar ilire * gnēskō 30 dhe me shqipen njoh, që ka dalë regullisht, në bazë të regullave fonetike të shqipes, përmes kalimeve sk>h dhe gn>nj.

manu (μάνυ) ‘i, e vogël’ (μάνυ πικρόν ᾽Αθαμᾶνες) 31. Fjalë që përdorej nga fisi epirot i atamanëve, prej së cilës rrjedh fjala shqipe mang ‘i vogli i një kafshe ose zogu’31, që, nga ana e saj, e ka burimin në një rrënjë proto-indo-europiane *men ’i, e vogël’. Eqrem Çabej a ka konsideruar këtë fjalë si një konkordancë epirote-shqiptare31. Këtë fjalë epirote Hesiku e përkthen me greqishten pikron.

pelio/pelia (πέλιος/πελία). Fjalë epirote për ‘plak/plakë’. Është trashëguar në shqipen plak/plakë dhe rrjedh nga ilirishtja *pelak 32. Lidhet dhe me maqedonishten e lashte pelia ‘old man’33. Në greqisht pleqtë quhen gerontes.

Pelagones ishin pleqësia e epirotëve të cilën së pari von Hahn e lidhi me shqipen plak34, që është ruajtur në institucionin shqiptar “pleqësia e fshatit”. Rrjedh nga ilirishtja *pelak 35 .

Emrat e njerëzve

Në mbishkrimet e gjetura në Epir dalin edhe emra njerëzish me tingëllim ilir si Admatos, Amyntas, Anna, Annyla, Appoitas, Dazus, Derdas, Menoitas, Pyrrhos, Sabyrtios, Sabylinthus (Σαβύλινθος). Emrin femëror ilir Bikerna e gjejmë si emër fshati Pikernes (sot Piqeras) në bregdetin e Epirit 36. Banorët shqiptarë të territoreve të Epirit përdorin ende një numër emrash të lashtë ilirë si Balil
Emrat e fiseve epirote

Një veçori unike e pa vënë re, ose e patheksuar sa duhet, që flet në të mirë të identitetit etnik ilir të epirotëve, është numëri i konsiderueshëm i emrave të fiseve epirotë që i gjejmë edhe si emra fisesh ilire. Numri i tyre është i atillë që nuk mund të shihet si një lojë e rastësisë, kur ngjashmëri të tilla me emrat e fiseve greke ose trake mungojnë. Disa prej këtyre fiseve ‘binjake’ iliro-epirote janë:
Autariatët e Ilirisë qëndrore kanë ndajgjegjësin e tyre në autariatët thesprotë në Epir.

Amantëve ilirë u përgjigjen amantët epirotë në Kaoni dhe amintët në Thesproti .
Atintanëve ilirë u përgjigjen atintanët epirotë në luginën Vjosë-Drino.
Enkelejve ilirë u përgjigjen enkelejtë e Kaonisë në Epir.

Dasaretëve ilirë u ndajgjegjen deksarojtë epirote.
Pleraejtë ilirë në Dalmaci kanë ndajgjegjësin epirot në pleraejtë thesprotë (S. Bizantini).
Boii , një fis në në Ilirinë veriore e ka ndajgjegjësin në fisin Boioti të Epirit veri-lindor nga i cili, ka të gjarë, rrjedh edhe emri i mesëm i despotit të Despotatit të Epirit, Gjin Bua Shpatës.

Emrat e vendeve

Emrat e vëndeve të Epirit të Ri e të Vjetër, në format e tyre të sotme, gjithashtu kanë evoluar në bazë të ligjeve fonetike të shqipes
Amonicë: Amantia37.
Arbëri (krahina e Labërisë): Albania/Arbania 38, 39, 40
Arta: Arachthos41.
Bual: Ombalion 42.
çam, Çamëri: Thyamis43.
Delvinë, Delvinë (Përmet), Delvinaq, Delvinaqopulos: *Delminium44.
Drino: *Drilon.
Gjashtë: Onchesmus45.
Konispol: *Konispolis (vëndbanim i kaonëve)
Nemërçka: Amyron46.

Të dhëna historike

Nuk njihet asnjë dokument autentik i lashtë ose mesjetar që të flasë për ndonjë emigrim shqiptarësh në Epirin e Ri ose të Vjetër. I vetmi dokument autentik për imigrim popullatash të huaja në Epir është imigrimi i popullsisë greke në fillim të shekullit XIII, si rrjedhim i keqtrajtimit, përndjekjes dhe masakrimit të tyre nga kryqtarët e Kryqëzatës së katërt47.

Nga shekulli XIV, në Perëndim, Epiri kishte filluar të njihej me emrin Albania. Kështu, në ndalesën që bëri në ujdhesën greke Leukas, nga fundi i atij shekulli, udhëtari italian Niccolo de Martoni pa brigjet e kontinentit që gjëndej përballë, disa kilometra në veri, dhe e quan Albania atë që njihej si Epir në Lashtësi48.

Fakti që ai përdor emrin Albania, dhe jo Greqi për Epirin, tregon pa dykuptimësi se ende në mesjeten e vonë, në shekullin XIV, Epiri vazhdonte të ishte nje territor shqiptar. Këtu duhet mbajtur parasysh edhe fakti që, në ate shekull, shqiptarët në Epir, kishin krijuar shtetet e tyre të pavarur me sundimtarë Gjin Bua Shpatën, Peter Loshën dhe Gjin Zenebishin.

Roli i shquar i gruas në Epir e Iliri bën kontrast me botën greke

Në qytet-shtetet (polis) e Greqisë së lashtë gruaja ishte në një pozitë inferiore shoqërore, me të drejta jo të plota, e mbyllur në jetën familjare dhe e privuar nga postet publike dhe shoqërore.
Në një pozitë pa krahasim më të lartë gjëndej gruaja në shoqërinë epirote. Kjo është pranuar përgjithësisht madje edhe nga autorë grekë49. Një shëmbëll tjetër i rolit dhe i të drejtave të gruas epirote, është Olimpia, nëna e Aleksandrit të madh, e cila jo vetëm luajti një rol aktiv në mbretërinë dhe perandorinë maqedone, por pas vdekjes së vëllait të Aleksandrit të madh u bë regjente e nipit të saj Neoptolemit II. Nga shoqëria ilire mund të përmëndet rasti i Teutës, që arriti, në mënyrë të pashëmbëllt në shekulin II p.e.s., të behet mbretëreshë e shtetit më të madh ilir në histori.

Lidhje mitologjike iliro-epirote

Ka një mit ilir që duket se flet për përkatësine etnike të epirotëve të lashtë. Në variantin e parë të mitit, që na jep Straboni, deti Jon e ka marrë këtë emër nga sunduesi i ujdhesës ilire Isa50. Në variantin e Apianit, emri i qytetit Epidamnos vjen nga emri i mbretit ilir Epidamnos kurse deti Jon e ka marrë emrin nga Ionio, emri i vëllait të mbretit ilir Dyrrakut (Dyrrhachium), nipit të Epidamnit.

Kur Dyrraku u sulmua nga disa prej vëllezërve të tij, ai u lidh me Herkulin, i cili pa dashur vrau Ionion, vëllanë e Dyrrakut, dhe e hodhi trupin e tij në det për ta quajtur detin, ashtu siç e njohim edhe sot, me emrin deti Jon51. Studiuesja sllovene Marjeta Šašel Kos, si dhe Radoslav Katičić dhe Mladen Nikolanc, ka arritur në përfundimin: « të dy versionet ruajnë një fragment të mitologjisë ilire…në të dy Joni është ilir…që do të thotë se kolonistët greke adhuronin një hero vëndas.

Ka të gjarë që ata ta kenë adoptuar (përshtatur) Jonin si një paraardhës mitik të tyre »52. Lidhja mitologjike e detit Jon, që lag Epirin, me mbretërit ilirë Epidamn dhe Dyrrak mund të simbolizojë, në përfytyrimin e autorëve të lashtësisë, lidhjen etnike të epirotëve me ilirët.

Miti grek rreth gjarpërit që me Olimpian u bë ati i Aleksandrit të madh vë në dukje kultin e gjarprit si symbol i pjellorisë dhe riprodhimit, funksion që ruhet në besimin popullor shqiptar. Kulti i gjarprit si symbol i mirësisë është akoma i gjallë ndër shqiptarët. Në Gjirokastër ekziston ende sot një kult i gjarprit, që njihet si ”vitorja e shtëpisë”, dhe vrasja e saj besohet se ndjell fatkeqësi.

Etnografia e sotme e Epirit i lidh ata në mënyrë të dukshme me shqiptarët

Studiuesi erudit dhe enciklopedist Franz Baron Nopcsa ka treguar se fustanella ishte një veshje tipike burrash ndër ilirët dhe nga fillimi i shekullit XX ai e ka gjetur fustanellën në tërë trojet e Ballkanit ku kanë jetuar ilirë, duke përfshirë Epirin, Sërbinë, Slloveninë38, kurse në Greqi ajo mbahej vetëm nga shqiptarët e Greqisë ose, në ndonjë rast, nën ndikimin e shqiptarëve.

Po kështu, kënga popullore polifonike karakteristike e Toskërisë është e përhapur saktësisht në territoret që përfshinte në Epir Straboni, nga rruga Egnatia (afërsisht lumi Shkumbin) deri në gjirin e Artës.
Të dhënat e parashtruara në këtë shkrim të shpien natyrshëm në përfundimin se, në Lashtësinë klasike, Epiri banohej nga një popullsi etnikisht e ndryshme nga grekët e lashtë, që i perkiste grupit etnik ilir.

Referencat

1. Mommsen, T. (1881). Römische Geschichte: Bis zur Sclacht von Pynda. Ëeidmannsche Buchhandlung, Berlin, f. 387.
2. Homer Iliad, II, 867.
3. Cartledge, P. (2002). The Greeks: A Portrait of Self & Others, 2nd ed. (1993; Neë York: Oxford University Press, According to LeMoine, R. (2014). Philosophy and the Foreigner in Plato’s Dialogues. Dissert.
4. Thucydides, The Peloponnesian Ëar, 3, 94, 5.
5. Scymni Chii Periegesis et Dionysii Descriptio Graeciae. Meineke , Berlin, 1846, p. 102, v. 457.
6. Diodorus Siculus, Library 11.56, 2.
7. Strabo Geography, 7,7,1.
8. Herodotus The Histories II, 127, 4).
9. Strabo Geography 7, 7, 10.
10. Strabo Geography 7, 7, 10.
11. Herodotus The Histories II, 57, 1.
12. Herodotus, Po aty, 57, 2.
13. Mairs, R. (2012). Hellenization. In The Encyclopedia of Ancient History. Red. R.S. Bagnall, K. Brodersen, C.B. Champion, A. Erskine dhe S.R. Huebner. Ëiley-Blackëell, Malden, MA- Oxford, pp. 1-4.
14. Cross, G.N. (2015). Epirus . Cambridge University Press, p. 2-4.
15. Merleker K.F. (1841). Das Land und die Beëohner von Epeiros. Jahresbericht über das königliche Friedrichskollegium, Königsberg, f. 4.
16. Daubner, F. (2014). Epirotische Identitäten nach der Königszeit. In Athen und/oder Alexandreia?: Aspekte von Identität und Ethnizität im hellenistischen Griechenland. Ed. K. Freitag and C. Michels, Böhlau Verlag Köln – Ëeimar, 99- 124, (f. 102).
17. Daubner, F. (2014). Po aty, f. 114.
18. Plutarch Pyrrhus. 5, 2.
19. Daubner, F. (2014). Po aty, f. 119.
20. Davies, J.K. (2002). A Ëholly Non-Aristotelian Universe: The Molossians as Ethnos, State, and Monarchy. In Alternatives to Athens…. p. 255.
21. Herodotus The Histories. II, 50, 1 dhe 2.
22. Hesychii Alexandrini Lexicon.
23. Plutarch Pyrhus 1, 2.
24. Homer, Iliad, 1.58.
25. Homer, Iliad, 1.84.
26. Çabej, E. (1976). Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes II. Tiranë, 1976, f. 173-174.
27. Hesychii Alexandrini Lexicon.
28. Orel, V. (1998). Albanian Etymological Dictionary. Brill, Leiden-Boston Köln.
29. Çabej, E. (1976). Studime Gjuhësore I. Rilindja, Prishtine, f. 142.
30. Çabej, E. (2002). Studime Etimologjike ne Fushe te Shqipes VI. Tiranë, p. 106-107.
31. Hesychii Alexandrini Lexicon.
32. Çabej, E. (2014). Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes V. Tiranë, f. 281.
33. Blažek, V. (2005). Paleobalkanian Languages: Hellenic languages. Sborník Prací Filozofické Fakulty Brnĕnské Univerzity. N 10, 15-33.
34. von Hahn, J.G. (1854). Albanesische Studien. F. Mauko, Jena, p. 241-242.
35. Demiraj, B. (1998-1999). The Albanian inherited lexicon. Internet: http://ëëë.ëin.tue.nl/~aeb/natlang/ie/alb.html
36. Leake, Ë.M. (1835). Travels in Northern Greece I. Rodëell, London, f. 79.
37. Çabej, N. (2014). Vazhdimësi iliro-shqiptare në emrat e vëndeve. Fan Noli, Tiranë. p. 5-8.
38. von Hahn, J.G. (1854). Albanesische Studien. F. Mauko, Jena, f. 230.
39. Çabej, E. (1976). Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes II. Tiranë, f. 61-69.
40. Demiraj, Sh. (2006). The Origin of the Albanians. Tiranë, p. 168- 179
41. Kretschmer, P. (1896). Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache. Vandenhoeck und Ruprecht, Göttingen, p. 258.
42. Çabej, N. (2014). Vep. përm. f. 57-59.
43. Leake, Ë.M. (1835). Researches in Greece. J. Booth, London, f. 257.
44. Çabej, N. (2014). Vep. përm. f. 69-70.
45. Çabej, N. (2014). Vep. përm. f. 96-101.
46. Çabej, N. (2014). Vep. përm. f. 119-122.
47. Ossëald, B. (2007). The Ethnic Composition of Medieval Epirus. Në Imagining Frontiers – Contesting Identities. Red. I. Ellis, G. Steven, Klusakova, L. Universita di Pisa, Pisa, f. 132.
48. Pelegrinage a Jerusalem de N. de Martoni: Notaire italien (1394-1395). Revue de l’Orient latin, vol. 3, 1895, Paris, p. 662.
49. Mpalaska, E., Oikonomou, A. and Stylios, C. Ëomen in Epirus and their social status from ancient to modern times. INTERREG IIIA GREECE-ITALY 2000-2006.
50. Strabo Geography VIII, 5, 9.
51. Appian The Civil Ëars II, 6, 39.
52. Kos, M.Š. (2004). Mythological stories concerning Ilyria and its name. Në L’ Illyrie méridionale et l’ Épire dans l’Antiquité IV. DeBocard, Paris, pp.493-504.
53. Nopcsa, F.B. (1925). Albanien – Bauten, Trächten und Geräte Nordalbaniens, de Gruyter, Berlin, f. 223.
Teodor Mommsen
Teodor Mommsen

Kategori
Uncategorized

Jahjaga fjalim në Kuvend: Shqipëria është në mendjen e çdo kosovari …

Kategori
Uncategorized

Avionët me drogë drejt Italisë….SHISH njoftoi 6 herë policinë..

https://youtu.be/6OAQ-na5Lqc

Kategori
Uncategorized

Pallati mbreteror Gustav…Stockholm.

Sot ne ambientet e brendshme te Pallatit Mbretëror GUSTAV.

Mbreti ka lejuar qe qytetaret te vizitojnë Pallatin ku banon familja mbretërore ne Stokolm.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata

Kategori
Uncategorized

Historia e nje Ambasadori..

Me Z.Minarolli.

Jo vetem nje politikan dhe ish drejtues i larte i Partisë Demokratike Shqiptare, por dhe nje mik i rrallë me personalitet.

Nje familje e nderuar patriotike nga Bejlerët e Starovës, familje qe arriti ti mbijetoje regjimit,megjithe se e pagoi shume shtrenjte.

Me babanë e dënuar jo pak por 20 vite burg, dhe me nje daje te pushkatuar. Deputetin Kokoshi nga Vlora, i pushkatuar me grupin e deputeteve te pare antikomuniste mbas clirimit.

Por fatkeqësisht,Partine Demokratike e uzurpuan vullnetaret e Enverit duke e cuar ne kete derexhe ku ndodhet sot.

Dua te theksoj se me kerkesen e kryetarit te PD_se,Berishës, me kemnguljen dhe inkurajimin e Z.Minarolli, se bashku ne arritëm te realizojme takime me përfaqësuesit e larte, drejtuesit e institucionit nderkombetar “Kalamanli” drejtues te P.P.E_se, dhe Eurodeputete Greke te Partisë “Demokracia e Re” ne Selanik.

Se bashku dhe nen drejtimin e Z. Minarolli, ne thyhem murin e akullt te mardhenieve te ftohta te dy forcave politike, qe nga 97_ta.

Mardhenie qe vec te tjerave, ju kish bere nje bllok, grupi Pollo-Shehu.
Grup qe kishte dhe vazhdon te kete influence dhe biznese ne Greqi, kryesisht ne Volos dhe Selanik.

Ne kete takim dhe ne keto veprimtari,nuk mund te mos citoj dhe nje emër qe dha dhe jep aq shume per emigrantet atje.

Ish, N/Kryetarja e degës se P.D_se.
Filologia, Ana Kapia Samara, Shefia e kulturës ne prefekturën e Selanikut,Qytetarja me origjine Greke, qe me shume se kush ngrinte vlerat e kombit Shqiptar,duke u prezantuar me dinjitet si qytetare Shqiptare.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Me Z. Uran Butka.

UMe mikun e babait.

Profesor/Doktor. Z.Uran Butka.

Pinjoll i nje prej familjeve patriotike dhe atdhetare shqiptare ne Kolonje.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

KU I KE KOMISARET, GJENERAL…

 

Po me emigrantet e Greqise c’pate o i pa burre.

I percave ata dhe shoqatat.

I mashtrove, i shkatërrove, i dhunove bashke me voten e tyre.

Nuk u ngope?

Me ne fund po ju hedh mbi shpine dhe dështimin total te qeverise tende.

–Qe je i pa burre.
–Qe ti dhe komisarët e tu( rilindes) mashtruan emigrantet e shkrete duke ju grabitur voten. (me nje bilete vajtje_kethim)
–Qe i harruat mbasi moret pushtetin.

Te gjitha u kaluan.

Por qe tju vesh mbi supe dhe nje barre tjeter, vetem nje i pa burre si puna e jote mund ta beje.

Dhe mire ja u ben, biles pak e kane.

E meritojnë dhe kete poshtërsi nga ana e juaj.

–Ata ju besuan dhe u keqpërdoren nga komisaret tend.
–U keqpërdoren dhe nga te tjerët para tyre dhe teje.
E megjithatë ata dorën kurre nuk ja u shtrine, dhe lemoshe nga ju nuk kerkuan.

Kerkuan vetem te drejtat e tyre, te cilat kurre nuk i fituan.

Ndersa ju.
Pabesisht dhe djallezisht i akuzoni si shkaktare te prishjes se imazhit tuaj.
A thua ju ka mbetur gje nga ai imazh i dale boje, apo nga ajo c’ka i mashtruat ne fushate.

Ju paturpesisht.
Mashtroni se emigrantet e Greqisë po mbushin azilet ne Gjermani.

Ju paturpesisht.
Mbasi genjyet shqiptaret, po mundoheni te gënjeni europen.

Ju paturpesisht.
Deshtimet e qeverise, krimin, korrupsionin, kondrabanden, lidhjen tuaj me to, kerkoni ta mbuloni me gënjeshtra.

Ju paturpesisht.
Kercenoni Europen qe po ju zbon, me fondamentalizmin islam ne shqiperi. (kjo vetem në mendjen tuaj te sëmure)

Ju paturpesisht.
Po vazhdoni te luani komedinë e maskarait, shfrytëzuesit, abuzuesit me emigrantet e pa mbrojtur shqiptare ne Greqi.

Ku jane tani ata qe vute per te mashtruar dhe ju marre voten emigranteve?

Kush sponsorizoj?
Ku jane dhe nga erdhe milionat e pista te fushatës suaj ne Greqi.

Ku i ke komisaret, Gjeneral.

Harrova.
Komisaret, ti me krye komisar Veliajn, i shperbleve.
Se te tjerët i shker….

Dhe vazhdo.
Vazhdo, shume shpejt do vije koha e tyre, se do te te shker…..Dhe ata.
Po me vote.

Mos harro, ti dhe komisaret e tu, bota rrotullohet.

Ju e harruat.
Francen dhe veten tuaj atëkohë emigrant, kur iket i rrahur si një qen me morra nga shqiperia.

Ju i harruat.
Thonjte e pa prere, duart e pa lara, shitjen e ikonave të vjedhura, fjetja nen ura. ( kjo eshte thënie F Nanos) kur te gjeti ne Paris.

Ju i harruat.
Abuzimet dhe plazhet nudo me ato qe sot ja u ke dhene për gra ministrave te tu.

Ju i harruat apo Beni sikur……..Z. Krye…..

Por emigrantet dhe familjet e tyre nuk mund te harrojne, ata dine dhe do te dine te reagojnë shume shume shpejt, jo me nepermjet komisarëve dhe autopolanteve tuaj te prishur, por nepermjet zërit, votes, te ardhmes, femijeve, lirisë, dhe te drejtave te tyre te neperkembura cdo dite, nga ju, qeveria dhe parlamenti bolshevik.

Shiko më shumë

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Si sot tre vjet larguar…..

Si sot tre vjet larguar.

