Kategori
Uncategorized

Mos përdorni shoqatat në interes të partisë shtet që ka filluar fushatën elektorale në gjithë greqinë .

✍🏽 Gjon Noli /

Të dashur bashkë kombas :
Drejtues shoqatash në gjithë Greqinë dhe kudo në botë .

Si një aktivist i vjetër dhe ish kryetar i shoqatës Nënë Tereza Greqi që ka 20 vjet egzistencë :
Ju bëj thirrje që mos të përdorni shoqatat në interes të partisë shtet që ka filluar fushaten në gjithë greqinë , nëpër Europë dhe botë duke i takuar si ministër i diasporës.

Por faktikisht e vërteta është krejt ndryshe, duke përdorur postin e ministrit ai vetëm po bën fushatë elektorale për partinë dhe qeverinë e hajdutëve të krimit dhe të drogës !

Asnjëherë ne nuk kemi pranuar të bëhemi vegla të asnjë force politike dhe nuk jemi përfshirë në fushatë elektorale për asnjë parti politike !


Ju uroj festat e fundvitit të jenë gëzueshme për të gjithë !

Gjon Noli, aktivist i emigracionit dhe ish kryetar i Shoqatës Nënë Tereza Selanik, Greqi /

Lini një koment