Kategori
Uncategorized

Mos përdorni shoqatat në interes të partisë shtet që ka filluar fushatën elektorale në gjithë greqinë .

✍🏽 Gjon Noli /

Të dashur bashkë kombas :
Drejtues shoqatash në gjithë Greqinë dhe kudo në botë .

Si një aktivist i vjetër dhe ish kryetar i shoqatës Nënë Tereza Greqi që ka 20 vjet egzistencë :
Ju bëj thirrje që mos të përdorni shoqatat në interes të partisë shtet që ka filluar fushaten në gjithë greqinë , nëpër Europë dhe botë duke i takuar si ministër i diasporës.

Por faktikisht e vërteta është krejt ndryshe, duke përdorur postin e ministrit ai vetëm po bën fushatë elektorale për partinë dhe qeverinë e hajdutëve të krimit dhe të drogës !

Asnjëherë ne nuk kemi pranuar të bëhemi vegla të asnjë force politike dhe nuk jemi përfshirë në fushatë elektorale për asnjë parti politike !


Ju uroj festat e fundvitit të jenë gëzueshme për të gjithë !

Gjon Noli, aktivist i emigracionit dhe ish kryetar i Shoqatës Nënë Tereza Selanik, Greqi /

Kategori
Uncategorized

Majori i UÇK, Ramabaja : Zoti e bekoftë Rugovën, Zoti ju bekoftë ju z.Berisha .

Shkruan nga Suedia ish ushtaraku (Majori i UÇK) Nazif Ramabaja, krau i djathtë i Tahir Zemës, dhe miku i Ibrahim Rugovës .

I nderuar dhe shume i respektuar Dr. Sali Berisha,

Eshte kënaqesi te degjojme fjalimin tuaj per Presidentin historik dhe arkitektin e pavaresise se Kosoves, komandantin suprem te Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves Dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni i tij per nje Kosove te lire, të pavarur dhe demokratike, ne miqesi te perhershme ne SHBA-te, ishte dhe mbeti projekti me madhor i shekullit.

kujtimi i juaj per kete gjeni ju ben nder dhe madheshton figuren emblematike shumedimenzionale te presidentit Rugova.


Është më se i vërtetë konstatimi i juaj brilant për Presidentin Ibrahim Rugova , se pushka dhe penda, penda dhe pushka janë dy mjetet më kryesore të njeriut për të bërë historinë.

Dhe në rast se Skënderbeu e bëri me shpatë .

Ibrahim Rugova historinë dhe Kosovën e lirë, e bëri me mendje, e bëri me penë.

Zoti e bekoft Rugoven, zoti ju bekoftë juve dr Berisha dhe miqet tane ne krye me SHBA-te

🇦🇱Me sinqeritet dhe besnikeri te larte.

Major Nazif Ramabaja .

Major Nazif Ramabaja jeton prej shumë vitesh në Suedi, ai është një intelektual dhe një kuadër në një institucion të rëndësishëm në shtetin Suedes .

Zoti Ramabaja iku nga Suedija ku kishte dhe ka familjen e tij për tju bashkuar luftëtarëve të lirisë , ai luftoj dhe kontriboj në luftë si drejtues ushtarak me eksperiencë në formacionet e FARK, deri në çlirimin e plotë të Kosovës me ndihmën e SHBA-së dhe ndërhyrjen e NATO-s

Ai është një ish ushtarak kariere, (me akademi ushtarake) dhe një strateg ushtarak në radhët drejtuese të UÇK—,së, mik i Presidentit Rugova, dhe krau i djathtë i Tahir Zemës.

Për aktivitetin e tij patriotik Major Nazif Ramabaja është nderuar disa herë nga organizma të ndryshme kombëtare .

Kategori
Uncategorized

28 nëntori 1944, Shqipëria – nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri

✍🏽 Sali Berisha 🇦🇱

Pra, ai falsifikoi datën e Çlirimit në mënyrë që, pas bashkimit të Shqipërisë si republika e 7-të me Federatën e Jugosllavisë, të festonin edhe shqiptarët më 29 nëntor, së bashku me republikat e tjera, por natyrisht jo Jajcën, sepse aty nuk kishin qenë, por Çlirimin e vendit.

Mirëpo, mjerisht, ende sot e kësaj dite, ka shqipfolës që, në shembullin e Edi Ramës, argatit të Beogradit, apo Pashiqit të Tiranës, vazhdojnë të kenë si Mekë Beogradin.

Në këtë shënim, unë do të ndalem në një aspekt tjetër themelor të kësaj date, në të vërtetën më të pamohueshme historike, se 28 nëntori i vitit 1944 shënoi jo vetëm çlirimin nga një pushtim i huaj, por edhe zëvendësimin e atij pushtimi me një pushtim të dyfishtë, një tjetër pushtim të huaj dhe një pushtim të brendshëm, si kurrë ndonjëherë më parë.

Kjo, pasi në fronin e pushtetit në Tiranë u ul një klikë shqiptaro-serbe, me projekt kryesor zhdukjen e shtetit të pavarur të shqiptarëve.

Mirëpo, mjerisht, ende sot e kësaj dite, ka shqipfolës që, në shembullin e Edi Ramës, argatit të Beogradit, apo Pashiqit të Tiranës, vazhdojnë të kenë si Mekë Beogradin.

Në këtë shënim, unë do të ndalem në një aspekt tjetër themelor të kësaj date, në të vërtetën më të pamohueshme historike, se 28 nëntori i vitit 1944 shënoi jo vetëm çlirimin nga një pushtim i huaj, por edhe zëvendësimin e atij pushtimi me një pushtim të dyfishtë, një tjetër pushtim të huaj dhe një pushtim të brendshëm, si kurrë ndonjëherë më parë. Kjo, pasi në fronin e pushtetit në Tiranë u ul një klikë shqiptaro-serbe, me projekt kryesor zhdukjen e shtetit të pavarur të shqiptarëve.

Sot, historianë dhe studiues, vendas dhe të huaj, me botimet e tyre serioze dhe të shumta, të bazuara në mijëra dokumente të arkivave të vendit, të atyre, të Aleatëve të luftës dhe vendeve të tjera, kanë rishkruar historinë në dritën e të vërtetave historike të pamohueshme. Ata, me veprat e tyre tejet të rëndësishme, kanë shkrirë si rrezet e diellit brymën, malin e lartë të falsifikimeve të historiografisë hoxhiste. Prandaj, sot, bazuar në të vërtetat historike shkencore, është koha për reflektim të thellë nga çdo shqiptar, kudo jeton, për historinë tonë në tërësi, si dhe në rastin konkret, edhe rreth kësaj date.

Studimet, botimet themelore të këtij çerek shekulli, të bazuara në mijëra dokumente dhe raporte të kohës, kanë provuar në mënyrë shterruese se J. B. Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavisë, për interesa të serbomadhisë, themeluan me dy qëllime kryesore, me të dërguarit e tyre, në nëntor të vitit 1941, në Tiranë, Partinë Komuniste të Shqipërisë, si degë të Partisë Komuniste të Serbisë, të udhëhequr nga Popoviç-Mugosha.

Qëllimi i parë dhe më kryesor ishte krijimi i “Kalit të Trojës”, pra i një partie dhe lëvizjeje jugosllave në Tiranë, të drejtuar, urdhëruar dhe përdorur prej tyre kundër çështjes shqiptare. Qëllimi i dytë ishte që, në zbatim të porosive të Kominternit pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik, kjo forcë dhe kjo lëvizje shqiptare, e udhëhequr nga serbët, të mobilizonte shqiptarët në luftë kundër pushtuesve.

Pra, përfaqësuesit serbo-malazez të Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ), siç pohon edhe vetë Tito, themeluan, udhëhoqën dhe urdhëruan Partinë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) dhe njësitë e saj partizane gjatë gjithë luftës si parti dhe lëvizje jugosllave, dhe më konkretisht serbe.

PKJ, me Kalin e saj të Trojës, PKSH arriti me sukses të bllokojë bashkimin e shqiptarëve në Shqipëri dhe trojet tjera, pra bashkimin e mbarë kombit shqiptar në luftën kundër pushtuesve.

Ata, me ndihmën direkte të PKSH dhe Enver Hoxhës, dhe shqiptarëve me origjinë nga Kosova, si Fadil Hoxha, etj., që u dërguan aty me mision, arritën të vendosin Kosovën nën vartësinë e PKJ, pavarësisht se Mbretëria e sllavëve të jugut, as dhe federata e tyre, nuk ekzistonin. Tito dhe PKJ, nëpërmjet lëvizjes së tyre jugosllave që e themeluan në Tiranë, realizuan sa më sipër, duke përjashtuar tërësisht çështjen kombëtare nga programi i PKSH.

Po kështu, ata imponuan anulimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Mukjes, injorimin dhe asgjësimin e Marrëveshjes së Bujanit dhe urdhëruan dërgimin e brigadave dhe divizioneve partizane të Shqipërisë në Kosovë me pretekstin e çlirimit nga gjermanët, por në fakt, si pararojë e pushtimit të saj nga divizionet serbo-malazeze dhe vendosjes së saj në administrim ushtarak nga Tito.

Krahas këtyre, historianët dhe studiuesit kanë faktuar me dokumente të pakundërshtueshme se: udhëheqësit jugosllavë dhe vegla e tyre, Enver Hoxha, pas shtatorit 1943, luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve e degraduan në një luftë kryesisht vëllavrasëse civile dhe se PKSH, siç pranuan, unanimisht, vetë Enver Hoxha dhe udhëheqja tjetër e kësaj partie në Plenumin e dytë të Beratit, zbatoi gjatë luftës një vijë politike terroriste, pra veproi si një organizatë terroriste, duke kryer në dhjetëra e qindra raste akte të mirëfillta terroriste.

Studimet e dekadave të fundit të bazuara në dokumenta të panumerta kanë provuar se serbet dhe Enver Hoxha dhe vasalët e tyre të tjerë shqiptarë ne krye të ushtrise partizane të Shqipërisë, kryen gjatë luftës kundër pushtuesve, genocid dhe krime të renda kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve.

Kjo klikë terroriste dhunoi me qindra e qindra raste konventat ndërkombëtare të Gjenevës, Hagës, për mbrojtjen e popullatës civile, robërve të luftës, të sëmurëve dhe të plagosurve të luftës etj.

E vërteta të detyron, prandaj sot, është në interes të çdo shqiptari, të raportit të tij me të vërtetën historike të kombit, të shtrojë pyetjen: A u çliruam vërtet ne shqiptarët, me datën 28 nëntor 1944?

Në përpjekjen për një përgjigje objektive të kësaj pyetje, do të gjejmë se e vërteta e çlirimit tonë dhe këtu nuk e kam fjalën për datën 28 apo 29, por për çlirimin si të tillë, është një medalje me dy anë.

Në njërën anë, është  e vërtetë se, në raport me pushtimin gjerman, ne u çliruam, mbasi gjermanët në humbje e sipër të luftës, u tërhoqën nga Shqipëria dhe ne dolëm nga Lufta e Dytë Botërore të renditur në anën e aleatëve fitimtarë.

Po këtë ditë, Enver Hoxha u instalua në Tiranë me qeverinë e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjatë të fitores.

Për këtë akt historik, flijuan jetën dhe rininë e tyre gjatë luftës, mijëra djem dhe vajza, burra e gra të kombit tonë dhe, dhjetëra mijëra të tjerë luftuan me guxim, vendosmëri pushtuesit nazifashistë dhe renditën kështu Shqipërinë, në anën e drejtë të historisë.

Nderimi, për ata që flijuan jetën për idealet e lirisë, do mbetet i përjetshëm.

Gjaku dhe sakrifica e tyre qendron ne themele të lirisë sonë kombëtare. Sikundër, i tillë do mbetet nderimi edhe për të gjitha ata që luftuan kundër pushtuesve për lirinë kombëtare dhe nuk u sollën gjatë luftes si Kainë ndaj vëllezërve të tyre, nuk kryen akte terroriste, genocide dhe krime kundër njerëzimit. Ndërsa, këta të fundit, për krimet e tyre kanë perfunduar aty ku dhe e kanë vendin, si xhelatë të popullit tyre, në koshin e plehrave të historisë.

Dua të shtoj këtu, se keto të vërteta historike nuk mund të mohohen, pavarësisht nga manipulimet dhe falsifikimet monstruoze të luftës nga historianët  hoxhistë, si: rritja me disa herë i numrit të të rënëve, shpikja e betejave edhe të paqena, stërfryrja e humbjeve të shkaktuara armikut etj etj.

Këto të verteta për luftën partizane nuk mund të mohohen, sikundër nuk mund të mohohen genocidi dhe krimet kundër njerëzimit që udhëheqja komuniste shqiptaro-sllave kreu gjatë luftës me falangat e veta terroriste, sistematikisht gjatë luftës, dhe për të cilat meritojnë çdo dënim, madje nuk mund të mohohen as dhe karakteri vëllavrasës dhe civil që dominoi këtë luftë, pasi Enver Hoxha dhe klika e tij për qëllime të pushtetit personal dhe i urdhëruar nga padronët e tij serbë, i dhane asaj pas shkelmimit të Marrëveshjes historike të Mukjes në shtator të vitit 1943.

Në idenë e saj lufta kundër pushtuesve ishte një luftë e drejtë.

Aleatet anglo-amerikane kishin njohur, vlerësuar dhe mbeshtetur, financuar dhe furnizuar me armë uniforma, ushqime, specialistë ushtrinë partizane. Qeveritë e tyre kishin përshendetur që në fillim luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve.

