Kategori
Uncategorized

Edi Rama, për mua, është e shkuara

✍🏽 Meri lika /

Fiton apo nuk fiton Partia Demokratike, unë mendoj se tashmë Edi Rama duhet të jetë e shkuara. E ardhmja e Shqipërisë nuk ka dhe nuk duhet të ketë më lidhje me të.

Mbrëmë duke ecur me tim bir në qendrën e Tiranës, shikimin e qiellit të cilin po e pushtonte nata, ma zuri një ndërtesë në formën e një koke, ashtu me pak ose me aspak flokë dhe duke e ditur se autokrati ynë, pasi vodhi e rropi çdo qindarkë të këtij shteti, pra pasi na futi duart në të gjithë xhepat tanë, po punon që të lerë gjurmët e tij edhe në të ardhmen tonë.

Zhytur në pamjen e errët të ndërtesës, fillova të imagjinoja se si do të ishte ajo ndërtesë e kokës së tij nëse rastësisht ai do kishte flokë të gjatë?

Mendimin ma ndërpreu im bir, i cili më pyeti:

– O mam, çfarë është ajo ndërtesa e rrumbullakët, përballë?

– Koka e Edi Ramës, zemër.

– Çfarëëëëëëë?! Betohu!

– Të betohem.

– Uou, mam, më habite!

– E kam parë në një video në Tik  Tok. A është e mundur që pasi ky të zhduket nga pushteti, këto ndërtesa qesharake të prishen?

– Nuk e di shpirt, nuk e di.

Dhe unë me të vërtetë nuk e di.

Tim biri i është dukur qesharak edhe çibani i cili në mënyrë budallaqe ndez dritat e hartës së Shqipërisë në një kubizëm shtazarak.

Atij i duken qesharake, kurse mua të frikshme, të dhimbshme, masakruese.

Për mua Edi Rama tashmë është e shkuara.

Duhet me çdo kusht ta largojmë nga ardhmja jonë, dhe kushti është VOTA.

Ne jemi një popull i vogël, në një vend të lakmuar dhe që nuk e kemi luksin të humbasim këtë hapësirë kaq të vockël që na ka ngelur, duke e lënë vetën të na qeverisin maskarenjtë dhe hajdutët, të cilët i shesin copat e Shqipërisë që me to të mbajnë këmbët e karrigeve të tyre të pushtetit.

Ne nuk mundemi të lemë vendin që ta drejtojë loloja i “pallateve mbretërore” të fuqive të mëdha.

Lini një koment