Kategori
Uncategorized

Transformimi tragjiko-komik i Ramës nën panikun për të siguruar 71 vota.

Ajo që po ndodh me kryeministrin Edi Rama, menjëherë pas rrëzimit të qeverisë nga Meta është tragjiko-komike. Pozicionimi i ri i ish-bashkëkryetarit, e ka bërë që të harrojë Reformën në Drejtësi dhe të mendojë dhe punojë vetëm për fatin e karriges së tij si kryeministër. Është tragjike dhe qesharake njëkohësisht kjo situatë, sepse “kryeministri” që shfaqej 24 orë më përpara arrogant, cinik dhe i plot pushtetshëm, papritur e ka gjetur veten të rrëzuar duke u kthyer nga një “kalorës reformash”, në një llogaritar të vockël.

Duke mos e imagjinuar dot veten jashtë selisë së kryeministrisë (të cilën e ka areduar dhe pikturuar, sikur do të plakej aty) që në ditët e para të muajit gusht, nga fodullëku ka kaluar në përulësi. Sipas njerëzve pranë tij, që mbrëmë, xhepat i ka të mbushur me copa letrash, ku janë të shkruar me laps emra deputetësh. Disa kanë në krah një “ok”, ca janë të rrethuar me të kuqe, të tjerë kanë pikëpyetje përbri…

Çfarë po ndodh kështu me njeriun që herën e fundit, gati duke qarë, lëvizi vetëm pas 9 vitesh nga një karrike e plotëfuqishme?

Ndërkohë që lëvizja e fundit e Metës, ka rindezur një shpresë te ambasadorët Lu dhe Vlahutin, për gjetjen e një formule jo vetëm për kalimin e Reformës në Drejtësi, por edhe krijimin e një Kushtetute të Re, Rama nga pozicioni pasiv, (“bashkë takohemi në 21 korrik”), papritur është shndëruar edhe më aktiv se ambasadorët. Njësoj si ata edhe ai po vrapon sa andej këtej për të siguruar vota, por me synim krejtësisht tjetër.

Nëse ndërkombëtarët po negociojnë me të gjitha palët e rikonfiguruara për të dakortësuar teknikalitet e fundit, Rama po negocion vetë dhe nëpërmjet shtabit që krijoi mbrëmë në Durrës, për të siguruar 71 votat që shpresojnë se do ti riparojnë sa të jetë e mundur, këmbët e thyera të karriges kryeministrore.

Është tragjike kjo gjendje e Ramës, sepse tashmë të gjithë e kuptuan që halli nuk paska qenë Reforma që kërkon 94 vota, por rikonfirmimi i tij si kryeministër që kërkon vetëm 71 vota.

Është qesharak ky pozicion, kur sheh sot Ramën që vetëm pak ditë më parë nuk denjonte as tu fliste me gojë dhe as tu kthente sms-të shumicës së deputetëve të PS-së, tani i lajkaton e i mbush me premtime, personalisht apo duke u dërguar emisarë.

Nuk mund të mos qeshësh, por edhe të mos ndiesh keqardhje, kur mendon Ramën në gjunjtë e Dules të cilin e flaku kur nuk i duhej më, duke përgjuar Idrizin dhe deputetët e PDIU, nëse takohen me Metën apo njerëzit e tij, si ka ngelur në dorë të Mira Shehut që nuk ka denjuar ta takojë asnjëherë në tre vjet rresht, apo si i fshin nga fytyra të pështyrat e Vladimir Kostës dhe i kërkon pajtim “për hir të ditëve të vështira që po kalon partia!”.

Dhe po aq sa Rama, në panik janë hedhur në aksion intesiv edhe minstrat e tij. Ata minstra që me tangërllikun dhe arogancën e tyre, e kanë bërë këto 3 vjet “lesh e li” grupin parlamentar të PS, janë udhëruar që secili sipas zonave elektorale, të zgjidhë me shpejtësi hallet e deputetëve. Personalet dhe të militantëve.

Janë përmbysur sirtarët dhe koshat e letrave, nuk pushojnë telefonat. Është shpallur kushtrimi në parti. Nuk bëhet më fjalë për Rilindjen, ajo ekzistonte vetëm me një grusht njerëzish ministra e drejtorë që talleshin me “militantët”. Tani është në “rrezik pushteti i partisë”…

Çfarë situate!

Nuk di çfarë të bësh më parë, të qeshësh apo të trishtohesh?!

Kategori
Uncategorized

“Biznesi i ndërmjetësit” nga rruga e Elbasanit tek godina e LSI-së.

Nga Çim Peka..

Ilir Meta në këto 25 vjet aktive në politikën pluraliste, ka treguar se është edhe më pluralist se pluralizmi. Është politikani që urrehet më së shumti nga grupimet militanteske të dy partive kryesore, por që njëkohësisht prej një dekade shihet edhe si shpresë për ta në momentet e tyre të pashpresa.

Ilir Meta është politikani i kapërcimeve të mëdha që më pragmatizmin e tij është njëkohësisht edhe i urryer edhe i pranueshëm në rast nevoje, për të ngjyrosur me pak qetësi polarizimin maksimal te jetës politike të vendit nga dy partitë e mëdha. Por ky “status” nuk ka vetëm benefice, ka edhe kostot e veta.

Nga viti 2005 e në vazhdim, shprehja “ma thanë ata të rrugës së Elbasanit” është zëvendësuar gradualisht me shprehjen: “ma thanë këta te LSI-së”.

Ky është kulmi politik dhe njëkohësisht problemi për Ilir Metën. Duket se ju ka hyrë ndërkombëtarëve në biznesin e ndërmjetësit, qetësuesit, përfituesit, etj. Quajeni si të doni, por problemi i Ilir Metës është s’postimi i vëmendjes nga këshillat e “Rrugës së Elbasanit” tek pragmatizmi i “Godinës lëvizëse të LSI-së”.

Dhe ky duket të jetë “krimi” që ka bërë më shumë se homologët e tij Ilir Meta. Është bërë faktor ndërmjetës, pse jo dhe përcaktues. E ky që nga fillimi i pluralizmit, ka qenë biznesi i ndërkombëtarëve. Është më mirë apo më keq, këtë nuk di ta them. Por mund të them se ne vazhdimisht flasim për të mirat e produkteve “Bio”. Dhe ja tek kemi një “ndërmjetës bio”. Tipik shqiptar, më të mirat dhe veset e veta.

Po ndërmjetësit ndërkombëtar? Kanë avantazhet e tyre, por duhet të pranojmë se që të gjithë falë “dashurisë” shqiptare, janë shqiptarizuar shumë shpejt. Madje ka prej tyre që kanë pohuar se po lënë Shqipërinë me kokën nga të ftuarat e studios së Arian Çanit, ashtu siç mund të ketë të tjerë që kur të ikin do ju ngel koka pas nga studio e Ballës.

Po çfarë ndodhi dje dhe sot?

Edi Rama pasi i bëri të qartë para dy ditësh Ilir Metës se detyra e tij nuk ishte të gjente konsensusin por të provokonte opozitën, dje ka tentuar të josh nga Durrësi Agron Dukën e “PAA” nëpërmjet Tom Doshit. Ky fakt duket e ka qartësuar përfundimisht Ilir Metën se Edi Rama e ka seriozisht jo vetëm me provokimin e opozitës por edhe atë të “LSI-së”.

Sot Ilir Meta vendosi të flasë vetë, jo nëpërmjet Petrit Vasilit.

“Miratimi i kësaj reforme është i domosdoshëm dhe duke e parë se mosbesimi është kaq shqetësues dhe i lodhshëm e i rrezikshëm për të ardhshmen dua të them se rruga më e mirë do të jetë rruga e miratimit të një qeverie ekspertësh për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme. Unë jam gati të jap dorëheqjen nga kryetar parlamenti nëse kjo shërben, ministrat e LSI të heqin dorë nga qeveria” tha Ilir Meta duke sfiduar së pari “rrugën e Elbasanit” e më pas dy partitë e mëdha. “Rrugën e Elbasanit” si ndërmjetëse dhe PS-PD duke i paralajmëruar se do të futet e vetme në zgjedhje. Më pas rezultati i sovranit do vendos për koalicionin e ri. Dhe kësaj radhe as socialistët e as demokratët nuk mund ta akuzojnë se e gënjeu bazën e tyre duke ju marrë vota. Sot socialistë e demokratë e dinë se godina e LSI-së është lëvizëse. Nuk është stoike. Emri vërjani si të doni, “ndërmjetësuese”, “qetësuese”, “përfituese” apo “pragmatiste”.

Ata që e kanë akuzuar si pragmatist pa parime, janë përfituesit më të mëdhenjë të pragmatizmit të tij prej tre vitesh.

“Unë i kam dhënë fjalën ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit se do të bëj çdo përpjekje për ta realizuar reformën sipas Venecias dhe ai më ka kërkuar të bëj gjithçka në këtë drejtim. Jemi në një situatë kritike për vendin dhe vendi ka rrëshqitur në destabilitet për hiç gjë. Rama, Basha, bashkë me ta unë si kryetari i Kuvendit dhe me ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin, duhet të mbyllemi në kuvend për ta zgjidhur këtë çështje. Nëse mbyllemi dhe nuk gjejmë zgjidhje duhet të ikim ne nga politika dhe ata nga diplomacia” pohoi më poshtë Ilir Meta duke u vetë-përfshirë në përgjegjësi, i gatshëm të marrë kostot e dështimit. Por duke i ftuar në kostomarrje edhe konkurrentët në biznesin e ndërmjetësimit, ndërkombëtarët. Sikundër është e qartë se nuk ka ndërmend të kalojë një reformë që i kthen ambasadorët nga diplomatë në gjyqtarë e prokurorë dhe as ti lejojë Ramës llokma të tjera pushteti pas abuzimeve që ka bërë me ato që posedon aktualisht.

Në fund Ilir Meta pasi gjeti “rilindjen” e tij si faktor politik, kujtojmë që prej tre vjetësh ishte kthyer në patericë politike duke deleguar fuqinë e tij politike tek Edi Rama, bëri një propozim për një lojë të ndershme duke ju vetëofruar gjykimit:

“Nuk ka kompromis nëse shkohet në takime duke thënë se me këtë reformë do të shkosh ti në burg. Kompromisi fillon duke thënë; jam unë i pari që do shkoj në burg nëse kam shkelur ligjet. Reforma nuk mund të jepet me koncesion”.

Por si arsye e fundit nga radha, por ndoshta e para nga rëndësia për këtë rebelim të Ilir Metës, janë sondazhet e fundit.

Ilir Meta duke parë rënien drastike mbi vlerësimin e qeverisë “Rama”, duket se ka vendosur të dal nga një varkë që po mbytet e që prej tre vjetësh po lundron falë marinarëve të LSI-së, por gjithmonë me timonier Edi Ramën.

Ilir Meta me qëndrimet e sotme pohoi se nuk ka ndërmend të ndajë kostot e dështimeve të vendimeve ekskluzive të Edi Ramës.

Prandaj sot foli Meta dhe jo Petrit Vasili me Luan Ramën.

Kategori
Uncategorized

Pse ra Edi Rama?

Rama ra !

Me shpresë se mund të kthehet ai që ka qenë, dikur. Ka nevojë për largim e freskim të mendjes. Nuk është mirë edhe nga shendeti i mendjes.

Nuk e besonim se do rrëshqiste kaq keq e kaq shpejt. Por rrëshqiti, për fajin e tij.

Pas tre vjet qeverisje Edi Rama u rrëzua.

Erdhi me hov, foli bukur si orator, bëri qeveri kalamajsh në pjesën dërmuese, na mashtroi me elokuencë, nuk këshillohej me asnjëri, filloi të mendonte si Erdogani, projektoi shkatërrimin e çdo elementi progresiv në të majtën, kujtoi se kaloi “ylberin”, ra në pushtet që prodhonte miliona euro, bëri disa punë, degjeneroi si mënyrë qeverisje, filloi të ëndërronte si lider europian që drejton BE dhe mahniste Merkel dhe Hollande me barcoleta.
U bë i dhunshëm në administrimin e pushtetit, despot me administratën, i pabesë me partnerin në koalicion, përulës ndaj deputetëve kriminelë, miklues ndaj së bukurës pa mend në administratë, sportiv kur duhej serioz për hallet e shtetit, tundues përpara lekut, pagues nën dorë për të mbajtur imazhin ndërkombëtar si një lider ballkanik, acarues kur dilte përditë në çdo media aqsa njërëzit filluan të shikonin telenovela nga halli se u dilte Rama në çdo kanal, shpotitës kur duhej të ishte Burrë Shteti, symbyllës përballë drogës nëpër Shqipëri, lakmitar kur votat i merrnin të tjerët që rrinin pranë halleve të njerëzve, indiferent përballë socialistëve të thjeshtë, masakrues ndaj atyre që e kundërshtonin edhe nga “vatha” e tij, pazarxhi me media të caktuara mafioze dhe kriminale.

Një Edi Ramë tjetër nga ai që ishte para qershorit 2013. I ndryshuar, i tjetërsuar dhe mosmirënjohës ndaj njerëzve dhe fatit që e bëri kryeministër.

Rama ra !

Me shpresë se mund të kthehet ai që ka qenë, dikur. Ka nevojë për largim e freskim të mendjes. Nuk është mirë edhe nga shendeti i mendjes.

Nuk e besonim se do rrëshqiste kaq keq e kaq shpejt. Por rrëshqiti, për fajin e tij.
Koha Jone

Kategori
Uncategorized

Dokumenti i CIA zbardh të vërtetën e operacionit BGFIEND kundër regjimit të Enver Hoxhës, si hidheshin agjentët amerikanë dhe britanikë në Shqipëri dhe roli i agjentëve shqiptarë të stërvitur në Gjermani.

Shërbimi inteligjent amerikan (CIA) ka hedhur dritë në një nga dokumentat e saj të deklasifikuara së fundmi mbi operacionin shqiptar të CIA, me emrin e koduar BGFIEND? Ky ishte operacioni i parë para-ushtarak që ndërmerrnin amerikanët për përmbysjen e një regjimi në një vend sovran. Kjo histori vazhdoi jo pak, por për më shumë se pesë vjet. Por dështuan. E vërteta mbi “radiolojën” dhe arsyet e dështimit të këtij operacioni, sipas dokumenteve të CIA-s janë shumë komplekse, por që nuk kanë të bëjnë aspak me ato që janë treguar deri më tani. Ja çfarë thuhet në një raport të 9 janarit 1951 të CIA mbi këtë operacion.

Raport i statusit të operacionit BGFIEND

Projekti BGFIEND, i aprovuar më 22 qershor 1949, autorizon një seri programesh politike, psikologjike e ekonomike, për ta bërë Shqipërinë të pavlefshme për Bashkimin Sovjetik si bazë operacionesh. Në mbështetje të këtij programi janë krijuar disa struktura qëndrimi apo stërvitjeje në disa vende të Evropës Lindore. Përdorimi i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë si mbulim për aktivitetet e fshehta, është bërë nga OPC dhe arritjet e deritanishme janë si më poshtë: OPC ka mbledhur një personel prej 250 shqiptarësh në Gjermani, nga të cilët do të zgjidhen grupe për stërvitje në luftë guerile dhe infiltrim. Më 11 nëntor 1950, pas një periudhe trajnimi në shkollën e fshehtë në Gjermani, grupi i parë prej nëntë shqiptarësh u lëshua nga një avion pa simbole, i drejtuar nga ekuipazh polak, në dy zona të Shqipërisë, siç tregohet në hartë. Misioni i tyre ishte krijimi i një bërthame grupesh rezistence, krijimi i vendeve të sigurta dhe përgatitja e strukturave për lëshimet e mëtejshme të materialeve. Në fushën e luftës psikologjike, në nën-komitetin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, ka punuar nën mbikëqyrjen e personelit të OPC prej disa muajsh për përgatitjen e materialeve të propagandës. Mbi Shqipëri janë lëshuar materiale propagande prej 500 000 fletësh për çdo lëshim, në qendra kryesore urbane, në datat 16 tetor 1950, 7 nëntor, 27 nëntor dhe 1 janar 1951. Në tre raste fletët u lëshuan nga avioni i fshehtë i OPC, kurse në lëshimin e 1 janarit u përdor një avion i inteligjencës britanike. Si mjete të tjera shtesë të luftës psikologjike janë përdorur transmetime radio në valë të shkurtra e valë të mesme nga transmetues të instaluar në një mjet detar të OPC, nën një flamur të huaj në Mesdhe. Mbulimi për këto aktivitete është një ekspeditë shkencore për biologjinë detare të zonës. Transmetuesi pritet të nisë propagandën negative kundër regjimit të Hoxhës në fund të shkurtit dhe mbështetet nga staf shqiptar në bord dhe nga toka. Agjentët shqiptarë; Dibër: Adem Curraj, lider legalist, Zethan Daçi, legalist, Sali Dalini legalist. Kosovë: Miftar Planeja lider, Balli Kombëtar, Halil Norguti legalist, Ramadan Canaj legalist, Rexhit Berisha, Partia Agrare. Kruja: Ilir Toptani lider legalist, Selim Daci Partia Agrare.

Biseda me Departamentin e Shtetit mbi operacionin BGFIEND

Që prej bisedës së fundit mbi operacionin BGFIEND më 25 tetor, janë marrë informacionet e mëposhtme: Një transmetim i Radio Tiranës më 24 nëntor 1951, që u monitorua nga FBIS, njoftonte për eliminimin e 13 spiunëve të lëshuar me parashutë në territorin e Shqipërisë, nga spiunazhi i Shteteve të Bashkuara. Të shtatë njerëzit e përmendur në lajm ishin anëtarë të grupit të OPC. Ka gjasa që edhe gjashtë të tjerët që nuk u emëruan të jenë anëtarë të grupit të OPC. Më 25 tetor 1952, Radio Tirana lajmëroi për eliminimin e shtatë spiunëve të infiltruar në Shqipëri nga shërbimet sekrete britanike. Shtetet e Bashkuara nuk u përmendën si pjesëmarrëse në infiltrim, por dihet se tre prej njerëzve ishin anëtarë të grupit të OPC nga CIA. Radio Tirana raportoi më 27 tetor se 33 spiunë jugosllavë u kapën ose u vranë nga forcat shtetërore të sigurisë. Asnjë prej tyre nuk ishte agjent i OPC. Këto tre lajmërime tregojnë për suksesin e forcave qeveritare në ndalimin e infiltrimeve nga jashtë. Aktualisht, vetëm dy grupe të OPC janë operativë në Shqipëri, por meqënëse ende nuk është vendosur kontakti radio, statusi i operacioneve nuk njihet.

Politikat

Është marrë informacioni i mëposhtëm mbi politikat britanike në lidhje me Shqipërinë: Ministria e Jashtme britanike favorizon një Shqipëri të lirë e të pavarur, dhe këshillon kështu edhe Departamentin e Shtetit. Ambasadori i ri britanik në Jugosllavi është instruktuar të informojë Titon për qëllimet britanike në Shqipëri, për dëshirën për të ditur më shumë mbi Lidhjen e Prizrenit, dhe nëse bashkëpunimi mes vendeve është i mundshëm kur objektivat janë të përbashkëta. Britanikët mendojnë se prezantimi i pikëpamjeve anglo-amerikane duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, dhe besojnë se NCFA duhet të ndalojë propagandën që pengon mundësitë e bashkëpunimit me Lidhjen e Prizrenit. Britanikët kanë informuar italianët mbi zhvillimet dhe u gëzuan kur ata shprehën lehtësim se nuk parashikohet një ndarje e Shqipërisë dhe se çështja do të trajtohet nga anglezët e amerikanët. Diskutimet për misionin çuan në konkluzionin se nëse duhet të kryhet një operacion i shkallës së gjerë, ai të mbështetet në tre pika kryesore: Në pozitën miqësore neutrale të Jugosllavisë ose bashkëpunimin e saj aktiv; Në pikëpamjet e krerëve ushtarakë anglezë e amerikanë; Dhe në vlerësimin mbi pozitën jugosllave si miqësore apo neutrale.

Roli i Harri Fultz në Shqipëri

Dukumentat e 1094 të CIA flasin dhe për aktivitetin e Harri Fultz në Shqipëri. Një dokument i CIA thotë se është marrë informacion nga një burimi mirë-vendosur, se këshilltari kryesor i Komitetit Shqiptar për Shqipërinë e Lirë (NCFA) gjatë një vizite të kohëve të fundit në Washington ka qenë Harri Fultz, i njohur për intelektualët shqiptarë pasi ka drejtuar për shumë vjet një shkollë të Kryqit të Kuq në Tiranë (Fultz u detyrua të largohej nga Shqipëria në vitin 1932 kur mbreti Zog mbylli të gjitha institucionet mësimore të huaja, pasi sipas opinionit të ministrit të tij të arsimit, Kol Ivanaj, ishin burime politike të huaja për agjitacion dhe spiunazh. Më vonë, ai u bë këshilltar i Departamentit të Shtetit për çështjet e Ballkanit). Në bisedimet me shqiptarët, Fultz raportohet t’u ketë thënë se do t’i pëlqente ta shite vendin ku kishte kaluar shumë vjet, të çliruar nga komunizmi, dhe u ka premtuar mbështetjen personale dhe të organizatës në të cilën ishte drejtor. Në fund të takimit raportohet se ai u dha çdo anëtari të komitetit një dhuratë prej 5000 dollarësh (Një tjetër raportim mbi çështjen tregon se çdo anëtar i komiteti NCFA ka marrë një dhuratë prej 5000 dollarë nga Departamenti i Shtetit). Gjetja e zëvendësimit të Mithat Frashërit si kryetar i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, nuk ka qenë e lehtë. Për momentin është vendosur të zgjidhet Presidenti i Ballit Kombëtar, duke e lënë të lirë vendin e kreut të Komitetit. Pas diskutimeve të zgjatura, Balli Kombëtar zgjodhi Hasan Dostin. Dosti është një ish-gjyqtar e ministër drejtësie gjatë pushtimit italian të Shqipërisë, por edhe pse është shpallur kriminel lufte nga qeveria aktuale e Shqipërisë, nuk konsiderohet si një nga kolaboracionistët më të këqij. Ai është një njeri i zakonshëm, rreth 50 vjeç, që jeton në Via Kalabria nr. 32 në Romë. Ka shumë miq italianë, duke përfshirë dhe ata me influencë. Ai ka punuar vazhdimisht gjatë viteve në emigracion për të luftuar kundër ndjenjës tradicionale anti-italiane të Ballit Kombëtar dhe ka fituar mbështetjen e autoriteteve. Për momentin, Dosti besohet se është ende në Nju Jork, ku ka ardhur në fillim të vitit si përfaqësues i Ballit Kombëtar, me detyrën e vështirë, sipas burimeve, të konvertojë refugjatët pro-komunistë në Shtetet e Bashkuara. Burimet thonë se Dosti nuk vendosur ende nëse do të qëndrojë në SHBA, ku është dhe selia qendrore e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, apo do të kthehet në Romë për të shërbyer me përpjekjet e veprimeve praktike për çlirimin e Shqipërisë. Zgjedhja e Dostit u kundërshtua me forcë nga Abaz Kupi, lideri monarkist shqiptar, dhe kundërshtar politik e personal i Ballit Kombëtar dhe vetë Dostit. Zgjedhja e tij u kundërshtua edhe nga grupi ballist që kishte dashur të zgjidhte në krye Nuredin Vlorën, pinjoll i një prej familjeve më të mëdha shqiptare dhe ish-ministër i Turqisë për Shqipërinë gjatë sundimit të Abdul Hamidit. Burimet thonë se Vlora është një figurë disi piktoreske dhe anakronike që megjithëse është 60 vjeç, jeton në komfort në ishullin italian të Kaprit. Ai është martuar me mbesën e Wodrow Wilson, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, por raportohet të jetë ndarë prej saj. Lidhjet e tij me rrethet kosmopolitane amerikane do të ishin në favor të tij, por u kundërshtua sepse edhe pse është anëtar i spikatur i Ballit, i kishte neglizhuar prej disa kohësh punët e partisë për të jetuar jetën luksoze në Kapri. Arsyeja kryesore për mos-zgjedhjen e tij ishte se shumë anëtarë të Ballit mendonin se Dosti mund të kontrollohej lehtësisht.

Antikomunizmi në Veri

Është marrë përkthimi i parë i një letre të shkruar me bojë nga grupi Pine tree. Letra është shkruar më 5 gusht dhe ishte e dyta nga ky grup, por e para që mundi të arrijë në Athinë. Në letër flitet për lëshimin e furnizimeve të korrikut (i pari nga tre lëshime të suksesshme për këtë grup) dhe raporton se grupi është aktiv dhe i paprekur. Në të përmendet ndjenja e gjerë anti-komuniste në Veri të vendit si dhe një organizatë e njohur si Liria e Shqipërisë dhe Përmbysja e Komunizmit. Nuk jepeshin më shumë detaje përveçse lëvizja përbëhej nga ushtarakë dhe civilë. Letra mbyllej me shprehjen se populli i Shqipërisë së Veriut dëshiron një zonë izolimi të ndarë nga pjesa tjetër. Kreu i projektit beson se kjo letër është një arritje e konsiderueshme në zhvillimin e rrjetit të agjentëve në operacionin BGFIEND. Stabilizimi i këtij grupi i jep operacionit një korridor për kalimin e furnizimeve dhe njerëzve të tjerë në Veri të Shqipërisë. Së shpejti pritet të lëshohet një agjent operator radio me grupin, mundësisht nga mesi i tetorit. Është inkurajues fakti që grupi ka ndjekur të gjitha direktivat e tij dhe vendos besnikërinë ndaj vendit të tyre para asaj të partisë. Është marrë një raport i gjerë mbi grupin Cypress, të cilët dolën nga infiltrimi në Shqipëri në 15 gusht, i cili po studiohet me imtësi. Në raport ka observime të rëndësishme nga agjentët. Ata komentojnë se anëtarët e grupit nuk kishin besim te komiteti NCFA, pasi oficerët e NCFA nuk shoqëronin grupet. Anëtarët e grupit theksonin se megjithëse ishin pritur mirë nga shqiptarët që kontaktuan, ata nuk ishin në pozitë për të kryer detyrat e tyre pa një zyrtar të arsimuar e të respektuar të NCFA. Përveç kësaj, ata ndjenin se “junta” e NCFA kishte thyer marrëveshjen me agjentët e operacionit BGFIEND për caktimin e njerëzve në operacion, dhe se qasja e tyre bazohej mbi anësinë politike dhe jo në besnikërinë ndaj operacionit. Gjithashtu, mungesa e sigurisë dukej qartë nga fakti se familjet e njerëzve që merrnin pjesë në aksion ishin marrë në pyetje nga Sigurimi përpara arritjes së tyre në zonë, si dhe nga fakti se zona e lëshimit ishte e ditur nga autoritetet shqiptare. Grupi i shpëtoi eliminimit të sigurtë duke u lëshuar disa milje larg zonës së planifikuar të lëshimit. Më 13 shtator, NCFA në Nju Jork transmetoi një kabllogram për regjimin e Enver Hoxhës ku ofronte ndihma ushqimore për popullin shqiptar, të cilat të mbikëqyreshin nga një grup i paanshëm. Meqënëse asnjë përgjigje nuk është marrë deri më sot, mesazhi po përsëritet në radio dhe në shtyp, duke përmendur edhe mungesën e bashkëpunimit të regjimit të Hoxhës. Kabllogrami do të jetë edhe pika kryesore e broshurës së ardhshme për lëshim, si dhe hapi i parë për programin e lëshimit të të mirave materiale në Shqipëri.

Memorandum për zotin Wisner

Operacionet shqiptare të degës së OPC po kryhen në baza të përbashkëta me agjencinë përkatëse të qeverisë britanike. Vendimi për të hyrë në këtë marrëveshje të përbashkët u nxit nga shqyrtimi i politikave dhe nga rrethanat aktuale që u zhvilluan gjatë hyrjes së OPC në fazën aktive të operacioneve. Sa i përket politikave, ishte konkluzioni i planifikuesve të operacioneve shqiptare se instrumentet në dorë të SHBA për ekzekutimin e politikës së saj ndaj Shqipërisë nuk mjaftonin në vetvete, prandaj duhej kërkuar dhe marrë mbështetja e plotë e qeverisë britanike. Konkluzioni u mbështet edhe nga Departamenti i Shtetit, që ka thënë se dokumentet e politikave se “qeveria britanike duhet fillimisht informuar mbi zhvillimet, me qëllim kuptimin e mendësisë së britanikëve për problemin shqiptar dhe arritjen e një marrëveshjeje të plotë për programin dhe politikat”. Përveç kësaj, diskutimet paraprake me zyrtarë të stabilimentit ushtarak sollën shqetësimin se Britania po përdor situatën aktuale në Shqipëri për zmadhimin e influencës së tyre në Ballkan, në Itali dhe në Mesdheun lindor, në kurriz të interesave të SHBA dhe gjithashtu në dëm të ndalimit të zgjerimit të influencës sovjetike. Duke marrë në konsideratë këto politika, OPC zbuloi se jo vetëm britanikët ishin përfshirë në përpjekje aktive për rifitimin e prestigjit të tyre në Greqi, por edhe se ishin në fazat e para të një operacioni në Shqipëri, i cili dyshohet se ka si qëllim forcimin e pozitës së tyre në Greqi. Prandaj, për këto arsye, OPC ftoi britanikët të nisnin operacione të përbashkëta në Shqipëri. Ishte e qartë se britanikët po përgatiteshin të vazhdonin me operacionet e tyre sido që të ndodhte, me apo pa pranimin tonë. Operacionet e veçanta amerikane dhe britanike do të krijonin konfuzion të madh në Shqipëri me pasoja negative sigurie, dhe rrjedhimisht do të sillnin konkurrencën mes dy agjencive për të fituar mbështetjen e elementëve shqiptarë dhe zonave gjeografike, çka do të vinte në rrezik të gjithë operacionin, pasi Shqipëria nuk është aq e madhe sa të përballojë përpjekjet e dy fuqive për kontroll të popullsisë dhe territorit. Rrjedhimisht u zbulua se Britania nuk e fshihte identitetin në sponsorizimin e operacioneve të saj, duke treguar se kishte vërtet qëllime të zgjerimit të hapur të influencës në rajon. Përveç kësaj, ishte e qartë se britanikët ishin më të avancuar në operacionet e tyre sesa OPC, prandaj u mendua se duke hyrë në operacione të përbashkëta do të eliminoheshin aspektet e influencës britanike, dhe ata nuk do të mund të merrnin avantazhe të pamerituara nga operacioni. Parashikohet gjithashtu se megjithë marrëveshjet e bashkëpunimit mes nesh, do të ketë njëfarë konkurrence për pozita mes amerikanëve dhe britanikëve dhe ndoshta pasoja pas çlirimit të mundshëm të vendit. OPC mendon se edhe nëse ka konflikte të tilla, do të jetë shumë më mirë nëse ato kufizoheshin në zona ku të mos dallohen nga shqiptarët apo krerët sovjetikë të Shqipërisë, duke mos komplikuar qëllimet e aktiviteteve. Ishte e qartë prej fillimit se vetëm marrëveshjet e ndërlidhjes nuk do të mjaftonin për arritjen e qëllimeve dhe vendosjen graduale të dominimit tonë në operacion .ishte e qartë se duke parë mungesën e zonave të dominuara nga amerikanët në Mesdhe, ne duhet të mbështeteshim në plane alternative, sipas komplikacioneve politike mes grekëve dhe italianëve për Shqipërinë.

Kategori
Uncategorized

Raportet e CIA, ja pse dështoi operacioni BGFIEND i ‘49 për grusht shteti në Shqipëri kundër regjimit komunist, amerikanët braktisën misionin pas tërheqjes së britanikëve.

Përpjekjet amerikane për të përmbysur regjimin komunist të Shqipërisë nisin nga viti 1949. Dokumenta të arkivuara të CIA faktojnë se operacioni FIEND-VALUABLE. Siç është konceptuar dhe aprovuar, operacioni FIEND-VALUABLE kishte si objektiv minimal krijimin e konflikteve të brendshme në Shqipëri, aq sa për të reduktuar aftësinë materiale të mbështetjes ndaj grupeve guerile greke, ndërsa objektivi maksimal ishte përmbysja e regjimit të Enver Hoxhës. Objektivi maksimal është i dëshirueshëm sepse eliminonte Shqipërinë si një bazë për guerrilasit grekë, i mohonte ushtrisë sovjetike mundësinë e bazave ajrore, detare e tokësore ushtarake në Mesdhe, si dhe shërbente si një faktor i rëndësishëm psikologjik stimulues për vende të tjera të Evropës lindore për përmbysjen e një diktaturë të fortë komuniste.

Rishikim i operacionit BGFIEND

Projekti BGFIEND i aprovuar në maj 1949 kishte si qëllim përfundimtar grushtin e shtetit në Shqipëri për përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Objektivat paraprake të tij ishin formimi i një komiteti politik, zbatimi i programit të propagandës, si dhe trajnimi e infiltrimi i agjentëve në Shqipëri. Objektiva të tjerë të pavarur nga qëllimi final ishin eliminimi i Shqipërisë si një bazë trajnimi dhe qëndrim i guerrilasve drejt Greqisë, eliminimi i Shqipërisë si një pikë komuniste në Mesdhe, stimulimi i aktiviteteve të rezistencës dhe dhënia e një fondi për OPC për financimin e operacioneve klandestine të teknikave të ndryshme.

Progresi i operacionit deri më 6 dhjetor 1949

Komiteti politik shqiptar i emigracionit u krijua dhe u shpall në gusht 1949. Kryetari i tij i parë vdiq nga shkaqe natyrale dhe pasuesi i tij u zgjodh në nëntor. Deri tani nuk janë kryer aktivitete propagande, përveç disa transmetimeve nga BBC dhe disa broshurave të shpërndara në Shqipëri. Planet për përdorimin e një anijeje për transmetime klandestine në detin Adriatik ende nuk janë materializuar. Britanikët ia dolën të infiltronin gjashtë grupe inteligjence në jug të Shqipërisë, disa prej të cilëve u kapën e disa të tjerë janë kthyer. OPC nuk arriti të rekrutonte agjentë për trajnim në bazën e Maltës dhe gatishmëria e saj u anulua përkohësisht më 1 dhjetor, sipas marrëveshjeve të mëparshme me britanikët. Zhvillime të tjera në lidhje me situatën përfshijnë përfundimin e Luftës Civile Greke dhe përshkallëzimin e ofensivës së vendeve të Cominform kundër Titos, deri në pikën ku dukej i mundshëm veprimi direkt, por pa u përcaktuar forma e tij. Qeveria italiane ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë në maj 1949. Britanikët kanë menduar të organizojnë një vizitë të brigadierit McLean te Tito, natyra e së cilës mbetet e panjohur për OPC. Gjatë vers u krye një spastrim i partisë komuniste të Shqipërisë për largimin e anëtarëve që nuk reflektonin besim të plotë.

Statusi aktual

Në datën 6 dhjetor 1949, OPC paraqiti për Departamentin e Shtetit një memorandum për të cilin u ra dakord mes OPC dhe shërbimeve britanike, i cili ishte një rivlerësim i operacionit dhe rekomandonte një riformulim të objektivave. Objektivat e rinj janë: Krijimi dhe ruajtja e kapaciteteve si brenda dhe jashtë Shqipërisë, për gadishmërinë tonë në lidhje me ndryshime të situatës që mund të ndodhin në Shqipëri apo Jugosllavi. Veprimi që do të merret në lidhje me dobësimin apo eliminimin e rëndësisë së Shqipërisë për zyrën e Ciminform, si një bazë për operacionet kundër Jugosllavisë. Disa aktivitete specifike u përmendën në kuadër të objektivave të reja. Ato përfshinin mbështetjen e Komitetit me propagandë, ndihmë ekonomike, agjentë të infiltruar, si dhe me hetime për përjashtimin e qeverive të tjera nga marrja e inteligjencës së operacionit. Memorandumi i 6 dhjetorit u aprovua nga Departamenti i Shtetit dhe gjithashtu nga shërbimet britanike, përveç aspektit të infiltrimit të agjentëve dhe bashkëpunimin me shërbime të tjera të inteligjencës. Departamenti i Shtetit pranoi të paraqiste propozimet te britanikët, me qëllim marrjen e aprovimit të tyre. Ndërkohë, britanikët kanë sinjalizuar se mund të braktisin të gjithë operacionin.

Vlerësimi i objektivave

Siç u deklarua më sipër, dy nga objektivat janë listuar në planin e rishikuar të 6 dhjetorit. Paragrafët në fjalë citohen të plotë: Kemi kryer deri tani një masë të kufizuar operacionesh njohjeje në Shqipëri, me qëllim zbulimin e mundësive të ngacmimit të regjimit aktual të dominuar nga sovjetikët. Aktivitetet tona duhet të shfrytëzojnë situatën e re të krijuar prej konfliktit mes Titos dhe vendeve të Komiform. Prandaj objektivi ynë kryesor në lidhje me Shqipërinë është krijimi dhe ruajtja e kapaciteteve, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, që na japin fleksibilitet gjatë zhvillimit të situatave dhe na lejojnë të shfrytëzojnë zhvillimet e reja si në Shqipëri dhe Jugosllavi. Veprimi në lidhje me Shqipërinë duhet të hartohet me qëllim zvogëlimin e rëndësisë së saj për vendet sovjetike, si bazë operacionesh kundër Jugosllavisë. Operacionet të rishikohen sipas zhvillimeve të reja. Një ekzaminim i paragrafit të parë sjell dyshime serioze në përcaktimin e një objektivi, pasi “krijimi dhe mbajtja e kapaciteteve të cilat të na lejojnë në të ardhmen fleksibilitet në shfrytëzimin e situatave të reja” është më shumë një gjendje se sa një qëllim i qartë. Ndërsa paragrafi i dytë deklaron objektivin e parandalimit të një sulmi mbi Jugosllavinë nga shtetet e Cominform, të nisur nga Shqipëria. Ky objektiv përfshin veprim që prej presionit politik deri te përpjekjet për përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Prandaj asnjë nga dy paragrafët nuk përcakton si duhet qëllimet tona, apo t’i përkufizojë ato me qartësi të mjaftueshme. Zhvillimet kryesore që prej nisjes së operacionit ishin menduar të ishin pushimi i luftës civile në Greqi, dhe rritja e interesit amerikan në konfliktin mes Jugosllavisë së Titos dhe BRSS. Me heqjen e problemit të guerrilasve grekë nga lista e objektivave tanë, zvogëlohet dhe rëndësia e Shqipërisë si pjesë e objektivave tonë të luftës klandestine (Meqenëse ky ishte një nga objektivat primarë të planit fillestar britanik Valuable, është e mundur që ky zhvillim të jetë dhe shkaku i humbjes së interesit të britanikëve në operacionin tonë FIEND). Intensifikimi i debatit Jugosllavi-BRSS dhe vullneti i SHBA për të parë që Tito i qëndron i patundur presionit sovjetik, ka bërë të nevojshëm rivlerësimin e objektivit maksimal të operacionit BGFIEND, pra të përmbysjes së regjimit të Hoxhës në Shqipëri. Teksa sovjetikët bëhen gjithnjë e më të vendosur për likuidimin e herezisë së Titos në Jugosllavi, bëhet e udhës për SHBA mosshkaktimi i preteksteve të tjera në rajonin e Ballkanit për përdorimin e forcave ushtarake të BRSS. Prandaj mendohet se çdo përpjekje për rrëzimin e regjimit të Hoxhës, do të jepte një arsye për pushtimin e Jugosllavisë nga shtetet e Cominform (Nëse për konfliktin në fjalë mes Titos e Cominform ndodhin zhvillime të paparashikuar më sipër, atëherë do të ishte e nevojshme një tjetër rishikim i objektivave të operacionit BGFIEND). Pas këtyre zhvillimeve, duhet të përjashtojnë grushtin e shtetit në Shqipëri, ose objektivat tanë këtu bien për nga prioriteti pas atyre në Bullgari, Hungari, Rumani, Çekosllovaki e Poloni. Por duhet të pranohet se pas energjive që tashmë i kemi kushtuar Shqipërisë, OPC ka krijuar asete të rëndësishme atje, siç janë njohuritë e zgjeruara dhe një pjesë të personelit të specializuar që nuk mund të transferohet për përdorime të tjera.