Në mënyrë të pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe njesitë më të organizuara dhe më numerike ne teatrin e luftës në Shqipëri, dhe kjo, jo për shkak të mbështetjes së tyre të gjere në popull.

Por, para së gjithash për shkak të dobësive të pamohueshme të nacionalistëve shqiptarë. Eshtë i drejtë dhe plotësisht i justifikuar dhe mendoj unë i detyrueshëm, denimi me ashpersi i të gjitha qendrimeve  çnjerëzore antikombetare i klikës serboshqiptare që udhëhoqi luftën parizane.

Por është tejet i gabuar mohimi i luftës, i gjakut të derdhur dhe sakrifcave të medha që partizanet bënë për liri.

Nuk duhet të harrojme asnjëherë se, renditja në anën e drejtë  të Luftës së Dyte Botërore, pati një rëndësi të veçantë për Shqipërinë.

Kjo, jo vetëm për dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, por edhe për faktin së,  me gjithë mbeshtetjen  që aleatët i kishin dhënë luftës së popullit shqiptar kundër pushtueseve, ata që në krye të herës kishin lënë te hapur dhe këtu, me sa duket ndën ndikimin e Greqisë, çështjen e përcaktimit  kufijve të Shqipërisë. Sipas tyre, kufijtë e Shqipërisë do të caktoheshin pas luftës në Konferencën e Paqes. Duhet thene se, megjithëse luftën në anën e aleatëve, kombi shqiptar u trajtua de facto si i humbur dhe mbeti i copëtuar siç ishte padrejtesisht para luftës dhe akoma më keq, aleatët me kërkesë të Greqise lanë për shkak të luftes italo-greke të hapur mundësine e trajtimit të Shqipërisë si palë e humbur. Këtu qendron më shume se në çdo drejtim tjetër dhe rëndësia e pamohueshme e renditjes së Shqipërisë në anën e aleatëve. Mbasi renditja në anën e kundërt edhe mund të shoqërohej me ndëshkime të renda si pale e humbur. Por nuk duhet mohuar se, çështja e vendosjes së kufijve të Shqipërisë në Konferencën e Paqes mbartte në vetvete mundesinë e kërkesës nga pala shqiptare të bashkimit të Kosoves dhe të trojeve tjera shqiptare me Shqiperinë, natyrisht kjo në rast se shqiptarët do luftonin të  bashkuar kundër pushtuesve nazifashistë siç vendosen edhe më ndërmjetesimin e aleatëve britanikë në Mukje.  

Por ana tjetër, ana e zezë e medaljes se dates së 28 nëntorit 1944, pra datës se Çlirimit është se kjo datë në të vërtetë nuk do të shenonte çlirimin e vërtetë të shqiptarëve dhe Shqipërisë,

por vetëm do të shenonte apo sillte zëvendësimin e pushtimit gjerman me specifikat e tij me pushtimin serb, jugosllav shumë herë më të rrezikshëm për vetë ezkistencën e kombit shqiptar si dhe vendosjen diktaturës 46 vjeçare më të egër, me moniste, si pushtimi i brendshëm më barbare, që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre. Kështu që, kjo ditë e nëntorit të vitit 1944, në vend që të ishte dita e mrekullisë kombëtare dhe viti 1944 te ishte annus mirabilis, ështe dita e vendosjes se nje pushtimi të zi dhe nje annus horribilis për shqiptarët. 

Këtu më poshtë do të ndalem shkurtimisht në vendosjen e pushtimit serb, jugosllav pas 28 nëntorit të vitit 1944 në Shqipëri.

Zëvendësimi i pushtimeve ndodhi sepse…

Në Tiranë, në pushtet do të vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udhëhequr nga serbët e PKJ dhe Tito, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, të cilët pasi shisnin Kosovën, kishin vendosur dhe punonin së bashku me Beogradin për projektin ogurzi e antikombëtar, aneksimin e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Jugosllavisë. Pra, më 28 nëntor të vitit 1944, shqiptarët festuan çlirimin, lirinë, duke brohoritur për një klikë terroriste shqiptaro-serbe që u instalua në pushtet në Tiranë dhe hyri në një pushtim të ri të dyfishtë, pushtimin serbo-jugosllav dhe pushtimin komunist.

At Zef Pllumi, dëshmitar i çlirimit të Shkodrës, shkruan në kryeveprën e tij ‘Rrno vetëm me tregue’ se: më datën 29 nëntor Shkodra u gjet e mbushur me flamuj jugosllavë dhe se në këmbanoren e Katedrales së qytetit, flamuri shqiptar pa yll u zëvendësua nga një partizan me flamurin jugosllav.

Pra, në qytetin e përjetshëm të shqiptarëve valvitej flamuri i pushtuesve të rinj si dëshmi tragjike e zëvendësimit të pushtuesve. Flamuri i pushtuesit që iku u zëvendësua jo me flamurin kombëtar, por me flamurin e pushtuesit të ri. Kështu, më 28 nëntor të vitit 1944, shqiptarët festuan çlirimin, lirinë, të mashtruar si kurrë më parë në historinë e tyre, dhe duke mos e kuptuar ndoshta shumica e tyre se pikërisht këtë datë ata hynë në një pushtim të ri. Më saktë ata brohoritën atë ditë një klikë shqiptaro-jugosllave me në krye Enver Hoxhën që u instalua në pushtet me projektin makabër të asgjësimit të lirisë së tyre kombëtare, pavarësisë së Shqipërisë dhe aneksimin e saj si Republikë e 7-të në federatën e sllavëve të jugut të dominuar nga serbët, armiqtë shekullorë të kombit shqiptar.

 Pas kësaj dite, pra 28 nëntorit 1944, instalimit në Tiranë të klikës shqiptaro-serbe të Enver Hoxhës, vendosjes së veriut të Shqipërisë dhe më pas edhe Kosovës nga Tito në pushtim dhe administrim ushtarak, genocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Shqipëri dhe në Kosovë do të merrnin dhjetra mijëra jetë të pafajshme ose do të largonin nga vendi mbi qindra mijëra shqiptarë.

Me këtë dhunë dhe terror të egër ndaj shqiptarëve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtritë e tyre partizane, do të vazhdonin të ecin me vendosmëri në zbatimin e doktrinës së Çubrilloviçit në Kosovë, por në njëfarë mënyre edhe në veriun e Shqipërisë dhe manu militari do të zhduknin çdo pengesë në rrugën e rianeksimit të plotë të Kosovës si krahinë e Republikës së Serbisë, si dhe për asgjësimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe bashkimin e kësaj të fundit me Federatën e Sllavëve të Jugut, si Republikë e shtatë e saj.

Aneksimi i Shqipërisë nga Federata Jugosllave ishte akti i fundit i tragjedisë së madhe shqiptare që Josif Broz Tito, PKSH dhe Enver Hoxha po realizonin ndaj shqiptarëve.

Ky akt, vinte si kurorëzim i instalimit të kalit të Trojës në Tiranë, injorimit total gjatë luftës nga Enver Hoxha të çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, vendosjes së tyre në varësi të PKJ dhe mbështetjes së plotë të pushtimit serb të këtyre trojeve shqiptare.

Aneksimi i Shqipërisë si Republikë e 7-të e ish-Jugosllavisë, ishte një projekt i Titos dhe udhëheqjes jugosllave që në vitet e luftës.

Me përfshirjen e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Federatës Jugosllave, përveç ëndrrës së vjetër të Serbisë, daljes së saj në Adriatik, Durrës, sipas tyre do të merrte një zgjidhje përfundimtare edhe problemi i shqiptarëve të Kosovës në kuadrin të Federatës së Jugosllavisë. Madje, duket se për këtë projekt, ata kishin bindur edhe vetë Stalinin, i cili në takimin me Titon dhe delegacionin e tij në Moskë, sipas Milovan Gjilas, i kishte porositur që të “gllabronin Shqipërinë”. Në të vërtetë, në dokumentin e AVNOJ-it, në nëntor 1943, udhëheqja komuniste jugosllave nuk ftoi fare përfaqësuesit e Kosovës dhe në kundërshtim me atë që kishte premtuar, Kosovën e la si krahinë të Serbisë. Në këtë konferencë, Tito shpalli në letër Republikën Federative të Jugosllavisë dhe njësitë apo republikat e saj. Ai në këtë dokument kishte lënë të hapur mundësinë e pranimit në federatë të republikave të tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqipërinë, por duke vetkuptuar, para se gjithash, atë.

Kështu që pas datës 28 nëntor 1944, jo rastësisht, por në funksion të zbatimit të projektit të aneksimit të Shqipërisë nga federata e Titos, në zyrat e pushtetit të ri në Tiranë, në të gjitha nivelet e tij në parti, qeveri, ushtri, polici, sigurim, arsim, tregti, ndërtim, miniera, etj., etj., do të vërshonin mijëra këshilltarët jugosllavë, vendim-marrësit e vërtetë të vendit.

Jugosllavizimi me shpejtësi dhe në çdo qelizë të shtetit dhe shoqërisë shqiptare ishte misioni i tyre më kryesor. Madje, autoritetet jugosllave, me lejen e Hoxhës, do të instalonin në Shkodër, legalisht, një seksion të shërbimit të tyre famëkeq OZNA, që vepronte e ushtronte terror, njësoj si në Kosovë, i pavarur dhe me autoritet të plotë mbi qytetarët shqiptarë në të gjithë veriun e vendit.

Ky seksion i OZNA-s, në mënyrë të pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rrëmbenin e paketonin për në ish-Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brenda territorit të Shqipërisë, qindra dhe qindra shqiptarë, të cilët ky shërbim i konsideronte anti-jugosllavë.

Në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët e Titos dhe me zell dhe entuziazëm të veçantë, udhëheqja komuniste e Shqipërisë do të përfundonte dhe do të firmoste me shpejtësi të rrufeshme, që në muajin dhjetor të vitit 1944, Traktatin e Bashkëpunimit dhe Ndihmës së dyanshme midis Tiranës dhe Beogradit, si paradhomë ligjore e bashkimit midis dy vendeve. Traktatin rrufeshëm e firmosi vetë Marshalli Tito.

Të dy qeveritë, po në procesin e bashkimit të plotë të dy vendeve, firmosën një seri marrëveshjesh të tjera për bashkimin ekonomik, doganor, monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej më vonë nga historianët hoxhistë, E. Hoxha firmosi dhe pranoi që të dislokoheshin në Shqipëri divizione të ushtrisë Jugosllave, dhe pas kësaj, ai i propozon Titos bashkimin e ushtrive me një Komandë dhe Shtatmadhëri të përbashkët, pra unifikimin e komandës ushtarake të të dy ushtrive.

Në sistemin arsimor të Shqipërisë, në të gjitha nivelet, serbishtja u bë gjuha e detyruar. 

Shkollat, klasat dhe oborret e tyre mbusheshin nga këngët dhe brohoritjet për Marshallin Tito.

Muzika, folklori, dhe prodhimet e tjera artistike jugosllave mbushnin boshllëkun që krijohej nga ndalimi i veprave letrare dhe artistike të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë që nuk kishin mbështetur apo kishin kundërshtuar vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri.

Enver Hoxha mbante fjalime në Kuç e gjetiu kundër Fishtës, do të krahasonte gjeniun e epikës së letrave tona me Vladan Gjeorgjeviçin, ish-kryeministrin serb i cili kishte kryer masakra ndaj shqiptarëve dhe ishte shprehur se “shqiptarët janë njerëz primitive”.

Ekonomia shqiptare u vendos nën duar dhe kontrollin e dhjetra e qindra ndërmarrjeve jugosllave që u krijuan me shpejtësi në Shqipëri. Të gjitha shkëmbimet tregtare bëheshin pothuajse ekskluzivisht me Beogradin. Nga këto shkëmbime, Beogradi grabiste nga Shqipëria një sasi kolosale të mbi 200 tonelata flori dhe mijëra tonelata mallra të tjera, të cilat pushtetarët komunistë ua konfiskuan tregtarëve, sipërmarrësve dhe qytetarëve shqiptarë dhe morën nga Jugosllavia kundrejt vlerës punishte, vagona, hekurishte të pavlera. Për Enver Hoxhën dhe suiten e tij serbofile antishqiptare, zhdukja e Shqipërisë së pavarur nga harta dhe bashkimi i saj me Federatën Jugosllave si Republika e 7-të, ishte e ardhmja më e mirë dhe më e sigurt për kombin shqiptar.

Në kontekstin e aneksimit të Shqipërisë dhe asgjësimit të pavarsisë së saj, në mbledhjen e Byrosë Politike më 8 janar 1945, Enver Hoxha si promotor kryesor i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, propozoi “bashkimin e PKSH me PKJ mbi baza federative, me sekretar të përgjithshëm të PKSH, Marshallin Tito, si kusht i domosdoshëm për bashkimin e Shqipërisë me Federatën Jugosllave.” Vendosmërinë e tij për zhdukjen e pavarsisë së Shqipërisë dhe bashkimin e saj si Republikë e 7-të me Federatën Jugosllave, Enver Hoxha do ta dëshmonte edhe nëpërmjet një letre drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Në këtë letër, ndër të tjera, Enver Hoxha shkruan: “nga shoku Savo, na është sugjeruar një hap tjetër përpara në lidhje me formimin e shteteve tona, domethënë, në rast se shkohet sa më shpejt në bashkimin e dy popujve tanë,” dhe se: “ky bashkim, s’ka asgjë formale, por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për federatën dhe për këtë gjë, në vendin tonë punohet me të gjitha format,” dhe vazhdon: “por çështja që ne duhet të marrim iniciativën e parë për të kërkuar këtë gjë, sikundër na është sugjeruar nga shokët jugosllavë që përmenda më lartë.” Hoxha gjithashtu shprehet: “Ne kemi nevojë të na thuhet nga ju, nëse ka ardhur momenti kur ne duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit dhe të arrijmë në konkluzione.” Dhe, së fundi, ai shkruan: “Ne kemi bindjen se, sikundër Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqaroje dhe do të na këshillojë hapat, dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona.”

