Xhevahir Kolgega i përket grupimit të djemve dhe vajzave inteligjentë mokrarë që u shkëputën nga turma për t’i udhëhequr ato. Qysh në vogëli spikatën cilësi superiore si zgjuarsia, aftësia për të zgjidhur problemet e koklavitura ku të tjerët ngecnin, respekti për shokët, sakrificat për t’i ndihmuar. Nuk janë të pakta rastet kur fajet e të tjerëve i merrte mbi vete për t’i shpëtuar ata nga pasojat aspak të këndshme në mjedisin patriarkal të fshatit të tij në zemër të Mokrës.
Në rrëfimin tonë nuk do t’u referohemi dokumenteve zyrtare të institucioneve ku ka milituar personazhi ynë, as tregimeve të miqve të tij që shpesh, siç është zakoni i të gjithë tregimtarëve të botës, ose i shtrembërojnë, ose i zbukurojnë faktet, prej të cilave vështirë të zbulosh karakterin e vërtetë. Ne do t’i drejtohemi jetës, biografisë së një njeriu të gjallë aktiv në jetën e vet, të një burri të thjeshtë, që ka punuar me ngulm të realizojë çfarëdo detyre të ngarkuar nga më modestet deri në rangjet e larta të kohës në dy sistemet shoqërore, ku jetoi.
Nuk është i jashtëzakonshëm, as super hero, por njëri prej atyre njerëzve që ka jetuar dhe jeton në mënyrë intensive kohën në çdo qelizë të saj.
Zgjodhëm këtë burrë midis shumë të tjerëve për të evidentuar një plejadë të nderuar mokrarësh që mbajtën peshën e ekonomisë kolektive në fund të shekullit të kaluar dhe që më pas iu përshtatën natyrshëm pa sforcime esenciale sistemit të ri shoqëror. Jam i sigurt se në këtë monografi do të gjejnë veten të gjithë mokrarët e shkolluar e me gjerë, pasi ecuria e jetës së tyre është e ngjashme si dy pika uji me atë të Xhevahirit.
E kemi fjalën për ata bij e bija të Mokrës që punuan e sakrifikuan me ndërgjegje të plotë për të bërë më të mirën e mundshme në punën e tyre të përditshme. Xhevahir Kolgega u lind në një fshat të njohur të Mokrës, Rrodokalin e shquar ndër fshatrat të tjerë të krahinës në rrjedhat e historisë dhe u rrit në familje të thjeshtë si të gjitha familjet mokrare.
Ai i përket kategorisë së njerëzve që brumosen në kudhrën e jetës, duke kaluar nëpër hulli të koklavitura, të cilat mësohen t’i përballojnë e kalojnë me guxim e mençuri.
Xhevahiri po le tashmë prapa krahëve afro treçerek shekulli të jetës së vet, të cilat i japin të drejtën të shprehet me plot gojën dhe të shpalosë përvojën e vet për gjithë çka parë e dëgjuar, për njerëz dhe ngjarje në të gjitha dimensionet, duke nxjerrë përfundime të vlefshme për gjithkënd që do të lexojë këtë monografi.
Me shëndet të plotë dhe jetë tepër aktive, nuk prapset para asnjë pengese, e jeton jetën me vrullin e një djali të ri, i sigurt se ka përpara shume vite. “ Në jetë kam pasur gëzime e hidhërime si çdo njeri tjetër, – thotë ai mendueshëm, – kam pasur fitore e disfata që kanë kërkuar mund e sakrifica ekstreme për t’i kapërcyer. Kam përballuar kritika të ashpra nga ata që aspironin zhvillimin sipas mënyrës së tyre, kam duruar mallkime e sharje prapa krahëve nga konservatorë të prapambetur që nuk e duronin progresin, po janë pikërisht ato që më kanë dhënë më shumë forcë për të ecur përpara, se sa përgëzimet apo lavdërimet e cekëta. “
Përvoja i ka mprehur vështrimin, e ka pajisur me logjikë të qartë e të thellë për jetën në tërësi, e ka ndihmuar t’i peshojë problemet me drejtësi, t’i përulet urtësisë së popullit, ta shikojë në sy të vërtetën. Rrëfimi i tij është ai i njeriut të rrahur me jetën, i një miku të sinqertë e të mençur që hedh dritë jo thjesht në jetën e tij, po atë të një komuniteti të tërë me të cilët e lidhi fati në vite. Intelektualë të formuar në kushte ekstreme me shumë të papritura si Xhevahir Kolgega kanë shumë për tu treguar, si atyre që i përkasin brezit të tij, ashtu dhe ndoshta më shumë brezave të rinj, të cilët do të njohin një përvojë të vyer, që përcjell mesazhe për të sotmen e të nesërmen. Në rrëfimet e tij për jetën dhe punën, brengat dhe gëzimet, të mirat e të këqijat ku e kanë përplasur dallgët e viteve, gjeta frymëzimin të shkruaj këtë monografi.
