Kategori
Uncategorized

Liliana, gruaja italjane e doktor Isuf Hysenbegasit

Doktor Hysenbegasi dhe bashkshortja e tij Liljana (foto e Liljanës e marrë nga faqja e Kastriot Dervishit )

7 prilli i vitit 1939 doktorin e gjen në Tiranë.

Është njëri nga tetë anëtarët e komisionit të të rinjve që shkuan për të kërkuar armë në pallatin mbretëror, por mbreti tashmë kishte ikur.

Në vitin 1941 shkon për specializim në Itali. Dikush i propozon që të vishej mjek ushtarak në frontin italo-grek, kundrejt një page të konsiderueshme.

Doktori përsëri refuzoi.

Rezultati ishin tetë muaj internim në ishullin Capraia ne Firence.

Viti 1945 e gjen në klinikën e tij në Tirane ku, në fund të dhjetorit 1946, arrestohet. Pas dy vjet torturash të tmerrshme në hetuesi, përballë të cilave qëndroi i paepur, dënohet nga Gjykata e Lartë Ushtarake me pushkatim.

Pak më parë kishte vdekur nga torturat në hetuesi i vëllai i tij, avokat, Feriti.

Kjo bëri që me vendim të Kuvendit Popullor, vendimi t’i kthehej në burgim të përjetshëm. Lirohet pas nëntë vjet burg.

U lirua në fund të vitit 1955 dhe u emërua të punonte në qytetin e Vlorës.

Vlonjatët nuk do ta harrojnë kurrë figurën e ndritur të tij dhe në mënyrë të veçantë ish-të burgosurit politikë të cilëve ai u qëndroi gjithmonë në krah.


I mbylli sytë më 4 tetor 1988 në Vlorë

Mbas dënimit me vdekje të doktor Hysenbegasit, presionit dhe provokimeve të sigurimit të shtetit, por dhe për të shpëtuar vajzën e vogël vetëm 3 muajshe (nga martesa me doktorin) Liljana e pa shpresë u detyrua të largohej për të jetuar pranë familjes së saj ne Itali me vajzen e tyre .

Liljana, gruaja italjane e doktor Hyenbegasit /

Lini një koment