
More than 20 years after the end of the war, there is no sign of European soldiers withdrawing. On the contrary, since the beginning of the Russian aggression against Ukraine, the region has once again found itself in the spotlight, especially since the tense security situation has been exacerbated by global geopolitical changes in recent years.
Since Dayton, Bosnia and Herzegovina has been divided into two entities, which enjoy broad autonomy but govern together at the federal level: the Federation, which is mainly inhabited by Bosniak Muslims and Bosnian Croats, and the Republika Srpska, with an ethnic Serb majority population.
The latter, under its president Milorad Dodik, who has been pursuing a militant nationalist policy for years, is trying to secede from the state of Bosnia, an action that has been harshly criticized internationally.
Dodik is under US sanctions. He was sentenced in February by a Bosnian court of first instance to prison and a six-year ban from holding political office. But he does not recognize the verdict and is supported by Serbian President Aleksandar Vučić and Hungarian Prime Minister Viktor Orban.
Dodik also maintains good relations with the Kremlin. On January 9, 2025, as every year, a parade of the security forces of Republika Srpska was held in Banja Luka with the participation of Serbian and Russian troops.
This commemorates the day of the proclamation of Republika Srpska in 1992 – its illegal secession was at the time a significant milestone on the road to the Bosnian war. January 9 was banned as a day of commemoration by the Bosnian Supreme Court.
Tensions in Kosovo
When the current government of Prime Minister Albin Kurti began to end this practice, there were repeated revolts and blockades in the border area, which were supported by radical nationalists from Serbia and the Serbian state. In 2022, almost all Kosovo Serb MPs and civil servants in the police and judiciary resigned, and local elections in the northern provinces were boycotted twice in a row. Therefore, in 2023, the EU imposed political and economic measures against the Kurti government.
In September 2023, a terrorist attack by Serbian militants from Kosovo and Serbia near the Banjska monastery in northern Kosovo occurred, during which a Kosovo policeman and three of the attackers were killed.
As a result, the presence of Kosovo security forces in the north was massively increased and checkpoints were set up, and the import of Serbian goods was stopped.
As a result of these developments, interethnic relations have deteriorated. Vučić and Kurti blame each other, while blocking the EU-led dialogue between the two countries.
Fears about American security guarantees
In addition to these tensions, Brussels fears the risk of a US withdrawal from Europe, including its contingent of around 600 troops in KFOR.
Although European states have played an increasingly important role in regional stability since the Yugoslav wars, they have always been dependent on the support of the United States.
Although Rutte himself says he sees no reason to worry about a quick troop withdrawal, this scenario cannot be ruled out, given the increasingly escalating rhetoric of the new US administration under President Donald Trump.
In addition, local nationalists like Dodik feel encouraged by Trump’s leadership style and hope for support.
US government officials and Trump confidants, such as special envoy Richard Grenell, oppose Kurti and demand the release of former President Hashim Thaçi, who was indicted at the Kosovo Special Court in The Hague by the same prosecutor who later served in the US as a special investigator for cases against Trump himself.
Pentagon Deputy Press Secretary Kingsley Wilson recently wrote in X: ‘Make Kosovo Serbia again’.
While NATO’s focus in both countries is primarily on conflicts, Bosnia and Herzegovina and Kosovo are both central to the future European security architecture and NATO.
In both countries, international missions are therefore responsible for training local security forces. Both countries have diplomatic missions to NATO in Brussels and are aiming to join the military alliance.
Vizita e Sekretarit të Pëgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë me ngarkesën e tensioneve të shtuara ndërmjet SHBA dhe Europës.
Frauke Seebass is a visiting scholar at the Science and Politics Foundation (SWP) in Brussels and works on EU enlargement policy with a focus on the Western Balkans. She is a doctoral student and Carl-Lutz-fellow at Andrássy University in Budapest and a fellow at the German Association for Foreign Policy (DGAP) in Berlin. /DW
Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?