Rekomandime

Nga ky vlerësim besojmë se objektivat tanë për operacionin BGFIEND duhet të jenë si më poshtë: Krijimi i kushteve brenda Shqipërisë që ajo të kthehet në një përgjegjësi për Bashkimin Sovjetik, apo dhe një shqetësim për të. Përgatitja për kohën kur Shqipëria nuk do të jetë më një satelit i BRSS. Sipas këtyre objektivave duhet të aprovohen dhe aktivitetet përkatëse. Ajo duhet të fokusohen në ruajtjen e komitetit politik dhe zhvillimit të tij në një trup të unifikuar të elementëve anti-fashistë. Duhet të vazhdojë gjithashtu lufta psikologjike për krijimin dhe vazhdimin e situatës së pakënaqësisë së popullatës. Kjo e fundit duhet të dallojë nga propaganda që ka si qëllim nxitjen e kryengritjes kundra qeverisë. Lufta ekonomike duhet të përkeqësojë kushtet aktuale ekonomike dhe ta bëjë më të vështirë për BRSS ndihmën ekonomike për Shqipërinë. Infiltrimi i agjentëve në Shqipëri duhet të vazhdojë me qëllimin e përhapjes së propagandës, për operacionet e njohjes dhe mbledhjes së inteligjencës, si dhe për organizimin dhe unifikimin e grupeve të rezistencës. Nëse eksperienca britanike do të na shërbente si një guidë, këto operacione janë mjaft të kushtueshme në raport me përfitimet, burimet dhe energjitë e shpenzuara. Por besohet se fokusi duhet të jetë nisja e disa agjentëve dhe mbajtja e tyre në vend për periudha më të gjata se agjentët britanikë. Mbeten ende për t’u vlerësuar politikat e OPC në rast të një tërheqjeje të britanikëve nga operacioni. Nëse një tërheqje e tillë bëhet pa kundërshtimin e OPC, ne duhet të vazhdojmë drejt objektivave tanë të kufizuar. Nëse zhvillimet e ardhshme tregojnë për një degradim të mundshëm të regjimit stalinist në vend, duhet të bëhen konsultime me britanikët për koordinimin e politikave mes britanikëve dhe SHBA. Nëse britanikët shprehin vullnetin për braktisje të përbashkët të operacioneve, ne duhet të anulojmë BGFIEND dhe të nisim një projekt të ri, me një plan të ri operacional. Nëse duhet të vazhdojmë apo jo veprimet pas kundërshtimeve britanike, kjo do të vendoset kur qëndrimi britanik të jetë më i qartë.

Përmbledhje

Në konkluzion rekomandohet që OPC të vazhdojë përgatitjen për aktivitetet e listuara më sipër. Ato përfshijnë rekomandimet në memorandumin e 6 dhjetorit, përveç kampit të refugjatëve shqiptarë dhe problemit të bashkëpunimit me shërbimet e tjera. Kampi i stërvitjes konsiderohet si shumë i kushtueshëm në lidhje me prioritetin e operacioneve shqiptare, kurse problemi i ndërprerjes së lidhjes së grekëve italianëve e jugosllavëve, do të vendoset sipas zhvillimit të rrethanave të operacionit. Rekomandohet gjithashtu që objektivat e këtyre aktiviteteve të marrin ulje të prioritetit, sa i përket masës së përpjekjeve, e cila duhet të jetë më e ulët se ato në vende të tjera satelite. Rekomandohet që SHBA të mos dallohet si e influencuar nga vendimet britanike, gjatë vazhdimit të bashkëpunimit në operacion.

Memorandumi, 6 dhjetor 1949

Është pranuar nga shërbimet britanike dhe amerikane se është e nevojshme dhe e kohës një riekzaminim i statusit, objektivave dhe kryerjes së operacionit FIEND-VALUABLE. Siç është konceptuar dhe aprovuar, operacioni FIEND-VALUABLE kishte si objektiv minimal krijimin e konflikteve të brendshme në Shqipëri, aq sa për të reduktuar aftësinë materiale të mbështetjes ndaj grupeve guerile greke, ndërsa objektivi maksimal ishte përmbysja e regjimit të Enver Hoxhës. Objektivi maksimal është i dëshirueshëm sepse 1. Do të eliminonte Shqipërinë si një bazë për guerrilasit grekë, 2. Do t’i mohonte ushtrisë sovjetike mundësinë e bazave ajrore, detare e tokësore ushtarake në Mesdhe, 3. Do të shërbente si një faktor i rëndësishëm psikologjik stimulues për vende të tjera të Evropës lindore për përmbysjen e një diktaturë të fortë komuniste. Që prej nisjes së operacionit FIEND-VALUABLE dhe formulimit origjinal të objektivave të tij, kanë ndodhur dy ndryshime madhore në faktorët kryesorë të operacionit dhe objektivave. I pari është ndalimi, të paktën për momentin, i lëvizjeve guerrilase greke në kufirin shqiptar, dhe i dyti është intensifikimi i presionit të vendeve të Cominform ndaj regjimit të Titos, çka ka sjellë dhe një ndryshim të politikave të SHBA e Britanisë në mbështetje të Titos si një bllok ndalues zgjerimin e mëtejshëm të influencës sovjetike. Përveç kësaj, ekzistenca e operacionit dhe fakti i interesit të SHBA dhe Britanisë tashmë njihen gjerësisht. Ndryshimet e sipërpërmendura sigurisht që nuk prekin objektivat fillestarë, por sjellin Shqipërinë në një fokus të ri, sepse e ardhmja e saj është shumë e lidhur me atë të Jugosllavisë dhe të Greqisë. Faktorët e rinj nuk krijojnë rreziqe të shtuara, siç mund të ishte njohja e gjerë e ekzistencës dhe qëllimeve të operacionit FIEND që mund të sillte konflikt mes Jugosllavisë, Greqisë e Italisë për regjimin e ardhshëm në Shqipëri nëse arrihet objektivi maksimal i tij. Sipas zhvillimit të politikave në lidhje me natyrën e regjimit që do të zëvendësojë qeverinë e Hoxhës, SHBA dhe Britania nuk do të përfaqësojnë asnjë nga palët e interesuara fqinje. Aktualisht ne kemi në ekzistencë Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë (NCFA) i cili deri tani nuk ka kryer ende aktivitete në mbështetje të operacionit. Formimi i tij u njoftua në gusht 1949, dhe shkaktoi zhurmë në skenën shqiptare të vendit dhe të emigracionit. Deri tan aktivitetet e propagandës kanë konsistuar në transmetime të buletineve të BBC dhe Zërit të Amerikës. Gjatë gjashtë muajve të parë shërbimet britanike stërvitën dhe infiltruan në pjesën jugore të Shqipërisë gjashtë grupe agjentësh me refugjatë, qëllimi kryesor i të cilëve ishte marrja e informacioneve mbi kushtet e brendshme, te të cilët të bazoheshin për operacione të së ardhmes. Rezultatet e këtij aktiviteti sugjeronin se infiltrimi i vazhdueshëm i agjentëve nga qendra dhe veriu i Shqipërisë, kishte shanse të mira suksesi sa i përket mbijetesës dhe veprimtarisë njohëse e politike. Duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit, rekomandohet që operacionet e ardhshme të përshtaten duke marrë në konsideratë sa më poshtë:

Objektivat

Deri tani kemi kryer një numër operacionet të kufizuara njohjeje me qëllim zbulimin e mundësive të ngacmimit të regjimit aktual të dominuar nga sovjetikët. Aktivitetet tona tashmë duhet të drejtohen te mënyrat e shfrytëzimit të situatës së re të tensionuar mes Titos e Cominform, në avantazhin tonë. Objektivi ynë në lidhje me Shqipërinë do të jetë krijimi dhe ruajtja e kapaciteteve që na lejojnë shfrytëzimin e mëtejshëm të situatës në lidhje me Shqipërinë dhe Jugosllavinë. Veprimet që duhet të merren në lidhje me Shqipërinë duhet të japin përshtypjen se kanë vetëm qëllime inteligjence, dhe se shtyhen nga të dhënat e këqija të mëparshme të regjimit shqiptar për thyerjet e ligjeve ndërkombëtare dhe refuzimit të bashkëpunimit me vendet e tjera për ruajtjen e paqes. Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen ndaj Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë si një faktor me potencial për skenën politike shqiptare, dhe të kryejmë aktivitetet e zakonshme të transmetimeve klandestine radio, lëshimit të broshurave dhe përhapjes së zhurmave të konfuzionit. Duhet menjëherë të nisin aktivitetin fushën ekonomike për të përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e rëndë ekonomike në Shqipëri, duke dobësuar në këtë mënyrë edhe kredibilitetin e qeverisë dhe dobësimin e saj në kryerjen e operacioneve në vendet fqinje. Këto operacione përfshijnë ndalimin e fluksit të furnizimeve në vend nga jashtë, të mbështetur nga aktivitetet e luftës psikologjike me të njëjtin qëllim të përkeqësimit të situatës në vend. Ne duhet të rekrutojmë, sipas kushteve përkatëse të sigurisë, një forcë të vogël rezerve shqiptare, nga anëtarët e migracionit për përdorim të vazhdueshëm, nëse lind nevoja. Duhet të heqim dorë nga idea e forcës së impaktit të shpejtë në përpjekjet e krijimit të rezistencës. Ne duhet gjithashtu të vazhdojmë me infiltrimin e agjentëve në Shqipëri, veçanërisht në rajonet qendrore e veriore, për qëllimin kryesor të mbledhjes së informacionit, dhe për qëllimin përfundimtar të shfrytëzimit të situatës në rast zhvillimesh të mëvonshme. Personeli për këtë aktivitet duhet të nxirret nga rezervat e përmendura në paragrafin e mësipërm. Eksperienca jonë e deritanishme sugjeron se duhet ekzaminuar problemi i pjesëmarrjes së disa qeverive të tjera në operacionin tonë. Nga ana teknike mund të jetë e nevojshme përfshirja e agjencive franceze, greke dhe e shërbimeve italiane në infiltrim dhe mbledhje të inteligjencës.

Kategori
Uncategorized

Arkivat e CIA, zbardhet padia e Kryeprokurorit Siri Çarçani për bandën e Zenel Shehut, diversantët u stërvitën nga amerikanët në Gjermani, Greqi dhe Itali për të rrëzuar sistemin komunist

Për rreth tre vjet, nga 1949 deri në 1952 Shqipëria ishte në qendër të vëmendjes së shërbimeve sekrete më në zë të kohës. Agjentë dhe grupe zbuluesish zbarkonin në Shqipëri nga çdo cep i kufirit. Detyrat e tyre ishin të bënin të mundur rrëzimin e regjimit komunist në vend. Por gati të gjitha këto sulme të agjenturave të huaja në bashkëpunim me shumë shqiptarë që dëshironin rënien e regjimit komunist, dështuan. Kjo në sajë të lojës së shërbimeve sekrete shqiptare, të cilat arritën t’i neutralizonin të gjitha bandat diversante që mësynë në Shqipërinë e viteve ’40-’50. Gazeta “SOT” boton padinë e hartuar më 28 mars 1954 nga Prokurori i Përgjithshëm, Siri Çarçani për bandën e Zenel Shehut.

Gjyqi i diversantëve në Shqipëri, 5 prill 1954

Më 5 prill 1954 nisi gjyqi i grupit të spiunëve dhe diversantëve në shërbim të imperializmit amerikan, me qëllim organizmin e kryengritjes së armatosur, në Kinemanë e Brigadave në Tiranë. Çështja do të gjykohet nga trupi ushtarak i Republikës së Shqipërisë nën drejtimin e Shuaip Panaritit si kryetar, dhe me anëtarët e mëposhtëm: Major Loni Dimoshi dhe Kapiten i Parë Ilmi Telegrafi. Padia e prokurorisë prezantohet nga Siri Çarçani, prokuror i përgjithshëm. Padia kundër të akuzuarve Zenel Shehu dhe Halil Branica. Të dy akuzohen për krime kundër shtetit sipas neneve 2, 3 (paragrafi 1,2, 7, 8, 12) e 4 të ligjit 372, të dhjetorit 1946, për krime kundër shtetit dhe popullit. Ndërsa Ahmet Kabashi, Hamit Matjani, Naum Sula dhe Gani Malushi akuzohen për krime kundër shtetit sipas neneve 64, 69, 72 e 78 të kodit penal. Rrapush Agolli dhe Ibrahim Lamçe akuzohen për krime kundër shtetit si as neneve 14, 64 3 69 të Kodit Penal.

Hetimet për bandën dhe gjyqi

Disa kohë më parë, organet e sigurisë së shtetit kapën bandën e armatosur të diversantëve dhe spiunëve të organizuar jashtë shtetit nga imperialistët amerikanë dhe shërbimet e inteligjencës, duke u dërguar nga toka ose lëshuar nga ajri, me qëllim organizimin e kryengritjes së armatosur dhe përmbysjen me forcë të pushtetit të popullit. Hetimet treguan se imperializmi amerikan, i cili ka luajtur rolin kryesor në drejtimin dhe organizmin e planit kriminal të agresionit e spiunazhit kundër Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të Demokracive të Popullit, ka një mënyrë sistematike dhe vazhdon me armiqësi të punojë kundër Republikës Popullore të Shqipërisë duke përgatitur plane për kryengritje të armatosur e duke dërguar sabotatorë. Për përgatitjen e këtyre bandave amerikanët kanë përdorur baza në vendet e tyre satelite si Gjermania Perëndimore, Italia, Greqia. Në këto baza ata, me anë të shërbimeve sekrete kanë organizuar kriminelët shqiptarë të luftës në emigracion, hordhitë e mbetura të organizatave tradhtare si Balli Kombëtar, Legaliteti dhe komiteti famëkeq Shqipëria e Lirë, për të rekrutuar e stërvitur këta njerëz kundër popullit patriotik e liridashës të Shqipërisë.

Rekrutimi i bandës nga Mbreti Zog

Anëtarët e bandës janë tradhtarët e atdheut Zenel Shehu e Halil Branica, si dhe terroristët Hamit Matjani e Naum Sula, dhe gjithashtu kriminelë të tjerë që kanë bashkëpunuar me fashistët pushtues, e më vonë u vunë në shërbim të spiunazhit amerikan. Hetimet treguan se rekrutimi i këtyre elementëve është bërë me ndihmën e armikut të betuar të popullit shqiptar, tradhtarit të atdheut, ish-mbretit Zog, një agjent i vjetër i spiunazhit të huaj. Ai ka vënë në shërbim të spiunazhit amerikan njerëzit e tij më të besuar, oficerët dhe rojet e tij personale Zenel Shehu e Halil Branica. I akuzuari Zenel Shehu ka pranuar gjatë hetimeve sa më poshtë: “U bëra agjent i zbulimit amerikan me anë të mbretit Zog, pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1951. Kur u pyet për rrethanat e rekrutimit të tij, Branica u përgjigj: “U bëra agjent i spiunazhit amerikan pak pas kthimit të Zogut nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1951”. Pjesa tjetër e të akuzuarve duke përfshirë Hamit Matjanin, Ahmet Kabashin, Naum Sulën e Gani Malushin, janë të gjithë anëtarë të organizatës tradhtare të Legalitetit, të rekrutuar nga agjencitë amerikane të spiunazhit. Duke folur mbi rekrutimin e tij në shërbim të amerikanëve, i akuzuari Hamit Matjani, rrëfeu se një ndihmë e madhe është dhënë nga ushtria greke, e cila pasi përdorte për pak kohë të arratisurit për spiunazhin e saj, i dërgonte ata më vonë te shërbimet amerikane. I akuzuari pranonte: “te shërbimet amerikane të spiunazhit më çoi gjenerali grek Nikolopulos, i cili më prezantoi me oficerin amerikan të quajtur Xhon, i cili i ka dorëzuar amerikanëve edhe Asim Jakovën, për të njëjtat aktivitete spiunazhi.

Stërvitja e diversantëve

Gjatë hetimeve është deklaruar se i akuzuari është stërvitur në baza sekrete si ajo e Klifadhi, pranë stacionit Ayios Nicolaos, në Katsika në Janinë dhe në vende të tjera. Instruktorët në këto stërvitje ishin amerikanë dhe grekë të shërbimeve të spiunazhit dhe mësimet kishin të bënin me kryerjen e planeve kriminale kundër republikës Popullore të Shqipërisë. I akuzuari ka pranuar se është stërvitur për përdorim të hartës dhe busullës, si dhe si të sinjalizonin avionët për lëshimin e materialeve me parashutë. Ndërsa në lidhje me kurset, i akuzuari Matjani ka deklaruar: “Gjatë kursit në Katsika u stërvitëm për rreth 15 ditë për sulme ndaj ushtrisë dhe policisë, për mbledhje të informacioneve, për përdorim të kodeve të radios e të tjera, nga oficeri grek Maniatis dhe amerikani Xhon, mes të tjerëve”. Në këto kurse spiunazhi, sipas rrëfimit të të akuzuarve, instruktorët amerikanë i mësonin të përdornin armë të ndryshme dhe si të kryenin aktivitete terroriste. I akuzuari Ahmet Kabashi ka mësuar në bazën sekrete të Katsikës si të përdorë transmetuesin radio, me të cilin u kalonte informacionet e tij amerikanëve në Athinë nga Shqipëria. Sipas hetimeve, ky grup i armatosur, i cili do të dëshmojë dhe do të tregojë me detaje mbi planin e tyre kriminal, ka marrë detyra të sakta kundër popullit të Shqipërisë. Puna armiqësore e kësaj bande të drejtuar nga Zenel Shehu, konsiston në shkatërrimin e dhunshëm të pushtetit të Popullit.

Planet e bandës

Gjatë marrjes në pyetje, i akuzuari Zenel Shehu pranoi se objektivi kryesor i grupit diversant “të drejtuar nga unë” ishte organizmi i kryengritjes së armatosur. Detaje të saktë të planit janë gjetur në një dokument që ai zotëronte në kohën e arrestimit. Në të përshkruhet tre faza të aktiviteteve armiqësore sipas të cilave grupi do të vepronte. Hapi i parë ka të bëjë me krijimin e kushteve të favorshme për aktivitetet e grupit dhe reklamimin e Zogut. Më pas ata do të njoftonin qendrën e tyre në Athinë me anë të fjalëkalimit “situatë e mirë”. Pasi ata të kishin shtuar bazat e tyre duke përfshirë elementët e pakënaqur dhe elementët anti-regjim, ata do të informonin qendrën në Athinë me anë të fjalëkalimit “situatë shumë e mirë”, kurse në fazën e tretë të operacionit, kur të ishin gati të nisnin kryengritjen e armatosur ata do të njoftonin qendrën me fjalëkalimin “situata në favorin tonë”. Përveç këtij dokumenti, ne kemi si prova disa letra të Zenel Shehut që iu dërguan nga spiunazhi amerikan me anë të bashkëpunëtorit Ahmet Kabashi. Edhe këto letra iu gjetën në trup në momentin e arrestimit. Në një prej letrave thuhej “Na trego për sa armë ke nevojë për miqtë e tu”. I akuzuari Zenel Shehu dhe Halil Branica pranuan gjatë marrjes në pyetje se përpara nisjes së tyre nga Athina për në Shqipëri, koloneli amerikan Xhon u kishte premtuar t’u dërgonte me avion aq armë sa kishin nevojë, sapo të kishin krijuar bazat e sigurta. Përveç objektivit të kryengritjes së armatosur, grupi i terroristëve dhe diversantëve duhet të kryente edhe aktivitete terroriste kundër figurave të pushtetit të popullit, kundër ndërmarrjeve, si dhe të kryenin propagandë informacioni kundër pushtetit të popullit. Grupi i diversantëve ishte i armatosur me armë automatike, municione, tableta helmuese, thika, dokumente false, radio-transmetues, dhe u dërguan në territorin e Shqipërisë me ndihmën e oficerëve grekë ose të lëshuar me parashutë nga avionët amerikanë.

Si hynë diversantët në Shqipëri

I akuzuari Hamit Matjani, teksa merrej në pyetje mbi futjen në Shqipëri, deklaroi: “Më 1 maj 1953 avioni ushtarak amerikan na lëshoi në territorin shqiptar, por sapo u ulën bashkë me dy shokët e mi u kapëm nga forcat e sigurisë së Shtetit”. I akuzuari Zenel Shehu, ish-kapiten në vitin 1938, ishte në shërbim të princeshave, motrave të mbretit Zog, dhe u largua bashkë me ta nga Shqipëria në kohën kur hordhitë fashiste po grabisnin popullin shqiptar duke u marrë pavarësinë. Në emigracion i akuzuari Zenel Shehu ishte anëtar i partisë tradhtare Legaliteti, e cila gjatë pushtimit fashist ka bashkëpunuar me fashistët gjermanë, dhe tani është bërë vegël e agjencive të spiunazhit amerikan e britanik. Për të mbuluar qëllimet e tyre, Shehu dhe Branica udhëtuan nga Egjipti në Francë dhe më pas në Gjermaninë Perëndimore. Më tej ata shkuan në Greqi, në Pire. Gjatë udhëtimit të tyre ata u shoqëruan nga agjenti amerikan Hysen Selmani. Për të fshehur identitetet e tyre ata ndryshuan emrat, për shembull Zenel Shehu u quajt “Oskar Frederik” kurse Halil Branica “Uiliams”. Më 14 mars 1952, të shoqëruar nga një agjent amerikan, të akuzuarit Zenel Shehu dhe Halil Branica u nisën nga Parisi për në Gjermaninë Perëndimore. Më tej ata shkuan në Pire. Gjatë gjithë kohës ata kanë kaluar kufijtë pa dokumente personale. Pasi u stërvitën në kurse spiunazhi dhe nga një amerikan i quajtur Xhon, tradhtari Zenel Shehu, kreu i grupit diversant të përbërë prej Hamit Matjanit, Haxhi Gjylit, Tahir Preçit dhe Xheladin Tresovës, hynë në territorin e Shqipërisë për të ekzekutuar planet kriminale kundër pushtetit të popullit.

Zenel Shehu

I akuzuari Zenel Shehu, ish-kapiten i rojës së Mbretit Zog, i mbeti besnik shefit të tij, tradhtar të atdheut, duke u vënë në shërbim të spiunazhit amerikan. I akuzuari Halil Branica, anëtar i organizatës tradhtare Legaliteti, bashkëpunëtor i Zenel Shehut, nuk mundi të arrinte objektivat që i ishin caktuar nga spiunazhi amerikan, sepse u kap nga forcat e sigurimit bashkë me materialet dhe dokumentet që po sillte për Zenel Shehun.

Ahmet Kabashi

I akuzuari Ahmet Kabashi, i cili ashtu si gjithë familja e tij është bashkëpunëtor me fashistët, u largua nga Shqipëria gjatë luftës dhe në 1949 shkoi në Itali. Në vitin 1950 në një vend të quajtur Bitanto pranë qytetit të Barit, me ndërhyrjen e armikut të Shqipërisë, Xhafer Deva, u rekrutua si spiun në shërbim të spiunazhit italian dhe kreu një kurs për transmetime radio. Kur grupi i tij u likujdua në vitin 1950 ai kaloi në Greqi. Aty sipas rekomandimit të Asim Jakovës, ai hyri në spiunazhin amerikan. Prej vitit 1950 deri në 1953 i akuzuari Ahmet është dërguar brenda republikës së Shqipërisë katër herë me qëllim kryerjen e aktiviteteve të spiunazhit. Tre herët e para ai është lëshuar bashkë me diversantë të tjerë dhe ka mbledhur informacione ose ka shpërndarë propagandë kundër pushtetit të popullit. Herën e fundit, në janar 1953, i akuzuari Ahmet Kabashi, i pajisur me armë dhe një transmetues radio, u lëshua nga një avion ushtarak amerikan për të bashkëpunuar me grupin e Zenel Shehut. Kapja e këtij spiuni nxori në dritë dokumente të rëndësishme mbi lidhjet e spiunazhit amerikan dhe atij të Greqisë. Dokumentet tregojnë qartësisht qëllimet kriminale të imperialistëve amerikanë kundër popullit të Shqipërisë.

Hamit Matjani

I akuzuari Hamit Matjani, një bandit dhe kriminel profesionist, i njohur mirë në vendin tonë për vrasje, tortura dhe grabitje, është një prej elementëve më të predispozuar për të shërbyer si mercenar për armiqtë e jashtëm të popullit shqiptar. Prej vitit 1930 deri në 1939 ai ka shërbyer në xhandarmërinë e mbretit Zog, kurse gjatë viteve 1940 1943 ai bashkë me një tjetër bandit, Isa Toskën ka kryer vrasje dhe bragitje të popullit tonë. Në vitin 1943 ai ka vrarë Ibrahim Grecon dhe ka plagosur Riza Greco, në fshatin Zegak. Në korrik të vitit 1943 i akuzuari Hamit Matjani hyri në organizatën tradhtare Balli Kombëtar dhe si komandant i Ballit në Peqin ka luftuar kundër Forcave Kombëtare Çlirimtare. I akuzuari Hamit Matjani ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se ka vrarë me duart e tij Zejni Meganin, punëtor nga Peqini dhe anëtar i Forcave Çlirimtare, si dhe Harif Hasallaj, që ishin të dy bashkëfshatarë të tij. Në lidhje me djegiet e grabitjet ndaj popullit Hamit Matjani ka pranuar: “Nuk e mbaj mend se sa djegie e grabitje kam kryer, por di se në gusht 1944 kam djegur dy shtëpi partizanësh në Peqin. Kam djegur një tjetër shtëpi bashkë me gjermanët ën fshatin Vrap në Peqin. Ndërsa në Memullaj i thirrëm fshatarët në një konferencë të rreme. Gjatë kohës së konferencës ne grabitëm shtëpitë e fshatarëve që ishin mbledhur në konferencë”. Pas çlirimit të Shqipërisë dhe vendosjes së pushtetit popullor, krimineli Hamit Matjani bashkë me anëtarë të tjerë të bandës, vazhduan aktivitetet e tyre kriminale kundër popullit. Në verën e vitit 1946 anëtarët e bandës sipas urdhrave të tij vranë fshatarin Naum Vata, anëtar i këshillit popullor të fshatit, kurse në 1946 ata vranë Veli Kolaj, fshatar i Peqinit. Duke parë se populli nuk po i mbështeste, krimineli Hami Matjani bashkë me anëtarët e bandës së tij Ul Shkula e Bylyk Bashi, u larguan drejt Greqisë në 1947 për të vazhduar aktivitetet e tyre kundër pushtetit popullor.

Naum Sula

I akuzuari Naum Sula ka shërbyer në radhët e Ballit Kombëtar gjatë pushtimit dhe ka luftuar kundër ushtrisë çlirimtare të Shqipërisë. Ai ka rekrutuar me forcë njerëz për të luftuar për Ballin Kombëtar. Në tetor 1946 ai iu bashkua grupit të kriminelit të luftës Selim Djaci, dhe më vonë në 1947 bashkë me Hamit Matjanin u larguan për në Greqi për të kryer aktivitete kriminale kundër shtetit. Në maj 1949 me ndërhyrjen e Matjanit, Naum Sula hyri në spiunazhin amerikan. Çdo herë që i akuzuari ka hyrë në territorin shqiptar, ka shpërndarë fletë dhe broshura kundër pushtetit popullor në Shqipëri. I akuzuari Naum Sula është bashkëpunëtor i ngushtë i Hamit Matjanit për ekzekutimin e aktiviteteve terroriste kundër Thoma Priftit dhe Llazi Dollanit. Herën e fundit, i akuzuari Naum, i pajisur me dokumente false me emër Vasil Topalli, dhe me materiale të tjerë të dhëna nga amerikanët, hyri në Shqipëri në vitin 1953 i lëshuar me parashutë nga një avion ushtarak amerikan, për të bashkëpunuar me diversantin Zenel Shehu në organizmin e kryengritjes së armatosur kundër pushtetit popullor në Shqipëri. Ai nuk mundi të plotësonte detyrën e tij sepse u kap menjëherë nga Sigurimi pas lëshimit në Shqipëri.

Gani Malushi

I akuzuari Gani Malushi i ka dhënë strehim dhe asistencë të plotë bandës së diversantëve të Safet Malushit, vëllait të tij në vitin 1949. Më vonë bashkë me të ai u largua në Greqi. Me rekomandimin e Hamit Matjanit ai u fut në spiunazhin amerikan, për t’u dërguar më pas disa herë në Shqipëri ku mblodhën informacione sekrete dhe krijuan grupe diversante kundër pushtetit të popullit.

Rrapush Agolli

I akuzuari Rrapush Agolli që prej vitit 1943 ka bashkëpunuar me kriminelë lufte si Pasho Kolamiti dhe të tjerë, duke drejtuar bandat mercenare të Ballit Kombëtar, si dhe ka luftuar kundër Lëvizjes Çlirimtare Partizane. Pas çlirimit të Shqipërisë, i akuzuari Rrapush e ka kthyer shtëpinë e tij në një qendër furnizimi për emigrantët dhe diversantët. Bandat kriminale të Xheladin Tresovës dhe Hamit Matjanit janë ndihmuar disa herë nga i akuzuari Rrapush Agolli për aktivitetet e tyre kriminale dhe në komunikimet me elemente të tjerë anti-popullorë. Në maj 1952, i akuzuari ka strehuar bandën e të akuzuarit Zenel Shehu dhe Hamit Matjani, duke i ndihmuar me informacione sekrete, ushqim, dhe ka pranuar detyrat e kreut të bandës Zenel Shehu në lidhje me përgatitjet për kryengritjen e armatosur. Ai ka marrë shpërblim në flori nga tradhtari Zenel Shehu. Në lidhje me zbatimin e planit kriminal të bandës, roli i këtij kolaboracionisti kishte rëndësi të madhe, me pasoja mjaft të rënda.

Ibrahim Lamçe

I akuzuari Ibrahim Lamçe ka nisur aktivitetet e tij armiqësore në vitin 1946. Ai i ka dhënë strehim e ushqim kriminelëve si Hamit Matjani, Naum Sula, Emin Lamçe e të tjerë. Më vonë ai u bë një bashkëpunëtor direkt me diversantët e bandat e spiunazhit, duke u dhënë atyre jo vetëm strehim e furnizime por duke organizuar kontaktet mes bandës dhe elementeve armiqësore si Kasem Hoshi, të cilët i nxiti të bashkoheshin me bandën dhe të punonin kundër pushtetit. I akuzuari Ibrahim ka deklaruar se do të bashkëpunonte me diversantët për zbatimin e planit të tyre kundër pushtetit. Gjashtë të akuzuarit kryesorë janë zbatuesit e planit kriminal, kurse bashkëpunëtorët e tyre Rrapush Agolli dhe Ibrahim Lamçe kanë kryer aktivitete armiqësore kundër Republikës tonë Popullore.

Provat

Sipas provave të prezantuara të akuzuarit Zenel Shehu, Halil Branica, Ahmet Kabashi, Hamit Matjani, Naum Sula, Gani Malushi, Rrapush Agolli e Ibrahim Lamçe, kanë pranuar fajin e tyre, i cili vërtetohet nga deklaratat e të akuzuarve dhe të dëshmitarëve. Duke marrë parasysh natyrën dhe rëndësinë e çështjes, padia i kalohet kolegjit ushtarak të gjykatës së lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Kategori
Uncategorized

Akt dhune i ministrit Bushati, hyri me forcë në Presidencë.

Presidenca ka reaguar në lidhje me incidentin dy ditë më parë me Presidentin Nishani gjatë pritjes së ambasadorëve të Shqipërisë nëpër botë.

Përmes një deklarate dërguar për mediat, Presidenca sqaron se ministri Bushati dhe pjesëtarë të tjerë të Ministrisë së Jashtme tentuan të hynin me forcë në godinën e Presidencës, edhe pse nuk ishin të ftuar në pritjen me ambasadorët. Lista me të ftuarit në aktivitet u ishte lënë punonjësve të Gardës, të cilët kanë për detyrë të ruajnë institucionin e Kreut të Shtetit.

Presidenca njofton gjithashtu se i ka bërë ankesë Gardës së Republikës për mospërmbushjen e detyrës nga ana e gardistit që lejoi ministrin Bushati dhe vartësit e tij të hynin me forcë në sallën ku do zhvillohej pritja e Presidentit Bujar Nishani.

Reagimi i Presidencës:

Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron një rast skandaloz dhe pa precedent aktin e shëmtuar të dhunimit; të rregullave dhe ligjeve të shtetit, të detyrës dhe funksioneve të garantimit të sigurise të Gardës së Republikës, të ushtrimit të funksioneve dhe detyrës kushtetuese të Presidentit të Republikës nga ana e një funksionari të lartë të shtetit siç është Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Në datën 14 korrik 2016, në orën 19.30, Presidenti i Republikës kishte ftuar në një takim Ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërise në botë, të cilët ishin thirrur në Atdhe për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore.

Ministria e Jashtme në mënyrë të përsëritur, në fyerje të Kushtetutës së Republikës, thyerje të praktikes protokollare shtetërore, dhunim të prerogativave kushtetuese të Kryetarit të Shtetit e përjashtoi dhe ndaloi pjesëmarrjen e Tij në hapjen dhe zhvillimin e Konferencës Vjetore.

Në çdo rast Konferenca e Ambasadorëve hapet dhe përshëndetet nga Kryetari i Shtetit, që është Presidenti i Republikës dhe askush tjetër.

Ky akt i papërgjegjshëm, foshnjarak, bizantin dhe i dënueshëm rëndon shumë imazhin e vendit tonë, për fat të keq.

Në mënyrë të përsëritur Ministri Ditmir Bushati refuzon të njohë Institucionin e Presidentit të Republikës.

Në pritjen që Kryetari i Shtetit kishte organizuar në ambjentet e Presidencës nuk ishte i ftuar Ministri Ditmir Bushati dhe pjesëtarë të MPJ-së.

Lista e të ftuarve i ishte dhënë autoriteteve të Gardës së Republikës në respekt të procedurave protokollare dhe sigurisë.

Me një akt prej dhunuesi, Ministri Ditmir Bushati dhe persona të tjerë, të paftuar, depërtojnë me forcë në ambjentin ku do të organizonte pritjen Presidenti i Republikës.

Një veprim i paekulibruar dhe i paprecedent në historinë e Shtetit Shqiptar.

Administrata e Institucionit të Presidentit të Republikes duke shprehur shqetësimin e thellë për mosëpërmbushjen e detyrës nga punonjësit e Gardës së Republikës i është adresuar drejtuesve të këtij institucioni, i ngarkuar me ligj për të garantuar sigurinë e funksionimit të Kryetarit të Shtetit, për të hetuar dhe marrë të gjitha masat e nevojshme në zbatim te ligjit dhe Kushtetutës së vendit.

Kategori
Uncategorized

Presidenti reagon për incidentiAkt Akt dhune i ministritBushati, hyri me force ne Presidence.

Presidenti reagon për incidentin me Bushatin: Akt dhune i ministrit, hyri me forcë në Presidencë

Presidenca ka reaguar në lidhje me incidentin dy ditë më parë me Presidentin Nishani gjatë pritjes së ambasadorëve të Shqipërisë nëpër botë.

Përmes një deklarate dërguar për mediat, Presidenca sqaron se ministri Bushati dhe pjesëtarë të tjerë të Ministrisë së Jashtme tentuan të hynin me forcë në godinën e Presidencës, edhe pse nuk ishin të ftuar në pritjen me ambasadorët. Lista me të ftuarit në aktivitet u ishte lënë punonjësve të Gardës, të cilët kanë për detyrë të ruajnë institucionin e Kreut të Shtetit.

Presidenca njofton gjithashtu se i ka bërë ankesë Gardës së Republikës për mospërmbushjen e detyrës nga ana e gardistit që lejoi ministrin Bushati dhe vartësit e tij të hynin me forcë në sallën ku do zhvillohej pritja e Presidentit Bujar Nishani.

Reagimi i Presidencës:

Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron një rast skandaloz dhe pa precedent aktin e shëmtuar të dhunimit; të rregullave dhe ligjeve të shtetit, të detyrës dhe funksioneve të garantimit të sigurise të Gardës së Republikës, të ushtrimit të funksioneve dhe detyrës kushtetuese të Presidentit të Republikës nga ana e një funksionari të lartë të shtetit siç është Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Në datën 14 korrik 2016, në orën 19.30, Presidenti i Republikës kishte ftuar në një takim Ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërise në botë, të cilët ishin thirrur në Atdhe për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore.

Ministria e Jashtme në mënyrë të përsëritur, në fyerje të Kushtetutës së Republikës, thyerje të praktikes protokollare shtetërore, dhunim të prerogativave kushtetuese të Kryetarit të Shtetit e përjashtoi dhe ndaloi pjesëmarrjen e Tij në hapjen dhe zhvillimin e Konferencës Vjetore.

Në çdo rast Konferenca e Ambasadorëve hapet dhe përshëndetet nga Kryetari i Shtetit, që është Presidenti i Republikës dhe askush tjetër.

Ky akt i papërgjegjshëm, foshnjarak, bizantin dhe i dënueshëm rëndon shumë imazhin e vendit tonë, për fat të keq.

Në mënyrë të përsëritur Ministri Ditmir Bushati refuzon të njohë Institucionin e Presidentit të Republikës.

Në pritjen që Kryetari i Shtetit kishte organizuar në ambjentet e Presidencës nuk ishte i ftuar Ministri Ditmir Bushati dhe pjesëtarë të MPJ-së.

Lista e të ftuarve i ishte dhënë autoriteteve të Gardës së Republikës në respekt të procedurave protokollare dhe sigurisë.

Me një akt prej dhunuesi, Ministri Ditmir Bushati dhe persona të tjerë, të paftuar, depërtojnë me forcë në ambjentin ku do të organizonte pritjen Presidenti i Republikës.

Një veprim i paekulibruar dhe i paprecedent në historinë e Shtetit Shqiptar.

Administrata e Institucionit të Presidentit të Republikes duke shprehur shqetësimin e thellë për mosëpërmbushjen e detyrës nga punonjësit e Gardës së Republikës i është adresuar drejtuesve të këtij institucioni, i ngarkuar me ligj për të garantuar sigurinë e funksionimit të Kryetarit të Shtetit, për të hetuar dhe marrë të gjitha masat e nevojshme në zbatim te ligjit dhe Kushtetutës së vendit.

Kategori
Uncategorized

Dashnori i vonë i Europës – Nga Edi Lesi

Nga Edi Lesi.

Nuk mund të ngatërrohet nxitimi për 21 korrikun, me vullnet për reformen ne drejtesi. Do të ishte një gabim monumental. Kur sheh atë që ngjan si vrik i Ramës për të qenë në rregull me hënën e së enjtes, e parafundit e korrikut, të kujtohet lajmi që ka dalë në media mbi sezonin e vajzave që duan të rregullojne shpejt e shpejt virgjerinë tek mjeku meqë vijne emigrantet me pushime.

Në të vërtetë të kap një gaz i papërmbajtshem tek lexon një letër të Edi Ramës drejtuar Bashës, ku predikon dicka në emer të integrimit e Europes, i njejti autor që mbajti peng statusin e vendit kandidat pse nuk votoi 3 ligje, qe i mohoi vendit 20 milione dollarë per gjykatat administrative se nuk votoi nje ligj, shi ai që punoi pa u lodhur kunder liberalizimit të vizave, me të lodhshmin e të vetmin argument; S’du.

Ky pra, refuzues përsërites i asaj që njihet si aspirate europiane, me akte kundër qytetareve të tij na shfaqet sot si dashnor i Europes, e sidomos i nemces, që na ndricon rrugen të terëve. Një Edgar Morin i përdëllyer, hic më pak.

Po nuk mund të qeshesh me të madhe sic e do rasti, se skemi të bejme me një komedian, por me nje kryeminister që drejton vendin. Ky që shfaqet së voni si atlet i paqes, që fton me përunjësi ne tryezë opoziten, një adet frekuent i ditëve te fundit, nuk harron megjithatë asnjëherë të flase si lac lagjeje para studenteve, dhe nxjerr nga goja gjithe të zezat për kundershtarin, tërë akuzat për të cilat e zuri dementia kur mori pushtetin, edhe pse është ngjitur pra në këtë skenë gjithë duke u përberuar si gjentelmen.

Po ky teatër ska me spektatorë, ka dështuar, biletat sjanë shitur.

Nuk blihet cilido sapun për djathë sado alkimi të bësh.

Faktet jane të thjeshta:

Reforma në drejtesi është në tryezen e tij dhe nuk merr formë sepse ai nuk e firmos.

Reforma në drejtesi ka ngecur vetëm në nje pike, që nderkombetaret te mos marrin rol kushtetues, por të jenë vëzhgues, rojtarë me cdo akses të mundshëm. Një parim per të cilin ra dakort dhe zonja Nuland.