Po në këtë linjë është edhe deklarata e Titos, dhënë agjensisë AP, në vitin 1946, se, “Kosova dhe territoret e tjera shqiptare do t’i aneksohen Shqipërisë”. Kjo deklaratë, është bërë vetëm e vetëm me projektin e “gllabërimit të Shqipërisë etnike” pra, Shqipërisë, Kosovës dhe territoreve të tjera shqiptare, si dhe shndërrimin e tyre në Republikën e shtatë të Jugosllavisë. 

Ky projekt ogurzi, në të cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar edhe ecte me orën e Beogradit, që po shkonte i sigurt dhe pandalshëm drejt realizimit të tij, do të dështonte vetëm për shkak të keqësimit dhe prishjes së shpejtë të marrëdhënieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo që nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë apo marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave, por që sigurisht, tashti Stalini nuk do të pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito, të Shqipërisë. 

Këto të dhëna dëshmojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se ajo që quhet datë çlirimi dhe që e majta shqiptare në tërësi, që nga Enver Hoxha gjer te neobllokmenët e sotëm e Edvin Kristaq Rama, mban për arsye të mirëfillta ideologjike si kryefestën e tyre, e festojnë gjithnjë, më shumë se çdo festë tjetër, është njëkohësisht për kombin shqiptar një ditë me hipotekë të zezë, madje me të zezën në kalendarin e shtetit shqiptar.

Kjo ditë shënon largimin, tërheqjen e gjermanit të fundit nga Shqipëria dhe vendosjen e pushtimit të ri dhe të plotë të shqiptarëve nga serbët, armikët e tyre shekullorë. Shqiptarët dhe serbët në shekuj ishin përballur me dhjetra e dhjetra herë.

Nga mesi i viteve 1800 e këtej, serbët i kishin fituar në tërësi të gjitha luftërat kundër shqiptarëve, kishin dalë në Durrës dhe pushtuar shumicën e territoreve të tyre, kishin kryer genocid dhe masakrat më të tmerrshme ndaj tyre.

Por në të gjitha këto lufta, serbët kishin pasur ndihmën politike, ushtarake, financiare të perandorive më të mëdha të kohës, përveç Austro-Hungarisë.

Kurse fitoren e tyre më të madhe ndaj kombit shqiptar, fitoren e 28 nëntorit të vitit 1944 serbët e arritën jo me mbështetje dhe ndërhyrje direkte në anën e tyre të fuqive të mëdha, por e realizuan nëpërmjet shqiptarëve, lëvizjes jugosllave që themeluan dhe udhëhoqën në Shqipëri dhe Kosovë me Enver Hoxhën dhe veglat e tij.

Tragjike është se sot, pas 80 vitesh, e majta shqiptare në Shqipëri, me në krye argatin e Beogradit Edi Ramën, me gjithse ish-pushtuesit e asaj kohe, janë miqtë dhe partnerët tanë strategjikë, mbajnë si kryefestë të saj ditën e largimit të gjermanit të fundit nga Shqipëria dhe ditën e parë të pushtimit serb, dhe kjo vetëm si trashëgimi të etërve barbarë e tradhtarë.

Tragjike është se sot, pas 8 dekadash, Edvin Kristaq Rama deklaron para shqiptarëve se ai ka mik dhe është krenar me miqësinë me presidentin serbomadh Aleksandër Vuçiç, ish-Goebbelsin e Millosheviçit, i cili gjatë vizitës së tij të fundit në Veriun e Kosovës do të betohej se Serbia do të bëhet më e madhe, vetëkuptohet pra duke marrë dhe spastruar territore të tjera të Kosovës.

Në mënyrë të përsëritur, ky serbomadh do të deklaronte se qëllimi i udhëheqjes shqiptare në Kosovë është: “shkatërrimi i shtetit tonë”, dmth kërkon të mbajë shtetin e Serbisë në Republikën e Pavarur të Kosovës.

Tragjike është se sot, pas dy dekadash të çlirimit të Kosovës, argati i Beogradit në Tiranë, apo Pashiqi i Tiranës, njësoj si dikur Enver Hoxha, Miladinet Dushanet, Fadil Hoxhet, mbajnë në duar dhe tundin flamurin e zi të Serbisë së Madhe.

Në projektin e ndarjes dhe copëtimit të Kosovës, Edvin Kristaq Rama, në akt tradhtie të hapur kombëtare, lidhi Shqipërinë në Aleancë Trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë dhe vendosi Kosovën në darën e klikave armiqësore serbo-shqiptaro-maqedonase në nismën “Ballkani i Hapur”, me të cilën, së bashku me patronin e tij, iu kundërvune haptas nismës së BE, procesit të Berlinit.

Pas agresionit barbar të Rusisë së Vladimir Putinit ndaj Ukrainës dhe vendosjes së sanksioneve nga Bashkimi Europian dhe NATO ndaj Rusisë, Putini i vogël i Ballkanit, Aleksandër Vuçiç, refuzoi zbatimin e këtyre sanksioneve.

Ndërkohë, ky armik i egër i kombit shqiptar do të ishte i pari në Europë që, në një akt të turpshëm dhe armiqësor, vendosi sanksione ndaj Kosovës.

Përveç këtyre, Edi Rama, si vasal i Beogradit, po zbaton në Shqipëri politikën e shpopullimit dhe shkombëtarizimit.

Me dhunë, terror, vjedhje të votës, grabitje të miliarda e miliardave euro nga fondet dhe pasuritë publike të shqiptarëve, më keq se çdo pushtues tjetër në tërë historinë e tij, ai shndërroi shqiptarët në popullin e gomoneve dhe deboi me varfëri dhe vrasje shprese nga vendi.

Në 10 vjet, vetëm në hapësirën e Shengenit, 1.1 milion shqiptarë, ose 38% e popullatës, dmth më shumë se çdo luftë civile ndaj një kombi tjetër.

Kategori
Uncategorized

The Albanian Kingdom – the promoter of the Anti-Fascist War 

The Albanian Kingdom – the promoter of the Anti-Fascist War 

Ekrem Spahiu

History provides all the historical, political, legal, and military evidence that the Albanian Kingdom promoted resistance and the Anti-Fascist War.    

Communist historiography, despite inalienable evidence and impartial reasoning, fabricated alibi for Zog’s relationship with Italy, as if he sold Albania as if he welcomed the fascist invasion with open arms, and as if he abandoned the country.

But historical truth is not determined ideologically.

It is a fact that Zogu addressed the largest volume of economic and military relations with Italy. But we ask: What time and which Albanian citizen has not considered Italy the greatest strategic partner? Even the Albanian communist state considered that “Our relations with Italy are normal, they have improved continuously, and there are all possibilities for their further improvement.”   

It is important to point out that at the moment when King Zog found that Italy had far-reaching goals of conquering Albania, he did not accept the Italian fascist invitations, requests, ultimatums, or pressures to bind Albania eternally to the so-called “treaties of common defenses,” which were political instruments of military pre-occupation, a “suffocating embrace of Italy,” as one researcher would describe it. Italy probably prejudged King Zog as a statesman who could “give in to an Italian pressure against his will, or his interests”. Within this bias, the Italian side had thought that the financial threat could be used as pressure to accept the renewal of the Treaty and that “the policy of tightening the screws, cutting off aid, i.e., the suspension of the payment of the loan installment… would be Archimedes’ lever that would break the king”. But these pressures, as proven in many documents, “failed to shake him from his irrevocable position.”  

It is already proven by authentic documents that “From the middle of February 1939, the Italian-Shipitaro relations took a further turn for the worse when the king of the Albanians started playing with open cards” and that King Zog’s efforts to denounce Italian subversive activity, the Italian side sought to suffocate them through its efforts even “to eliminate King Zog”, as the main obstacle to the invasion plans. 

If King Zog had “sold” Albania, as communist historiography suggests, then Italy would have come to Albania with tourist yachts. On the contrary, it is already universally known that Italy invaded Albania with a well-studied military plan through a real military operation, where the forces of large operational units of over 25,000 soldiers, hundreds of warplanes, dozens of warships, etc., were engaged.

Meanwhile, the dignified resistance of the Albanian army and gendarmerie, led by Major Abaz Kupit, one of Zog’s loyal soldiers, is also officially recognized.     

Communist historiography, even the later one, has anathematized the departure of King Zog from Albania as if it constituted “abandonment of the anti-fascist war”. But with sound, not blind reasoning, we find Haakon VII of Norway refused to bow to German pressure in World War II to abdicate, inspired army resistance, went into exile in England, and returned from exile to Norway in June 1945, thus enjoying the respect of the Norwegian people. Queen Wilhelmina of the Netherlands was subjected to almost the same fate. Despite this, King Leopold III of Belgium stayed put but, forced by German military supremacy, was forced to surrender, which cost him a long political and humiliating ordeal until the loss of the throne.

King George II of Greece, Grand Duchess Charlotte of Luxembourg, King Peter II of Yugoslavia, President Edvard Beneš of Czechoslovakia, and President Vladysłav Raczkievicz of Poland went into exile during the Nazi occupation of their countries. 

No one declared these heads of state “traitors” of their countries. They simply did not accept the invasion and, therefore, they would not accept the humiliation that they would suffer from a power tens of times larger and more ferocious than Nazi Germany.

Then, even the sound reasoning of Albanian historiography should write in large letters that Zog’s departure from Albania was an expression of the rejection of the invasion, sparing the prestige of Albania and itself the humiliation from the fascist or Nazi invaders.  

If we were to accept the communist thesis that Zogu “sold” Albania, we would also have to accept the thesis that he would naturally go to settle in some villa in Italy, where he would be greeted with flowers. But, as is well known, Zogu never set foot in Italy his entire life. Despite this, he chose to stay and work for the anti-fascist war precisely in Britain. This country led the war against fascism and Nazism to exercise its anti-fascist and anti-Nazi commitment through active diplomacy in London and the activation of Zogist forces inside Albania in support and support of the Great Anti-Fascist Alliance.

Meanwhile, his loyal forces in this war, led by Abaz Kupi, continued the anti-fascist resistance, precisely in the period when no other political force had started this war. Abaz Kupi preserved exactly the anti-fascist legacy and loyalty of the King, continuing the anti-fascist resistance even further, accepting, at the same time, to cooperate with the other anti-fascist military forces of the country, being accepted for this attitude and contribution as an equal member of the Staff of General Antifascist.

Thus, history has all the historical, political, legal, and military evidence and justifications that the Albanian Kingdom promoted resistance and the Anti-Fascist War. History is not made with ideological reasoning. Therefore, just as the Kingdom was monumentalized as a state, so its anti-fascist contribution, that of Ahmet Zogu and the Albanian royalists, should and will be officially monumentalized

Kategori
Uncategorized

BE-ja është në një periudhë formimi, në SHBA një administratë e re po hyn në Shtëpinë e Bardhë dhe lufta në kontinentin tonë.

✍🏽 Jessica Rosencrantz, ministër i BE-së

Është një kohë interesante dhe sfiduese për të qenë ministër i BE-së, për të mos thënë aspak. BE-ja është në një periudhë formimi, në SHBA një administratë e re po hyn në Shtëpinë e Bardhë dhe ka luftë në kontinentin tonë.

Kur pyetjet e mëdha janë ndërkufitare, duhet edhe përgjigjet.

Ishte një mesazh qendror kur kryeministri prezantoi deklaratën e BE-së më 13 nëntor, në ditën e 30 vjetorit që kur populli suedez votoi po për BE-në.

Dhe ndoshta bashkëpunimi i BE-së nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm.

Katër fjalë për K-në përmbledhin mjaft mirë arsyen – lufta, krimi, konkurrueshmëria dhe klima

Për më shumë se 1000 ditë, populli ukrainas ka luftuar për lirinë e tij dhe të Evropës.
Fitimi i luftës nga Ukraina është një çështje ekzistenciale.
Suedia po kërkon mbështetje të fortë të vazhdueshme nga BE dhe për të rritur presionin ndaj Rusisë.

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, qeveria e drejtuar nga e moderuara dha së fundmi një mesazh të qartë –

Paralelisht me mbështetjen për Ukrainën, BE-ja dhe vendet anëtare të saj duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit tonë.

Kur bëhet fjalë për krimin, puna në nivel të BE-së duhet të jetë po aq agresive sa në Suedi.

70 për qind e bandave në BE janë aktive në të paktën tre vende.

Europolit duhet t’i jepet një rol më i spikatur dhe nevojitet më shumë bashkëpunim ndërkufitar

Për të qenë në gjendje të ndjekë paratë e kriminelëve, të ndalojë drogën në portin e parë të thirrjes dhe të sigurojë që autoritetet e zbatimit të ligjit të kenë akses në komunikimet e koduara të kriminelëve.

Një BE konkurruese është një BE e fortë dhe një partner i rëndësishëm bashkëpunimi.

Por BE-ja ka mbetur jo vetë prapa SHBA-së por dhe pjesëve të Azisë.

Sot, më shumë se 90 për qind e rritjes ekonomike në botë ndodh jashtë BE-së.