Nga ata qe bojen mos ja u pafsha me kurre.
Nga ata qe mbi gjakun dhe sakrificat tona ngriten bizneset dhe krijuan pasurite e tyre te ndyra.
Nga ata qe mbasi mbajten bustin e Enverit ne kurriz, depertuan ne Partine Demokratike si urithet, duke e degraduar, vjedhur dhe shkaterruar gjithshka atje.
Nga ata ish bacevane mollesh, domatesh, qepesh, patatesh, koke pa lare, qe miku dhe zarfi i beri drejtues doganash, doganiere, apo hajdute me pushtet.
Nga ata qe qeset me leket e vjedhura ja u numeronin naten grate ne shtepi, nen driten e kandilit.
Nga ata qe sot perseri si minj te zgjebosur qendrojne ne parlament, dogana, apo dege partish, vetem e vetem ti shpetojne drejtesise.
Nga ata qe mbajne akoma peng PD_ne, per te mbajtur dhe drejtuar bizneset e vena me krim dhe kondrabande.

Mallkuar qofshi gjithe jeten, o bastarde, kelyshe bushtrash, dhe brumbuj haleje.

Keshtu, dhe keta keni qene dhe jeni ne te vertete, pamvaresisht se vota, kostumet, parate ju cuan atje ku kurre nuk e meritonit.

Ju ish bashkpuntore te ndyre, ju ish spiune ordinere, ju llumi i shoqerise.

Ju…

Duke blere e shitur ere, ju u benet milionere,
Kur populli pinte uthull ju zotrinjte pinit vere.
Milioneret tane te i rij,
Nga gomari, ne dogana, shpejt ju vute pasuri.

Me dy faqe, me dy nofulla, xhepin plot dhe dy flamure,
Hidhnit kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

Rroftë miku juaj i rrallë që përdita lozni qeshni,
Bukur ja ngjeshen PD_se, bacevani dhe qafe leshi.

Late mollet dhe patatet, late pazarin dhe magjarin,
vute spaletat permbi supe, (shefin) e kishit te parin.

Shiko më shumë

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

PERSERI DROGE ME AVION…

foto e Urim Gjata

PERSERI DROGE ME AVION.

ITALI – Autoritetet italiane kanë sekuestruar një avion të vogël, që transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Sipas mediave italiane, avioni ishte modifikuar për të transportuar rreth 80 kg kanabis gjatë çdo fluturimi.

Policia ka vënë në pranga 4 personat që merreshin me shpërndarjen e drogës në Itali, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ndërsa po punohet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
Sipas hetuesve, avioni nisej nga pista të vogla në Shqipëri, për të shmangur kontrollet në kufi. Avionit i ishte hequr sedilja e ndihmës/pilotit, për të siguruar hapësirën e nevojshme për transportimin e lëndës narkotike.
Pak ditë më parë, policia italiane shkatërroi një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë me avion sportiv. Të paktën 14 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë Vladimir Zanaj, përfunduan në pranga, në kuadër të një operacioni të përbashkët antidrogë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare të koduar “Fluturimi i lirë”. Avioni sportiv “Aereoprakt A22″, pronë e 26-vjeçarit Vilson Lamaj, që mes miqsh thërritej Vilson Mandela, u bllokua në Brindizi dhe në bordin e tij u zbulua një sasi prej 120 kilogramësh marijuanë. Zyrtarët e policisë thanë se avioni ishte ngarkuar me lëndë narkotike në fshatin Xhelilaj të Vlorës. Hetimet për grupin në fjalë nisën një muaj e gjysmë më parë, kur autoritetet italiane informuan përmes një letërporosie policinë shqiptare, se kishin dyshime se po kryhej trafik droge me avionë ultra të lehtë, të cilët nuk kapeshin as nga radarët, e me sa duket, pikërisht për këtë arsye pjesëtarët e grupit i kishin zgjedhur si mjete transporti të drogës.

Kategori
Uncategorized

Nje fotografi qe deshmon pafuqine e regjimit.

http://www.gazetatema.net/web/2012/08/22/nje-fotografi-qe-deshmon-pafuqine-ndaj-regjimit/

Kategori
Uncategorized

Cameria ,kush ta qepi xhamadane

https://www.youtube.com/watch?v=HC8HaU832C4&index=4&list=PLkCtZWFzA1YhGukylrhbj4ww-QBUmKoVc

Kategori
Uncategorized

Gold AG – Çameria [Diss Greece] New 2010 ….. With Lyrics

Kategori
Uncategorized

Lad Rexhepi – Cameria (Official Video)

Kategori
Uncategorized

faleminderit ju peshq që do të ndani dhe hani mishin e trupit tim duke mos pyetur për përkatësinë time nacionale, fetare e as partiake.”

  • foto e Elvis Sejko

    Botë hipokrite, botë e poshtër!!

    Letër lamtumire e një refugjati sirian që e shkroi para se të mbytej në ujërat e detit Mesdhe:
    “Faleminderit o det që na pranove pa viza, faleminderit ju peshq që do të ndani dhe hani mishin e trupit tim duke mos pyetur për përkatësinë time nacionale, fetare e as partiake.”

    Nuk e di cila eshte pergjigjja per keto foto e lidereve qe shkaktuan keto viktima te pafajshme! frown emoticon frown emoticon

    Elvis Sejko

Kategori
Uncategorized

ENKELEJDA & HYSNI ALUSHI – “Ah kjo zemër” – Çmimi i produksionit PROMOTOR.

https://www.youtube.com/watch?v=TFbSmviLZqo

Kategori
Uncategorized

ENKELEJDA & HYSNI ALUSHI DHE ARIFI – CAMERI NUSE ME HALLE.

Kategori
Uncategorized

Enkeleda & Hysni Alushi – Mall per Cameri.

Kategori
Uncategorized

Kalë Troje në Dhërmi.

“Kisha e Dhërmiut me arkitekturë katolike, duan ta bëjnë ortodokse”

shembet kisha

NGA GJERGJ FRASHERI*…

Para ca ditësh u dëgjua kuja e Athinës të ankohej zyrtarisht në Zyrat e Brukselit dhe më tej në Berlin e Washington, sepse në Dhërmi të Shqipërisë u prishën muret e kishës së Shën Thanasit, sipas tyre një kishë “orthodokse”!(Kisha e Athina notë proteste e ankesë në KE, BalkanWeb, 27.08.2015; gaz. Tema, 27.05.2015). Sa komshinj të ndjeshëm që kemi, i duan shumë kishat tona ortodokse në truallin tonë! Asnjëherë Athina nuk ka qenë më e lumtur në historinë e saj, sesa në 23 vitet e fundit, derisa Kishën Autoqefale Shqiptare e udhëheq një komandant shpirtëror 24 karat nga barku i tyre, safi grek – me pjellje, mendësi dhe nacionalitet! Lumturia e Orthodoksisë së Athinës ka qenë rrallë kaq e dalldisur, derisa merr kurajën t’u çirret Elefantëve të botës me diplomacinë e qaramanit ballkanik, pse fqinji ka prishur një faltore të tij në oborrin e vet. Ankimi i paudhë i Komshiut, i kriposur pak si tepër me histeri ortodoksie, pse fqinji matanë gardhit prishi apo ndërtoi një faltore në oborrin e vet, bëhet, pa dyshim, me dozë guximi të paturpshëm dhe grotesk, çka tregon se Komshiu e vlerëson fqinjin si inferior për nga aftësia shtetërore dhe i ekspozon vetë shqiptarët, si të vetmit që lejojnë dhe durojnë paudhësitë e Athinës në Evropën e sotme. Si nuk pamë një dhemokrat grek alla evropian të ankohej në Bruksel për shkeljen e Kushtetutës së Shqipërisë, meqë udhëheqësi i Kishës Autoqefale shqiptare duhet të ketë nënshtetësinë shqiptare dhe jo greke. Si duket nuk ka qenë e nevojshme të ankohej qytetari grek, sepse ka pasur qytetarë shqiptarë që e kanë ngritur zërin për këtë në mediat e vendit, por udhëheqja dhe politika përgjegjëse vendase, as ia ka fërshëllyer. Përse ankohet Athina për kishën e Dhërmiut? Pse bën sikur nga Dhërmiu po i vjen fundi ortodoksisë greke, domethënë kombit grek? Cila është dredhia e saj e radhës?

1. Nënshtresa fetare e Kapelës së Shën Thanasit në Dhërmi: Siç flasin dokumentet historike, një pjesë e të cilave janë paraqitur mjaft qartë edhe në formatin publicistik konciz nga studiues seriozë në ditët e fundit, Kapela e Shën Thanasit në Dhërmi gjatë periudhës e shek. 16-19 ka qenë pa asnjë pikë dyshimi një kishë uniate shqiptare (Matteo Mandala, Kisha ka qenë katolike e ritit lindor, Shqiptarja.com, 25.08.2015). Kjo do të thotë se ajo nuk ka qenë një kishë thjesht ortodokse, por nuk ka qenë as vetëm katolike. Kjo faltore ka qenë një kishë katolike, brenda së cilës kryhej riti ortodoks. Pra kemi të bëjmë me një faltore që prezantohet nga jashtë si kishë katolike, por në brendinë e saj besimtarët kryenin ritin bizantin. Kapela e Dhërmiut nuk ka qenë e vetmja e këtij lloji, por njëra në vargun e dhjetëra e dhjetëra kapelave dhe kishave të ngujuara kryesisht në pjesën malore të bregdetit shqiptar të Jonit (të paktën deri në Pargë), por edhe më në thellësi të vendit, pa llogaritur këtu një numër të pafundmë të kishave uniate në hapësirën e arbëreshëve në Italinë e Jugut. Kisha uniate është një produkt i mirënjohur historik – një kompromis historik midis dy aktorëve: Ortodoksëve Shqiptarë (arbëreshët e sotëm), të shpërngulur në Itali në shek. 15-16 prej vërshimit osman, dhe Selisë së Shenjtë të Vatikanit, që ajo të mbronte besimin e tyre shekullor.

Shqiptarët e shek. 15-16 nuk u hodhën në Italinë e Jugut apo në Veriun e saj (Venedikun) si dyndja ekzilante e tyre në 25 vjetët e fundit. Vepra gjigante që bënë ata nën udhëheqjen e Skënderbeut për mbrojtjen e qytetërimit të krishterë, e bëri Selinë e Shenjtë matanë detit mirënjohëse të përjetshme ndaj shqiptarëve. Prandaj, kompromisi për krijimin e Kishës uniate kishte në njërën anë, kërkesën dhe lutjen jetike të shqiptarëve të besimit ortodoks (bizantin) që t’u lejohej atyre në ngujimet e reja ndërtimi i faltoreve për të ushtruar ritin bizantin, ndërsa në anën tjetër, lejen historike që Vatikani u dha shqiptarëve në shenjë mirënjohjeje për të ndërtuar faltoret e tyre të dëshiruara ortodokse, por me një kusht. Meqenëse ato do të ndërtoheshin në një truall të mbushur me faltore katolike, Vatikani i kushtëzoi brenda marrëveshjes, që faltoret e tyre të ndërtoheshin nga jashtë me fytyrën arkitektonike të kishave katolike. Ai që ka pasur rastin të vizitojë me një interes të tillë Siqelinë, Bazilikatën, Kalabrinë dhe më tej, nuk është larguar pa takuar dhe pa u sqaruar, se ç’është kisha uniate arbëreshe.
E themeluar fillimisht në viset e mërgimtarëve shqiptarë ortodoksë në Itali, kisha uniate prej shek.16 erdhi e u përhap edhe në Shqipëri. Me pushtimin e vendit nga administrata osmane, kisha ortodokse shqiptare dhe besimtarët e saj mbetën pa përkrahje, jetimë. Në këto kushte ata kërkuan ndihmë dhe iu lutën Kishës së Perëndimit për mbijetesën e kishës së tyre ortodokse, sepse nga Lindja nuk kishte kush t’ua jepte. Prej shek. 16 ndërtohen kishat uniate (kryesisht kapela) në thellësi të vendit, që të mos binin në sy të administratës osmane, të ngjashme me atë të Dhërmiut. Jo vetëm kaq, por është edhe koha e pikturave murale dhe ikonografike me ndikime të ndjeshme perëndimore (Renesancës), kryesisht të shkollës venedikase, ndikime që studiuesit tanë tashmë i kanë zbuluar me kohë në muret e brendshme të këtyre kishëzave. Kemi të bëjmë pra me një kishë ku kanë të drejtë të hyjnë besimtarët e të dyja riteve, katolikë dhe ortodoksë, por mesha mbahet sipas liturgjisë ortodokse. Si të thuash në gjuhën popullore, Kisha e Shën Thanasit për nga statusi fetar, ka pasaportë të kishës katolike dhe një kombësi të ortodoksisë shqiptare.

Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi qysh prej shek. 16 është përdorur nga shqiptarë të krishterë uniatë, pra edhe nga ortodoksë shqiptarë, por kanë pasur të drejtë të merrnin pjesë në meshën ortodokse edhe katolikë shqiptarë. Siç e kanë theksuar shumë studiues, shqiptarët e dy riteve të krishtera, duke mos qenë fanatikë të besimit fetar në përgjithësi, nuk kanë penguar kurrë veten të kërkojnë dhe të pranojnë kujdesin e Kishës Romane, sidomos në periudhën e sundimit të administratës osmane, në një kohë kur për mbijetesën e tyre nuk i ndihmonin më institucionet kishtare ortodokse fqinje. Një gjë është e qartë: sido që t’i kthesh dokumentet, Kapela e Dhërmiut nuk ka të bëjë aspak me ortodoksinë greke dhe nuk mund të jetë përdorur nga ortodoksë grekë. Nuk mund të besohet se këta të fundit mund të falen në një kishë katolike.

Publiku shqiptar është njohur tashmë mbi misionet e murgjve bazilianë në Himarë (shek. 17-18) dhe kudo gjetkë në brigjet e shqiptarëve të Detit Jon, të mirëpritur prej kërkesave dhe lutjeve të pareshtura të popullsisë së krishterë shqiptare të këtyre viseve. Por publiku shqiptar nuk është njohur ende sa duhet me një rezultat tjetër origjinal kombëtar të krishterimit mesjetar shqiptar, më të hershëm se dukuria e kishës uniate, me sintezën e bashkimit të të dyja riteve të krishtera nën të njëjtën ndërtesë kishtare, proces që ka nisur qysh në kohën e Topiajve dhe Muzakëve të shek. 14, dukuri kjo unikale e historisë kishtare botërore

2. Kapela e Shën Thanasit të Dhërmiut u prish në vitin 1972-‘74: Sipas vëzhgimit tim, kishat uniate (katolike të ritit lindor) nuk patën shumë fat në vlerësimin që u bëri të gjitha kishave të Shqipërisë një komision ndërshtetëror në vitin 1967. Mjerisht, qysh prej vitit 1991 koha u ka dhënë lapsa në dorë dhe të drejta të pakuptueshme një tufë “gazetarëve” për të shtrembëruar të kaluarën, jo vetëm me pasaktësi, por me gënjeshtra të gjalla dhe mashtrime me peshë kombëtare. Kështu është edhe me historinë e të ashtuquajturit “revolucion kulturor në vitet 1967”, pjesë e të cilit është edhe e ashtuquajtura “Lëvizja për prishjen e kishave dhe të xhamive”. Ata që e kanë shtrembëruar dhe mundohen çdo ditë ta shtrembërojnë më tej këtë histori, janë ideatorët, hartuesit dhe drejtuesit e kësaj lëvizjeje. Kishat dhe xhamitë që u prishën në Shqipëri, nuk u prishën brenda ditës dhe nuk u caktuan as nga Enver Hoxha dhe as nga partia që udhëhiqte. Listat e kishave që do të ruheshin u caktuan nga një Komision Ndërshtetëror në rangun më të lartë njohës shkencor të vendit të asaj kohe. Shteti nuk kishte mundësi ekonomike të mirëmbante me paratë e popullit faltore pa pikë vlere historike, arkitektonike, etnografike etj. Kanë qenë udhëzime shumë të qarta nga qeveria që u janë dërguar institucioneve kompetente të asaj kohe, për krijimin e këtyre komisioneve shtetërore dhe vlerësimin e veprave me seriozitetin më të madh, cilat prej tyre përfaqësonin dokumente për historinë e Shqipërisë dhe më tej. Kapela e Shën Thanasit, për të cilën po flasim sot, e cila në vitin 1967 ka qenë në këmbë, nuk u përzgjodh nga Komisioni Ndërshtetëror për t’u futur në listën e veprave-dëshmi të çmuara të trashëgimisë kulturore, pra për t’u shpallur monument kulture, pra për t’u futur në mbrojtje të shtetit. Por nuk ka qenë vetëm kishëza e Dhërmiut, por edhe disa të tjera, të cilat kishin të bënin kryesisht me sferën e kishës katolike. Mbi faltoret, kishën katolike dhe prelatët e saj ra kasaphana më e madhe, në krahasim me faltoret myslimane-osmane, ato bektashiane dhe sidomos ndaj kishave ortodokse, të cilat u listuan me shumicë për t’u mbrojtur, do të thosha, si më të privilegjuarat. Një peshë në këtë përzgjedhje luajtën edhe prania e pikturave murale te faltoret. Por nuk mund ta lë pa vënë në dukje konstatimin tim, se përçmimi që iu bë veprave të kultit të lidhura me kishën dhe ritin katolik në vitin 1967, është i njëjtë me atë të sotmin. Qëndrimi ka mbetur i pandryshuar. Kjo nuk ka të bëjë me të vërtetën historike, por me një lloj qëndrimi politik tradicional, që po i rezistoka kohës, me gjithë ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri. Shikoni, edhe tani që kishës katolike të Shën Thanasit të ritit lindor iu zbuluan vlerat pozitive historike në mbijetesën dhe lëvrimin e gjuhës shqipe, nuk mendon kush ta shpallë atë monument kulture pikërisht për këtë vlerë historike kombëtare, por dëgjohen klithma nga segmente politike tepër të errëta brenda dhe jashtë vendit, të cilat kërkojnë me paturpësi të ndërtohet në vend të saj një kishë ortodokse?! Pse dhe kush fshihet pas? Përgjigjen po ia lë lexuesit. Por ju lutem, mos harroni Kalin e Trojës të dhuruar nga Komshiu i evropianizuar. Largoheni atë, përpara se ai t’i vërë zjarrin qytetit!

3. Çfarë kërkoi Athina në Bruksel? Strategjia e Athinës është – të ndërtohen sa më shumë kisha ortodokse në oborrin e fqinjit. Sidomos tani që komandanti i Kishës Autoqefale Shqiptare është grek, Mirësia e tij Janullatos, i cili i jep vetvetiu bekimin dhe rrjedhimisht, pse jo, ndoshta me kalimin e kohës edhe autorësinë greke të tyre. Sa herë që sajohet mundësia për të ndërtuar kundër së vërtetës një kishë ortodokse në oborrin e fqinjit, duhet ulëritur aq sa të dëgjohet në Bruksel, pse jo edhe në Washington apo Berlin. (E padrejta ka shans të bëhet një copë e Drejte, vetëm duke bezdisur me ulërima dhe kërcënuar). Një kishë ortodokse e ndërtuar në këtë konstelacion aktual në Shqipëri i duket Komshiut, copë Greqie. Në të vërtetë, Athina nuk e ka fare hallin pse po prishet një kishë apo xhami në Shqipëri. Strategjia e saj është që, çdo faltore që prishet në Shqipëri, të thuhet fillimisht se ishte kishë ortodokse, ashtu si çdo varr që zhduket, mundësisht të shpallet se i varrosuri ishte grek. Në rastin konkret, Athina donte patjetër që Kapela e Shën Thanasit në Dhërmi të prishej tërësisht, madje të zhdukeshin të gjitha gjurmët direkte apo indirekte që mund të ruhen në nëntokën e saj, sepse ajo e di mirë, se ato gjurmë nuk flasin kurrsesi për një kishë ortodokse greke, por tregojnë pikërisht identitetin e saj fetar të kishës uniate shqiptare. Athina ulërin që kisha të mos prishet, me qëllim që shqiptarët ta prishin.

Sepse Athina e di që gjërat në Shqipëri prishen pa u dokumentuar më parë, madje shpesh edhe pa vendime të rregullta shtetërore. Sidomos ato prishen edhe nga inati e sipër mes shqiptarëve, për t’i treguar njëri-tjetrit se kush e ka hundën më të madhe. Ajo e di që në këtë vend nuk bëhen vetëm ndërtime pa leje, e di që nuk bëhen as ekspertiza kur prishen monumentet, nuk mbahet as dokumentacion profesional, ose që merren vendime në shkelje të ligjit, që falsifikohen dokumentet, që nuk ndëshkohen dëmtuesit. Ajo e di që aksionin për prishje do ta realizojnë vetë shqiptarët, si në Kishën e Dhërmiut, kundër rregullave të shkruara, si gjithnjë për pesë aspra, madje në mes të errësirës, që të zhdukeshin sa më shumë dëshmi historike rreth kishës uniate shqiptare. Athina e di, se mbasi të prishej Kishëza uniate e Shën Thanasit në Dhërmi nga vetë shqiptarët, ajo do ta bindte Brukselin se ajo kapelë ishte ortodokse greke, siç po ndodh. Cili institucion shtetëror shqiptar përgjegjës po e kundërshton këtë të pavërtetë? Kush po ia tregon vendin me dokumente, provokimit dhe karshillëkut arrogant që Kreu i Kishës Autoqefale të Shqipërisë i bëri me këtë rast shtetit shqiptar?

4. Çfarë mendon institucioni shtetëror përgjegjës në këtë vend; është Kapela e Dhërmiut ortodokse (shqiptare apo greke), apo uniate shqiptare? Si ka ardhur puna, ortodoksia greke nuk e ka kapur kurrë më të dobët Shqipërinë sesa sot. Jo vetëm se në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare ka një Kalë Troje, por sepse në 23 vjetët e fundit ajo nuk i ka pasur kundërshtare institucionet shtetërore të këtij vendi për t’i denoncuar dhe ndaluar të pavërtetat që manipulon. Kundërshtarët e saj për të nxjerrë në dritë të vërtetën historike janë vetëm personalitete individuale shkencore qytetare. Ndërsa tonin e jep shoqëria civile miqësore origjinale e papërsëritshme e këtij vendi dhe bandat mediatike politike nën komando, që merren me gjithçka. Midis këtyre të fundit komandohen shpesh politikanë dhe titullarë pushteti, që të lënë me gojë hapur (të habisin) për shkelje të kompetencave dhe për kaosin që shkaktojnë.