Dashnorin e Europes e të nderkombetareve e tradhëton në këtë veneracion kallp urrejtja për drejtësine, e ky petk i madh shumë për të, e nxjerr zbuluar në nevojen jetike për ta kapur pushtetin e tretë.

E mban veten për gjahtar metaforash po ka gjetur vetëm një lepur që ia var opozitës, sak në kohën kur në Tiranë qarkullon në vitin e tretë lepuri më i madh i dy dekadave me shtatin e beqës së qindra milionë euro koncesione, brejtës si ahmetaj me një dorë në cdo pasuri e aset publik, tinzar si tahiri i brendshëm aferat e të cilit me krimin nuk i numëron dot, një lepur me përmasa gati mitologjike ku cdo ministër, drejtor, e ardian oshe-je, gjen një tipar të vetin, lepur që dridhet në barkun më të madh të korrupsionit, mes veshkave të dhjamura me lekët e rilindjes.

Drejtësia e pakapur që lufton korrupsionin, është në tryezën e kryeministrit, e firmosur nga Partia Demokratike bazuar kryekreje në rekomandimin e Venecias, pranuar nga të gjithe që në fillese si guida e vetme në këtë rruge. Tani kuptohet që kjo reformë ka nevojë dhe për një firmë tjetër, që mënon e mënon të vihet. Pse? Kërkojeni përgjigjen në dosjet e tenderave, koncesioneve e evazionit të pashembullt.

Kategori
Uncategorized

Turqit ne proven e Demokracise

Turqit ne proven e Demokracise.

Nga Ilirjan Fatkoja.

Per nje kohe te gjate do te shkruhet per grushtin e shtetit, te ketij korriku dhe vecanerisht per deshtimin e tij total.
Ngjarjet qe ndodhen naten e 17 korrikut ne Turqi do te kene nje vend te caktuar jo vetem ne historine e shtetit turk, por edhe ne formatimin e dimensioneve te lirise,te gezimit dhe respektimit te drejtave te shoqerise ne pergjithesi, si dhe funksionimin e institucioneve ne demokraci, kompetencat e tyre .
Rruga e ndertimit dhe konsolidimit te shtetit modern turk drejt demokracise nuk ka te njejten trajektore me vende te tjera Europes. Ky proces i gjate dhe per me teper i lodhshem per vete popullin turk ka kaluar nje kalvar te gjate, ku arritjet dhe deshtimet e pushtetit civil, jane shoqeruar gjithmone nga “hija e sekularisteve” , te cilet ne perputhje me Kushtetuten e Shtetit Turk e kane pasur detyre nderhyrjen ushtarake.
Fenomeni i kontrollit te pushtetit nga ushtaraket do ta shoqeroje per gati nje shekull shtetin laik ne rrugen e zhvillimit politik, ekonomik e shoqeror , Edhe pse ky raport ne pamje te pare duket jo normal, per themeluesin e shtetit modern turk ishte me se I domosdoshem, per deri sa e sanksionoi dhe ne Kushtetute.
Por ne fundin e dekades se pare te ketij shekulli, ritmet e ekonomise se turqise shenuan arritje te larta dhe qytetaret e ketij vendi e preken realisht pozitivitetin e qeverisjes se Erdoganit, pranuan te dalin ne referendum per ndryshimin e neneve te Kushtetutes, duke ja hequr ushtrise rolin e gardianit te kushtetutes.
Fitorja ne Referendum i dha force dhe besim qeverise se kryesuar nga Erdoganit per te shtuar ritmet e zhvillimit ne mbare vendin duke e kthyer turqine ne nje fuqi te konsiderueshme ekonomike boterore.

Natyrisht, ne keto arritje te frymezuara nga Presidenti Erdogan diktohen edhe deklarime te tilla qe atakojne pushtete te tjera te pavarura, si rasti me i fundit kur ai shprehu pakenaqesine ndaj nje vendimi te Gjykates Kushtetuese e cila I gjeti te pafajshem dy gazetaret e “Cumhurriet” te cilet kishin atakuar sjelljet dhe qendrimet autoritariste te Erdoganit dhe etjen e tij per te fuqizuar pushtetin presidencial.
Une nuk marr persiper te analizoj ne se jane te verteta dhe a jane te nevojshme apo te demshe tendencat e shfaqura nga zoti Erdokan ne favor te centralizimit te pushteteve ne duart e tij.
Nuk me intereson te hap kete teme, pasi do me duhej te studioja e te vleresoja jo vetem sjellje te Putinit ne Rusi apo dike tjeter, por edhe te shikoja teorine dhe praktikat e formatit te njohur si “republike presidenciale” etj.
E rendesishme per mua eshte te hedh sado pak drite ne faktoret qe cuan ne deshtimin e ketij grusht shteti, si i vetmi deshtim ne historine e shtetit modern turk.
Se pari deshtimi i grushtit te shtetit erdhi per shkak se komplotistët nuk e fituan dot besimin e publikut, se akti i tyre do te ishte ne favor te qyetareve dhe shtetit demokratik. Per me teper komplotistet edhe pse ju drejtuan me thirrje permes mediave nuk gjeten as mbeshtetjen me te vogel te opozites turke.
Perkundrazi, thirrjet e Erdoganit edhe pse ne vend jot e favorshem u mirepriten nga qytetaret turq dhe e stopuan ushtrine.
dhe as te Qytetaret turdashur të fitojnë përkrahjen e publikut, veçanërisht të pjesës më të madhe të ushtrisë turke.
Tentativa e grushtit te ushtarakeve për te realizuar marrjen me dhune te shtetit duhet pare dhe si inspirim i disa faktoreve te jashtem, te cilet shohin forcimin e pozitave te Erdoganit si nje pengese serioze per destabilizimin e vendit. Populli turk është i vendosur te mbeshtese projektin e Presidentit Erdoganit për ta transformuar vendin jo vetem ne fuqi boterore ekonomike, por erdhe ne konsolidimin e Turqise si factor paqeje ne rajon e me gjere.
“Është e qartë se ishte tentim grusht shteti, por situata ndryshoi shpejt në favor të qeverisë dhe Erdogani kërkoi nga qytetarët që të dalin nëpër rrugët e Ankarasë dhe Stambollit dhe këtë e bënë ata”.

Kategori
Uncategorized

Qarkullojnë zëra se Edi Rama ka korruptuar Donald Lu-n.

fatos lubonja - rama - donald lu

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se sipas disa zërave që qarkullojnë në korridoret mediatike, Kryeministri Edi Rama ka korruptuar ambasadorin Donald Lu. Në një intervistë në edicionin qendror të Ora News, Lubonja tha se Shqipëria i ka dhënë shumë rëndësi ambasadorit amerikan, duke shtuar se nuk beson që në Shqipëri do të ketë sukses reforma në drejtësi.

Sipas Lubonjës, e gjitha kjo bëhet për sukses politik të Edi Ramës dhe se opozita ka rezervat e veta edhe për ambasadorin Lu, pavarësisht se nuk i shpreh. Lubonja shkon edhe më tej në akuza ndaj ambasadorit, duke theksuar se akuza nga më banalet që është korruptimi, e deri tek lobingjet e forta në Uashington.

-Pas refuzimit sërish që PD I bëri propozimit të Nuland për reformën në drejtësi, ambasadori Lu foli me një gjuhë mjaft të ashpër. Ai tha se ishte o acaruar me politikanët.

Lubonja: Ne i kemi dhënë shumë rëndësi ambasadorit Lu dhe vetë ky fakt tregon se sa larg këtyre standardeve është Shqipëria. Nuk ka asnjë vend në botë që një ambasador, thashë në botë as në Evropë jo, që të ndërhyjë në mënyra të tilla dhe të acarohet. Një ambasador është për të përfaqësuar interesat e shtetit të vet dhe jo për të ndërhyrë kaq ashpër dhe ana tjetër e medaljes është një klasë politike servile që ka 25 vjet që kërkon legjitimitet nëpërmjet të huajve. Që flet për Amerikën siç flitej për Bashkimin Sovjetik kohë më parë. Ky ishte qëndrimi im kur pashë reagimin e ambasadorit Lu kur ndërhyri menjëherë sikur të ishte çështje e shtetit të tij.

-Cili është interesi i SHBA-së me kalimin e reformës në drejtësi?

Lubonja: Kjo është një pyetje me vend. Hipotezat janë të shumta besoj. Por, një gjë është evidente që në një far kuptimi edhe opozita kur flet dhe nuk flet dhe tregon diplomaci, tregon se nuk ka edhe ajo një besim tek ndërkombëtarët. Prandaj çështja e vetingut diskutohet aq shumë.

Problemi i ndërkombëtarëve është pak i ndërlikuar në Shqipëri. Sigurisht, ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm për të kontrolluar, për të vënë ca kufij, por shpesh herë janë protektorë pa përgjegjësi. Njëri version është gabimi, mos vlerësimi si duhet i një situate. Kemi parë vazhdimisht gabime.

Gabime ka bërë Ryerson (ish-ambasador i SHBA-ve në Shqipëri) kur mbështeste vazhdimisht Berishën në mënyrë të pakufizuar, ndërkohë që ne e dinim shumë mirë se po rritej një autokrat. Gabim ka bërë edhe Lihmpreti kur i jepte rezerva pafund Nanos. Gabim bëri Arvizuja kur donte të na sillte armët kimike për interesat e SHBA-së, apo kur mbështeti Berishën tek Gërdeci në formë të pasigurie. Njëra nga format është gabimi në vlerësim. Unë nuk mendoj se kjo reformë në drejtësi do të sjellë drejtësi. Kjo është thjesht një reformë për të arritur suksesin politik Edi Rama, kryesisht.

Një pyetje, Lu-ja nuk i përgjigjet vazhdimisht: Pse paskan frikë këta të tjerët dhe nuk ka frikë Edi Rama, sepse në qoftë se ka një njeri që duhet të ketë frikë nga një drejtësi e pavarur siç e duam ne shqiptarët, është Edi Rama që nuk ka ditë që nuk bën shkelje të të drejtave të njeriut, në mënyrën më skandaloze, më fal të ligjit mbi të gjitha, por edhe të të drejtave, sepse nuk e ka konceptin e shtetit të së drejtës.

Nuk po i përmend të gjitha me radhë. Madje, ka shkelur edhe ligjet amerikane me atë 80 mijë dollarëshin. Dhe prapë s’ka frikë, sepse ka një mbështetje nga ndërkombëtarët dhe problemi që ka një mbështetje e vë në pikëpyetje çështjen tek opozita. Përgjigjja ime është kjo, edhe opozita nuk e thotë, mbi Lu-në qarkullojnë zëra nëpër korridore, shumë hipoteza nga më banalet, korruptim personal e deri tek lobingjet e Ramës që vijnë nga Uashingtoni. Mendoj që ne përtej asaj, duhet të vlerësojmë atë çfarë ne shqiptarët mendojmë që është e drejtë.

Amerika ka bërë gabime pafund. Mua më kujtohet vetë se si gjatë luftës në Irak, kam qenë vetë në një tryezë se si ambasadori amerikan i ra me grusht tryezës kur unë thashë se kjo është e gabuar. Qeveria shqiptare me atë servilizmin e amerikanëve desh të shkonte përpara me ushtarë në Irak, sot janë amerikanët që thonë se ishte gabim. Sot Tony Blair po hetohet dhe po rrezikon burgun. Pse? Sepse ky popull manipulohet më kollaj me Bashkimin e madh Sovjetik, me Shtetet e mëdha të Bashkuara të Amerikës. Drejtësinë nuk na e sjellin dot as amerikanët, siç nuk e sollën në Irak.

Kategori
Uncategorized

Bylykbashi: Po ju gënjejnë. Ja çfarë kemi biseduar me Viktoria Nuland.

rama- bylykbashi - lu

Deputeti i PD-së, njëkohësisht edhe nënkryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi i ka dhënë një përgjigje sot, ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeministri Edi Rama, në lidhje me takimin që kishin ditën e diel me zv/sekretaren e Shtetit, Viktoria Nuland.

Me një shënim në profilin e tij në Facebook, Bylykbashi thotë se në atë takim, PD-së nuk i është kërkuar vetëm një “Po ose Jo”, por i është kërkuar një propozim për reformën, që sipas tij, është dorëzuar të martën në mbrëmje.

Ja çfarë shkruan Oerd Bylykbashi në Facebook:

Kam ndjekur me vëmendje se si Rama ka mbjellë me tamtamet e tij mediatikë apo edhe të tjerë tamtame në politike apo analitikë, genjeshtrën se zj. Nuland ka kërkuar vetëm një Po ose një Jo nga z. Basha.

Duke qenë se unë kam qene aty dhe s’luaj me fjalët, më vjen të qesh me këtë tentativë mjerane për të luajtur me gënjeshtra për gjera kaq serioze. O e meritojnë një sqarim shqiptarët që keqinformojnë këta.

Në atë takim zj. Nuland paraqiti atë që ajo e cilësoi si propozimin hibrid të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin bazuar mbi qëndrimet e palëve, pa marrë autorësi. Ajo shprehu kundërshtimin  për rolin e Gjykatës Kushtetuese si organi që do të bënte vetting-un e kandidatëve që do të bëjnë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Z. Basha shprehu qëndrimin e opozitës që roli i vëzhguesve ndërkombëtarë të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias sepse roli i propozuar kishte kompetenca vendimmarrëse.

Z. Basha pranoi të rishikohej roli i Gjykatës Kushtetuese për të eliminuar konfliktin e interesit. Sigurisht, Opozita nuk ka asnjë tagër t’i mohojë kompetencën e shqyrtimit të shkeljes së të drejtave të njeriut kësaj Gjykate.

Zj. Nuland, pasi nënvizoi se ndërkombëtarët nuk mund të kenë rol ekzekutiv, i kërkoi z. Basha që të bënte propozime për rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë në përputhje me rekomandimin 88. Z. Basha premtoi që brenda ditës së martë, PD do të ofronte zgjedhjen e saj bazuar mbi propozimin hibrid të ambasadoreve. Dhe kështu bëmë, ditën e martë në mbrëmje, PD dërgoi propozimin e saj.

Kujt i duket kjo si Po ose Jo, le të kthehet në klase të parë ose të bëjë një ekzaminim të koshiencës.

Kategori
Uncategorized

Rama luan me zjarrin, frikëson shqiptarët: “Duan që ti hapim luftë Amerikës”.

donald lu - edi rama

Në konferencën e fundit Rama është kujdesur që gjatë gjithë fjalimit të tij, ta ndajë kohën e Shqipërisë në dy epoka: Ajo me Reformë në Drejtësi të miratuar, sipas draftit që ai mbështet dhe një tjetër “apokaliptike”, nëse ajo nuk miratohet.

Ai ju ka tundur gishtin shqiptarëve, duke i paralajmëruar se ata që kundërshtojnë variantin aktual të Reformës në Drejtësi, nuk janë thjesht “armiq” të saj, por të së ardhmes së tyre. Dhe këtë të ardhme Rama e ka pikturuar, në rast mos votimi nga opozita dhe LSI në datën 21 korrik, me një penel të ngalosur, me ngjyrat më të errëta. Sipas kryeministrit, kundërshtarët e reformës që do ai, tani e tutje duhet të identifikohen nga 4.4 milion shqiptarët, edhe si armiq të së ardhmes Evropiane dhe Euroatlantike të vendit.

Ja çfarë thotë ai…

“Kam një SMS për qytetarët, për 4.4 milionë shqiptarët: Unë dhe bashkëpunëtorët e mi për reformën kemi bërë gjithçka që kemi në dorë për një reformë të thellë e çliruese dhe të miratohet bashkë me opozitën, kemi bërë lëshime, por pas këtyre, gjejmë ftesën për luftë kundër SHBA e BE. Kështu kuptohet kërkesa e sovranitetit për të përjashtuar partnerët nga reforma…

Do humbasim të tjera vite, që nuk dihet sesa, për tu rikthyer në sytë e aleatëve një hap larg nga hapja e negociatave me BE. Sovranistët po thonë se ç’na duhet ne BE? Pa këtë reformë, ne mund të mbetemi sovran brenda shtëpisë sonë, por s’kemi shans të hyjmë në BE. Pa ketë reformë, do mbetemi prapa derës së BE që ka frymëzuar rrëzimin e diktaturës. Duke e refuzuar këtë reformë, do kthehemi në një hije në mes të Evropës, do jemi vend i sunduar nga frika e të korruptuarve dhe i nënshtruar nga pushteti sovran i korrupsionit…”.

Nuk ka asnjë dyshim që në pamundësi për të vazhduar qeverisjen e tij, Rama ka gjetur sloganin më të ri për fushatën, në zgjedhjet e parakohshme që po përgatit.

Por këto artikulime të tij janë teje të rrezikshme. Ai këtë herë po luan seriozisht me zjarrin! Kush po e fton Ramën ti hapë luftë SHBA dhe BE, opozita e sotme që ka firmosur anëtarësimin në NATO, ka negociuar hapat kryesorë drejt anëtarësimit në BE dhe arritur liberalizimin e vizave? Apo LSI e cila që në krijim ka të deklaruar si synim madhor (ashtu si edhe ka emrin) integrimin e vendit në Bashkimin Europian. A e di Rama se sa miliona njerëz përfaqësojnë këto dy parti dhe të tjera që nuk mendojnë, si ai?

A mban përgjegjësi ai për këtë përçarje që tenton të mbjellë në Shqipëri, (në pro perëndimorë dhe anti perëndimor) në mënyrë artificiale, vetëm për ca vota që i duhen për të qenë edhe njëherë kryeministër?

Dikush duhet ta ndalojë në këtë lojë të rrezikshme. Të parët miqtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, SHBA dhe BE.

 

Kategori
Uncategorized

Diplomati maqedonas, afera seksuale, spiunazhi dhe biznesi.

nga Urim GJATA
Stojan Karajanov, është ambasadori i Republikës së Maqedonisë që shërben prej disa kohësh në Shqipëri. Ai e filloj karrierën në Shtëpinë e Kulturës në komunën e Gostivarit dhe më tej si shef i zyrës Ekonomiko-Tregtare të Maqedonisë në Prishtinë. Karajovi u caktua në fillim Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Maqedonisë në Kosovë dhe më tej ambasador në Shqipëri. Stojan Karajanovë ka zhvilluar një aktivitet të dendur spiunazhi gjatë gjithë jetës së tij, kryesisht ndaj faktorit shqiptar në Maqedoni, Kosovë, Diasporë etj. Për shkak të njohjes së shkëlqyer të gjuhës shqipe, njohjes së mentalitetit shqiptar, etj, ka hyrë në kontakt dhe ka një rrjet të madh kontaktesh në hapësirat shqiptare duke i futur edhe npër kurthe sepse shqiptarët besojnë shpejtë në atë që shpreh njeriu dhe jo në brendësinë e tij dashakeqëse.
Gjatë kohës që ka qenë drejtues i Qendrës Kulturore në Gostivar, Stojani ka punuar edhe si korrespondent i gazetës “Borba” të Beogradit, e përdorur si kamuflash duke shërbyer për shërbimin sekret serb. Kjo i ka dhënë mundësi të lëvizë në vende të ndryshme dhe të rekrutojë shtetas të kombësisë shqiptare në ish-Jugosllavi.
Në territorin shqiptar ka hyrë rreth vitit 1981 si korrespondent i “Borba”. Krahas punës së tij për llogari të shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë UDB, për një periudhë të gjatë, Stojan Karajanov është dyshuar dhe ndjekur nga kolegët e tij si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete ruse KGB famkeqe. Por, shpërberja e ish-Jugosllavisë bëri që kjo të harrohej, të arkivoje diku me pluhur dhe ai të vazhdonte aktivitetin e tij në Gostivar e më pas në MPJ. Madje, ky fakt përmendej nën zë nga anëtarët e komsionit të politikës së jashtme të parlamentit maqedonas, por pa patur guxim të pyesin Stojanin për këto akuza.
Djali i tij i madh ka mbaruar studimet në UT “Lomonosov” në Moskë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe është punonjës i MPJ maqedonase, dhe për merita të veçanta spiunazhi është emëruar Ambasador i Maqedonisë në Rusi, me ndërhyrjen e kësaj të fundit.
Në periudhën 1998-2005, Karajanov ka qenë një ndër personat më të fuqishëm në MPJ, pasi ka patur mbështetjen e plotë të ish-ministres së jashme Elinka Mitreva dhe të krerëve të tjerë të LSDM. Madje ata e quanin njëri-tjetrin “vëlla e motër”. Gjatë kësaj periudhe, diplomati Stojan ka zhvilluar një aktivitet të dendur spiunazhi në gjirin e diasporës shqiptare në këto vende.
Ndërrimi i pushtetit në vitin 2006 e gjeti drejtues i zyrës Tregtaro-Ekonomike në Prishtinë, por menjëherë Karajanov aktivizoi lidhjet e vjetra me “miqtë” e shërbimeve sekrete maqedonase. Kështu, ai mbeti në krye të kësaj zyre dhe u bë ambasador i Maqedonisë në Kosovë. Miku i tij më i ngushtë është Toni Jakimovski dhe njëkohësisht Sasho Mijallkov e Nikolla Gruevski.

Gjatë periudhës që ka shërbyer në Kosovë, ka zhvilluar një aktivitet mjaft agresiv për të zgjeruar kontaktet me politikanë, biznesmenë dhe persona të tjerë publikë në Kosovë. Nuk ka ministër, deputet, biznesmen etj., që nuk është kontaktuar prej tij për çështje politike apo biznesi. Stojan Karajonov ka shfrytëzuar me mjeshtri inatet dhe mëritë ndërmjet politikanëve shqiptarë të Kosovës, duke mësuar çdo gjë prej tyre për njëri-tjetrin dhe më pas duke i përplasur ato në media apo në shërbimet e huaja. Sa i përket biznesmenëve kosovarë, ka shfrytëzuar ata për të bërë tregti me Maqedoninë, për t’u dhënë tendera rrugësh në Maqedoni në këmbim të përfitimeve financiare.
Aktiviteti i tij si ambasadori i Maqedonisë në Shqipëri, Stojani ka synuar të hyjë në kontakt me funksionarë të lartë shtetërore, duke u ofruar atyre mundësi për të bërë tregti, ndërtimtari në Maqedoni, etj., në mënyrë që t’i korruptojë. Veç kësaj, është shumë aktiv në mesin e minoritetit maqedonas në Shqipëri, duke i mbështetur ata financiarisht dhe duke i mbajtur gjithmonë të “karikuar” nga pikëpamja ekstremiste nacionaliste. Ky aktivitet është mbështetuar financiarisht nga qeveria maqedonase, duke e shndërruar këtë ambasadë në më të rëndësishmen në Ballkan.
Stojan Karajanov në Shqipëri është kthyer zëdhënëse i VMRO-DPMNE, duke qenë lidhje e ngushtë e ish-Kryeministrit Gruevski dhe shumë aktiv në proceset zgjedhore në Maqedoni në favor të VMRO-DPMNE. Kjo veprimtari ka qenë në aktivizimin e drejtuesve të shoqatave pro maqedonase si SONCE, ILINDEN, AMIE (AleancaMaqedonasepërIntegrim) nëpërmjet Edmond Themelkos dhe Vasil Sterjovskit (Pustec), Etmond Osmanit (Trebisht) etj. Për pajisjen e banorëve të Pustecit dhe Gollobordës me lista me dokumente ID nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, në mënyrë të paligjshme, nën drejtimin e tij dhe koordinatorë vetë VMRO-DPMNE, gjetjen e adresave fiktive në Maqedoni (Prilep, Ohër, Resen) me qëllim për të votua rnë favor të VMRO-DPMNE. Gjithashtu është interesuar për të siguruar mjetet e transportit për këtë qëllim. Kontaktet e tij kanë qenë të vazhdueshme me anëtarët e Komitetit të VMRO.
Edhe gjatë këtij viti është përpjekur duke bërë presion për të orientuar përfaqësuesit e shoqatave pro maqedonase për të regjistruar votues nga zonat të pretenduara me minoritet maqedonas për të votuar në favor të VMRO-DPMNE në zgjedhjet që priteshin të zhvilloheshin në muajin Qershor në Maqedoni, por që hasi në kundërshtimin e tyre të nxitur nga frika e procesit penal të Prokurorisë Speciale “Titanik” për këtë çështje në Maqedoni.
StojanKaranajov ka një aktivitet të dendur më përfaqësuesit e shoqatave promaqedonase SONCE, AMIE, PREGOR, ILINDEN etj., duke ju diktuar si të reagojnë përproblemet e ndryshme. Ka nxitur dhe urdhëruar përfaqësues të shoqatave të mësipërme për tu ankuar në institucionet të shtetit shqiptar, OSBE dhe PE, të çështjeve:
1. respektimi i rezolutës të KE dhe marrëveshjes së dy shteteve për arsimin,
2. hartimi i kodit të ri zgjedhor, ku t’u jepet mundësia pakicave (maqedonase) për të patur përfaqësuesit e tyre në Parlament, zgjedhja e deputetit të bëhet pa census.
3. përfshirja e punësimi i pakicave në institucionet e sistemit,
4. dhënien e emisioneve në gjuhën maqedonase në televizionin publik,
5. firmosjen e një marrëveshjeje midis shteteve (Shqipëri- Maqedoni) për respektimin e pakicave.
Është person me moral tëdobët dhe ka ankesa nga persona femra në kontakte me të për nga çmim e seksuale. Ka marrë dhë nieintime me anëtaret stafit të tij duke shfrytëzuar pozicionin si ambasador dhe sëmundjen e bashkëshortes së tij. Imoralitet i i tij vihet në dukje edhe nga komentet e stafit të tij në ambasadë.
Pavarësisht nga ky aktivitet antishqipar, shteti shqiptar nuk bën asgjë për ta demtantuar këtë person që nën petkun e diplomatit lëviz lirshëm si spiunë agjenture partie dhe përfitues seksual nëpërmjet postit shtetëror që gëzon.

Kategori
Uncategorized

‘Portokalli’ i bën ofertë ambasadorit Lu: ‘Fillo punë tek ne më 21 Korrik’.

donald lu dhe gjini

Donald Lu çkemi lal?

E ke dëgjuar kohët e fundit atë shprehjen humor portokallie lal? Me siguri do ta kesh dëgjuar se e përdor shumë Joleza kur do t’u përgjigjet atyre që i shajnë veprën filozofike.

Të drejtë ka , është mëkat të përbuzësh filozofinë vlla.

Dëgjo vlla, ne duam t’i bëjmë një rikonstruksion emisionit Portokalli dhe unë si drejtor i këtij programacioni dua t’iu bëj një ftesë.
Më ka pëlqyer shumë batuta juaj në lidhje me orët e gjyqtarëve të cilat janë më të shtrenjta se makina e rojes së Edi Ramës.

Dëgjo, njerëzit po priren drejt humorit anglez vlla, duan humor si ai i joti që e ke mësuar kur ke ardhur këtu në Shqipëri, humor intelektual re vlla.

Kshu që duam që të na dalësh në disa puntata rresht që të na ngresh punën. Ti zgjidhe vet se me kë do të dalësh, me kë ndihesh ti rehat nga aktorët e Portokallisë. Mund të vish të bësh një provë dhe zgjidhe partnerin gjatë provave.

Ne kemi mbresat më të mira për ty se mbetëm gojëhapur kur na erdhe për Vitin e Ri në shfaqje duke i mbajtur ison Gjinit tonë. Vlerësoje ofertën tonë se me thënë të drejtën, kishe lezet kur ishe pranë Gjinit, se pranë asaj Nulandit  stonoje njëçik.

Dëgjo vlla, të kemi gjetur edhe personazhin që do bësh. Do bësh rolin e gjykatësit Shyqyri Çobo. Kemi bërë dhe skenarin për ta interpretuar Shyqon për 3 puntata vlla.

Që të futesh në rol duhet të bësh ca prova. Na lehtëson shumë punën fakti që di të lexosh shqip. Kemi marrë ato sms-të e gjyqtarit Çobo dhe t’i kemi printuar në letër që t’i mësosh përmendësh dhe të jesh gati për rol që më datën 21 Korrik.

Ne sivjet do e fillojmë sezonin që më datën 21 korrik vlla, se nuk e përmbajmë dot vrullin po na erdhe dhe ti në staf.

Mos nguro Donald, eja në Portokalli dhe qaje rolin e Shyqos, populli ynë ka vërtetë nevojë të buzëqeshë.

Me respekt, drejtori i Portokallisë

Kategori
Uncategorized

Egla Bardhi: Shehu, se shpejti minister i Rames

Egla Bardhi: Shehu, se shpejti minister i Rames

Drejtoresha e gazetes “Shëndet Plus”, Egla Bardhi ka reaguar sot ndaj batutes se Kryeministrit Rama, i cili ne festen e 25 vjetorit te themelimit te PS-se u shpreh se, nuk e duam aleat Tritan Shehun.

“Ne fakt e keni aleat shume te mire Z. Shehu. Eshte mik i ngushte i ministrit me te korruptuar, se bashku realizojne projektet e shendetesise. Ne nje sahan te gjithe hani”, shkruan Bardhi ne nje reagim ne “Facebook”.

Ndersa pas disa minutash Bardhi ka hedhur nje tjeter status ku shprehet se ka marre nje mesazh qe te mos hedhe kritika ndaj z. Shehu.

“Sapo mora ne imbox nje mesazh qe te mos hedh kritika mbi Z. Tristan Shehu, sepse shpejt do jete minister shendetesie. Kete ma tha nje zonje qe pretendoka se do jete zv ministre. Kujt ju be vone. Une jam mesuar te mbuloj dikasterin e shendetesise sapo dola nga bankat e shkolles. Z. Shehu nese do behet minister i bie te jete nja i 12 – ti minister, ndersa zv ministra veshtire ti numeroj qe kur u bera gazetare. Ne fakt thone se ka qene edhe dikur, por nuk la as edhe nje reforme te vetme. Nejse kushdo qe te jete minister neser, une do jem serish duke shkruajtur per hallemallen shendetesi qe e shkarerruan e shkermoqen kush mundi”, shkruan Bardhi.

Kategori
Uncategorized

Biznese shqiptare në Greqi, më shumë se 50 milionë euro detyrime të pashlyera.

Qeveria greke ka publikuar emrat e mijëra personave që kanë më shumë se 150.000 euro detyrime të pashlyera tatimore dhe doganore. Në listat e publikuara janë emrat e 6.226 personave fizikë, që të gjithë së bashku kanë detyrime me vlerë 19,6 miliardë euro; si dhe të 9.453 kompanive, me një shumë të përgjithshme detyrimesh që arrin në 63 miliardë euro.

Mes tyre ndodhen emrat edhe të 61 shtetasve shqiptarë, që kanë patur ose kanë biznese të vogla dhe që vit pas viti detyrimet u janë rritur.

61 shtetasit shqiptarë, të evidentuar nga leximi i listës, kanë një shumë detyrimesh ndaj shtetit grek, me vlerë më shumë se 53 milionë euro.

“Kampion” është një bashkatdhetar i yni, me një detyrim prej 7.461.225,17 eurosh. Në fakt, kjo shumë përbën dyfishin e detyrimit fillestar prej 3.918.710,70 eurosh, që është rritur më pas (dhe vazhdon të rritet) gradualisht, për shkak të kamatë vonesave dhe gjobave të ndryshme.

Më tej, 2 shtetas shqiptarë kanë detyrime me nga më shumë se 4,5 milionë euro secili, dy të tjerë me më shumë se 3,7 milionë, dhe njeri 1,2 milionë euro. Pastaj vijojnë të tjerët, me shuma që variojnë nga 850.000 euro dhe në fund fare, njeri që ka një borxh prej 219.668,94 euro.

Në fakt, numri i debitorëve me mbi 150.000 euro detyrime (përfshirë edhe ata shqiptarë), është shumë më i madh. Sekretariati i të ardhurave publike në ministrinë e financave sqaron se emrat e përfshira në listë u përkasin individëve dhe subjekteve që ishin njoftuar për të rregulluar detyrimet e tyre, por nuk u përgjigjën.

Gjithashtu në listë nuk përfshihen personat dhe subjektet që po i shlyejnë me këste detyrimet dhe janë korrektë në pagesat e tyre. Si dhe ata të cilët kanë bërë kërkesë për lehtësime dhe kërkesa e tyre ndodhet ende në fazën e zhvillimit.

Si janë krijuar borxhet e subjekteve shqiptare

Gjithsesi, nuk ka si mos të të bëjë përshtypje që biznesmenë shqiptarë kanë krijuar borxhe me vlera kaq të larta, kur shumica e tyre kanë pose kanë patur biznese të vogla, aq sa për të nxjerrë një ditë pune (“merokamë”), siç i thonë fjalës.

Duke lënë mënajnë krizën e cila në njerën apo tjetrën mënyrë ka krijuar vështirësira kolosale për gjithë biznesmenët, të mëdhenj e të vegjël në Greqi, ka edhe arsye të tjera.

Shumica e borxhave kanë arritur shifra të tilla përtej imagjinatës, për shkak të pamundësisë së bizneseve që të shlyejnë në kohën e duhur detyrimet. Në këtë mënyrë, me kamatë vonesat e vazhdueshme dhe penalizimit e nbdryshme, borxhi ka vazhduar një kurbë rritëse e të vështirë për t’u përballuar.

Nga ana tjetër, nuk janë të pakët biznesmenët shqiptarë që kanë pranuar rolin e “bedelit”. Domethënë, një grek, për arsyet e veta, e ka regjistruar biznesin në emrin e një shqiptari që mund ta ketë patur punonjës apo të njohur. Këta të fundit kanë patur në dorë vetëm “çelësat e kashtëds” dhe ndoshta një të ardhur të kënaqshme. Por në fund, “fatura e kripur” u ka ardhur vetëm shqiptarëve, pasi ata njihen si përfaqësues zyrtarë të subjektit.

Menjëherë pas publikimit të listës nga ministria e financave, gjithë analistët kanë vënë në dukje se shteti grek do ta ketë të pamundur të inkasojë gjithë këtë borxh me vlerë të përgjithshme 72,6 miliardë euro.

Shumë prej kompanive debitore, ose kanë falimentuar ose (ato shtetërore), janë privatizuar. Debitorja më e madhe është kompania financiare Akropolis, me borxhe që arrijnë në 8,5 miliardë euro dhe që ka falimentuar që në mesin e viteve 2000. Nga ana tjetër, ish kompania shtetërore e fluturimeve Olympic Airways, me borxhe me vlerë 1,35 miliardë euro, është privatizuar që në vitin 2008, me kusht që kompania private e cila e bleu të mos trashëgonte edhe detyrimet e Olimpikut, ashtu sikurse dhe u bë.

Në këto kushte, shteti do të zbatojë sportin e vet të preferuar, pra të presojë individët, me qëllim që t’u marrë atyre edhe centin e fundit…

Tribuna

Gazete shqiptare qe botohet ne Greqi.

Kategori
Uncategorized

Djalli i veshur në Drogë.

Frrok ÇUPI.

Pardje, e dielë. Sapo zonja Nuland kishte mbërritur, lajmi hapi veshët:  “Çfarë ka në paketën amerikane për Drejtësinë?”. Akoma po përtypej kureshtja për Paketën, kur hyri një lajm tjetër: “OKB zbulon sa drogë prodhohet në Shqipëri dhe sa kushton”.
Dy paketa njëherësh, apo të dy objektet në një paketë? Kjo është çështja.
… Pako dhe paketë, këto janë dy fjalët më të përdorshme të kohës. Paketa për ndryshimet kushtetuese!, paketa për Reformën në Drejtësi!, pakot me para të krimit!, pakot me drogë… Të gjitha kanë fjalët “pako” dhe “paketë”. Edhe në gjuhën angleze, nëpër agjencitë e lajmeve, përherë e më shumë po përdoret fjala “wraped”.
Në pakon e fundit, gjëja e fundit, u përmend droga, 340 milionë euro prodhim nga Shqipëria.
Atëherë i bie që në Paketën enigmatike për Drejtësinë të ketë, më së shumti, Drogë. Çdo gjë tjetër është më pak dhe më pa interes.
… Disa thonë se në “Paketë” është mbështjellë korrupsioni? Kaq pak? Korrupsioni këtu është legjendar. Amerika nuk kishte pse të zgjohej pikërisht tani. Po Maqedonia, nuk ka korrupsion? Por nuk ka nevojë për paketë. Po Serbia? As kjo nuk ka paketë. Po Mali i Zi? Ky është “atdheu” i korrupsionit të madh, por nuk ka paketë.
Disa të tjerë thonë se me Paketën do të burgosen elitat. Pse vallë, për këtë,  u dashka paketë? A nuk u përdorën elitat për t’i marrë liritë këitj individi që rron këtu? Vallë do të zgjohej Amerika për kaq elita minore? Këto elita mund të burgosen brenda natës me ligjet ekzistuese. Siç edhe ka ndodhur. Po të shtohen prapë ligje në këtë xhungël, atëherë do të krijohej tirania e ligjit.
Nuk dalin “llogaritë” mbi misterin e Paketës
Ç’djallë po fshihet në Paketën për Reformën në Drejtësi?!… Sa shumë njerëz pyesin, sidomos njerëz të tri kategorive: Të parët, ata që ndjehen të frikësuar se mos brenda “paketës” është fshehur emri i tyre si “djaj”, dmth., si pjesëmarrës në krim; dhe Amerika po i zbulon e po i nxjerr në shesh për t’i burgosur. (Përsëri në një pako do të jenë)… Të dytët i përkasin kategorisë që është shumë e interesuar se kur do të burgoset tjetri. Këta janë njerëz, që ashtu kot, duan t’a shikojnë tjetrin në burg. Me kaq gëzohen dhe e flenë mendjen se “jeta u bo qef”. Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë ata që bëjnë sikur i përkasin shtresës së shoqërisë që informohet dhe reagon. Në fakt, këta përbëjnë celulën e vogël të shoqërisë që të bën të mendosh pozitivisht, por që është një celulë kaq e vogël.
Ja, këta janë. Por ç’djallë fshihet në Paketën për Reformën në Drejtësi?
Shikoni që ka dy lajme, njëri pas tjetrit, njëri sot, dhe tjetri po sot mbasdite… Dje, të gjitha mediat iu kushtuan lajmit për “paketën Nuland” të Amerikës mbi Drejtësinë e Re. Në valën e kureshtjes mbi Paketën, një tjetër lajm ngriti kokën në gjysmën tjetër të ditës. Organizata e Kombeve të Bashkuara njofton mbi Shqipërinë: “Fitimet nga droga në Shqipëri janë 340 milionë USD në vit, sa 2.6% e GDP-së”.
Çfarë ndodhi? Po kështu ndodhi me dy lajme njëherësh, ditën e Brexit. Një ditë pas referendumit të Britanisë, pasi “bota u shemb”, më 24 qershor lajmi mbi Kolumbinë dhe Drogën e famshme. Shteti emblematik i Amerikës së Veriut bëri Marrëveshje me ushtrinë e Drogës. Më 24 qershor u dorëzua FARC. (FARC ishte organizata 51-vjeçare marksiste-leniniste rebele kolumbiane që në spanjisht është “Fuerzas Armadas Revolucionarias de Colombia”).
Po këtu, vallë a ka organizata marksiste-leniniste jashtë qeveritare, si FARC?. Jo, këtu nuk ka. Këtu prodhohet drogë dhe transportohet drogë; por nën patronazhin dhe fitimet e qeverisë. Ndërsa në Kolumbi Organizata ishte guerrilase, jo në qeveri. Çfarë po ndodh? Nuk mund të mendohet se po transferohet krimi nga Amerika Veriore në Ballkan. FARK, një organizatë ani-imperialiste, iu kalli tmerrin njerëzve në Kolmbi e në Botë. Për gjysmë shekulli Kolumbia ishte në luftë me FARC; luftë që iu mori jetën mbi 250 mijë kolumbianëve. FARC iu shtiu frikën, aq sa 8 milionë njerëz të Kolumbisë lanë atdheun dhe u kthyen në refugjatë. Ky është numri më i madh i refugjatëve në botë, përveç Sirisë… I sjell këto fakte për naivët që thonë “lëre qeverinë të prodhojë drogë, ç’të gjeti ty?!”. Ne kemi korrur fitoren e parë të drogës: Ikjen e njerëzve nga vendi. Në Gjermani refugjatët shqiptarë zënë vendin e dytë, pas Sirisë…
Sigurisht, këtu nuk ka organizata marksiste-leniniste jashtë qeveritare si në Kolumbi. Por ka gjëra të tjera kaq të përbashkëta:
Shqipëria po kthehet në një plantacion droge, alias Kolumbi. Sipas OKB-së, këtu nxirren nga droga 2.6 për qind e produktit të përgjithshëm, sipas shifrave zyrtare. Ndërsa në zërat e buxhetit nuk ka asnjë shenjë ku të thuhet se, “kaq euro hynë nga shitja e drogës”. Kush e shet dhe kush e fiton? FARC-u shqiptar. Qeveria kontrollon gjithë trafikimin e drogës. Droga transportohet me avionë dhe me anije, në të gjitha pikat e kontrolluara prej qeverisë. FARC kishte shumë vështirësi, sepse ishte organizatë kriminale jashtë-qeveritare. “FARC” këtu nuk ka asnjë vështirësi. Droga mbillet në të gjithë vendin, por më së shumti në territoret e kontrolluara mirë nga qeveria. Një fshat i pakontrollueshëm prej qeverisë së majtë, Lazarati, i njohur për prodhimin e drogës, u shuajt nga forcat ushtarake të qeverisë. Aty tani ka veç të burgosur, të vrarë dhe nëna që qajnë. Gjithë prodhimi i drogës u transferua në Tepelenë, Vlorë, Berat, Lushnjë, Durrës…
Këtu fshihet djalli, nën drogë. Ku shkojnë 340 milionë dollarë që fitohen prej drogës? Nuk ka të dhëna. Ato ndodhen në një paketë, ose në një pako. A do ta hapë Amerika? Kjo është pyetja, kush do ta hapë? Apo askush? Kur? Apo kurrë? … Sipërfaqja e mbjellë me drogë në Kolumbi ishte sa territori i Gjermanisë. Para dy javësh FARC u dorëzua. Çfarë po bëhet këtu? Këtu po rriten sipërfaqet e mbjella me drogë dhe po shtohet rreziku. Ku shkojnë fitimet?
Drejtimi i parë ku shkojnë fitimet e drogës është mbajtja e pushtetit përjetë. Këtu FARC nuk është jashtë qeverisë, por brenda saj.
Drejtimi i dytë, do të blihen të gjithë të fortët dhe do të rrezikohen liritë. Nuk ka liri nën drogë. Të fortët janë të veshur me luks. Edhe kryeministri shqiptar është lideri i veshur më me luks në botë. Por nuk është fjala veç për këtë veshje. Është fjala për veshjen prej çeliku. Sikur Amerika të mos ndërhyjë sot, nesër do të jetë vonë. Nesër do të jenë blerë të gjithë votuesit dhe të gjithë do të jenë të paprekshëm.
Drejtimi i tretë është prishja e ekuilibrave në rajon. Shqipëria e mbjellë me drogë nuk do të thotë se nuk i shtrin kthetrat edhe në Maqedoni, në Serbi, Mal i Zi dhe Itali. Kush do të dominojë mbi drogën? Kush do të blejë patriotët në Ballkan? Rreziku i një lufte të “droguar” në rajon bëhet akoma më e afërt. Në qoftë se do të forcohet Djalli i veshur me drogë!… Kemi edhe një fat të keq: Kryeministri dhe disa ministra janë akuzuar nga aleatët si përdorues të drogës. Jemi i vetmi shtet në botë që kemi kësoj qeveritarësh. Ka koincidenca marramendëse.
Kjo është pako, ose paketa?!
Është veshje force, nuk është eleganca e Meryl Streep në filmin “Djalli vishet në Prada”.

