✍🏽 Ylli Asllani, kordinator i Partisë Demokratike për diasporën shqiptare në Greqi .

Në Janinë do të gjesh mjeshtër, zanatçinj, fermerë, blegtorë e punonjës ndërtimi…! Aty të ingranuar me sukses në jetën greke ushtrojnë profesionin e tyre mjekë, inxhinierë, bisnesmenë, muzikantë, artistë, gazetarë, sportistë dhe shumë studentë e pedagogë nga jugu shqiptar!
Por ka më shumë se një dekadë që në Janinë po investojnë kursimet e tyre edhe shumë bij e bija gjirokastritë e investitorë të tjerë shqiptarë në ndërtim agrobisnes e fusha të tjera! Kjo për shkak të lehtësive, transparencës dhe garancive që japin intitucionet dhe autoritetet greke!
Në një farë mënyre kjo diasporë po përjeton gjithsesi një realitet evropian me të mirat dhe difektet e veta…
Gjatë kësaj kohe kam konstatuar se diaspora ka një panoramë më realiste se vetë ne për deformimin e demokracisë dhe moralit në Shqipëri!
Nga ana tjetër ata i kanë të gjithë kapacitet profesionalë, kulturën administrative dhe potencialin financiar për të ofruar një mundësi të re në vendlindjet e tyre..!
Edhe një javë na ndan nga 11 Maji!
I falenderoj përzemërsisht për pritjet e ngrohta, takimet, bisedat e aktivitetet e frytshme, si dhe atdhedashurinë e vizionin e qartë për të ardhmen, dhe veçanërisht për entuziazmin, vullnetin e shpirtin e lirë e demokrat që manifestoni!
Bashkë me përgëzimet kam së fundi një kërkesë për ju miqtë e mi të cilët që jetoni në Greqi dhe tashmë mund të votoni edhe në atdheun mëmë: