
Bashkpuntorët;-këto vemje të ndyra që vazhdojë zvarriten duke lëshuar akoma jargë për të infektuar gjithë shoqërinë.
Në kampin e QafBarit me komandat Ludovik Calin, ( kampi i të dënuarve politik, i cili varej edhe nga DPB Pukë,) kryetari i këshillit të kampit ishte një ish sigurims (ish oficer i MB) S.Sakua, (mesa më kujtohet ishte dënuar me grupin që fallsifikonin biletat e trenit)
Në ofiçinë gjithashtu ishte një ish oficer sigurimi i “dënuar”, në zdruktari dhe lavateria po ashtu.
Në pikat kryesore të kampit ishte i “punësuar” o një ish oficer sigurimi, ose një ish bashkpuntor (spiun) i besuar i sigurimit dhe komandës, këta spiunë të fshehur nën petkun e të dënuarit “politik”, kontrollonin gjithshka, deri në policët e punës (policë pune ishin ata policë që futeshin 8 orë në galeritë e piritit bashkë me të dënuarit) …
Këta monstra kishin lidhje direkte dhe raportonin jo vetëm në komandanti dhe shefi i sigurimit të kampit por dhe me Tiranën në takim apo nëpërmjet postës së komandës.
Brënda kampit ishte një cep me disa labrinthe ku mund të kalonte vetëm një person, aty kishte dy kuti postare, familja dhe komanda, të dyja këto kuti hapeshin vetëm nga komandanti i kampit me shefin e sigurimit ku mbasi kontrolloheshin dhe seleksionoheshin niseshin për në destinacion.
🔻Ky Vemja Demaliaj deklaron se ka qënë i persekutuar nga burgosja e të jatit Binak Haxhia Demalia, i cili kish shërbyer Oficer i Sigurimit të Shtetit, (sektori i Kundërzbulimit)
Dosje për raportimet nëpër burgje te këtyre monstrave nuk gjenden sepse këta ishin jo vetëm pjesë e punës së sigurimit të shtetit brenda kampeve të punës me të dënuar politikë, por në shumicën e rasteve komunikonin me nofka (pseudonimet) që ju kish vënë sigurimi i shtetit .
Këta mostra për raportime speciale të tyre me qëndrën transferoheshin për vizitë të “specializuar” në spitalet lokale në ambjente të veçanta, në spitalin e burgut në Tiranë a nëpër biruca dhe burgje, gjithmonë simbas kërkesave të sigurimit .
Në Tiranë puntorët operativë (të sigurimit) dhe puntorët e policisë të lagjeve (flas për rajonin nr 1 pazari i ri, ), ku shef rajoni ishte Ilir Shtylla dhe komandant i policisë së rajonit Pashk Tusha, kishin listën e familjeve që ishin në ndjekje, përpunim, apo duheshin intërnuar, ndërkohë që aktivistët e frontin vazhdonin ditë-natë, survejimet e këtyre familjeve.
Kur sigurimi i shtetit arrestonte dikë, e gjithë familja por dhe pjesë të afërta të fisit kalonin në tmerrin e sitës së sigurimit dhe hetuesisë.
(ata thirreshin depononin nën shtrëngim, ballafaqoheshin dhe ballafaqonin dëshmitë e tyre shumë herë jo të vërteta) e ndërsa lagjia dhe fronti mblidheshin urgjent i bënte menjëherë biografinë dhe përjashtimin nga fronti, mbas kësaj familja ngarkohej në një zis dhe intërrnohej .
E ndërsa kjo bëhej me të gjitha familjet që ishin objektiv i sigurimit mbas arrestimit të familjarëve të tyre,
-Me familjen e kësaj vemje (Demaliajt) nuk u bë asnjë nga këto veprime.
Biles thonë se ishin po shokët e të jatit (oficerët e sigurimit) ata që i organizuan një takim “rastësor” në rrugë brënda bllokut të udhëheqies me xhaxhin Enver (ku nuk futej as miza pa lejë të posaçme dhe pa kontroll nga Sulo Gradeci) ku kjo vemje me dashuri dënoi aktin “tradhëtar” të të jatit dhe i kërkoj mëshirë duke i shprehur dashuri për partinë …
A thua me këtë vemje të ndytë edhe sot i vënë në shërbim të mafies sorosjane dhe pinjollëve të diktaturës, është gjithshka rastësi ⁉️
O Bajgë lope e ndarë përgjysëm, bërtit dhe çirru sa të duash rrugëve dhe studiove televizive të narko-regjimit .
Ti në vetvete e di që je një ish spiun i ndyrë i ish sigurimit të shtetit, spiun që i ke shërbyer me devotshmëri duke pranuar shkapërdhimin e diktaturës ⁉️


Ky më sipër është një telegram i 15 dhjetorit 1990 i ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai, dërguar kryetarëve të degëve të punëve të brendshme në Tiranë dhe gjithë rrethet e Shqipërisë, ku jepet urdhër për asgjesimin në masë të dokumeteve sekrete.
“Të asgjësohen pa pritur përfaqësuesin e Ministrisë, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve, të përpunimeve dhe dosje te tjera që janë veçuar për asgjësim si dhe kartelat e kontigjenteve të hequr, librat e evidencës të punëtorëve operativë të hequra nga përdorimi dhe dokumenteve të përkohshme të veçuara për asgjësim të shkallës sekret, Ares personal dhe SRV (Sekret i rëndësisë së veçantë)
Dosjet hetimore e gjyqësore të dërgohen në Arkiv, përfshi dhe ato që nuk kanë plotësuar afatin pesë vjeçar, (por jo dosjet hetimore për zbulim autori).