S’ka si të mos jesh entuziast për një mik të tillë që ka punuar e punon për ta bërë jetën më të mirë dhe planetin më i banueshëm.
Jam i bindur se shkrimi i përmbledhur i jetës së Xhevahir Kolgegës do të mirëpritet nga lexuesit. Shokët e tij të shkollës e të punës do të gjejnë aty copëza të jetës së tyre të dikurshme, të afërmit do të krenohen me një përfaqësues të denjë të fisit të tyre, ata që kanë dëgjuar pak, ose nuk kanë dëgjuar asgjë për të, pasi të njihen me eksperiencën e tij, do të mësojnë si ta jetojnë jetën në të gjithë qelizat, që më vonë të mos pendohen për kohën e shkuar dëm.
Jam i sigurt se në këtë monografi do të gjejnë veten të gjithë mokrarët e shkolluar e me gjerë, pasi ecuria e jetës së tyre është e ngjashme si dy pika uji me atë të Xhevahirit. E kemi fjalën për ata bij e bija të Mokrës që punuan e sakrifikuan me ndërgjegje të plotë për të bërë më të mirën e mundshme në punën e tyre të përditshme.
Xhevahir Kolgega u lind në një fshat të njohur të Mokrës, Rrodokalin e shquar ndër fshatrat të tjerë të krahinës në rrjedhat e historisë dhe u rrit në familje të thjeshtë si të gjitha familjet mokrare.
Nuk është nga ata që mund të mburren për origjinën e sojshme se Mokra nuk kishte të tillë, por ndihet thellësisht krenar për prejardhjen nga gjiri i vegjëlisë fshatare ku ngjizen e kultivohen vlera të vyera morale, ku kaliten karaktere të pamposhtura nga vështirësitë, ku djemtë burrërohen para kohe dhe vajzat mësohen herët të mbajnë shtëpinë e të lindin fëmijë.
Ai i përket kategorisë së njerëzve që brumosen në kudhrën e jetës, duke kaluar nëpër hulli të koklavitura, të cilat mësohen t’i përballojnë e kalojnë me guxim e mençuri.
Xhevahiri po le tashmë prapa krahëve afro treçerek shekulli të jetës së vet, të cilat i japin të drejtën të shprehet me plot gojën dhe të shpalosë përvojën e vet për gjithë çka parë e dëgjuar, për njerëz dhe ngjarje në të gjitha dimensionet, duke nxjerrë përfundime të vlefshme për gjithkënd që do të lexojë këtë monografi. Me shëndet të plotë dhe jetë tepër aktive, nuk prapset para asnjë pengese, e jeton jetën me vrullin e një djali të ri, i sigurt se ka përpara shume vite.
Në jetë kam pasur gëzime e hidhërime si çdo njeri tjetër, – thotë ai mendueshëm, – kam pasur fitore e disfata që kanë kërkuar mund e sakrifica ekstreme për t’i kapërcyer.
Kam përballuar kritika të ashpra nga ata që aspironin zhvillimin sipas mënyrës së tyre, kam duruar mallkime e sharje prapa krahëve nga konservatorë të prapambetur që nuk e duronin progresin, po janë pikërisht ato që më kanë dhënë më shumë forcë për të ecur përpara, se sa përgëzimet apo lavdërimet e cekëta. “
Përvoja i ka mprehur vështrimin, e ka pajisur me logjikë të qartë e të thellë për jetën në tërësi, e ka ndihmuar t’i peshojë problemet me drejtësi, t’i përulet urtësisë së popullit, ta shikojë në sy të vërtetën.
Rrëfimi i tij është ai i njeriut të rrahur me jetën, i një miku të sinqertë e të mençur që hedh dritë jo thjesht në jetën e tij, po atë të një komuniteti të tërë me të cilët e lidhi fati në vite.
Intelektualë të formuar në kushte ekstreme me shumë të papritura si Xhevahir Kolgega kanë shumë për tu treguar, si atyre që i përkasin brezit të tij, ashtu dhe ndoshta më shumë brezave të rinj, të cilët do të njohin një përvojë të vyer, që përcjell mesazhe për të sotmen e të nesërmen. Në rrëfimet e tij për jetën dhe punën, brengat dhe gëzimet, të mirat e të këqijat ku e kanë përplasur dallgët e viteve, gjeta frymëzimin të shkruaj këtë monografi.