Kategori
Uncategorized

Merruni me regjimin e Ramës dhe mos devijoni diskutimin te Opozita

Should the May 11 elections be accepted?
👉🏽Absolutely NO :

👉🏽If Rama’s regime came to power in 2013 with an alliance of scumbags and filled the parliament with incriminated elements, today it is organized crime that dictates the cooperation of politics with it

👉🏽Only the deformation of the vote and its concentration in unknown representatives supported by organized crime (80 thousand votes for 4 representatives) makes this parliament illegitimate.

👉🏽In the face of this electoral farce, voter intimidation, massive vote buying, granting of projects and government funds during the election period, the discussion of public opinion is oriented from the regime towards the opposition.

👉🏽The opposition, massacred and demonized for years, without basic rights and with judicial processes to function, with house arrest and ridiculous trials and accusations for its leader, managed to represent itself as a serious and credible alternative to what a truly European Albania needs in the future.

👉🏽Its program was well-prepared and expressed the interests of society and a people kept in poverty to preserve the interests of power. The scenario to hit the opposition is part of the show to install Edi Rama’s dictatorial regime in Albania.

👉🏽Rama used Europe not to bring Albania into Europe, but to remind European leaders of his clientelism and servility, which had to be supported because it would always need monsters without character who destroy their country to become acceptable.

👉🏽He chose Europe so that his internal and purchased allies would have an easier argument to defend, by taking away the right of a people to live in democracy.

👉🏽These elections were not only an electoral farce, but also a test of strength of the new dictatorship that can get as many mandates as it can change the Constitution whenever and however the Autocrat wants.

👉🏽Although the opposition leader clearly stated that there are no elections with the regime of Edi Rama. Entering the elections was not only a responsible act and respect for the democratic system, but also did not leave room for the opposition to be represented by the pseudo-opposition that accepts Rama and cooperates with him.

👉🏽Today for the opposition is its last battle to defend democracy and not return a new dictatorship to Albania.

👉🏽When this objective is achieved, then let’s also talk about the opposition and the best alternatives for governance.

Ambassador,-Agim Nesho /

Zgjedhjet e 11 Majit treguan se ishin një maskaradë elektorale, ku regjimi i inkriminuar dhe korruptiv i Edi Ramës mbrojti fasadën e një demokracie elektorale për të legjitimuar pushtetin e tij autokratik. Richard Haass thotë se “elektoralizmi jo domosdoshmërisht tregon një sistem demokratik.”

Për më tepër, kur për të fituar zgjedhjet vihet në përdorim makineria e fuqishme e shtetit, presioni dhe frika ndaj administratës publike, patronazhistët dhe blerja e votës.

Kur zgjedhjet nuk zhvillohen në kushte të barabarta dhe nën presion, ato nuk mund të jenë të lira dhe të ndershme.

Duke qenë të tilla, thjesht për të justifikuar procesin elektoral, tregojnë që Shqipëria nuk është një demokraci funksionale, por një autokraci elektorale për të mbajtur pushtetin nga një klikë e korruptuar. Pra diskutimi fillon këtu.

Putinizmi dhe regjimet e ngjashme me të nuk diskutohen me të njëjtën logjikë si të demokracive perëndimore.

Është regjimi o çyryk, jo opozita 

Nga ambasador, Agim Nesho –  

1. Merruni me regjimin e Ramës dhe mos devijoni diskutimin te Opozita

Megjithëse zgjedhjet ishin një masakër zgjedhore e përmasave të frikshme, diskutimi post-zgjedhor është orientuar drejt opozitës. Dhe kjo ndodh se regjimi i Ramës ka kapur të gjitha institucionet e shtetit, median e madhe që e kontrollon dhe organet e drejtësisë që kanë frikë të evidentojnë lidhjen e krimit me politikën.

Në qoftë se regjimi i Ramës në 2013 erdhi në pushtet me aleancën e qelbësirave dhe mbushi parlamentin me elementë të inkriminuar, sot është krimi i organizuar që dikton bashkëpunimin e politikës me të.

Vetëm deformimi i votës dhe grumbullimi i saj në përfaqësues të panjohur të mbështetur nga krimi i organizuar (80 mijë vota për 4 përfaqësues) bën që ky parlament të jetë i palegjitimuar.

