Kategori
Uncategorized

Ulf Kristersson; A Grateful Prime Minister đź‡¸đź‡Ş


Ulf Kristersson is a citizen, politician, and Swedish Prime Minister of dignity, leading a coalition government with necessary reforms for the country’s progress and security.

Ulf Kristersson; A Grateful Prime Minister 🇸🇪

Today, I had the honor of being invited to a meeting with the Prime Minister of Sweden, Ulf Kristersson. During a short break, with great respect, I presented him with a mini-magazine featuring articles dedicated to his work and policies as party leader and Prime Minister — pieces that the independent Albanian media outlet neutrale.al has published over the years with seriousness and impartiality.

The meeting was truly impressive.

The open discussion, the direct communication, and above all his appreciation for independent media and for the Albanian community in Sweden were deeply touching. He expressed recognition not only for the work of free media, but also for Albanian immigrants who have arrived in recent years from Greece and Italy.

His words were clear and warm: Albanians are hardworking people who contribute not only to their families, but also to the country in which they live; citizens of dignity and responsibility.

In such moments, you feel proud.

Proud to hear your compatriots mentioned as an example of work and integration. Proud because the overwhelming majority are honest, dedicated individuals who build their lives through effort — not through dishonest means. They serve as bridges between cultures, living proof that integration is achieved through respect and daily commitment.

A special note of thanks and appreciation from the Prime Minister also went to Ante Avdylaj, the Albanian student and publisher of neutrale.al, for his serious work and contribution to accurate and professional information.

This meeting was not merely a formal event.

(Neutrale is an independent media outlet with an editorial profile clearly oriented toward center-right philosophy.)

Ulf Kristersson; Një Kryeministër mirënjohës 🇸🇪!

Sot pata nderin të jem i ftuar në një takim me Kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson. Në një moment pushimi, me shumë respekt, i dhurova një mini-revistë me shkrime kushtuar punës dhe politikave të tij si kryetar partie, dhe kryeministër, artikuj që media e pavarur shqiptare neutrale.al, i ka botuar ndër vite me seriozitet dhe paanshmëri.

Takimi ishte mbresëlënës.
Biseda e hapur, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe mbi të gjitha mirënjohja e tij për median e pa varur dhe për komunitetin shqiptar në Suedi ishin thellësisht prekëse. Ai shprehu vlerësim jo vetëm për punën e medias së lirë, por edhe për emigrantët shqiptarë të ardhur vitet e fundit nga Greqia dhe Italia.
Fjalët e tij ishin të qarta dhe të ngrohta: shqiptarët janë njerëz punëtorë, që kontribuojnë jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për vendin ku jetojnë; qytetarë me dinjitet dhe përgjegjësi.

Në ato çaste, ndihesh krenar.
Krenar kur dëgjon që bashkatdhetarët e tu përmenden si shembull pune dhe integrimi. Krenar sepse shumica dërrmuese e tyre janë njerëz të ndershëm, të përkushtuar, që ndërtojnë jetë me djersë dhe jo me rrugë të pista. Ata janë ura lidhëse mes kulturave, dëshmi se integrimi arrihet me respekt dhe angazhim të përditshëm.

Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë nga Kryeministri shkoi edhe për studentin Ante Avdylaj, botuesin shqiptar të neutrale.al, për punën e tij serioze dhe kontributin në informimin e drejtë e profesional.

Ky takim nuk ishte thjesht një ngjarje formale.
Ishte një moment që forcon besimin se dialogu, respekti dhe puna e ndershme vlerësohen. Dhe mbi të gjitha, ishte një kujtesë se identiteti ynë si shqiptarë në diasporë është një pasuri, kur e mbajmë me dinjitet dhe e shoqërojmë me punë e përkushtim.

(Neutrale është një media e pavarur, me profil dhe politikë redaksionale të orientuar qartësisht në filozofinë e qendrës së djathtë.)

Lini një koment