Ende pa u shprehur zyrtarisht ndonjë institucion shtetëror përgjegjës për të nxjerrë në dritë se e kujt nënshtrese fetare të krishterë i përket Kapela e Dhërmiut, dëgjon nga kryetari i Bashkisë së Himarës, se ai “beson” se kisha duhet të jetë e ritit ortodoks (Jorgo Goro, Kisha e Shën Thanasit do të rindërtohet, intervistë në Gazeta Shqiptare, 27.08.2015). Kompetencën e një historiani nuk mungon ta dëgjosh edhe në recitimet fëminore të Kreut të OMONIA-s, sipas të cilit, “populli i Himarës ka traditë dhe ka thurur edhe këngë, me të cilat ironizon përpjekjet e vazhdueshme që ndër shekuj janë bërë për tjetërsimin e besimit fetar nga Vatikani, por pa rezultat”(Kreu i OMONIA-s: Vatikani s’i tërhoqi dot në anën e vet ortodoksët e Himarës, 28 gusht, 2015, gaz. Panorama). Deri në vitin 1992 jam i sigurt se asnjë himarjot që jetonte në Himarë dhe sidomos ata më të shumtit që jetojnë matanë Adriatikut gjenerata pas gjeneratash, nuk kanë pasur këtë mendim. Përkundrazi, ata i janë mirënjohës Vatikanit, sepse përveç mikpritjes që u është bërë atyre prej shekujsh për themelimet e reja pas shpërnguljeve, nuk e harrojnë edhe kompromisin jetik historik në ndërtimin e kishave uniate, që himarjotët të mos e ndryshonin besimin e tyre ortodoks shqiptar, siç e kanë prej 500 vjetësh. Kush i ndihmoi stërgjyshërit e himarjotëve të sotëm të mbanin gjallë kishat e tyre ortodokse në shek. 16-19, Kostandinopoja, Athina apo Beogradi, të cilat nuk ekzistonin as si shtete? Është mungesë e madhe qytetarie për një drejtues institucioni, të mohosh dhe të ironizosh ndihmesën e paçmueshme që i ka dhënë katolicizmi, besimi më i lashtë dhe i përhershëm, historisë fetare të Ilirisë dhe Shqipërisë, gjithashtu të mohosh kontributin e madh të murgjve bazilianë dhënë besimtarëve ortodoksë shqiptarë dhe në veçanti atyre himarjotë, nëpërmjet kishës uniate shqiptare, për të ruajtur besimin që ata kanë dëshiruar gjatë historisë dhe për t’i ndihmuar djemtë himarjotë në mënyrë shembullore për mbijetesën dhe lëvrimin e gjuhës shqipe, tejpërtej robërimit stërshekullor osman të Shqipërisë.

Nuk më duket ortodokse të harrohet, se ishin besimtarët ortodoksë himarjotë me shtëpi e katandi të përvëluara, pa udhëheqje dhe përkrahje kishtare në toka të huaja, ata që i kërkuan dhe iu lutën Kishës Romane për t’i ndihmuar në ngritjen e institucioneve të tyre fetare dhe që ajo t’i përkrahte në zhvillimin e fesë së tyre ortodokse. Dhe Vatikani ia dha këtë ndihmë, himarjotët e morën dhe sot janë përsëri ortodoksë. Nuk është mirë të lëshohen deklarata apo të jepen përkufizime historike prej picirruku pa u konsultuar me historianët e vendit tënd.

Studiuesi i mirënjohur i kishave, A. Meksi shprehet se “kisha dhe trualli ku është ngritur, u përket besimtarëve ortodoksë, … se kishë katolike quhet ajo që përdoret nga besimtarët katolikë” (Aleksandër Meksi në krah të ortodoksëve: Kisha u përkiste atyre, Panorama/BalkanWeb, 27. 08. 2015). Nuk e di pse studiuesi ka ardhur në këtë përfundim, por Kapela e Dhërmiut ka në themelet e saj të varrosur një murg katolik. Duket pak kjo? Domethënë se kisha është përdorur edhe nga katolikët midis ortodoksëve, madje për të mësuar, shkruar dhe folur gjuhën shqipe në shekujt e errët të ortodoksisë. Pra mendoj, se nuk është e saktë të thuhet se kisha uniate u takon vetëm besimtarëve ortodoksë.

5. Si do të jetë fundi i fatit të Kapelës së Dhërmiut? Mjerisht ka ardhur kohë e keqe në këtë vend për ruajtjen e veprave ndërtimore historike, për respektimin e së vërtetës dokumentare historike që shprehin ato. E përsëris, ka 15 vjet që edhe vetë monumentet e kulturës që mbrohen nga shteti me ligj, më shumë po shpërfytyrohen dhe zhduken sesa po ruhen dhe aq më pak po mbrohen. Ka tashmë më se 15 vjet që shkatërrimet më të mëdha të tyre po vijnë me shembuj nga vetë Instituti i Monumenteve të Kulturës, i mbështetur nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, natyrisht jo pa tutelë më sipër. Në këtë situatë nuk është çudi, që Kapela e kishës uniate shqiptare të Dhërmiut të përfundojë në një kishë ortodokse. Shumë shpejt pas kësaj, mund të forcohet zëri i Athinës, se Dhërmiu ka qenë përherë ortodoks, pra ka qenë përherë grek. Më pas çështja do të humbasë shumë nga e vërteta. Ata politikanë, analistë, qeveritarë, forumsa, gazetarë që po llapin tani pa përgjegjësi, vetëm për t’u dukur, nuk do jenë në gjendje nesër të riparojnë dëmin që po bëjnë duke lozur sot me dokumentet dhe të vërtetën e historisë së vendit.
Më bëri përshtypje të hidhur kuraja e një ministri të qeverisë aktuale, duke paraqitur një projekt me tri pamje për të ardhmen e rrënojave të Kapelës së Dhërmiut me titull “Kisha si ishte, si është dhe si do të jetë” (Klosi në Dhërmi: “Shën Thanasi” do rindërtohet në një vend tjetër, Shqiptarja.com, 28.08.2015). Padashur, ndoshta nga padituria profesionale nga njëra anë, por edhe nga sinqeriteti për të zgjidhur problemin, në projektin e paraqitur prej tij është përmbledhur në mënyrën më koncize komedia që po luhet, ku vetëm mendimi profesional nuk është pjesëmarrës. Dihet tashmë se kisha uniate ka për fasadë, atë të arkitekturës së kishës katolike, ndërsa interieri i saj është i pajisur me orenditë e kishës ortodokse. Siç duket edhe në foton “si ishte”, fasada e hyrjes së Kapelës të Shën Thanasit në Dhërmi para se të prishej në vitin 1972, duket sheshit se ishte një fasadë tipike e një kapele katolike me çati tjegullash. Përkrah saj ministri servir një foto të një projekti të ri arkitektonik, se “si do të jetë” kisha e re, e projektuar nga arkitekti i tij i padeklaruar. Shumë interesant të shihet – se për kishën e re, projekti paraqet një kishë tërësisht ortodokse me kupole të vetme mbi tambur. Ka më komedi se kjo?

Pra kemi një shpërfytyrim flagrant të arkitekturës së jashtme të Kapelës së Shën Thanasit, siç ajo vjen nga historia. Ky veprim, sipas Kartës së Mbrojtjes së Monumenteve Evropiane dhe Shqiptare klasifikohet si falsifikim i dokumentit historik. Duket pak kurajë e madhe, që ministri i një qeverie merr përsipër të falsifikojë një të vërtetë dokumentare të historisë së vendit të tij. Përveç falsifikimit, përpjekja diletanteske e arkitektit të ministrit duket edhe më gazmore, sepse nga ana profesionale, ndërtesa ortodokse e fantazuar prej tij me kupolë mbi tambur nuk mund të qëndrojë kur të fillojë të ndërtohet. Sepse nga pikëpamja strukturale-konstruktive, ndërtesës i mungojnë krahët e shkarkimit të ngarkesës së kupolës. Në arkitekturë kjo lloj ndërtese quhet një zog pa të dy krahët e tij. Kështu, Kisha e ministrit, e propozuar për ndërtim, nuk mund të qëndrojë as mbi tokë. Siç duket, e gjithë zhurma që bëri Athina nuk shkoi kot. Ajo e di se nuk e pengon kurrkush në këto nahije, vetëm i lëpihen, duke ia përgatitur projektet që do.

Papërgjegjshmëria shtetërore në këtë vend shkon deri atje, sa ngrihet presidenti apo kryeministri i vendit një mëngjes, merr një avion për në Konferencën Islamike dhe pa pyetur as Parlamentin e shpall vendin e tij islamik, sikur myslimanizmi bizantino-otoman i shqiptarëve të jetë islamizmi i Arabisë apo i Afganistanit. Tjetri, takohet një herë me Papën dhe i shitet Romës për katolik italian. Ndërsa Athina ka hyrë më thellë, ka një komandant tashmë legjendar prej 23 vjetësh në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, një Kalë Troje të ortodoksisë greke, një bombë që po rrit çdo orë potencialin e shpërthimit të saj, ashklat e së cilës nuk e dimë se ku do të arrijnë në një situatë reale të mundshme të një shpërthimi etnik ballkanik. Po zgërdhihemi, por po mbytemi nga hidhërimi njëherësh, nga mjerimi që sjell Injoranca e Drejtimit dhe Pashpresa për një rregullim të saj në rrugë demokratike.
6. Kam një këshillë për Ministrinë e Kulturës për zgjidhjen e çështjes së Kishës uniate të Shën Thanasit në Dhërmi:

Së pari, të përcaktohet vlera e kësaj ndërtese (tashmë rrënojë qysh prej viteve 1972-‘74), për cilat vlera meritojnë të ruhen mbetjet e saj, ose të mos ruhen fare. Jo çdo kishë ka vlera domethënëse për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj si monument kulture. Një kishë shpallet e tillë kur përmban dëshmi dokumentare historike të veçanta, si të thuash unikale, të cilat të tjerat nuk i kanë. Në rastin konkret, Kapela e Shën Thanasit në Dhërmi mund të ketë një histori 500 apo 600 apo 1600-vjeçare, por vlera e saj e spikatur është kontributi historik që ajo ka dhënë në shek. 16-19 (përfshirë edhe shekullin e Rilindjes Kombëtare) si strehë e besimtarëve ortodoksë dhe katolikë, të cilët kanë lëvruar gjuhën shqipe në kohëra shumë të vështira për asimilimin kombëtar. Kontributi që ka dhënë kjo kishë në periudhat e tjera, përpara apo mbrapa, nuk përbëjnë vlera më të mëdha. Për këtë vlerë historike, mbetjet e Kapelës meritojnë të shpallen në mbrojtje paraprake shtetërore dhe të kryhen nga profesionistët hulumtimi arkeologjik dhe ndërtimor i tërësisë së substancës që ruhen në mbitokë dhe në nëntokën e saj.

Së dyti, mbrojtja paraprake të kategorizohet si mjedis arkeologjik. Së treti, të programohet në mënyrë të menjëhershme gjurmimi arkeologjik, duke e dokumentuar të gjithë substancën arkeologjike ekzistuese, përfshirë edhe materialin e dalë nga shembja, dhe të bëhet katalogizimi dhe vlerësimi i tyre shkencor.
Së katërti, të bëhet konservimi arkeologjik i substancës arkeologjike të dalë nga gërmimi.
Së pesti, të merret vendimi nëse mjedisi arkeologjik i zbuluar do të ruhet ‘in situ’ dhe do të infrastrukturoret si park arkeologjik, apo jo.

Së gjashti, të hartohet projekti i rindërtimit të kapelës uniate sipas kritereve të Kartës së Restaurimit, duke shfrytëzuar të gjitha të dhënat e dala nga gërmimi arkeologjik dhe materiali arkivor dhe fotografik mbi ndërtesën origjinare.

Së shtati, t’i jepet përgjigje teorikisht dhe praktikisht në mbështetje të udhëzimeve bashkëkohore të restaurimit pyetjes: i plotëson kushtet rindërtimi ‘in situ’? Në rast se jo, rindërtimi i faltores të bëhet me besnikëri në afërsi të mjedisit arkeologjik.

Së teti, në të dyja rastet, brendia e ndërtesës së rindërtuar të shfrytëzohet për një muze modest të historisë së kishave uniate shqiptare, shpërndarjes së tyre në Shqipëri dhe në diasporë. Lëruani këtë punë ta bëjnë profesionistët e ndershëm që i kanë mbetur këtij vendi, të shohin dhe të mësojnë edhe të rinjtë, madje edhe ndonjë ministër rilindës, po që atij i është ndezur dëshira dhe pasioni për t’i hyrë profesionit se si mbrohet një dokument historik.

Marre nga BallkanWeb

Kategori
Uncategorized

Një qeveri që i tregon gishtin popullit dhe jo vetes…

Gjatë njëzetë e katër viteve post-komuniste pritshmëritë e shqiptarëve ndaj një qeverie nuk kanë qenë kurrë kaq të mëdha sa ç’ishin për qeverinë e dalë nga 23 qershori 2013. Por, fatkeqësisht, bashkë me shpresën e madhe erdhi edhe zhgënjimi i madh.

Në dy vite qeverisje asnjë qeveri e mëparshme, e majtë apo e djathtë, nuk ka bërë propagandë kaq të egzagjeruar dhe intimiduese sa kjo e sotmja; nuk ka aktruar kaq e pudrosur dhe e parfumosur në shfaqet e saj të kushtueshme që pushtojnë televizionet çdo ditë; nuk ka krijuar kushte të pashpresa ekonomike duke nxitur me apo pa dëshirë largimin e 100 000 shqiptarëve nga atdheu i tyre. Mbi të gjitha, asnjë qeveri më parë nuk i ka treguar gishtin popullit dhe Evropës për situatën e rëndë dhe problemet që po kalon vendi.

Shqiptarët besuan tek Rama dhe pritshmëritë ndaj tij ishin për një të ardhme moderne dhe europiane, për një qeverisje sharmante, për një shpresë më të madhe për të rinjtë shqiptarë.

Askush nuk e priste që pas Sirisë së përgjakur nga lufta, Shqipëria do arrinte vendin e dytë të azil-kërkursve. Ishte e pamundur të mendohej që Kryeministri avant garde do shfaqej me orë të tëra në televizion duke bërë inaugurime qesharake, dhe ndonjëherë ofenduese për inteligjencën e shqiptarëve, dhe duke mbajtur fjalime të stërgjatura që përmbajnë vetëm retorikë elektorale dhe jo qeverisëse. Asnjë shqiptar nuk e priste uzurpimin e mediave shqiptare të cilat me hir apo pahir shfaqin portretin, emrin, fjalët, pikturat, citimet, statuset e facebook-ut të Kryeministrit në çdo moment të ditës, natës, festave dhe pushimeve, duke ia kakuar edhe vetë Saliut i cili konsiderohej i pazëvendesueshëm për daljet publike. Askush nuk e imagjinoi që qeveria do i drejtonte gishtin shqiptarëve për paaftësinë e vet për të qeverisur. Sipas saj, që nga dita një e qeverisjes, shqiptarët e kanë fajin që s’janë të informuar për hapjen e 100 000 vendeve të reja të punës; shqiptarët nuk arrijnë të kuptojnë kompleksitetin e çmimit të lartë të naftës; profesorët dhe akademikët nuk arrijnë të kuptojnë risinë e ligjit të ri të arsimit të lartë; doktorët dhe infernierët nuk e njohin profesionin e tyre ndaj do testohen; fermerët po jetojnë ne epokën e artë të eksportit por nuk duan të punojnë tokën; ekonomistët nuk e perceptojnë dot suksesin e taksës progresive dhe nuk arrijnë të prekin rritjen ekonomike; dhe të gjithë shqiptarët nuk shohin, as dëgjojnë e lexojnë sepse azilkërkursit janë shqiptarë emigrantë grekë dhe jo qytetarë të cilët kanë shitur shtëpi e bagëti për t’u larguar përgjithmonë nga ky vend, i cili vetëm emri i ka mbetur si vendi i shqiponjave sepse vetëm korbat kanë mbetur për t’u ushqyer me kërmën e shpresave të vdekura.

Sikur të mos mjaftonte gishti i drejtuar shqiptarëve, një gisht tjetër i drejtohet edhe Evropës injorante dhe të pacivilizuar e cila polli Rilindjen e Artë por nuk arrin dot të shohë Rilindjen e Ramës. Evropa e keqe është fajtore për problemet shqiptare sepse sipas Ramës është ajo që nuk po i shklyen dyert e saj për të lejuar Rilindjen e Re të mbërrijë në gjirin e saj. Evropa plakë do vdesë pa Shqipërinë, insinuon Rama, dhe Gjermania hileqare po josh shqiptarët me truket e saj për azil, shprehet Tahiri. Ah, po, edhe SHBA-të e teprojnë me kakofoninë e tyre kur si kurrë më parë i bënë thirrje publike Rilindjes të tërhiqte nga kantidimi njerëz të inkriminuar, dhe apel të hapur shqiptarëve për të mos votuar njerëz të lidhur me krimin dhe trafikun narkotik dhe qenieve njerëzore. Shteti më demokratik në botë që bazohet mbi votën e lirë bën thirrje për bojkot të votës! Sa paskan ndryshuar Amerika dhe Evropa, janë bërë të mefshta për të kuptuar konceptin e shtetarëve shqiptarë.

Historia e politikës shqiptare ka qenë gjithmone e bazuar mbi frikën: mos votoni të majtën se rikthehet Enveri, mos votoni të djathtën se rikthehet Saliu. Tani që brezat po ndryshojnë dhe as Enverin dhe as Saliun nuk i kujton më njeri me mall, gishti i drejtohet Europës, SHBA, Greqisë, Gjermanisë, etj, duke i dhënë ide nga mendja jonë brilante se si të menaxhojnë krizat e emigrantëve apo duke i kërcënuar se po nuk na lejuan në Evropë vendin tonë do e gllabërojë terrorizmi.

Por fundja këto janë emra të mëdhej dhe zor se përtypen nga shqiptarët si diversion, ndaj le ta bëjmë problemin më të afërt dhe më të prekshëm. Le të tregojmë gishtin edhe nga Ilir Meta. Gjatë dy viteve, më të shënjestruarit për arrest kanë qenë të punesuarit e LSI. Per dy vite policia dhe njësia anti-korrupsion pranë kryeministrisë kanë qenë vigjilentë për të venë në pranga këndo që përfaqësonte LSI, për ti treguar ndërkombëtarëve se kam një patericë e cila s’më lë të eci perpara. Por kur sondazhet e brendshme, dhe më pas zgjedhjet vendore, i treguan Ramës se ishte ai paterica dhe jo Meta, pasi PS po tkurret dhe LSI po zgjerohet, gishti duhet të drejtohet në një drejtim: për nga populli.

Në dy vite, shumë shqiptarë e dijnë ndërsa të tjerë jo, por ju siguroj që të gjithë e ndiejnë, që qeveria Rama ka aplikuar terapinë e shokut. Që në ditët e para injektoi frikën me kërcënime, penalizime, përjashtime dhe burgosje. Duke e ushqyer me elektrodat e frikës, shpalli vitin zero në historinë e shtetit shqiptar, dhe nën konceptin reformë nisi axhendën e saj drejtë centralizimit dhe personalizimit të pushtetit. Përshembull, reforma e re territoriale u promovua si arritja më e madhe e kësaj qeverie por në fakt nuk i shërbeu as filtrimit në përzgjedhjen e kryebashkiakëve pasi disa kandiduan për të tretën herë, disa u vunë nën akuzat e rënda nga SHBA dhe OSBE si të inkriminuar, ndaj kjo reformë i shërbeu vetëm centralizimit dhe personalizimit të pushtetit vendor nga ana e qeverisë.

Sipas Kryeministrit bashkitë në vend nuk janë të afta të kenë polici bashkiake dhe as të mbledhin taksat! Atëhërë për çfarë janë të afta? Pikërisht! Për të bërë atë që i komandon kryeministri. Me reformën territoriale erdhi edhe vdekja e autonomisë së pushtetit vendor.

Gjithashtu, reforma e shumë pritur në drejtësi është një farsë që pa nisur. Kryeministri nuk kërkon ta reformojë drejtesinë por ta kontrollojë. Shteti bazohet mbi tre shtylla: legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Këto pushtete duhet të jenë të barabarta dhe të kontrollojnë dhe balancojnë njëra tjetrën por nëse dy të parat tashmë kontrollohen nga Kryeministri, përse duhet një gjyqësor i pavarur, për të çuar përpara drejtesisë korrupsionin në gjirin e qeverisë apo legjislatorët e parlamentit të lidhur me krimin? Mos harrojmë që është edhe një pushtet i katërt, media, e cila është totalisht e varur. Përvec kontrollit dhe përdorjes së gjyqësorit për shantazhe politike reforma në drejtësi nuk ka asnjë vlerë kundrejtë kontrollit të tre pushteteve të tjera.

Elektroshoku i qeverisë nisi sërish disa ditë më parë me paralajmërimin në shtator të luftës ndaj informalitetit. Shitësit ambulantë u frikësuan se do mbeten pa bukë, bizneset e vogla dhe të mëdha kafshuan buzët duke ditur se çfarë kokëçarje sjellin aksionet impulsive qeveritare. Çfarë do të thotë kjo? Përse qenkan vetë shqiptarët fajtorët e gjendjes së rënduar ekonomike? Qeveria nuk ka zgjedhur popullin por populli qeverinë, ndaj çdo titullar që del në foltore duhet të flasë me përulje dhe me zgjidhje konkrete dhe jo me fodullëk dhe arrogancë duke fajësuar dhe trembur shqiptarët. Kanë qenë bisneset ambulante, të vogla e të mëdha ato që kanë ushqyer shqiptaret ndër vite sepse po të ishte për qeveritë do ishim ne skajet e mjerimit.