Përpara kësaj farse zgjedhore, intimidimit të votuesve, blerje masive të votave, dhënie projektesh dhe fondeve qeveritare në periudhën zgjedhore, diskutimi i opinionit publik orientohet nga regjimi drejt opozitës.

Opozita e masakruar dhe e demonizuar për vite të tëra, pa të drejtat bazë dhe me procese gjyqësore për të funksionuar, me arreste shtëpie dhe procese e akuza qesharake për liderin e saj, arriti të përfaqësohet si një alternativë serioze dhe e besueshme për cka i duhet Shqipërisë së vërtetë europiane në të ardhmen.

Programi i saj ishte i mirë-përgatitur dhe shprehte interesat e shoqërisë dhe të një populli të mbajtur në varfëri për të ruajtur interesat e pushtetit. Skenari për të goditur opozitën është pjesë e shfaqjes për të instaluar regjimin diktatorial të Edi Ramës në Shqipëri.

2. A ishin mesazhet e fushatës ato që orientuan votën në 11 Maj?

Shumë analistë naivë (për të qenë të paparagjykueshëm në integritetin e tyre), mendojnë se mesazhi i Ramës për integrimin europian ishte mesazhi i duhur që bëri të mundur fitoren e zgjedhjeve. Ideja e Ramës për të marrë flamurin e integrimit Europian ishte fabula për të justifikuar marrjen e mandatit të katërt pas një qeverisje skandaloze, të korruptuar duke keqpërdorur pronat dhe financat publike.

Ai besonte tek Europa e Bashkuar aq sa kishte besuar tek partneriteti politik e strategjik me Turqinë neo-otomane të Erdoganit, apo Ballkanin e Hapur të themeluar me nacionalistin Vucic, të cilat i ridimensionoi gjatë udhëtimit të tij.

Atij i duhej Europa si një fabul për popullin, duke ditur mirë që integrimi në të do të ishte vdekje për Perandorinë e tij të krimit dhe suksesin e narko-shtetit.

Ata, që ndoqën me kujdes retorikën e tij gjatë zgjedhjeve, panë se projekti i tij europian ishte aq i pavërtetë sa u hodh poshtë vetëm nga logjika e analistit Sejamini dhe deklaratat e ish-emisarit të tij Mazi, që vetë ai i kishte besuar procesin e integrimit.

Ai zgjodhi Europën që aleatët e tij të brendshëm dhe të blerë ta kenë më të lehtë argumentin për ta mbrojtur, duke i hequr të drejtën një populli për të jetuar në demokraci.

Projekti europian i Edi Ramës është deri në 2030, pastaj rroftë …diktatura.

Pa mbaruar mirë propaganda elektorale, Rama shprehet se do të shërbejë si urë lidhëse midis Europës dhe Lindjes së Mesme.

Sigurisht që ai i ka parë hajrin si investimeve të sheikëve arabë ashtu edhe sistemit autokratik të tyre. Rama është po aq pro-europian sa Vucic, që kërkon Europën duke aderuar në sistemin rus të Euro-Azisë.

3. A duhen pranuar zgjedhjet e 11 Majit?

Absolutisht jo.

Dhe Autokracia e Ramës nuk është një autokraci që abuzon me pushtetin dhe mund të kontrollohet nga institucionet kushtetuese. 

Ai i ka kapur të gjitha.

Për më tepër që ai është përfaqësues i narko-shtetit të krijuar prej tij dhe vepron në mbrojtje të interesave të tij.

Deklarata e ish-numrit 2 të regjimit, Arben Ahmetaj, se “ai është vetë kreu i organizatës kriminale në Shqipëri”, duhet të na bënte të besonim që nuk mund të kishim zgjedhje të lira në Shqipëri.

Megjithëse lideri i opozitës e shprehu qartë se nuk ka zgjedhje me regjimin e Edi Ramës .

Hyrja në zgjedhje ishte jo vetëm një akt i përgjegjshëm dhe respektimi i sistemit demokratik, por edhe mos i linte vend që opozita të përfaqësohej nga pseudo-opozita që pranojnë Ramën dhe bashkëpunojnë me të.

Kur të realizohet ky objektiv, atëherë le të flasim edhe për opozitën dhe alternativat më të mira për qeverisje.

Lini një koment