🗣️ nga Ylli Asllani : Kujtesë për Shqiptarët në Greqi
Tashmë nga 4 Marsi, i cili shënon fundin e procesit të regjistrimit na ndajnë vetëm 2 ditë! Në cilësinë e kordinatorit të PD në Republikën e Greqisë, për dy muaj rresht ju kam kujtuar e rikujtuar çdo ditë drejtën tuaj legjitime, por edhe detyrën si shqiptar:
“Regjistrohuni për të Votuar më 11 Maj! Shqipëria ka nevojë për ju!”
Pikërisht në këtë moment do ju këekoja edhe njëherë të gjithë demokratëve të kuptojnë se aspirata e tyre për fitoren e PD mund të bëhet realitet vetëm duke u regjistruar në platformën e KQZ! Nuk ka rrugë dhe mënyrë tjetër për të qenë fitues!
Prandaj nxitoni këto ditë fundjave, që jeni më të lirë dhe regjistrohuni sa më parë, pa rënë gongu i finishit..!
Të dashur miq, bashkë me përgëzimet kam së fundi një kërkesë për demokratët të cilët janë regjistruar tashmë:
Me eksperincën e tyre ata do të duhet të bëhen misionarë të votës së lirë dhe të sjellin në listat e votimit dhe shumë familjarë e demokratë të tjerë deri në fundin e procesit!
Ju falenderoj përzemërsisht për pritjet e ngrohta, takimet, bisedat e aktivitetet e frytshme, si dhe atdhedashurinë e vizionin e qartë për të ardhmen, dhe veçanërisht për entuziazmin, vullnetin e shpirtin e lirë e demokrat që manifetuat në mitingun madhështor të Athinës!