Kategori
Uncategorized

Premtimi solemn i Kokëdhimës: “Do ta shkri pasurinë time derisa ta rrëzoj Edi Ramën nga pushteti”.

kosta-ahmetaj-kokedhima
Jepni legjendë

Gjatë një darke me disa miq të ngushë pak ditë më parë, ish deputeti i Vlorës, Koço Kokëdhima ka bërë një deklaratë të fortë, i bindur se ajo do ti shkonte në vesh Edi Ramës.
“Do ta shkrij pasurinë time derisa ta rrëzoj Edi Ramën nga pushteti”- është shprehur në një moment Kokëdhima.
Tashmë lufta mes dy ish-miqve të vjetër është zyrtare. Dhe historia ka treguar që miqësitë e mëdha mund të kthehen në armiqësi po aq të mëdha, duket se ky është edhe rasti i Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës. Një miqësi që u ngjiz që ditën që Edi Rama vuri këmbë Tiranë në vitin 1998 në Ministrinë e Kulturës e mbaroi diku para disa mujash. Kohë kur Kokëdhima pa sesi ai, miku i vjetër që vetë e thërriste edhe “biri im” sa herë i drejtohej, e përdori mish për topin e politikës së ditës, po ato ditë që Rama ndoshta mbronte me mish e shpirtin e politikës Ervis Rroshin e Artur Bushin.
Në një moment, Koço Kokëdhima e ka kuptuar qartë se ai për Edi Ramën nuk vlente as më shumë sesa Elvis Rroshi, madje me sa duket edhe më pak se aq!… Kjo sepse ndërsa për kryebashkiakun e Kavajës kryeministri ende nuk e ka firmosur shkarkimin e njeriut që është në arrest shtëpiak, për atë që presupozohej se ishte sivllau i tij, nuk luajti as gishtat për të bërë një ciu-ciu formal në Tëitter!…
Koço nuk do t’ia falë kurrë Edi Ramës, që përabllë tij, ai zgjodhi Gramoz Ruçin.

Zhgënjyese duhet të ketë qenë për Koçon edhe ky moment.

Deklarata “do ta shkrij pasurinë time derisa ta rrëzoj Edi Ramën nga pushteti” e Koço Kokëdhimës duket se ka brenda edhe vetëdijen e tij se kjo do të jetë një betejë e vështirë. Një betejë ku armiqtë dikur miq, do t’i përdorin të gjitha mjetet. Koço pasurinë e tij, ndërsa Rama pushtetin kundër pasurisë së Koços. Të dy Davidë në llojin e tyre, e në të njëjtën kohë të dy Goliathë. Përplasja e Titanëve, House of Cards, thirrini në kujtesë të gjitha momentet kinematografike që kanë përjetësuar luftën e pushtetarëve për pushtet sepse ajo është çka ka nisur prej disa ditësh tashmë brenda socialistëve.
A nuk është kjo tamam “nuk kemi parë akoma asgjë”?!…
Por nëse ka një njeri që e njeh Edi Ramën deri në skutat më të errëta të jetës së tij, ai padyshim është Koço Kokëdhima. Është ai njeriu që përflitet se arriti të fusë në dorë një laptop personal që Edi Ramës ia vodhën dikur dhe pikërisht ai, “ati shpirtëror” e bleu dhe ia bëri dhuratë “djalit plangprishës” për qetësinë e madhe të këtij të fundit.
Kush e di vallë nëse Kokëdhima ia ka kthyer laptopin personal Edi Ramës, pa i bërë më parë një kopje memories së “mrrokllës”?!…
Kush e di vallë?

Kategori
Uncategorized

100 kuriozitete fantastike që nuk i dini për Tokën.

100 kuriozitete fantastike që nuk i dini për Tokën

Toka është planeti i treti i sistemit tonë diellor. Toka është rreth 4.57 miliardë vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në sistemin tonë diellor ku është zhvilluar jeta.  Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën.

Edhe pse jetoni gjithë jetën në këtë planet të mrekullueshëm,  a keni pyetur ndonjëherë veten se sa dini vërtet për të?

A keni menduar ndonjëherë se nga çfarë është e bërë? Ose se sa peshon? Apo pse ekziston një vit i brishtë? E dini si krijohet bubullima? Apo sa do të peshonte një person në Mars. E dini cili është ishulli më i madh në botë? Sa vetëtima bien në botë çdo sekondë? Cili është vendi i më i lartë, më i thatë dhe më i ftohtë në Tokë?

Për të gjithë ju që jeni kuriozë, ose të cilët dëshironi që të dini diçka të re, Tirana Observer sjell 100 fakte interesante rreth planetit tonë.

1- A është Toka vërtet e rrumbullakët?

1

Toka është një sferë, por për shkak të forcave të saj gravitacionale nuk është një rreth i përsosur. Në fakt, ka një fryrje rreth ekuatorit. Rrezja polare e Tokës është 3,949.99 milje, ndërsa rrezja e tij Ekuatoriale është 3,963.34 milje.

2- Nga vjen emri Tokë?

2

Çdo planet tjetër në sistemin tonë diellor është emëruar sipas të ndonjë Perëndie greke apo romake, me përjashtim të planetit tonë. Fjala Tokë vjen nga fjala anglo-saksone Erda. Ironikisht, planeti është i mbuluar nga 71% ujë. I vetmi planet që ka këtë gjendje të lëngshme.

3- A ka dita vërtet 24 orë?

Njerëzit shpesh thonë se 24 orë në ditë nuk mjaftojnë dhe kanë të drejtë. Koha që i duhet planetit për t’u rrotulluar rreth bushtit të tij është 23 orë 56 minuta dhe 4 sekonda. Kjo është ajo që quhet një ditë yjore. Ditën diellore, është kjo koha që i duhet që dielli të kthehet në të njëjtin vend në meridian.

5- A janë  të eksploruar oqeanet?

83949_0_480x360

Njerëzit kanë qenë në Hënë dhe Mars, por nuk kanë arritur të zbulojnë shumicën e gjërave që gjenden në thellësitë e oqeaneve tona të mëdha. Në fakt, më pak se 10% e deteve të thellë blu janë studiuar. Oqeani përmban 97% ujë dhe 99% e saj janë zona të banuara nga gjallesat. Ndërsa ne kemi identifikuar vetëm 212,906 specie detare.

5- Cili është vendi më i nxehtë në Tokë?

el-azizia-libya

Ndoshta keni dëgjuar se është Lugina e Vdekjes në Kaliforni. E vërtetë në shumë ditë, por El Azizia në Libi regjistroi temperaturën prej 57.8 gradë Celsius në 13 shtator, 1922, temperatura më e lartë e matur ndonjëherë. Në Luginën e Vdekjes shkoi 57 gradë Celsius më 10 qershor, 1913.

6- Po vendi më i ftohtë?

Shumë larg prej këtu, temperatura më e ftohtë e matur ndonjëherë në Tokë ka qenë -89 gradë Celsius në Vostok, Antarktikë, më 21 qershor, 1983.

7- Cila është pika më e lartë në Tokë?

Everest-from-Gokyo1_20150224062743

Everesti është një nga pikat e larta më të famshme të njohura në botë me lartësi 8800 metra mbi nivelin e detit. Megjithatë duke ditur që Toka nuk është e rrumbullakët, një pikë pranë ekuatorit është pak më afër yjeve. Që do të thotë se edhe pse Mali Chimbozrazo në Ekuador është vetëm 6100 metra nga niveli i detit. Por ajo pjesë e tokës është më lart.

8- Sa pllaka tektonike ka Toka?

Shkencëtarët besojnë se Toka përbëhet nga 7 pllaka të mëdha të “kores”, që lëvizin në drejtime të ndryshme deri në 4 inç për vit. Kur ata rrëzohen mbi njëri-tjetrin, lindin malet; ku ata zbërthehen kemi lindjen e luginave. Përplasja e tyre shkakton tërmete dhe vullkane.

9- A ka Toka planet binjak?

Shkencëtarët tani besojnë se ne nuk ishim të vetëm në orbitën tonë rreth Diellit. Ne kishim një planet binjak të quajtur Theia, që kishte madhësinë e Marsit. Një pasdite 4500 miliard vite më parë, Theia u përplas me Tokën, pjesa më e madhe e planetit u thith nga Toka, kurse një pjesë shpërtheu dhe duke u kombinuar me material nga planeti ynë krijuan Hënën.

9- Cila është orbita perfekte misterioze e Hënës

corbis_42-31090161.900x600

Nëse flasim për Hënën një gjë është e sigurt: ajo nuk është bërë nga djathi. Ka disa gjëra që ne nuk i dimë. Për shembull, qendra hënore është 6.000 këmbë më pranë Tokës, e cila duhet të bëjë që orbita e saj të tundet, por ajo është pothuajse e përkryer rrethore. Hëna është e mbuluar me një pluhur që çuditërisht mban erë si baruti, edhe pse ato janë krejtësisht materiale të ndryshme. Forca gravitacionale e Tokës ka bere që Hëna të ngadalësohet kështu që rrotullohet vetëm një herë gjatë një periudhe një mujore.

10- Si krijohet bubullima?

Ajri gjatë një vetëtime nxehet jashtëzakonisht, gati pesë herë më shumë se temperatura e Diellit. Kjo nxehje e papritur bën që ajri të zgjerohet më shpejt se shpejtësia e zërit, gjë që e kompreson ajrin dhe formon një valë tronditëse; këtë ne e quajmë bubullimë.

11- A mund të pluskojnë shkëmbinjtë?

Gjatë një shpërthimi vullkanik, ndarja e dhunshme e gazit nga llava prodhon një shkëmb “të lehtë” që quajtur shkumë, e mbushur me flluska gazi. “Disa prej tyre mund të pluskojnë”, thonë gjeologët. Pak persona i kanë parë, por më mirë të ndihemi me fat për këtë.

12- A mund të rriten shkëmbinjtë?

Po, por vëzhgimi i procesit është më pak interesant se sa të shohësh bojën si thahet në pëlhurë. Shkëmbinj të quajtur “kore hekur-mangan” rriten në malet nënujorë. Korja e mbledh materialin nga uji, duke u rritur me 1 milimetër në çdo milionë vite. Thonjtë mund të rriten aq çdo dy javë.

13- Sa pluhur hapësinor bie në tokë çdo vit?

Vlerësimet variojnë, por shkencëtarët thonë se të paktën 1 mijë milionë gramë, ose më mirë 1 mijë ton material hyn në atmosferë çdo vit dhe kalon në sipërfaqen e Tokës. Një grup shkencëtarësh thonë se mikrobet bien si shi nga hapësira dhe se organizmat jashtëtokësorë janë përgjegjës për epidemitë e gripit. Për këtë supozim nuk ka prova, prandaj mos e mbani frymën.

14- Sa larg e tërheq era pluhurin e zakonshëm?

Një studim i vitit 1999 tregoi se pluhuri afrikan shkoi deri në Florida. Pluhuri ngrihet lart nga erërat e forta të Afrikës së Veriut dhe fluturon deri në 6100 metra lartësi. Aty përfshihet në erëra të tjera dhe transportohet përtej detit. Po kështu edhe pluhuri i Kinës arrin deri në Amerikën e Veriut.

15- Ku ndodhet ujëvara më e lartë në botë?

Ujërat e Angel Falls në Venezuelë bien nga 979 metra lartësi.

16- Sa do të peshonte një person në Mars?

Forca e rëndesës në Mars është 38 për qind e asaj të tokës në nivelin e detit. Prandaj një person do të peshonte 38 për qind më pak në Mars. Nëse bazohemi tek informacionet e tanishme të NASA-s, duhet të kalojnë dekada para se ky vëzhgim të vërtetohet.

mars_1503911c

17- Sa i gjatë është viti marsian?

Është një vit i gjatë, nëse jeni nga Marsi. Për një tokësor, është gati sa dyfishi i gjatë. Planeti i kuq rrotullohet për 687 ditë rrotull Diellit, ndërsa Toka për 365 ditë.

18- Sa e gjatë është një ditë mesatare në Mars?

Një marsian mund të flejë (apo të punojë) një orë më shumë në ditë në krahasim me ne. Ditët e Marsit janë 24 orë dhe 37 minuta të gjata, në krahasim me 23 orët dhe 56 minutat në tokë. Dita në çdo planet të sistemit tonë diellor përcaktohet nga koha që i duhet botës të rrotullohet në aksin e saj, duke e bërë diellin të duket sikur lind në mëngjes dhe perëndon në mbrëmje.

19- Kush është vullkani më i madh?

Vullkani “Mauna Loa” në Hauai mban titullin në Tokë. Ngrihet më shumë se 15.2 kilometra mbi bazën e tij, e cila ndodhet mbi sipërfaqen e detit. “Olympus Mons” në Mars ngrihet 26 kilometra në qiellin marsian. Baza e tij do të mbulonte gjithë shtetin e Arizonës.

20- Cili është tërmeti më i tmerrshëm i njohur ndonjëherë?

Tërmeti që ka shkaktuar më shumë viktima ka rënë në vitin 1557 në Kinën qendrore. Goditi një krahinë ku pjesa më e madhe e njerëzve jetonin në shpella prej shkëmbi të butë. Strehëzat u shembën, duke vrarë më shumë se 830 mijë njerëz. Një vitin 1976, një tjetër tërmet goditi Tangshanin, Kinë. Më shumë se 250 mijë persona humbën jetën.

21- Cili ka qenë tërmeti më i fortë në kohët e sotme?

Në vitin 1960 në Kili ra një tërmet pranë bregdetit me një magnitudë prej 9.6 ballësh dhe shkaktoi një rrëshqitje 1600 kilometra të gjatë. Një tërmet i tillë nën një qytet të madh do të sfidonte dhe teknikat më të mira të ndërtimit.

22- Sa larg është qendra e Tokës?

agu_earth.900x600

Distanca nga sipërfaqja e Tokës deri në qendrën e saj është 6378 kilometra. Pjesa më e madhe e tokës është e lëngshme. Pjesa e fortë e planetit është 66 kilometra e trashë, pra më e hollë se lëkura e një molle, nëse do të bënim krahasime.

23- Gjithnjë kaq afër ka qenë Hëna?

Dikur ka qenë më afër! Një miliardë vite më parë, Hëna ishte më pranë në orbitë dhe Tokës i duheshin vetëm 20 ditë për të plotësuar muajin. Një ditë në Tokë atëherë ishte 18 orë e gjatë. Hëna ende po largohet, rreth 4 centimetra në vit. Ndërkohë, rrotullimi i Tokës po ngadalësohet, duke i zgjatur ditët tona. Në të ardhmen e lartë një ditë do të jetë 960 orë!

24- Ku ndodhet pika më e ulët e thatë në Tokë?

Bregdeti i detit të Vdekur në Lindjen e Mesme është 400 metra (1300 këmbë) nën nivelin e detit. Pranë saj renditet Bad Water në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, me 282 këmbë nën nivelin e detit.

25- Kush është lumi më i gjatë?

Lumi Nil në Afrikë është 6695 kilometra i gjatë.

nili

26- Cili është vendi më i thatë në Tokë?

Në një vend të quajtur Arika, në Kili bien 0.76 milimetra shi në vit. Me këtë ritëm, filxhani i kafes do të mbushej për një shekull.

27- Sa shpejt lëviz balta?

Rrëshqitja e dheut, si ortekë balte, mund të lëvizë me shpejtësi prej 160 kilometrash në orë.

28- A rrjedhin gjërat brenda Tokës?

Kjo është e sigurt. Në fakt, shkencëtarët zbuluan në vitin 1999 se materialet e shkrira brenda dhe rrotull kores së Tokës lëvizin në vorbulla, duke formuar xhepa dinamika e të cilëve është e ngjashme me tornadot dhe tufanet. Ashtu siç do të lexoni më poshtë, korja e planetit lëviz në mënyra të çuditshme.

29- Cili është vendi më i lagësht në Tokë?

Lloro, Kolumbi, ka mesatarisht 13 metra shi në vit. Kjo sasi është 10 herë më e lartë se ajo në qytetet më të lagështa në Evropë apo në Shtetet e Bashkuara.

30- A ka edhe Toka faza, ashtu si Hëna?

Nga Marsi, Toka duket sikur kalon përmes fazave të veçanta (ashtu siç e shohim ne Afërditën të ndryshojë fazat. Toka është në orbitën e Marsit, dhe ndërsa dy planetët rrotullohen rrotull Diellit, drita e diellit krijon përshtypje të ndryshme nga kënde të ndryshme gjatë vitit. Fazat e Tokës dallohen nga fotografitë e marra nga “Mars Global Surveyor” dhe “European Mars Express”.

31- Cili është kanioni më i madh në sistemin tonë diellor?

Kanioni i Madh konsiderohet si sistemi më i madh në botë i kanioneve. Dega e saj kryesore është 446 kilometra e gjatë. Valles Marineris në Mars zgjatet 4800 kilometra. Nëse do t’i shtohej hartës së SHBA-së, do të shtrihej nga Nju Jorku në Los Anxhelos. Në disa vende, kjo njollë e madhe në sipërfaqen e Marsit është 8 kilometra e thellë.

32- Cili është kanioni më i thellë në Shtetet e Bashkuara?

Me kalimin e viteve, lumi Snake gërmoi kanionin Hell përgjatë kufirit Oregon-Idaho. Është më shumë se 2.4 kilometra (8 mijë këmbë) i thellë. Në kontrast, Kanioni i Madh është më pak se 6 mijë këmbë i thellë, më shumë se një milje.

33- A është Toka planeti më i madh shkëmbor në sistemin diellor?

Me zor! Diametri i Tokës në Ekuador është 12,756 kilometra. Afërdita është 12,104 kilometra e gjerë. Mërkuri dhe Marsi, dy planetët e tjerë shkëmborë, janë shumë më të vegjël. Edhe Plutoni është shkëmbor, por është shumë i vogël (disa thonë se nuk është fare planet)

34- Sa prej vullkaneve të Tokës kanë shpërthyer në kohërat historike?

Rreth 540 vullkane mbi tokë. Askush s’e di se sa shumë vullkane nënujorë kanë shpërthyer gjatë historisë.

35- A ka më shumë oksigjen ajri?

Atmosfera e Tokës përbëhet nga 80 për qind nitrogjen. Pjesa tjetër e saj është nitrogjen, me sasira të vogla elementesh të tjerë.

36- Sa për qind të Tokës zë uji?

nature-24

Rreth 70 për qind. Nga 70% e ujit që mbulon Tokën vetëm 3% e saj është e freskët, 97% e saj është uji i kripur. Oqeanet përbëjnë dy të tretat e sipërfaqes së Tokës, gjë që do të thotë se kur asteroidi i radhës të godasë Tokën, ajo do të spërkatë hapësirën.

37- Cilat janë dy masat e Tokës që përmbajnë pjesën më të madhe të ujit të freskët në Tokë?

Gati 70 për qind e ujit të freskët në Tokë ndodhet në akullnajat e Antarktidës dhe Grinlandës. Pjesa tjetër e ujit ekziston në atmosferë, përrenj, lumenj apo në nëntokë dhe të gjitha këto përbëjnë 1 për qind të totalit të Tokës.

38- Cili prej oqeaneve të Tokës është më i madhi?

Oqeani Paqësor mbulon 165 kilometra katror. Është më shumë se dy herë më i madh se masa e Atlantikut. Ka një thellësi mesatare prej 3.9 kilometrash.

39- Pse Toka nuk ka kaq shumë kratere sa Hëna?

6

Toka është më aktive, nga ana gjeologjike apo e motit. Pjesa më e madhe e historisë gjeologjike e planetit tonë ka ndodhur shumë kohë më parë. Pjesa më e madhe e saj është zbrazur nga vullkanet, por rezultatet studiohen vështirë. Madje dhe ngjarjet e kohëve më të fundit në sipërfaqe, kratere që mund të jenë një milionë vite të vjetra, mbulohen nga bimësia, sheshohen nga era dhe shiu dhe modifikohen nga tërmetet dhe rrëshqitjet e dheut. Ndërsa Hëna, është gjeologjikisht e qetë dhe nuk ka mot.

40- Sa është sipërfaqja e Tokës?

Sipërfaqja që Toka mbulon është 510,100,000 kilometra katror.

41- Kush është liqeni më i madh në botë?

marea-caspica1

Nga masa dhe volumi është deti Kaspik, i vendosur mes  Evropës jugore dhe Azisë perëndimore.

42- Ku ndodh pjesa më e madhe e tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike në Tokë?

Pjesa më e madhe ndodh përgjatë kufijve të qindrave plateve të mëdha që pluskojnë në sipërfaqen e Tokës. Një prej plateve më aktiv ku tërmetet dhe shpërthimet janë të zakonshme është përreth platesë masive të Paqësorit, e njohur si “rrethi i zjarrit në Paqësor”. Shkundet e lëkundet nga Japonia në Alaskë dhe në Amerikën e Jugut.

43- Sa të nxehta janë të përbrendshmet e planetëve?

Temperatura e Tokës rritet me 20 gradë Celsius për çdo kilometër nëntokë. Pranë qendrës, mendohet të jetë 3,870 gradë Celsius.

44- Cilat janë tre vendet që kanë numrin më të madh të vullkaneve aktivë?

Tre vendet e para janë Indonezia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara në rend zbritës.

45- Cili prej burimeve të mëposhtme mban volumin më të madh të ujit të freskët në botë: liqenet, lumenjtë apo ujërat nëntokësore?

Uji nënujor përfshin një volum 30 herë më të madh se të gjitha liqenet me ujë të freskët dhe zë 3 mijë herë më shumë volum se lumenjtë dhe liqenet e tokës. Uji nëntokësor mbahet në akuaferët natyralë nëntokësor, në të cilat uji rrjedh përqark dhe përmes gurit dhe materialeve të tjera.

46- A është e fortë korja e Tokës?

Pjesa e brendshme e kores së tokës mendohet të jetë e fortë. Por pjesa e jashtme e kores duket e butë. Përderisa askush nuk ka qenë atje, shkencëtarët nuk janë të bindur për përbërjen e saktë. Ideja e lindur nga Hollivudi është të dërgohet një sondë atje për të mësuar më shumë.

47- A rrotullohet Toka me të njëjtin ritëm?

Korja e fortë e brendshme, një masë hekuri e krahasueshme me masën e Hënës, rrotullohet më shpejt se pjesa e jashtme e kores së hekurit, e cila është e lëngshme. Një studim i vitit 1996 tregon se gjatë shekullit të mëparshëm, shpejtësia ka bërë që korja e brendshme të fitojë një çerek kthese në tërësinë e planetit. Presioni i madh e mban atë solide.

48- Sa njerëz janë vrarë nga vullkanet gjatë 500 viteve të fundit?

Të paktën 300 mijë. Mes vitit 1980 dhe 1990, aktiviteti vullkanik vrau të paktën 26 mijë njerëz.

vullkan

49- Sa për qind e sipërfaqes së Tokës përbëhet nga shkëmb vullkanik?

Shkencëtarët vlerësojnë se më shumë se tre të katërtat e sipërfaqes së Tokës ka një origjinë vullkanike, domethënë shkëmbinjtë ose kanë shpërthyer nga vullkanet ose janë formuar nga shkëmbinjtë e shkrirë që janë ftohur nëntokë, dhe si pasojë kanë dalë në sipërfaqe. Pjesa më e madhe e shkëmbinjve vullkanikë të Tokës gjenden në nivelin e detit.

50- A shkakton tërmeti një tsunam?

Nëse tërmeti lind nën oqean, atëherë po. Pranë epiqendrës së tërmetit, niveli i detit rritet dhe bie, duke e shtyrë të gjithë ujin mbi të lart e poshtë. Kjo lëvizje krijon një valë që udhëton nga jashtë në të gjitha drejtimet. Një tsunami mund të jetë masive, por mbetet e ulët në lartësi kur uji është i thellë. Kur afrohet pranë bregut, forcohet dhe arrin lartësinë e ndërtesave të larta. Një e tillë u nxit në vitin 1964 dhe mbuloi qytetin e vogël kalifornian, Crescent City, gjatë së cilës makinat lëviznin me metra të tëra dhe shumë njerëz humbën jetën. Edhe asteroidet shkaktojnë tsunami.

51- A janë të gjithë tsunamët valë të larta kur godasin vijën bregdetare?

Jo, në kundërshtim me shumë imazhe artistike të tsunamëve, pjea më e madhe nuk rezultojnë në valë të mëdha. Pjesa më e madhe prej tyre vijnë në breg si batica të forta dhe të shpejta. Uji mund të ngrihet më lart se çdo valë që njeriu ka parë.

52- Sa sipërfaqe të Tokës zënë shkretëtirat?

Rreth një të tretën.

53- Cili është vendi më i thellë në oqean?

Thellësia më e madhe e njohur është 11 kilometra, në Mariana Trench, në oqeanin Paqësor në jug të Japonisë pranë ishujve Mariana.

54- Cila është era më e shpejtë e regjistruar ndonjëherë në sipërfaqe?

Era më e shpejtë “e zakonshme” ka pasur një shpejtësi prej 372 kilometrash në orë, dhe është regjistruar në Malin Uashington, New Hampshire, në 12 prill të vitit 1934. Por gjatë një tornadoje në maj të vitit 1999, në Oklahoma, shkencëtarët kanë regjistruar një erë me shpejtësi 513 kilometrash në orë. Për krahasim, erërat e Neptunit mund të arrijnë në 1,448 kilometra shpejtësi.

55- Sa e vjetër është Toka?

Planeti ynë është më shumë se 4.5 miliardë vite i vjetër, pak fare më i ri se sa Dielli. Evidencat e kohëve të fundit kanë treguar se Toka është formuar shumë më herët se sa është besuar më parë, vetëm 10 milionë vite pas lindjes së Diellit, një eveniment diellor i cili ka ndodhur 4.6 miliardë vite më parë, edhe pse provat nuk janë të sigurta.

56- Cila është shkretëtira më e madhe në botë?

Shkretëtira e Saharasë në Afrikën e Jugut është më shumë se 23 herë më e madhe se masa e shkretëtirës Mojave në Kaliforninë jugore.

57- Cili planet ka më shumë hëna, Toka apo Marsi?

Marsi ka dy satelitë, quhen Phobos dhe Deimos. Toka ka vetëm një satelit natyral, dhe është Hëna. Planetët e jashtëm kanë shumë Hëna, pjesa më e madhe e tyre janë zbuluar kohët e fundit, duke i hapur rrugë mundësisë që shkencëtarët një ditë të ripërkufizojnë atë që do të thotë hënë.

58- Cili është liqeni më i thellë në botë?

lake-baikal-alternate_1423823196

Liqeni Baikal në pjesën qendrore jugore të Siberisë është 1.7 kilometër i thellë. Është rreth 20 milionë vite i vjetër dhe mban 20 për qind të ujit të freskët të Tokës.

59- Cila është origjina e fjalës “vullkan”?

Vjen nga “vulcan”, perëndia romak i zjarrit.

60- Sa minerale njihen se ekzistojnë?

Në botë njihen gati 4 mijë minerale, edhe pse vetëm 200 janë shumë të rëndësishme. Gati 50-100 minerale përshkruhen çdo vit.

61- Cili është ishulli më i madh në botë?

greenland

Grinlanda mbulon 2,176,000 kilometra katrorë. Kontinente zakonisht përkufizohen si masa të mëdha të përbëra nga shkëmbinj me densitet të ulët që lundron në materialin e shkrirë nën të. Grinlanda i përputhet këtij përkufizimi, por është vetëm një e treta e masës së Australisë. Disa shkencëtarë e quajnë Grinlandën një ishull, të tjerë thonë se është një kontinent.

62- A janë ndarë Toka dhe Hëna në lindje?

Jo ekzaktësisht. Por teoria kryesore thotë se sateliti ynë i preferuar është gdhendur pjesërisht nga Toka pasi ajo është formuar. Një objekt me masën e Marsit është përplasur me planetin tonë të ri. Ky planet është shkatërruar. Mbeturinat fluturuan tjetërkund dhe një pjesë e saj shkoi në orbitën e Tokës. Hëna e mblodhi veten nga mbetjet e avulluara të përplasjes, ndërsa Toka mbeti pak a shumë e paprekur.

63- Sa vetëtima bien në botë çdo sekondë?

corbis_42-16884643.900x600

Mesatarisht rreth 100. Por kjo shifër është vetëm për ato që godasin tokën. Gjatë çdo minute bien më shumë se një mijë stuhi përreth Tokës, duke shkaktuar 6 mijë vetëtima. Pjesa më e madhe prej tyre shkon nga reja në re.

64- A janë lumenjtë e gjallë?

Jo në kuptimin tradicional. Por ashtu si gjithë krijesat e gjalla, lumenjtë kanë një jetëgjatësi. Ata lindin, rriten në masë dhe plaken. Madje mund të vdesin gjatë hapësirës së kohës gjeologjike.

65- A mund të krijojnë asteroidet ishuj?

Spekulimet kanë ekzistuar për dekada se impaktet e lashta të asteroideve mund të krijojnë pika të nxehta të aktivitetit vullkanik, e cila mund të rrisë malet që dalin nga deti dhe që s’kanë qenë atje. Nuk ka një përgjigje të saktë për këtë pyetje, por një model i fundit kompjuterik sugjeroi se Hauai është formuar në këtë mënyrë.

66- Sa do të ngriheshin detet nëse akulli antarktik do të shkrinte?

Adelie_Penguins_in_Antarctica

Akullnaja e Antarktidës mban gati 90 për qind të akullit të botës dhe 70 për qind të ujit të saj të freskët. Nëse i gjithë akulli do të shkrinte, niveli i detit do të rritej me 220 këmbë, ose do të arrinte lartësinë e një ndërtese me 20 kate. Shkencëtarët e dinë se procesi i shkrirjes ka filluar. Kombet e Bashkuara thonë se më e keqja që mund të ndodhë, në varësi të rritjes së temperaturave të ajrit globale, është që detet të rriten me 1 metër deri në vitin 2100.

67- A është akulli një mineral?

Po, akulli është një mineral dhe formalisht përshkruhet kështu në Sistemin Dana të Mineralogjisë.

68- Cili është minerali më i butë?

Talku është minerali më i butë. Përdoret për të përdorur pudrën talk.

69- Cili është minerali më i fortë?

Ai të cilit nuk i mbetet asnjë vlerë emocionale pas një divorci, edhe pse ruan vlerën monetare.

70- Cilat janë ngjyrat që dalin nga një fishekzjarr?

Ngjyrat dalin nga elementet minerale të marra nga Toka. Stronciumi jep të kuqen e ndezur, bakri jep blunë, sodiumi jep të verdhën dhe tallashi i hekurit dhe copat e qymyrgurit japin shkëndijat e arta. Flakët e shndritshme dhe zhurma e fortë vjen nga pudra e aluminit.

71- A ka Toka motin më të keq në sistemin diellor?

Warren-Beatty-heaven-on-earth

Deri tani, është moti më i keq që njerëzit kanë përjetuar. Por universi ka mote edhe më të këqija. Në Mars mund të formohen uragane-stuhi katër herë më të mëdha se Teksasi. Stuhitë e pluhurit në planetin e kuq mund të turbullojnë të gjithë globin! Jupiteri ka një uragan dy herë më të madh se masa e planetit tonë dhe zgjati për të paktën tre shekuj (një tjetër stuhi në Jupiter është edhe më i madh). Afërdita është një ferr i vërtetë, dhe Plutoni është më i ngrirë se vendi më i ftohtë në Tokë (edhe pse një ditë mund të ndryshojë dhe Plutoni mund të bëhet oazi i fundit për jetën).

72- Ku janë baticat më të larta?

Në Burntcoat Head, Minas Basin, pjesë e Gjirit Fundy në Nova Scotian, baticat mund të arrijnë 11.7 metra lartësi. Gjiri ka formën e hinkës, fundi zgjerohet lart nga gryka e oqeanit. Rezultati është një “kanal baticor”.

73- Ku është akullnaja e vetme e botës?

Mt. Cotopaxi në Ekuador mban të vetmen akullnajë në ekuator.

74- Cili është zinxhiri më i gjatë malor në Tokë?

Vargmali Mid-Atlantik, i cili ndan gati gjithë oqeanin Atlantik nga veriu në jug. Islanda është një vend ku ky zinxhir malor i nëndetit ngrihet mbi nivelin e detit.

75- Sa ar është zbuluar në të gjithë botën?

Më shumë se 193,000 tonë metrikë. Nëse do t’i mblidhnim të gjitha së bashku, atëherë do të formonim një kub shtatëkatësh që do t’i ngjante një prej ndërtesave të Donald Trump. Por në fillim duhen gjetur gjithë ato unaza që kanë rënë në lavaman.

76- Cilat janë dy vendet që prodhojnë më shumë ar?

Afrika e Jugut prodhon 5300 tonë metrikë në vit, dhe Shtetet e Bashkuara prodhojnë më shumë se 3200 tonë metrikë në vit.

77- Cila është ajo bimë e Amerikës së Veriut që mund të jetojë për mijëra vite?

Për shkurren katran, e cila rritet në shkretëtirat Mojave, Sonoran dhe Chihuahuan, rezultatet me radiokarbon kanë treguar se ka jetuar që nga lindja e Krishtit. “Disa prej këtyre bimëve mund të durojnë për 10 mijë vite”, thonë shkencëtarët. Sikur të mund të flisnin.

78- Mesatarisht, sa ujë në ditë konsumohet në të gjithë botën?

Përgjigja është 400 miliardë galonë.

79- A është Saturni i vetmi planet me unaza?

Saturni ka unazat më të dukshme. Por Jupiteri dhe Neptuni janë sisteme të holla unazash, ashtu si Urani. Madje dhe Toka mund të ketë qenë dikur një planet me unaza.

80- Cili është kontinenti më i lartë, më i thatë dhe më i ftohtë në Tokë?

Përgjigjja do të ishte Antarktida.

81- Në çfarë thellësie ndodhin tërmetet?

Pjesa më e madhe e tyre ndodh në më pak se 80 kilometra nga sipërfaqja e Tokës. Tërmetet më të cekëta shkaktojnë dëme më të rënda, por forca shkatërruese e një tërmeti varet nga kushtet e shkëmbit dhe dheut, si dhe në metodat e ndërtimit të banesave.

82- Ku janë gjetur shkëmbinjtë më të vjetër në botë?

Meqë tabani i oqeanit rigjenerohet vazhdimisht, ndërsa platetë kontinentale lëvizin në sipërfaqen e Tokës, shkëmbinjtë më të vjetër në dyshemenë e oqeanit janë më pak se 300 milionë vite të vjetra. Në kontrast, shkëmbinjtë më të vjetër kontinentalë janë 4.5 miliardë vite të vjetër.

83- Sa për qind e ujit të freskët të botës ruhet si akull?

Rreth 70 për qind. Dhe nëse do t’ju duhej ta zëvendësonit të gjithën, do t’ju duheshin 60 vite shi në të gjithë globin, pastaj duhet të mendonit një mënyrë për ta ngrirë të gjithën.

84- A kanë ekzistuar gjithmonë kontinentet?

Jo ashtu siç i njohim ne sot. Shumë shkencëtarë thonë se Toka e pati zanafillën si një kontinent i madh, e thatë si një kockë. Uji erdhi si kometat, supozimet vazhdojnë dhe kështu u zhvilluan oqeanet. Kohët më të fundit, masat e tokës së botës u grumbulluan në një superkontinent me emrin Pangaea. Kontinenti filloi të thyhej 225 milionë vite më parë, dhe si përfundim u fragmentua në kontinentet që ne njohim sot.

85- Nëse do t’i sajonim Tokën, Hënën dhe Marsin si kukullat matrushka, si do të renditeshin?

Marsi do të futej brenda Tokës, dhe Hëna do të futej shumë mirë brenda Marsit. Toka është gati sa dyfishi më i madh se Marsi, i cili është sa dyfishi më i madh se Hëna.

86- Sa peshon planeti Tokë përafërsisht?

5.974.000.000.000.000.000.000.000 kilogram (gati sa 6 septillion kg), që është afërsisht me të njëjtën sasi peshe sa 54,807,339,449,541,284,403 (përafërsisht sa 55 quintillion) Balena blu – krijesa me e rëndë në Tokë!

87- Pse Toka quhet planeti blu?

giorno.900x600

Për shkak se 70% e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar tërësisht me ujë. Nga 70% e ujit që mbulon Tokën vetëm 3% e saj është e freskët, 97% e saj është uji i kripur. Nga kjo 3% më shumë se 2% qëndron në akull dhe akullnaja, që do të thotë më pak se 1% është në liqene dhe lumenj.

88- Pse Toka shikohet në hapësirë?

Për shkak të sasisë së ujit që mbulon Tokën, është një nga planetet më të ndriçuara në galaktikë dhe mund të shihet nga një distancë tepër e largët, e gjithë kjo për shkak të reflektimit të rrezeve të diellit.

89- Nga çfarë shtresash është e përbërë Toka?

Toka përbëhet nga 3 shtresa të ndryshme: korja, manteli dhe bërthama. Dhe secila prej këtyre tre shtresave të ndryshme është e përbërë nga elementë të ndryshëm. Korja e Tokës përbëhet nga 32% Hekur, 30% Oksigjen, 15% Silic, 14% Magnez, 3% Squfur, 2% Nikel – të cilat në total arrijnë në 96%. 4%  tjetër është i përbërë nga sasi grimcash si Kalciumi, Alumini dhe elemente të tjerë të ndryshëm.

