✍🏽 Koçi Tahiri / 💎-Pishtar i Demokracisë, -ish Deputet i Parlamentit Shqiptar. -Brooklyn më 30 Prill 2025 ,New York SHBA
Përshëndetje miqt e mi!
Para dy ditëve disa nga dashamirësit e mi të spektrit të djathtë, më sugjeruan që ashtu siç ke vepruar me mik un tënd kolonjarin e nderuar,z. Muharem Mekon, shkruaj dhe për nonjë nga shokët apo miqt e tanë të krahut të djathtë.
Sigurisht unë e kisha bërë gati me kohë një Portret për një nga gorarët më në zë gjatë proçeseve Demokratike në rastin konkret sot po postoj Portretin e Urim Gjatës.
Për Urimin Unë, kisha dëgjuar nëpër bisedat me shok dhe miq, të cilin Urimin e tregonin mjaft të hedhur dhe trim të cilit si trembej syri kurrë.
Mandje thoshin se Ai, ishte një nga demokratët Berishjanë të thekur, që po ti shanje Sali Berishën, me të mund të grindeshe në çdo moment.
Me thën të drejtën u bëra dhe kurjos për ta njohur nga afër këtë person.
Në vitin 1997 unë krijova partinë,” Lidhja Fshatare “, e më pas kësaj partije në vitin 2003 i ndryshojmë emerin në, Demokrac ia e Re Europiane “.
Diku aty nga fundi viti 2003, më duhej që të shkoja në Selenik të Greqisë, për tu takur me përfaqësuesit e Partisë, ” Neo Demok racia “, Greke.
Sigurisht nuk ishte kollaj dhe realizimi i këtij takimi,ku në bisedë e sipër që kam pasur me drejtusin e Partisë Demokratike, dega Tiranë z. Vili Minarollit, si krejt rast ësisht aty përmëndet dhe emëri i Urimit, i cili në atë kohë ishte emigrant në Selanik të Greqisë.
Në një moment, z.VILI Minarollit i cili mbante dhe funksionin e sekretarit për mardhëniet me jashtë të Partisë Demokratike Shqiptare, i tregoj për problemon tim.
Ai, më rekomandon që të shkoja në Selanik dhe të takoja Urmin i cili në atë kohë dhe në ato kushte të vështira kish themeluar dhe drejtonte degën e parë të Partisë Demokratike në Greqi, në të njëjtën kohë Vili, do kontaktonte me konsullin e Përgji thshëm në Selanik, ku unë së bashku me Urimin mund të takonim përfaqësuesit e Partis, ” Neo Dem okracia “, në këtë qytet.
Fatkeqësisht ky takim nuk u realizua megjithse ne ishim pregatitur , por disa vjet më von kur u poqën kushtet, diku aty nga fillimi i vitit 2006.
Ku me e ndimën dhe përk ushtimin e z. Urim Gjatës, sigurisht dhe me interesimin e Kon sullit tonë aty në Selenik, z.Thoma Nini u bë i mundur takimi në Selanik me drejtusit e partisë, ” Neo Demokracia “, për veriun e Greqisë.
Takimi me drejtusit e partisë ” Neo Demokracia për veriun e Greqisë, ishte mjaft frutdhënë se, e kjo falë kontribut që tregoj miku im i përkushtuar Urim Gjata.
Më duhet ta cilësoj se Urimi, kish shkuar në Selenik si emigrant, i cili ka meritën e tij të pa diskutushme, për punën e tij në mbrojtje të emigrantëve, veprimtari për të cilën, Urimi jo vetëm u nderua nga lidhja e shoqatave shqiptare në Greqi, e drejtuar nga një Dibran fisnik dhe atdhetar si Rudi Mezini, por edhe u zgjodh N/Kryetar i përgjithshëm i kësaj lidhjeje e cila kishte si mision historik mbrojtjen e Emigrantëve shqiptarë nga sjellja e egër raciste që qeveria e asj kohe, ndiqte ndaj emigrantëve tanë.
Në këtë lidhje të emigrantëve shqiptarë që vepronte në të gjithë shtetin grek bënte pjese duke dhënë një kontribut të veçantë si sekretar i përgjithshëm edhe Gorari tjetër Aleks Janaqi, apo Ismet Hoxhallari, nga Pocesta po me origjin nga fshati Dajmanec.
