✍🏽 Gazetari Telnis Skuqi,- Norvegji

Edi Rama ka hyrë në një fazë ku opsionet e tij po ngushtohen dhe manovrat po bëhen gjithnjë e më të vështira. Tashmë Rama ka vetëm katër opsione:
1) Vazhdimi i pushtetit me çdo kusht
Rama mund të tentojë të mbijetojë politikisht duke radikalizuar mbështetësit e tij, duke bërë lëvizje taktike për të frenuar goditjet e SPAK-ut dhe duke forcuar kontrollin mbi institucionet.
Duke krijuar krizë artificiale për të justifikuar një konsolidim më të madh të pushtetit.
2) Humbja graduale e kontrollit
SPAK ka nisur të prekë figurat e larta të Partisë Socialiste dhe po e afron rrethin gjithnjë e më ngushtë drejt Ramës.
Nëse ky trend vazhdon, Rama mund të shndërrohet në një “lame duck”- një kryeministër që nuk ka më forcë të marrë vendime strategjike dhe thjesht pret fundin e epokës së tij.
3) Largimi nga politika
Një tjetër skenar është që Rama të zgjedhë të largohet “vullnetarisht” në mënyrë që të shpëtojë lëkurën e tij, por kjo varet direkt nga Erion Veliaj.Nëse Veliaj godet fort, atëherë do të jetë sinjal i qartë se linja e mbrojtjes së Ramës është thyer dhe ai do të mbetet i ekspozuar.
4) Ndjekja penale
Nëse situata përshkallëzohet dhe Rama nuk arrin të gjejë një rrugëdalje, ai mund të përballet me ndjekje penale.Deri tani, ai ka arritur të shmangë përgjegjësinë duke sakrifikuar figura të tjera, por nëse prokurorët e SPAK kanë mbështetje ndërkombëtare, atëherë Rama nuk është më i paprekshëm.