
✍🏽 Skerdilajd Zaimi
Sot të gjithë bëjnë sikur Veliaj ishte murgu i Bashkisë që jetonte me hallet e romëve të supës që shërbente vetë dhe jo ai që është dhe e dinë të gjithë.
E nëse vazhdohet kështu, PS-ja rrezikon të bjerë në llogjikën e Ilir Yzeirit, Frrok Çupit, Idajetit dhe Sokol Ballës, se jeton e vepron nën rrethimin e SPAK.
Edi Rama ka 48 orë që çaprashit llogje dhe ulërima nga më të çuditshmet.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, mandej statuset në rrjete sociale.
Mandej një bisedë “sy më sy” për të vijuar sërish me statuse.
Nga njëra anë akuzon SPAK për standard të ulët në trajtimin e dosjes Veliaj, nga ana tjetër shton se “beteja e Veliajt nuk është betejë e PS”.
Nga njëra anë ulëret për hetime të padrejta, nga ana tjetër thotë se “sot morëm letrën nga presidenca polake për hapjen e grupkapitujve të rinj për anëtarësimin”.
Përballë tij një Shqipëri e tërë që sheh miliardat e Ajola Xoxas dhe Erion Veliajt dhe një tufë anemikësh të pangjyrë që rrinë e dëgjojnë duke shpresuar se ky ankth do mbarojë.
E parë nga një distancë tjetër, pra jo me atë të Të të Dinjiteshmëve të PS-së, por nga distanca e një njeriu normal që nuk ka futur duart gjëkundi ….
Mund të shihet në dritën e diellit se Shqipëria nuk ka më Kryeministër.
Nuk ka më njeri që qeveris me ligj, por ka një avokat, prokuror, gaztor dhe plak qaraman që flet përçart, llomotit e llomotit për të dhënë garanci se gjërat nuk ndryshojnë.
Shqipëria nuk ka më kryeministër, por një të kapur në shah me zbulim nga korrupsioni i vet.
Atij i kanë rënë tashëm pa lëvizur të gjithë gurët dhe ka mbetur me poturet e veta i zënë në qoshe.
Por as PS-ja nuk ka më kryetar.
Rama ka dështuar të heqë frikën, të qetësojë të lemerisurit shokë të idealit buxhetor. Ai po jep e po merr i ziu për t’u thënë se do kalojë edhe kjo, se Erioni do e hedhë.
Një shërbim ia bëri Saliu kur tha sot se në Durrës Veliajn e suvejon Poja që të mos llapë.
Mesazhin e kanë kapur edhe shokët e partisë
🔻Bushka si pulë e shushatur /
🔻Shalësi të cilit për herë të parë i shkonte “të menduarit” si proces(frika ka dalë nga xheneti) /
🔻Elisa Spiropali sikur kishte dalë në vitrinë për t’u shitur dhjetëvjeçarin tjetër dhe nuk ishte më këtu, e kështu me radhë, galeria e botoksit kishte ngrirë si kurrë më parë.
Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë në të vërtetë.
Rrugë të mbarë në vdekjen e plotë! Të urojmë se do të ndodhë sa më shpejt
https://www.respublica.al/2025/02/13/shqip-ria-nuk-ka-m-kryeminist-r-dhe-ps-ja-nuk-ka-m-kryetar