Në njëzetë e katër vite politika shqiptare është e pandryshueshme. Shoqëria shqiptare ka emancipuar e vetme, pa orientim nga qeveritë por vetëm nga shtysa e brendshme dhe aspiratat perëndimore që ka patur prej dekadash. Asnjë qeveri nuk ka ditur të bëjë atë që shqiptarët i kanë kërkuar dhe kanë patur nevojë – të ngrejë një ekonomi të qendrueshme dhe hedhë themelet për një zhvillim të qendrueshëm. Kaq! Nën këtë ombrellë shqiptarët dinë ta menaxhojnë vetë jetën e tyre. Por jo, ja, edhe kjo qeveri nuk meret me ekonominë dhe zhvillimin por fut hundët tek çdo aspekt i jetës së shqiptarëve, fut duart në xhepat e shqiptarëve; fut ëndra dhe shifra sureale në mendjet e shqiptarëve, dhe shkelma në prapanicë për t’i detyruar të emigrojnë.

Me një protagonizëm të ekzagjeruar kryeministri dhe qeveria flasin pa pushim me gjuhë adoleshentësh për ëndrat e tij dhe të ministrave që drejton. Në çdo fjali ka “unë, ne, histori, reformë, rilindje,” etj, duke shpalosur një madhështi mesianike dhe aspak menaxheriale. Zoti Kryeministër, Shqipëria nuk është e juaja për të bërë ju histori, as laborator për të përmbushur ambicjet tuaja personale se çfarë doni të bëni në jetë. Ju jeni i Shqipërisë, ose më saktë, karrigia ku ju uleni është e shqiptarëve, pasi mbi të janë ulur dhe do vazhdojnë të ulen shumë e shumë kryeministra të tjerë. Të jesh Kryeministër nuk është një film ku personazhi kryesor jeni ju, por një kapitull i shkurtër në historinë mijëra vjeçare të këtij vendi i cili duhet shkruar me kujdes.

Ndaj, përpara se gishti i qeverisë të drejtohet për nga populli le të drejtohet për nga vetja. Elektrodat ndaj shqiptarëve t’i provojë vetë qeveria dhe të nisë e të vendosë prioritetet siç duhet. Kjo qeveri nuk mund të japë më shumë në dy vitet e ardhme se sa dha gjatë dy viteve të shkuara ndaj jo vetëm duhet të riformatohet por edhe të rishohë politikat e saj. Shqiptarët ju apelojnë të fokusoheni tek ekonomia dhe jo propaganda, tek zhvillimi dhe jo sharada mediatike, tek punësimi dhe jo hiperbolat e retorikës qeveritare.

Artistët në përgjithësi kanë një perceptim të gabuar mbi emancipimin e shoqërisë. Ata mendojnë se është arti dhe idetë e tyre ato që bëjnë revolucion apo sjellin rilindje, por në fakt harrojnë që çdo demonstrim i madhështisë së bukurisë dhe artit ka ardhur nga mirëqenia dhe begatia; për këtë arsye Rilindja e Artë lindi në oborret e begata të Firences dhe jo në Afrikë. Rilindja e qyteteve shqiptare dhe e mbarë vendit do ndodhë vetëm atëherë kur ekonomia të rritet dhe begatia të trokasë në dyert e shqiptarëve, në të kundërt çdo monument i sforcuar i madhështisë së qeverisë duket i shëmtuar. Ndaj “The economy, stupid” votuan amerikanët mbi njëzetë vite më parë, “Është ekonomia, zoti kryeministër” thërrasin shqiptarët sot.

Albert Manasterliu

Pedagog i Shk.Politike, Universiteti “A.Moisiu” Durrës.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria, Kina e vogël e kuqe në Evropë – Shkrimi i gazetares zvicerane, i vitit 1969..

 

zvcrne
Kategori
Uncategorized

Princesha e Mirdites.Bardha Gjon Markagjoni prej moshës 20 vjeçare burg, internim, persekutim.

 

23-08-2015 15-02-08 By  By  By
Kategori
Uncategorized

Atëherë pse ikin shqiptarët?

Në Shqipëri nuk ka luftë, nuk ka uri. Modelet e “Mercedez”-ave udhëtojnë përmes qyteteve të mëdha dhe Jugu duket si Riviera franceze.

Atëherë pse ikin shqiptarët?

Kështu e nis reportazhin e saj gazetarja Anna Prizkau, publikuar dje në të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine” të titulluar “Një tokë pa të ardhme”. Gazetarja përshkon plazhin e Durrësit, të cilin madje e krahason me San Tropez, një prej plazheve më të bukura franceze për të cilin shpreh habi se si njerëzit e kanë lënë këtë vend. Gjatë rrugëtimit të saj, ajo takohet me një djalë shqiptar, Danieli, i cili 6 muaj më parë ishte një prej refugjatëve ekonomikë që provoi fatin e tij në Gjermani. “Mendova se ika përgjithmonë”, thotë Danieli, i cili është kthyer vetëm pak ditë më parë në shtëpi. Ashtu si Danieli, në 6 muajt e fundit, mbi 20 mijë shqiptarë iu drejtuan Gjermanisë, vijon gazetarja, e cila zhvendoset më pas rreth 200 km larg Durrësit, në Shkozë, në rrethinat e Tiranës, aty ku takohet me urinë dhe varfërinë e skajshme të familjeve rome. Edhe mes tyre ka nga ata që kanë provuar të përfitojnë azil në Gjermani, siç është Lidia, personazhi i radhës së këtij reportazhi. Edhe ajo u kthye në qershor të këtij viti. Shumë prej atyre që gazetarja gjermane, Anna Prizkau ka folur gjatë rrugëtimit të saj nëpër Shqipëri, thonë se duan të ikin, madje ka nga ata që i luten t’i marrë me vete drejt Gjermanisë. Reportazhi vijon me një pasqyrim të trishtë të jetës së këtyre familjeve rome, që mbijetojnë duke mbledhur shishe plastike e më pas duke i shitur ato. “Kutërbimi atje shpjegon çdo gjë. Në Shkozë nuk ka ujë, as energji elektrike dhe as kanalizime. Përse e braktisin shqiptarët vendin e tyre?”, pyet gazetarja gjermane, ndërsa reportazhi i saj vijon me të tjerë personazhe që ajo has në udhëtimin e saj. “Sa herë që i kam pyetur shqiptarët përse ikin prej vendit të tyre, gjithmonë përgjigjja është me 6 germa. E ardhmja”, shkruan Prizkau. “Njerëzit thonë se duan që fëmijët e tyre të rriten në Gjermani”. Gazetarja gjermane zhvendoset më pas, në reportazhin e saj, në Orikum, në Vlorë, ku qindra të rinj kanë emigruar drejt Gjermanisë. Shqiptarët e kthyer u tregojnë miqve të tyre që nuk ka asnjë mundësi për të qëndruar në Gjermani. Dhe shumë shpejt e gjithë Shqipëria do ta marrë vesh”, vijon reportazhi, ndërsa gazetarja rrëfen për bisedën e saj me një kamerier. Edhe ky i fundit i tregon dëshirën e tij për të shkuar në të ardhmen në Gjermani. “Çdo ditë në këtë vend, kuptoj se fjala ‘e ardhme’ është shumë e fuqishme, ndërsa duket sikur Gjermania është vendi i sigurt për këtë të ardhme”, shprehet Prizkau. Por kur ajo i pyet njerëzit se pse nuk mund të kenë të ardhme në Shqipëri, shumë përgjigjen:

Bildresultat för pa siguria emigrimi i shqiptareve

Për faj të politikës.

Gazetarja zhvendoset në rrëfimin e saj, në Tiranë, qytet të cilin e quan si një fëmijë i jashtëligjshëm i komunizmit. “Në qendër ka godina nga periudha fashiste italiane, por më tutje sheh ndërtesa të larta që ngrihen drejt qiellit”, vijon Prizkau, e cila takohet me shkrimtarin e njohur Fatos Kongoli, i cili përpiqet t’i shpjegojë këtë situatë. “Në të kaluarën njerëzit ikën nga varfëria ekstreme. Por për momentin nuk ka njerëz të varfër në mënyrë të tejskajshme që ikin. Kam parë të rinj që ankohen për ushqimin që kishin nëpër kampe, çka tregon se kanë ushqim më të mirë nëpër shtëpitë e tyre”, thotë Kongoli. “Por nëse jeta këtu nuk është aq keq, atëherë pse ikin shqiptarët e pyes shkrimtarin. Dhe Kongoli përgjigjet me të njëjtën fjalë: për të ardhmen”, vijon Prizkau. “Një aventurë? Një bast? Mendoj e mendoj dhe më pas më kujtohet Danieli, i cili luajti me të ardhmen e tij. Aventura ishte dëshira e tij për një jetë më të mirë. Nuk bëhet fjalë për një rrogë fikse apo një punë e zakonshme, sepse Danieli i ka që të dyja në Shqipëri. Ai thjesht donte më shumë për jetën e tij. Ne gjermanët jemi mësuar me këtë. Por kur mijëra të tjera jashtë papritur duan më shumë nga kjo, ne gjermanët, europianët na duket e çuditshme. Edhe mua kështu më duket. Kjo është arsyeja pse erdha në këtë vend. Arsyeja pse isha në Shkozë, në rrethinat e Tiranës. Kërkova për tmerrin, arsyen e fortë për të ikur dhe gjeta diçka tjetër: arrogancën gjermano-europiane”, e mbyll reportazhin gazetarja gjermane, Anna Prizkau.

Bildresultat för pa siguria emigrimi i shqiptareve

Kërkesat për azil, situata në Kukës është emergjente

Vala e shqiptarëve si azikërkues në Gjermani, shihet nga vendorët e djathtë si mungesë strategjie e qeverisë për të ndalur këtë fenomen. Bashkim Shehu, kryetar i Bashkisë së Kukësit tha se qyteti që ai drejton është ndër më të prekurit nga largimet masive, ndërkohë që qeveria merret vetëm me aksione politike. Bashkim Shehu: “Kjo është emergjencë kombëtare dhe reagimi është pothuajse zero. Qeveria duhet të ketë strategji. Duhet të ngrejë një komision ose një agjenci. Është situatë emergjente, njerëz të shkolluar po ikin nga Kukësi dhe mundësia e punësimit, investimet kanë qenë zero. Kemi të bëjmë vetëm me aksione që i frikësojnë njerëzit. Shumica e të rinjve që unë i takoj në Kukës thonë se kemi frikë nga arrestimet”. Për kryebashkiakun mund të ndërmerren disa masa për të frenuar azilkërkuesit. “I bëj thirrje qeverisë që Kukësit duhet t’i kthehen subvencione, është pikë që do të punoj fort për rikthimin e saj, subvencione për ngritjen e ekonomive të vogla”, tha ai. Shehu tha se ndarja e re territoriale është e padiskutuar dhe se mjaft nga qytetarët nuk po marrin në zyrat e pushtetit vendor. Bashkëpunimi me qeverinë, tha Shehu, është një detyrim ligjor i Kryeministrit Rama ndaj të zgjedhurve vendorë pavarësisht ndarjes politike. Përveç azilantëve, problem tjetër madhor për Kukësin sipas kryebashkiakut është mungesa e ujit të pijshëm.

Shoqata e shqiptarëve në Greqi përgënjeshtron Ramën

Ndryshe nga sa pretendoi Kryeministri Rama në konferencën në rrjetet sociale, numri i azilkëruesve shqiptarë në Gjermani që janë nisur nga Greqia është fare i papërfillshme. Kreu i Federatës së Shoqatave shqiptare në Greqi, Edmond Guri ka hedhur poshtë faktin se shumica e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani janë nga Greqia për shkak të krizës. “Sipas statistikave të federatës, në Shqipëri janë riatdhesuar rreth 200 mijë shqiptarë, për në BE janë mbi 35 mijë të adresuar, nga të cilët është një përqindje shumë e vogël që i drejtohen azilit, nuk mund të përjashtohet fakti se nuk ka azilkërkues, por nuk janë këta faktorë kryesorë apo numri më i madh i azilkërkuesve në BE”, tha Guri. Ai tha për “Ora News” se i ka bërë apel qeverisë shqiptare të ndihmojë emigrantët në mësimin e gjuhës shqipe, teksa ka qenë mjaft kritik për mungesën e një strategjie për emigrantët. “Kërkojmë një koordinim, një orientim dhe më shumë një bashkëpunim me qeverinë shqiptare si mundet që fëmijët të mësojnë gjuhën shqipe. Shqipërisë i mungon një strategji kombëtare e emigrimit, pra duke marrë shkas nga kjo situatë edhe vala e rikthimit në atdhe është një valë migratore pavarësisht se ata janë shtetas shqiptarë”, tha ai. Duke u ndalur tek pensionet, Guri tha se nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë dhe ka kërkuar që kjo çështje të futet në axhendën qeveritare.

 

Kategori
Uncategorized

Rama, vrasësi i shpresës së shqiptarëve, krimi në sistem..

 

Varrosi taksën e sheshtë edhe veten

Sali BERISHA

Shpreh shqetësimin e thellë për diletantizmin, elektoralizmin që ka dëshmuar qeveria në përzgjedhjen e projekteve për Samitin e Vjenës. Duke përshëndetur këtë Samit si një ngjarje historike tjetër dhe vërtet, ta quajmë procesi apo nisma e Berlinit, vazhdimi i saj përbën, pas perspektivës europiane dhe euroatlantike, zhvillimin më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve të vendeve të rajonit njëra me tjetrën dhe me Europën e pasLuftës së Dytë Botërore.
Samiti i Vjenës, Rama përjashton hekurudhën Tiranë-Prishtinë

Ky rajon, që u karakterizua nga konfliktet që trashëgoi prapambetjen e diktaturave, edhe pas 20 vitesh nuk ka një projekt të vetëm rajonal europian. Dhe pikërisht kësaj mungese i jep përgjigje, mendoj unë, më serioze nisma e Berlinit, Samiti i Vjenës dhe samite të tjera që do të vazhdojnë. Por çfarë po ndodh? Qeveria shqiptare dërgon atje projekte, të cilat nuk kanë fizibilitetin, janë të ndikuara nga elektoralizma dhe shmang projektet më kryesore dhe unë dua të them këtu se projekti i të gjitha projekteve rajonale për Shqipërinë, Kosovën, por dhe më tutje është hekurudha Tiranë-Prishtinë apo më thjesht Milot-Prizren. Është kjo hekurudhë, e cila bën që Shqipëria të përfitojë në shkallë maksimale nga pozicioni i saj strategjik. Shqipëria ka një pozicion strategjik të padiskutueshëm, që i ka kushtuar gjatë shekujve dhe kohërave mbi 40 e ca pushtime. Koha është që ky pozicion të funksionojë për shqiptarët. Rruga e Kombit bëri që çdo vit, jashtë parashikimeve, jashtë studimit të fizibilitetit, qytetarët shqiptarë të përfitojnë 250 deri në 300 milionë euro nga flukset e mëdha të tregut dhe njerëzore që ajo krijon, por rruga e tregut është vetëm gjysma e potencialit të jashtëzakonshëm. Por, hekurudha është përgjigjja përfundimtare. Hekurudha bën portet tona portet më të afërta, në Adriatik për Kosovën, për Maqedoninë, për Bullgarinë Perëndimore, për Rumaninë Perëndimore, për Serbinë, për Hungarinë. Hekurudha është linja e fushës drejt Europës Qendrore dhe autoritetet e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk mund të gjejnë, por askush nga ata që u ulën të analizojnë me ndershmëri dhe gjakftohtësi, një segment më të dobishme për ndërtim se sa 130 km hekurudhë Milot-Prizren. Unë dua të informoj dhe uroj që ambasadori austriak t’ia përcjellë qeverisë së tij një kujtesë të shkurtër, austro-hungarezët, atë periudhë të shkurtër që qëndruan në Shqipëri, projektuan hekurudhën Gjakovë-Shkodër, piketat e së cilës janë edhe sot. E projektuan atë si hekurudhë paqeje, e projektuan atë si një linjë të fuqishme tregu. Ndaj dhe është rasti që të rrëmohet në arkivat e ish-Perandorisë, se do të gjejnë projektin, të cilit i ka ardhur dhe po i kalon koha. Në samite shkohet për projekte rajonale, nuk është rajonale hekurudha Tiranë-Vlorë, atë e bën Shqipëria. Rajonale është Porti i Vlorës. Vlora ka ujërat më të thella të rajonit dhe për rrjedhojë në Vlorë mund të ndërtohet porti i ngarkesave më të mëdha, i konteinerëve dhe i anijeve gjigante, i cili i shërben Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Hungarisë, Maqedonisë, Bullgarisë e me radhë. Jam absolutisht dakord që të bëhet gjithçka për sistemin hekurudhor, por sistemi hekurudhor në ndërtim të Lindjes ka një handikap të madh, janë 3 km që mungojnë nga Lini në anën e Maqedonisë, janë 37 km që mungojnë nga Maqedonia në kufi, janë 74 që mungojnë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe kjo lidhje hekurudhore, gjithsej 130 km, është e një rëndësie të jashtëzakonshme, pasi ndjek në njëfarë mënyre rrugën me hekurudhë, treni niset në Tiranë, përfundon në Pekin, sidomos tani me këtë tunelin e ri të Bosforit dhe kjo nuk është vetëm për Shqipërinë, është për Italinë, për Europën Perëndimore, fluksi i mallrave. Ky tani merret dhe përcakton përparësinë sipas interesave elektorale. Jam tërësisht dakord me korridorin veri-jug, një korridor i debatuar prej 30 vitesh, dakord plotësisht, por për të tjerat ky përparësitë i ka sikur të ishte një analfabet. Më duhet t’i them këto. Nuk mund të shkojë qeveria e Tiranës dhe qeveria e Prishtinës me projekt tjetër më të rëndësishëm sesa hekurudha dhe duhet të kërkojë mbështetje dhe të qeverisë së Serbisë dhe qeverisë së Maqedonisë, të cilat këtu në rajon janë qeveri përfituese të mëdha nga ky projekt dhe të tjera me radhë, por po them për këto të dyja se janë në takim. Qeveria nuk mundet t’u kthejë shpinën projekteve kaq të mëdha për inate personale. Nuk digjet për një plesht jorgani, është një oportunitet shumë i madh, hekurudha është e kushtueshme, por plotësisht e mundshme për t’u ndërtuar dhe ja ku është projekti më fizibël, nga të gjitha të tjerat. Samiti i Vjenës është një eveniment i një rëndësie historike për rajonin, për fat të keq më duhet të them se kësaj radhe Samiti ka në rend dite një problem madhor, krizën e refugjatëve, azilantëve, e cila, do të provohet shumë shpejt kriza më e madhe, më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore deri më sot për Europën Perëndimore dhe nuk duhet të kemi asnjë iluzion për këtë. Ajo që është tragjike për ne, e turpshme dhe e papranueshme është se ne jemi pothuaj në krye të listës së këtij problemi, krahasohemi me sirianët, me libianët, me irakenët. Sot në një kohë kur në këtë vend të ardhurat për frymë, nga viti 1992 deri më 2014 janë rritur, sipas FMN, nga 204 dollarë për frymë në 11300 dollarë për frymë. Apo sipas agjencisë së zbulimit të SHBA, në 11 mijë e njëqind e ca.

Shqiptarët janë shndërruar në të pashpresë

Çfarë po ndodh me shqiptarët, si kanë mundësi që të kapin çatinë e botës për azilkërkim? Ku ishte në vitin 2012 kërkesa e azilit? Gjithsej 250 shqiptarë, lëvizja ishte e lirë. 100 e ca ishte në vitin 2011, çfarë po ndodh? Shqiptarët po largohen masivisht nga Shqipëria, sepse krimi është shndërruar në sistem, shqiptarët nuk mund të kenë shpresë, sepse këtu vritet shpresa çdo ditë. Nëse qeveria shkatërron, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe zotimin elektoral se, “edhe Enver Hoxha po të ngrihet nga varri shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do i prishë dot”, sepse ligji nuk lejonte prishjen e shtëpive që kanë aplikuar për legalizimin pa marrë një përgjigje përfundimtare. Nëse ti merr përsipër dhe rreh gjoksin e mburresh se ke prishur 9 mijë banesa, cili shqiptar e ndien shtëpinë e vet të sigurt nga arbitariteti yt? Çdo shqiptar thotë se forca e shtetit mund të më rrënojë dhe se këtu nuk rrihet dhe se ky vend nuk bëhet. Nëse ti rreshton kriminelë e trafikantë në Parlament, qeveri dhe administratë, cili shqiptar do të mendojë se këtu ka perspektivë për jetën e tij? Nëse ti del me Luiza Xhuvanin dhe e shpall heroinë pse po largohej nga Parlamenti, pasi kish liruar të birin me një vit për vrasjen e një të riu dhe jua servir shqiptarëve si modeli i përgjegjësisë, çfarë ju mbetet nënave shqiptarëve dhe fëmijëve shqiptarë në këtë vend, të vriten dhe ekzekutohen nga Xhuvanët dhe të marrin dekoratat e Kryeministrit? Edi Rama është vrasës i shpresës së dhjetëra, qindra e mijërave shqiptarëve. Shqiptarët po largohen nga ky vend sepse e shohin se ky vend nuk mund të bëhet në këtë mënyrë. Por nëse ti iu kundërvihesh partnerëve tanë më kryesorë, për kriminelë të tipit Roshi, Bushi e Frroku e me radhë, çfarë shprese ka qytetari i thjeshtë shqiptar se këtu mund të ketë siguri në kthetrat e kriminelëve? Nëse ti ndërton vila, pallate e saraje dhe nuk tregon një faturë dhe shkatërron shtëpitë e varfanjakëve, çfarë shprese ka se do të luftohet korrupsioni në këtë vend? Unë ju them ju, autoritetet gjermane tani flasin për mundësinë e kthimit të vizave, e kam paralajmëruar një vit përpara këtë dhe ndodhte se sa herë që unë shkruaja ose denoncoja në Parlament Edi Rama më nxirrte zëdhënësen e tij dhe thoshte se nuk ekzistoka asnjë rrezik për kthimin e vizave, fliste sikur ishte zëdhënëse e qeverisë gjermane dhe e Brukselit, jo e qeverisë shqiptare. Po, po, shihni arkivat. Dhe e vërteta është se do të ecet në mënyrë të pandalshme drejt këtij problemi dhe në Samitin e Vjenës ky problem do të jetë çështje kryesore, sepse nuk mund të jetë çështje kryesore vetëm ato që do ti, janë çështje kryesore ato që shqetësojnë më shumë dhe kjo është shqetësim madhor për Europën sot dhe në të ardhmen. Çfarë bën zotëria? Përpiqet me çdo kusht ta transportojë problemin në Gjermani, se kanë bërë njoftime për punë. Po pse para dy vjetësh gjermanët nuk kishin bërë njoftime për punë? Gjermanët kanë të paktën 8 vjet që aplikojnë një lloj sistemi si green card për profesione të caktuara. Po pse nuk shkonin përpara? Po çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se ky i inkurajonte. Po pse i njëjti faktor nuk vepronte dy vjet më parë, tre vjet më parë, por vepron kaq fuqishëm tani? Faktori Rama, lidhjet e tij me krimin, vrasja e shpresës, këto janë.

