
FERMANI I ALI PASHË RAMËS: “NJË SHQIPTAR I MIRË ËSHTË NJË SHQIPTAR I IKUR”! SHPRONËSIM TOTAL!!!
Këta thonë, Rama duke shkarku Drejtorët, ka shkel kompetencat e Pushtetit Vendor.
Në fakt thjesht po na njofton Fazën e Pushtetit Absolut ku edhe mali ku mbin rigoni që shesin fshatarët, e le më trojet e Thethit, janë pronë e tij me faturë sepse ne nuk kemi asnjë letër prone, shtëpie, pasurie, kushdo që e rre mëndja, dhe ai thjesht nuk na do më nëpërkëmbë!
Ka zgjedhur kolonë dhe skllevër të tjerë që do na zëvendësojnë!
Ne jemi indigjenët që i bëjmë pis pejsazhin, dhe njësoj si dikur në Serbi thuhej NJË SHQIPTAR I MIRË ËSHTË NJË SHQIPTAR I VDEKUR, (e huazuar nga sllogani për zhdukjen e indianëve të Amerikës), Satrapi ynë, po na tregon se sa zemërgjerë është: ai po na tregon shtegun e shpëtimit, ikjen!!!
✍🏽 Avokat Altin Goxhaj