90- Nga se është e përbërë pjesa tjetër e shtresave të Tokës?

earth

Përpara se t‘ju themi se nga çfarë është e përbërë pjesa tjetër e shtresave të Tokës, këtu duhet të përmendet një fakt tepër interesant në lidhje me koren e tokës: ajo përbëhet nga pllaka të ndryshme të cilat lëvizin gjatë gjithë kohës në mantelin e Tokës, duke lëvizur në të njëjtin ritëm që rriten thonjtë e një personi!

Manteli i tokës përbëhet nga 44,8% Oksigjen, 21.5% Silic dhe 22.8 Magnez, edhe pse ai gjithashtu përmban sasi grimcash si hekur, alumin, kalcium, natrium dhe kalium. Megjithatë, këto elemente janë të lidhura të gjitha së bashku në shkëmbinj që përbëjnë mantelin e Tokës.

Manteli është shtresa më e madhe e Tokës, rreth 2970 km e trashë – kjo përbën rreth 84% të vëllimit të përgjithshëm të Tokës. Korja e Tokës përbëhet nga dy shtresa, një shtresë e jashtme dhe një brendshme. Edhe pse përqindjet specifike janë të panjohura, si shtresa e jashtme po ashtu edhe ajo e brendshme përbëhen kryesisht nga hekuri dhe nikeli.

Shtresa e jashtme e bërthamës së Tokës besohet të jetë lëngshme, ndërsa e shtresa e brendshme besohet të jetë e ngurtë dhe e nxehtë si Dielli!

Për shkak të elementeve të veçantë të bërthamës si hekuri dhe nikeli, Toka është e rrethuar nga një fushë e fuqishme magnetike që e mbron atë nga efektet e erërave solare.

91- Vetëm Toka ka ujë?

Po, nga të gjitha planetet e tjera në sistemin tonë diellor, Toka është më e dendura, me një dendësi prej rreth 5,52 gram për centimetër kub. Planeti i dytë më i dendur në sistemin tonë diellor është Merkuri me një dendësi prej 5,427 gram për centimetër kub.

Toka është planeti i vetëm në sistemin tonë diellor që ka ujë në të trija format (të lëngshme, të ngurtë ose të gaztë).

92- Në planetet e tjerë ndodh eklipsi diellor?

Toka është i vetmi planet në sistemin tonë diellor, ku mund të ndodhë një eklips diellor.

93- Kush njeri zotëron më shumë tokë?

Mbretëresha e Britanisë së Madhe është pronarja e ligjshme e një të gjashtës së sipërfaqes së Tokës!

94- Kur ka nisur jeta në Tokë?

Jeta në Tokë (siç e njohim ne) ka ekzistuar që prej 150-200.000.000 vitesh, por Toka në vetvete është pothuajse 5 miliardë vjet e vjetër!

95- Çfarë do të ndodhte nëse mund të hapej përmes Tokës?

Nëse ju hapni një tunel të drejtë përmes tokës dhe hidheni në të, do t’ju duhen vetëm 42 minuta për të dalë në anën tjetër!

96- Çfarë do të ndodhë kur Dielli të ketë mbaruar hidrogjenin

image214.900x600

Kur Dielli të ketë mbaruar hidrogjenin e tij, gjë qe mendohet se do te ndodhe pas 5 miliard vitesh të tjera, ai do të jetë 100 herë më i madh dhe 2 mijë herë më i shndritshëm, çka do të çonte në një avullim të Tokës.

97- Do të bashkohen ndonjëherë kontinentet?

Nga pjesët që përbëjnë tërë masën Tokësore, Panagea është e vetmja masë kontinentale që nuk ka ndryshuar. Ndërkohë të gjitha formacionet e tjera të kontinenteve ndjekin një ndryshim ciklik. Kështu, mendohet se pas 250 milion vitesh, Afrika do t’i bashkohet Amerikës duke çuar në zhdukjen e oqeanit Atlantik.

98- Sa njerëz kanë jetuar në Tokë?

Çdo ditë lindin 200.000 veta, 2 njerëz vdesin në çdo sekondë.

Deri tani në Tokë mendohet se kanë jetuar 106 miliardë njerëz. Deri në vitin 2050-të në Tokë do të ketë 9.2 miliardë njerëz.

99- Disa kuriozitete të shpejta

Cheetal_(spotted_deer)_at_Van_Vihar_National_Park

-Kanë kaluar gati 2 milionë vjet që kur se ka rënë ndonjë pikë uji në vendin më të thatë në botë në Antarktik.

-Kontinentet lëvizin çdo vit nga 2 centimetra;

-75 për qind e të gjitha llojeve të kafshëve do të mund të shfarosen gjatë 300 vjetëve të ardhshme;

-Vlerësohet se në Tokë janë identifikuar vetëm 14 për qind e të gjitha llojeve;

100- A do të jetë gjithnjë këtu Toka?

Astronomët mendojnë se pas disa miliarda vitesh, Dielli do të bymehet kaq shumë sa do të mbulojë Tokën. Nëse ne do të jemi përsëri këtu, me siguri do të skuqemi dhe planeti do të avullojë. Megjithatë, ekziston një mundësi që një masë në ndryshim e Diellit të bëjë që Toka të lëvizë në një orbitë më të largët e të mirë. Një llogaritje matematikore tregon se është teorikisht e mundur për njerëzit që të sajojnë një lëvizje të tillë para se të jetë vonë./Përgatiti: Tirana Observer

Kategori
Uncategorized

LETRA E PLOTË/ Deputeti Vladimir Kosta – Edi Ramës: Për ty i pagova 110 mijë Euro pronarit të televizionit, je llapisti më i mirë.

vladimir kosta-edi rama

Vladimir Kosta, deputet i qarkut të Gjirokastrës ka dhënë dorëheqjen nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe vendimin e tij e ka arsyetuar me një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Edi Rama.

Ndaj këtij të fundit, Kosta shkruan gjithë mllef dhe e akuzon se po drejton Qeverinë me të paaftë, kurse socialistët e ndershëm i ka hequr nga puna.

LETRA E PLOTË:

Letër e hapur

Drejtuar : Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Z. Edi Rama.

Per Dijeni: Anëtareve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Përshëndetje Kryeministër,

E vlerësoj faktin që më kishit marrë në telefon sot tre herë dhe më kishit dërguar një sms ku shprehnit interesimin tuaj për shëndetin tim por njëkohësisht më shqetëson fakti përse ky interesim nga ana juaj pikërisht tani pas tre vjetësh refuzimesh të më dëgjonit e të më respektonit për atë që isha dhe për atë që bëja.
Kam investuar mund, djersë dhe para për partinë socialiste, Berat, Poliçan në 2009, Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit . Ma kërkove me ngulm në një kafene të Beratit, po s’e kujtove pyet Tikun. Preka gjithë fshatrat e Përmetit,në 2013, 4 muaj fshat më fshat. Një kërkesë të bëra që mos e vër Gilin se nuk fiton, mos ma bëj këtë të keqe, të thashë, por ti as që e çave kokën fare! Përkundrazi dëgjove ata kalamajtë që mban rreth e rrotull, të servilosen e të gënjejnë gjithë ditën. E kujtoni besoj si të thoshte Ben Ahmetaj: Kryeministër, fitojmë me 400 vota!

Më çove në Dropull dhe më ngarkove të punoj për PBDNJ-shin. Unë çdo punë e marr me pasion. Anastas Angjeli më tha: mos e mer me kaq vrull se po tall bythën me ty KM-ja!! Dhe kjo ishte e vërtetë. Kur u takuam te karburanti i Bert Targës më thotë Vangjel Tavo: thuaji Ramës  … dhe unë të thirra 2-3 here kryeministër, kryeministër! Ti  as që begenise të ngrije kokën. Nuk ju kujtohet? Ishim vetem dy  metër përballë, njëri tjetrit. Mire që ja fale  bashkinë PD-së, por  më nxore dhe  si koqe, pa  asnjë vlerë para Tavos!

Nuk më ke njohur kurrë kontributin gjatë punës  time në partinë socialiste dhe kjo për arsye banale,nga që isha në sherr me beniaminin tënd AHMETAJ  ! Sigurisht do mbash anën e tij…. Gjithmonë je treguar mosmirënjohës, nënvleftësues e i pasjellshëm ndaj meje. Për këtë gjë ka ndikuar mjaftueshëm te ju duke hedhur helmin ndaj meje ai ” pesha pupël”, Arben Ahmetaj. Kjo ka të bëjë me  faktin se sa i pazoti je të vlerësosh ata që punojnë për ty.

Përkundrazi, po vlerësohen përditë e më shumë të fortët e drogës, po vlerësohen e mbështeten vetëm një grusht klientësh të ministrave dhe të qeverisë tende. (Nganjëherë kur dëgjoja nga ju që flet  me superlativa për Tërmet Peçin,për kete të  Kavajës ,për të gjithë të fortët që ngre në piedestal, i thoja vetes t’ia fus edhe unë një vizë që të më vlerësojë kryetari im  !!!? Mire që  nga ajo e bardha nuk gjeta,po nuk gjeta as Ashash!!,, fati i keq imi….! )  E degjenerove rolin e deputetit, sa më vjen të pështirë ta mendoj se jam deputeti i partisë tënde! Kam çuar shumë e-mail e sms në adresën tënde dhe ju nuk u kujtuat asnjëherë të merrnit në konsideratë shqetësimet e mia, përkundrazi jam i bindur se gjithçka pas leximit  e ke kaluar në mëndjen tënde; ç’na çau k…n ky LOQA !

Nuk të kam kërkuar asgjë për veten dhe nuk do të kërkoj më absolutisht asgjë. Turp, turp që ndave pushtetin me çamët! Je mosmirënjohës ndaj të tuve! Çamët i kishim kundërshtarë e krah për krah me Berishën në 2013. Një ditë të bukur i pamë në pushtet me nje marrëveshje të fshehtë të bërë nga ti pa asnjë konsultim e diskutim me deputetët e Partisë Socialiste. E kishe vendosur ti me dhjetë ministra të tutë. Pse, ti me ata dhjetë ministrat e fituat pushtetin?Apo me QIFEN?! U ke dhënë Çamëve gjithë atë pushtet ,Ndërsa  socialistët që fituan zgjedhjet rrinë si trapa rrugëve të Shqipërisë dhe ne budallenj me duar prapa  para tyre, kur ata na kërkojnë një vend pune!!!!? Po ç’të them unë ti ndjen neveri për ne , vaj halli për militantët e bazës…, Je mosmirënjohës ndaj të tuve!

Bëra një urë në Vllaho Psiotera. Ftova miqtë e mi dhe hodhën 31 milion lekë  të vjetra nga xhepi i tyre sepse ishte jeta e atyre fshatarëve tek ajo urë. Falë kësaj pune ne e fillojmë garën elektorale me 250 vota plus në atë fshat, i cili më mban si perëndi për këtë hall që ju zgjidhëm.
Më pas të kam kërkuar një urë po kaq të rëndësishme në një fshat tjetër por ti asnjëherë nuk më mbështete, mendon se e kam për xhepin tim! E premtova në zgjedhje se kështu e pashë të arsyeshme, sepse bëhej fjalë për fitoren tënde. Dhe shuma që kërkon kjo vepër është modeste. Asnjëherë nuk mu përgjigje. Po po, ti ke këtë gjeneratën e re të ministrave e drejtorëve që na shohin si kundërshtarë. Janë arrogantë e mendjemëdhenj! Jane gjithë pordhë. E hoqën nga puna, një mbështetës timin, që s’kishte lidhje hiç me paratë apo terrenin. Ishte në zyrën juridike, te tatimet. Mbeti pas meje i shkreti në fushatë. E hoqi shoqja e Saimirit, drejtoresha e tatimeve me porosi të Ben Ahmetajt. E hoqën djalin e Veliut nga puna pa asnjë arsye por vetëm nga mllefi i të kaluarës ndaj meje, hakmerren njerëzit e qeverisë tënde ndaj një nevojtari socialist nga provinca për të nxjerrë kunj me mua, deputetin e partisë tënde. Kam shumë gjëra për të shkruar, por nuk dua të mërzis veten më shumë, prandaj  jam tërhequr ngaqë dua të harroj poshtërsitë e pafundme të stafit tënd. Një mallkim të fuqishëm ju a kam kaluar ty dhe ekipit tënd të ministrave e drejtorëve që më  keni bërë të vuaj kaq shumë dhe padrejtësisht!
Sa urrejtje kam që po të shkruaj! Por mos harro se po kaq kanë dhe deputetët e tjerë ndaj teje.
Mendoja në atë fillim se ishe shumë i zoti,
Por për sa po të njoh je një ndër llapistët më të mirë në botë ,! Po ja  që jam i paaftë të bëhesha pjesë e ndonjë mashtruesi tënd….

Ti e bazove punën tënde dhe drejtimin e partisë tek 10 ministra dhe disa zyrtarë të tutë të besuar dhe nuk e ke problem të nxjerrësh jashtë loje deputetët, ti fyesh e mërzitësh, ti poshtërosh e mashtroshë sipas qejfit tënd! Që në  ardhjen time si deputet ju kam kërkuar të kem autoritetin dhe respektin e duhur.
Ka dhe më shumë arsye të tjera të cilat ju i dini më mirë se unë dhe që më bëjnë të vuaj tej mase duke e denigruar vazhdimisht figurën fisnike të deputetit.
Për këto arsye ju bëj me dije se nga ky moment, largohem njëherë e përgjithmonë nga ky grup parlamentar qe drejtoni ju zoti Rama.
Respekt për deputetët e ndershëm! Respekt për socjalistët e ndershëm!

Po dal përfundimisht nga grupi yt parlamentar, që në mandatin tjetër të mos e kem më në krye atë talenten e tatimeve që keni zgjedhur ju zoti  Rama.

Besoj qe kjo qe po bej une do jete nje ndihme dhe çlirim per shume deputete te tjere. Do të vazhdoj tu shërbej si deputet zgjedhësve të qarkut Gjirokaster dhe socialistëve të gjithë Shqiperisë.

KUJTESË
Me që nesër bën  festën e partisë , Ard Çelën e bëre anëtar asambleje dhe i takon të jetë se fton zyra  por  mos të dalë nga mendja të ftosh Gëëëëëzimin e KASHTËS….

Vladimir Kosta

Kategori
Uncategorized

KOMITET FLASIN VETEM ME PLUMBA “HIRESI”

Dhespot Foti Deklaronte

“KY ESHTE ELENIZIMI PURO! RROFTE KORCA ELENIKE!”.

Në Korçë simbas Fotit lulëzonte helenizmi puro.

Më 1902, në 16 Maj zgjithet Mitropolit i Voskopojës, Korçës dhe Përmetit.

Në Qershor të 1905 në fshatin Plasë ai pësoi një atentat, por i shpëtoi vdekjes me një plagë të lehtë.
Më 9 shtator të 1906, duke shkuar në fshatin Bradvicë të Moravës ra në një pritë nga komitet shqiptare me rezultat të gjente vdekjen nga plumbat e tyre.

Simbas shtypit grek.
Lajmi i vdekjes së tij tronditi panhelenizmin dhe shpërndahu dhimbje dhe indinjim në shpirtrat e helenëve të Korçës.

Klithma urrejtjeje u dëgjuan dhe betime tek më i Larti për hakmarrje…

Një ngjarje ende e pa zbardhur mirë nga historianët shqiptar është vrasja e Mitropolitit të Korçës, Fotis i cili nën rrobën e udhëheqësit shpirtëror të ortodoksëve bënte punën për greqizmin e shqiptarëve në zonën e Voskopojës, Korçës e deri në Përmet.

Patriotët shqiptar e vranë më 9 Shtator 1906, si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve të cilët ishin mësonjës të shkollave shqipe,
Theodhos dhe Kristo Harallamo- Negovani të cilët u masakruan nga grekët më 12 Shkurt 1905.

Studiuesi Xhevat Lluri shkrun se më 1914, në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajramin Ligun i njohur për atentatin që kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës, Mars 1908.
Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh pasi e akuzonin për vrasjen e Mitropolitit të Korçës, Fotis Kallpidhis. Fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatuar të lirohet. Por nuk u mësua nëse Bajrami kishte qëlluar vërtetë mbi Mitropolitin grek.

Në kujtimet e tij Eqerem Bej Vlora shkruan se çetat e Spiro Kosturit dhe të Spiro Bellkamenit vrasin Mitropolitin Fotis dhe klerik të tjerë antishqiptar. Studiuesi dhe shkrimtari grek, Tasos Kondojanidhis, mbështet tezën se Mitropolitin e Korçës, Fotin e vrau Spiro Kosturi.

Mihal Grameno në një shkrim të botuar në gazetën Drita të Sofjes më 1 Shkur 1908, shkruan se Spiro Kosturin e vranë grekët sepse ata mendonin se familja Kosturi ka gisht në vrasjen e Mitropolitit. Familja e Jovan Kosturit ka qenë njëra nga mbështetësit kryesor të Komitetit të Fshehtë të Manastirit, vetë Jovan Kosturi ka qenë anëtarë i degës së Korçës të këtij Komiteti. Ka të dhëna se kryetar i vërtet i Komitetit të Fshehtë të Manastirit ishte Jovan Kosturi, por kjo gjë mbahej shumë e fshehtë. Në të vërtetë Komiteti i Fshehtë i Manastirit është projekt i familjes Kosturi sepse ata ishin drejtuesit kryesorë dhe financuesit e saj.

Mitropolitin Fotis, nuk e vranë shqiptarët mysliman, nuk e vranë as komitët bullgarë dhe rumunë, atë e vranë ortodoksit shqiptar të Korçës për veprimtarinë antishqiptare që bënte ky klerik i ardhur nga Azia e Vogël.

Korçarët e vranë për greqizmin e shqiptarëve duke përhapur gjuhën greke dhe mallkuar gjuhën shqipe. Por Patriarkana e Stambolli nuk hoqi dorë lehtë për të dërguar misionarët e saj për përhapjen e greqizmit tek shqiptarët. Në vend të Foti Kallpidhis, ajo dërgoj Mitropolitin Gjervasio, i cili edhe ky ishte pondios, pra sllavë nga Azia e Vogël.

Mitropoliti i Korçës Foti Kallpidhis renditet në historigrafinë greke tek Heronjtë e luftës për Maqedoninë greke e cila u zhvillua nga viti 1904-1908. Ai renditet si martiri i parë me rrobën e një kleriku fetar i kësaj lufte. Fjala është për atë Maqedoni që pretendonin grekët nga Manastiri, Ohri, Prespën, Korça, Pogradec

Kategori
Uncategorized

Andi Bejtja: Nuland “shkarkon” ambasadorin Lu.

Nuland “shkarkon” ambasadorin Lu

Postuar: 10/07/2016 – 20:53

Tani, pas vizitës së Nuland, që me thënë të drejtën më solli erën e mirë të Amerikës, duhet ta rilexojmë edhe njëherë letrën e ambasadorit Lu, që i dërgoi deputetëve shqiptarë pak ditë më parë; thelbi po nuk u pranua propozimi i Ramës nga opozita të votohet me pahir në Parlament dhe për Lu e patë të gjithë fajin nëse ndodhte kjo që i Bashës dhe opozita që macja e zezë për integrimin e Shqipërisë.

Tani Nuland del me nje propozim hibrid, që siç thuhet, më shumë anon nga propozimet e opozitës…. Tani, një pyetje do ta bëjmë: Ku ta çojmë kët letër ta rilexojmë edhe njëherë duke e marë nga koshi ku e hodhi Nuland letrën e zotit Lu?

Ne që kritikuam këtë gjuhë këtë aksion të njëanshëm, që donim pikërisht këtë hibrid me kornizat e Venecias, se e njofim kryeministrin shqiptar jemi akoma antiamerikane? Se harrova, prapë të kthehemi te letra, ku hidhej dhe ideja Donkishoteste se mosvotimi i ” Reformës Rama” cënonte madje dhe sigurinë e Amerikës, po kësaj ça t’i themi pas mesazhit të Nuland?

Kaq për tani. Vijeni trurin vet në përdorim: megjithëse për kortezi Nuland e lavdëroi publikisht ambasadorin e vendit të saj, në fakt e ka shkarkuar. Vlahutin e jep dorëheqjen vetë.

 

Kategori
Uncategorized

SHPËRDORIMI I AMBASADORIT LU PËR KARRIERËN E SHEFES NULAND.

13639788_1394950657198862_935232754_o

Nga Habjon Hasani

Mesazhi i qartë për kompromis politik që dha dje në Tiranë zv/Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland, ishte një surprizë për të gjithë.

Nuland e bëri këtë deklaratë ndërsa terreni në Tiranë ishte përgatitur për një tjetër skemë, për një tjetër lojë.

Vetëm një javë para vizitës së Nuland në Tiranë, ambasadori amerikan Donald Lu, drejtoi gishtin e përgjegjësisë për bllokimin e reformës tek Lulzim Basha dhe nisi serialin e kafeve me Majlinda Bregun, duke lobuar ai personalisht kapjen ‘kokërr më kokërr’ të votave rebele brenda opozitës.

Rama nga ana e tij postonte ‘selfie’ me Obamën nga SHBA-ja, ndërsa llozha e tij mediatike e interpretonte këtë foto nën moton: “Prisni prisni, se do vijë Nulandi e do ja tregojë qejfin Bashës”.

Aq fortë u theksua teza e mbështetjes amerikane për projektin e Edi Ramës për reformën, sa Fatmir Xhafaj i përfshirë nga entuziazmi, deklaroi se zv.Presidenti amerikan Joe Biden, mund të anulonte vizitën e parashikuar në Gusht nëse reforma do dështonte. Një deklaratë e paprecedent, një koktejl i rrallë i idiotësisë së shartuar me ekstravagancë.

Dukej sikur i gjithë Uashingtoni, sikur e gjithë Perandoria Amerikane, nuk po dinte si t’ia gjente anën Lulzim Bashës për ta votuar këtë reformë.

Ambasadori amerikan dy herë radhazi e poshtëroi në deklarata publike Lulzim Bashën, ai jo vetëm e përcaktoi qartësisht kupolën politike të opozitës si ‘delen e zezë’, po shkoi dhe më tej, nisi tentativat për ta përçarë opozitën, për të kapur vota individuale.

Nisur nga kjo klimë kaq e njëanshme,  ishte krijuar ideja sikur Nuland do vinte në Tiranë vetëm sa për t’i dhënë dërmën përfundimtare Lulzim Bashës dhe opozitës, duke i shpallur si armiq të reformës dhe të Shteteve të Bashkuara.

Por e papritura ndodhi, ajo që askush nuk e kishte parashikuar dot. Nuland erdhi dhe foli për kompromis politik, madje solli dhe një platformë të gatshme kompromisi, platformë e cila nxirrte ‘off-side’ gjithë lojën politike të deritanishme të ambasadorit Lu, vartësit të saj.

Kur shpalli platformën e kompromisit në Tiranë, znj.Nuland deklaroi se kjo ishte një platformë e përgatitur nga zyra e ambasadës, nga ambasadori Lu si dhe nga ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Përtej kujdesit diplomatik që tregoi znj.Nuland, është pak e vështirë të besosh se Donald Lu ka patur kohë të përgatisë ndonjë platformë, ndërsa pinte kafe me Majlinda Bregun, ndërsa lobonte deputetë të opozitës dhe ndërsa ishte shprehur pa ekuivok, se zgjidhja duhej të ishte e njëanshme dhe se shanset e Lulzim Bashës për kompromis kishin marrë fund.

Po atëherë çfarë ka ndodhur?

Për gjithë këto muaj ambasadori Donald Lu, ka vepruar ‘me kokën e vet’? Ka goditur fort opozitën dhe ka mbështetur po aq fort projektin e Edi Ramës pa dijeninë e shefes së tij Nuland?

Kjo është e pamundur. Donald Lu është vartës i saj, ka zero shanse të bëjë me kokë të vet, e kundërta është e vërtetë: ka qenë pikërisht Nuland që e ka orientuar Lu-në të tregohet aq i njëanshëm duke i ofruar gjithë besimin e saj.

Por ndërsa ambasadori i Shqipërisë së vogël ka besuar me ‘gjithë shpirt’ orientimet e qarta që i kanë ardhur deri më sot, Victoria Nuland si lojtare e gjeopolitikës së madhe, e ka ditur shumë mirë se ku do shkonte.

Ajo e ka përdorur Donald Lu-në, që ky të agravonte në maksimum situatën dhe ndasinë në Tiranë, të përgatiste terrenin e një konflikti sa më të ashpër, që më pas ajo, shefja e tij, të zbriste në Tiranë si triumfatore dhe të paraqitej si një autoritet i pjekur, largpamëse, e mençur, stratege mbi palët që ofronte zgjidhjet e duhura në momentin e duhur.

Dhe ja ku jemi, femra e hekurt e gjeopolitikës amerikane, e cila synon të jetë Ministrja e Jashtme e Perandorisë në katër vjeçarin e ardhshëm, po spikat sërish, po jep një zgjidhje surprizë edhe në Shqipëri.

Ja pra ku jemi, zonja Nuland nuk ndalet duke zgjidhur krizat në vendet e Evropës Juglindore, tashmë i dha drejtim dhe krizës shqiptare. Një tjetër arritje për ambicien politike të kësaj lojtareje të shkathët.

Madje një arritje, pa shumë kosto. Sepse e vetmja kosto, ishte diskretitimi publik i Donald Lu-së, vartësi i saj, i cili u përdor për një lojë më të madhe.

Por ndoshta as ai nuk ja ka marrë për ters shefes së tij Nuland. Fundja diçka e arriti, një kafe me Majlinda Bregun nuk është pak. / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

U tërhoq Rama nga “vija e kuqe”?


U tërhoq Rama nga “vija e kuqe”?

Më në fund dorëzohet kryeministri Rama nga moskapërcimi i “vijës së kuqe”. Është detyruar nga SHBA . Victoria Nuland u paraqiti palëve një propozim të ri si shansin e fundit që ata të jepnin votën për reformën në drejtësi. Varianti, me gjasë i fundit, e bën kryeministrin Rama ta kapërcejë vijën e kuqe që ai betohej se nuk shkelej “edhe sikur të mos bëhej reformë kurrë. Edi Rama duke parë vendimin e pa negociushëm të PD-së se pa nenin 88 nuk ka votim ka pranuar variantin e ri të ofruar nga Nuland. Me këtë variant rrëzohet gjithçka kishte projektuar Rama. Fitoi varianti i PD-së.

Ndihmës -Sekretarja Amerikane e Shtetit ia paraqiti atë fillimisht në tavolinë kryetarit të opozitës. Vetë Basha e konfirmoi këtë kur gazetarët e pyetën nëse “pati propozim konkret nga zonja Nuland”. “Pati. Diskutuam mbi bazën e propozimit tonë dhe propozimeve të tjera”, tha ai.

Propozimi, që mban prapë formalisht firmën e SHBA e BE, nuk ia lë më në dorë kryeministrit dhe shumicës mekanizmin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Komisionit të Vetingut dhe të Apelimit të Vetingut. Burime thonë se ky variant përafrohet shumë me atë që PD paraqiti të premten. Për këtë arsye, Basha e ka pranuar atë pa hezitim.

Kjo ishte edhe arsyeja përse ai, në dalje nga takimi me zonjën Nuland, e ftoi mazhorancën të reflektojë mbi variantin e paraqitur. Basha e dinte se nuk ka rrugëdalje për Ramën dhe se ka marrë mbështetje nga Nuland për kerkesën e tij.

“Presim, kërkojmë dhe ftojmë palën tjetër që përmes një reflektimi pozitiv, të diskutojë mbi meriatat e këtij propozimi dhe jemi të hapur që së bashku me palën tjetër, në mënyrë konsensuale t’i hapim rrugë kësaj cështej të vetme që i ndan palët sa i përket miratimit në parim të draftit kushtetues për reformën në drejtësi”, u shpreh Basha.

Zonja Nuland e ka shprehur dakordësi edhe me insistimin e Bashës se paketa mund të miratohej vetëm me konsensus. Basha e la të kuptohej këtë në prononcimin për median menjëherë pas bisedimeve me të: “Thashë që kjo reformë mund dhe do të kalojë vetëm me konsensus politik”, deklaroi ai.

Dy orë më vonë Victoria Nuland ia vuri përpara në tavolinë këtë variant edhe kryeministrit Rama, si zgjidhjen e vetme që reforma të miratohej me votat e të gjitha palëve dhe jo me vota të trafikuara apo “të disa vëllezërve” që Rama kishte “kërcënuar” se do t’i gjente në të djathtën e parlamentit. Ndryshe nga thirrjet e ambasadorit Lu apo nga deklaratat e shefes së politikës së jashtme të BE, Mogherini, për “vota individuale”, ajo ia ka bërë të qartë kryeministrit Rama se vetëm konsensusi mund ta bënte të vlefshëm miratimin e reformës në parlament.

Kryeministri është gjendur përballë faktit se SHBA e BE “lëvizën” nga pozicioni i tyre, duke paraqitur një variant të ri, të ndryshëm nga ai i miratuar nga mazhoranca në Komisionin e Posacëm të Reformës në Drejtësi, të ndryshëm nga ai “me vijë të kuqe”, një variant që përfshin shqetësimet dhe propozimet e opozitës, gjithnjë duke ruajtur kornizën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, një variant që përjashtonte “votën individuale”.

Zonja Nuland tha në deklaratën e saj pas dy takimeve, se varianti i ri “është një projekt që do të ndihmojë të dy palët që ta mbyllin edhe hapësirën e vetme boshe”.

“Ambasadorët Lu e Vlahutin kanë bërë një propozim të ri që është për diskutim. Është një propozim i ri, në të cilin janë përfshirë ide të qeverisë dhe opozitës dhe që është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ky propozim ka mbështetjen time dhe mbështetje të gjerë nga Uashingtoni. E shqyrtuam me zotin Basha dhe zotin Rama këtë propozim dhe i kam nxitur ata që të mblidhen së bashku rreth asaj që është propozuar, pasi ka ardhur koha që të arrihet një marrëveshje”, deklaroi Ndihës –Sekretarja Nuland.

Tani pritet që Edi Rama të thotë se “vijën e kuqe” e shkela dhe se “kartoni i kuq” duhet ti nxirret atij, pasi e tensionoi kot se koti politikën dhe situatën.

Zonja Nuland tha se “ky propozim përpiqet të përcaktojë edhe rolin e duhur të ndërkombëtareve në monitorimin e procesit të vetingut, duke ruajtur sovranitetin e Shqipërisë”.

Në parim kryeministri Rama e ka pranuar propozimin e ri të zonjës Nuland edhe pse ky variant e nxjerr nga llogorja e pagenociueshmërisë që ai zuri për vetingun, duke ia imponuar opozitës si zgjidhje të vetme.

Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, diskutimi mes Kryeministrit dhe zonjës Nuland u përqendrua tek reforma në drejtësi. Kryeministri Rama rinënvizoi qëndrimin e tij se shumica qeverisëse do të mbetet deri ditën e fundit e hapur për çdo kompromis që nuk cënon thelbin e reformës dhe njëkohësisht, vlerësohet nga partnerët tanë strategjike, si në përputhje të plotë me objektivin e përbashkët për një drejtësi të denjë për një vend anëtar të Bashkimit Europian.

Duke e falenderuar Kryeministrin për përpjekjen e madhe në rrugën e realizimit të kësaj reforme, Victoria Nuland nënvizoi se Shtetet e Bashkuara presin që të gjitha palët ta mbyllin këtë proces me suksesin e merituar për Shqipërinë e për popullin shqiptar, përfundon njoftimi për mediat i zyrës se kryeministrit.

Kryeministri duket të jetë zmbrapsur, pavarësisht përbetimeve se ai nuk do ta “dorëzonte” vetingun edhe sikur të detyrohej të shkonte në zgjedhje dhe pavarësisht se tërheqja nga ajo mbi të cilën është betuar publikisht i ngarkon një barrë të rëndë përgjegjësie për dështimet e deritanishme, pasi ishte ai mori përsipër të mos tërhiqej “për asnjë arsye”, duke mos i lënë mundësi kompromisit.

Por Nuland e la në baltë Edi Ramën dhe pranoi me sa duket variantin e PD-së, duke pritur një marrëveshje mes palëve.
Pikërisht atë që ka kërkuar LSI prej muajsh se duhet konsensus mes palëve. Por duke ditur se si mbetet politika shqiptare nuk duhet të nxitohemi se nuk ende nuk dihet  si do veprojnë gjatë javës që vjen.

Jetojmë në Tironë- thotë kenga e Ramës- dhe gjithçka mund të ndodhë. Mund të kthehen prapë në pikën e nisjes…

K. Jonë.

Kategori
Uncategorized

Po vjen me vrap Plani “D” !


Po vjen me vrap Plani “D” !

Nga Nikoll Lesi.

Nuk jam parashikues i madh, por për dreq me kanë dalë disa herë parashikimet, nisur nga logjika e ngjarjeve dhe njohja e personazheve në politikë. Jo me telepati! Ndër vitet 1994-1997, kur u bindëm se pushteti i Berishës nuk ishte ai  që aspiruam për një demokraci funksionale e gjithëpërfshirëse, por autoritar, shkruanim dhe krijuam opinion se ai duhet rrëzuar. Dhe u rrëzua, ndonëse me dhimbje të madhe publike. Jo për fajin tonë, por për shkakun se Berisha nuk donte  kompromis historik të cilin ia kërkoi asokohe opozita socialiste. Nëse ish-presidenti Berisha atëkohë, fill pas zgjedhjeve të majit 1996, do të pranonte logjikën e ftohtë dhe uljen në tavolinë me PS-në për të krijuar një marrëveshje të madhe e të sinqertë kombëtare, nuk do të vinte viti 1997.

Ja që viti 1997 erdhi dhe bëri namin për fajin e politikës.

Ndër vitet 2003-2005 kohë kur Fatos Nano mbretëroi në mënyrë masakruese dhe korruptive fola në parlament, shkruajta në “Koha Jone” dhe dola mitingjeve duke  kërkuar që Nano duhet të kuptojë se duhet të largohet nga praktikat korruptive, të cilat e kthyen Shqipërinë në një vend me njollë të zezë në BE e nga Amerika. Pra duhej rrëzuar,

Iku dhe Nano.

Erdhi Saliu 2005-2013. Nga viti 2005-2009 mendoj dhe e kam bindje se pushteti punoi me përkushtim dhe bëri investime, ndonëse me Gerdecin duhej që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Nga 2009-2013 pushteti u korruptua dhe mori ndëshkimin shembullor në qershor 2013.

Nga 2013-2015 Edi Rama filloi me hov me reforma. Dhe nuk bëri keq shumë punë, pavarësisht se sejcili mendon në mënyrën e tij, ndaj edhe unë i qëndroj idesë që sapo thashë.

Nga 2015 e në vazhdim qeverisja është degjeneruar nga kalamanllëku në qeveri, nga korrupsioni shkatërrues, nga megallomania e Edi Ramës dhe aftësia deri në krim për të blerë heshtjen e gjithëkujt, nga dëshira për të patur fushën e pastër në të majtën politike me synim shkrirjen e çdo elementi konkurues dhe kundërshtues. Nga frika  dhe mosmirënjohja për Ben Blushin, me të cilin kanë bërë planet, idetë dhe projektin e PS-së në shtator 2005,  tashmë e ka shpallur armik.

Nga pabesia ndaj Ilir Metës, por që Meta e meriton. E meriton se i besoi, Ramës.

Tani jemi para fazës finale të 21 korrikut.

Plani “A” është miratimi me konsensus i Reformës. Nuk do ndodhë. Jo se nuk duhet, porse nuk do Rama. Plani “B” do dështoj, pra fatkqesisht Reforma nuk miratohet. Plani “C” i Edi  Ramës çuarje e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nuk do të mundet ! Fillon plani “D”. Mocion ndaj kryeministrit Rama. Rrëzimi i tij dhe krijimi i një qeveri teknike me mandat deri në zgjedhjet e radhës parlamentare në korrik 2017. Qeveria e re, edhe me disa vota nga PS, kalon Reformën Zgjedhore, miraton Reformën në Drejtësi me konsensus, merr statusin e hapjes së negociatave me BE, stabilizon ekonominë dhe borxhin publik

Dhe shkon në zgjedhje 2017,

Më pas vendos populli se kush e merr pushtetin.

Por, për dreq, mund të ndodhë edhe që Rama të heq “brekët” vetëm që të qëndrojë në pushtet: të pranojë konsensus, pra plani “A”.

Kategori
Uncategorized

ROBERT GORO: Athinë-Tiranë, ditari i krizave 1 / Kryeministri shqiptar në Athinë, maj 1993.

Shefi i qeverisë greke, Konstandin Micotaqis e cilëson si shumë të rëndësishme vizitën e kryeministrit shqiptar Aleksandër Meksi dhe Greqia pret nga kjo vizitë ngritjen në një nivel më të lartë të marrëdhënieve miqësore dhe konsolidimin e paqes midis Greqisë dhe Shqipërisë. Me këto fjalë, zëvendësministrja e jashtme greke, Virgjinia Tsuderu, i uroi mirëseardhjen në aeroportin e Athinës kryeministrit shqiptar, i cili mbërriti këtu për një vizitë dyditore. “Ardhja, për herë të parë, e një kryeministri shqiptar në Athinë, përbën një stacion pozitiv për marrëdhëniet midis të dy vendeve”, tha më tej zëvendësministrja e jashtme greke.

Nga ana e vet, kryeministri shqiptar shprehu kënaqësinë për vizitën në Athinë. Sipas tij, vizita do të kontribuojë pozitivisht në zhvillimin e marrëdhënieve në dobi të të dy popujve. Përgjatë historisë të dy popujt kishin marrëdhënie të mira dhe e mbështetën njeri-tjetrin, tha kryeministri shqiptar, i cituar nga agjencia greke e lajmeve, ANA, që gjithashtu bën të ditur se delegacioni shqiptar do të diskutojë me palën greke kryesisht çështje të bashkëpunimit ekonomik, por zyrtarja e lartë greke tha se vizita do të ndihmojë edhe në zgjidhjen e disa problemeve si dhe do të lehtësojë shkëmbimet ekonomike dypalëshe.

Ndërkaq, tematika e bisedës midis dy kryeministrave vlerësohet se do të përqendrohet në çështjen e emigrantëve shqiptarë që ndodhen në Greqi, shumica e të cilave me një status të paligjshëm, si dhe çështja e minoritetit grek në Shqipëri.

Kryeministri Meksi ka mbërritur në Athinë, në kohën që shtypi vendas i ka rritur tonet në trajtimin e temës së emigrantëve shqiptarë, duke u përqëndruar totalisht në rritjen e kriminalitetit që i dedikohet pranisë së numrit të madh të fqinjëve të varfër, shumica dërrmuese e të cilëve punojnë këtu për një copë bukë dhe akuzat ndaj tyre nuk argumentohen konkretisht. Thjesht, për krime dhe vepra penale ende të pazbardhura nga organet kompetente thuhet nga media se “mendohet që autorët janë shqiptarë”…

Nga ana tjetër, në shtypin vendas janë shpeshtuar referimet ndaj “gjendjes problematike të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri”, pas dorëzimit, dhjetë ditë më parë, të një peticioni nga ana e kryesisë së organizatës së minoritetit Omonia. Në peticionin që i drejtohet presidentit shqiptar, Sali Berisha, Omonia proteston “për shkeljen e të drejtave njerëzore të minoritetit”, si dhe për “mosmbajtjen e premtimeve nga ana e presidentit për krijimin e një dege në greqisht pranë Universitetit të Gjirokastrës”, dhe kërkohet të realizohen premtimet për çështje që kanë të bëjnë me të drejtën e besimit fetar, pushtetin lokal dhe komunikimin e lirë.

Një muaj e gjysmë më parë, Athina kishte përshëndetur angazhimin personal të presidentit Berisha, gjatë fjalës së tij në një takim me përfaqësues të minoritetit në Gjirokastër. Sipas mediave të Athinës, Berisha kishte deklaruar publikisht se “flamuri grek mund të valëvitet denjësisht përkrah flamurit shqiptar në ditët e festave kombëtare greke”, dhe kjo deklaratë kishte shkaktuar entusizëm në opinionin grek, që shquhet për emocionalitetin e tij…

Kryeministri shqiptar do të takohet me homologun e tij, i cili tri javë më parë ishte takuar me presidentin Berisha në Ankara gjatë ceremonisë së varrimit të presidentit turk Turgut Ozal. Në atë takim, sipas zotit Micotaqis ishte folur për gjithë gamën e marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë minoritetin, emigrantët shqiptarë në Greqi, situatën në Kosovë dhe FYROM. “Fakti se biseduam, nuk do të thotë se pikëpamjet tona përputheshin në çdo gjë”, u ka thënë Micotaqis gazetarëve grekë gjatë kthimit nga Ankaraja dhe ka shtuar se marrëdhëniet me Shqipërinë zhvillohen normalisht, “ndonëse kemi shumë rrugë për të bërë”.