Para presidencës suedeze të BE-së, interesi për çështjen e konkurrencës ishte i ulët. Më pas, Suedia e vuri këtë çështje në krye të rendit të ditës.

Sot, situata është krejtësisht ndryshe dhe diskutimet sillen rreth mënyrës se si të forcohet konkurrueshmëria.

Suedia po punon në mënyrë aktive për të përcaktuar përgjigjen. Sepse konkurrenca nuk mund të blihet me subvencione dhe tarifa shtetërore.

Ne kemi nevojë për një treg të brendshëm më të fortë me më pak pengesa, një treg të thelluar dhe të përmirësuar të kapitalit – mundësisht me reformat suedeze si model, tregti të lirë, më shumë universitete lider në botë dhe më shumë kërkime të avancuara.

Konkurrueshmëria shkon paralelisht me çështjen e klimës.

Nëpërmjet objektivave detyruese të klimës dhe legjislacionit që drejton efektivisht drejt emetimeve të reduktuara, Suedia dhe BE-ja kanë marrë një rol udhëheqës në tranzicionin e gjelbër.

Mbi të gjitha, përmes paketës klimatike Fit for 55, në të cilën Suedia mori pjesë dhe u vendos gjatë presidencës. Tani duhet të zbatojmë legjislacionin dhe t’u japim kompanive dhe industrisë kushtet për të ndryshuar

Më lejoni të them disa fjalë edhe për migracionin.

Si siguria e brendshme ashtu edhe ajo e jashtme kërkon që BE të ketë kontroll mbi migrimin dhe kufirin e saj të jashtëm. Për

Për shembull, 50 përqind e anëtarëve të bandave nuk janë qytetarë të BE-së.

Pakti i Migracionit është një pikënisje e mirë, por kërkohet më shumë dhe çështja është shumë e gjallë. Sot ka një konsensus në nivel të BE-së, të cilit nuk i kemi qenë afër më parë.

Për të ndikuar në përgjigjet e pyetjeve të mëdha të kohës sonë, ne duhet të jemi në vendin ku merren vendimet – herët në procese dhe mundësisht në aleanca me njerëz me mendje të njëjtë. Ne gjithashtu punojmë për të tërhequr më shumë suedezë në institucionet e BE-së dhe inkurajojmë më shumë aktorë që të veprojnë për interesat suedeze në Bruksel. Me fuqi të kombinuar, ne rrisim ndikimin e pozicioneve suedeze në BE.

Jessica Rosencrantz
ministër i BE-së

Det är en minst sagt intressant och utmanande tid att vara EU-minister. EU är i en formativ period, i USA är en ny administration på väg in i Vita huset och det är krig på vår kontinent.

När de stora frågorna är gränsöverskridande måste också svaren vara det. Det var ett centralt budskap när statsministern presenterade EU-deklarationen den 13 november, på dagen 30 år sedan svenska folket röstade ja till EU. Och kanske har EU-samarbetet aldrig varit viktigare. Fyra ord på K sammanfattar ganska bra varför – kriget, kriminaliteten, konkurrenskraften och klimatet.

I över 1 000 dagar har det ukrainska folket kämpat för sin och Europas frihet. Att Ukraina vinner kriget är en existentiell fråga. Sverige driver på för ett fortsatt starkt stöd från EU och för att öka pressen mot Ryssland. I ett brev till kommissionens ordförande Ursula von der Leyen framförde den moderatledda regeringen nyligen ett tydligt budskap – vi vill att alla nya EU-kommissionärer ska få i uppgift att identifiera verktyg för att systematiskt begränsa Rysslands inflytande inom EU:s olika politikområden. Parallellt med stödet till Ukraina behöver EU och medlemsländerna ta ett större ansvar för säkerheten på vår kontinent.

När det kommer till kriminaliteten måste arbetet på EU-nivå vara lika offensivt som i Sverige. 70 procent av gängen i EU är verksamma i minst tre länder. Europol måste få en mer framträdande roll och det behövs mer samarbete över gränserna för att kunna gå efter kriminellas pengar, stoppa knarket redan i den första hamnen och se till att brottsbekämpande myndigheter kan komma åt de kriminellas krypterade kommunikation.

Ett konkurrenskraftigt EU är ett starkt EU och en relevant samarbetspartner. Men EU har halkat efter USA och delar av Asien. Idag sker mer än 90 procent av världens ekonomiska tillväxt utanför EU. Det håller inte. Innan det svenska EU-ordförandeskapet var intresset för konkurrenskraftsfrågan lågt. Sen satte Sverige frågan högst på agendan. Idag är situationen en helt annan och diskussionerna kretsar kring hur konkurrenskraften ska stärkas. Sverige arbetar aktivt för att definiera svaret. För konkurrenskraft kan inte köpas med statsstöd och tullar. Vi behöver en starkare inre marknad med färre hinder, en fördjupad och förbättrad kapitalmarknad – gärna med de svenska reformerna som förebild, frihandel, fler världsledande universitet och mer spetsforskning.

Konkurrenskraft går hand i hand med klimatfrågan. Genom bindande klimatmål och lagstiftning som effektivt styr mot minskade utsläpp har Sverige och EU tagit en ledande roll i den gröna omställningen. Framför allt genom klimatpaketet Fit for 55 som Sverige var med och fick på plats under ordförandeskapet. Nu måste vi implementera lagstiftningen och ge företag och industri förutsättningar att ställa om

Låt mig också nämna några ord om migration. Både den inre och yttre säkerheten kräver att EU har kontroll över migrationen och sin yttre gräns. Exempelvis är 50 procent av gängmedlemmarna inte EU-medborgare. Migrationspakten är en bra utgångspunkt men mer krävs och frågan är i allra högsta grad levande. I dag finns en enighet på EU-nivå som vi inte varit i närheten av tidigare.

För att påverka svaren på vår tids stora frågor måste vi vara på plats där besluten fattas – tidigt i processer och gärna i allianser med likasinnade. Vi jobbar också för att locka fler svenskar till EU-institutionerna och uppmuntrar fler aktörer att agera för svenska intressen i Bryssel. Med samlad kraft ökar vi genomslaget för svenska positioner i EU.

Inom kort har vi en ny EU-kommission på plats och i vår inleds förhandlingarna om EU:s flerårsbudget. Vi kavlar upp ärmarna och navigerar efter våra fyra K – för ett starkare, säkrare och mer konkurrenskraftigt Europa, och Sverige.

Vänligen,

Jessica Rosencrantz
EU-minister
Kategori
Uncategorized

Albania, the poorhouse of Europe, is characterised by a socialist kleptocracy, whose most prominent representative is the Prime Minister, Mustafa Rama.

✍🏽 Martin Henze /

The Republic of Albania is a geographical, historical and cultural part of Europe.

I am currently on a train travelling back from Ukraine. I have just received astonishing news from Albania.

The Rama government, which has been in power since 2013 after rigged elections, is running the country of Albania.

In the meantime, Rama is establishing a one-party system.

Opposition leaders are imprisoned without any legal basis.

The consequence of this is that the opposition is rendered incapable of acting.

The Albanian government is one of the most corrupt in the world. Its organisation is Rama.

Since coming to power, around 46% of the Albanian population has fled the autocracy.

Freedom of the press is severely restricted. Furthermore, there is neither an independent judiciary nor an independent executive.

State institutions are instrumentalised for propaganda or repression.

Albania has developed into a state in which drug and money laundering are widespread. This has already claimed numerous lives among European citizens.

Rama bears the political responsibility. In some cases, friends or comrades are presented in a shop window and charged with corruption, similar to the situation in Moscow.

The international community welcomes the involvement, as it believes that the rule of law is working. It would then actually have to say the same about Russia.

In the recent past, there have been demonstrations by Albanian pensioners, including this evening in Tirana.

The average pensioner in Albania receives between 150 and 350 euros, bearing in mind that they have usually worked for 40 years. They do not receive any other state benefits.

This amount is offset by monthly expenses of at least around €500.

The difference is usually paid by other family members.

Albania, the poorhouse of Europe, is characterised by a socialist kleptocracy, whose most prominent representative is the Prime Minister, Mustafa Rama.

This situation is unacceptable and requires intervention by the EU and future President Trump.

The Blinken government is not in a position to do so.

https://lnkd.in/eTkTXjUT

Republika e Shqipërisë është pjesë gjeografike, historike dhe kulturore e Evropës.

Aktualisht jam në një tren që po kthehem nga Ukraina. Sapo kam marrë një lajm befasues nga Shqipëria.

Qeveria Rama, e cila është në pushtet që nga viti 2013 pas zgjedhjeve të manipuluara, drejton vendin e Shqipërisë.

Ndërkohë Rama po vendos sistemin njëpartiak.

Liderët e opozitës futen në burg pa asnjë bazë ligjore.

Pasoja e kësaj është se opozita bëhet e paaftë për të vepruar.

Shtrohet pyetja se cilat interesa luajnë rol këtu. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2025, në të cilat partia e Ramës konsiderohet si favorit.

Ashtu si në rastin e Rusisë, akuzat për korrupsion janë përdorur për të neutralizuar forcat demokratike dhe politikanët pro-evropianë.

Qeveria shqiptare është një nga më të korruptuarat në botë. Organizata e saj është Rama.

Që nga ardhja në pushtet, rreth 46% e popullsisë shqiptare është larguar nga autokracia.

Liria e shtypit është rreptësisht e kufizuar. Për më tepër, nuk ka as gjyqësor të pavarur dhe as ekzekutiv të pavarur.

Institucionet shtetërore janë instrumentalizuar për propagandë apo represion.

Shqipëria është zhvilluar në një shtet në të cilin droga dhe pastrimi i parave janë të përhapura. Kjo tashmë ka marrë jetë të shumta mes qytetarëve evropianë.

Rama mban përgjegjësinë politike. Në disa raste, miqtë ose shokët paraqiten në një vitrinë dhe akuzohen për korrupsion, ngjashëm me situatën në Moskë. Komuniteti ndërkombëtar mirëpret përfshirjen, pasi beson se sundimi i ligjit po funksionon. Atëherë do të duhej të thoshte të njëjtën gjë për Rusinë.

Në të shkuarën e afërt ka pasur protesta të pensionistëve shqiptarë, përfshirë edhe mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Pensionisti mesatar në Shqipëri merr nga 150 deri në 350 euro, duke pasur parasysh se zakonisht kanë punuar për 40 vjet. Ata nuk marrin asnjë përfitim tjetër shtetëror.

Kjo shumë kompensohet nga shpenzimet mujore prej së paku rreth 500€.

Diferenca zakonisht paguhet nga anëtarët e tjerë të familjes.

Shqipëria, varfëria e Europës, karakterizohet nga një kleptokraci socialiste, përfaqësuesi më i spikatur i së cilës është kryeministri Mustafa Rama.

Jeta luksoze e kleptokracisë financohet nga paratë e ndihmave të shpërdoruara nga BE dhe SHBA.

Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon ndërhyrje nga BE-ja dhe presidenti i ardhshëm Trump. Qeveria Blinken nuk është në gjendje ta bëjë këtë.

https://lnkd.in/eTkTXjUT
Kategori
Uncategorized

Si u denuan nga Mehmet Shehu ” Bitellsat e Pogradecit”.

Nga Bardhi Berberi, shkrimtar /

Shkak behet njeri djale i tij, Dylberi, i cili qe ne moshen 15-vjecare gjate luftes inkuadrohet me rinine e Ballit Kombetar. Edhe pse Muhameti, vellai i madh i familjes Darova del partizan ne Brigaden e 20-te Sulmuese dhe lufton me arme ne dore deri ne clirimin e vendit, kjo nuk luajti asnje rol ne evitimin e kalvarit te mundimshem te burgjeve, internimeve e persekutimeve te familjes se artisteve. Dylberit 15-vjecar, ne vitin 1946 i behet nje gjyq ne kinema “Morava” ne Korce, ku denohet me 101 vjet burg.

Ne vitet ’50-’60 te shekullit te kaluar, orkestra e Pogradecit, me 5 vellezerit Dorava, behet me fame dhe e kerkuar ne te gjithe vendin, bile dhe jashte tij.

Nje koncert ne Shkoder i pagezon muzikantet Dorava si “Bitellsat e Pogradecit”, nderkohe qe koncerte te shumta ne Elbasan, Durres, Tirane etj., qe ngrene ne kembe rinine e vendit, u shton famen, por dhe pergatit nje kalvar tjeter te rende per ta.

Fama e nje orkestre me emer ne qytetin e Pogradecit, e njohur ndryshe ne opinionin e gjere si “Bitellsat e Pogradecit”, e perbere nga 5 vellezerit Dorava dhe familjare te tyre, jo vetem qe nuk do te “zbuste” njollen e persekutimit nga lidhja e djalit te vogel 15-vjecar me Ballin Kombetar ne Luften e Dyte Boterore, por do te kujtonte udheheqjen e kohes per te urdheruar ndeshkimin e me tejshem te tyre me dekada te tjera burgimi e internimi.

Ne nje vizite qe bene ne qytetin buze liqenit kryeministrat cek dhe bullgar, te mahnitur nga klasi i orkestres “Dorava” ne mjediset e turizmit te qytetit, ne fund i drejtohen kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu: “Ne Shqiperine e vogel gjetem nje orkester te madhe. Ke nje orkester internacionale, koleg!”. “He, ju jeni ata te Staroves?!”- u drejtohet me kercenim muzikanteve Mehmet Shehu. Kaq u desh. Nis ferri per artistet Dorava. 


