Kategori
Uncategorized

Majori i UÇK, Ramabaja : Zoti e bekoftë Rugovën, Zoti ju bekoftë ju z.Berisha .

Shkruan nga Suedia ish ushtaraku (Majori i UÇK) Nazif Ramabaja, krau i djathtë i Tahir Zemës, dhe miku i Ibrahim Rugovës .

I nderuar dhe shume i respektuar Dr. Sali Berisha,

Eshte kënaqesi te degjojme fjalimin tuaj per Presidentin historik dhe arkitektin e pavaresise se Kosoves, komandantin suprem te Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves Dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni i tij per nje Kosove te lire, të pavarur dhe demokratike, ne miqesi te perhershme ne SHBA-te, ishte dhe mbeti projekti me madhor i shekullit.

kujtimi i juaj per kete gjeni ju ben nder dhe madheshton figuren emblematike shumedimenzionale te presidentit Rugova.


Është më se i vërtetë konstatimi i juaj brilant për Presidentin Ibrahim Rugova , se pushka dhe penda, penda dhe pushka janë dy mjetet më kryesore të njeriut për të bërë historinë.

Dhe në rast se Skënderbeu e bëri me shpatë .

Ibrahim Rugova historinë dhe Kosovën e lirë, e bëri me mendje, e bëri me penë.

Zoti e bekoft Rugoven, zoti ju bekoftë juve dr Berisha dhe miqet tane ne krye me SHBA-te

🇦🇱Me sinqeritet dhe besnikeri te larte.

Major Nazif Ramabaja .

Major Nazif Ramabaja jeton prej shumë vitesh në Suedi, ai është një intelektual dhe një kuadër në një institucion të rëndësishëm në shtetin Suedes .

Zoti Ramabaja iku nga Suedija ku kishte dhe ka familjen e tij për tju bashkuar luftëtarëve të lirisë , ai luftoj dhe kontriboj në luftë si drejtues ushtarak me eksperiencë në formacionet e FARK, deri në çlirimin e plotë të Kosovës me ndihmën e SHBA-së dhe ndërhyrjen e NATO-s

Ai është një ish ushtarak kariere, (me akademi ushtarake) dhe një strateg ushtarak në radhët drejtuese të UÇK—,së, mik i Presidentit Rugova, dhe krau i djathtë i Tahir Zemës.

Për aktivitetin e tij patriotik Major Nazif Ramabaja është nderuar disa herë nga organizma të ndryshme kombëtare .

Lini një koment