
Yesterday, Baton Haxhiu, the milkman of Albanians’ money through incinerators and Edi Rama’s corruption money, just like Adriatik Doçi and Karlo Bollino, performed another service against Rama by accusing me of corruption, for which, in the absence of evidence, he resorted to his conversations with birds in trees.
I tell Mr. Haxhiu to continue his conversations with birds and collect evidence to present in court where he will be invited to prove his statements, both senile and unfounded.
Haxhiu did not mention a single case of corruption, so that Albanians would know what he was talking about, because he also knows that his statements are complete lies.
But when the money from the incinerators and Rama’s payments catch your eyes and ears, and when your human spirit has been lost since you were presented as an asset of the UDB in The Hague, you no longer care what you say, and you eat the appearance of senility with bread.
In fact, not soldier Haxhiu, but the phenomenon of extortion Haxhiu, Doçi, Bollino and company, are the symbiotic companions of Ramaduro’s narco-state, who inflate themselves with public money during the day and cheat at night on behalf of their payer and to camouflage the latter’s crimes.
Argita Malltezi: Baton Haxhiu mjelësi i parave të inceneratorëve
Mbrëmjen e djeshme, shërbëtori i pushteteve, Baton Haxhiu, i ftuar në një studio televizive ka bërë përsëri atë që di të bëjë më mirë çdo natë.
Të shpifë për llogari të padronit që e ushqen me fonde inceneratorësh inekzistentë dhe të hedhë shashka të pabaza ndaj Argita Malltezit, vajzës së liderit të opozitës.
Haxhiu nuk ka dhënë asnjë fakt apo provë për akuzat e tij, përveç mendimeve haluçinante me zogjtë.
"I them z. Haxhiu të vijojë bisedat e tij me zogjtë dhe të mbledhë prova për t’i paraqitur në gjykatë ku do të ftohet të provojë deklaratat e tij, sa senile po aq edhe të pabaza.
Haxhiu nuk përmendi asnjë rast për korrupsionin, që shqiptarët të dinin për çfarë e kishte fjalën, sepse edhe ai e di që deklaratat e tij janë fund e krye gënjeshtra.",- shprehet Malltezi.
Reagimi i plotë:
Dje, Baton Haxhiu, mjelësi i parave të shqiptarëve nëpërmjet inceneratorëve dhe parave të korrupsionit të Edi Ramës, njësoj si Adriatik Doçi e Karlo Bollino, kreu shërbimin e radhës ndaj Ramës duke më akuzuar mua për korrupsion, për të cilin, në mungesë të provave, iu drejtua bisedave të tij me zogjtë në pemë.
I them z. Haxhiu të vijojë bisedat e tij me zogjtë dhe të mbledhë prova për t’i paraqitur në gjykatë ku do të ftohet të provojë deklaratat e tij, sa senile po aq edhe të pabaza.
Haxhiu nuk përmendi asnjë rast për korrupsionin, që shqiptarët të dinin për çfarë e kishte fjalën, sepse edhe ai e di që deklaratat e tij janë fund e krye gënjeshtra.
Por kur paratë e inceneratorëve dhe pagesat e Ramës të zënë sytë dhe veshët, si dhe kur erzi njerëzor të ka humbur që prej kur në Hagë u prezantove si aset i UDB-së, nuk të intereson më ç’të nxjerr goja, e shfaqjen e senilitetit e ha me bukë.
Në fakt, jo ushtar Haxhiu, por fenomeni i gjobëvënies Haxhiu, Doçi, Bollino e kompani, janë shoqëruesit simbiotikë të narkoshtetit të Ramaduros, që ditën fryhen me para publike dhe natën mashtrojnë për llogari të pagatorit të tyre dhe për të kamufluar krimet e këtij të fundit.