Kategori
Uncategorized

Lashtësi e mbetur në errësirë /

LASHTËSI E MBETUR NË ERRËSIRË

✍🏽 Ilir Fatkoja, Regjizor 🇦🇱🇺🇸🇦🇱

A ishin Romuli dhe Remi nipërit e mbretit ilir PROKAZ sunduese të Alba longës ?

Historianët e lashtë romakë dhe grekë, si Tito Livi, Plutarku dhe Dionisi i Halikarnasit, kanë trajtuar me dimensione të plota figurat e Prokazit (Procas), bijve të tij (Numitorit dhe Amuliusit), si dhe Romulit dhe Remit,.
Ka studiues modernë që i konsiderojnë si personazhe historike këto figura ashtu si dhe të tjerë që i shikojnë në kontekstin e mitologjisë dhe traditës legjendare që lidhet me origjinën e Romës dhe legjitimon institucionet dhe kulturën e saj.
Por çuditërisht këta etër të historisë dhe lënda e ofruar prej tyre nuk u shkrua në asnjë paragraf të historinë shqiptare.

Askund, as në shkolla e as në botimet mediokre të pseudohistorianëve renegatë nuk janë përmendur as emrat e historianëve të lashtë në konteksin e kësaj lënde.

Këtij kuadri historik të lënë qëllimisht në errësirë nga rakitikët që u paguan si historianë kemi detyrë tu a bëjmë me dije bashkëkombësve të cilët me atdhedashuri e vullnet do zbardhin të vërtetat e mëdha që u fshehën nga fallsifikatorë ” modernë” të historisë dhe banda e rakitikëve mendorë që u paguan për historianë.

Prokazi identifikohet si mbret legjendar i Alba Longës ( Iliri )

Konflikti midis bijve të tij, Numitorit dhe Amuliusit, është një element dramatik që çon në ngjarjet që përgatisin themelimin e Romës nga Romuli dhe Remi.


Amuliusi e rrëzon Numitorin nga froni dhe përpiqet të eliminojë pasardhësit e tij, por kjo përpjekje dështon.
Këto absolutisht na ishin fshehur.
Kemi ditur vetëm për dy binjakët Romuli dhe Remi
Historianët e lashtë i përshkruajnë Romulin dhe Remin si binjakë të braktisur dhe të shpëtuar nga një ujkonjë, duke u rritur për të themeluar qytetin e Romës.
Romuli vret Remin pas një mosmarrëveshjeje për emrin dhe vendndodhjen e qytetit, duke u bërë themeluesi i parë dhe mbreti i Romës.

Trajtimi nga Historianët e Lashtë

Dionisi i Halikarnasit: Ai e trajton themelimin e Romës në kontekst historik.

Lini një koment