15-vjecarin e denuar me 101 vjet burg, Mehmeti ia ul ne 25 vjet

Sapo kishte mbaruar lufta. Ishte viti 1946 e ne kinemane “Morava” te Korces, ne banken e te akuzuarve, ngjitet nje i ri 15-vjecar. eshte Dylber Dorava, me i vogli i Doravajve.

Akuzohet se gjate luftes eshte bashkuar me rinine e Ballit Kombetar, ne kampin kundershtar te partizaneve. Denohet me 101 vjet burg. Edhe pse Muhamet Dorava, vellai i madh i te atit kishte qene partizan ne lufte, masa e denimit per 15-vjecarin qe e rende, ndersa per familjen nisin internimet, vuajtjet e me pas edhe burgime.

I rikthyer keto dite ne Pogradec pas 37 vjetesh, Muhamet Dorava, mbi te 80-at, rikujton ata dite te veshtira te 6 dekadave me pare. 

Kishte vetem pak kohe qe Dylberi ishte derguar ne burgun famekeq, kur ne kete kamp shkon per vizite Mehmet Shehu. Mes te denuarve, Shehut i bie ne sy nje djale i vogel, trupimet dhe e pyet: “

“Po ti, mor djale, sa vjet je denuar?”
“101 vjet “- i pergjigjet Dylberi Mehmet Shehut. 
“Pse kaq shume?”- pyet kryeministri. 
“E dine ata qe me kane denuar!”- i kthen pergjigje 15-vjecari, duke e pare drejt ne sy Mehmet Shehun.

Mehmet Shehu urdheron ulje te denimit per 15-vjecarin; nga 101 vjet, ne 25 vjet burg.

Sapo mbaron 10 vjet burg, e lirojne dhe Dylberi, ne vitin 1956, vjen ne Pogradec. Vjen ne Pogradec prane familjes. Martohet dhe lind tre femije, nderkohe qe per shkak te biografise, caktohet te punoje ne Hotolisht te Librazhdit ne nje lokal buze rruges si bufetier. Dylberi ben nje lutje te vije ne Pogradec te kujdeset per femijet se i kishte te vegjel. E sjellin ne Pogradec. Por perkohesisht…


Denimi tjeter me 20 vjet burg per agjitacion e propagande

Dylberi rivihet perseri ne pranga dhe rinis jeten e qelise. Del perseri para trupit E denojne edhe me 10 vjet te tjera burgim. Kete radhe denimi eshte per agjitacion dhe propagande kunder vijes se partise e pushtetit popullor. Kete radhe, “selia” e vuajtjes se denimit per muzikantin Dorava nuk eshte burgu i Burrelit, por ai i Spacit te Mirdites. E ben kohen e burgimit dite me dite ne kete ferr.

Diten qe do te dilte nga burgu i Spacit, sapo e percjellin shoket e tek ndahet me ta, ne afersi te daljes se korridorit te qelive, pa prangat ne duar, i afrohet nje gardian dhe i thote:

“Te kerkojne pak ne zyren e drejtorit te burgut per te firmosur dicka!”.

Perballet me nje te papritur te dhimbshme.

Sapo futet ne zyren e drejtorit, pa se, pervec titullarit, aty ishin dhe dy police qe kishin pranga te gatshme ne duar.

Teksa dy policet i rivene perseri prangat ne duar Dylber Doraves, drejtori, i ngritur ne kembe, i thote: “Do te besh edhe 10 vjet te tjera denim se ke bere agjitacion dhe propagande ne burg!”. 


Kete radhe denimi ishte pa gjyq. Keshtu Dylberi kreu ne kete burg edhe 10 vjet te tjera denim, duke mbushur plot 30 vjet burg. Teksa tregon kete moment te rende per vellane e familjen e tyre, i moshuari Muhamet Dorava, risjell biseden e castit qe pati me te vellane per kete moment. “E pyeta vellane si e perballove shtesen tjeter prej 10 vjetesh burg kur ishe pergatitur per te dale nga ai ferr”, -pohon Muhameti. Ndersa fjalet e te vellait ishin: “Nuk me beri pershtypje, isha i pergatitur per gjithcka prej tyre, ndonese nuk e prisja qe ne momentin e kalimit te pragut te ferrit te Spacit te me rivinin prangat e sapohequra e te me denonin edhe me 10 vjet te tjera burgim!” Por per muzikantin qe u fut ne burg ne moshen 15 vjec e doli andej i thinjur pas 30 vjetesh, ne moshen 45 vjec, edhe vitet e mevonshme, perfshire ato te fillimit te demokracise ne vend, nuk qene te mbara. Ate, sic tregon mes loteve Muhameti, e ndoqi fati tragjik. Dylberi, me vize ne xhep per te shkuar tek tre femijet e tij ne Kanada se bashku me bashkeshorten, vdes papritur, duke iu shuar jeta pa pare asnje dite te bardhe.


Rikthimi i permallshem pas 37 vjetesh

Sapo makina del siper, ne Qafen e Thanes e shfaqet pamja e kalter liqenit si ne nje ekran filmi, Muhameti zhytet i teri ne nje meditim te thelle me syrin prane xhamit te makines.

“Kam mall e brenge per qytetin tim te lindjes, vij ketu pas 37 vjetesh”, -pohon ai. Sapo mberrin ne qender te qytetit drejtohet me nje hap te shpejte drejt Turizmit te vjeter, veshtron lulishten, te vendi ku ishte dikur podiumi i orkestres me fame ne vitet 50 – 60, orkester qe tronditi jo vetem Pogradecin, por te gjithe Shqiperine. Me syrin e malluar ai veshtron vendin ku ka qene salla e vjeter e shfaqeve, por ajo mungon, eshte prishur. Qyteti ne keto 37 vjet qe ai ka munguar ka ndryshuar shume gjithcka dhe si ne nje retrospektive i vijne para syve te gjitha. 

Muhamet Darova eshte vellai i madh i pese vellezerve Darova. Edhe pse i ka kaluar te tetedhjetat dhe ka vite qe nuk duket ne skene dhe as ne ekran, imazhi i tij na vjen ne kujtese si nje forme dashurie per mjeshtrin e madh te fizarmonikes qe ngriti ate orkester te madhe. Dikur Pogradeci mburrej me liqenin me koranin e famshem, por edhe me orkestren e madhe te vellezerve Darova qe i kaloi kufijte e Shqiperise. “Jeta jone eshte nje kalvar i mundimshem cnjerezor, burgje, internime e ndeshkime, por muziken nuk e vune ne pranga, ajo na lidh e na mban te pandare me njerezit, qytetin”, -vazhdon tregimin i moshuari Dorava. 


Drama e nje familje artistesh

Drama e 5 vellezerve Darova , djem te nje familje te njohur intelektuale nga Gjirokastra ,te cilet lufta nacionalclirimtare i renditi ne dy kampe te ndryshme,menjehere pas clirimit te vendit,i nenshtrohen nje persekutimi te eger, me vite te gjata burgimi e internime te njepasnjeshme. Fama si muzikante te talentuar,si krijues te orkestres qe beri emer ne Shqiperi e me gjere duke u cilesua “Bitellsat e Pogradecit”, i kujton Mehmet Shehut prejardhjen e tyre dhe urdheron shtimin e kaluarit te persekutimit.. I rikthyer ne Pogradec pas viteve te gjata ne mergim, tashme ne moshen 85 vjecare, Muhameti, me i madhi i muzikanteve te talentuar, vazhdon te tregoj episodet e nje drame te dhimbshme qe kaloi familja e tyre ne diktature.eshte nje nga dramat me te dhimbshme, drame e cila ka lene gjurme te pa riparueshme ne jeten e Darovajve. 85 vjecari me shpirtin e gjere te artistit,ndjene e prek mallin e dekadave te kaluara, duartrokitjet e spektatoreve ne gjithe vendin qe ende i ka te fresketa.. E vetem fal, ndonese askush nuk eshte pergjegjes per kete kalvar, askush nuk ka kerkuar falje ,qofte dhe moralisht..


“Bitellsat e Pogradecit”

Ndonese thyen tabute e kohes me talentin e muziken e tyre, vellezerit Darova ose “Bitellsat e Pogradecit”,per shkak te qenjes se vellait ne burg,rendeses mbi shpine te “njolles” se te deklasuarve, i nenshtrohen persekutimeve te njepasnjeshme ne vitet ’60-’70, e me pas. eshte perseri Mehmet Shehu, sic tregon me i madhi i vellezerve, sot 85 vjec, qe jep nje ndeshkim tjeter per artistet e talentuar. Kalvari rinis perseri ne Pogradec, ne qytetin e tyre te lindjes, nje nate kur kryeministri cek e ai bullgar, te mahnitur nga mrekullia e “Bitellsave”, falenderojne muzikantet dhe i thone Shehut: “Ne Shqiperine e vogel pame nje orkester te madhe!”


Peripecite e nje jete te veshtire

Pas denimit te Dylberit me burg, familja Darova zhvendoset nga banesa ku ishte, ne nje kasolle me balte ne lagjen “Kulleiri” te Korces. Vellai i madh i familjes, Muhameti, shperngulet per ne Durres. ku merr me pas edhe pjesetare te tjere te familjes Darova; babane, nenen, motren e tyre te vetme, Lavdien dhe vellezerit Agimin, Mentarin dhe Ilirjani, me te voglin. Duke qene orkestrante cilesore, te kater vellezerit punojne te lokali “Vollga”, me shume emer ne ate kohe ne Durres. “Ishim si ne mrekulli, kane qene tre vitet me te bukura te jetes sone, ku ne arritem majat e filloi te rritet reputacioni i orkestres sone”, – pohon Muhameti. Keshtu, Muhameti qe ishte drejtues i grupit, i binte fizarmonikes, Agimi ne kitare, Mentari ne xhaz dhe Ilirjani ne kontrabas. Por krejt papritur nje dite lajmerohen se duhet te largohen jo vetem nga “Vollga”, por edhe nga qyteti i Durresit si persona te padeshiruar. Ishte nje shefe kuadri nga Korca, kujton 85-vjecari, qe i ishte qepur “me gure ne traste” familjes Darova. Largohen per ne Kavaje ne nje lokal te thjeshte si tip mejhane. Por vetem 2 jave, se shefja e kuadrit nga Korca kishte derguar relacion qe te perziheshin edhe nga Kavaja. “Mbetem me placka ne kurriz, pa te ardhura per buken e gojes, e ashtu si nomadet, shkojme ne Elbasan”, -tregon 85-vjecari. Fillojne pune ne nje lokal ne qender te pazarit. Lokali po frekuentohej dhe muzika pelqehej shume. Nje buzembremje vjen drejtori i Shtepise se Pionierit ne Elbasan, Ibrahim Palluqi dhe kontakton me Muhametin, duke i kerkuar qe te shkonte ne Shtepine e Pionierit, pasi kishin shume nevoje per orkestrante. “Por ende pa u mbushur nje muaj pune, drejtori i Shtepise se Pionierit na therret ne zyre dhe na thote se per ju ka ardhur nje leter e zeze”, – vazhdon tregimin Muhameti. Letra ishte plot shpifje, deri sa dhe per Muhametin qe kishte qene partizan, mohohej gjithcka. Muhameti i tregon drejtorit se nga ato qe shkruheshin e vertete eshte vetem qe kane vellane ne burg. I tregon dhe dokumentin qe Muhameti kishte qene partizan ne brigaden e 20-te. 

“Kjo beri qe kembengulja e drejtorit te Shtepise se Pionierit, Ibrahim Pulluqi, te zbardhe te verteten dhe ne te vazhdojme dhe ca kohe ne Elbasan”, -thote 85-vjecari. Ne kohen kur krijohet turizmi i vjeter i Elbasanit, orkestra e vellezerve Darova kaloi ne sallen kryesore te turizmit. Ata vazhduan gati 5 vjet pune ne turizen, duke thyer nje tabu. Filluan te kercejne ciftet elbasanase ne salle. Por kete tradite, kujton i moshuari Darova, e nisi se pari nje skuader basketbolli nga Shkodra qe kishte ardhur per te zhvilluar ndeshje ne Elbasan. Shkodranet u ngriten ne vallezim dhe kjo beri qe te ngrihen edhe cifte elbasanase. “Vjen ne Elbasan drejtori i pergjithshem i turizmeve te Republikes, na therret e na thote se duhet te shkoni ne vere ne Pogradec dhe ne dimer ne Elbasan”,- shton me tej muzikanti i moshuar. Pogradeci ishte qytet turistik dhe kishte shume te huaj si specialiste ceke dhe ruse qe punonin ne gjeologji dhe miniera. Ne Pogradec orkestra filloi shpejt te behet e dashur per te gjithe. Nder frekuentuesit e pare e te rregullt, cdo nate, ishin te huajt e shumte qe ishin ne Pogradec. 

Degjonin me endje virtuozitetin e vellezerve Darova, te cilet ekzekutonin mjeshterisht edhe shume pjese te huaja nga me te njohurat. Pas dy vjetesh pune ne Turizem, me krijimin e estrades profesioniste te qytetit, vellezerit Darova kalojne edhe orkestren e estrades edhe ne orkestren e turizmit.. Ne saje te vellezerve Darova, estrada profesioniste e Pogradecit arrin majat dhe behet nje nga estradat me te mira te vendit ato vite. 85-vjecari tregon se ate kohe, ne orkester bashkangjitet edhe nje klarinetist i talentuar, Jashar Nazifi, i cili u harmonizua plotesisht me vellezerit Darova. Madje Mentar Darova, pervec qe i binte Xhazit, luante ne skece me nje humor te jashtezakonshem duke i dhene estrades nje kolor tjeter. Ne vitet 60 estrada me vellezerit Darova arrin kulme te papara. Ne nje nga turnete, ne 20 dite shfaqe qe dha ne Tirane ne sallen e Teatrit Popullor, nuk gjeje dot bilete per te pare shfaqen. 


