
Qaj moj Qyqe !
O qyqe moj qyqe, falma zerin e vajit tend,
falma durimin dhe fluturimin tend, me jep mundesine te fluturoj cati mbi cati ,
te vajtoj oxhaqet e fikura, djemte e arratisur e vatra te shkretuara e pleq te harruar!
Rruge te shkreta me gjemba mbuluar, arrat kthyer ne pyje.Ah moj qyqe, ma fal zerin te qaj e te vajtoj per gjemen,
gjemen e vendit tim ,
per Arberine time ku e lashe e me se gjeta,,
s’di ku shkoi, s’di ku mbeti, vec heshtje dhe ulerima pleqsh degjoj ,ah te mjeret , ah te shkretet!Qaj moj qyqe ne vendin tim
kam nje vikame ne shpirt,
s’di as gjuhen meme s’ma degjojne ,
as deren time se gjej me, ma prishen ma rrenuan, varrin e stergjysherve e rrafshuan, per tek prinderit ma ndaluan!
Lesho nje ze , moj qyqe, eja o korb e me bej pak shoqeri…
Ju skiftere te uritur pse me shikoni krejt lakmi?
A mendoni se me hani , po a e dini se ketu kam lind ?
Kam gjysh e stergjysh tek ky prag, tek kjo toke e lare me gjak!
E vjen ti korb i zi e ma merr folene, vjen ti skifter ma rrezon catine, vijne horrat e bejne kerdine, vijne hajdutet e plackisin , vijne te pabeset e pas shpine me godisin!Jam nje i vetem e smundem me ju dal, jeni shume, se fare e keqe shtohet pa u ndal!
Vec nje gje po jua them se kam me njoftuar vllaznine ne kurbet , me mall e mllef kemi me u mbledh ,si nje vullkan fuqishem do godasim e njehere e mire pragun tim ta liroj, e pasardhesve te mi sic u takon t’ua trashegoj!
Qaj moj qyqe se skam ze me mallkue keta horra, mes vetes gjemen me e gjet e me u vra ti hane krimbat si kur hane sorrat!
Mes vetit bumja me u plas
me u coptue e me zhduk,
mes vetit mallkimi me u ardh e me vra njeri -tjetrin sic kane vra e me thir skifterat e uritur e keta te pabeset ti ha!
Ne ate vend te Arberise si para peseqind shekujsh i roberuar, prej horrave e te pabeseve , ky vend esht copetuar!
Te shporren njehere e mire, mos ardhshin me! E ti moj qyqe e zemres time, me mos me vajtosh , por vec nje kenge ne çatine time te kercesh e te kendosh !
✍🏽 Bedri Hoxha poet,-Gjermani .