Veprimet të kryhen menjëherë.
Na informoni për realizimin e detyrës.
Ministri i Punëve të Brendshme
Hekuran Isai” citohet në dokumentin qe gjendet ne Arkivën e Shtetit.
🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮
Kush është ky klyshi i sigurimsit?
Nga Çerçiz Loloçi
Ilir Demalia i është përgjigjur sërish ish-drejtorit të Arkivave të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, por nuk ka thënë asgjë për babain e vet, Binak Haxhia Demalia, Oficer i Sigurimit të Shtetit, (sektori i Kundërzbulimit), në vitet 1950-1970.
Binak Haxhia Damaliaj kishte mbaruar studimet e larta në San Petersburg dhe ka punuar shef sektori në Tregtinë e Jashtme deri në 7 mars 1975 kur u arrestua dhe u dënua me 4 vjet ( 3 vjet për “Agjitacion e Propagandë” dhe 1 vit “Për shpërdorim detyre”).
Natyrisht se për punën e të atit, s’mund të jetë përgjegjës askush tjetër në moshë madhore, pra mbi 18 vjeç, megjithëse në rastin e familjes Demalia, pas dënimit të kryefamiljarit kanë vuajtur edhe gjithë pjestarët e tjerë të familjes, përfshi edhe vetë Ilirin.
Ka mundësi që edhe arrestimi i Binakut, për ‘shoqërimin e vetëm të dy shqiptarëve nga Kosova’, të ketë qenë një gjyq i montuar, por më sakt për këtë mund të flasë publikimi i plotë i dosjes, që mundësohet edhe nga Autoriteti përkatës.
Nga ana tjetër janë plot 15-20 vjet veprimtari të Binak Haxhia Demalia në Sigurimin e Shtetit, madje në një sektor shumë delikat dhe shumë të besueshëm, kundërzbulim, çka nuk mund të shkonte kushdo dhe vështirë të mos përziheshe në punët kriminale që bënte ‘arma e dashur’ e diktaturës së proletariatit.
Shoqëria shqiptare do të përfitonte mjaft nëse hapen dosjet e kësaj periudhe, të cilat do të ndriçoninin më mirë atë kohë të periudhës diktatoriale, por edhe do të shërbenin si mësim për pushtetet e sotme dhe të ardhme, pavarësisht se janë sisteme diametralisht të kundërta dhe kanë tjetër qasje ndaj jetës njerëzore.
Sipas një prej themeluesve të Sigurimit të Shtetit, Vaskë Kolecit, në letërkëmbimin me Enver Hoxhën më 26.11.1948 thuhet tekstualisht se “organet e Sigurimit ishin organe kriminale, të arrestuarit trajtohen keq, kundër tyre ishin përdorur torturat si rrahje me dru, kamxhik, litar të lagur, telefon, jelek, lënia pa bukë, pa ujë, pa gjumë, përdorimi i pincave, etj”.
Duhet thënë se pas viteve nëntëdhjetë janë botuar disa monografi për raportet e shkrimtarit me diktaturën, akoma më sakt për raportet e Kadaresë me regjimin që lamë pas. Të gjitha së bashku apo edhe ato që mund të botohen në të ardhmen as e ulin dhe as e ngrenë krijimtarinë e Kadaresë, të njohur botërisht në mbi 50 gjuhë të huaja, por tregojnë gjithsesi për marrëdhëniet tepër të vështira të krijuesit nën diktaturë.
Ndërkaq duhet stuar se madhorë të Sigurimit të Shtetit, pinjollë të tyre apo të emërtesës së lartë, kanë shpifur sa kanë mundur, në mënyrë konseguente, të pandërprerë duke dashur të denigrojnë figura që janë shumë përfaqësuese për kombin dhe shtetin shqiptar. Islamikë, fundamentalistë, ish-drejtues të lartë të emërtesës komuniste që u ra “kalaja buzë Adriatikut” rrëmbyen kartën e nacionalizmit dhe u bënë flamurtarë të gjërave të paqëna.
Kadaresë i tundet kohë pas kohe dy letra të vetme në Komitetin Qëndror dhe qëllimisht lihet në hije ditari sekret i Enver Hoxhës që shkruante në 20 tetor 1975 “ky poet borgjez atakon gjithë ndërtimin e socializmit në vendin tonë, gjithë direktivat e Partisë, gjithë politikën e strukturës dhe të superstrukturës dhe e quan një blof të madh që bëhet me qëllim për të mbuluar ‘kalbëzimin dhe burokracinë’.
Me keqardhje ky poet korbash thotë se “Topa, himne e valle ka kundër armiqve’ por ‘kundër burokracisë s’ka konsuj’. Me fjalë të tjera s’ka parti që të luftojë burokracinë dhe Partinë tonë marksiste-leniniste e quan ‘konsuj’ ose ‘prokonsuj’ si në Republikën e Romës antike, që u rrënua. Kështu do të rrënohet për Ismail Kadarenë edhe socializmi tek ne dhe këtë predikim e bën në vargjet e pjesës nr. 3. Për këtë poet reaksionar rendi ynë socialist është një rend burokratik dhe burokratët i kanë ‘duart të lyera deri në bërryl me gjak’, ‘rrëmojnë themelet, lajnë gjakun e dëshmorëve etj. etj’. Të gjithë këta përbindësha të veshur ‘si pashallarë të kuq me dekorata etj, kanë zyrat, ministritë, Komitetin Qendror dhe çojnë trupin e revolucionit në varr’”…
Maj 2017
https://rdnews.al/index.php/2025/01/25/kush-eshte-ky-klyshi-i-sigurimsit/