Shkodra u vuri emrin “Bitellsat e Pogradecit”

Sukseset e njepasnjeshme te orkestres se Pogradecit ne te gjitha rrethet e vendit, nje muzike qe dilte disi nga “hulliri” i kohes, pelqehej e kerkohej masivisht nga rinia. Por vete kjo muzike, e vecanerisht njolla biografike e prodhuesve e interpretuesve te saj, bene qe udheheqja e kohes te ishte dyfish vigjilente per te frenuar “muziken e shfaqjet e huaja”, si dhe per te denuar muzikantet e talentuar Dorave. Muhameti, por dhe shume bashkekohes, kujtojne se ne nje nga turnete e gjata te estrades se Pogradecit neper Shqiperi, pikerisht koncertet ne Shkoder, do t’i pagezonin keto artiste te talentuar “Bitellsat e Pogradecit!”. “Ishte nje vleresim i spektatoreve per ne, ishte nje emer i pazyrtarizuar, te cilin e degjonim kudo qe shkonim, benim gjithcka per muziken e per te kenaqur degjuesit tane, ndonese e dinim se “dara” e ndeshkimit nga shteti i kohes po na torturonte keq e me keq”, – kujton sot artisti i moshuar. 


Denimi i dyte nga Mehmet Shehu, i vellezerve Dorava

Krahas vendesve, shtetasve te huaj qe punonin ne Pogradec, kujton muzikanti 85-vjecar, fama e orkestres kishte bere qe nga Tirana te udhetonin shpesh drejt qytetit bri liqenit edhe perfaqesi te shumta diplomatike ne Shqiperi apo dhe delegacione qe vizitonin vendin tone. Ne nje vizite te shkurter ne Shqiperi, kujton 85-vjecari, vijne e qendrojne disa dite ne Pogradec e ndjekin orkestren edhe kryeministri cek e ai bullgar. Shoqeroheshin nga Mehmet Shehu, kryeminister i asaj kohe. Dy kryeministrat miq, pas nje koncerti te gjate e duartrokitje, afrohen e pergezojne orkestrantet Dorava per kenaqesine qe u falen. Aty kryeministri cek i thote Mehmetit: “Ne Shqiperine e vogel gjetem nje orkester te madhe!”. Ndersa kryeministri bullgar i asaj kohe, ne sy e prezence te Mehmet Shehut, pasi u jep doren muzikanteve, duke na pershendetur, i thote Mehmetit: “Ke nje orkester te madhe internacionale, koleg!” Dhe ne keto caste, vazhdon tregimin muzikanti 85-vjecar, Mehmeti me thote mua duke tundur koken: “Ju jeni ata te Staroves (bejleret)?!”. 

“Jo, jemi nga Pogradeci”, – i pergjigjet Muhameti. Nuk kaloi as nje jave, vazhdon tregimin muzikanti i moshuar, kur filloi “termeti”. “Na therret sekretari i ideologjise, nje fare Todi Kokoneshi dhe na thote se nuk kemi me nevoje per ju, do te pergatitim talente te reja. Ju duhet te shkoni te punoni ne prodhim ne ndermarrjen bujqesore”, – kujton 85-vjecari. Urdhri i partise cohet menjehere ne vend; te kater vellezerit dergohen ne prodhim ne gjirin e klases punetore. Muhameti shkon ne zyre te kryetari i Komitetit, Avni Vercuni dhe kerkon te largohet nga Pogradeci. Niset ne Ministrine e Arsimit dhe Kultures te takoje ministrin Thoma Deliana, te cilin e njihte qe kur kishte qene ne Elbasan sekretar i pare i ketij rrethi. 85-vjecari tregon se Deliana e pret mire, por i thote se ne Pogradec nuk mund t’ju kthej, por shko ne Rreshen drejtues muzike. Aty, tregon Muhameti, jam njohur me nje mikun tim, drejtorin e bibliotekes, Gjok Becin, nje djale i mrekullueshem dhe shume i talentuar. 

“Pas dy vjetesh transferohem ne Lac, aty e merr me vete edhe gruan”, -shton ai. Me tekst te Gjok Becit, Muhameti kompozon nje kenge per vincieren qe behet kenge shume popullore dhe transmetohej ne radio cdo dite. Pas dy vjetesh pune ne Lac, papritur e therret ish -sekretari i Pare i Partise se Krujes, Tahir Minxhozi, i cili e emeron si shef muzike ne shtepine e kultures. Me pas Muhameti terheq edhe vellane tjeter, kitaristin Agim Daroven. Nderkohe qe Mentari, vellai tjeter, kishte ikur ne Gjirokaster… Vellai tjeter, i vogli, Ilirjani, internohet ne Tepelene. Nderkohe qe nga Pogradeci, kujton 85-vjecari, vinin cdo dite letra nga Komiteti i Partise, ku thuhej se “ne i hoqem dhe ju i mbani ne orkester ata te deklasuar!”. 

“Por fale nje njeriu te mire, me zemer te madhe, si Tahir Minxhozi, ne ate kohe sekretari i Pare i Komitetit te Partise, ne qendruam ne Kruje me qete si te deklasuar qe ishim, ku ruajme respektin me te madh per Krujen e banoret e saj, qe ne nje fare menyre, na lehtesuan disi nga goditjet e diktatures dhe lufta e pameshirshme e klasave ne vitet e egra te diktatures”, -perfundon muzikanti i njohur 85-vjecar, vellai i madh Dorava. eshte nje kalvar i stermundimshem i “Bitellsave te Pogradecit”, ku me gjithe shkelqimin e talentin e tyre te jashtezakonshem, vuajten krahas burgimeve, internimeve, edhe rrenimin e tyre shpirteror nga diktatura komuniste

Kategori
Uncategorized

President Trump: Purging the administration of the persecutors of the enemies of the left –

Republicans have often claimed that Democrats are controlled by the deep state, writes the Economic Times.

Trump’s ultimate goal is to expand presidential power over government, as well as concentrate more power within the White House.

To that end, Trump announced a 10-point plan to dismantle the deep state:

Second, we will purge all the corrupt actors in our national security and secret service apparatus, and there are plenty. The departments and agencies that have been used as weapons will be completely overhauled so that brazen bureaucrats will never again be able to target and persecute conservatives, Christians, or political enemies of the left, as they are now doing in a level that no one can believe is possible.

Third, we will totally reform the FISA courts, which are so corrupt that judges don’t seem to care when they lie on warrant applications. So many judges have seen so many applications that they know were wrong, or at least should have known. They do nothing about it. They lied to them.

Fourth, to expose the frauds and abuses of power that have torn our country apart, we will create a truth and reconciliation commission to declassify and release all documents on Deep State espionage, censorship and corruption, and more .

Sixth, we will make each office of inspector general independent and physically separate from the departments they oversee, so that they do not become proxies for the Deep State.

Seventh, I will ask Congress to establish an independent audit system to continuously monitor our secret service agencies to ensure that they are not spying on our citizens or conducting disinformation campaigns against the American people, or that they are not spying on someone’s campaign like they spied on my campaign.

Eighth, we will continue efforts initiated by the Trump administration to move parts of the sprawling federal bureaucracy to new locations outside the Washington swamp. Just like I moved the Bureau of Land Management to Colorado, up to 100,000 government jobs could be moved, and I mean immediately, from Washington to places filled with patriots who love America, and they really love America.

Ninth, I will work to stop federal bureaucrats from taking jobs at the companies they deal with and regulate. So they deal with these companies, they fix these companies and then they want to take work from these companies. It doesn’t work that way.

Such a public display cannot continue and is going on all the time as with Big Pharma.

Finally, I will push for a constitutional amendment to impose term limits on members of Congress.

This is how I will destroy the “Deep State” and restore government that is controlled by the people and for the people.

Komisioni i së vërtetës/ Në Shqipëri, Berisha e kërkoi, Trump: Pastrimi i administratës nga persekutorët e armiqve të së majtës

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, pritet të bëjë luftë kundër “shtetit të thellë” të SHBA-së, me të cilin ai dhe shumë liderë të tjerë republikanë nënkuptojnë një rrjet të fshehtë burokratësh, veçanërisht ata në FBI dhe CIA, të cilët punojnë fshehurazi në bashkëpunim me subjektet private. , fuqitë e huaja dhe mbajnë pushtetin paralelisht me qeveritë e zgjedhura.

Republikanët shpesh kanë pohuar se demokratët kontrollohen nga shteti i thellë, shkruan Economic Times. 

Trump ka paraqitur axhendën e tij kryesore për të çmontuar shtetin e thellë. Në një intervistë me revistën Time në prill, Trump foli për planin e tij për të shpërbërë shtetin e thellë: "Kjo do të thotë që ne duam të heqim qafe njerëzit e këqij, njerëzit që nuk kanë bërë një punë të mirë në qeveri". tha ai.

Qëllimi përfundimtar i Trump është të zgjerojë pushtetin presidencial mbi qeverinë, si dhe të përqendrojë më shumë pushtet brenda Shtëpisë së Bardhë.

Për këtë qëllim, Trump njoftoi një plan 10-pikësh për të çmontuar shtetin e thellë:

Së pari, unë do të ribotoj menjëherë urdhrin tim ekzekutiv të vitit 2020 që rikthen autoritetin e presidentit për të hequr burokratët mashtrues dhe do ta përdor atë pushtet në mënyrë shumë agresive.

Së dyti, ne do të pastrojmë të gjithë aktorët e korruptuar në aparatin tonë të sigurisë kombëtare dhe të shërbimit sekret, dhe ka plot. Departamentet dhe agjencitë që janë përdorur si armë do të riparohen plotësisht në mënyrë që burokratët e pacipë të mos jenë më kurrë në gjendje të synojnë dhe persekutojnë konservatorët, të krishterët ose armiqtë politikë të së majtës, siç po bëjnë tani në një nivel që askush nuk mundet. besoj se është e mundur.

Së treti, ne do të reformojmë totalisht gjykatat e FISA-s, të cilat janë aq të korruptuara sa gjyqtarët duket se nuk u interesojnë kur gënjejnë aplikimet për urdhër. Kaq shumë gjyqtarë kanë parë kaq shumë aplikime që ata e dinë se ishin të gabuara, ose të paktën duhet ta dinin. Ata nuk bëjnë asgjë për këtë. Ata i kanë gënjyer.

Së katërti, për të ekspozuar mashtrimet dhe abuzimet me pushtetin që kanë copëtuar vendin tonë, ne do të krijojmë një komision të së vërtetës dhe pajtimit për të deklasifikuar dhe nxjerrë të gjitha dokumentet mbi spiunazhin, censurën dhe korrupsionin e shtetit të thellë, e të tjera.

Së pesti, ne do të fillojmë një goditje të madhe ndaj sinjalizuesve të qeverisë që bashkëpunojnë me lajme të rreme për të thurrur qëllimisht narrativa të rreme dhe për të përmbysur qeverinë dhe demokracinë tonë. Aty ku është e mundur, ne do të bëjmë kallëzime penale.

Së gjashti, ne do ta bëjmë çdo zyrë të inspektorit të përgjithshëm të pavarur dhe fizikisht të ndarë nga departamentet që ata mbikëqyrin, në mënyrë që ata të mos bëhen përfaqësues të Deep State.

Së shtati, unë do t'i kërkoj Kongresit të krijojë një sistem të pavarur auditimi për të monitoruar vazhdimisht agjencitë tona të shërbimit sekret për t'u siguruar që ata nuk po spiunojnë qytetarët tanë ose nuk po kryejnë fushata dezinformuese kundër popullit amerikan, ose se nuk po spiunojnë fushatën e dikujt siç kanë spiunuar. në fushatën time.

Së teti, ne do të vazhdojmë përpjekjet e iniciuara nga administrata Trump për të zhvendosur pjesë të burokracisë federale të përhapur në vende të reja jashtë kënetës së Uashingtonit. Ashtu si unë zhvendosa Byronë e Menaxhimit të Tokës në Kolorado, deri në 100,000 vende pune në qeveri mund të zhvendoseshin, dhe dua të them menjëherë, nga Uashingtoni në vendet e mbushura me patriotë që e duan Amerikën dhe ata e duan vërtet Amerikën.

Së nënti, unë do të punoj për të ndaluar burokratët federalë që të marrin punë në kompanitë me të cilat merren dhe rregullojnë. Pra merren me këto kompani, i rregullojnë këto kompani dhe më pas duan të marrin punë nga këto kompani. Nuk funksionon kështu.

Një shfaqje e tillë publike nuk mund të vazhdojë dhe po vazhdon gjatë gjithë kohës si me Big Pharma.

