✍🏽 Hysni Gurra /

Kush bën pjesë këtu?
👉🏽Fitim Zekthi, anëtar kryesie me Lulin, 👉🏽Ergys Mërtiri, anëtar kryesie i Lulit, 👉🏽Redi Shehu, Ervis Iljazaj, Preç Zogaj, 👉🏽Edvin Kulluri që garoi vetë dhe s’mori as 100 vota, 👉🏽Bardh Kadilli ish-deputet, prej Afrikës së largët futet edhe ky në skype e qan për PD, thuajse të gjithë të njohur si ithtarë të Bashës.
Është e drejta e tyre të jenë ithtarë të kujt të duan dhe të gjykojnë, por demokratët duhet ta dinë se ata nxjerrin lot krokodili nëpër banaqe televizive, kinse u dhimbset PD-ja, për të cilën kanë derdhur djersë që të asgjësohet.
Këta mund të dilnin në banaqet televizive dhe të flisnin, por për Koalicionin Euroatlantik të Lulit që e mbështetën, jo për PD.
Mjerisht, disa që janë ende deputetë të PD-së, edhe në fushatën që sapo u mbyll, nuk lanë asnjë minutë pa folur e punuar kundër Partisë Demokratike që u dha gjithçka — edhe në mënyrë të pamerituar:
👉🏽Dash Sula, 3–4 mandate deputet. 👉🏽Dash Shehi dhe Enkelejd Alibeaj, një jetë në politikë, të cilët vetëm kanë marrë nga PD-ja, tani që dolën vetëm, panë vetë sa u vlen “lëkura” te shqiptarët — nuk morën vota as sa një listë zijafeti synetllëku. 👉🏽Ferdinand Xhaferri apo Flutura Açka janë po ashtu emra që kanë punuar ditë e natë kundër PD-së në terren.
Këta njerëz kërkojnë sot reformim të PD-së?!
Hapni televizorin: janë mobilizuar më shumë se kurrë kundër PD-së.