✍🏽 Albert Avdyli /

Pa u ndalur te lëvizjet antiturke, pa përmendur vullnetarët që shkuan e luftuan për mbrojtjen e Janinës, ndalemi në vitin 1920.
Në Luftën e Vlorës, shumë burra e djem nga fshati ishin në radhët e luftëtarëve. Disa u plagosën, por një djalosh ra dëshmor i Atdheut:
Haziz Lelo Xhelilaj. I njohur Dëshmor i Atdheut në kohën e mbretërisë, dha gjakun për këtë tokë, por në 105 vite, ne nuk patëm kurajo, nuk patëm daltë të gdhendnim emrin e tij në pllakën e kujtesës. Ky është fakti më tronditës dhe më i pakundërshtueshëm i historisë që na tregon pjesërisht.
Nacionalistët… pa ta, vdesin kombet.
Nacionalistët… pa ta, vdesin kombet.
Një tjetër anë e historisë duhet treguar me realizëm, sepse pyetjet vijnë një mbas një: pse u pushkatua pa gjyq Sami Xhelilaj dhe të tjerët?
Pse u vra në pritë Xhevit Aliaj?
Pse u kalbën në burgje dhe galeri Kujtim Aliaj?
Kjo histori është e dhimbshme, por duhet treguar e plotë.
Sepse dëshmorët e Atdheut nuk janë vetëm emra në pllaka; ata janë kujtesa jonë, frymëzimi ynë dhe përgjegjësia jonë për të mos harruar rrënjët dhe sakrificat që na sollën këtu ku jemi.