Kategori
Uncategorized

Le të flasi bota, Sudes sja ndjen rrota !

Le të flasi bota, Sudes sja ndjen rrota !

Bota ska punë tjetër, llafet venë e vinë,
unë tek gjoksi i jot, gjeta “dashurinë”.
Ditët na mbaruan, ika shumë larg,
Malli do më marrë, të kisha kajmak .

Bota le të flasi, gojën sja mbyll dot,
unë tek prehri i jot, gjeta një Ediot.
Bashkë bëmë ”karierë”, të dalë ku të dalë,
Mbushëm çantat plot, me euro, dollarë.

Si Mariza Lino, tym e flakë lashë pas,
sdi si do vejë halli, për ty kam maraz.
Tek shoh yjet trembem, nga pas më ndjek hija,
më del gjumi natën, më tmerron vetmia.

Nga na u ngatërrove me një Gonigal
nuk e mbyllim dot, i madh ky skandal.
Skllevrit u bashkuan, Luani u zgjua ,
po ta dëndën ty, radha më vjen mua.

Puna është dhi, po vjen tatëpjeta,
Zenë më dridhen leqet,kur degjoj Trumb&beta…

Lini një koment