Kryeministri shqiptar shoqërohet nga ministri i drejtësisë Kudret Çela, zëvendësministri i jashtëm Arjan Starova dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ilir Hoti.

Sipas shtypit grek, vizita do të kurorëzohet me nënshkrimin e tri marrëveshjeve mbi bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe atë të doganave, si dhe një që ka të bëjë me investimet greke në Shqipëri. Shtypi thekson se “pala shqiptare ka kërkuar nënshkrimin e një traktati miqësie, por kjo konsiderohet si e parakohshme nga Athina”.

Ky ndryshim qëndrimi i palës greke ndaj nënshkrimit të traktatit bën përshtypje, pasi zëvendësministrja e jashtme, Tsuderu, kishte deklaruar në fillim të muajit të kaluar se ky do të ishte qëllimi kryesor i ardhjes së zotit Meksi në Athinë.

16 maj

“Etapë e re”…, Traktati më vonë

Kryeministrat e Greqisë dhe Shqipërisë, Konstandin Micotaqis dhe Aleksandër Meksi, pas takimit të tyre në Athinë, i cilësuan bisedimet si “tepër konstruktive e të frytshme” dhe kanë theksuar se “një etapë e re u çel në marrëdhëniet dypalëshe”. Gjatë kësaj vizite, që është e para e një kryeministri shqiptar në Greqi, u nënshkruan katër marrëveshje, dhe kryeministri grek konfirmoi se po përgatitej një marrëveshje për legalizimin e emigrantëve shqiptarë, me kusht që, siç tha, “pala shqiptare të angazhohet për kontrollin e kufirit, që të mos hyjnë emigrantët ilegalisht në Greqi”.

Ndërkaq, përkundër asaj që ishte lënë të kuptohej para mbërritjes së zotit Meksi në Athinë, nuk është nënshkruar Traktati i Miqësisë midis të dy vendeve.

Ministri i jashtëm grek, Mihalis Papakonstandinu, në një intervistë të shkurtër për BBC, vlerëson se Traktati do të nënshkruhet shumë shpejt dhe thekson: “Nuk do të thotë gjë se nuk u nënshkruar Traktati. Nënshkruam katër marrëveshje sot, do të nënshkruajmë edhe të tjera, dhe do të vijë shumë shpejt momenti që të nënshkruajmë Traktatin”.

– Pati ndonjë problem gjatë bisedimeve?

– Probleme nuk ekzistojnë, por duhet të përgatiten shumë marrëveshje të domosdoshme për bashkëpunimin më të mirë të të dy vendeve. Pra, ecim përpara, nënshkrimi i katër marrëveshjeje ishte një hap i madh, do të nënshkruajmë edhe shumë të tjera që janë thuajse gati, derisa të vijë edhe koha e traktatit të miqësisë.

– Ju mendoni se kjo kohë do të vijë shumë shpejt?

– Besoj se po”.

Por gjatë konferencës për shtyp që dhanë pas takimit të dy kryeministrat, është dëshmuar se midis palëve ka pasur edhe pika fërkimi, ose, të paktën, mospërputhje pikëpamjesh, në katër çështje.

1. Minoriteti: Pala greke kishte këmbëngulur që të shfuqizohej ligji për zonat minoritare, i vendosur nga regjimi komunist dhe që përcaktonte si të tilla zonat me popullsi kompakte minoritare. Gjatë konferencës për shtyp që dhanë të dy kryeministrat pas takimi, një gazetar grek e pyeti Meksin: “Përse e kundërshtoni këtë përcaktim për zona tërësisht greke, si Himara apo Tirana, ku ka rreth 20 mijë grekë?”.

Meksi: “Shqipëria është e angazhuar të respektojë të drejtat e minoritetit aq sa respektohen në të drejtën ndërkombëtare. Shqipëria është e angazhuar që dora-dorës të respektohen të gjithë të drejtat. Sa i përket shifrave, mund t’ju them se në tërë atë që quhet Bregu i Detit, konkretisht në Himarë, nuk janë kaq shumë, banojnë rreth 4 mijë vetë që për ne janë shqiptarë”.

2. Çështja çame: Shtrimi i kësaj çështjeje në bisedime nuk ishte pritur mirë – si përherë-, nga pala greke. Micotaqis kishte përsëritur atë çka kishte shprehur edhe gjatë vizitës së tij në Tiranë, një vit më parë: “Ajo që doja të thoshja për çamët, është se në Tiranë e bëra të qartë qëndrimin e Athinës, thashë se për çështjen e pasurive jemi gati të diskutojmë, me kusht reciprocitetin. Dhe kjo është një nga çështjet e hapura për diskutim, që duhet të avancohet, edhe nga njera palë, edhe nga tjetra”.

3. Kosova: Meksi bëri të ditur se në rast të spastrimit etnik të shqiptarëve, Tirana do të ndërhynte, ndonëse uronte që të mos arrinte puna deri aty.

Micotaqis: “Politikën e spastrimit etnik nuk e pranon kush, as Greqia dhe unë besoj se serbët nuk e kanë një predispozicion të tillë”.

4. Plani-Wance-Owen. Micotaqis: “Ne kemi besim absolut se Serbia e sotme e përkrah me sinqeritet dhe vendosmëri planin”.

Meksi: “Për palën shqiptare ekziston rezerva se prej më shumë se një viti Serbia përdor metoda të cilat nuk tregojnë një vullnet të mirë për paqe”.

Ka shumë gjasë që pikërisht këto çështje të kenë bllokuar edhe nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë. Pa anashkaluar edhe faktin se qarqe të kishës ortodokse greke kanë thënë se nënshkrimi i Traktatit do të ishte “katastrofë kombëtare”.

Në kohën që kryeministri shqiptar kishte mbërritur në Athinë, metropoliti i Konicës dhe Drinopolisit, Sebastianos, udhëheqësi shpirtëror i lëvizjes për Vorie Epirin, në një letër drejtuar qeverisë greke, e cilësonte si një “katastrofë kombëtare” nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë me Shqipërinë.

“Ky Traktat Miqësie do të jetë një katastrofë kombëtare për helenizmin e Vorio Epirit dhe ju do të kryeni mëkatin më të madh kombëtar, edhe se abrogimi i njëanshëm i ligjit të gjendjes së luftës, çka atëherë e kritikuat”, thuhej në letrën e Sebastianosit, ku më tej theksohej se “udhëheqësit shqiptarë kanë si objektiv zhdukjen e helenizmit të Vorio Epirit”, ndërsa i bënte apel kryeministrit Micotaqis të marrë masa “para se të jetë vonë”…

17 maj 1993

Bisedimet greko-shqiptare në optikën e medias vendase

Media greke nuk ka evidentuar asnjë element pozitiv me dobi reciproke në komentet mbi bisedimet që zhvilloi në Athinë kryeministri Konstandinos Micotaqis me homologun e tij shqiptar Aleksandër Meksi.

Thuajse gjithë gazetat, pavarësisht pozicionit ideologjik, kanë shprehur, me tone të larta apo të ulëta, mosaprovimin e tyre ndaj deklaratës së zotit Micotaqis mbi mundësinë e legalizimit të emigrantëve shqiptarë, për punë sezonale, ndërsa kanë sulmuar qëndrimet e kryeministrit shqiptar për çështjen e minoritetit.

Një nga gazetat kryesore proqeveritare, Apogevmatini, thekson në komentin e saj me titull “Provokimi i Meksit” se “taktika e qeverisë shqiptare është mos t’i njohë të drejtat minoritetit grek, duke e përcaktuar në 59.000 numrin e grekëve në Shqipëri, ndonëse numri i tyre i kalon të 350.000 vetët”, dhe e fton Tiranën “të tregohet korrekte ndaj parimeve që sanksionohen nga KSBE dhe mbrohen nga Kombet e Bashkuara”. “Greqia mikpriti dje kryeministrin shqiptar me ndjenja miqësore dhe predispozita të shkëlqyera për ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve konstante të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit. Dhe tani pret nga Shqipëria që të dëshmojë korrektesë dhe t’i përgjigjet vullnetit të mirë të palës greke”, thekson gazeta.

Gazeta konservatore Kathimerini ka mbajtur nga takimi i dy kryeministrave faktin se “Shqipëria kundërshton të njohë të drejta minoritare për grekët e Himarës dhe Korçës”.

“Çështja e minoritetit grek në Shqipëri vazhdon të jetë një gjemb në marrëdhëniet e dy vendeve”, shkruan gazeta tjetër e të djathtës, Elefeteros, që ia dedikon këtë fakt “kundështrimit të qeverisë shqiptare për të zbatuar konventat ndërkombëtare dhe parimet e KSBE-së, kudo që ka minoritet grek në Shqipëri dhe jo vetëm në pak zona që janë cilësuar si monoritare nga regjimi komunist i Hoxhës”.

Një nga gazetat kryesore të së majtës, Ethnos, komenton se “Greqia dhe Shqipëria nuk nënshkruan dje traktatin e miqësisë e të bashkëpunimit, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme që dominuan në bisedimet Micotaqis – Meksi, sa për situatën në Ballkan, aq edhe për çështjen e minoritetit grek në Shqipëri, por edhe për emigrantët klandestinë shqiptarë në Greqi”.

Për gazetën e majtë, Avgi, në bisedime u evidentua “mosbesimi reciprok dhe mosmarrëveshjet”, por gjithsesi “është e rëndësishme që u nënshkruan katër marrëveshje bashkëpunimi”.

“Minoriteti grek, çështja çame dhe punëtorët shqiptarë që gjenden në Greqi vazhdojnë të përbëjnë pika fërkimi midis Shqipërisë dhe vendit tonë”, thekson gazeta e partisë Komuniste, Rizospastis, duke shtuar se “Shqipëria ia bën me sy Kosovës”.

Ndërsa gazeta opozitare, “Ta Nea”, i referohet pa shumë ngjyrime emocionale çështjes së legalizimit të emigrantëve, teksa shkruan se “Me një tjetër tërheqje të palës greke në çështjen e emigrantëve klandestinë, u realizua në Athinë takimi Micotaqis-Meksi”, gazeta më e madhe proqeveritare, Elefteros Typos, dominon gjithë faqen e parë me titullin “Të ligjshëm shqiptarët në Greqi!”. Gazeta thekson që “pavarësisht se qeveria thotë që do të ‘shikojë mundësinë e punësimit sezonal të shtetasve shqiptarë në Greqi’, merret vesh kollaj se është fjala për emigrantët klandestinë që aktualisht ndodhen në vendin tonë”. Sipas gazetës, premtimi i Athinës jepet në kohën që “në Epirin e Veriut po mbyllen shkolla greke dhe po hapen kolegje turke dhe kur qeveria shqiptare po përgatit një projektligj satanik që ka për qëllim një operacion të pazëshëm spastrimi etnik kundër voriepirotëve”.

Gazeta populiste Avriani, i ka vënë pikëçuditëse titullit të vet: “Katër marrëveshje me Shqipërinë nënshkroi qeveria, megjithë pretendimet e papranueshme të Meksit dhe kthesën e re në çështjen çame!”. “Kryeministri Micotaqis do të avancojë në legalizimin e mijëra shqiptarëve që kanë mësyrë në vendin tonë vitet e fundit, mes të cilëve edhe elementë kriminalë, pavarësisht faktit se qeveria e Tiranës promovon pretendime të papranueshme dhe pa bazë historike”, thekson gazeta në komentin e saj.

Në komentet më të ekuilibruara është ai i gazetës To Vima, që shënon se “bisedimet e kryeministrit Micotaqis me homologun e tij shqiptar dhanë zgjidhje për disa çështje praktike, si p.sh., integrimi i valës migruese në disa rregulla të caktuara. Por nga ana tjetër lanë pezull dhe në një farë mase i theksuan më shumë pikëpamjet e kundërta në çështje thelbësore”. Sipas gazetës, arsyeja kryesore që nuk u nënshkrua traktati i miqësisë ka të bëjë me insistimin e negociatorit shqiptar, zëvendësministrit të jashtëm Arjan Starova, në çështjen e dhënies së të drejtave emigrantëve shqiptarë, të drejta që sipas To Vima, “në bazë të së drejtës ndërkombëtare i takojnë vetëm nënshtetasve të një shteti”. Gjithsesi, gazeta nënvizon se qëndrimet shqiptare, sidomos për çështjen e Kosovës e të ish Jugosllavisë (“ku ishte pamundur që të dy palët të gjenin qoftë dhe një pikë konvergimi”), shkaktuan befasi dhe pakënaqësi në Athinë. Konkluzioni që kanë nxjerrë diplomatët grekë është se “qeveria Meksi dhe akoma më shumë presidenti Berisha, kanë mbivlerësuar kapacitetet e Shqipërisë, ngase kanë interpretuar në mënyrë të gabuar mbështetjen që u ofron Uashingtoni”.

19 maj 993

Kategori
Uncategorized

Nga ndryshimet në qeveri, te largimi i Ramës dhe mocionet në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë pas 21 korrikut, vendi në krizë politike.

Nga ndryshimet në qeveri, te largimi i Ramës dhe mocionet në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë pas 21 korrikut, vendi në krizë politike

Politika shqiptare shumë shpejt pritet të mbërthehet nga një krizë e fortë politike. 21 korriku, përveçse do jetë dita kur politika do dëshmojë se sa e do reformën në drejtësi, do të jetë dhe dita që do vendosë fatin e politikës shqiptare. Teksa dhe shumë pak ditë kanë mbetur nga 21 korriku, palët janë ende me qëndrime shumë të ndara dhe me shumë gjasa reforma në drejtësi nuk do të miratohet. PD këmbëngul te qëndrimet e saj, ndërsa PS nuk lëshon pe. Nga ana tjetër, LSI kërkon një reformë me konsensus. Praktikisht, palët janë të përçara dhe me shumë gjasa reforma do dështojë. Por pyetja që lind është se çfarë do të ndodhë pas 21 korrikut nëse vërtet do të ndodhë kështu? Ajo që dihet me siguri është se marrëdhëniet mes Ramës dhe Metës nuk janë më si dikur dhe koalicioni është në ditët e tij më të këqija.

Të enjten që lamë pas, ata kanë pasur një takim shumë të tensionuar mes tyre dhe po përflitet për disa skenarë që do të ndodhin. Ajo që po diskutohet më së shumti janë zgjedhjet e parakohshme, përmes mocionit të besimit. Rama pritet që të kërkojë mocion besimi në Kuvend dhe deputetët do e rrëzojnë, duke e çuar automatikisht vendin në zgjedhje të parakohshme. Ditët e fundit është paralajmëruar shumë një gjë e tillë, kjo edhe nga vetë Rama dje. Një tjetër rrugë është dhe ajo e krijimit të një qeverie teknike. PD nuk pranon zgjedhje me këtë qeveri dhe shihet e arsyeshme që të krijohej një qeveri me përfaqësi nga të gjithë palët, përfshirë dhe shoqërinë civile, në mënyrë që të bëhet përgatitja e zgjedhjeve, të cilat me shumë gjasa mund të mbahen në vjeshtë.

Mocioni i mosbesimit dhe largimi i Ramës

Teksa Rama mund të përdorë atë që i lejon Kushtetuta, pra mocionin e besimit, mund të ndodhë që LSI dhe PD të bashkojë votat dhe ta miratojnë duke mos e lejuar që të shkojë vendi direkt në zgjedhje, por kjo qeveri të rrijë deri në vjeshtë. Më pas, një grup deputetësh mund të paraqesin një mocion mosbesimi dhe nëse ai votohet, atëherë ata zgjedhin një kryeministër të ri. Pra, praktikisht përjashtohet Rama nga qeveria dhe emërohet dikush tjetër nga vetë forcat që miratojnë mocionin e mosbesimit. Sipas burimeve, Rama i trembet fort një gjëje të tillë. Por mund të ndodhë që Rama të largohet edhe pa mocion mosbesimi. Flitet se ai mund t’ia japë qeverinë Ilir Metës dhe vendos të dorëhiqet.

Ndryshime në qeveri

Një tjetër skenar që pritet të ndodhë pas 21 korrikut është ndryshimi drastik i qeverisë. Mësohet se brenda koalicionit ka përplasje të forta mes palëve, jo vetëm për reformën. LSI nuk tërhiqet nga deklaratat e saj se duhet konsensus, teksa duket se është e pakënaqur me qeverinë. Për këtë arsye nëse nuk ka zgjedhje, pritet që pas 21 korrikut Rama të largojë një sërë ministrash duke filluar nga Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, etj. Deri më tani kanë qenë një sërë sektorësh problematikë dhe që janë përfshirë në skandale, e për këtë arsye Rama ndoshta do të vendosë që të rifreskojë stafin e tij. Pra situata është e tillë që gjithçka varet nga Ilir Meta. Që të pestë skenarët i ka në dorë LSI dhe prej saj varet dhe situata politike e vendit, e cila me shumë gjasa do kalojë një krizë shumë të fortë.

Kliti Topalli.

Kategori
Uncategorized

Komprementimi i emrit të Viktoria Nuland si “Zonjë e Hekurt” nga Rama.


Komprementimi i emrit të Viktoria Nuland si “Zonjë e Hekurt” nga Rama

Pa dashje kryeministri Rama ka bërë një autogol duke deklaruar se zonja Victoria Nuland, ndihmëssekretare e Departamentit Amerikan të Shetit, është një “zonjë e hekurt”. Po pse qenka një zyrtare e nivelit të dytë apo të tretë në Departamentin Amerikan të Shtetit “Zonjë e Hekurt”, ku ajo nuk ka asgjë në dorë. Është një zyrtare e përkushtuar, një grua e bukur, një zonjë e nderuar dhe asgjë me shumë. Ajo nuk është Presidente e SHBA, as Sekretare Shtetit, as kryeprokurore. Thjesht një negociatore ose korriere e mesazhit nga Departamenti i Shtetit. Natyrisht e respektuar dhe duhet pranuar se ka një karizëm të pëlqyer në publik, por kaq e jo me tepër. Nuk mundet ti thuhet një zyrtare normale “Zonjë e Hekurt”. Kurrsesi ! Bile e ka fyer Edi Rama atë zonjë amerikane e cila vjen nesër në Tiranë me një mision. Por ajo nuk vendos. Ajo flet, përcjell direktivat, dëgjon dhe raporton. Asgjë me shumë. Ajo nuk vendos asgjë.

“Zonjë e hekurt” ka vend për ish-kryeministren e Britanisë së Madhe Margaret Theçer apo sot për Kancelaren gjermane Angela Merkel e cila drejton Bashkimin Europian. Mund të thuhet edhe për Hillary Clinton, një grua zonjë, politikane brilante dhe kandidate potenciale për të fituar presidencën amerikane në nëntor. Por jo për zyrtaren Nuland !

Duke dashur të tregojë se po vjen një njeri që e mbështet Ramën dhe se e di se çdo thonë të dy ende pa ardhur ajo, kryeministri Rama fillon e përgatit terrenin se “kisha takim me një grua “Zonjë e hekurt”. Pra për të thënë me presion publikut se mua me takoi dhe mbështeti një “Zonjë e Hekurt”.

Zonja Nuland është një grua e brishtë, dhe as që i afrohet as hekurit e as çelikut në raport me Theçer, Merkel apo Clinton. Ajo vjen, bisedon dhe ikën. Mesazhi që ajo sjellë në çantë është i SHBA. Shpërdorimi i togfjalëshit “Zonjë e Hekurt” nga Rama shkatërron thelbin e kuptimit “të hekurt”. Duhet që njeriu të ketë votë popullore që  të vendos për vendime të mëdha, siç mund të thuhet për ish-kryeministren britanike që kur firmosi te sulmohen ishujt Malvine të pushtuara nga Argjentina, u dridh Bota dhe krejt gjeneralët britanikë. Apo kur Merkel vendos për fatin e Europës. Këto janë “Zonja të Hekurta”. Apo Hillary Clinton për të cilën lutem që të zgjidhet ku të shpëtojë Amerikën dhe Botën.

Por duket se Rama nuk i ka punët mirë as në koalicion e jo më me opozitën dhe për tu dukur i fortë pas fotos me Obamën deklaron se po vjen një “Zonjë e Hekurt” të më takojë. Një shantazh publik që nuk e ha njeri tani pas 25 viteve demokraci. Miqësinë dhe Aleancën me SHBA nuk e përcakton as Nuland e as Rama. Ajo mbetet në rrënjët e historisë së popullit shqiptarë dhe nuk e zbeh apo nuk e forcon me shumë apo ta zbeh as Rama, as Berisha, as Meta e as Basha.

Edhe nëse duan të lajthisin të katër të na prishin me SHBA, nuk e pranon populli shqiptar.

Ndaj mos e fyeni zonjën e bukur Nuland duke e futur në hekur, por lëreni kaq të bukur e të brishtë sa është ajo. Edhe ajo kur ta dëgjojë se e kanë quajtur të hekurt do të buzëqesh dhe do të thotë me siguri se “ më mirë Nuland siç jam nga prindërit se sa me hekur e çelik “.

Po vjen Vitoria Nuland dhe mos ia prishni bukurinë, asaj që do të vijë e të kthehet shpejt, pasi është korrik dhe është shumë nxehtë ta vishni edhe me hekur !

Spiten Prulli

Kategori
Uncategorized

“Imagjinoni sikur të rinjtë perëndimore të vijnë këtu dhe kryejnë misione vetëvrasëse në një nga sheshet tona në emër të Kryqit.

Nadine Al-Budair

Gazetarja arabe, Nadine Al-Budair ka ftuar  lexuesit e saj myslimanë për një reflektim.

Letra e gazetares arabe që në rrjetet sociale

Ajo shkruan: “Imagjinoni sikur të rinjtë perëndimore të vijnë këtu dhe kryejnë misione vetëvrasëse në një nga sheshet tona në emër të Kryqit.

Imagjinoni të ndieni zëra që vijnë nga kisha dhe vendet e tjera të lutjes brenda dhe jashtë botës arabe, që ulërasin në altoparlantë dhe hedhin akuza kundër myslimanëve, duke i quajtur të pabesë dhe kënduar: ‘Zot, vriti myslimanët, mposhti të gjithë’.

Këto imazhe janë larg atyre të terroristit arab dhe mysliman, sepse Perëndimi është njerëzor dhe qytetari perëndimor refuzon që t’i përgjigjet kështu krimeve barbare të terroristëve islamikë.

Pavarësisht terroristëve të Al-Kaedës dhe ISIS-it, ne qëndrojmë në krah të Perëndimit pa pasur aspak frikë apo shqetësim. Ata nuk përfaqësojnë islamin, por vetëm veten e tyre”, shkruhet në letrën e gazetares.

Kategori
Uncategorized

INVESTIGIMI/ Si i fsheh italiani Carlo Bollino 7 kompanitë që ka ngritur në Shqipëri.

carlo bollino - alba malltezi

Me origjinë nga Puglia, Carlo Bollino ka shtrirë në Shqipëri tentakulat në sektorin ekonomik falë mbështetjes së qeverisë së Edi Ramës, mbështetje që italiani i shqiptarizuar e ka marrë pasi, ai ka qenë në krah të kryeministrit të tanishëm, kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës.

Nga një hulumtim i Boldnews.al, italiani i shqiptarizuar zotëron 7 kompani, të hapura kryesisht në emrat e bashkëpunëtorëve të tij.

Kompania më e fundit është ajo e krijuar më 11 shkurt të 2016 dhe që mban emrin e Carlo Bollinos. Nuk dihet qëllimi i kësaj kompanie, por të dhënat e publikuara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit thuhet se fusha e veprimtarisë është konsulencë dhe asistencë në implementimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke ditur edhe marrëdhënien e afërt të Bollinos me qeverinë, kjo lë dyshime se italiani mund të përfitojë fonde publike duke dhënë asistencë për projektet që do të zbatohen në Shqipëri.

Një tjetër kompanie e krijuar në 2014, “Spazio Eventi” është në pronësi të Carlo Bollinos. Edhe pse nuk rezulton si aksioner në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, kompania është themeluar nga Lindita Dode e cila njihet si një bashkëpunëtore e vjetër dhe financiere e Bollinos. Tjetër themelues po në këtë kompani është edhe italiani Francesco Milella, i cili gjithashtu ka një biznes tjetër në bashkëpronësi me vjehrrin e Carlo Bollinos. “Spazio Eventi” ka qënë në qëndër të akuzave për fondet publike të përfituara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Kulturës për restaurimin e Bunk’art. Gjithashtu kjo kompani ka realizuar disa aktivitete me taksat e qytetarëve në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit.

“Media content” është një tjetër kompani e krijuar nga italiani kontrovers. Sipas të dhënave, kompania rezulton në emër të bashkëshortes së Bollinos, Alba Malltezit dhe ka si fushë veprimtarie krijimin e rrjeteve televizive analoge e digjitale si dhe përgatitjen e programeve apo reklamave televizive.

Edhe “FFM Group” është në pronësi të Alba Malltezit ndërsa ka për ortakë edhe financieren e Carlo Bollinos. E krijuar në 2011, kjo kompani ofron auditime dhe konsulencë në fushën e medias. Një nga pikat kyçe të kësaj kompanie është edhe trajnimi i gazetarëve, operatorëve dhe fotografëve në mediat elektronike si dhe krijimin e website-ve. Deri tani nuk dihet kush gazetar apo operator ka dalë i trajnuar nga kjo kompani, por e sigurtë është që në mediat e Bollinos shfaqen pakënaqësi për vonesat në pagesa dhe mosrespektim të kodit të punës.

Edhe pse është ndarë jo mirë me Koço Kokëdhimën, Bollino vijon të ketë aksione tek televizioni i ish deputetit socialist. Referuar QKR, kompania “TV Ballkan” (aktualisht A1 News, ende s’ka nisur transmetimet) ka për aksioner me 35 % “Media Content” e cila ndodhet në pronësi të Alba Malltezit. Nuk dihet se përse Bollino mban peng aksionet në këtë televizion dhe a është e qëllimshme kjo për të bllokuar nisjen e transmetimeve për televizionin e ri.

Një mungesë transparence shihet edhe në kompanitë që përfaqësojnë mediat e Carlo Bollinos. “Report TV” nuk është regjistruar me emrin autentik në QKR, ashtu siç regjistrohen televizionet e tjera si Klan, Top Channel apo Ora News. Bollino ka përdorur emrin “Multiscreen” për të krijuar televizionin e tij ndërkohë që këtë kompani e ka përdorur në mënyrë të maskuar për të marrë edhe fonde publike për reklamat televizive. Maskimi shkon deri aty sa kompania është në emër të Lindita Dode, financieres dhe bashkëpunëtores së Carlo Bollinos.

Edhe gazeta “Shqiptarja.com” publikisht dihet që është media e Carlo Bollinos. Por italiani puljez është kujdesur që të mos lërë emrin e tij, por të bashkëshortes Alba Malltezi. Sipas QKR, ortakë në “Shqiptarja.com” është FFM Group, kompania në pronësi të Malltezit. Ndërsa administrator është Genc Kondi, një njeri shumë i afërt me Carlo Bollinon.

Më herët, Boldnews.al investigoi sesi vjehrri 73-vjeçar i Carlo Bollinos ishte aksioner në një lokal luksoz tek ish-blloku. Bëhet fjalë për restorantin “In Puglia” i cili përveç babait të Alba Malltezit, ka për aksioner edhe italianin Francesco Milella. Emri i këtij të fundit është lakuar edhe tek fondet e përfituara për restaurimin e Bunk’Art dhe realizimin e disa fushatave sensibilizuese për kancerin e gjirit.

Dyshimet për aktivitetin financiar të Carlo Bollinos janë të forta, pasi të gjitha kompanitë e tij kanë një adresë të përbashkët. Boldnews.al do të publikojë në vijim fakte të pakontestueshme për financimet e dyshimta nga kompani offshore për mediat e Carlo Bollinos./boldnews

Kategori
Uncategorized

Miratimi me kushtetutë i martesave gay, tronditje nga themeli për shoqërinë shqiptare.

2016-07-09 14.17.03

Nga Dr. Albano ZHAPAJ

“Sheqeri nga lart, e zeheri nga poshtë”, – thotë një fjalë e urtë popullore. Kush e ka parë filmin “Gjeneral Gramafoni”, me artistin e madh Kadri Roshi, me siguri e kujton episodin kur në lokalin e xha Brahos, orkestrantët popullorë, miqtë e Halit Beratit, po dëgjonin gramafonin me pllakën e muzikës popullore që ku i fundit kishte bërë në Radio Korça, me sponsorizim të italianëve. Mbasi mbaroi kënga popullore shqiptare e Xhixhilesë, dikush ktheu pllakën e gramafonit nga krahu tjetër dhe paritur dëgjohet muzikë italiane, e atyre viteve, kuptohet, në vend të asaj shqiptare.

Është tepër mbresëlënëse skena kur aktori Kadri Roshi,  në rolin e Parandilit, sapo fillon muzika e huaj, e incizuar nga ana e pasme e pllakës së gramafonit, i habitur nga kjo e papritur, dhe i acaruar thotë: “Ç`është ky marifet, more djem? Mbas këngëve tona, na paskan ngjitur edhe ca këngë nga të tyre.”

Më së fundmi u zbulua se me ndryshimet në Kushtetutë, do të futen edhe martesat e personave me të njëjtën gjini, ose siç përdoret gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, martesat gay. Reforma e shumëpërfolur e drejtësisë, si e shumë kërkuar nga poshtë, dmth nga sovrani, paska pasur brenda saj edhe këtë hile, që me sa duket i paska shpëtuar syrit të sovranit.

Si pjesëtar i asaj pjese të madhe të shoqërisë, që kërkojnë me ngulm miratimin e Reformës në Drejtësi, kur dëgjova se “ustallarët e huaj”, mes “këngëve tona” kishin futur edhe ca “këngë nga të tyret”, mu kujtua menjëherë ky episod i filmit dhe shprehja e xha Parandilit (Kadri Roshit), që në thelb nënkupton se mes “sheqerit nga sipër”, paska pasur edhe ca “zeher nga poshtë”.

 

Ruajtja dhe mbrojtja e institucionit të familjes

Institucioni i martesës mes burrit dhe gruas është themeli i shoqërisë sonë. Suksesi i tij si institucion, ka përcaktuar dhe do të përcaktojë suksesin tonë si komb. Kjo është provuar si nga përvoja dhe studimet e pafund të shkencave sociale që martesa tradicionale është më e mirë për fëmijët. Fëmijët që rriten në familje të martuara kanë më shumë gjasa për të studiuar në universitete, janë fizikisht dhe emocionalisht më të shëndetshëm, kanë më pak të ngjarë të përdorin drogë ose alkool, të angazhohen në krim, ose të kenë shtatzëni jashtë martesës. Suksesi i martesës ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien ekonomike të individëve.

Martesat brenda të njëjtës gjini, përbëjnë padyshim për shoqërinë tonë, një kërcënim serioz, jo vetëm për vlerat dhe traditën e vendit tonë, por do të sjellë një tronditje nga themeli të shoqërisë shqiptare, pasi do të sjellë edhe një ri përkufizim të konceptit të martesës.

Kjo është më shumë se një çështje konceptesh ligjore dhe idesh, kjo është një sulm mbi themelet e shoqërisë sonë, e cila sfidon institucionin e martesës, të cilit, për mijëra vjet në pothuajse çdo qytetërim, familjes me “nënë e babë” i është besuar rritja e fëmijëve dhe transmetimi i vlerave dhe trashëgimisë kulturore.

Familja tradicionale e bazuar mbi martesën e burrit me gruan, dhe e bekuar nga Zoti, është një nga vlerat themelore të shoqërisë shqiptare. Familja ka qene dhe mbetet embrioni i organizmit shoqëror për njerëzimin dhe si e tille duhet konservuar si një vlere e virtyt i patjetërsueshëm dhe i pa kopjueshëm nga modele të tjera të bashkëjetesës në shoqëri.

Familja është bërthama e qytetërimit dhe njësia themelore sociale e shoqërisë. Studimet tregojnë qartë se institucioni i familjes është forma e parë e komunitetit dhe qeverisë. Në qoftë se ne kemi familje të fortë, ne do të kemi shkolla të forta, institucione të forta, dhe komunitete më të forta, më pak varfëri dhe më pak krim.

Familja tradicionale dhe prindërit tanë, nëna dhe babai, janë padyshim dashuria dhe përgjegjësia jonë, dhe si të tillë duhet ta shtyjmë këtë përgjegjësi në brezat që vijnë, dhe jo ta shkatërrojmë, ta transformojmë, e ta tjetërsojmë, për asnjë arsye në botë. Familja e “nënës dhe babës” janë ata që në shekuj na kanë sjellë këtu ku jemi, me këtë identitet e me këto vlera, ata dje, si ne sot, sakrifikuan çdo gjë, çdo moment të jetës së tyre për ne, ata na dha jetën dhe dashurinë e pakushtëzuar. Dhe ne u dhamë atyre thinja pafund. Dinjiteti dhe lumturia e “nënës dhe babës”, pra familjes,  është detyrimi dhe dashuria jonë.

 

Ofendim i emigrimit pothuaj 26 vjeçar të shqiptarëve, dhe ëndrrës së tyre evropiane

Nuk ka familje në shqëipëri, që në formë direkte apo indirekte të mos jetë prekur nga fenomeni i emigracionit, qysh nga viti 1990, ku ata vetë, vëllezërit dhe motrat e tyre në emigracion, kanë punuar e luftuar çdo ditë për të ndihmuar familjet e tyre në Shqipëri.

Dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin, dashuria dhe respekti për më të moshuarit, mbajtja e familjes së bashku, sakrifica për të respektuar rrënjët tona dhe traditat, sakrifica për edukimin e fëmijëve tanë ka qenë gjithmonë pjesë e jetës tonë të përditshme.

Liberalizimi i vizave me bashkimin Evropian i dha kuptim dhe dimension të ri përpjekjeve të shqiptarëve për të pasur një familje të bashkuar,  si dhe jetës sonë si evropianë. U ribashkuan mijëra familje të ndara prej 20 vjetësh, vëllezërit dhe motrat, prindërit dhe fëmijët që jetonin larg për një kohë të gjatë, pa pasur një mundësi për të udhëtuar dhe për të takuar njëri-tjetrin, gjyshërit dhe gjyshet të cilët nuk ishin në gjendje të shihnin nipërit e mbesat e tyre kur ata lindnin.

Historia e emigrantëve shqiptarë dhe përpjekjet e tyre që ta shihnin një ditë shqipërinë ashtu siç e kishin ëndërruar, është padyshim dëshmitarja më besnike ndaj të vërtetave evidente, e asaj për të drejtën për jetën, për  familjen, për fëmijët e lindur dhe rritur nga “nënë e babë”, të cilët  kanë të drejtën e patjetërsueshme të jetës dhe vazhdimësisë së saj në martesën “burrë e grua”, që nuk mund të cënohet, asnjëherë dhe nga askush, sot e mot, pa arsye legjitime.

Shqiptarët njohin dhe nderojnë përpjekjet kurajoze të atyre që mbajnë barrën si prindër të vetëm, për arsye objektive apo subjektive,  ashtu si besojmë se martesa tradicionale, e cila rrjedh si vullnet nga Zoti nga bashkimi i një burri dhe një gruaje, dhe që sot më shumë se kurrë duhet të mbështetet si standard kombëtar, si një qëllim i qëndrueshëm, dhe të promovohet përmes ligjeve që rregullojnë martesën. Mbrojtja e familjes së “nënës dhe babës”, si bërthama themelore e shoqërisë sonë shqiptare, është dhe duhet të mbetet në qendër të konceptimit tonë për vendin.

 

Në Evropë si shqiptarë dhe jo si imitim i dikujt tjetër

Kushdo e di fort mirë se slogani i Bashkimit të vendeve Evropiane është “Të bashkuar në diversitet”, çka është fort e qartë dhe nuk lë hapësira për keqkuptime apo keqinterpretime. Popujt evropianë janë bashkuar në një, por duke ruajtur secili vlerat dhe traditat e veta.

Kushdo që kërkon ta shesë ndryshimin me kushtetutë të kuptimit të institucionit të familjes, si një parakusht për hyrjen në Bashkimin Evropian, mashtron dhe mashtron rëndë. Evropa nuk ka nevojë të pranojë në gjirin e vet popuj që imitojnë popuj të tjerë, apo popuj që braktisin vlerat e tyre tradicionale për të huazuar ato të popujve të tjerë, pasi sipas kësaj llogjike, kush popull tradhton vlerat e veta, e ka akoma më të lehtë të tradhëtojë vlerat e kopjuara.

Familja tradicionale shqiptare, ajo e “nënës dhe babës”, ajo familje që bën  sakrifica për të respektuar rrënjët dhe traditat shqiptare, ajo familje që bën  sakrifica për edukimin e fëmijëve, nuk mund të ndryshojë për vullnet të “ustallarëve të ligjeve”,  qofshin të vendit apo të huaj,  është mirë që përpara se të ndërmarrin një marrëzi  të tillë, të dëgjojnë  zërin e këtij populli, skalitur në këngë,  se: …”këtu që përpara hënës…. gur i babës dhe i nënës/ dhe loton, dhe ia merr këngës….këtu dega i ngjan rrënjës;  Këtu besa dhe betimi…. trimëria dhe guximi/  këtu i pari çlirimi….ku pi foshnja qumësht gjiri.”

Më qartë se kaq s`ka çtë flasë ky popull, o miq.

Kategori
Uncategorized

Pse Rama është i rrezikshëm për median, aq sa Berisha dikur?


Pse Rama është i rrezikshëm  për median, aqsa Berisha dikur?

Edi Rama e njeh pushtetin e medias, aqsa nuk fle gjumë nëse dikush nga media e trazon.

Ai gënjen kur thotë se nuk i lexoj gazetat. I lexon, bile pa pirë kafen e mëngjezit. Ndjek televizionet ose më saktë ka Endri Fugën që i raporton për çdo lajm që nuk i pëlqen. Por janë të paktë, tashmë, ata që ia prishin humorin.

Ka kapluar mbi 80 përqind të medias në vend  dhe si mjeshtër që është ka hedhur tentakulat për tu paraqitur në mediat ndërkombëtare si lider transformues në Shqipëri. Dhe po punon mirë me mediat ndërkombëtare; shkruan si editorialist në disa prej tyre, paguan në disa të tjera, kap lajmin botëror si nuhatës që është dhe duke e njohur rolin e medias lidhet vetë edhe si “korrespodent” vetëm që të dalë si emër-lajm.

Mjeshtërisht në përfeksion e luan këtë rol. Edi Rama ndryshon nga Berisha i I-rë (1992-1997) pasi di të shkruajë dhe mashtrojë bukur, sidomos kur shkruan për mediat e huaja. Mediat vendase nuk i begenis më, pasi në shumicë i ka blerë në interesa.

E keqja e rrezikshme mbetet se Edi Rama tani është kryeministër dhe ka futur shumë pushtete në duar.

Pushtetin ekzekutiv dhe ekonomik e ka në xhep dhe bën si të dojë.

Pushtetin e medias e ka lidhur me njëmijë fije e zinxhir interesash, sa nuk bëzan njeri. Me përjashtime të vogla ndonjë gazetë apo tek-tuk ndonjë lajm apo emision televiziv e acaron, por në masën dërmuese i ka nën kontroll. Dy televizionet kombëtare dhe RTV Publik i mirëkontrollon në interesa private. Gazetat në shumicë kanë pas tyre botues, të cilët duan apo nuk duan, kanë punë me kryeministrin, tatimet, doganat, leje ndërtimi, etj.  Mediat sociale  dhe disa ëeb-e online profesionaliste akoma nuk i ka futur në dorë, ndonëse po ushtron makinerinë e tij të pushtetit absolut për t’i kontrolluar me sms!

Realisht Edi Rama është kthyer pothuaj si Berisha i I-rë i viteve 1992-1997, porse tashmë jemi në një kohë zhvillimi digjital.

Është kohë tjetër kjo nga ajo e viteve të para të demokracisë.

Por duke e ditur rolin e medias si pushtet i katërt në një demokraci Rama-kryeministër po e asfikson këtë rol.

Nga vetë njeri i medias, dikur, po kthehet në një uzurpues i medias. Tashmë me një marifet edvist kërkon të fus në dorë edhe pushtetin e drejtësisë. Më pas e di vetë Edi se si e kthen pushtetin !

