Kategori
Uncategorized

Nuk duhet pritur që godina që po shembet të na zerë brenda..!

Përse duhet të protestojnë sot me qytetarët edhe të zgjedhurit e tyre vendorë !

Të heshtësh, kur duhet të protestosh e bën mandatin e çdo përfaqësuesi të qytetarëve të pavlefshëm, të padobishëm dhe jo produktiv!

Në më shumë se një dekadë pushteti vendor i ka humbur të gjitha betejat me Kryeministrin shqiptar për vetqeverisje dhe demokraci vendore!

Edi Rama me forcën e kartonave të manipuluar ja ka dalë të ekzekutojë struktura dhe ligje të tëra në dëm të bashkive te vendit , të sanksionuara në Kushtetutë dhe Kartën Evropiane për autonomi vendore! Policia bashkia është e fundit që po uzurpon…!

Qeveria socialiste ka krijuar tashmë një pushtet lokal të pafuqishëm dhe vasal të bindur të partisë shtet!

Por ajo nuk ja ka arritur të shuajë aspiratën e mijëra këshilltarëve dhe bashkiakëve të ndërgjegjshëm të kauzës së demokracisë vendore!

Nuk duhet pritur që godina që po shembet të na zerë brenda..!

Koha ka treguar se, të veçuara protestat e reagimet nga shoqatat, grupet e interesit, aktivistët, të rinjtë, gratë, fermerët, pensionistët për problemet shqetësuese aktuale janë shtypur me dhunë.

Po ashtu veprimet dhe betejat e opozitës do të ngelen të zbehta pa pjesëmarrjen e qytetarëve të thjeshtë.

Demokracia, drejtësia sociale dhe liritë njerëzore kanë nevojë për shoqërinë civile dhe kurajon e cdo qytetari të ndershëm!
Sot ka ardhur koha e pranimit të vërtetave të hidhura në jetën e cdo bashkie dhe qarku!

Aktualisht në Shqipëri, qeverisja vendore është vendosur në mënyrë të strukturuar nën kontrollin e plotë qeverisë dhe Kryeministrit të vendit.

Uzurpimi i kompetencave dhe aktivitetit të bashkive është një realitet i hidhur, i cili ka paralizuar demokracinë vendore, financat lokale, decentralizimin, vetqeverisjen vendore, si dhe perspektivën e zhvillimin demokratik dhe integrimin evropiane të njësive vendore.

Reforma e dështuar admiministrative, centralizimi fondeve dhe teoria e rilindjes urbane shkatërruan zhvillimin e balancuar dhe shkaktuan braktisjen e strukturuar të 2/3 të territorit të vendit!

Përtej përpjekjeve individuale të një pjese të të zgjedhurve vendor, në 3 dekada të tranzicionit demokratik modeli i qeverisjes vendore të rilindjes është më autokrati, regresivi, i korruptuari, i centralizuari dhe antihumani.

Uzurpimi i kompetencave dhe aktivitetit të bashkive është një realitet i hidhur, i cili ka paralizuar demokracinë vendore, financat lokale, decentralizimin, vetqeverisjen vendore, si dhe perspektivën e zhvillimin demokratik dhe integrimin evropiane të njësive vendore.

Pasojat e kësaj qasjeje janë të qarta:

• Shpopullimi masiv i territorit shqiptar.

• Varfëri masive dhe mbretërimi I korrupsion si tipar kryesor I qeverisjes qëndrore,

• Demokracia lokale është dobësuar për shkak të varësisë politike dhe ekonomike nga qeveria qendrore.

• Decentralizimi dhe autonomia nuk janë më tipari qeverisjes vendore në Shqipëri.

• Shërbimet publike janë standardizuar nga lart, duke eliminuar fleksibilitetin lokal.

• Proceset e planifikimit dhe të investimeve janë politizuar.

Në përfundim,

Shqipëria ndodhet përballë një rreziku real të asimilimit të plotë të pushtetit vendor nga pushteti qendror, gjë që bie ndesh me parimet themelore të Këshillit të Evropës për vetëqeverisje dhe demokraci lokale.

Në këtë situatë është e domosdoshme rivendosja e balancës kushtetuese midis niveleve të qeverisjes dhe garantimi real i autonomisë vendore dhe zhvillimit rajonal!

Data e protestës, përtej deklamimeve patetike duhet të shënojë fillimin e një platforme të re të revoltës qytetare në politikën shqiptare!

Do të jetë edhe një mundësi për të treguar fuqinë sfiduese të një aleance të bashkuar, jo të dhunshme kundrejt një grupi që sundon me egërsi në emër të qytetarëve, kundër interesave të tyre!

Mos harrojmë se, forca e njerëzve të ‘parëndësishëm’ bazohet në kauzën dhe shumicën e tyre!

Lini një koment