
Në Bekimin e Kaladerit !
Ju njerëz të mirë, shpirtra udhëtarë,
që kaloni udhëve ku heshtja flet,
mos e lini hapin të ikë pa u kthyer—
sepse rruga ka sy
dhe toka mban kujtesë.Kthehuni,
dhe merrni bekimin e Kalanderit,
shënjtorit që s’flet, por dëgjon,
që s’duket, por ndriçon.Atje mbi kodër,
një tyrbe e vogël rri pezull mes tokës e qiellit,
e mbuluar me gjelbërim e frymë,
ku era lutet
dhe gjethet thonë emra të shenjtë.Mos kaloni pa u ndalur,
se aty koha gjunjëzohet,
dhe hapi bëhet lutje.
Merrni bekim, o njerëz të bekuar,
se kush prek atë prag
nuk ecën më i vetëm.Tylbja e Baba (Dervish) Kalanderit në Çaushli 🙏