Edhe ish-sekretari përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëronte herë pas here për rrezikun e konflikteve të ngrira në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Tani pasardhësi i tij, Mark Rutte, viziton për herë të parë të dy vendet që nga marrja e detyrës në tetor 2024. Më 10 mars 2025 ai viziton fillimisht në kryeqytetin boshnjak Sarajevë dhe një ditë më vonë kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Vizita zhvillohet në atmosferën e një mosmarrëveshjeje transatlantike, që e vendos rendin evropian të sigurisë para sfidave të panjohura – edhe në Ballkanin Perëndimor, transformimi i të cilit dhe integrimi i papërfunduar në BE e bëjnë atë një pikë të lëndueshme të kontinentit.
Në Kosovë forca e NATO-s KFOR siguron paqen dhe kufijtë që nga përfundimi i luftës në 1999. Edhe në Bosnje-Hercegovinë që nga Traktati i Paqes së Dejtonit në 1995 vepron një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare, e cila udhëhiqet nga BE që nga viti 2004. Më shumë se 20 vjet pas përfundimit të luftës nuk ka asnjë shenjë të tërheqjes së ushtarëve evropianë, përkundrazi. Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, rajoni gjendet përsëri në qendër të vëmendjes, për më tepër pasi situata e tensionuar e sigurisë është përkeqësuar prej ndryshimeve globale gjeopolitike vitet e fundit.
Situata e sigurisë e tensionuar
Që nga Dejtoni, Bosnja dhe Hercegovinaështë ndarë në dy entitete, që gëzojnë autonomi të gjerë, por qeverisin së bashku në nivel federal: Federata, në të cilën jetojnë kryesisht boshnjakët myslimanë dhe kroatët e Bosnjës, dhe Republika Srpska, me një popullsi me shumicë etnike serbe. Kjo e fundit, nën presidentin e saj Milorad Dodik, i cili prej vitesh ndjek një politikë militante nacionaliste, përpiqet të shkëputet nga shteti i Bosnjës, veprim ky që kritikohet ashpër ndërkombëtarisht.
Dodik është nën sanksionet e SHBA. Ai u dënua në shkurt nga një gjykatë boshnjake në instancën e parë me burg dhe me gjashtë vjet ndalim të mbajtjes së posteve politike. Por ai nuk e njeh vendimin dhe mbështetet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.
Edhe me Kremlinin Dodiku mban marrëdhënie të mira. Më 9 janar 2025, si çdo vit, në Banja Luka u zhvillua parada e forcave të sigurisë së Republikës Srpska me pjesëmarrjen serbe dhe ruse. Me këtë përkujtohet dita e shpalljes së Republikës Srpska në vitin 1992 – shkëputja e saj paligjshme qe në atë kohë një etapë e rëndësishme në rrugën drejt luftës së Bosnjës. 9 janari u ndalua si ditë përkujtimi nga Gjykata e Lartë e Bosnjës.
Tensione në Kosovë
Në Kosovë, qeveria në Prishtinë zbaton përdorimin e simboleve dhe institucioneve të njësuara kombëtare që nga viti 2021. Ish-krahina serbe, e banuar kryesisht me shqiptarë etnikë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën kjo nuk e njeh deri më sot. Si pasojë institucionet qendrore publike si arsimi dhe shëndetësia, veçanërisht në veriun me shumicë etnike serbe, vazhduan të drejtoheshin nga Beogradi dhe të përdoreshin dokumentet e tij si dhe dinari serb në vend të monedhës kombëtare, euro.
Kur qeveria aktuale e kryeministrit Albin Kurti filloi t’i jepte fund kësaj praktike, pati në mënyrë të përsëritur revolta dhe bllokada në zonën kufitare, të cilat u mbështetën nga nacionalistët radikalë nga Serbia dhe shteti serb. Në vitin 2022 thuajse të gjithë deputetët serbë të Kosovës dhe nëpunësit civilë në polici dhe gjyqësor dhanë dorëheqje dhe zgjedhjet lokale në provincat veriore u bojkotuan dy herë radhazi. Prandaj në vitin 2023 BE vendosi masa politike dhe ekonomike kundër qeverisë Kurti.