Rikthimi i sistemit të vizave është në prag

Para jush kam denoncuar në mënyrë të përsëritur qytetarë që në qeli fotografonin veten për t’i paraqitur si dokument për të marrë azilin dhe azili ka një gjë. Unë i ftoj partnerët tanë të mos besojnë, pasi ata që shkojnë për azil politik dhe shqiptarët shumë probleme mund të kenë, por budallenj nuk janë, e dinë shumë mirë ç’do të thotë kërkesë për punë dhe azil politik, e kanë shumë të qartë dallimin. Azil politik kanë kërkuar kur kanë hyrë në ambasada, azil politik po kërkojnë tani, kanë ikur me qindra e mijëra, s’kanë kërkuar azil politik, kanë kërkuar një copë punë për kafshatën e gojës dhe kaq. Tani del teori tjetër se e ka fajin Greqia. Jo more zotëri, shko në fshatrat e Matit, shko në Mokër, po sheshin lopë, shtëpi e katandi për t’u nisur për azil, është kthyer në një epidemi. Nuk përjashtoj mundësinë që shkojnë edhe nga Greqia, por shumica dërrmuese janë nga Shqipëria. Ky nuk ndjen asnjë përgjegjësi për këtë që ndodh, është vetë gjeneratori kryesor i kësaj me politikat që ndjek dhe një herë thotë se e ka fajin Gjermania që po bën njoftime, herë tjetër e ka Greqia se është në krizë. E ka kryekëput Shqipëria, se Greqia ka qenë edhe para dy vjetësh në krizë të thellë, Greqia ka qenë në krizë të thellë edhe në vitin 2012 dhe në zyrat e azilkërkimit gjerman janë paraqitur vetëm 250 shqiptarë. Të mos gënjejë, por të marrë të gjithë përgjegjësinë, të mbledhë urgjent qeverinë dhe institucionet për t’iu përgjigjur kësaj çështjeje se përndryshe absolutisht do të ketë masa të pashmangshme dhe që nuk i duan fare t’i vendosin, por nuk kanë rrugë tjetër. A e errëson ky problem Samitin? Nuk është se nuk e errëson, unë besoj se projektet për infrastrukturën do të marrin rrugë, por ky përbën një problem shumë të rëndë, shumë serioz dhe ky Kryeministër, siç jeni dëshmitarë ju, nuk ka marrë asnjë masë. Por nëse ti ia prish shtëpinë tjetrit, çfarë dallimi ka për të dhe fëmijët e tij nëse ia prishi bomba, nëse ia prishi ky apo ai? Rezultati është i pastrehë, është në rrugë, qiellin për mburojë, ti mund t’ja prishës po ti i jep një shpërblim apo strehim, i jep një alternativë. Ky sillet me njerëzit si armiq. Si përfundim, uroj që të mos ndodhë, por duhen shumë, se në një të ardhme do të rikthehet sistemi i vizave, i cili është përgatitur si modalitet i plotë për t’u vënë në lëvizje, me lëvizje të plotë, me shpejtësinë më të madhe.

– Çfarë mesazhi mund të marrë qeveria në këto kushte për të shmangur eksodin? Ju dhe zoti Rama mendoni njësoj kur thoni se Europa duhet të mendojë si e tërë për çështjen e azilkërkuesve nga vendet në konflikt?
Unë mendoj se Kasandrat ky i ngjet me dajën e vet, se ky ka sentimente antieuropiane dhe sa herë që i shkelet interesi ky lëshon marrëzira se jo do të ketë gjakderdhje, çfarë i thotë mendja e tij e sëmurë se, Europa do të shpërbëhet e ku ta di unë. Në radhë të parë ky duhet t’i thotë Europës dhe vetes së vet se do të ndërpresë fluksin e refugjatëve nga Shqipëria, kjo është detyra e tij kryesore dhe kjo kërkon veprime të shpejta energjike, për të rikthyer shpresën tek shqiptarët. Nuk rikthehet shpresa tek shqiptarët duke bërë karshillëqe me kriminelë dhe të damkosur, ndaj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Nuk rikthehet shpresa tek shqiptarët duke i prishur varfanjakut kasollen dhe mbrojtur sarajet e tij e të Koços, se ndryshe nuk mbrohen ata. Nuk rikthehet shpresa tek shqiptarët kur ke vjedhur me klanet e tua mbi 170 milionë euro në Dogana e Tatime dhe tregon përralla. Tregon që nuk ke nivel dhe nuk di se çfarë thua. Thua na ranë të ardhurat se nuk importuan energji. Po ka logjikë njerëzore që pranon broçkulla të tilla. Thotë se na ranë të ardhurat se ra çmimi i naftës, po çfarë pune ka akciza e naftës me çmimin e naftës? Përkundrazi, në raport me akcizën do të shtohej konsumi. Shtohet konsumi, shtohet akciza. Çfarë pune ka taksa e qarkullimit që katërfishoi me rënien e çmimit në bursë? Ky u thotë shqiptarëve non sense, marrëzira. Ky është dështim i modelit. I rriti taksat, i rriti akcizat, u tha se do ta gropos taksën e sheshtë dhe sistemin fiskal të Berishës, urdhëro groposi vetë tani. Ja ku është në falimentim të plotë. Një herë fajin e ka Greqia, një herë Gjermania, e ka “Crown Agents”, po çfarë faji ka ajo që këta vjedhin nga mëngjesi deri në darkë. Çfarë ka kjo kompani kur Salarioni bënte ligjin dhe niste në Doganën e Tiranës jo më pak se 40 punonjës të ujësjellësit, miq të vet. Çfarë do të bëjë “Crown Agents” kur deputetët ngrenë traun, nga mëngjesi deri në darkë, të doganave? Ç’do të bëjë “Crown” kur drejtori në tatime, i afërt fare me Ramën, ky Premçi, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i aftë, largohet, jep dorëheqjen sepse nuk do të bëhet pjesë e klaneve të pushtetit që vjedhin? Rama thotë nuk ishte vjedhje, na thanë studentët e Harvardit që janë punë tranzicioni. Atëherë kjo del se është dështim i plotë modeli. Dështoi ai model siç ta thamë para dy vjetësh se ke 95% shanset e dështimit.

– Ju keni hedhur një status ku ju bëni thirrje shqiptarëve për të mos kërkuar azil në Gjermani se nuk kanë shpresa, as këtu nuk kanë shpresa. Cila është zgjidhja për ta?
Në fakt, ju kam bërë thirrje dhe ju bëj thirrje që mos u largoni se vetëm sa do të përjetoni një sagë të dhembshme, plot me vuajtje dhe përsëri shanset e azilit janë zero. Ky është besimi im i thellë. Të kthehen dhe të krijojmë shpresën në këtë vend. Ky vend i ka të gjitha potencialet. Çfarë i tha Kancelarja Merkel? Kur piktori dështak, i cili ka mbushur muret e sallës kryesore të Kryeministrit, me fotokopje të shkarravinave të tij, narcizist. 400 kopje janë bërë me pikturat shkarravina të tij dhe Kancelarja, mençurish i thotë se me këto bojëra… Po i thotë ai, se ne bojërat kemi se ju i keni të tjerat, jo i thotë ajo, ju keni malet dhe detet, por duhet të kesh mend. Ajo nuk ia tha këtë punën e mendve, por vetëkuptohet, siç doli vetë.

– Ka edhe Ismail Qemalin?
Atij i duket vetja Enver, se e dini një histori. Ja u them unë. Ismail Qemalin, Enver Hoxha donte ta varroste. Njëlloj si Zogu, nxori tezën se bejlerët shqiptarë për interesa të tyre bënë që Ismail Qemali të tundë flamurin në Vlorë dhe kjo tezë ishte teza më djallëzore, ishte teza me të cilën po përgatiste asgjësimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ishte teza me të cilën shqiptarët, të mos thoshin se e kemi Ismail Qemalin, se pavarësia është një gjë historike, por përkundrazi. Pasi po përgatiste të gjithë kuadrin e përfshirjes si Republikë e 7-të e Jugosllavisë, Hoxha iu thoshte shqiptarëve se një grup bejlerësh për interesat e tyre e çuan Ismail Qemalin ta tundte flamurin në Vlorë. Edhe ky absolutisht të njëjtin koncept ka për këtë. E bëri atë nga inati që ka për PD-në etj., etj., po kjo është një gjë që…

– Për çështje madhore a do të ishte e gatshme PD të bëjë koalicion me PS?
Unë i kam mbyll koalicionet e mia. Unë nuk merrem me këto punë. Këto pyetje bëja kryetarit të PD. Ka kryetar PD.

– Ai i ka mohuar këto…
Ai është kryetari im, unë i besoj atij, nuk merrem me koalicione. Unë merrem me interesin publik, siç e gjykoj unë jo me koalicione.

– Nuk ju duket se shpresa që ju kërkoni tek shqiptarët është pak jetime?
Jetime është ke të drejtë po prapëseprapë jo e pamundur të rikthehet, sepse gjithmonë mbetet një rreze e saj. Eksperienca ime dhe jeta ime më thotë që në çdo lloj momenti një rreze shprese ekziston dhe duhet të kërkosh që ta gjesh. Kështu që pavarësisht nga kjo situatë vërtet dëshpëruese, ai është bërë problem sa Asadi me azilkërkues dhe thotë se e kanë keqkuptuar atë kërkesën për krah pune të Gjermanisë, ndërsa tani thotë se ikën shqiptarë nga Greqia. Unë e kam deklaruar se ky vend do të dalë nga kjo spirale vetëm me një revolucion demokratik. Pra, me një lëvizje të fuqishme të qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk largohen prej saj deri në momentin që kjo qeveri të arkivohet në histori. Me Edi Ramën nuk ka shpresë. Ka nisur prej dy muajsh se do të bëjë aksion në shtator për bizneset. Kjo është tipike diktatoriale. Po pse me aksion zbatohet ligji? Ligji është koncept konstant zbatimi. Po nëse ju thua vidhni gjatë verës se në shtator do të nxjerr dajakun, atëherë ky është antiligji. Jam kundër informalitetit dhe jam pro zbatimit të çdo ligji, por ky është rrënimi i ekonomisë. Çfarë po bën, kam disa mesazhe nga biznesmenë. Ju çojnë shkresa dhe ju thotë se nëse tatim fitimi yt, nëse ai ka paguar 200 mijë është bërë 2 milionë, nëse ai ka paguar 600 mijë është bërë 6 milionë. Po, po. Do ta shihni ju. E kam nga biznesmenët. S’mund ta bësh kurrë një gjë të tillë. Unë nuk them se nuk fshehin, unë nuk them se nuk bëhen bilance falso dhe merru me to, por jo në këtë mënyrë. Ku çon kjo? Kjo çon në dy gjëra. E para, në falimentime masive, e dyta, në përdorimin e këtij tatimi të jashtëzakonshëm për qëllime politike. Se pastaj, cilitdo, i thua 10-fish, tjetrit i thua vazhdo. Pra, kjo është një colpo di grazia, një goditje mëshire përfundimtare që i jep klimës së bizneseve. A mund të imagjinohet? Nga “kryediskoteka” e vendit vetëm mesazhe të tilla, se biznesi ky e biznesi ai, se në shtator do të fillojë aksioni, në shtator do të bëjmë këtë e atë. Po pse në gusht duhet të vjedhin sipas këtyre? Sipas Kryeministrit, në gusht, në korrik dhe pas dy vitesh u kujtua ky për informalitetin? Informaliteti luftohet çdo orë, çdo ditë. Dy vjet çfarë bëri ky, me se u mor apo veshi muret e zyrës së tij me shkarravinat e tij.

– Ka një kritikë nga aleatët e PD për mënyrën si po bëhet opozita. Cili është mendimi juaj?
Mendoj se Partia Demokratike ka një debat të hapur brenda dhe duhet ta ketë për mendimin tim, nga i cili në mënyrë absolute, në fund të fundit vetëm fiton. Nuk shoh asnjë lloj negativiteti në debatin e saj të brendshëm. Mendoj se Partia Demokratike është duke lexuar rezultatin e zgjedhjeve dhe uroj dhe dëshiroj që të gjejë përgjigjet më të duhura. Natyrisht unë nuk kam marrë pjesë qoftë edhe një orë të vetme në fushatë dhe nuk kam të drejtë të trajtoj probleme në të cilat nuk kam asnjë investim.

– Kryetari i PD, Basha ka paralajmëruar protesta në shtator. Do të përfshiheni në këto protesta?
Në asnjë lloj aktiviteti unë nuk jam më dhe nuk do të jem drejtues. A do të marr apo nuk do të marr pjesë si deputet apo si qytetar kjo do të përcaktohet aktivitet pas aktiviteti. Ky është shpjegimi im.

– Duke marrë shkas nga rasti i Dhërmiut, a mendoni se duhet të ndalohet ndikimi i Greqisë në ortodoksinë shqiptare dhe si duhet të ndodhë kjo, ka një debat për këtë…
Tani lidhur me rastin e Dhërmiut, unë personalisht kam denoncuar dhe denoncoj mënyrën arbitrare të ndërhyrjes në kishë. E kam denoncuar dhe e denoncoj. Shqipëria ka një histori unike të shkatërrimit barbarisht të kishave dhe xhamive. Duke thënë këtë dhe prapë i qëndroj, qeveria dhe autoritetet nuk mund të kryejnë një veprim arbitrar, por nga ana tjetër është e domosdoshme të respektohet plotësisht historia në zhvendosjen e himarjotëve drejt Vatikanit, por duke ruajtur ritin oriental, qëndron rezistenca e tyre ndaj Fanarit dhe Portës së Lartë, në kohën kur Fanari flirtonte me Portën nga mëngjesi deri në darkë himarjotët i kërkuan Vatikanit dhe Vatikani pranoi kërkesën e tyre. I kërkuan për t’i rezistuar, për të ruajtur besimin e tyre ortodoks dhe për t’i rezistuar edhe Fanarit edhe Portës së Lartë. Pra, problemi i priftit që është i varrosur aty është shumë i ndjeshëm sepse Vatikani mbi bazën e kërkesës së Himarës ngriti një kolegj të veçantë për të përgatitur priftërinjtë, natyrisht jo vetëm për Himarën, por edhe për arbëreshët edhe për zona të tjera, vareshin nga Vatikani, por ritin oriental duke respektuar ritin bizantin. Tani, kjo përbën një trashëgimi të madhe historike, të kombit shqiptar. Përsa i përket ndërhyrjeve janë absolutisht mentalitet bizantin dhe është totalisht e papranueshme.
Qeveria greke nuk është qeveri e Perandorisë Bizantine, është qeveri e një vendi anëtar të Bashkimit Europian dhe duhet të çlirohet nga dogma sipas të cilës ortodoksit janë vetëm grekë. Së dyti, Himara s’ka qenë dhe nuk është kurrë zonë minoritare, Himara është një bastion i fuqishëm i shqiptarisë dhe atdhetarisë me një popullatë me gjashtë fshatra dhe qytetin e Himarës bilinguale, dygjuhëse. Ndaj dhe as nuk mund të bëhet fjalë për minoritet, as nuk është në interesin e qeverisë greke apo të marrëdhënieve që të marrë funksione bizantine të trashëguara nga një perandori që është shuar prej shekujsh. Edhe një herë vandalizmi ndaj kishës është plotësisht i dënueshëm të tjerat pastaj, himarjotëve nuk duhet t’i preket historia. Gjithë ato çka ata trashëgojnë nga ritet orientale nën Vatikanin janë pjesë e qëndresës së tyre shekullore.

Kategori
Uncategorized

Shotë Galica vdiq në varfëri të skajshme.

Ben Andoni

A nuk mundet që eshtrat e kësaj gruaje të prehen në Kosovë, pranë të shoqit? Shqiptarët, sa ishte e gjallë, e lanë bashkë me jetimët e luftëtarëve, që kish me vete të vdiste në varfëri të skajshme.

Në të dalë të Fushë-Krujës, mu në udhën e vjetër drejt Laçit, në një rrugë pa rrugë prishur nga makinat e tonazheve të larta që sjellin çimenton, mu në një cepëz, gjendet sot kompleksi funebër i heroinës shqiptare Shote Galica. Cili kalon sot atje dhe e duron renë e pluhurit, të cilët ngrenë këto makina do të mbetet i shtangur nga imazhi, që i mbetet para syve. Ferra, dhè, bimësi e harlisur, një përkujtimore e një nuseje të re- ia kanë zënë frymën përpara këtij kompleksi, që i shtohet edhe një rruginë krejt e prishur dhe një kanal përpara. Këto janë e gjithë rekuizita e këtij vendi, që imagjinohet t’i japë paqtimin e përjetshëm heroinës kosovare. Iku nga Kosova më 1926 që t’i shpëtonte represionit serb, por në Shqipëri u la të vdiste si mos më keq nga autoritetet e presidentit Ahmet Zogu. Paradoksi është se sot në demokraci me dy shtete shqiptare, ajo është njësoj e harruar dhe e nëpërkëmbur si imazh.


Anipse, përpara se ‘të marrësh’ vendimin e të hysh brenda një gardhi rrethues prej hekuri, që ruan prej kafshëve memorialin, i palyer kushedi se prej kur, i cili është po ashtu i mbuluar me një masë të madhe ferrash, një i panjohur duhet të ndalet të kuptojë se para çfarë realiteti është.
Ky është përshkrimi me pak fjalë i varrit tejet të thjeshtë, që përkujton një nga figurat e luftëtareve më dinjitoze të historisë së kombit shqiptar. Vendi, që i është falur prehjes së saj, është një rrafsh toke, që dikur ka qenë kënetë. Një dashamir shtiu para t’ia rregullonin varrin e nëpërkëmbur, dhe pa shkronja vite më parë. Për fat, ende nuk ia kanë zënë frymën me ndonjë ndërtim.


Ky është përshkrimi, ndërsa apeli, jo thjesht si kërkesë personale, që më vjen ndërmend sakaq, është fare i thjeshtë. A nuk mundet që eshtrat e kësaj gruaje të prehen në Kosovë, pranë të shoqit? Shqiptarët, sa ishte e gjallë, e lanë bashkë me jetimët e luftëtarëve, që kish marrë me vete të vdiste në kushte varfërie skajore. Kosovarët e brezave të sotme ka të ngjarë të mos e dinë fare se cila është ose në rastin më të mirë ku është varrosur. Të mendosh, erdhi në Shqipëri në dimër, diku aty nga fillimi i vitit 1926, gati e paralizuar dhe me jetimët, që s’u dilte zot njëri në Kosovë dhe po aq në Shqipëri. Nuk e dimë se cili ia ka shkruar letrën, që drejtoi për ndihmë, por kjo letër është model kërkese administrative: “Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Gjendem në katundin Shullaz të Krujës , kam dhe katër femijë jetim me vete. Janë fëmijët e luftëtarëve të vrarë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrënguar t’iu vë në dijeni se jam duke vdekur nga uria së bashku me fëmijët jetim”. Autoritetet e Zogut heshtën, por vallë ç’mund të bënin kundër gruas, që u kishte marrë erzin bjellogardistëve dhe serbëve tre vjet më parë…

Pak fjalë për të


Shote Galica, gati e paralizuar ose më saktë me një dorë që nuk e përdorte më, pas vdekjes së të shoqit (dhe fshehjes së kufomës së Azemit), mbërriti në fundin e dimrit të vitit 1926 në Shqipëri. Besonte shumë te autoritetet shqiptare dhe kur erdhi ashtu e drobitur, e sfilitur dhe pa asnjë shpresë. Vetë nuk kishte fëmijë, por me vete mbarte bashkë me bashkëluftëtarin Mehmet Deliun dhe katër jetimë të Kosovës, që tashmë dergjej nën pushtuesin serb. Thuhet se ende kishte shpresë të kthehej me pranverën e parë dhe të luftonte. Të mendosh, ishte vetëm 32-vjeç, por tashmë me katër fëmijë jo të vetët, për të cilët duhej të kujdesej më shumë se prindërit, që s’i kishin më. Ndihma prej qeverisë shqiptare nuk erdhi kurrë. Ajo, vetë, do të vdiste në kushte mjerimi, me jetimët te koka, e do të varrosej afër vendit ku qëndronte, deri pak kohë më parë, në një varr, që pothuaj nuk njihej fare.
Mund të ngresh shumë hipoteza për këtë mos respekt për këtë figurë, por ajo që dihet me siguri është se kjo figurë veç luftës që bëri në krah të të shoqit, heroit të madh Azem Galica, kundër serbëve; sfidoi mentalitetin e prapambetur në Kosovë dhe i qëndroi besnike njërit nga burrat vërtetë trima të Kosovës, pasi Azem Galica realisht e tejkalon të zakonshmen me atë që ka bërë.

