Kategori
Uncategorized

Demokracia – bretkosa e gatuar ngadalë

Analogjia me bretkosën është e njohur

Mënyra se si Rama (NarkoShteti, Mafia e tij në Pushtet) dhe politika autoritare që ka ndjekur dhe ndjek në këto 12 kryeministër kanë fituar terren nëpërmjet manipulimeve dhe kërcënimeve, ndaj dhe demokracia në shqipëri mund të krahasohet me historinë e bretkosës që ngadalë zihet dhe përvëlohet e gjallë .

🔻Nëse hidhni një bretkocë në ujë të valë, ajo hidhet jashtë menjëherë.

🔻Por nëse e vendosni në ujë të ftohtë dhe e ngrohni hap pas hapi, nuk do ta vërejë rrezikun derisa të jetë tepër vonë.

Në të njëjtën mënyrë dhe demokracia e jonë e rrezikuar të gërryhej me hapa të vegjël, në mënyrë që njerëzit të mos reagojnë aq fort sikur ndryshimet të kenë ardhur papritur dhe brutalisht, arriti të shpëtojë falë qëndresës së demokratëve, intelektualëve qëndrestarëve dhe liderit të saj Z.Berisha

Rrënjët e diktaturës – nga zgjidhësi i krizës në instrumentin e pushtetit

Termi “diktator” e ka origjinën nga Republika Romake dhe që në fillim ishte një masë e nevojshme në situata krize.

Në kohë kërcënimi akut, nevojitej një vendimmarrës i vetëm që mund të vepronte shpejt, pa u kapur në diskutimet e ngadalta të Senatit.

Megjithatë, detyra ishte rreptësisht e kufizuar në kohë, zakonisht deri në gjashtë muaj. Kur rreziku u shmang, ata u kthyen në qeverisjen e republikës.

Por historia tregon gjithashtu se si kjo zgjidhje e përkohshme hapi një derë për liderët e etur për pushtet. Jul Cezari e shpalli veten diktator të përjetshëm, gjë që binte në kundërshtim me idenë bazë të republikës.

Pas kësaj, hapi nuk ishte larg derisa u prezantua titulli i perandorit dhe idealet e republikës humbën. Shembull të pastër ne sot kemi Shqipërinë, narkoqeverinë dhe drejtuesin e saj që kërkon të këthehet në një “perandor” i përjetshëm kohëve moderrne, duke thyer çdo rregull të demokracisë.

Ashtu si bretkosa në ujin gjithnjë e më të ngrohtë.

“Diktatura e fundit” e Evropës – apo fillimi i diçkaje të re?

Alyaksandr Lukashenko , i cili mori pushtetin në 1994, ruan pozicionin e tij përmes rezultateve “fantastike” të zgjedhjeve (shpesh afër 80 përqind) dhe kontrollit të fortë mbi median dhe shërbimet e sigurisë.

Edi Rama në shqipëri 12 vjet si kryeministër, veç varfërisë dhe largimit të 1 milion shqiptarëve e ka këthyer vëndin në një NarkoShtet. Sot që flasim ai e ka bashkpuntorët e afërt dhe gjysmën e qeverisë në burg për vjedhje,

Nuk mund të mos përmëndim as mashtrimin zgjedhor të tij, ngacmimet, denigrimet, dhe arrestimet e figurave qëndrore të opozitës.

Fatkeqësisht ne kemi parë të tilla tendenca të ngjashme psh, në Turqi …

Hapat e vegjël bëhen të përhershëm

Marveshja dhe bashkpunimi për shkatërrimin e opozitës shqiptare me ndihmën e pa çmuar të guvernatores sorosjane dhe pengmarrjes të Lulzim Bashës, tregoj se hapa të tillë në dukje të vegjël rrezikojnë të bëhen një gjendje e përhershme dhe katastrofike për kombe të vegjël dhe demokraci të brishta .

Sa herë ku liria e shtypit kufizohet ose opozita dobësohet, pushteti mbetet i palëkundur.

Qytetarët që u “mësuan” ndër vite me këtë situatë frike i shohin ndryshimet si pjesë e një rendi shoqëror “normal”, që është edhe thelbi i analogjisë së bretkosës. Temperatura në kazan ngrihet gradualisht dhe protestat zhduken – derisa është tepër vonë për ta kuptuar gropën ku na kanë futur e po na mbysin si popull .