Së fundi, unë do të shtyj për një amendament kushtetues për të vendosur kufizime mandati për anëtarët e Kongresit. Kështu do të shkatërroj "Shtetin e Thellë" dhe do të rivendos qeverinë e kontrolluar nga populli dhe për popullin.
Kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha ka propozuar edhe një komision parlamentar në Shqipëri të quajtur 'Komisioni i së Vërtetës', me qëllim zbulimin e lidhjeve të Edi Ramës me krimin.
Ai ka sqaruar për media se ky komision do të përbëhet nga qytetarë, zyrtarë, anëtarë të partive politike dhe anëtarë të shoqërisë civile, por edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
Kategori
Uncategorized

Mos qeshni! Çfarë s’kemi parë e çfarë s’do shohim

Nga Avokati Altin Gonxhe

FESTA E DËSHPËRUAR E RAMËS PËR TRUMP


Shkëlqim Hajdari, Kryeinspektori i Kryeministrisë, babai i Arbër Hajdarit të Fundjavës Ndryshe, ka thirrur sot Darkë Festive për Fitoren e Trump, që të përdori fotot për llogari të Edi Ramës që veç 2 javë më parë promovoi librin e Kamalës të botuar nga Linda Rama me parathënien e saj
Rama, sa herë i vjen ndonjë njeri i rëndësishëm, nuk e harron asnjëherë Kryeinspektorin e Kryeministrisë, Shkëlqim Hajdarin për ta prezantuar me Bill Clinton, Erdoganin, etj sepse e ka si krah të djathtë për çdo hall si ky i sotmi

Mos qeshni! Çfarë s’kemi parë e çfarë s’do shohim

Po Rama dhe Linda do marrin pjesë???

Ndërsa për Axhendën Soros të Shpopullimit përfshi dhe Reformën Soros në Drejtësi e kemi pasur fajin ne të tjerët .

Ata s’kanë asnjë lidhje, madje as me fushatat e mashtrimit 8 vjeçar në mediat e establishmentit dhe censurën ndaj nesh:

Dy delfinët e Ramës në “peshkim”

Kategori
Uncategorized

Dëshmia bindëse dhe dinjitoze e Fadil Gecit në Hagë

Nga Idriz Zeqiraj

https://www.botasot.info/opinione/2255594/deshmia-bindese-dhe-dinjitoze-e-fadil-gecit-ne-hage/

Fadil Geci duke deponuar në Hagë

Fadil Geci me vëllezërit e tij, janë pjesë e rezistencës aktive kundër pushtuesit, në kuadrin e LDK, madje të parët nga Drenica. Shtëpia e Gecajve, në Llaushë të Skënderajt, ishte selia e parë ndërlidhëse e pushtetit paralel të Kosovës për Drenicën. Përfaqësues i drejtëpërdrejtë i kësaj selie ishte, pikërisht,  Fadil Geci. Njëkohshëm, Vëllezërit Geci ishin truproje e afërt e Presidentit Rugova, i cili, edhe pse më së paku i votuar në Drenicë, si rrjedhojë të propagandës lehaqene të LPK-së, megjithatë, ai zgjodhi drenicarët për roje personale.

Ishin nipat e Bajraktarit të Llaushës, Gecaj dhe nipat e Komandantit nacionalist, Shaban Polluzhës, Familje emblematike të Drenicës. 7 (shtatë) Vëllezërit Geci u rrezikuan dhe sakrifikuan shumë për Kosovën, LDK-në dhe Rugovën.

Pas amshimit të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, pasuesit e Tij, pothuaj se, i nxorën si “tepricë teknologjike”. Por, nuk e pranuan këtë statut, nuk u dorëzuan.

Me organizimin e rezistencës të armatosur, fillimisht, me aksione gjysmë-legale, Vëllezërit Geci ishin të parët, përkrah kryeçetanikëve të Drenicës, Hamëz dhe Adem Jasharit.

LPK me ideologjinë sllaviste, përçau dhe përgjaku Kosovën

Juristi i diplomuar, Fadil Geci, në dëshminë e tij, bëri shpjegimin e qartë dhe demantoi, faktueshëm, të gjithë ata që thonë se gjatë luftës në Kosovë, ka qenë gjithçka Okej, në rregull. LPK-ja ishte organizatë marksiste-leniniste dhe qendrën e kishte në Rusi. Fatmirësisht, ishte e pakët në numër, diku 1 %. Më vonë, me shantazh e krime, me mbështetjen e Tiranës social-komuniste, Serbisë dhe të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës, arriti në 10 %, kundrejt 90 % e popullit të Kosovës, ishin në LDK-e, e cila më shumë se sa parti, ishte lëvizje gjithë-popullore, djathtiste, me qendër Amerikën demokratike. Pra, ishin dy grupe: LDK për shtet, ndërsa LPK për pushtet. Fillimisht, populli ishte unik, falë urtësisë të Dr. Rugovës dhe e nisi luftën i bashkuar. 

Por, gjendja ndryshoi kur Hashim Thaçi, me një grup marksistësh, fort të dyshuar për lidhje agjenturore me jashtë Kosovës, kryesisht, me DGSE franceze dhe UDB-a serbe,

Bëri puç në Kryesinë e Vjetër të LPK-së, duke i akuzuar për tradhti. Dhunshëm ua mori paratë dhe Fondin “Vendlindja thërret” dhe 1 (një) milion Franga zvicrane, nga Fondi i Kosovës Lindore. Tirana zyrtare imponoi kryetarin e ri të LPK-së, drejtimin e gazetës “Zëri i Kosovës” dhe favore tjera financiare. Gazetarët të ideologjisë bolshevike staliniste-enveriste, të dërguar enkas nga Tirana, pushtuan mediat dhe filluan përçarjen ndërshqiptare. Atë frymë përçarëse e sollën edhe në Luftën e Kosovës, në verën e vitit 1998.

Komunikata nr. 59 – dëshmi e sabotimit dhe dështimit të luftës 

Dëshmia bazë e Fadil Gecit ishte Komunikata numër 59, e cila është sintezë e të gjitha Komunikatave, që mbajnë siglën – SHP i UÇK-së -.

Qendra e hartimit dhe e lëshimit të tyre ishte vila e Enverit, nga Shtabi Rogner-istë dhe “jo nga Bahnhof-et”, siç e demanton Hashim dallaveren, ish-zëdhënësi i SHP të UÇK-së të LPK-së, Jakup Krasniqi.

Gjatë luftës kanë ekzistuar dy Shtabe: I FARK-ut institucional të Ibrahim Rugovës dhe i ashtuquajturi i UÇK-së të LPK-së, të cilët nuk e kanë njohur njëri-tjetrin dhe nuk kanë pasur asnjë koordinim mes tyre.

Ky i fundit, ka pasur “komandantë”, kryesisht, të pa shkolluar dhe ushtarë të LDK-së. Fatmir Limaj thotë 98 % të ushtarëve vinin nga LDK-ja, ndërsa Ramush Haradinaj thotë 100 % të ushtarëve i kisha nga anëtarë të LDK-së.

Të dy këta komandantë ishin të dhunshëm, sepse ishin katapultuar nga Shtabi i Rogner-it, pra, Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri Veseli.

Sipas krerëve të hershëm të LPK-së, këta katër persona, me argatët e tyre; përkrahjen e Tiranës zyrtare; të DGSE franceze dhe të UDB-së serbe, sabotuan dhe nuk lejuan hyrjen e UÇK-së të LPK-së në Luftën e Kosovës.

Thjeshtë, akuzohen për tradhti ndaj Atdheut-Kosovë.

Për këtë qëllim ekzekutuan Ministrin e Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin dhe Kolonel Tahir Zemaj,

Të dy komandantët e shquar dhe fitimtarë. Për të gjitha këto dëshmoi nipi krenar i Bajraktarit të Llaushës, veprimtari dhe luftëtari i orëve të para Fadil Geci, së bashku me Vëllezërit e tij trima dhe atdhetarë.

 "Komunikata nr. 59 është sherr i madh, është e rreme, shpifëse, dashakeqe, që i ka bërë dëm të gjithëve, por familjes time i ka krijuar shqetësime të mëdhaja dhe me pasoja të mëdhaja. 

I kemi pasur dy shokë të vrarë: Bekim Kastrati, gazetar dhe Besim Dajaku, truproje i Presidentit Rugova, nip i Shaban Polluzhës dhe dy të plagosur, Gani e Shani Geci.

E gjithë Drenica u ngrit në këmbë për ta demantuar Komunikatën e rreme, edhe komandantët e Drenicës", - rrëfeu dëshmitari Fadil Geci.

Rexhep Selimi, në TV “Dukagjini”, ka denoncuar: “Hartues, nënshkrues dhe lëshues në publik i Komunikatës 59 është Hashim Thaçi. I thashë, mos e lësho Komunikatën në publik. –

Ai tha: “Do ta shkatërrojmë familjen Geci!”

“Edhe unë atë bindje kam. Qëllimi ishte pas vrasjes të Familjes Jashari, ta shfarosin edhe Familjen Geci, që banda e Hashim Thaçit me shokë, t`i këtë duart e lira në Drenicë dhe Kosovë. Ata njerëz që kanë shkruar Komunikatën 59, duhet me ua bë ADN-në, se munden me qenë çërgashë (nomadë) e jo shqiptarë”, – tha zotëri Geci.

Vëllezrit Gani e Fafil Geci, me President Ibrahim Rugova /

https://www.botasot.info/opinione/2255594/deshmia-bindese-dhe-dinjitoze-e-fadil-gecit-ne-hage/

Dëshmia e magjistër Geci, sintezë e denoncimit të krimeve morbide të “komandantëve”

Dëshmia e Fadil Gecit është shumëdimensionale, flet për krimet e LPK-së, alias PAN-it të sotëm dhe të Hashim Thaçit, me “komandantët” dhe bandat e tyre maltretuese dhe vrastare, në harkun kohor prej dy dekadash radhazi.

Për kërcënimin e ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin; Kolonel Tahir Zemaj, me shprehjen klishe të Thaçit:

“Me ty se shpejti do të mbaroj punë”,

Kjo na sjell ndërmend diplomatin e madh amerikan, Richard Hollbruck, i cili i zhgënjyr nga krimet e pushtetarëve kriminelë të PAN-it, shpërthen: 

“Ne ju çliruam nga fashizmi serb, pa e ditur që duhet të ju çlirojmë nga vetëvetja”!

Shpifjet monstrume të “komandantëve” hafije të Serbisë dhe të Shërbimeve Informative të shteteve aleate të Serbisë,  se “Tahir Zemaj ia dorëzoi armët Policisë serbe”,

Ndërkohë që Kolonel Zemaj, major Nazif Ramabaja, Smajl Hajdaraj, me shokë, shpëtuan nga hakmarrja e mundshme, për humbjet serbe në Betejën e Loxhës,

Mijëra refugjatë, ikanakë, të strehuar në Pejë dhe rrethinë, duke i përcjellur për në Shqipëri.

Komandantët e rremë, që fshihen prapa UÇK-së, të tmerruar nga strategu Zemaj, me oficerët e tij të karrierës, me Akademi Ushtarake, filluan t`i vrasin një nga një, prapa shpine, në errësirën e natës dhe dritën e diellit!

Ushtaraku i karierës, Major Nazif Ramabaja , krah i djathtë i Tahir Zemës, pjesë drejtuese e luftëtarëve të UÇK .

Vetëm përgjatë sundimit të Qeverisë së Përkohshme, “komandantët” e LPK-së, me bandat e tyre, ekzekutuan 456 oficerë dhe ushtarë të FARK-ut, si dhe kuadro e veprimtarë të LDK-së.

 Maltretimi, dajakosja e delegacionit të deputetëve të LDK-së dhe të aleatëve të saj në Qirez si dhe arrestimi, burgosja në burgun e vdekjes në Kleçkën e Fatmir Limaj, të kuadrove të LDK-së, Cen Desku dhe Jakup Kastrati, e implikojnë, drejtëpërdrejtë, Hashim Thaçin dhe bandën e tij SHTAB-iste.  

Lufta identifikohet me Kolonelët Krasniqi e Zemaj, me shokë, të vrarë cubërisht!

Shantazhimi kriminal i dëshmitarëve, nga grupi i Haxhi Shalës të AAK-së, me bandën e tij, “ose hiç dorë nga dëshmia në Hagë, ose ta vrasim djalin e vetëm”, është vazhdimësi e frikësimeve, kërcënimeve prej tri dekadave, kur të njëjtin kërcënim ia bënin militantët e LPK-së, ish të burgosurit politik, Shefqet Jashari- Stofcit, për shkrimet e tij, denoncuese të krimeve makabre, në kombëtarën “Bota sot”.

 Në vijim, dëshmitari denoncues brilant i krimeve të SHTAB-istëve, Fadil Geci, kujtoi 6 (gjashtë) bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët të vrarë, vetëm pse ata i përkisnin partisë famoze të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Ata ishin trima, burra të zëshëm të Drenicës, që populli u besonte dhe i votonte. Andaj, të listuar nga krerët e LPK-së, i vranë tinzisht dhe cubërisht:

-Azem Ahmetin, nipin e trimit Ahmet Delia; -Haki Imerin, intelektualin me dy fakultete; -Ismet Rrahmanin, themeluesin e Akademisë së parë Ushtarake në Açarevë të Skënderajt; -Xhafer Behramin; Sadik Kastratin. E, ndoshta, i gjashti, por që dëshmitari e kurseu në përmendje emri, për atë “ndoshta” dyshuese, është kryetari i parë i LDK-së në Skënderaj, Idriz Rrecaj, i kidnapuar, i torturuar, i ekzekutuar dhe i mbetur varr-humbur! Me dhimbje foli edhe për plagën e mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, Mehdi Bardhi.

Fadil Geci dëshmoi, pothuaj se, i përlotur për qindra kuadro dhe veprimtarë të vrarë dhe të maltretuar barbarisht të LDK-së dhe FARK-istë luftëbërës, nga “komandantët” e LPK-së, përkatësisht, të PAN-it, me bandat e tyre ekzekutive, torturuese e vrastare.