E kemi thënë disa herë se Rama nën hijen e reformave, po  keqpërdor disa pushtete,pra duhet të jemi vigjilent, për arësye se nën petkun e “njeriut reformator” ai po kthehet  në një uzurpator lirishë.

Dhe hajde e hiqe më !

Prandaj ka nevojë që shoqëria civile, media e cila ka mbetur e pakapur, politika, ndërkombëtarët të shikojnë përtej petkut që Rama vesh bukur, duke e lyer me fjalime brilante, sepse nesër do të jetë vonë. Për të gjithë.

Ambasadori amerikan Donald Lu, i cili rropatet dhe iu grisën 10 palë këpucë duke bredhur nëpër selitë e partive për vota reforme, duhet që përveç aktit që bëri për ligjin e dekriminalizimit në politikë të insistojë deri në hartimin e një ligji dekriminalizimi edhe për median.

Të shikohet se si i kaën vënë pasuritë sejcili dhe sejcila në botën e medias. Dhe nëse ka, që natyrisht ka, kushdo të dalë para ligjit siç po vepron ligji i dekriminalizimit në politikë.

Nëse Donald Lu hesht në këtë pikë atëhere kemi të drejtë ta akuzojmë siç thotë analisti i mirënjohur Fatos Lubonja se Ambasadori Amerikan Lu po punon për interesa të “sheikut Rama”.

S.Prulli.

Kategori
Uncategorized

Dekriminalizimi? Opozita me letra të hapura, ja formula.

2016-07-08 16.07.18

Propozim i Opozites

Zgjedhja e 12 Komisionereve te
Komisioneve te Perkoheshme te
Kualifikimit
(Vetingu)

Hapi 1

– Shpallja e Vakancave
• 1- Presidenti i Republikes (alternative: Avokati
i Popullit) shpall vakancat per 12 vende per komisionere te vetingut, antare te
Komisioneve te Perkoheshme te Kualifikimit
• Kriteret per aplikim parashikohen ne
Kushtetute dhe ligj dhe jane te publikuara.
• Ne perfundim te afatit, Presidenti i percjell dosjet e aplikimeve Gjykates Kushtetuese.

Hapi 2

– Vleresimi dhe Vetingu
• Kryetari i Gjykates Kushtetuese perzgjedh me
short 3 antare te Gjykates Kushtetuese qe do te bejne vleresimin e kandidateve ne perputhje me kriteret , perfshire ato per integritetin e kandidateve.
• Formohet Paneli i Vleresimit prane Gjykates
Kushtetuese (PV).
• Perfaqesuesit e Operacionit Nderkombetar te Monitotimit i bashkengjiten PV si ͞rojtar te
transparences͟, sic rekomandon Komisioni i venecias.

Hapi 2

– Vleresimi dhe Vetingu
• Paneli i Vleresimit shqyrton secilen dosje sipas kritereve ligjore, perfshire te dhenat mbi integritetin e kandidateve.
• Shqyrtimi behet mbi prova dhe fakte dhe kandidatit i jepet mundesia te faktoje permbushjen e kushteve dhe kritereve.
• Nese nje kandidat nuk ploteson kushtet, rrezohet.
• Vezhguesit nderkombetare kane akses te plote ne
te gjithe dokumentacionin.

Hapi

-3 Vleresimi dhe Vetingu
• Kunder vendimit te Panelit te Vleresimit mund te behet kerkese per rivleresim perpara  Gjykates Kushtetuese e cila merr vendimin  final per kandidaturen.
• Ne perfundim te procesit te shqyrtimit te kandidaturave, Kryetari i Gjykates Kushtetuese dergon ne Kuvend kandidatet e verifikuar dhe qe plotesojne te gjitha kriteret.

Hapi 4

– Perzgjedhja e Kandidateve
• Kuvendi ngre nje komision parlamentar ad hoc me 12 antare, ku 6 anetare jane nga mazhoranca dhe 6 jane nga opozita.
• Komisioni zgjedh pa debat 12 kandidaturat qe do t’i paraqiten Kuvendit per miratim.
• Cdo anetar i komisionit ad hoc ka vetem nje vote dhe mund te votoje vetem per nje kandidature.

Hapi 4

– Perzgjedhja e Kandidateve
• Votimi eshte i FSHEHTE dhe elektronik.
• Te 12 anetaret votojne ne te njejtin moment.
• Anetareve u shfaqet lista e kandidateve e plote dhe ne te njejten kohe.
• Nje kandidat nuk mund te votohet nga me shume se nje anetar i komisionit.

Hapi 4

– Perzgjedhja e Kandidateve
• Sistemi elektronik garanton qe kur nje anetar i komisionit zgjedh nje kandidature, kjo e fundit nuk mund te zgjidhet nga nje anetar tjeter.
• Ne perfundim te votimit, sistemi shfaq listen e kandidateve te perzgjedhur.
• Lista zyrtarizohet.

Hapi 5

– Votimi
• Lista i paraqitet per votim Kuvendit ne seance plenare.
• Kuvendi ben votim miratues apo refuzues per te gjithe listen, pra lista votohet ne bllok dhe nuk votohet cdo kandidat.
• Cdo deputet ka vetem nje vote.
• Votimi behet me shumice te cilesuar per t’i dhene legjitimitet me te madh listes.

• NESE lista rrezohet ne votim, rifillon faza e perzgjedhjes nga komisioni (hapi4) me te
njeten liste kandidatesh sipas hapit 3.
• Komisioni ad hoc perserit proceduren e
perzgjedhjes.
• Votimi i dyte apo i trete kryhet me nje
mazhorance me te ulet. Kjo garanton qe
procesi nuk bllokohet dhe nuk ka nevoje per mekanizem te jashtem zhbllokimi.

Perfundimi i Procesit
• Ne perfundim te procesit te votimit, Kuvendi
shpall 12 anetaret e KPK te cilet marrin
detyren sipas ligjit.

Besojmë që kjo është një formulë që garanton një kompromis dhe më tepër se kaq, edhe një funksionim të shpejtë e të thjeshtë. E ripërsëris, ka më shumë se dy javë që kjo formulë është paraqitur në kanalet e negociimit tek pala tjetër. Deri më sot nuk ka pasur asnjë argument thelbësor për ta kundërshtuar. Për fat të keq maxhoranca vazhdon ta kundërshtojë pa argumente. Sigurisht që, mungesa e një vullneti për të arritur në një kompromis siç kërkohet nga Komisioni i Venecias, siç kërkohet edhe nga ajo marrëveshje e 24 Dhjetorit 2014, nuk është një gjë që mund të zëvendësohet me batuta. Nuk duhet të harrojmë që duhet të shkojmë drejt përfundimit me sukses të këtij procesi, përndryshe vullneti është që kjo reformë të mos bëhet nga maxhoranca. Ky ishte një shpjegim dhe një prezantim i thjeshtë dhe do tu vihet në dispozicion të gjithëve siç e premtuam.

Kategori
Uncategorized

Dekriminalizimi? Opozita me letra të hapura, ja formula.

Propozim i Opozites
Zgjedhja e 12 Komisionereve te
Komisioneve te Perkoheshme te
Kualifikimit
(Vetingu)

Hapi 1

– Shpallja e Vakancave
• 1- Presidenti i Republikes (alternative: Avokati
i Popullit) shpall vakancat per 12 vende per komisionere te vetingut, antare te
Komisioneve te Perkoheshme te Kualifikimit
• Kriteret per aplikim parashikohen ne
Kushtetute dhe ligj dhe jane te publikuara.
• Ne perfundim te afatit, Presidenti i percjell dosjet e aplikimeve Gjykates Kushtetuese.

Hapi 2

– Vleresimi dhe Vetingu
• Kryetari i Gjykates Kushtetuese perzgjedh me
short 3 antare te Gjykates Kushtetuese qe do te bejne vleresimin e kandidateve ne perputhje me kriteret , perfshire ato per integritetin e kandidateve.
• Formohet Paneli i Vleresimit prane Gjykates
Kushtetuese (PV).
• Perfaqesuesit e Operacionit Nderkombetar te Monitotimit i bashkengjiten PV si ͞rojtar te
transparences͟, sic rekomandon Komisioni i venecias.

Hapi 2

– Vleresimi dhe Vetingu
• Paneli i Vleresimit shqyrton secilen dosje sipas kritereve ligjore, perfshire te dhenat mbi integritetin e kandidateve.
• Shqyrtimi behet mbi prova dhe fakte dhe kandidatit i jepet mundesia te faktoje permbushjen e kushteve dhe kritereve.
• Nese nje kandidat nuk ploteson kushtet, rrezohet.
• Vezhguesit nderkombetare kane akses te plote ne
te gjithe dokumentacionin.

Hapi

-3 Vleresimi dhe Vetingu
• Kunder vendimit te Panelit te Vleresimit mund te behet kerkese per rivleresim perpara  Gjykates Kushtetuese e cila merr vendimin  final per kandidaturen.
• Ne perfundim te procesit te shqyrtimit te kandidaturave, Kryetari i Gjykates Kushtetuese dergon ne Kuvend kandidatet e verifikuar dhe qe plotesojne te gjitha kriteret.

Hapi 4

– Perzgjedhja e Kandidateve
• Kuvendi ngre nje komision parlamentar ad hoc me 12 antare, ku 6 anetare jane nga mazhoranca dhe 6 jane nga opozita.
• Komisioni zgjedh pa debat 12 kandidaturat qe do t’i paraqiten Kuvendit per miratim.
• Cdo anetar i komisionit ad hoc ka vetem nje vote dhe mund te votoje vetem per nje kandidature.

Hapi 4

– Perzgjedhja e Kandidateve
• Votimi eshte i FSHEHTE dhe elektronik.
• Te 12 anetaret votojne ne te njejtin moment.
• Anetareve u shfaqet lista e kandidateve e plote dhe ne te njejten kohe.
• Nje kandidat nuk mund te votohet nga me shume se nje anetar i komisionit.

Hapi 4

– Perzgjedhja e Kandidateve
• Sistemi elektronik garanton qe kur nje anetar i komisionit zgjedh nje kandidature, kjo e fundit nuk mund te zgjidhet nga nje anetar tjeter.
• Ne perfundim te votimit, sistemi shfaq listen e kandidateve te perzgjedhur.
• Lista zyrtarizohet.

Hapi 5

– Votimi
• Lista i paraqitet per votim Kuvendit ne seance plenare.
• Kuvendi ben votim miratues apo refuzues per te gjithe listen, pra lista votohet ne bllok dhe nuk votohet cdo kandidat.
• Cdo deputet ka vetem nje vote.
• Votimi behet me shumice te cilesuar per t’i dhene legjitimitet me te madh listes.

• NESE lista rrezohet ne votim, rifillon faza e perzgjedhjes nga komisioni (hapi4) me te
njeten liste kandidatesh sipas hapit 3.
• Komisioni ad hoc perserit proceduren e
perzgjedhjes.
• Votimi i dyte apo i trete kryhet me nje
mazhorance me te ulet. Kjo garanton qe
procesi nuk bllokohet dhe nuk ka nevoje per mekanizem te jashtem zhbllokimi.

Perfundimi i Procesit
• Ne perfundim te procesit te votimit, Kuvendi
shpall 12 anetaret e KPK te cilet marrin
detyren sipas ligjit.

Besojmë që kjo është një formulë që garanton një kompromis dhe më tepër se kaq, edhe një funksionim të shpejtë e të thjeshtë. E ripërsëris, ka më shumë se dy javë që kjo formulë është paraqitur në kanalet e negociimit tek pala tjetër. Deri më sot nuk ka pasur asnjë argument thelbësor për ta kundërshtuar. Për fat të keq maxhoranca vazhdon ta kundërshtojë pa argumente. Sigurisht që, mungesa e një vullneti për të arritur në një kompromis siç kërkohet nga Komisioni i Venecias, siç kërkohet edhe nga ajo marrëveshje e 24 Dhjetorit 2014, nuk është një gjë që mund të zëvendësohet me batuta. Nuk duhet të harrojmë që duhet të shkojmë drejt përfundimit me sukses të këtij procesi, përndryshe vullneti është që kjo reformë të mos bëhet nga maxhoranca. Ky ishte një shpjegim dhe një prezantim i thjeshtë dhe do tu vihet në dispozicion të gjithëve siç e premtuam.

http://www.syri.net/wp-content/uploads/2016/07/Propozim-i-Opozites-per-Formulen-e-KPK.pdf

Kategori
Uncategorized

Kulla: Zoti Lu mos nxit antiamerikanizmin ne Shqiperi!

Kulla: Zoti Lu mos nxit antiamerikanizmin ne Shqiperi!

Nga Ilir Kulla

Ambasadori amerikan Donald Lu i ka shkruar leter deputeteve te votojne reformen e tij te Drejtesise. Ambasador fute mire ne koke, parardhesi yt Rajersoni na la trashgimni gjyqtaret dhe prokuroret e plepave. Po Rajersoni ishte sponsori numer 1 i Saliut te pare kur donte reformen kushtetuese te 1994 me te cilen do ti merrte te gjitha pushtetet me nje dore ato pushtete qe ti kerkon t ja japesh egzekutivit sot. Parardhesi yt John Withers bekoi ndryshimet kushtetuese te 2008, te cilat shkaterruan ekuilibrat e brishte te Demokracise shqiptare me marreveshjen nen tavoline Berisha-Meta.

Paraardhesi yt Alexander Arvizu ishte ai qe mbrojti qeverine e kohes pas ngjarjeve te 21 Janarit kur u vrane 4 vete ne Bulevard dhe po ky paraardhes ishte ai qe po ne emer te Departamentit te Shtetit ne nentor te 2013 tha se pas Jo per armet kimike raportet mes SHBA dhe Shqiperise do ndryshonin per keq. Ambasador ti nuk ke jetuar kurre ne nje vend ku ai qe ka ne dore qeverine te kete ne dore edhe gjyqesorin edhe financat e vendit, ne kemi lindur ne nje vend te tille kur njerezit humbasin lirine dhe demokracia vdes.

Ambasador a do ta kerkoje nje reforme te tille nese emri i Kryeministrit do te ishte Sali Berisha, kurre nuk do ta lejoje dhe me te drejte, epo po me kaq te drejte mos u bej pale me politiken e dites se ti iken sikurse paradhesit e tu e ketu do ngelemi ne dhe femijet tane. Ambasador mos u bej ti arsyeja e lindjes se antiamerikanizmit ne nje vend ku njerezit i adhurojne SHBA si modeli dhe djepi i demokracise.

Kategori
Uncategorized

Dy statuse pas letrës së Lu: Rama si Pasha, vetëm nargjileja i mungon.

Lu1Letra e ambasadorit amerikan, Donald Lu, dërguar deputetëve për reformën në drejtësi, ka provokuar reagime të shumta.

Mëngjesin e sotëm, deputeti Oerd Bylykbashi publikoi një status si përgjigje për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për çështjen e vendeve të rezervuara.

Ndërkohë në krahun tjetër, deputeti Pandeli Majko publikoi një status të gjatë për letrën e Lu.

 

Statusi i Oerd Bylykbashit

Kryeministri dje kishte sajuar batuten e re folklorike per reformen ne drejtesi. Sipas tij PD kishte levizur nga formula e “vendeve te rezervuara” tek formula e “vendeve te blinduara”. Ve bast qe i ka pelqyer shume gjetja, por as qe e ka idene se per çfare flet.

PD propozon qe 12 komisioneret e vetingut te zgjidhen 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita mes profesionistesh, ndersa formula e “Votes se Vetme te Trafikueshme” qe ngul kembe Kryeministri, ben qe kryeministri te marre me siguri matematikore 8 komisionere qe do shkarkojne gjyqtaret dhe t’i mbaje per 9 vjet. Pas kesaj keta komisionere ikin ne shtepi, pra do te punojne vetem nje here dhe vetem per Ramen.

Pra Kryeministri eshte shume dakord me PD; duhet formula e vendeve te rezervuara. Por ama, si mund te jete ai baraz me PD?! Kurre! Kryeministrit i duhet nje divan me 8 “vende te rezervuara” qe te shtrihet sa gjate gjere dhe te mbaje edhe telekomanden siper barkut qe ta komandoje drejtesine sipas qejfit, pa u ngritur nga divani. Tamam si pasha, vetem nargjileja i mungon.

Si e thoshte Brezhnjevi? Ajo qe eshte e imja eshte e imja, ajo qe eshte e jotja mund ta negociojme. Pra 6 vendet e rezervuara te Kryeministrit nuk diskutohen, por hajde te negociojme ato te opozites dhe mos t’i leme 6 por vetem 4. Madje edhe 4 shume jane por hajt, s’po e teprojme! Keshtu po qe eshte reforme euroatlantike!

Rezervojini Kryeministrit divanin me 8 vende dhe kompromisi u krye! Se mos thoni qe kur kryeministri kontrollon shumicen e komisionereve te vetingut politizohet gjyqesori, ore?! Rreziku vjen vetem dhe vetem nga 4 vendet e opozites dhe kete mediat e Kryeministrit t’ia ngulin mire ne koke shqiptareve dhe te huajve!

Kompromis ka, por duhen profesioniste per ta kuptuar :))

 

Statusi i Pandeli Majkos

Letra e djeshme e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë një udhëkryq të pazakontë. Ajo është përgjigja ndaj saj.

Letra e Ambasadorit Lu është e paprecedentë për mënyrën se si politika amerikane vendos raportet me një cështje në pamje të jashtme si “cështje e brendëshmë” e një vendi.

Ka pak njerëz, por KA edhe në Partinë Demokratike që e kuptojnë “kodin” e saj. Kjo parti u krijua si aspiratë ndaj Perëndimit e shoqërisë shqiptare përpara 25 viteve. Ky është fakt.

Shqipëria aktualisht rrezikon të përfshihet në një spirale anti-perëndimore. Ky është një rrezik real. Askush nga ata që bëjnë sikur flitet për një “interes personal” të një ambasadori, me këtë që po ndodh, janë duke thënë të vërtetën. Eshtë e tepërt që letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shikohet e lidhur edhe me “refuzimin” e Edi Ramës për dialog. Ky i fundit, në këtë fazë të reformës, nuk ka cfarë “të negociojë” edhe po të dojë ta bëjë këtë.

E vërteta e vërtetë është se politika shqiptare nuk është vënë nën presion për të pranuar të “pamoralshmen” apo “kapjen e sistemit”. Arsyetimi se refuzimi i reformës së drejtësise është një akt sovraniteti është ironik. Edhe zhurma nën tavolinë për refuzimin e një “Euleksi” në Shqipëri nuk ka asnjë paralele për një vend anëtar të NATO-s. Reforma e drejtësisë do të preki vetëm “sovranitetin” e sistemit të korrupsionit në vend. Refuzimi i kësaj Reforme do të njollosi vendin dhe politikën e tij. Statusi ndërkombëtar i Shqipërisë dhe jo sovraniteti i saj është ai cfarë diskutohet me votimin ose jo të reformës në drejtësi.

Refuzimi i Reformës të Drejtësisë nuk do të jetë një akt ku “cudia më e madhe zgjat tre ditë!” Letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të qartë se politika shqiptare është përgjegjëse për një vendim që shkon përtej një mandati katër vjecar për të cilin ajo është votuar.

Refuzimi i Reformës së Drejtësisë do të konsiderohet një akt frike i politikës. Historikisht kur politika dhe frika janë bërë bashkë ato e kanë izoluar Shqipërinë. Ata që kuptojnë, e dinë që letra e ambasadorit Lu, nuk ishte “letra e Lu-së”. JO!

Shqipëria është shteti më i sabotuar në historinë europiane. Edhe për këtë arsye, ai është drejtuar nga interesat e politikanëve të cilët krijuan përshtypjen se shqiptarët i “lodh” miqësia më shumë se armiqësia… KJO NUK ESHTE E VERTETE! Letra e Ambasadorit të vendit që ka qenë i gatshëm të bëjë LUFTE për shqiptarët pohon pikërisht këtë fakt.

Në të tilla raste në historinë e cdo vendi ka “histori të pashkruajtura”. Po kujtoj dicka, i detyruar nga rrethanat. Gjatë Luftës së Kosovës, një politikan shqiptar u dekodifikua si bashkëpunëtor i një shërbimi inteligjent kundërshtar të “shkrirë”. Përballë mosbesimit tim bashkëfolësi i huaj me një të folur cinike më tha shkurt: “Nuk keni pse shfaqni mërzi për njerëz që nuk e meritojnë. Ata janë vec të mërzitshëm në mërzinë e tyre. Janë njerëz pa kohë! Nuk meritojnë asgjë!”…

Të kthesh kokën pas në momente të vështira është gabim. Por, kjo edhe ndodh kur ngjarjet përsëriten. Dikur student vendosa të përbuz! Përbuza politikën e vendit tim që drejtohej nga njerëz “pa kohë” që na udhëhiqnin drejt ASKUNDIT! Kjo ndodhi përpara se të vinte dhjetori i vitit 1990.

21 korriku është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Politika duhet të vendoset në krah të interesave kombëtare të vendit. Shqiptarët inatin dhe zemrën i kanë njëlloj! Me votë politika duhet të zgjedhi midis të parës dhe të dytës. Abstenimi, në këtë rast, është “KUNDRA”. Udhëkryqet në histori përbuzin naivitetin dhe ata që bëjnë si të tillë. Refuzimi i UDHETIMIT DREJT ASKUNDIT është interesi ynë kombëtar. Në rrethana të ndryshme REFUZIMI I PERENDIMIT ka ndodhur edhe më parë nga Shqipëria. Ndaj sot, justifikimi nuk ekziston. Pohimi i vetëvetes është akt jo fjalë! Sigurisht.

Kategori
Uncategorized

Letra romantike e Romana Vlahutin: ‘Më pëlqen të krruhem me Benin’.

Vlahutin Ahmetaj
Përshndetje Mandi-FSHF.

Jam Romana Vlahutin. Shiko Mandi, me thënë të drejtën kisha parë futbollistë ne televizor dhe gjithnjë kam vrarë mendjen pse nuk më prek njeri me dorë nga këta çunat seksi.

Arsyen pse futbollistët duken aq seksi e zbulova ndërsa isha në fushë mes Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit me shokë. Sekreti i bukurisë së një futbollistit është fanella që vesh por jo vetëm.

Sekreti i bukurisë së një futbollisi është të krruajë edhe testikulin e mëngjër mbi fanellën. E ke vënë re sa kot duken njerëzit kur krruajnë testikujt sipër pantallonave të thjeshta ose kur Mirela Kumbaro e krruan testikulin mbi fustan?

Nuk po them se merita e krruajtjes i takon vetëm fanellës, normale që jo. Arben Ahmetajt bravo i qoftë që mban dy kunguj në një sqetull për mendimin tim.
Duhet të jesh kokë e madhe që të rritësh ekonominë dhe të dish të krruash testikujt artistikisht.

Unë mendoj se kjo është dora e Edi Ramës, sepse mendoj që të krruash me aq sharm duhet eksperiencë, durim, mësim dhe shpirt artistik.

U përqëndrova pak te testikujt por kjo nuk do të thotë që të tjerët ishin më pak interesantë se dora e artë e Arben Ahmetajt. Nuk e dija me thënë të drejtën që Saimi ishte aq çun trendi.

Ndërsa i pashë tatuazhin e metalarit tek shala, driekt mendova si t’i gjej anën Jolezës, ta bëj shoqe që të nis mëngjesin me Donald Lu-në dhe të përfundoj në darkë tek pallati i Saimir Tahirit.

Nejse, si të mos mjaftonte tatuazhi, vajti bëri edhe gol për të ma lënë mua jetën në një dilemë dhe merak të madh.

Performancën më të madhe në atë ndeshje e ka dhenë Lali Eri dhe i kam çuar personalisht një mesazh urimi.
Doja të ma fuste topin mes këmbëve, por kisha veshur fustanin e gabuar .

Tjetër çfarë më bëri përshtypje ishte se Blendi Çuci është shumë seksi. Barkun e ka pak si policët e rrugores në kohën e Salës. U afeksionova pas Çuçit sa më eklipsoi dhe atë tatuazhin e Tahirit.

Atë bark ai mund ta heqë me ca séanca palestre përshembull, se sharmi nuk i mungon jo, as shala.

Si përfundim vendosa të zë shoqëri me të sepse ai nuk ka shumë komplekse, ndërsa Erioni ka shumë fansa. Tahiri më pëlqen po është shumë trendy për mua.
Pas një analize të ndeshjes vendosa që të zë më shumë shok Benin, jo se dua të krruhem me Benin, por nuk e mohoj dot që më çmend sharmi i tij kur ai e krruan.

Kaq kisha Mandi, je me fat që të gjithë këta çuna i ke në një skuadër dhe për më tepër i ke të gjithë aksionerë tek kulla e stadiumit.
Vetëm Damiani mungonte, çudi, se ai ka dhe dy kate  tek ajo kulla e stadiumit se i tha atij ndërtuesit të ‘Albstarit’ që përqindjen e TAP-it t’ia kthente pronë tek kulla.

Ika Mandi, pafshim dhe mos harro që kemi reformën, fol me De Biazin, na duhet dhe vota e tij.

Hashtag.Al

Kategori
Uncategorized

Blerim Skoro.“Unë spiuni i CIA_s” Historia dhe fundi i shqiptarit nga Kosova.

Blerim Skoro

 

Punë spiuni, punë m….. Edhe Amerika njësoj si dikur Gjermani.

Ai u arrestua në muajin shkurt të këtij viti, sapo hyri në një metro në Bruklin të SHBA-së, i cili u kap duke përdorur një kartë studentore.

Blerim Skoro, shqiptar i Kosovës, për shkak të një gabimi tani rrezikon që të dëbohet nga vendi. New York Times i ka kushtuar një artikull historisë së tij.

 “Unë kam punuar për Qeverinë e SHBA. Isha trajnuar për Uashingtonin, kam qenë spiun”,thotë Blerim Skoro.

Shqiptari i druhet faktit që të kthehet në Kosovë, për shkak se ka qenë anëtar i ish-Jugosllavisë. 45-vjeçari u arrestua në SHBA në vitin 2000 për drogë dhe u dënua me 7 vite burg. Pas 11 shtatorit 2001, ai nisi të bashkëpunonte me autoritetet, u bë informator i tyre, dhe nga burgu jepte informacione për të burgosurit e tjerë që kishin lidhje me terrorizmin.

Pasi doli nga burgu, ai u transferua në një shtet tjetër duke punuar si informator i SHBA-së. Në vitin 2010, CIA preu lidhje me të dhe Blerim Skoro u kthye në SHBA përmes Kanadasë, në mënyrë ilegale. Vitin e kaluar, me ndihmën e një avokati, 45-vjeçari u takua me zyrtarë të FBI-së dhe të Departamentit të Antiterrorizmit në Policinë e Nju Jorkut. Ai donte që të ofronte ndihmë në luftën kundër të ashtuquajturit ‘Shteti Islamik’.

Skoro jeton në Nju Jork me bashkëshorten dhe tre fëmijët, të gjithë me dokumente amerikane. Blerim Skoro shkoi për herë të parë në SHBA në vitin 1994, ndërsa në vitin 2000 u kap me 14 kg heroinë, por pas bashkëpunimit me drejtësinë, vitet e dënimit iu ulën. Pasi filloi bashkëpunimin me CIA-n, Skoro u trajnua në një vend të sigurt në Maqedoni. Qeveria Amerikane i caktoi atij detyra të caktuara në Pakistan, vende të Ballkanit dhe në Siri. Skoro shfaqej si xhihadist për të zbuluar dhe mësuar informacione rreth terrorizmit, e që më pas këto të dhëna ia përcillte autoriteteve amerikane.

Skoro tregon se në Egjipt ai u miqësua shumë me Betim Kaziun, një shqiptar që i kishte treguar planet e tij për të sulmuar SHBA-në. 45-vjeçari shton gjithashtu se këtë informacion ia përcolli CIA-s. Kaziu më vonë u arrestua dhe u dënua me 27 vite burg në SHBA.

Pas përpjekjeve të shumta të tij për të ofruar shërbimet për qeverinë amerikane, situata vjen e tillë që më 23 mars të këtij viti, një ditë pas sulmeve terroriste të ISIS në Bruksel, një prokuror amerikan tha se Qeveria ishte e interesuar nëse Skoro mund të ofronte ndihmën e tij. Por, dy ditë më vonë, Qeveria e SHBA u tërhoq dhe Blerim Skoro është ende në paraburgim, ku ndodhet edhe sot, në pritje për t’u dëbuar nga Amerika për hyrje të paligjshme.

 

00SPYTALE2-master675

Kategori
Uncategorized

S’ka reformë, pa amnisti të politikanëve hajdutë.

Nga Kreshnik Spahiu

Dhjetëra deputetë dhe ministra hajdutë po debatojnë me njëri-tjetrin për të reformuar drejtësinë. Dhjetëra diplomatë negociojnë çdo ditë më këta hajdutë që të votojnë reformën në drejtësi. Dhjetëra projekte të ndryshme reforme propozohen nga vetë hajdutët e politikës për reformën në drejtësi.

Miliona shqiptarë naivë presin që këta hajdutë të politikës të reformojnë drejtësinë dhe ti thonë burgut hapu.

A mundet Edi Rama të jetë edhe kryeministër edhe kryeprokuror?

Shqipëria drejtohet nga të njëjtat fytyra që i kemi prej një çerek shekulli dhe reforma kërkohet që ata të përgjigjen përpara drejtësisë. Pra ata që duhet të penalizohen u dashka të votojnë edhe rithemelimin e gjykatave dhe prokurorive?

Nga kjo reformë miliona njerëz nuk shpresojnë as të rriten pagat, as të ulen taksat, as të ulen çmimet, as të rriten pensionet, as të ulet papunësia por thjesht dhe vetëm 30 apo 40 politikanë të hynë në burg dhe të kënaqen duke i parë pas hekurave. Nga ana tjetër këta 30 apo 40 persona mbajnë peng sistemin politik dhe gjithë Shqipërinë sepse ata rrezikojnë që nëse dalin nga politika të futen në burg.

Shqipëria mes tre alternativave:

1) Të mbahet peng në qeverisje dhe establishmet të hajdutëve të politikës edhe për 25 vite të tjera?

2) Të arrestohen këta 30-40 politikanë hajdutë gjë e cila s’ka asnjë shanc të ndodh?

3) Amnisti penale për të gjithë politikanët hajdutë me tre kushte:

– Falje për veprat penale që kanë kryer

– Amnisti për paratë e pista që kanë vjedhur

– Të largohen nga politika për gjithmonë

Nga të treja alternativat politiko-juridike në interesin e publikut do të ishte zgjidhja e tretë sepse:

1) Largon nga skena politikanët e të gjitha ngjyrave që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë dhe rinovimin e politikës. Largimi i tyre dhe ndërtimi i një elite të re politike mund të bëjë të mundur ndërtimin e një Shqipërie të re.

2) Miliarda para të vjedhura të shqiptarëve nga qeveritarët dhe të groposura apo depozituara jashtë, të rikthehen dhe futen në qarkullim në Shqipëri.

Në këto kushte interesi kombëtar dhe prosperiteti i Shqipërisë do përshpejtohej duke amnistuar dhjetëra politikanë hajdutë të cilët vetëm një pakt i tillë do ti largonte nga skakiera politike dhe kjo do të garantonte: “Hapjen e krahut” për një Shqipëri tjetër dhe rikthimin i parasë në atdhe.

Në të kundërt ëndrra për të kalbur në burg disa fytyra të politikës përpos urrejtjes dhe destabilizimit do mbetet një iluzion i gjatë edhe për 25 vite të tjera sepse ata kanë në dorë edhe “ligjin edhe Maliqin” ose thënë ndryshe edhe “gurin edhe arrën”.

Shqiptarëve duhet tu interesojë çlirimi i Shqipërisë nga peng-marrja dhe të mos shohin ëndrra me sy hapur për burgimin e qeveritarëve. Marrja peng e Shqipërisë është me rrezikshmëri të lartë prandaj më mirë tu garantojmë lirinë dhe bizneset e pista në këmbim që ata të na dorëzojnë Shqipërinë që e kanë burgosur në portofolin e tyre!

Mos shpresoni ore shqiptar qyqarë, se nuk do ketë kurrë reformë nëse nuk i amnistojmë hajdutët e politikës!

Kategori
Uncategorized

Zoti Donald Lu, me kinezëritë, po I zhgënjeni shqiptarët. Jakup Gjoça.

Edi Rama (a) ka blerë edhe heshtjen e ambasadorit Amerikan Donald Lu

Jakup B. GJOÇA, gazetar.

Zoti Donald Lu, me kinezëritë, po I zhgënjeni shqiptarët

Zoti Donald Lu, kthesa 360 gradëshe e politikës tuaj, tjetërsimi 360 gradë I gjuhës që ju komunikoni me shqiptarët, vetëm në 7 muaj, është tatëpjeta e zhgënjimit që ndjejnë shqiptarët me ju, si ambassador I SHBA ne Tiranë, si zëdhënës I Presidentit Obama në Tiranë.
Ju, zoti Donald Lu, me shqipen e pastër që keni mësuar, në nëntor 2015 u thatë shqiptarëve, se janë deputetët kriminelë dhe ministrat e korruptuar që pengojnë reformën në drejtësi.
Që ka nëntori I 2015, e deri më sot, asnjë deputet kriminel nuk është larguar nga Parlamenti shqiptar dhe asnjë ministër I korruptuar I kryeministrit Rama nuk është larguar nga qeveria.
Reforma në drejtësi, ende edhe sot nuk mund të miratohet. Ca më keq, asnjë shqiptar, sado naiv, sado budalla, nuk mund të besojë që kjo reformë në drejtësi, e projektuar në kuzhinën e kryeministrit Edi Rama nuk mund të zbatohet.
Thjesht, sepse ju vetë, zoti Ambasador I SHBA në Tiranë,
Sepse ju vetë, zoti përfaqësues I Presidentit të SHBA në Tiranë, ua thatë shqip shqiptarëve në nëntor 2015: Që janë deputetët kriminelë dhe ministrat e korruptuar që e pengojnë reformën në drejtësi.
Deputetët kriminelë, që ju zoti Ambasador I SHBA në Tiranë, etiketuat publikisht shqiptarëve, janë natyrisht te Partia Socialiste, sepse është absurde të ndokush të mendojë se deputetët e opozitës, mund të pengojnë reformën në drejtësi.
Ministrat e korruptuar, që ju zoti Ambasador I SHBA në Tiranë, etiketuat publikisht shqiptarëve, janë natyrisht te Partia Socialiste, të emëruarit e kryeministrit Edi Rama.
Atëhere, zoti Ambasador I SHBA në Tiranë, zoti Përfaqësues I Presidentit Obama në Tiranë, cilat jkanë arësyet politike, shkaqet politike që ndryshuan nga nëntori 2015 deri në qershor 2016, që ju vetë, tashmë publikisht, deklaroni që është kryetari I Opozitës që pengon reformën në drejtësi?
Mos valllë, u ndërgjegjësuan kaq shumë deputetët kriminelë dhe ministrat e korruptuar, saqë tani, nuk duan më të pengojnë reformën në drejtësi? Apo, ju, zoti Ambasador I SHBA në Tiranë, I shtrënguat deputetët kriminelë dhe ministrat e korruptuar, që të …mos pengojnë më reformën në drejtësi?
Kjo kthesë 360 gradëshe në politikën tuaj në Tiranë, zoti Donald Lu, ky tjetërsim I gjuhës shqipe që ju u flisni shqiptarëve në një kinezçe politike, mos vallë është e lidhur ngushtë edhe me financimet qindra milionëshe të kryeministrit Edi Rama ndaj Barak Obamës?
Muajt e fundit, kryeministri Edi Rama takoi në SHtëpinë e Bardhë presidentin Obama.
Ju, zoti Ambasador I SHBA në Tiranë, e dini shumë mirë, që një kryeministër I një vendi të vockël gjeografik, siç është Shqipëria, që të takojë Presidentin e SHBA duhet të lobojë, duhet të paguajë disa qindra mijëra euro. Tani, sa është shuma që pagoi Edi Rama si kryeministër, që takoi Presidentin Obama? Thuaju shqip shqiptarëve, zoti Donald Lu, këtë shumë, sepse disa gojë të këqia, thonë që Edi Rama u pagoi lobistëve amerikanë deri në 1 milionë euro, për t’u takuar me Obamën.
Edhe pse ju, zoti Donald Lu, u shpmangët nga prapaskenat e takimit Obama-Rama, si një person I padëshirueshëm nga kryeministri Rama, edhe pse ju zoti ambassador I SHBA në Tiranë, nuk ishit I pranishëm në takimin Obama-Rama në Shtëpinë e Bardhë, siç e kërkon protokolli zyrtar, kjo dëshmon që takimi Obama-Rama, ishte produkt I lobingut dhe jo takim zyrtar.
Por, e keqja e atij takimi, nuk janë as ato shuma milionë euro që pagoi Rama për t;u takuar me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, por, për shqiptarët, E KEQJA MË E MADHË, është tjetërsimi I gjuhës tuaj, që komunikoni ju, zoti Ambasador I SHBA në Tiranë me shqiptarët.
Që nga ajo kohë e takimit Rama-Obama, ju, zoti Ambasador I SHBA në Tiranë, u flisni shqiptarëve kinezçe, e keni tjetërsuar shqipen që ju mësuat.
Tashmë për ju, zoti Donald Lu, nuk janë më deputetët kriminelë, nuk janë më ministrat e korruptuar, që pengojnë reformën në drejtësi.
Për ju, zoti Donald Lu, tani na qënka kryetari I opozitës, që pengon reformën në drjetësi, pasi nuk pranon apriori, që të miratojë atë reformë në drejtësi që ka diktuar, që ka imponuar kryeministri Edi Rama.
Madje, ministrja e Edi Ramës, që është për Marrëdhëniet me Parlamentin, nuk heziton aspak, që publikisht të deklarojë, se maxhoranca ( ju zoti Donald Lu kuptoni, Edi Rama), është gati që të blejë edhe votat e deputetëve, sat ë plotësojë numrin 84, që ta automiratojë reformën e drejtësinë me deputetët e kriminuar, me ministrat e korruptuar.
Nëse kjo reformë në drejtësi, zoti Donald Lu, votohet me votat e atyre deputetëve të kriminalizuar që ju denoncuat,
ATËHERE, zoti Donald Lu,
Kjo reformë në drejtësi e kryeministrit Edi Rama e miratuar me votat e deputetëve kriminale, nuk do të jetë për progresin e Shqipërisë,
Nuk do të jetë më për KATHARSIN E GJYQËSORIT,
Por do të jetë një kobure në dorën e kryeministrit Edi Rama për t’u shërbyer pikërisht deputetëve kriminelë, ministrave të korruptuar.
Atëhere, zopti Ambasador I SHBA në Tiranë, përse u flisni kinezçe shqiptarëve, që qënka kryetari I Opozitës pengesa e miratimit të reformës së drejtësisë???
Nëse ju, zoti Donald Lu, si ambassador I SHBA në Tiranë, kërkoni tashmë, që të impononi edhe OPOZITËN, që të miratojë reformën që ka gatuar kryeministri Edi Rama, a e keni pyetur VETVETEN, zoti Donald Lu, sa do të reformohet vetë DREJTËSIA, Vetë GJYQËSORI, kur kryeministri Edi Rama do ketë në dorën e tij edhe MEKANIZIMIN E EMËRIMIT TË TË GJITHË DREJTUESVE TË INSTITUCIONEVE TË GJYQËSORIT?
Apo, ky problem I madh demokratik për shqiptarët, nuk ju intereson fare, Juve, zoti Donald Lu, sepse kryeministri Edi Rama, NDOSHTA, ka blerë edhe HESHTJEN TUAJ???
Edhe ju zoti Donald Lu, nuk mund të dyshoni në deklaratën e ministres së kryeministrit Rama, se maxhoranca ështrë gati që të blejë votat e nevojshme për të miratuar reformën në drejtësi.
Kryeministri Edi Rama blerjen e votave e ka kthyer në PROFESION, të cilët ju, zoti ambassador I SHBA në Tiranë e denoncuar para 21 qershorit 2015, kur u bëtë thirrje shqipe shqiptarëve që të mos votojnë për kryebashkiakë kandidatët e kriminuar.
Blerjen e votave në 21 qershor 2015 e denoncuan edhe OSBE-ODIHR-i, por ata e mbyllën gojën nga frika e përndjekjes nga Shqipëria, pasi I kërcënuan deputetët e maxhorancës.

Kategori
Uncategorized

Si po i rruan Rama bankat?

