Ai që sot po keqpërdor fëmijën e tij të mitur duke u viktimizuar ka ekspozuar prindërit e fëmijëve të Tiranës përballë zhvatjes nga ndërtuesit dhe bankat për të blerë një banesë në Tiranë.
SPAK e di mirë se grupet kriminale më të rrezikshme në botë po pastrojnë paratë në ndërtimet që firmos Veliaj me Ramën dhe Veliaj do jetë viktima e parë e pastrimit të parave në ndërtim.
🔻Erion Veliaj do dënohet për Teatrin Kombëtar,
🔻Për 5D,
🔻Për Eco Tirana
🔻Për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe për çdo krim që i ka kryer Tiranës.
Më lumturon pafund fakti që i jam kthyer në makth.
A e dini se pse?
Se ai e di që unë betejat i çoj deri në fund, e i fitoj ato.
Nuk është faji im që kam zgjedhur të qëndroj përballë mafies dhe krimit që ai përfaqëson.