Historia e saj

Shote Galica ishte pjesë e një njësiti kosovar, që drejtohej nga i shoqi dhe që u janë regjistruar gati 40 aksione ndaj serbëve. Qerime Halil Galica ose “Shota”, si thirrej shkurt prej familjes së vet, prej trupit të shkurtër dhe të ngjeshur, luftoi kundër represionit serb, shpronësimin, shpërnguljen dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Fare e re, që më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut. Prej këndej, ishte vendi që shërbeu si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës. Do të sfidonte të gjithë skeptikët, kur më 1924, fill pas vdekjes së Azemit, luftoi në krye të çetës, që më parë udhëhiqej nga ai. Madje, me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924, luftoi edhe kundër forcave serbe e bjellogardiste dhe forcave të Ahmet Zogut. Plot 22 anëtarë të familjes i kanë humbur jetën prej serbëve.
Mentaliteti
Por një armik më i madh se serbët ishte para saj. Shote Galica ka luftuar me mentalitetin kosovar. Shpesh, armiqtë hapën zëra se ajo ishte e përdalë, por ajo arriti t’i sfidonte teksa merrte pjesë në kuvendin e burrave, aty ku bëhej plani i luftës. Nga Marubi kemi një imazh të saj me veshje meshkujsh dhe një qeleshe të bardhë, që na jep imazhin e saj edhe sot. Është simpatike dhe serioze, por sot kemi shumë pak mundësi ta njohim.
Dhe, për ta bërë veshjen më interesante për sytë e publikut, thuhet se gërshetin e saj e vendoste nën kësulën e bardhë, duke e mbuluar me shall. Nuk duhej të dallohej prej të tjerëve në Kuvendet e burrave, që shpesh ishin armiqësor me femrën. Gojët e këqija do e përflisnin sepse ajo rrinte vetëm me meshkuj, por kjo grua tregoi se ishte realisht e jashtëzakonshme me atë që bëri.
Kur do mbyllte jetën më 3 korrik të 1927, do kishte fare pak njerëz me vete, njësoj si i shoqi, që do qëndronte me dekada i varrosur në një hon, thjesht mos ta gjenin serbët dhe tradhtarët, që nuk i mungojnë këtij kombi.

Me pak fjalë, na takon, që teksa nderojmë pa fund njerëz, duhet t’i gjejmë një vend të denjë prehje kësaj gruaje, që nuk dimë t’ia ketë bërë ndokush më parë nga zyrtarët shqiptarë dhe kosovarë. Më e mira e të mirave është që këtë grua të mrekullueshme ta përcjellim atje ku e ka vendin në Kosovën e vet…Si Azem Bejta, ashtu edhe Qerime Halili, “Shota”, ky çift vërtet trimash që lindën në zemër të Kosovës, në Drenicë, mbase i duhet të varrosen sërish bashkë atje ku e kanë vendin, për t’u kujtuar, por edhe të na kujtuar sesa mosmirënjohës meskinë jemi.

Kategori
Uncategorized

KU I KE KOMISARET, GJENERAL.


Po me emigrantet c’pate o i pa burre.

I percave ata dhe shoqatat.

I mashtrove, i shkatërrove, i dhunove bashke me voten e tyre.

Nuk u ngope?

Me ne fund po ju hedh mbi shpine dhe dështimin total te qeverise tende.

–Qe je i pa burre.
–Qe ti dhe komisarët e tu( rilindes) mashtruan emigrantet e shkrete duke ju grabitur voten. (me nje bilete vajtje_kethim)
–Qe i harruat mbasi moret pushtetin.

Te gjitha u kaluan.

Por qe tju vesh mbi supe dhe nje barre tjeter, vetem nje i pa burre si puna e jote mund ta beje.

Dhe mire ja u ben, biles pak e kane.

E meritojnë dhe kete poshtërsi nga ana e juaj.

–Ata ju besuan dhe u keqpërdoren nga komisaret tend.
–U keqpërdoren dhe nga te tjerët para tyre dhe teje.
E megjithatë ata dorën kurre nuk ja u shtrine, dhe lemoshe nga ju nuk kerkuan.

Kerkuan vetem te drejtat e tyre, te cilat kurre nuk i fituan.

Ndersa ju.
Pabesisht dhe djallezisht i akuzoni si shkaktare te prishjes se imazhit tuaj.
A thua ju ka mbetur gje nga ai imazh i dale boje, apo nga ajo c’ka i mashtruat ne fushate.

Ju paturpesisht.
Mashtroni se emigrantet e Greqisë po mbushin azilet ne Gjermani.

Ju paturpesisht.
Mbasi genjyet shqiptaret, po mundoheni te gënjeni europen.

Ju paturpesisht.
Deshtimet e qeverise, krimin, korrupsionin, kondrabanden, lidhjen tuaj me to, kerkoni ta mbuloni me gënjeshtra.

Ju paturpesisht.
Kercenoni Europen qe po ju zbon, me fondamentalizmin islam ne shqiperi. (kjo vetem në mendjen tuaj te sëmure)

Ju paturpesisht.
Po vazhdoni te luani komedinë e maskarait, shfrytëzuesit, abuzuesit me emigrantet e pa mbrojtur shqiptare ne Greqi.

Ku jane tani ata qe vute per te mashtruar dhe ju marre voten emigranteve?

Kush sponsorizoj?
Ku jane dhe nga erdhe milionat e pista te fushatës suaj ne Greqi.

Ku i ke komisaret, Gjeneral.

Harrova.
Komisaret, ti me krye komisar Veliajn, i shperbleve.
Se te tjerët i shker….

Dhe vazhdo.
Vazhdo, shume shpejt do vije koha e tyre, se do te te shker…..Dhe ata.
Po me vote.

Mos harro, ti dhe komisaret e tu, bota rrotullohet.

Ju e harruat.
Francen dhe veten tuaj atëkohë emigrant, kur iket i rrahur si një qen me morra nga shqiperia.

Ju i harruat.
Thonjte e pa prere, duart e pa lara, shitjen e ikonave të vjedhura, fjetja nen ura. ( kjo eshte thënie F Nanos) kur te gjeti ne Paris.

Ju i harruat.
Abuzimet dhe plazhet nudo me ato qe sot ja u ke dhene për gra ministrave te tu.

Ju i harruat apo Beni sikur……..Z. Krye…..

Por emigrantet dhe familjet e tyre nuk mund te harrojne, ata dine dhe do te dine te reagojnë shume shume shpejt, jo me nepermjet komisarëve dhe autopolanteve tuaj te prishur, por nepermjet zërit, votes, te ardhmes, femijeve, lirisë, dhe te drejtave te tyre te neperkembura cdo dite, nga ju, qeveria dhe parlamenti bolshevik.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Mjerë ne që po udhëhiqemi nga ish-të varfrit!

Deri kur ky popull do t’i durojë këta banditë, kriminelë e mafiozë në skenën politike?

Dikur analfabetë, sot janë bërë multimilionerë

Nga njerëz të pashkolluar, u shndërruan në njerëz të diplomuar, me diploma fakulteti, master e deri tek ”doktor shkence”! Të gjithë u bënë me diploma universiteti, magjistra, doktorë “shkencash” e akademikë

Babai im i ndjerë gjithmonë më thoshte:

Nëse e marrin pushtetin njerëzit që para ardhjes në politikë kanë qenë të varfër dhe të pashkolluar, është shumë rrezik për atë shtet dhe për atë popull, sepse ata janë të pangopur dhe nuk kanë kufi! Pastaj pas disa viteve kur lëshojnë rrënjë të thella në politikë, është vështirë për t’i larguar nga pushteti! Dhe me të vërtetë ashtu ishte dhe ashtu ndodhi. Shteti ra në duart e njerëzve të tillë, njerëz që  ishin të varfër, të pacivilizuar dhe të paarsimuar. Këta politikanë të sotëm nga super të varfër, u shndërruan në njerëz super të pasur. Nga njerëz të pacivilizuar dhe çobanë, u shndërruan në njerëz të ”civilizuar”! Nga njerëz të pashkolluar, u shndërruan në njerëz të diplomuar, me diploma fakulteti, master e deri tek ”doktor shkence”! Të gjithë u bënë me diploma universiteti, magjistra, doktorë “shkencash” e akademikë. U kujdesën edhe për gratë e tyre, fëmijët, familjen e ngushtë dhe të gjerë, që brenda natës të marrin diploma universiteti e deri tek doktoraturat. I punësuan gratë, burrat, fëmijët, dajat, tezet, hallat, xhaxhallarët, fisin, farefisin, shokët e miqtë, në institucionet më të rëndësishme shtetërore. Punësuan edhe dashnoret dhe dashnorët e tyre. Uzurpuan edhe TV publik, duke e mbushur me familjarë të tyre. Gratë dhe dashnoret e tyre injorante dhe gjysmanalfabete, që në fillim s’dinin as t’i lidhnin dy fjalë, falë fuqisë së burrave që i kanë në pushtet, brenda natës u bënë femra të “shkolluara” dhe të “emancipuara”. “Zonjat” e tyre nga fshatare dhe amvise të thjeshta, u graduan me lloj-lloj titulli. Të gjitha u bënë profesoresha universiteti. Këto “zonja” që para luftës ishin injorante dhe analfabete, pasluftës u fuqizuan aq lart me pozita, saqë uzurpuan të gjitha universitetet publike dhe private për t’i “edukuar” fëmijët tanë. Kurse fëmijët e tyre me paratë tona u shkolluan në shkollat më prestigjioze të botës.

Bildresultat för edi rama

 

Shteti që udhëhiqet nga injorantët

Këta ish-të varfër, debilë e analfabetë, sot janë bërë multimilionerë, politikanë, diplomatë, akademikë, profesorë dhe çka jo tjetër! Çdo institucion shtetëror e uzurpuan dhe e familjarizuan. E mbushën administratën shtetërore me lloj-lloj debili, analfabeti, injoranti, banditi, skizofreni e psikopati. Uzurpuan shtetin dhe kapën për fyti çdo institucion shtetëror. Plaçkitën dhe vodhën të gjitha fabrikat dhe ndërmarrjet shtetërore e publike. Krijuan monopol në ekonominë e vendit. Për çdo ditë pamëshirshëm e zhvatin paranë publike, dhe atë në mënyrën më të tmerrshme. Abuzojnë me ligjin, me shtetin, me qytetarët dhe paratë e tyre. Abuzojnë edhe me makinat dhe telefonat zyrtarë për nevojat e tyre personale. Rrënuan, shkatërruan dhe degraduan çdo gjë. Sot këta debilë jo vetëm që diktojnë shtetin, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, policinë, diplomacinë, mediet, por diktojnë edhe jetën e çdo qytetari. Diktojnë edhe ajrin  dhe frymën e qytetarëve të saj. Janë bërë të paprekshëm nga sistemi i drejtësisë, pavarësisht se kanë vjedhur, plaçkitur, kanë vrarë dhe kanë bërë krime të natyrave të ndryshme. Me paratë e këtij populli, kanë degjeneruar në superluks. Jetojnë si mbretër dhe pashallarë. Janë shndërruar në diktatorë ”modernë”. Me paratë e këtij populli bëjnë xhiro nëpër botë, me gratë, burrat, fëmijët, dashnoret dhe dashnorët e tyre, nëpër plazhet dhe hotelet më superluksoze të botës. Nuk duan të flasin për dështimet e tyre, duan të flasin vetëm çfarë duan ata, se gjoja kanë arritur vetëm ”suksese”. Madje janë bërë shumë arrogantë dhe të egër. Kur kritikohen për të bëmat e tyre, përgjigjen me arrogancë, madje popullit i shesin edhe ”moral”.

Bildresultat för saimir tahiri ne proteste

 

As Zotin nuk po e njohin më

Të mjerët ne që po udhëhiqemi nga këta ish-të varfër dhe analfabetë. Këta janë bërë aq të bezdisshëm, sa që nuk po durohen më. Kanë kaluar çdo kufi. Përveç që janë bërë të paprekshëm nga organet e drejtësisë, as popullit nuk po i frikohen më. Sillen sikur gangsterë dhe rrugaçë. Kanë krijuar përshtypjen se askush s’ka se çfarë t’u bëjë, madje as populli. Që janë të paprekshëm dhe të pamposhtur. As Zotin nuk po e njohin më. E të gjitha këto po i bëjnë në ”emër të popullit” dhe në ”emër të së kaluarës” së tyre të ”lavdishme”. Por. ky popull edhe sa kohë do t’i lejojë që këta ish-varfanjakë dhe analfabetë të pangopur, të shndërruar në multimilionerë, të na udhëheqin, të na vjedhin, të na plaçkitin, të na vrasin e të tallen me ne?! Deri kur, deri kur…??? Deri kur ky popull do t’i durojë këta banditë, kriminelë e mafiozë në skenën politike, të cilët janë bërë kanceri i shtetit dhe gjithë shoqërisë??? A do t’u tregojë ky popull këtyre mafiozëve të politikës, që populli është më i fuqishëm se ata, pavarësisht pushtetit të tyre kriminal dhe mafioz???

 

Shkruan: Faik Krasniqi

Mjerë ne që po udhëhiqemi nga ish-të varfrit!

Mjerë ne që po udhëhiqemi nga ish-të varfrit!

Kategori
Uncategorized

Zbulohen sekretet e holokaustit të turpshëm në Ukrainë.

Zbulohen sekretet e holokaustit të turpshëm në Ukrainë (Foto +18)

Në “Holokaustin e Plumbave” në Ukrainë janë ekzekutuar rreth 1.6 milionë hebrenj gjatë luftës së dytë botërore, nga forcat naziste gjermane me bashkëpunëtor. Megjithatë, për motive të ndryshme, kjo tragjedi është mbajtur e fshehur për vite të tëra.

Ky holokaust ishte mbajtur i fshehur për vite të tëra që nga përfundimi i luftës së ftohtë, por disa dëshmitarë të asaj kohe kanë vendosur më në fund që të thyejnë heshtjen dhe të flasin për këtë qendër vrasëse në Ukrainë, raporton Dailymail.

Pas 70 vite të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sekretet e holokausti në Ukrainë po dalin në shesh, falë punës së një prifti katolik francez, i cili ka hulumtuar për një kohë të gjatë këto vrasje industriale, transmeton lajmi.net.

Mësohet se aty kanë qenë të vendosura rreth 2 mijë varre masive të viktimave hebrenj, ku burra, gra e fëmijë kanë qenë të varrosura.

Ky holokaust është emëruar me emrin “Holokausti i plumbave”, për shkak se për dallim prej Polonisë dhe Gjermanisë, ku masakrat janë bërë nëpër dhoma të përqendrimit, këtu shumica janë qëlluar me plumba dhe janë varrosur aty pranë.

Në shumicën e rasteve viktimat ishin urdhëruar që të hapnin vet varret masive, dhe pastaj të vendoseshin aty lakuriq para se të qëlloheshin. Madje, disa janë varrosur edhe për së gjalli.

 

Exspres

Kategori
Uncategorized

Amaneti i presidentit amerikan Washington per shqiptaret.

image

Mrekullisht ka një lidhje të shpjegueshme për prirjen e miqësisë shqiptare ndaj Amerikës. Është një ndjesi që ka nisur herët, jo vetëm në kohën e pas pavarësisë, kur më 1919 u denoncua nga amerikanët në Konferencën e Paqes në Paris, projekti për coptimin e territoreve shqiptare për eleminimin nga harta e një vendi sovran. Ky lloj antishqiptarizmi i frymëzuar nga kancelaritë euroiane me mbështetjen e Francës dhë mikes së saj Rusisë me satelitët e tyre Serbinë e Greqinë. Ky ishte një nder i madh i një miku të madh që do të bëhej edhe një partner i madh në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Dhe ky partneritet me shqiptarët vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë ndërprerjen 45 vjeçare të diktaturës komuniste.

E kush nuk mban mend se si u prit në Tiranë Xhejms Beker dhe se si u prit më 2007 Xhorxh Bush në Fushë Krujë.

Gjithkush e bën një pyetje se ku i ka rrënjët kjo tendencë miqësie e sinqertë e një shtetit potencial demokratik si superfuqia më e madhe e botës ndaj një shteti të vogël që mund edhe të mos përfillet, siç ka ndodhur me europianët. Para së gjithash, kam bindjen unë, thelbi i miqësisë qëndron tek parimet e patjetërsueshme dhe standartet e demokracisë që ka të sanksionuara shteti amerikan në funksion të lkisrisë dhe demorkacisë në botë. Por veç kësaj është edhe një amanet në formën e një testamenti që George Washington u ka lënë pasardhësve të tij presidentcialë në fdronin e tyre për të pasur në vëmendje Shqiëprinë dhe shqiptarët. Është orgjina e tij prej shqiptari që e thërret gjaku i të parëve për të mos harruar asnjëherë tokën e të oparëve të tij.
Duke kërkuar dhe bashkëbiseduar me miq e të njohur, një ditë më vjen në e-mail njjë material interesant që i jep shpjegimin kësaj që unë thashë më lart. Është një e vërtetë që studiuesit e kanë vërtetuar dhe e kanë pohuar si të vërtetën e madhe të një presidneti amerikan që një pjesë të orgjinës së tij e ka nga toka shqiptare, nga prindër shqiptarë.
Ja materiali, që duhet thënë se meriton mirënjohjen e madhe publike :
(Nga: John McCallum/Reuters)

Nëna e presidentit historik amerikan George Washington ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Ëashington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.

Para disa kohësh, Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Ëashingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.

Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.

George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.

Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare
Sipas linguistit “Albert Myko”, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Ëashingtonit ishte shqiptare.

“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Ëashingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik “Mary Ball Ëashington” të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.

Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.

Amaneti i Washingtonit

Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi. Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodëard, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Ëashingtonit, në lidhje me shqiptarët.

“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër dhe i thash, “shih, Bill, ç’ka kam zbuluar nga arkivat e Ëashingtonit”. Ai, me të parë letrën, më tha: “E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodëard, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”. Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Ëashingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare. Ëoodëard thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë” apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.

“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Nga hulumtimet del qartë se edhe presidenti Woodroë Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodëard, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodëard.

“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.

Sidoqoftë, Woodëard beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë. Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.
Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.

Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.

Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe.

Edhe një fakt tjetër :

Referimi në disa pjesë nga libri i autorit George F. Williams “Shqiptarët”, del qartë fakti se thellësia e mbështetjes amerikane për shqiptarët, ka një lidhje gjenetike dhe që buron nga identiteti autentik i shqiptarëve, që duket hapur se janë motive të forta për të qenë krah të njeri-tjetrit, në një kohë që shqiptarët kanë nevojë të madhe për konfirmimin e historisë së tyre të lashtë.

Kështu, George Fred Williams më 1914 ka shkruajtur : “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjike, para se të shkrhuej gjuha greke, ,jetonte një popull i njohur me emrin Pellazgët…

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…

Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, se grekët e kanë huazuar nga rapsodet Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…

Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë teë katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…

Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.

Origjina e shqiptarëve

Prapa në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) iu vesh Pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekërit e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këto Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.

Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.

Për shembull,
Kaos është hapsi, hapësira;
Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;
Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;
Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;
Athena është E thëna, me thënë fjalën;
Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;
Muse, Mosois, është mësuesi;
Afërdita domethënë afër ditës, agimi.

Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.

Në gjuhën shqipe është,
Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon;
Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës;
Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;
Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli;
Odiseu, i udhës,udhëtari, aji që shëtit;
Ithaka, i thak, idhnak;
Droilos, Droili(os), ai që druhet, frigac.

Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë. (185)

image

Kategori
Uncategorized

Fishta. Dy shkrimet e tij para 1889_es.

Disa studiues po grumbullojnë të dhëna për prejardhjen e të parëve të Gjergj Fishtës. Ata mendojnë se trungu është në Dom Gjon të Mirditës. Mendojnë, gjithashtu, se stërgjyshërit e Fishtës rrjedhin nga fisi i Pacajve. Në raste të tilla mua më vjen nëpër mend një aforizëm i Niçes. Ai ka thënë diku se një popull nuk vlerësohet nga numri i njerëzve të shquar që ka nxjerrë nga gjiri i tij, por nga qëndrimi që ai popull mban ndaj figurave të veta të shquara.

Qëndrimi që kanë mbajtur mirditorët ndaj Fishtës është si për njeriun e tyre: e duan Poetin Kombëtar dhe veprën e tij. Shumëkush ka ditur vargje të tëra përmendësh nga “Lahuta e Malcis” dhe i ka përcjellë ata gojë më gojë edhe atëherë kur vepra e Fishtës ishte e ndaluar dhe bënte fajësi të dënueshme për agjitacion e propagandë për këdo që e lexonte qoftë edhe për kënaqësi vetjake.

Lidhjet e mirditorëve me Poetin e Madh bëhen më të qarta duke analizuar dy të dhëna të pavlerësuara sa duhet deri sot. E para ka të bëjë me shoqërinë “Bashkimi” e themeluesin e saj Abat Doçin dhe, e dyta, me botimet e para të Gjergj Fishtës, që sipas gjasave, vijnë si rrjedhojë e aktivizimit të Gjergj Fishtës në shoqërinë “Bashkimi”.

Për të parën, pra, për themelimin e shoqërisë “Bashkimi”, “Kalendari i Maleve” i vitit 1900 i Faik Konicës shkruante:
“Ma e madhia ndodhinë për kombin shqiptar më 1899, asht krijimi i shoqnisë “Bashkimi” ne Shkoder, per përparimin e gjuhës kombetare.  Kjo shoqni zgjodhi për kryetar Imzot Prenn Doçin, Abatin e Mirditës. I shkëlqyeshmi Abat i Mirdites ka me vedi besimin edhe uzdajen e gjith shqyptarve, te shka do fes qi ne qofshim.”

Një tekst i tillë nuk ka nevojë për koment kur është fjala për rolin e Mirditës dhe të njerëzve të saj të shquar si Prend Doçi në historinë e Shqipërisë.
Më tej do të rrekem t’i japim një përgjigje të pranueshme pyetjes që shtrova më sipër: si ka ndikuar shoqëria “Bashkimi” në fillimet letrare të një poeti e shkrimtari si Fishta?
Gjergj Fishta ka qenë njëri ndër themeluesit e shoqërisë “Bashkimi”, ku bënin pjesë personalitete të letrave shqipe, si: Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Ndoc Nikaj, Mati Logoreci etj.

Aso kohe ai ishte famullitar i Gomsiqes, që i përkiste Abacisë së Doçit. Ajo që unë dua të theksoj këtu është fakti se shkrimi i parë i Fishtës, më saktë, dy shkrimet e para të botuara të tij datojnë në nëntor të vitit 1899, disa muaj pas themelimit të shoqërisë “Bashkimi” (janar-qershor 1899). Shkrimi i  pari është një poezi satirike që titullohet “Zoti Anselmo Lorecchio në Vienë” dhe, i dyti, një ese e shkurtër që titullohet “Një hije e zezë” (N’I HIE’ E’ ZEZE).  Të dy shkrimet botohen në revistën “Albania” të Faik Konicës kur Fishta ishte 28 vjeç. Botohen me alfabetin e revistës (jo si është thënë ndonjë herë me alfabetin e klerit katolik të Shkodrës) dhe i pari mban pseudonimin E Popullit, ndërsa i dyti është pa emrin e autorit dhe pa ndonjë pseudonim të tij.

