Kategori
Uncategorized

Opozita në Malësinë e Madhe, po i bën gojore pushtetit .

Kush po blihet dhe çfarë po premtohet:

Një njoftim i zakonshëm, gjoja formal, po qarkullon prej ditësh nga Bashkia e Malësisë së Madhe dhe të gjitha bashkitë e vendit, që “ftojnë profesionistët të bëhen pjesë e administratës publike”.
Me tone të zbutura, me fjalë boshe si “kontribut”, “zhvillim”, “interes për komunitetin”, fshihet një skemë e neveritshme dhe e përsëritur politike:
Rilindja po blen opozitën dhe po e zëvendëson me ushtarë të bindur, të zhveshur nga çdo moral dhe integritet.

Unë kam informacion konkret, të verifikuar dhe të padiskutueshëm:


Në Malësinë e Madhe po zhvillohet një pazare masive për ndarjen e posteve në administratë, nga drejtues opozitarë të nivelit lokal që janë futur në marrëveshje me partinë në pushtet.


Dhe kjo nuk është më thjesht dyshim apo supozim politik – është fakt i gjallë.

Postet në lojë:
Kush po blihet dhe çfarë po premtohet:

Nuk mbaron këtu:

Edhe pozicioni i nënkryetarit të bashkisë – një nga postet më të larta dhe vendimmarrëse – është lënë enkas për një figurë të njohur nga e djathta, e cila dikur përbetohej publikisht se nuk do të bëhej kurrë pjesë e sistemit të Edi Ramës.


Sot, ai është në radhë për të vënë firmën mbi marrëveshjen që do ta shndërrojë në nënkryetar të Rilindjes, jo të qytetarëve.

Kush janë këta njerëz?

Ata që deri dje bërtisnin nëpër studio dhe takime me malsorët kundër qeverisë, që i quajtën zgjedhjet të manipuluara, që mallkonin sistemin e patronazhistëve, e që sot shkojnë vetë të firmosin te zyrat e patronazhistëve për një vend pune.

Administrata, e kthyer në lavatriçe turpi për opozitën:

Administrata publike në Malësinë e Madhe nuk po kërkon profesionistë të pavarur – ajo po përdoret si mjet për të larë mëkatet e opozitarëve të shitur, për t’i integruar me fytyrë të qeshur në një sistem që deri dje e quanin mafioz.

Ky nuk është zhvillim – është kapitullim moral dhe politik.

Opozita, në vend që të përballet me qeverinë, është ulur në gjunjë para saj.
Dhe nuk ka turp.
Sepse këta njerëz nuk duan reformë. Duan vetëm karrige.
Nuk duan të shërbejnë – duan të shiten.

Thirrje e rreme për “profesionistë”:
Maskë për ndarje pazari

Në letrën publike thuhet:
“Ftojmë profesionistë nga fusha të ndryshme të aplikojnë në bashki…” – por në realitet lista e emrave është mbyllur para se të hapej thirrja.
Janë bërë takime, janë zhvilluar biseda në zyrat e pushtetit lokal, janë ndarë sektorë:
Ky do marrë arsimin, ai do marrë pastrimin, tjetri do jetë administrator i një njësie, një tjetër përgjegjës për bujqësinë.

– Kush nuk pranon të bëhet pjesë e kësaj farse, përjashtohet.
– Kush kundërshton, heshtet.

– Kush flet, etiketohen si “përçarës”.

Pra, ose bëhesh pjesë e marrëveshjes, ose mbetesh pa zë.
🔺Kjo është logjika e Rilindjes që po infekton edhe opozitën.

Për fund:
Një mesazh për të ndershmit:

Nëse ka ende njerëz me integritet, profesionistë që e duan vendin dhe nuk shiten për një vend pune, ky është momenti për të folur.
Jo nesër. Sot.
Sepse po u mbyll goja tani, do t’ju përdorin si alibi nesër.
Do t’ju thonë:
“Ja, edhe këta erdhën, pra qenka gjë e mirë.”

Mos lejoni që emri juaj të përdoret në listat e turpit.

Mos bëni pjesë në pazarin që po shkatërron çdo pikë shprese që i ka mbetur këtij vendi.
Sepse një vend që blen opozitën, nuk ka më demokraci.
Ka vetëm teatër me aktorë të blerë.

✍🏽 -Koja Leonard

Lini një koment