Joshja e diktaturës – propaganda, frika dhe epshi për pushtet

E zakonshme për shumë liderë abuzues, autoritarë, është dëshira për të qëndruar me çdo mënyrë në detyrë përtej kufijve kohorë ligjorë.

Shpesh kjo dëshirë arrihet nga ata përmes një përzierjeje të propagandës dhe frikës.

Në këto vënde mediat e kontrolluara dhe blera nga shteti e portretizojnë kryeministrin me imazhin e një “lideri të fortë” apo si një forcë të domosdoshme për vëndin, -ndërsa opozitarët dhe kritikët cilësohen si tradhtarë ose kërcënime për sigurinë e “mbretërisë” dhe perandorit . 

Në të njëjtën kohë, shtypja dhe arrestimet e disidentëve krijojnë një shoqëri ku pak guxojnë të flasin.

Historia është plot shembuj brutalë. 

🔻Adolf Hitleri u emërua kancelar përmes një procesi demokratik, por shpejt shfuqizoi sistemin shumëpartiak, ndaloi opozitën dhe përdori terrorin për të futur frikën. 

🔻Benito Mussolini ndoqi një rrugë të ngjashme në Itali.

🔻Ndërsa në Bashkimin Sovjetik, Stalini sundoi me një kombinim spastrimesh politike dhe kontroll total shtetëror të ekonomisë dhe jetës së përditshme të vendit. 

Të gjithë ata predikonin rrejshëm një formë të “të mirës kombëtare” për të justifikuar krimet dhe se pushteti i tyre duhet të jetë i pakufizuar.

Rama ëndërron dhe filtron me opozitarët e opozitës, apo pseudo opozitarët për mandatin e katërt /

Nëse nuk ndeshet me kundërshtime të forta të opozitës dhe gjithë popullit, metoda e tij (Ramës) me testimit gradualisht se sa mund të përballojë sistemi është tipike e joshjes autoritare.

Marrja peng e pseudo opozitarëve, drejtësisë, lirinë e shtypit apo ligjet zgjedhore, mund ta inkurajojë Ramën të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, njësoj si ngritja e temperaturës së ujit gradualisht.

Loja e pushtetit pas mandatit të zgjatur

Historia tregon se liderët që nuk duan të heqin dorë nga pushteti, ata shpesh gjejnë mënyra për të shmangur ligjet dhe kufijtë kohorë. 

Vladimir Putin në Rusi zgjati mandatin përmes amendamenteve kushtetuese, duke lejuar një rikthim në presidencë pas një periudhe si kryeministër.

I njëjti model përsëritet në vende të tjera ku gjykatat një si në Shqipëri janë të mbushura me ndjekës besnikë dhe parlamenti formohet në një organ që mbështet liderin në vend që ta kontrollojë atë.

Kritikët theksojnë se demokracitë rrallë shemben brenda natës.

Rasti i bashkpunimit të ndyrë, mafios Rama&Basha, në kurris të demokratëve dhe demokracisë, dhe realizimi pak nga pak i atyre “ndryshimeve të vogla”. -Një ligj i ri këtu, -një kufizim atje, ku të gjitha këto ndryshime dobësuan gradualisht institucionet.

Ashtu si bretkosa kur është në një tas me ujë që nuk e vëren se si rritet temperatura nga zjarri poshtë tasit, edhe një popullatë e pa informuar nga opozita mund të mësohet me ndërhyrje të përsëritura, për shembull, në lirinë e saj, në lirinë shtypit ose interpretime të reja të dyshimta të ligjit zgjedhor.

Opozita reale, qytetarët e ndershëm vigjilentë, media e pavarur (që fatkeqësisht ne kemi shumë pak) dhe gjykatat e forta (fatkeqësisht varen nga narko shteti) janë disa nga mjetet që mund të parandalojnë që bretkosa të vlojë përfundimisht pa e kuptuar deri në vdekje.

Ndaj dhe duke reaguar herët dhe me forcë kundër çdo përpjekjeje të çdo kujt për të shkelur kushtetutën, themelet e demokracisë, opozita dhe populli mund të përballojnë jo më NarkoRamën por edhe liderin më të etur për pushtet.

Lini një koment