Anselmo Lorecchio na del, kështu, personazhi i parë qysh në nismat letrare të Fishtës. Në numrin e njëmbëdhjetë të revistës “Albania” të vitit 1899, emrin e tij e gjejmë qysh në titull të poezisë (Zoti Anselmo Lorecchio në Vjenë), por edhe eseja, që botohet në të njëjtin numër (f.19-21) me titull “Një hije e zezë”, ka në qendër, d.m.th., ka si hije të zezë Anselmo Lorecchio-n, tashmë jo në Vjenë, por në Romë, ku paska qenë zhvilluar një kongres gjuhëtarësh që trajtojnë edhe probleme të gjuhës shqipe.

Lorecchio e propozon Shqipërinë si pjesë të Greqisë, prandaj Fishta e bën atë hije të zezë dhe ngrihet kundër tij, ndryshe nga qëndrimi që mban në vargjet satirike, ku ndihet edhe një farë krenarie etnike (e të qenit shqiptar) të një njeriu që është i zoti edhe të përziejë punë të mëdha në mes të shteteve si Italia e Austro-Hungaria.

Se si u gjenden të dy shkrimet e para të Fishtës në të njëjtin numër të revistës “Albania” të Faik Konicës, unë nuk jem në gjendje të formuloj ndonjë përgjigje të argumentuar për mungesë informacioni të domosdoshëm. Por mund të them se poezia “Zoti Anselmo Lorecchio në Vjenë” është botuar në pjesën e pasme të kopertinës së parë dhe ka shënimin në kllapa: “Kasnik për Vitin e Ri”, si dhe në fund: “Kjo vjershë asht e qitun ka Kalendari i Maleve me zbukurime, per 1900…”. pra, si kuptohet nuk janë dërguar për botim nga autori për të njëjtin numër të revistës “Albania”.

Viti 1899 shënon themelimin e shoqërisë “Bashkimi” nga abat Doçi i Mirditës si dhe fillimet letrare të Fishtës, duke paralajmëruar Poetin Kombëtar të shqiptarëve, që, sipas studiuesit gjerman Maksimilian Lamberc, gjuha shqipe e ka si “nji fat të madh e të jashtëzakonshëm, çka nuk e patën popujt e tjerë, veçse mbas qindra vjetsh të një jete letrare”. Prandaj kanë të drejtë mirditorët që e duan Poetin e tyre Kombëtar, por jo vetëm ata.

Gjergj Fishta i ri
Gjergj Fishta
Zoti Anselmo Lorecchio në Vjenë
(Kasnik[1] për Vitin e Ri)
Loreki, një trim Ilti[2],
Shtie Taljant[3] në gjemi[4],
Në Trieste po don me hi,
Me çartë Nemc’[5] me ba Itali.

U çart Nemc’, u banë makaronat,
N’Bec e n’Bud[6] u rrëzuen fronat.
Loreki po dredh mustakun,
N’Bec mbrenda do të derdh gjakun.

Kush po shkon në Adriatik?
Loreki tue shti frikë,
Tue shti frikë, tue pre krerë:
Se ç’të gjet, mori Nemce e mjerë!
Ne Hofburg[7] na vajti fjala:
Se ç’na ra Anselmo-palla!

Mori Nemce me fiorita,
Të hangra e të përpita!
Nuk i njofte gojët tonat
Që me grusht hamë makaronat!
Dalin Nemcet e bertasin:
O Anselm, ç’faj t’kemi pasun?
Mori Nemce vet e dini:
Shqypëninë ku ma kini?
E Popullit.
fishta
Shqiptarja.com.

Kategori
Uncategorized

Vlorë 1997, Zani Çaushi voton me smoking dhe mitraloz.

Kategori
Uncategorized

“Trafikantët u paguajnë drejtuesve të policisë 40 euro për çdo rrënjë”..

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar një sërë të dhënash të pabëra më parë publike në lidhje me operacionet anti-kanabis të policisë dhe kultivimit të bimëve narkotike në vend. Në studion e Opinion në Neës24, Hoxha tha se policia po punon mirë, por se nuk po goditet kokat e trafikut të marijuanës.

Ai tha se në zonën e Dukagjinit këtë herë po përdoret taktikë tjetër për zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, çka ka sjellë edhe rezultate pozitive.

“Operacioni në zonën e Dukagjinit ka hyrë në ditën e katërt. Rezultatet pozitive, sasi e madhe është korrur. Mbi 35 mijë rrënjë. 480 forca FNSH, RENEA, të Shkodrës në mbështetje.

Këtë radhë u ndoq taktikë tjetër. Hyrja në zonë më parë është bërë gjatë orëve të mesditës, kësaj here u kapën pikat strategjike. Në mënyrë që kur të hynte policia të mos kishte kohë për reagim. Ndërhyrja është bërë sapo ka zbardhur dita, ka nisur operacioni. Forcat snajperiste me helikopter. I janë krijuar mundësitë policisë që të mos vihet nën zjarrin e atyre personave. Të gjithë trupat që janë në operacion nuk kthehen në shtëpi por flenë në mal”, tha Hoxha.

Sipas tij, shtrirja e kultivimit të kanabisit në çdo rreth të vendit edhe aty ku nuk është mbjellë më parë tregon se goditja e Lazaratit ishte goditje e sipërfaqes dhe jo e kokave të narko-trafikut. Hoxha tha se i gjithë territori i vendit është kthyer në një hambar për kultivimin e bimëve narkotike.

“Shtrirja e bimës narkotike uniformë në të gjithë vendin. Sasia e madhe e lëndëve narkotike në të gjithë territorin, tregon se trafikantët e vërtetë nuk u goditën në Lazarat, u godit vetëm sipërfaqja. Duke mos u goditur kokat kryesore në Lazarat dhe duke e ditur që ata që e kontrollonin Lazaratin. Nuk ishin lazaratasit, por persona të tjerë, ata kanë krijuar sot këtë situatë”, tha ai.

Autori i emisionin “Xhungël” ka zbuluar detaje edhe për operacionin e policisë në Kavajë, ku u asgjësuan 6500 bimë narkotike si dhe 12 thasë me lëndë të thatë. Ai tha se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe se në vendin ku është gjetur lënda narkotike janë gjetur pajisje dhe infrastrukturë e posaçme.

“Kanabisi në të gjithë vendin duke filluar që nga qarku i Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Durrësit, etj. Çudia më e madhe në qarkun e Tiranës. Çudia më e madhe ajo që ka ndodhur mbrëmë natën në Kavajë. Në një patrullim është qëlluar me armë. Policia është larguar dhe ka raportuar. Është hartuar një plan masash. FNSH-të nga Tirana kanë shkuar në mëngjes dhe pasi kanë ecur 40 minuta më këmbë kanë gjetur 6500 rrënjë kanabis të mbjellë, më shumë se 2 ha. E gjithë zona ruhej me vend roje. Po ashtu janë gjetur edhe dy tenda të mëdha, një për procesin e tharjes dhe një kur qëndronin personat. Aty janë gjetur pije freskuese, frigoriferë, gjeneratorë silenciatorë. Një infrastrukturë e tyre. Është e cuditshme kur qarku i Tiranës është krehur 3 herë më parë. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që mesa duket lufta ndaj narkotikëve edhe këtë vit nuk ka për t’ia arritur qëllimit nëse nuk goditen trafikantët e mëdhenj. Policia dhe prokuroria të tentojë të hyjë brenda radhëve të organizatorëve dhe të tentojë të ndëshkojë të gjithë policët, drejtuesit që janë të implikuar. Është e pamundur që në qarkun e Tiranës dhe Durrësit të mbillen sasi kaq të mëdha pa patur garanci”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, kanabisi nuk mbillet nga fermerë dhe fshatarë të thjeshtë pasi tashmë kultivohet edhe në zona ku nuk ka ujë dhe i krijohet infrastruktura e nevojshme, çka kërkon shpenzime dhe një kosto relativisht të lartë. Duke u ndalur tek kostoja, Hoxha tha se këtu hyn edhe pagesa që trafikantët u bëjnë drejtuesve të policisë, duke treguar se për një rrënjë të mbjellë paguhet 40 euro.

“Kanabisi mbillet edhe në zona ku nuk ka ujë, pasi krijohet infrastruktura me mjetet e duhura, gjeneratorë. Në veri policia ka gjetur me kilometra të tërë tubacione. Nuk janë mbjellë nga fermerë e fshatarë por nga grupe kriminale që kanë financuar për kultivimin e këtyre bimëve, që kanë shpenzuar para dhe madje kanë korruptuar edhe drejtues të policisë. Për një rrënjë të mbjellë trafikantët paguajnë drejtuesit e policisë 40 euro. Duke parë në këtë tërësi, trafikantët kanë mbjellë sipërfaqe që ato i quajnë të humbura, domethënë i falen policisë. Qeveria pretendon që 70-80 % të sasisë e ka korrur sikur edhe 10% të shpëtojë justifikon gjithë koston e mbjelljes dhe u krijon mundësinë për të mbajtur linjën e trafikut ndërkombëtar”, deklaroi Hoxha.

Në lidhje me uljen e sasisë së kanabisit që del nga Shqipëria drejt tregut ndërkombëtar të narkotikëve, Hoxha tha se kjo vjen pasi ende nuk është korrur bima e re.

“Në 24 orët e fundit janë raportuar 2 raste të kanabisit të ardhur nga Shqipëria. Kanabisi i ri ende nuk është korrur. Rasti i Kavajës, u gjetën 12 thasë me kanabis të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e produktit është shitur. Produkti vjen në fundin e gushtit, në shtator dhe rezultati duket në tetor, nëntor. Duke patur parasysh këtë situatë ndaj nuk kemi patur raste nga vendet partnere të kapjeve. Për të asgjësuar një parcelë duhet një ditë e tërë për një skuadër policie. Çdo ditë raportohen sasi të kapura por jo autorë, kjo do të thotë se këta autorë do të jenë prezentë sërish vitin tjetër”, tha ai.

(BalkanWeb)

Kategori
Uncategorized

Ndëshkimi i popujve që zgjedhin fantazinë!

ILVA TARE/

…Historitë me “lugët e florinjta” apo “cekun e bardhë” mund të jenë të padëgjuara për brezat e rinj që nuk e kanë jetuar komunizimin dhe vitet që pasuan rënien formale të tij. Por pasojat e mashtrimeve me lugën bosh i vuajnë sot të gjithë shqiptarët, ata që i besuan, votuan dhe shpresuan tek politikanët që propaganduan fantazi në vend të realitetit, ashtu edhe ata që biologjikisht ua ndërtuan të ardhmen zgjedhjet e gabuara të prindërve të tyre.

E tillë është fuqia e fantazive, zë rrënjë kryesisht në kohë krizash e dëshpërimi. Popujt në përgjithësi refuzojnë të shohin tek gabimet e tyre dhe e shohin zgjidhjen tek e pamundura, larg realitetit, i cili është i vrazhdë, i ngadalshëm dhe kërkon shumë punë për t’u transformuar. Jo vetëm aq, po kërkon edhe fat, vetë sakrifikim dhe shumë durim. Shqiptarëve u ka munguar në këto dekada edhe fati për të pasur politikanë që vënë interesat e vendit përballë atyre vetjake, edhe puna e sakrifica për të ndërtuar të ardhmen në këtë vend dhe mbi të gjitha durimi për të punuar sot pa pritur mrekullinë nesër.

Transformimi, ndryshimi apo Rilindja brenda natës, që ndryshon rrënjësisht fatin, pa u djersitur për të, pa punuar me përkushtim për shtet formimin është thjesht një fantazi nga ato që gjenitë e marketingut politik i paketojne me pak oratorit dhe i shesin për
lidership të suksesshëm. Kjo është mënyra se si fantazia e shfrenuar përdoret për të shtuar numrin e ndjekësve të teorisë sharlatane të shndërrimit të të varfërve në të pasur, të të sëmurëve në të shëndetshëm, të varfërisë në lumturi.

Shanset për t’i ikur me dredhi realitetit janë vetëm fantazi, që krijon një mendje aventureske e cila kërkon të fitojë sa më shumë pushtet. Me realitetin duhet përballje e përditshme dhe e mundimshme. Një shoqëri që mbush lokalet në çdo ditë javës në orët e natës, një rini që ka turp të punojë çfarëdolloj pune për të siguruar jetesën, individë që presin ndihma nga të afërmit në emigracion për të marrë aparatin celular më të fundit,  që i ka rrugët e mbushura me makina të vjedhura luksoze, që nuk njeh shtetin ligjor, është padyshim në rrugën e gabuar të mohimit të realitetit.

Ata që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë ditë dëshpërimi për mijëra qytetarë ë të shesin gjithcka kanë këtu për të shkuar në emigracion edhe në vitin 2015 kanë luajtuar me mendjet e njerëzve dhe fantazitë e tyre për një vend që do të vinin të huajt për t’ua ndërtuar. Po të rikthesh fjalimet elektorale të çdo palë zgjedhjeje, dëgjon premtime
edhe për Hënën, për planetin e ri të zbuluar në Nasa, për lumturinë e gjetur falas, por shumë pak ose aspak për sakrificat që duhet të bëjnë të gjithë në një realitet të një shteti thuajse të falimentuar.

Për hir të së vërtetës realiteti është i shëmtuar dhe në disa raste edhe i dhimbshëm. Mjafton të shohim rebelimin në rrjete sociale dhe jo vetëm të shqiptarëve që kanë zgjedhur të bëjnë turistin në jug të vendit gjatë kësaj vere. Majfton të dëgjosh ankesat e pensionistëve për çmimet e ilaçeve, të të sëmurëve dyerve të spitaleve, të një
shoqërie që refuzon të diagnostikohet dhe të nisë kurën e dhimbshme të shërimit. Për ta kuptuar edhe më mirë se kombet nuk janë bërë rastësisht dhe sa ajo që po ndodh sot me Gjermaninë, Greqinë apo Italinë e ka thelbin tek filozofia e shoqërive që ato vende kanë ndërtuar. Rrëfenja me personazhin e “Bragadino-s” në shekullin e 16-të, kur Venecia e humbi shkëlqimin ekonomik, për shkak të hapjes në Botën e Re, duke e transferuar pushtetin drejt Atlantikut dhe Europës, dëshmon se shqiptarët nuk janë të vetmit që kanë vrapuar pas lugës së florinjtë të fantazive të liderve të etur për pushtet.

Kur aristokracia veneciane dëgjoi për ekzistencën e një njeriu të quajtur “Bragadino”, që premtonte shumëfishimin e monedhave të floririt, përmes një formule sekrete që ai kishte, senati u mblodh brenda natës dhe votoi unanimitsht për ta bujtur burrin me formulën magjike të pasurimit. Kaluan muaj dhe venecianët po prisnin shtimin e arit të tyre, por “Bragadino” shpenzimet gati mbretërore të të cilit pagueshin nga autoritetet e Venecias, u bëri me dije se duhet të kishin durim sepse formula nuk funksiononte nëse bëhej me nxitim. Dhe kështu kaluan shtatë vjet me gënjeshtrat dhe fantazitë e “Bragadino-s”, derisa ai u largua i fyer që venecianët nuk i dhanë më shumë kohë e besim për të mundësuar magjinë e tij.

Të njëjtën fantazi u përpoq të shiste edhe në Bavari, me të njëjtin premtim për shumëfishim të arit, por gjermanët që ishin të vetëdijshëm se pasurimi dhe mirëqenia nuk vjen nga një burrë mashtrues me formula magjike në xhep, por nga puna dhe djersa e tyre e përzunë përpara se fantazia ta fyente realitetin.

Pesë shekuj më vonë, Gjermania është lidere e Bashkimit Europian ndërsa Italia fqinje së bashku me Greqinë dhe shtete të tjera që kanë besuar gjatë historisë se në vend të mbillej toka mund të blihej një Porsche në fshat me fondet e Bashkimit Europian, jane shembuj dështimi dhe dëshpërimi.

Shqipëria ka humbur shumë stacione, por nuk është kurrë vonë të kapë trenin e duhur për në Europën që ëndërron dhe nëse e dëshiron seriozisht zhvillimin dhe integrimin duhet të hipë në trenin e realitetit dhe jo atë të fantazive.

Kategori
Uncategorized

Atelier Albani, nje histori korrupsioni.

 

Atleier Albania është një histori skandali dhe aferash të pista korrupsioni që po hetohet nga drejtësia belge. Një skandal që ka shpërthyer në Belgjikë me një tender të zhvilluar për studimin e fizibilitetit për realizimin e projekteve në Shqipëri ka nxjerrë në sipërfaqe lidhjet e arkitektëve që janë nën hetim nga autoritetet belge me Edi Ramën. Jo vetëm kaq, por pas këtyre fijeve lidhen edhe familjarë e bashkëpunëtorë të ngushtë të Kryeministrit shqiptar. Peter Swinnen, drejtues i Qendrës së Arkitektëve Flamanë, ish-këshilltar i qeverisë flamane dhe themelues i studios “51N4E” po hetohet për shkak se një tender, sipas nismës “Atelier Albania” të Edi Ramës, ia ka dhënë një miku të tij në konflikt interesi, edhe ai i njohur i Kryeministrit shqiptar.
Swinnen konsiderohet si njeri me lidhje të forta me qeverinë shqiptare për shkak të njohjeve me Ramën. Ai nuk është i lidhur me kryetarin e qeverisë së Tiranës vetëm përmes projekteve publike kur Rama drejtonte Bashkinë e kryeqytetit, por edhe me projekte private të tij të kohëve të fundit. “51N4E” është projektuese e vilës së Edi Ramës në fshatin Surrel, rrëzë malit të Dajtit.
Veç projekteve të fituara në Bashkinë e Tiranës, në regjistrat e “51N4E” zbulohet edhe një lidhje familjare mes Peter Swinnen dhe Ramës. Një prej bashkëpunëtorëve të kësaj studioje arkitekturore rezulton të jetë Rea Xhillari, vajza e Linda Bashës, bashkëshortes së Kryeministrit shqiptar. Emri i saj është në listën e mëposhtme që pasqyron skuadrën e “51N4E”.
Veç familjares së Kryeministrit, “51N4E” është e lidhur edhe me një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Anri Sala, një prej miqve më të afër të Ramës (bashkëpunëtor në lyerjen e fasadave të kryeqytetit) ka bashkëpunuar me “51N4E” në projektin për rehabilitimin e Sheshit “Skënderbej”, sipas projektit belg që Rama synonte të implementonte në Tiranë kur ishte kryetar i Bashkisë.
“51N4E” është jo rastësisht edhe projektuesja e kullës shumëkatëshe (TID) të ndërtuar në rrugën “Abdi Toptani” nga një prej miqve të ngushtë të Ramës.
Peter Swinnen u shkarkua nga detyra dhe po hetohet në Belgjikë pasi favorizoi në tenderin për studimin e fizibilitetit të projekteve në Shqipëri studion Centrum voor Stadsontëikkeling CVBA, që drejtohet nga Patrick Janssens. “Lapsi.al” zbulon se lidhjet mes tyre të çojnë sërish në Shqipëri.
Janssens, kryetar i Partisë Socialiste flamane në Belgjikë dhe kryetar i Bashkisë së Atnëerpit, kohë gjatë së cilës mendohet se është njohur me Ramën, ka qenë pjesë e jurisë së konkursit për projektin e “Lungomares” – shëtitores së Vlorës.
Ky projekt u fitua nga “XDGA”, e drejtuar nga Xaveer de Geyter. Fijet e lidhjes shtrihen nga Geyter tek “51N4E” e Peter Swinnen, pasi Xaveer de Geyter rezulton të ketë qenë pjesë e komisionit të vlerësimit për projektin e Sheshit “Skënderbej”, të hartuar nga “51N4E”. Ai ka qenë edhe redaktor i manualit të “51N4E”.
Swinnen dhe Janssens kishin vendosur të bashkëpunonin më në fund hapur për projektet e “Atelier Albania”, një organizëm në vartësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i drejtuar nga arkitekti Joni Baboçi. “Atelier Albania” është një “njësi laboratorike” në brendësi të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit të drejtuar nga Adelina Greca. Zonja Greca ka qenë funksionare në Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe shefe e Departamentit të Planifikimit në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur ajo drejtohej nga Edi Rama.
Misioni i “Atelier Albania” është: “Atelier Albania do të hartojë procesin për projektet transformuese urbane dhe territoriale në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha ministritë e interesuara, me shoqërinë civile, si dhe të gjithë palët publike apo private me interes të drejtpërdrejtë në zhvillimin territorial dhe atë urban. ‘Aterlier Albania’ do të projektojë dhe koordinojë planin për hartimin e një plani. Ajo do të funksionojë si një platformë e përhershme bashkëpunimi midis ekspertëve vendas, ekspertëve të huaj dhe grupeve të interesit; duke ndërtuar kapacitete në të gjitha nivelet e shoqërisë për sa i përket zhvillimit hapësinor, territorial dhe urban në Shqipëri. ‘Atelier Albania’ do të jetë një instrument për ndërtimin e projekteve dhe për ndërlidhjen e donatorëve me prioritetet e vendit dhe me ekspertizën e duhur lokale dhe të huaj”.
Tenderi për të cilin po hetohet kreu i studios belge, i cili ka projektuar edhe shtëpinë e Ramës në Surrel, ishte pikërisht për studimin e fizibilitetit për projektet që mund të zhvilloheshin në bashkëpunim me “Atelier Albania”, që siç shihet drejtohet nga një “besnike” e Ramës.
Kështu, afera e fundit që ka shpërthyer në Belgjikë, ashtu siç thonë tashmë mediat belge, nuk ka qenë e rastësishme. Arsyet që të çojnë në këtë përfundim janë lidhjet e forta që Swinnen ka me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, jo vetëm nga bashkëpunimi i hershëm për projekte të rëndësishme miliona euroshe në Bashkinë e Tiranës apo i atyre në rang kombëtar tani që Rama është zgjedhur Kryeministër, por edhe nga njohja dhe bashkëpunimi me familjarët dhe miqtë më të afërt të kreut të qeverisë shqiptare.