Në shtator 2023 pranë manastirit Banjska në veri të Kosovës ndodhi një sulm terrorist nga militantë serbë nga Kosova dhe Serbia, gjatë të cilit u vranë një polic kosovar dhe tre nga sulmuesit. Si rezultat prania e forcave kosovare të sigurisë në veri u rrit masivisht dhe u vendosën postblloqe, importi i mallrave serbe u ndërpre. Si pasojë e këtyre zhvillimeve marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar. Vuçiç dhe Kurti fajësojnë njëri-tjetrin, ndërsa bllokojnë dialogun mes dy vendeve, të udhëhequr nga BE.
Frika për garancitë amerikane të sigurisë
Përveç këtyre tensioneve Brukseli i frikësohet rrezikut të tërheqjes të SHBA nga Evropa, duke përfshirë kontigjentin e saj prej rreth 600 trupash në KFOR. Edhe pse shtetet evropiane që nga luftërat e Jugosllavisë luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në stabilitetin rajonal, ato kanë qenë gjithmonë të varura nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara. Edhe pse vetë Rutte thotë se nuk sheh arsye për t’u shqetësuar për një tërheqje të shpejtë të trupave, ky skenar nuk mund të përjashtohet, duke pasur parasysh retorikën gjithnjë e më të përshkallëzuar të administratës së re amerikane nën presidentin Donald Trump. Përveç kësaj nacionalistët vendas si Dodik ndjehen të inkurajuar nga stili i udhëheqjes së Trump dhe shpresojnë për mbështetje.
Kështu administrata e parë e Trump mbështeti në vitin 2018 planet për një shkëmbim toke mes Kosovës dhe Serbisë. Plani ishte shkëmbimi i zonave të banuara me shumicë serbe në Kosovë me zonat e banuara kryesisht nga shqiptarët në Serbi.
Zyrtarë të qeverisë amerikane dhe të besuar të Trumpit, si i dërguari i posaçëm Richard Grenell, kundërshtojnë Kurtin dhe kërkojnë lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, që u padit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë nga vetë prokurori, i cili më vonë shërbeu në SHBA si hetues special për çështjet kundër vetë Trumpit. Zëvendës zëdhënësja e shtypit e Pentagonit, Kingsley Wilson, shkroi së fundmi në X: ‘Make Kosovo Serbia again’.
Ndërsa fokusi i NATO-snë të dy vendet është kryesisht te konfliktet, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë njëkohësisht qëndrore për arkitekturën e ardhshme evropiane të sigurisë dhe NATO-n. Prandaj në të dy shtetet misionet ndërkombëtare janë përgjegjëse për trajnimin e forcave vendore të sigurisë. Të dy vendet kanë misione diplomatike në NATO në Bruksel dhe synojnë t’i bashkohen aleancës ushtarake.
Megjithatë Kosova, popullsia e së cilës në masë dërrmuese e mbështet këtë synim, nuk njihet si e pavarur nga katër shtete anëtare të NATO-s. Në Bosnje dhe Hercegovinë bllokon qeveria e Republikës Srpska, e cila refuzon anëtarësimin në NATO. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për qeverinë pro-ruse në Serbi, ndërsa shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ndërkohë anëtarë të NATO-s. Vizita e Rutte është një sinjal i qartë se NATO i mban sytë nga ky rajon dhe se stabiliteti i tij ka prioritet të lartë për Evropën dhe partnerët e saj.
Frauke Seebass është studiuese e ftuar në Fondacionin Shkenca dhe Politika (SWP) në Bruksel dhe punon në politikën e zgjerimit të BE me fokus në Ballkanin Perëndimor. Ajo është studente doktorature dhe Carl-Lutz-fellow në Universitetin Andrássy të Budapestit dhe bashkëpunëtore në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) Berlin. /DW