Kategori
Uncategorized

Berisha: Soros, kjo monstër që tejkalon edhe Marksin, pasi i dorëzoi drejtësinë Ramës, vendosi t’i dorëzojë edhe opozitën

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Xhorxh Soros për ndikimin e tij në Shqipëri.

Dhe atëherë t’i rrëmbejnë sovranitetin e brendshëm shqiptarëve.

Dhe kjo është një gjë e paimagjinueshme.

Nuk mund të imagjinohej që vendi i madh i lirisë, që ka bërë më shumë se kushdo tjetër në lirinë e shqiptarëve, të punojë për vendosjen e narkokracisë.

Është një kryevepër e rrallë, tejkalon të gjithë letërsinë politike të shkrimtarëve që u morën me mobokracitë.

Unë kam bindjen se narkodiktatura shqiptare në oborrin e Europës përbën një thirrje për njerëzit e lirë kudo.

Europa pasi shembi diktaturat komuniste, nuk kishte njohur narkodiktatura apo mobokraci, por kjo u zhvillua në sytë e Europës, në apatinë e pafalshme të saj, në diktatin e monstrës së njerëzimit që quhet Xhorxh Soros.

A mund të imagjinoni ju miq, që miq të mi, që njohin gjithçka nga ky realitet, nuk duan që të flitet më zë të lartë kundër Sorosit.

Pse? Se ai është kryekorruptori i planetit.

Një nga ndjenjat e përçmimit maksimal që kam ndaj atij njeriut është për shkak të blerjes së politikanëve.

Ne kemi jetuar 5 shekuj në perandori, dhe perandoria çonte njerëzit me qese, u jepnin verdhushkat dhe pastaj vazhdonin operacionet ushtarake.

Lini një koment