Qeveria belge shkarkoi Swinnen për tenderin e Ramës

Kryeministri Edi Rama është pjesë e hetimeve që po zhvillohen prej disa muajsh në Belgjikë në lidhje me tenderin që ia ka ofruar mikut të Swinnen. Skandali lindi pasi qeveria belge shkarkoi Peter Swinnen, arkitektin e qeverisë flamane për abuzimet me një tender. Sipas belgëve, Swinnen ka abuzuar duke favorizuar Patrick Janssens në dhënien e një tenderi duke i ofruar informacion paraprak. Tenderi ka qenë për “Lungomaren” në Vlorë.
Më 27 shkurt të vitit të kaluar Swinnen shpalli tenderin për një studim fizibiliteti në Shqipëri ku morën pjesë tre kompani belge.
Por nga tre kompanitë kuptohet që tenderi prej 31 mijë eurosh iu dha kompanisë së Patrick Janssens. Pas hetimeve të Qendrës së Auditimit Financiar të qeverisë flamane doli në dritë se Swinnen i kishte dhënë informacion paraprak kompanisë së Janssens duke krijuar garë të pandershme. Kjo ka qenë arsyeja e pushimit nga puna të Swinnen dhe ndaj tij pritet të nisë një procedim penal.
Sipas gazetës belge “De Morgen” zgjedhja e Shqipërisë nuk ishte krejt e rastit, por e mirëstudiuar. Kompania ku Swinnen është ortak, “51N4E”, ka lidhje të forta me qeverinë shqiptare. Gazeta belge gjithashtu ngre dyshime pasi thotë se Janssens, që fitoi projektin, ishte në Shqipëri rreth një javë para se të shpallej tenderi.
Janssens ka qenë në Shqipëri më 20 shkurt 2014, 7 ditë para shpalljes së tenderit.
Kompania ku Swinnen është ortak, është e njëjta kompani që ka bërë projektin për ndërtimin e Sheshit “Skënderbej”, i cili zgjati katër vjet rresht dhe nuk u përfundua. Po ashtu fituesi i projektit të “Lungomares” në Vlorë, Xaveer de Geyter, është bashkëpunëtor i Swinnen pasi ai ka redaktuar manualin e kompanisë së këtij të fundit.
Ndërkohë që në jurinë që vendosi për “Lungomaren” ka qenë edhe Patrick Janssens. Janssens duket se ka lidhje të hershme me Ramën, që në kohën kur Janssens ishte kryebashkiak i Anverpit, bashkisë më të madhe në Belgjikë dhe kryetari i Partisë Socialiste flamane.

Kategori
Uncategorized

Epidemia e ikjes.

 Epidemia e ikjes, duket se e ka prekur edhe një herë popullin tonë.

Ditë pas dite dëgjon për njerëz që lënë pas atdheun e jetën këtu, edhe me fëmijë të vegjël me vete, me shpresën se diku jashtë, i pret një e ardhme më e mirë. Të shumtë janë ata që si dritë të shpresës së tyre kanë parë Gjermaninë, ku një numër i madh shqiptarësh e jo vetëm, janë në kërkim të azilit. Dhe, siç ndodh rëndom në këto raste, legjendat urbane gëlojnë… Dikush mendon se kjo është një politikë shtetërore dhe se jeta e të ikurve është e garantuar në këtë vend. Dikush tjetër se kushtet në të cilat jetojnë këta njerëz, janë shumë të këqija. Për të mësuar më shumë mbi jetën e azilkërkuesve në Gjermani, ne kemi kontaktuar me një shqiptar i cili jeton tashmë prej 15 vjetësh në këtë vend dhe aktualisht, është anëtar i stafit që merret me azilkërkuesit. Ai i përket fushës së shëndetësisë, njëkohësisht dërgon pacientë privatë që vijnë nga Shqipëria apo edhe vende të tjera, të cilët, siç thotë ai, deri më sot kanë dalë të gjithë të kuruar e shëruar plotësisht. Ja, çfarë na thotë më shumë, zoti Trebeshina…

Blerina Çizmja: – Zoti Trebeshina, ju po e prekni nga afër realitetin e kaq shumë shqiptarëve që sot kërkojnë azil në Gjermani. Si e shikoni këtë fenomen ju vetë, me syrin e një emigranti që tashmë ka vite që jeton në Gjermani?

Katan Trebeshina: – Ky është kthyer në një problem shqetësues edhe për vetë Gjermaninë, mbasi ky numër azilkërkuesish sa vjen e shtohet. Fenomeni nuk ka të bëjë vetëm me azilkërkuesit shqiptarë, por edhe nga vende të tjera, si Siria, Afganistani, Pakistani, nga Afrika e nga gjithë Ballkani në përgjithësi, por unë po ndalem te Ballkani e më konkretisht, te Kosova dhe Shqipëria.

A ju kujton kjo vale etheje për të ikur nga Shqipëria, kohën kur keni ikur ju vetë? Ku ngjajnë dhe ku ndryshojnë emigrantët e sotëm, nga ata të ikjes së parë masive të shqiptarëve drejt Perëndimit?

– Kjo ikje masive është më e madhja e të gjitha kohërave, mbasi nëse me futjen nëpër ambasada numri i emigrantëve shqiptarë nuk ka qenë më i madh se 5 mijë vetë, tani ai është disa herë më i madh dhe statistikat janë po ato që thuhen edhe në mediat shqiptare dhe gjermane, madje diçka më shumë se aq. Nëse në korrik me ambasadat ikën me preteksin e azilit politik, duhet të kuptojmë se atëherë ishte në fuqi regjimi komunist, ndërsa mbas 24 vjetësh, kjo situatë ndryshon për shumë arsye. E para, thuhet se ka liri e demokraci, por faktet tregojnë ndryshe… Unë po shoh edhe shumë nga partitë politike që u futën në koalicione me qeverisjen e djeshme e të sotme dhe menjëherë mbasi u krijua qeveria, kanë filluar ankesa nga më të ndryshmet…

Ju keni kontakte të drejtpërdrejta me azilantët, për shkak edhe të punës suaj. Duke gjykuar nga ajo që shihni ju vetë në kampe, çfarë mendoni se e ka provokuar këtë ikje masive?

– Ikja masive nga Shqipëria është një prapagandë e bërë aty në Shqipëri nga trafikantë të lidhur me pushtetin, sepse nuk po përballojnë dot situatën që vetë e kanë krijuar, por edhe për të mënjanuar pasojat e ndonjë revolucioni popullor, që zien në mediat sociale ndaj kësaj klike qeverisjeje. Kriza ekonomike, që sigurisht ka hyrë në një krizë politike, ka detyruar e detyron shtresa të ndryshme njerëzish të largohen e të kërkojnë azil në Gjermani. Pastaj, këta që kanë ardhur, kanë folur më parë me njerëzit e tyre, miqtë e shokët që u kanë thënë se në Gjermani të japin shumë para etj. Kjo ka bërë që dyndja të vijë duke u shtuar.

Me ç’kategori njerëzish përballeni përgjithësisht aty?

– Kontigjenti kryesor janë popullsi rome. Pastaj, ka nga fshatrat dhe nga qytetet, ka njerëz vërtet hallexhinj, por ka edhe nga ata, si i themi ne, dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë, që kërkojnë edhe qiqra në hell. Harrojnë se shteti gjerman po i strehon me sa të mundet për të mos ndenjur jashtë, siç po rrinë në Greqi, për shembull.

Konkretisht, si po i pret Gjermania këta njerëz? Fjala kamp duket pak e rëndë, aq më tepër, e lidhur me Gjermaninë…

– Gjermania i ka pritur e strehuar të gjithë! Kuptohet se nuk do të lëshojë vetë gjermani shtëpinë e tij e të strehojë të ardhurit, por ka patur shtëpi që u janë lëshuar shërbimeve sociale për t’u përdorur për këta njerëz. Ka edhe vende të tjera ku shumë gjermanë kanë strehuar njerëz nëpër shtëpitë e tyre. Pjesa tjetër e atyre që kanë ardhur, jetojnë nëpër qendra provizore të ngritura për t’i strehuar, që janë si banesat e zakonshme, me të gjitha kushtet, por kjo s’duhet kuptuar si kampet e përqendrimit. Situata në Gjermani me azilkërkuesit tani ka filluar t’i ngjajë asaj që ndodhi në luftën e Kosovës, kështu që në disa vende, njerëzit janë strehuar edhe nëpër çadra.

Me çfarë problemesh konkrete po përballen këta njerëz sot?

– Problemet me të cilat përballen azilantët janë gjuha, kultura e dobët, vjedhjet, në disa raste edhe arroganca me autoritetet pritëse, sherret me njëri-tjetrin, me të huajt e sidomos me sirianët, mosmbajtja pastër e ambienteve ku jetojnë, mendjemadhësia e shumë gjëra të tjera negative.

Cila është kombësia që mbizotëron dhe a janë përfshirë shqiptarët në situata konfliktuale?

– Shumica përbëhet nga sirianët dhe në disa vende të Gjermanisë ka patur edhe përplasje fizike me shqiptarët. –

Sa pagesë marrin azilantët dhe për sa kohë zgjat ajo?

– Azilantët marrin nga 325 euro për person në muaj, të cilat i përdorin për ushqim dhe që janë të mjaftueshme, bile një pjesë e mirë dërgojnë para në familjet e tyre në Shqipëri. Siç pohoi sot edhe Ministri i Brendshëm gjerman, paga e një azilanti është sa rroga e një polici në Shqipëri e Kosovë.

Tjetër, çfarë u ofrohet atyre?

– Azilantët kanë strehim e akomodim, kanë shëndetësinë dhe operacionet falas, bashkë me ilaçet. Një herë në javë, kush do, merr ushqime e veshmbathje nga Caritasi e kisha, u organizohen edhe kurse për gjuhën, por asnjë s’ka interes… Shumica e të ardhurve kërkojnë takime të shpeshta me mjekë, kërkojnë të bëjnë skanera, eko, grafi dhe në shumë raste, kërkojnë me çdo kusht të jenë të sëmurë, pasi sipas tyre, po të jesh sëmurë, të mbajnë në Gjermani. Një pjesë kërkojnë të heqin mbushjet e vjetra të dhëmbëve e t’u vihet mbushje e re, me mentalitetin “jemi që jemi, t’i bëjmë të gjitha”, duke mos u lënë radhë të sëmurëve të vërtetë.

A është e vërtetë se shumica e këtyre njerëzve rrezikojnë të rikthehen në atdhe? Çfarë politike po ndiqet dhe cilët kanë më shumë shanse për të përfituar azil në Gjermani? –

Shancet për të fituar azil janë shumë të pakta dhe sipas mediave dhe autoriteteve të këtushme, të gjithë kanë për t’u kthyer, me përjashtim të atyre që kanë mundësi të integrohen, pra, ta përballojnë vetë jetesën.

Fakti që njerëzit vzhdojnë të ikin, në fund të fundit, pa një pengesë, i ka shtyrë shumë vetë të mendojnë se kjo është një politikë e shtetit gjerman për tërheqje emigrantësh. A mund të jetë e vërtetë kjo dhe, nëse po, për çfarë arsyeje mund të ndodhë?

– Vërtet Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore, por kjo s’do të thotë se ka nevojë për punë krahu. Këtu ka nevojë për mjekë, infermierë, inxhinierë, por edhe ata do t’u nënshtrohen testimeve të ndryshme. Nuk mund të punojë askush as mjek e as infermier nëse nuk di gjuhën gjermane, por edhe kjo bëhet nëpërmjet ambasadës gjermane në Shqipëri. – Ç’është shqyrtimi me procedurë të shpejtuar që u bëhet azilantëve? – Në të vërtetë, procedurat janë të ngadalta, për shkak të fluksit të madh dhe kjo ka bërë që edhe të vonohet kthimi i tyre.

Ju vetë, çfarë do t’u këshillonit të gjithë atyre që po mendojnë të nisën për në Gjermani e të kërkojnë azil atje? Duhet ta bëjnë apo jo dhe pse?

– Vetëm humbasin kohën kot, se të gjithë do të kthehen. Të paktën, këtë e them nga ajo që flitet në media e organet qeverisëse vendore. Blerta

Kategori
Uncategorized

Vajza duhej vrarë, trupi të zhdukej.

Sadri Danaj ka marrë sërish bekimin e Koços dhe Ramës për t’u zgjedhur për një mandat të dytë në krye të Qarkut të Vlorës. Pas zgjedhjes së krerëve të Bashkive si dhe pas konstituimit të Këshillave Bashkiakë pritet të bëhet edhe zgjedhja e krerëve të qarqeve në të gjithë vendin. Rama ka vendosur se në krye të Qarkut të Vlorës edhe për vitet e ardhshme të jetë Sadri Danaj, një emër që vjen nga bota e errët e krimit dhe mafias, me lidhje me një organizatë mafioze që ka ushtruar aktivitetin në Itali së bashku me Cosa Nostrën. Emri i kryetarit të përzgjedhur nga Rama është në dosjet e drejtësisë italiane si i përfshirë në pengmarrje dhe ku sipas përgjimeve ai rezulton si më ekstremisti i organizatës mafioze që kërkon jo vetëm marrjen peng të vajzës, por edhe vrasjen e saj dhe zhdukjen e trupit.
Një përbindësh i tillë i krimit do të drejtojë për të dytin mandat radhazi qytetin e Vlorës. Me individë të tillë në krye të saj, Vlora është shndërruar në një qytet të kontrolluar tërësisht nga mafia. Rikandidimi  i Danajt vjen në një kohë kur kambanat e alarmit për inkriminimin e pushtetit vijnë tanimë jo vetëm nga opinioni i brendshëm, por dhe ai ndërkombëtar dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara.
Një vendim i tillë i Ramës dhe Metës është një tjetër sfidë e hapur që pushteti kriminal i Tiranës i bën Shteteve të Bashkuara. Mesazhi që Rama po i jep për çdo ditë partnerëve të vendit është se ai nuk ka ndërmend që të ndahet nga krimi dhe se fati i tij në politikë është i lidhur me këto kontigjentë kriminalë. Ai vijon të promovojë në postet e larta njerëz me histori krimi me organizatat mafioze më të rrezikshme sot jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Përveç Danajt pak ditë më parë, Rama po ashtu emëroi në krye të Këshillit Bashkiak të Lezhës një tjetër familjar të deputetit Ndoka për të cilin ka denoncime se edhe ai është i përfshirë në botën e krimit dhe trafiqeve.
Edhe emrat e listave për këshilltarë në qytete të ndryshme kanë një numër të madh trafikantësh dhe të inkriminuarish që po ashtu janë katapultuar për të qenë aty nga Rama dhe Meta. Ndonëse Meta deklaroi kohët e fundit se ai nuk ka të inkriminuar, në fakt ai është po aq përgjegjës në votën mbështetëse që po i jep këtyre elementëve.
I njëjti mekanizëm sikurse në listat për deputetë që u mbushën nga Rama e Meta me të inkriminuar vijoi në zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të Bashkive dhe tani po vazhdon edhe me zgjedhjen në krye të Këshillave Bashkiakë si dhe të qarqeve.

Pengmarrja e Sadri Danajt

Kryemafiozi i zgjedhur nga Rama në krye të Qarkut të Vlorës, Sadri Danaj është një nga emrat e skeduar nga drejtësia italiane si një ndër njerëzit më të rrezikshëm të grupeve kriminale shqiptare që bashkëpunojnë me organizatën mafioze “Cosa Nostra”. Deklarata është bërë nga përfaqësues të Prokurorisë italiane, të cilët kanë njohur mjaft mirë emrin dhe rolin kriminal të Sadri Danajt. Prokurori italian Giovani Tinebra deklaron se, Danaj është një nga bashkëpunëtorët e afërt të organizatës kriminale “Cosa Nostra”. “Jemi shumë të shqetësuar për saldimin e grupeve kriminale të mafies së Cosa Nostras me ato shqiptare si ai i Sadri Danajt, gjë që mund të çojë në një shpërthim kriminaliteti” është deklarata e Prokurorit Tinebra, i cili i referohet arrestimit të kryemafiozit të zgjedhur në krye të Qarkut të Vlorës.
Sadrit Danaj është përfshirë në rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni në Itali në vitin 2000, për ta detyruar këtë të fundit, që të paguante një gjobë të majme. Ai ka qenë pjesë e një prej organizatave mafioze siçiliane dhe ka bashkëpunuar me mafiozë të tjerë në rrëmbimin e vajzës së biznesmenit italian.
Sikurse dëshmohet edhe nga Prokuroria italiane, shqiptari Danaj që drejton me bekimin e Ramës Qarkun e Vlorës, ka qenë më i ashpri në bandën mafioze siçiliane të përfshirë në rrëmbimin e vajzës së biznesmenit. Nga përgjigjet e Prokurorisë italiane, Danaj kërkonte vrasjen dhe zhdukjen e trupit të vajzës së re me qëllim që mafiozët të humbisnin gjurmët.
Sipas gazetës italiane, “La Republica”, policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku në një moment është shprehur: “Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do t’ia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë”.

Mashtrimi me dëshminë e Brindisit

Dëshmia e publikuar nga Sadrit Danaj se ai nuk ka pasur probleme me drejtësinë italiane vlen vetëm për Brindisin, pra që nuk ka probleme me drejtësinë në qytetin e Brindisit. Për të çertifikuar që nuk ka probleme në pjesën tjetër të territorit italian duhet të na tregojë një “vizura nacionale” (quhet italisht), pra një dëshmi penaliteti që vlen për gjithë territorin italian jo vetëm për një qytet.
Ai ka gënjyer publikisht, duke publikuar dëshminë e penalitetit lëshuar nga Ministria e Drejtësisë së Italisë, por ka fshehur të tregojë se dënimi parashkruhet për 5 vite dhe dëshmia lëshohet e bardhë pas këtij afati. Praktika e dëshmive të bardha të penalitetit është një e drejtë e parashikuar nga ligji edhe në Shqipëri.

Pengmarrja e vajzës për gjobën 500 mijë euro

“La Republica”

Rrëmbimi më i mirë është kur e vret menjëherë pengun. Nëse trupi nuk gjendet, atëherë nuk rrezikon asgjë. Graziano Ambrogetti e Dante Cavasini sipërmarrës, por që ndodheshin në krizë ekonomike kishin përgatitur pengmarrjen në detaje, sepse nuk duhet të dështonte dhe të ishte si një operacion blic pa rënë në sy. E gjithë kjo pengmarrje u përgatit disa ditë, pasi u krye. Ky ishte projekti për t’i rrëmbyer 500 mijë euro një kolegut të tyre biznesmen. Vajza e një tjetër sipërmarrësi ishte objektivi i banditëve, për të kryer këtë pengmarrje, dy personat e mësipërm iu drejtuan një grupi të përbërë nga shqiptarë e siçilianë, të cilët ishin të akuzuar edhe më parë për vepra kriminale. Investigimet e karabinierëve të GELA u koordinuan nga prokurori i Caltanissetta, Luca Tescaroli, duke arritur të zbulonin planin, të cilin pengmarrësit nuk arritën kurrë ta realizonin, kjo falë investigimit të policisë. Dy sipërmarrësit e pa skrupuj ranë në pranga bashkë me ta edhe 4 shqiptarë. Akordi me bandën e organizuar të pengmarrjeve ishte arritur që më parë dhe ishte i qartë, dy italianët do të merrnin pjesën e tyre, pasi kishin grumbulluar informacion për familjen e biznesmenit dhe vajzën e tij. Pjesa më e madhe e lekëve që do të merreshin nga kjo pengmarrje do të shkonin për të blerë drogën që vinte nga Shqipëria për në Itali. Ambrogetti e Cavasini kishin sugjeruar ortakëve të tyre që të punësonin ekstrakomunitarë. Me urdhër të lëshuar nga organet më të larta të policisë u vendosën përgjues në telefonat e Graziano Ambrogetti e Dante Cavasini, e më pas u zbuluan telefonatat që tregonin për planin e tyre mizor. Në fillim janë të shqetësuar për pengun “janë të paaftë, njerëz që nuk reflektojnë, kanë uri për lekë dhe nuk dinë nga të vendosin duart” ishte fragmenti i një telefonate, ku Ambrogetti i thotë shokut të vet (telefonata e regjistruar më 24 janar).
Cavasini është i terrorizuar: “E vrasin. Nuk ndërgjegjësohen që janë në Itali, dhe ne duhet të rrezikojmë jetën, duhet njëri që t’i kontrollojë”, kalojnë disa javë dhe lajmet për vrasjen e vajzës së marrë peng janë një histori e shkuar. 19 mars, karabinierët regjistrojnë një tjetër telefonatë mes Ambrogetti e Cavasini dhe shqiptarit Sadrit Danaj.
Të tre fillojnë të flasin për rrëmbimin e Tacchinardi dhe Soffiantini, e cila u mbyll me lirimin e pengjeve dhe arrestimin e kriminelëve. “Me siguri, Tacchinardin duhet ta kishim vrarë, thotë shqiptari (Sadrit Danaj) biznesmenëve, vetëm në këtë mënyrë do ta kishim kaluar rrezikun. Trupi nuk do të ishte gjetur, nuk do të kishim rrezikuar asgjë”.
Për gjykatësin Leopoldo De Gregorio, ai dialog për fatin e pengut duket një plan për synimet në të ardhmen. Graziano Ambrogetti, 42 vjeç kishte transferuar prej kohësh aktivitetin e tij në Shqipëri dhe pikërisht në Vlorë. Dante Cavasini, 51 vjeç pas shumë eksperiencash për biznes, të cilat nuk kishin përfunduar me sukses kishte hapur një punishte në Orbetello. Në tetor kishte qenë disa herë në Shqipëri për të mbyllur disa çështje biznesi bashkë me Ambrogettin. Të dy biznesmenët e marrë në hetime kanë pranuar se janë takuar në Peruxhia me të dy shqiptarët, por vetëm për arsye biznesi.

Arben SHAHINI