Me, ” Lidhjen e Përgji thshëm të Emigrantë ve shqiptarë në Greq”, unë kam bashkëpunuar duke dhënë kontributin tim modest.
Me këtë rast dua të falënderoj drejtusit e kësaj lidhje, që kanë vlerësuar kontributin tim me, ” Çertefikatën e Mirënjohjes”, me motivacionin: ” Për kontributin e dhë në në forcimin dhe konsolidimin e lidhjes të emigrantëve shqiptarë në Shtetin Grek “.
Me rekumandimin tim kjo shoqatë ka patur shpesh dhe mbështetj en e Sindikatave Greke, me të cilat Unë, kam patur mardhënje shum të mira, gjatë kohës kur unë kam qënë kryetar i, ” Sindi katave të Pavarura të Bujqësisë Shqipëtare.
Ja kështu kanë qënë ato kohëra, ku ne njiheshim me njëri tjerin gjatë takimeve,ku të gjithë së bashku mundoheshim të bënim më të mirën e mundë shme që mund të bëhej në atë kohë, pa pas ur asnjë lloj paragjyki mi ndaj njëri tjetrit.
Në atë kohë duheshin burra vizionarë, paçka se në rrugëtim e sipër ne u sabotuam nga njerzit servilë, nga spiunët që ai sistem i kishte patur me shumicë.
Tjetër faktor që ky rugëtim i nisur drejt proçeseve demokrati gati në dështim ishte se u përdor negativisht dhe nga elementët e futur nga të dy grupi met politike.
Megjith atë Unë, pa frikë ju dëshmoj juve se një nga këta burra me kurajo dhe largpa mësi ka qënë dhe Urim Gjata, i cili në asnjë rast nuk ka treg guar shenja pendese për rugëtimin e tij historik.
Përkundrazi Ai, ndihet krenar sepse për fatin e keq të tij, epse jo dhe të shumë shokë të tjerë të atij ideali, sot ata janë strehuar si emigrantë politik, ashtu si dikur shum atdhetarë të tjerë që gjatë viteve 1944 dhe në vazhdim ju duheshin të linin atdheun e tyre pasi ju rezikohej jeta duke ikur në emigracion jasht atdheut.
Sot ne Urimi e gjejmë më Shtetin e Suedisë si emigrant politik.
Ai është antar i partisë Moderate (PPE) në Suedi.
Njëkohësisht ai është dhe përfaqsues ” Imazhi Shqiptar “, në Shtetin Suedes.
Urimi sot mban titullin e ” Ambasadortit të Paqes ” dhënë në Çetinë të Malit të Zi në vitin 2006.
Më duhet të theksoj këtu se Shoqata jonë, Kombëtare Atdhetare Kulturore, ” Besëlidhja Gorare “, e dekoruar nga President i Republikës i ndjeri Bujar Nishani, me medaljen e,…
“Urdhërit të Kalorësit të Skënderbeut “,
Shoqatë që unë kam nderin ta drejtoj, në takimin e organizuar çdo vit pran Obeliskut të ngritur për nder të Kapedanve të Gorës të cilët u bënë firmëtatët e,” Besëlidhjes Gorare 1906 ” me Xheladin Selcën në krye, e ka nderuar Urim Gjatën me, Çertefikatën : ” Krenaria e krahinës të Gorës “. Me motivacion:
“Për kontriburin e dhënë gjatë proçeseve de mokratike gjatë viteve 90 e në vazhdim, i cili është dalluar si një personalitet vizionar, duke nderuar kështu jo vetëm familjen e tij Atdhetare, por dhe mbarë krahinën e Gorës nga ai ka origjinën e tij “.
Në politik duhet bërë kompromise, ndryshe do bëhesh diktator, të cilën si dije në atë sistemin një partiak dhe sot në demokraci gati të njëjtën drejtus kemi në mentalitet.
Unë do i uroja mikut tim aty në Suedi, shëndet dhe mbarësi në familjen e tij fisnike.
Koçi Tahiri / 💎Pishtar i Demokracisë 💎Ish Deputet i Parlamentit Shqiptar. Brooklyn më 30 Prill 2025 ,New York SHBA
Në foto poshtë: Urimi me Kryeministrin Moderat Suedes (PPE) z.Ulf Kristersson. Fotua tjetër z.Urim Gjata, Koçi Tahiri dhe Bejk Trungaj.(Selenik). Të nderuar miq!