Brenda 18 muajve rezultojnë katër grabitje të bankave.

Në asnjë rast grabitësit nuk janë kapur, ndonëse skenat e atyre grabitjeve kanë qenë në qendër të kryqytetit dhe zonave të një rëndësie të veçantë sikurse ishte rasti i fundit në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Pyetja del natyrshëm; si është e mundur që në asnjë rast grabitësit e këtyre bankave nuk kanë mundur të arrestohen nga policia? Si është e mundur që në qoshet e pallateve policia vigjilente arrin të sekuestrojë sallatën dhe domatet e  fshatarëve, por në zonat me mbikëqyrje maksimale, të vëzhguara 24 orë nga kamerat e institucioneve dhe mu nën hundën e policisë vidhen me dhjetëra milionë euro dhe grabitësit largohen të qetë dhe nën kontrollin e plotë të forcave të policisë që duken si të neutralizuara nga urdhërat që ata marrin për të mos vepruar.
Grabitja në Aeroportin e Rinasit është cilësuar e përmasave të filmave hollivudianë, pasi vjen në kohën kur Shqipëria ka përforcuar masat e sigurisë për shkak të kërcënimeve që mund të vijnë nga rreziku i terrorizmit. Mirëpo, ka mjaftuar vetëm një skenë e thjeshtë filmi që siguria jonë të dalë fare zbuluar.
Por kjo nuk është skena e parë kinematografike që ka dalë nga ekrani i televizionit për t’u hedh në realitetin e përditshëm të jetës tonë. Vetëm në 18 muaj, kanë ndodhur tri grabitje të të njëjtit stil, madje tepër të ngjashme me grabitjen e djeshme në Aeroportin e Rinasit.
Në të tria rastet janë marrë shuma të mëdha parash. Në të tria rastet, grabitësit kanë pasur informacion të saktë për destinacionin e parave dhe kanë studiuar lëvizjet e makinave të transportit. Pikërisht nga këto detaje, kanë çuar specialistët e kriminalistikës të hedhin dyshimet kryesore për të njëjtën metodë grabitje, nga e cila, mund të ndodhë të jetë i njëjti grup kriminal.
Sepse lëvizje të tilla parash, në të gjitha rastet është informacion i klasifikuar. Shumë pak persona kanë dijeni të lëvizjes së parave, duke marrë parasysh edhe shumat e mëdha të tyre.
Por çfarë i lidh grabitjet njëra me tjetrën?

Në Rinas u vodhën 85 kilogram euro me prerje 500-she

Në grabitjen e pak ditëve më parë në Rinas, burime policore saktësojnë se janë grabitur një sasi e konsiderueshme parash. Megjithëse nuk jepet zyrtarisht se sa është sasia e parave të grabitura, burime zyrtare policore thonë se, pesha e atyre thasësve të grabitur me para në Rinas ishte 85 kilogram, ndërsa prerjet ishin 500 euroshe. Arsyeja se përse prerjet janë të mëdha kur bëhen transferta të tilla parash është që ato të mos kenë volum të madh. Përllogaritet se vlera në euro e grabitjes të shkojë më shunë se 10 milionë euro, mirëpo ka një konsensus si nga policia edhe nga bankat për të mos e bërë publike shumën e parave të grabitura me arsyetimin se kjo mund të përhapte panik te klientët e bankave.

Grabitja më 27 prill 2015

Ngjarja e ndodhur më 27 prill të 2015-ës, në autostradën Tiranë-Durrës, ku u grabit një makinë e kompanisë “Security” tip “Mercedes Benz 190-ç”, pas kryerjes së aksionit, makina është braktisur dhe djegur menjëherë nga autorët e krimit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me grabitjen në Aeroportin e Rinasit, ku makina që i ndihmoi autorët për t’u larguar nga vendngjarja është djegur në Fushë-Prezë.
Grabitja e tretë, ka të bëjë me një grabitje të llogaritur në mënyrë preçize dhe që ka zgjatur vetëm tri minuta. Njëri prej tyre mjaftohet dhe qëllon me shuplakë njërin nga policët e eskortës, pa hasur në rezistencë të dukshme. Kamerat e sigurisë tregojnë se në më pak se tri sekonda, efektivët e sigurisë fizike ndeshen me tre grabitësit, për t’i lënë ata më pas që të largohen të qetë, bashkë me lekët.
Pavarësisht kësaj, grabitja që u krye në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet, nuk ngjan aq shumë me specifikat e dy grabitjeve të ndodhura njëra në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa tjetra në Aeroportin e Rinasit.
Detaji më i rëndësishëm, që lidh dy grabitjet njëra me tjetrën, ka të bëjë me ashpërsinë e autorëve dhe përllogaritjen deri në detajet më të imëta të të gjithë aksionit të tyre, duke bërë të mundur finalizimin e një krimi me sukses të madh. Të paktën deri në këtë periudhë që flasim, pasi në grabitjen e parë, autorët ende nuk janë kapur edhe pse u vodhën shuma të mëdha parash. Në rastin e dytë, kapja e autorëve ngelet për t’u parë nëse do të arrihet të identifikohen ata.
Një detaj jo i parëndësishëm që ka hedhur dyshime mbi lidhjen mes dy grabitjeve dhe që ka shtuar mundësinë për të menduar se është i njëjti grup kriminal, ka të bëjë edhe me pozicionin gjeografik të dy akteve të grabitjes. Të dy ngjarjet nga njëra-tjetra nuk i ndajnë veçse pak kilometra. Çka hedh dyshime, se autorët jo vetëm e njohin mirë këtë zonë, por kanë në dispozicion gjithë infrastrukturën e mundshme për të bërë të mundur largimin e tyre nga zona e krimit. Një element tjetër, jo më pak i rëndësishëm është edhe tipologjia e kryerjes së aksionit, djegie, thyerje dhe terrorizim të policëve me një gjakftohtësi të paparë nga ana e tyre. Por bashkë me këto detaje, nga përshkrimet e efektivëve privatë të dy kompanive, përshkrimet fizike të grabitësve kanë përputhje njëri me tjetrin. Si në rastin e parë në autostradë dhe në rastin e dytë në Aeroportin e Rinasit, kriminelët kanë një përputhje të madhe për aq sa i përket karakteristikave fizike.

Grabitja e 5 milionë eurove në “Union Bank”

Tre persona me maska dhe të armatosur grabitën në mes të ditës Bankën e nivelit të dytë “Union Bank” që ndodhet në qendër të Tiranës në Bulevardin “Zogu i I”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes bënë të ditur se, grabitësit kanë dhunuar rojen dhe më pas janë futur në garazhin e bankës, në momentin që një automjet i blinduar po transportonte paratë. Personat e armatosur i kanë vënë në kokë automatikun drejtuesit të mjetit ku ndodheshin paratë dhe kanë arritur të marrin dy thasë me lekë.
Burimet nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar me njërën nga automjetet shoqëruese të autoblindit që transportonte paratë. Bëhet e ditur se kanë qëlluar me armë edhe rojet e sigurisë së bankës, por pa arritur të ndalojnë grabitësit që u larguan me shpejtësi me makinën e rrëmbyer. Policia ka shkuar në vendngjarje, por pa mundur të ndalojë grabitësit. Bëhet e ditur se, policia është vënë në ndjekje të makinës tip “Fuoristradë” ku ndodheshin grabitësit me paratë, por pa mundur ta kapin.
Sipas policisë, makina që u rrëmbye nga grabitësit është gjetur disa minuta pas ngjarjes e braktisur në Paskuqan. Policia bëri të ditur se, ka dyshime që autorët janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, që qëndronin disa metra larg bankës me një tjetër makinë. Policia nuk bëri të ditur shumën e parave të grabitura në bankë, por dëshmitarë nga vendi i ngjarjes saktësuan se grabitësit morën dy thasë me para, çka mendohet se ka qenë një shumë e madhe parash dhe llogaritet në 5 milionë euro.
Policia bëri të ditur se, ngjarja është filmuar nga dy kamera sigurie të bankës. Gjithashtu, në rrugë ndodhet një tjetër kamera, që ka filmuar momentin e grabitjes së bankës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të ditës dhe në mes të Tiranës në Bulevardin “Zogu i I”. Tre grabitësit e maskuar dhe të armatosur ishin futur lehtësisht në garazhdin ku ndodhet filiali i “Union Bank”, pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet. Fillimisht, grabitësit kanë dhunuar rojen e bankës, ndërsa më pas kanë arritur të marrin dy thasë me para në makinën e blinduar. Para se të largoheshin, tre autorët i kanë vënë automatikun në kokë drejtuesit të automjetit të Kompanisë së Sigurisë që ruan Bankën, i kanë rrëmbyer atij automjetin dhe kanë qëlluar me armë në ajër. Më pas janë larguar në një rrugicë.

Grabitja e Bankës NBG më 21 maj 2015

Pa kaluar shumë kohë nga grabitja e bujshme e “Union Bank”, tek “Stacioni i Trenit”, shënohet përsëri një tjetër grabitje në filialin e “NBG”, te rruga e “Kavajës”. Dy persona të maskuar edhe të armatosur kanë hyrë në ambientet e filialit të bankës së nivelit të dytë “NBG”, duke marrë nën kërcënimin e armës rreth 10 milionë lekë të vjetra. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur veprimi i parë që bënë grabitësit për të kryer qëllimin e tyre, sapo hynë në bankë e cila ndodhet në rrugën e “Kavajës”, në kryeqytet, ishte goditja e rojës së bankës me grusht.
Më pas, për pak sekonda ata morën thuajse të gjitha paratë që ndodheshin në arkë. Punonjësit dhe klientët që ndodheshin në bankë, nuk arritën t’i identifikojnë para se të arrinte policia. Dëshmitarët në vendngjarje treguan se gjatë gjithë kohës që punonjësit i jepnin lekët, mbi kokat e tyre ishte drejtuar një pistoletë. Të dy u larguan me shpejtësi nga banka dhe janë ende të paidentifikuar nga policia. Gjithçka ndodhi në pak minuta dhe grabitësit u larguan, duke vrapuar. Shuma e grabitur nuk jepet me saktësi, por sipas policisë mendohet të jetë afro 10 milionë lekë. Ndërkohë, sipas përshkrimit të punonjësit të ruajtjes së bankës, grabitësit ishin të gjatë dhe mendohet se janë të moshave 25 apo 30 vjeç. Kur forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, gjithçka kishte mbaruar. Në shkurt të këtij viti u grabit po në mes të ditës një bankë e nivelit të dytë në zonën e stacionit të trenit, në kryeqytet, grabitësit e së cilës ende nuk janë arrestuar.

Grabitja e furgonit të Bankës në dhjetor 2015

Persona të maskuar dhe armatosur dyshohet se kanë grabitur një mjet të blinduar të një shoqërie të sigurisë private. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në dalje të Kasharit, ku nën kërcënimin e armëve me të cilat kanë qëlluar në ajër, persona të paidentifikuar kanë mundur të grabisnin mjetin e policisë private, brenda të cilit mendohet se kanë qenë një sasi parash.
Ndërkohë, vetëm pak metra larg vendngjarjes sot është gjetur një automjet në flakë, që dyshohet të jetë i autorëve të grabitjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve. Më pas, policia ka dhënë detaje në lidhje me atë që ka ngjarë, duke shpjeguar se në vendin e quajtur rruga e Kasharit, pa kthyer në Laknas, një automjet tip “Fuoristradë” i ka prerë rrugën dy automjeteve të një firme private sigurimi “Ro.. S..”, të cilët ishin duke transportuar një sasi lekësh të një banke të nivelit të dytë.

Deputeti Sterkaj: Grabitësit nuk na kanë çuar fjalë se kanë qenë të armatosur

Deputeti Sterkaj ka bërë një deklaratë të çuditshme në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, i cili diskutoi dy ditë më parë në lidhje me grabitjen në Rinas. Sipas Sterkajt, nuk dihet nëse grabitësit kanë pasur armë. “Ata nuk na kanë çuar fjalë se kanë qenë të armatosur”, është shprehur Sterkaj. Deklarata e Sterkajt provon në fakt hijet e dyshimit në lidhjen që grabitësit kishin me policinë. Deputeti ka folur në numrin shumës gjatë fjalës që ai po mbronte në Komision ministrin e Brendshëm, duke nënkuptuar këtu ministrinë dhe pushtetin. Nuk dihet se si ja kanë çuar fjalët grabitësit grupit të Sterkajt, por ajo deklaratë provon se ata që grabitën milionat e eurove paskan një komunikim të vazhdueshëm me policinë apo me pushtetin.
Kjo është deklaratë e plotë e deputetit Sterkajt në Komisionin e Sigurisë në përpjekjet për të mbrojtur ministrin e Brendshëm, Tahiri. “Më shqetëson ky fakt që the për armatimin. Armatimin s’e kemi pa as me një sekuencë filmike, askund. As ata personat nuk kanë çuar fjalë që kemi qenë me armë. Ajo mund të jetë krejt një vjedhje e thjeshtë në mirëkuptim që nuk jemi në gjendje sot me dhënë përgjigje. Mund të jetë krejt një mirëkuptim i atyre rojeve private dhe dikujt tjetër. Kanë marrë paratë dhe kanë ikur në punë të vet…Unë mendoj se duhet të hetohen mirë këto ngjarje se u bë rasti i tretë dhe s’kena transparencë kërkund. Ky është rasti i tretë dhe ti ishe dasht me ni që në rastin e parë”, u shpreh Sterkaj.

7 pyetje Tahirit për grabitjen e bankave

1- Pse e devijon thelbin e skandalit, kush po të kërkon llogari për kujdesin e pasagjerëve në terminal?!
2- Me çfarë merren, rreth 300 uniforma blu të Komisariatit të Rinasit?
3- Kush “i mbulon”, grupet e armatosura, të maskuara, të motorizuara që çajnë rrethimin e një objekti të rëndësisë së veçantë? Policia apo ato çupëlinat e koncesionarit, që s’kanë në pajimet e tyre, as shkop gome dhe jo më armë?
4- Çfarë thotë ligji për rolin e policisë në aeroport, cilat janë detyrat, përgjegjësitë e saj?
5- Mirë për grabitjen që s’keni, faj se ndodhi brenda territorit që përgjigjet koncesionari, po më pas pse nuk u kapën autorët?
6- Çfarë mendoni zoti ministër, për aktin e paprecedent ndaj një vendi që synon statusin kandidat, rikthimin e e Shqipërisë në listën “e vendeve të pasigurta”, nga Belgjika?
7- Po për dy rastet e tjera të ngjashme, ende pa autor në pak muaj, kush ka përgjegjësi?

Kategori
Uncategorized

Tony Blair mashtroi për të pushtuar Irakun në 2003: Armët në masë nuk kanë ekzistuar kurrë.

Tony-Blair-614499

 

Pavarësisht një milion protestuesve Britanik kundër pushtimit të Irakut në vitin 2003, deputetët britanikë të udhëhequr nga Tony Bler votuan me shumicë dërrmuese për të ndërhyrë në Irak.

Por pas 13 vitesh kur Iraku është zhytur në gjendje shkatërrimtare, qeveria e Tony Bler është akuzuar për përdorimin e provave të rreme, pasi armët e shkatërrimit në masë, akuza me të cilën është justifikuar pushtimi ndaj Irakut, nuk kanë ekzistuar kurrë.

“Pushtimi çoi në përmbysjen e qeverisë së Huseinit, por armët e Tony Blair nuk kanë ekzistuar kurrë”, shkruan sot Al Jazeera. “Qeverisja e tij është shoqëruar shpesh me akuza nga kundërshtarët se ai qëllimisht kishte ekzagjeruar dëshmitë mbi aftësitë ushtarake të Irakut duke mashtruar Parlamentin”, vazhdon shkrimi.

Në vitin 2009, pasardhësi i Blair, Gordon Brown ka urdhëruar një hetim të pavarur në vendimet që çuan në luftë dhe të mërkurën,ish-diplomati Sir John Chilcot do të publikojë raportin e tij mbi këtë çështje.

Kategori
Uncategorized

Skandal – Historiani turk quan terrorist, Skënderbeun ! (VIDEO)


Skandal – Historiani turk quan terrorist, Skënderbeun ! (VIDEO)

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur tek varri i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu në Lezhë.

Historiani turk, Talha Uğurluel gjatë një vizite në Lezhë tek varri i Skënderbeut ka sharë dhe ofenduar heroin tonë kombëtar. Ndër të tjera turku thotë: “Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK”. 

I shoqëruar nga duartrokitjet e vizitorëve turq, historiani është shprehur. “Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi te jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmaneve, apo si Skënderbeu tradhtar”.

Historia sipas Telhait (dhe ne që rrimë për telha)

Historia sipas Telhait (dhe ne që rrimë për telha)

Nga Alqi Koçiko

 

Ka bërë xhiron e rrjetit videoja e një historiani turk që flet mbarë e mbrapsht, në fakt vetëm mbrapsht, në varrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Lezhë. Nga veshja e bollshme e të pranishmëve, duket se videoja është bërë në mot të ftohtë. Vetë personazhi, Talha Uğurluel, që për kollajllëk (turqizmat i japin “lezet” shqipes) po e quajmë Telha, është filmuar pa dëshirën e tij, siç duket dhe nga videoja, por nuk ka ngurruar t’i japë njëfarë leksioni “filmonjësit”, duke mos ja bllokuar gjithsesi kamerën. Duket se është krenar për ato që thotë. Ne jemi të bindur se Telhai ka sharë dhe ofenduar heroin tonë kombëtar, dhe jo vetëm atë: Ka hedhur baltë (sado shabllon të ngjajë si shprehje) mbi luftën dhe qendresën e një populli të tërë.

Pas një kërkimi në rrjet del se Telhai vërtet mund të quhet historian; ka shkruar tekste e libra për momente të ndryshme të historisë osmane dhe asaj të fesë. Ai thotë mes të tjerash: “Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK”, pra Partia e Punëtorëve të Kurdistanit. Nuk munguan duartrokitjet e disa grave të mbuluara me shami. Telhai njoftoi krenarisht kameramanin e rastësishëm se grupi që ai shoqëronte kishin qenë dhe në Shkodër, dhe aty nderuan në kalanë e Rozafës, kujtimin e Hasan Rizait, gjeneralit turk që u vra (nga Esat Pasha) gjatë rrethimit të Shkodrës nga malazezët, më 1913. “Por për Skënderbeun nuk do falemi”, tha Telhai, “se ndryshe nga Hasan Rizai, besnik i osmanëve, ai ishte tradhtar i perandorisë”. Dhe Telhai me këtë rast dha edhe një ultimatum: Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi të jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i osmanëve apo si Skënderbeu tradhëtar.

Le t’i marrim gjërat me rradhë, dhe jo si Telhai. I vetmi dyshim që kam, është nëse gratë të cilave u drejtohen si biçim ciceroni i vetëzgjedhur, ishin turkesha apo shqiptare, po nejse. Siç e thamë, ashtu si me gjuhë të tjera, huazimet e huaja të një gjuhe, shpesh rezultojnë njëfarë kripe e piperi për gjuhën ku kanë bujtur. Në Shkodër, “kemi nejt për telha” do të thotë kemi ndenjur për qejf, shpengueshëm, apo “rehat” në daçi. Ja pra që emri i Telhait mund ta shpjegojë edhe mënyrën sesi e kupton ai historinë: Dmth, në stilin “ku rafsha mos u vrafsha”. Historiani Telha shkon e bën lëmsh Skënderbeun e shek.15 me Hasan Rizain e para një shekulli. Dhe për të shtuar oreksin, hedh edhe pak Mehmet Akif Ersoy si “besnik i osmanëve” duke entuziazmuar audiencën e vockël që kish me vete.

Mehmet Akif Ersoy (1873-1936), poet, akademik, deputet dhe patriot turk me origjinë shqiptare nga Peja, është realisht një pikë referimi krenarie për turqit e sotëm. Ai është, le të themi, Asdreni i turqve, krijues i vargjeve të himnit kombëtar të Turqisë. Por kujdes, të Turqisë moderne, jo të osmanëve?! Ai, ashtu si Ataturku, u ngrit për të bllokuar shkatërrimin e Turqisë nga politikat neokolonialiste dhe për të krijuar kombin e ri nga hiri i perandorisë së kalbur osmane. Kaq mjafton për të kuptuar folklorizmat qesharake të Telhait, që vetëm me shkencën e historisë nuk kanë të bëjnë. Për ta thjeshtuar edhe më, është njësoj sikur të ngremë pyetjen: Kush e donte më shumë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, mbreti Gent apo Ali pashë Tepelena?

Tani, përtej shpjegimit “shkencor” të Telhait, ajo për të cilën me të drejtë janë shqetësuar të gjithë ata që parë videon, është se si është e mundur që turli lloj tipash vijnë e fyejnë në oborrin e shtëpisë sonë. Aq më shumë, japin ultimatume. Ne duhet të zgjedhim, thotë Telhai, ose rrugën e Skënderbeut, pra mbrojtjen e atdheut-“vatanit” kur rrezikohet, ose rrugën e Mehmet Akifit, pra të thurrim vargjet e një himni të ri për Turqinë.

Kam përshtypjen se Telhai është pak me vonesë, pasi rruga është zgjedhur. Por të bën përshtypje sesi nuk flet (jo për këtë rast, se mbase dikush po përgatit ndonjë reagim) asnjë personazh publik e politik për provokime të tilla. Një këshilltar grek i thotë në fytyrë kryeministrit në Tiranë, se ka bashkëpunëtorë të nazistëve në qeverisje. Një makinë shqiptare në Mal të Zi e gjobisin kripur, se kishte vënë flamurin tonë teksa luheshin ndeshjen e Shqipërisë në Euro 2016. Edhe më zi, një vogëlush shqiptar shtypet me makinë në Kumanovë. Vendi fqinj dhe mik me të cilin na lidhin njëmijë e një fije, pra Greqia, nuk ngurron të shpallë non grata gazetarë shqiptarë që flasin për fshatrat e Çamërisë…

A nuk është e udhës që përtej reagimeve virtuale, të reagojmë edhe zyrtarisht për hynere të tilla? Për shembull, t’i themi Telhait që s’ka më punë këtej, e le të ftillohet ca kohë se çfarë do bënte ai sikur një fuqi e huaj të pushtonte Turqinë, fjala vjen Rusia. A do t’i shërbente me besnikëri Carit? Mesa duket po.

Shqipëria, (siç kish qejf të shprehej F.Nano), padyshim që do vazhdojë të “eksportojë siguri në rajon”. Por kjo nuk do të thotë të eksportojmë pafund mungesë dinjiteti dhe kthim të faqes tjetër sapo na japin shuplakën e parë. Nuk do të thotë të na shkelin me këmbë kujtesën historike dhe dinjitetin turli sojsëzësh nga çdo cep qofshin. Ose, në qoftë se e bëjnë dhe ne rrimë “për telha”, domethënë që nuk i meritojmë as njërën, as tjetrën.

Ndiqni videon më poshtë, e publikuar në rrjetet sociale.

Kategori
Uncategorized

Revolta qytetare në Brazil: Politikanët e korruptuar kapen dhe lidhen për shtylla elektrike (Foto)

 Po në Shqipëri kur do fillojë ky lloj “sporti”?

Në mediat ndërkombëtare tashmë ka filluar të publikohen fotografitë e politikanëve në Brazil të lidhuir për shtylla elektrike

Këtë gjest qytetarët e bënë në një protestë, të cilët kidnapuan politikanët e vendit, të njohur për korrupsion dhe i lidhën ata në shtylla elektrike.

Mirëpo, ajo qe nuk pritej ndodhi!

Policia nuk reagoj fare, qëndroi në distancë vetëm për ta krijuar një situatë komike.

Dhe të mendosh se ne shqiptarët jemi vetëm 3 milionë.

Jo që nuk jemi Brazili, por nuk jemi as pak më shumë se një lagje e madhe e Parisit, Londrës apo e Stambollit, por që ndryshe nga ata kemi liderë globalë në udhëheqje që mund t’i konkurrojnë denjësisht të gjithë miliarderët e Britanisë, Francës dhe Italisë për nga pasuria personale, sepse askund si këtu nuk vidhen mbi 20 milionë euro në mes të ditës në mes të aeroportit dhe hajdutët të ikin në drejtim të paditur.

Askund si këtu, Kryeministri nuk merr vendime për t’i dhënë vëllait dy koncesione.

Askund si këtu, ministri i Shëndetësisë jep për llogari të shefit të tij 320 milionë euro para të thata për koncesione dhe merr si kompensim 15 milionë euro tendera për kompaninë e tij.
Nga etërit tek bijtë, asgjë nuk mund të ndryshojë.

Shtohet hakmarrja dhe urrejtja sepse padrejtësia është kthyer në sistem dhe për ta legjitimuar përjetësisht pushtetin i duhet edhe guri i fundit i dominosë, kapja e drejtësisë dhe vendosja në krye të saj e aranitëve të rinj edhe më të devotshëm në luftën e klasave.
Një komb që akoma endet rrugëve të botës i përzënë nga një kastë të babëziturish.

Kategori
Uncategorized

Baba Mondi pyet Keti Bazhdarin për shtatzaninë e Endri Fugës.

Keti dhe baba mondi

E nderuar Keti Bazhdari.

Nga deklarata juaj arrita të kuptoja shum gjëra. Më e rëndësishmja gjë që kuptova ishte se në Shkodër ka hyrë fuqishëm në treg bari hollandez.

I keni dhënë shpjegim shumë gjërave me rëndësi në fushën e fesë, gëra të cilave nuk u jepej një shpjegim ose një zgjidhje.
Përshembull unë kam kuptuar nga fakti që Krishti ka qenë i majtë, arsyen pse Pandi Majkos i vodhën pallton.

Ju jeni caktuar me detyrëë hyjnore për të marrë vizione. Unë si Baba Mond do ta dija për nder të më tregoje nëse është i majtë ose i djathtë Zoti. Krishti do ta dijë shumë për nder ty çupë që i mbron bindjet e tij politike.

Unë e dija që Krishti ishte i majtë, por kam pasur frikë ta them, por ty të përgëzoj për kurajon që ke moj vajzë.

Mendoj se një nga arsyet pse Krishti është i majtë, është se ai e dinte që kryetari i Partisë Socialsite do ishte Edi Rama, e cila do ishte dhe gruaja e Bilalit dhe do kishte koleg Niko Peleshin.

Gjithashtu ai ka pasur një telepati të çuditshme e cila e bënte të kuptonte që krahë kësaj partie do renditej një vajzë gjithë mend si puna jote dhe e Jolezës.

Po ta vrasësh mendjen pse Krishti ishte socialist mund të gjesh shumë arsye elokuente të cilat mund t’ia shpjegosh këtij populli.

Kjo puna e Krishtit socialist është njësoj si ajo puna e masturbimit që lë dorën shtatëzënë.

Dhe unë jam dakord që dora mbetet shtatëzënë po aq sa dhe Krishiti është socialist . Kjo është një kauzë e drejtë e dashur, veçse në mendjen time ka ende shumë pikëpyetje të tipit:

A do ta miratonte dhe bekonte Krishti martesën e Bilalit me Edin?
A do pranonte të linte shtatëzënë Endri fugën me frymën e tij?
A do ti rezistonte dot buzëkuqit kafë të Grida Dumës?
A do vishte Krishti një çorape blu dhe një të kuqe si simbol mbështetjeje për gruan e Bilalit?
A do ta këshillonte Bilalin që të sillej mirë me të shoqen?
A do t’i thoshte gruas të Bilalit të vërtetën e hidhur se: “Bilali nuk është për ty” apo do ta determinonte duke i thënë se: “Njeriu martohet me atë burrë që prish virgjërinë?”.

Këto janë pyetjet që po më mundojnë tëmthin e dashur Keti. Pres një përgjigje prej jush.

Me respekt, Baba Mondi.

Kategori
Uncategorized

Grabitja e Rinasit, TIA: Njoftuam kur grabitësit ishin ende në pistë. Policia ishte pak metra larg ngjarjes, nuk ndërhyri.

grabitja-e-rinasit

Supergrabitja e Rinasit ka marrë një rrjedhë të re mëngjesin e sotëm. Kompania koncesionare TIA me anë të një deklarate për median, ka bërë të ditur se policia është njoftuar kur grabitësit ndodheshin ende në pistë.

Sipas zëdhënëses Arlinda Çausholli, një patrullë e policisë ka qenë vetëm pak metra larg ngjarjes, duke mos ndërhyrë edhe pse ishte marrë informacioni.

Në këtë mënyrë, TIA ka hedhur poshtë deklaratat e Policisë së Shtetit, se është njoftuar vetëm 10 minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Zëdhënësja Çausholli tha: TIA ka zbatuar me korrektësi të plotë procedurën e njoftimit të Policisë. Njoftimi u bë kur makina ishte ende në vendngjarje. Ky njoftim iu bë sallës operative dhe punonjësi të Policisë kanë qënë prezent në pistë në mëmentin kur ndodhi grabitja.

Dëshiroj të sjell në vëmendje se ICTS është përgjegjëse vetëm për përgjeësinë aeroportuale, ç’ka nuk e zvogëlon përgjegjësinë. Ajo është çertifikuar nga Autoriteti,  por nuk ka të drejtë të ndërhyjë fizikisht. E vetmja forcë e armatosur është Policia e Shtetit.

Porta është vetëm përgjegjësi e Policisë së Shtetit; ajo duhet të sigurojë patrullat dhe të parandalojë çdo incident.

TIA është në gatishmëri të ndihmojë me prova materiale.

Dëshiroj të theksoj se siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët. Nëse në këtë rast nëse qëllimi është fajësimi, nuk është mendësi e kompanisë të bëjë garë me deklarata. Jenmidetyruar të flasim tani.

TIA shpreh keqardhjen e  thellë për ngjarjen që tronditi opinionin pubik duke vlerësuar se në këto rrethana fjalët janë të pakta.

Drejtori i shërbimeve aeroportuale është i njohur për profesionalizimin. TIA do të sigurojë pasagjerët pasagjerët se masat e saj janë të niveleve ndërkombëtare.

Shprehim besimin se autoritetet përkatëse dhe media do ta vlerësojnë informacionin dhe rëndësinë që ka saktësia e tij, përfundoi zëdhënësja.

Kategori
Uncategorized

Ushtria shqiptare ‘90 me 100 miliard dollarë asete.

Kategori
Uncategorized

Nëse Rama jep dorëheqjen dhe roli që do të kenë Majko dhe Velia.

Nga Artur Zheji

Kryeministri është në një hall të madh duke filluar që nga fillimjava.

E pret pikësëpari një padi penale nga ana e PD, për financimin e dyshimtë dhe të përfolur, për Fushatën e Presidentit Obama në vitin 2012, e cila bubrron tani në Drejtësinë amerikane dhe edhe në mediat amerikane.

Sepse kemi një “pentito”, një të penduar pra, si Bilal Shehu, që simbas gojës së vetë avokatit të tij amerikan “është penduar” thellë, sepse është kapur duke trafikuar para nga jashtë SHBA 80.000 dollarë, të përdorura kundra ligjit amerikan, dhe gjurmët, pohimet dhe “pendesat”, të çojnë në Shqipëri.

Madje shumë afër Kryeministrit.

Por Rama, me siguri i ka marrë masat për këtë, nëse është ai origjina e këtyre parave, ose urdhëruesi, por karriera e tij, është në dorë të gojës së Bilal Shehut të penduar dhe gruas së tij, që ka shërbyer si bashkëpunëtore në këtë operacion. Është gjithashtu në dorën e investigimit të pavarur amerikan, që nuk është një kafshatë e lehtë, dhe nuk mund ti bërtasësh e të trembësh si Gjykatën e Apelit të shkallës së Dytë.

Në një vend si Shqipëria ku vidhen ditën për diell miliona euro, apo kur jepen qindra miliona euro koncesione, 80.000 dollarë duket një shifër e vogël dhe qesharake.

Por “fati i keq” mund ta dojë që duke lënë gjurmë në një shtet të huaj dhe tejet të ndjeshëm si SHBA, kjo harresë apo pakujdesi e masave të marra, mund të shndërrohet në një kopaçe të rëndë për karrierën e Kryeministrit.

Sigurisht ai do të flasë për këtë, herët a vonë.

Por ndërkohë, besueshmëria e tij, ka rënë shumë në popull dhe ndër shumicën e miqve të vet që dikur e besonin.

Si Koço Kokëdhima përshembull.

Sepse ka folur shumë dhe bukur, për të mbrojtur pafajësinë e Elvis Roshit, kryebashkiakut të Kavajës, por është përgënjeshtruar.

Ka folur shumë për leverdinë publike të koncesioneve qindra milionëshe në Shëndetësinë Shqiptare, duke derdhur pra miliona euro, për shërbime mjekësore që përfituesit privatë, po e diskreditojnë, edhe sikur Rama, të jenë nisur nga iluzioni i bashkëveprimit shtet-privat.

Shikoni rastin e koncesionit të dializës, ka plot denoncime që pacientët, sjellin në strukturat private të financuara nga shteti, njësoj si në spitalet shtetërore çarçafët e tyre nga shtëpia. Ndërsa ushqimi që u shërbehet është i pangrënshëm ose ndoshta i prishur.

Ka folur shumë për Rilindjen e të gjitha fushave të ekonomisë shqiptare, por ka dështuar dhimbshëm dhe dukshëm në të gjitha ato fusha, për të cilat ka marrë vota.

Në Shëndetësi pra, në Punësim, në Sigurinë Kombëtare.

Zgjodhi të mos flasë për grabitjen në Aeroportin “Nënë Tereza”, edhe kryeministri edhe ministri i Brendshëm, por u lëshuan ndërkohë pandehma mediatike se “grabitja” ka lidhje me ish- Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço apo me vetë Berishën. Mirëpo këto diversione ndoshta të porositura, ndoshta të vetëofruara nga zagarëria, ngelën jetime dhe të pabesueshme.

Ndërkohë që disa javë më parë hodhi baltë e vrer, mbi sistemin e drejtësisë shqiptare, kur Prokuroria e Përgjithshme dhe një gjyqtar, shkarkuan kryepolicin Çako, për Krimin Shtetëror të Përgjimeve, por nuk bëri të njëjtën gjë, kur po e njëjta “Drejtësi”, kësaj radhe e trembur, anuloi shkarkimin e kryepolicit, në vlagën e debatit për të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi.

Tani Kryeministrit i duhet të vrapojë dhe “ta shpërbëjë e ta nënshtrojë” sa më shpejt, Prokurorinë e Përgjithshme.

Sepse ajo është për të sot, shumë e rrezikshme!

Prokuroria e Përgjithshme, po bën një serë hetimesh mbi të, nga 80.000 dollarëshi i famshëm, te presioni ndaj Gjyqësorit, te Hetimi për grabitjen e aeroportit të Rinasit, ku prapë telashet nuk kanë të sosur për ministrin Tahiri dhe edhe disa çështje të tjera që nuk janë mbyllur, atë të Përgjimeve të Paligjshme në radhë të parë.

Nëse kryeministri nuk vrapon dot aq shpejt, sa ti “vrasë politikisht” të gjithë “armiqtë e tij”, në Prokurori, në Gjykatë apo në Presidencë, ai si kryeministër, ka pak kohë politike për të administruar dhe për të shpëtuar kryeminstrillëkun e vet.

Dhe nëse nuk ja mbërrin dot këtij vrapi dhe këtij nënshtrimi, duhet të dorëhiqet pra, në një mënyrë ose tjetër, që Drejtësia të vazhdojë e patrazuar punën e saj.

2 janë kandidaturat në duart e të cilave ay, kryeministri pra, simbas zërave të korridoreve, po mendohet, të lerë pas në krye të Partisë Socialiste, Pandeli Majkon ose Erion Veliajn.

Me Majkon ai, mendon se mund ta ketë të lehtë, edhe t’ia japë, edhe t’ia marrë përsëri Partinë.

Ndërsa Erion Veliaj, është tanimë një politikan race, që duket se mund të mbajë besnikërisht Paktin, për një kryesim të përkohshëm të Partisë Socialiste, përderisa Rama, të mbledhë energjitë e harxhuara, për një revansh të ri.

Por si do të reagojë Partia Socialiste në një rast të tillë?

Do ta mbështesë apo do të përçahet?

Apo do të “pjellë” një Kryetar të Ri, duke refuzuar zgjidhjet e gatshme të Ramës?

Gjithmonë në rastin, që “golin” ta bëjë e para, Drejtësia dhe Prokuroria, me një vandak Dosjesh, që nuk kanë aspak të sharë, në peshën e tyre të akuzës dhe mprehtësinë, për të rrëzuar ministra, por qoftë edhe një kryeministër.

Që simbas Statutit të Partisë Socialiste, duhet të dorëhiqet edhe nga kryesimi i saj.

/360gradë.al

Kategori
Uncategorized

Borxhet e reja të qeverisë, mbi 10 milionë USD në 4 muaj për vendimet e gjykatave dhe investimet e papaguara.

Në 4 muajt e parë, qeveria e Edi Ramës ka arritur të krijojë 1.38 miliardë lekë ose afro 10 milionë USD detyrime të papaguara. Megjithëse pati premtuar se historia e qeverisjes së Sali Berishës me borxhet ndaj biznesit nuk do të përsëritej gjatë qeverisjes së tij, faktet tregojnë se në të vërtetë ka ndodhur krejt e kundërta. Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave për listën e institucioneve që kanë detyrime, konstatohet se nga këto, 560 milionë lekë janë detyrime që kanë lindur nga vendimet gjyqësore dhe 822 milionë detyrime të tjera. Konkretisht, Ministria e Transportit ka detyrime nga vendimet gjyqësore në masën 146 milionë lekë; Ministria e Arsimit dhe Sportit 8.3 milionë lekë; Ministria e Drejtësisë 93.7 milionë lekë; Ministria e Shëndetësisë 30.7 milionë lekë; Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes 248 milionë lekë; Ministria e Financave 3.9 milionë lekë; Ministria e Kulturës 1.2 milionë lekë; Ministria e Mjedisit 27.2 milionë lekë; Ministria e Integrimit Europian 1.1 milionë lekë. Një pjesë e mirë e vendimeve kanë të bëjnë me largimet nga puna të punonjësve të administratës.

Kontrolli 

Megjithëse qeveria jo vetëm i ka monitoruar detyrimet e prapambetura, por madje ka vendosur dhe një mekanizëm kontrolli i cili është në thesar, sërish borxhet e reja janë një fakt që megjithëse kanë tronditur dhe ndërkombëtarët, në vend që të reduktohen sa vijnë e shtohen. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani pohoi pak ditë më parë në një studio televizive se vlera e detyrimeve të papaguara që ka krijuar qeveria, deri më tani ka arritur në 2.3 miliardë lekë, ose afro 20 milionë USD. Prodani sqaroi se nga këto, 1 miliard janë vendime gjyqësore dhe 1.3 miliard janë punë të kryera të progresuara nga investitorët të cilat do të rialokohen me buxhetin e rishikuar të këtij viti. “Këto detyrime janë detyrime kundrejt … domethënë, biznesmeni duke qenë se e ka makinerinë në rrugë, ai vazhdon progreson pavarësisht se është një punë e kryer, e cila mund të jetë jashtë planit. Është një risk që ai e ndërmerr vetë. Përsa i takon pushtetit vendor, po është e vërtetë që pushteti vendor me reformën e re është gjendur në të njëjtin kolaps që u gjend, ka trashëguara detyrime të prapambetura. Ne po i monitorojmë”, është shprehur Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave.

FMN zbardhi skandalin 

Ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që pak ditë më parë zbardhi skandalin e qeverisë me krijimin e borxheve të reja. Shefja e misionit të FMN për Shqipërinë, Anita Tuladhar, në një konferencë të përbashkët me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko si dhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, lëshoi “bombën” që nuk pritej. “Rishfaqja e detyrimeve të prapambetura në qeverisjen qendrore, kryesisht në projektet e investimeve publike, paraqet një sfidë kryesore. Qeveria duhet të rrisë përpjekjet për të parandaluar grumbullimin e detyrimeve të reja të prapambetura dhe për të përmirësuar planifikimin dhe zbatimin e investimeve”, apeloi Tuladhar. Alarmi i saj të kujton kohën kur qeveriste Sali Berisha, i cili për 8 vite pushtet la një borxh kolosal për shërbime dhe investime të papaguara në vlerën 72.6 miliardë lekë. I gjithë borxhi u shlye në 2 vite e gjysmë qeverisje të Ramës por kjo mesa duket nuk ka shërbyer si reflektim për shmangien e një politike të tillë diskriminuese por dhe shkatërrimtare për ekonominë.