Tahir Zemaj dhe Presidenti Rugova /

Është një deklarim i Jakup Krasniqit, në televizionin T7, të Leonard Kërçukut, ku akuzon rëndë, deri në tradhti, kolegët e tij SHTAB-istë. Këtë e bëjnë edhe disa krerë të LPK-së, duke akuzuar Hashimin me shokë, për sabotim të luftës dhe tradhti nda Atdheut.

“Zëri…” nga zë i kushtrimit për liri, tellall i përçarjes ndër shqiptare!

Fletushka “Zëri i Kosovës”, numri i parë i botuar në një bodrum të Prishtinës, nga Grupi ynë ilegal, në vitet `70-a, i kryesuar nga atdhetari Kadri Osmani (Mani), e vazhduar me botimin në Gjermani, nga Heroi Jusuf Gërvalla dhe pas vrasjes së tij e përvetësuar nga LPK-ja, qe bërë kopje e “Zëri i Popullit”, të Enver Hoxhës. Ajo nuk botonte asgjë pa autorësi të saktë ose pseudonime të regjistruara në Redaksinë e saj. Kjo është e mjaftueshme, për të kuptuar se asnjë Komunikatë e SHP të UÇK-së apo e kujtdo qoftë tjetër, absolutisht, nuk ka mundur të botohet pa super verifikim. Dhe, nuk e di pse lodhet Gjykata e Hagës apo të tjerët, për të mësuar autorësinë e atyre Komunikatave gënjeshtare e përçarëse, kur të gjitha janë botuar në atë fletushkë. Si gazetar i viteve `70-a, në Shqipëri, asnjë shkrim nuk mund ta botoja, pa e parë njeriu i caktuar i Partisë hoxhiste. Përveç vetëcenzurës, ishte cenzura e rreptë zyrtare.  

Autorësia, e Komunikatës nr.59, tashmë, është e saktë: Hashim Thaçi, dora vet, i fshehur prapa sigles SHP i UÇK-së. Pjesë e Komunikatës u bënë edhe Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, deri sa akuzuan Gani Gecin si “tradhtar!” Megjithatë, Fadil Geci, fisnikësisht, i fali, madje shtoi se “Jakupin përsëri e dua”.

Parlamenti i kriminalizuar i heshti krimet, burgu i Gani Gecit ishte absurd!?

Gani Geci, me vëllezër, i mësoi, me emër e mbiemër, autorët e atentatit terrorist, ku u vranë Bekimi dhe Besimi, ndërsa u plagos Ganiu dhe pranë tij vëllai – Shaniu. Familja Geci mund t`i vriste , si qentë, të gjithë grupin terrorist, me ngadalë e cubërisht. Madje, pa u diktua fare, sepse ata kishin bërë vrasje serike dhe nuk do ta dinin nga u vinin plumbat.

Por, Gecajt janë nipa fisnikë, të Bajraktarit të Llaushës, nuk donin t`ia shtonin jetimët Kosovës, ta përgjaknin edhe mëtej Kosovën, siç bënë disa “komandantë” bastardë të LPK-së. Ata zgjodhën rrugën institucionale, siç i kishte mësuar Presidenti urtak, Ibrahim Rugova.

Kur kjo nuk funksionoi, atëherë u shënjestruar më i duhuri ndër kriminelët, i cili me një rast tronditi Prishtinën, me zbrazjen e kallashit në një lokal. Rastisi nip i kushërinjve, i kriminelit Sabit Gecit, maltretues e vrastar i kundërshtarëve politikë, në burgun e improvizuar të LPK-së, në Cahan të Kukësit. Aq më parë, e meritonte plumbin, sepse, sipas Kanunit, “nipi lufton për dajën” dhe jo ta vrasë dajën!

Kuvendi i deputetëve reagoi si “zorra në prush”, kundërshtoi ta dëgjojë kasetën në fjalë, sepse petkun e deputetit e kishin, të paktën, 30 deputetë kriminelë, nga SHIK-u, “Shqiponjat e Zeza”, “BIA”. 15 vjet priti drejtësi Gani Geci, për shokët e vrarë dhe plagosjen e tij me vëlla si dhe një çerek-shekulli, për ballafaqimin në Gjykatë me autorin e Komunikatës nr.59. Megjithatë, heshtje, sepse drejtësia ishte e kapur nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, me partiakët e tyre të inkriminuar në pushtet. 

Vrasësi i porositur, Ruzhdi Shaqiri, me revole në brez, shetiste e pinte serbez, në sheshe e lokale. I llogaritur i paprekshëm, harroi krimin, sepse ishte në partinë e fortë, PDK dhe dajë kishte kuadrin e SHIK-ut, Sabit Gacin.

Llogaritë rezultuan të gabuara. “Dritat ia fiku”, viktima e tij, Gani Geci, duke u ndodhur përballë një provokimi kërcënues, vetëmbrojtje.

Atëherë, pse duhej ta vuante burgun Gani Geci, kur ai i denoncoi vrasësit dhe priste ndëshkimin e tyre nga shteti ligjor, që nuk ndodhi kurrë!?

Vrasja zyrtare e dëshmitarëve; zhvatja e avoketërve dhe liria e blerë!!!

Askush në Kosovë nuk është dajakosur dhe vrarë, më shumë se Drenica nga PDK-ja dhe Dukagjini nga AAK-ja. Dhe, megjithatë  në këto dy rajone vazhdojnë të votohen, pothuaj se, masive, nga të persekutuarit e tyre! Hashim Thaçi ka deklaruar se “jam detyruar ta pranoj themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, përshkak të vrasjeve të shumta të dëshmitarëve, sidomos, në Dukagjin. Prandaj, jo me kot thuhet se “shqiptarit jepi dajak, për me të dashtë!”

Të vetmen gjë të mirë që ka bërë Hashim Thaçi, është aprovimi dhe themelimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Andaj, akuza ndaj tij për këtë aprovim është e gabuar. Vetëvendosje dhe ndoca të tjetër, të cilët e kanë anatemuar dje dhe vazhdojnë të mburrën sot, “që nuk e votuam këtë Gjykatë”, i penalizon ata dhe vet LVV, për mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve.

Këlyshëria e Hashim Thaçit: PAN-i me tri partitë-banda, më aktive janë Kryesitë e tyre partiake; ish-zyrtarë të lartë, ministra, zëvendësministra; ish-ambasadorë; shumësia e medieve me anal-banalistat e tyre dhe “kollon-kusuri” tjetër, janë të inkriminuar, janë pjesë e krimit, që vota e popullit duhet t`i ndëshkojë si amiq të Kosovës. 

Drejtësia e kapur nga PAN-i, ka asfiksuar shtetin, ligjshmërinë e tij. Pagesa e dhjetra avoketërve ndërkombëtarë, milionat e abuzuara të buxhetit, edhe ashtu të lodhur, janë krim i rëndë shtetëror. Është për keqardhje, kjo Gjykatë, edhe pse ka prangosur, herë pas here, “peshqit e mëdhenj”, asnjëri syresh nuk ka marrë dënimin e merituar. Të gjitha arrestimet kanë qenë të bazuara, me akuzat e tyre  faktike vrastare dhe hajnore. Dënimet kanë qenë simbolike, me lirimet e parakohshme dhe të blera. I referohemi avokatit të mirënjohur ndërkombëtar, Ben Emerson, i cili deklaron: “Lirimi i x-y komandantit ka kushtuar 11 milionë euro, prej tyre 5 milionë i kam marrë unë!” Askund nuk përmendet pafajësia! Dhe, këtë e përsëriti, së fundi, kur ishte avokat i Kadri Veselit, si thirrje, jipni para, nëse doni të liroheni! Për mbrojtjen e fundit, inkasoi plot 4 milionë euro nga buxheti i Kosovës!

Shumësia e avoketërve, aludohet se ka një qëllim, Ndonjëri do ta gjejë ndonjë adresë gjyqtari, për të derdhur milionat! Shteti mund të obligohet për një avokat të huaj dhe një vendor, së shumti, nëse i burgosuri është i varfër. Pëndryshe, krimi dhe turpi me abuzim të buxhetit shtetëror, flet për skandal financiar.

Disa avoketër provokatorë shqiptarë, glacojnë me gojë, kinse për dëshmi jo valide të Gecit dhe të tjerëve në Hagë, “pasi dëshmitari nuk ka qenë i pranishëm, okular, kur ka ndodhur krimi!!!” Sipas tyre, kriminelët u dashka me i ftuar njerëzit, për t`i parë gjatë kryerjes së krimeve! Hajde rrugaçër, hajde!

PAN kërkon kriminalizimin e UÇK-së!

Lukunia PAN-iste, me argatët e tyre lehaqenër, po bëjnë çmos, për ta inkriminuar UÇK-në, se, kinse, të akuzuarit e Hagës qenkan atje për mbrojtjen  e UÇK-së!? Gjykata në fjalë e ka bërë të qartë, se krimet janë personale, individuale, por të koordinuara në një – Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale -. Dhe, po të mos ishte ky organizim super-kriminal, përgjatë këtij çerek-shekulli, me krime vrastare politike, do të zbuloheshin e ndëshkoheshin shumë qindra kriminelë.

Të gjithë dëshmitarët, qofshin me paraqitje fizike në Gjykatë, si Fadil Geni, apo të koduar, janë atdhetarë, sepse denoncimi, thënia e së vërtetës, është në interes të Kosovës. Ndërsa akuzuesit e dëshmitarëve, janë ose bëhen pjesë e krimit, kur lehin si qentë endacakë në hënë. Mirë thotë aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci: “Kur Gecët sulmohen aq mizorisht dhe padrejtësisht, çfarë do t`i bënin ndonjë tjetri që nuk është Gec?!” -O tempora, o mores- (O kohë, o zakone), – do të thërriste latini i lashtë!

Dëshmia e Gecit – testament vërtetësie dhe thirrje për korrigjimin dhe rishkrimin e historisë!

Dëshmia e magjistër Fadil Gecit, është sa e sinqertë, aq edhe e vërtetë. Ajo vlen për të gjitha rrahjet, maltretimet, torturat, vrasjet politike në Kosovë dhe Shqipëri, para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Dëshmia e Fadil Gecit është thirrje, deri në kupë të qiellit, për rishkrimin e historisë të kohës së re dhe të sotme të, Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilën e kanë falsifikuar, deri në përdhosje, “komandantët” pa ushtarë, por me banda të bollshme gjakatare, të Kosovës. si dhe banda e “historianëve” bolshevikë të filosllavit Enver Hoxha.

Dëshmia e Fadil Gecit, në Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, është testament për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. Ajo i devalvoi  të gjitha përpjekjet, edhe ashtu të dështuara, të avoketërve matrapazë, të cilët me kot prolongojnë, zvarrisin procesin, bjerrin kohën, artificialisht, dhe abuzojnë me zhvatjen e milionave, nga shteti i brishtë dhe fiktë i Kosovës tonë.

Krejt ndryshe gjykohet në shtetet me demokraci dhe ligjshmëri të zhvilluar. Shembullojmë: Në një shtet të Amerikës, vitin e shkuar, u bë një gjyq. 5 (pesë) të rinj vranë një shokun e tyre. Të pestit u dënuan me burg të përjetshëm, ndërsa tre të tjerët, që ishin në dijeni të krimit, por e heshten atë,  u dënuan me nga 15 burg secili. Kjo është drejtësi ideale.

Autori i shkrimit,-Idriz Zeqiraj /

https://www.botasot.info/opinione/2255594/deshmia-bindese-dhe-dinjitoze-e-fadil-gecit-ne-hage/

Kategori
Uncategorized

Sali Berisha : Donald Trump triumfoi!

🇦🇱🇺🇸Sali Berisha : Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare .

🇺🇸Donald Trump triumfoi!

Kombi i madh amerikan në zgjedhjet e tij më historike riktheu madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë President të 47-të të SHBA, Zotin Donald Trump.

Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre, dhe me rikthimin më të madh të të gjitha kohërave, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre.

Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aletatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë.

Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti simotër prej tre dekadash e Partisë Republikane, uroj përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, kandidatëve të kësaj partie në drejtimin e Kongresit të SHBA dhe shpreh besimin se marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy partive do të njohin zhvillime të shkëlqyera.


Zoti i bekoftë SHBA, kombin dhe Presidentin e tyre!

🇺🇸🇦🇱🇺🇸The great American nation, in its most historic elections, magnificently returned the 47th President of the USA, Mr. Donald Trump, to the White House.

🇺🇸They voted for the basic values ​​of man and humanity that share and protect free people around the world, they voted for their prosperity and world peace.

🇺🇸With President Donald Trump, the US, its allies and partners in this time of war are safer than ever.

🇺🇸But American citizens also voted to save their country, and not just him, from the most dangerous mafia of all time, the mafia of George Soros.

🇺🇸🇦🇱🇺🇸On behalf of the Democratic Party of Albania,the three-decade-old sister party of the Republican Party, I heartily wish the historic victory of the 47th President of the USA Donald Trump, candidates of this party at the direction of the US Congress and expresses the belief that traditional relations between two countries and two parties will know great developments.

🇦🇱🇺🇸Sali Berisha: Chairman of the Albanian Democratic Party

Kategori
Uncategorized

Politikat dhe veprimet e administratës Biden për Ukrainën kanë qenë asgjë më pak se katastrofike.

✍🏽 Roman Sheremeta : Profesor i Ekonomisë, Anëtar Bordi, Rektor themelues i Universitetit Amerikan të Kievit

Kjo pse:

Nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj trupave të Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës.

Në fakt, Ukraina është ndaluar nga SHBA-ja të godasë forcat e Koresë së Veriut derisa ato të shkelin në tokën ukrainase.

Kjo është thjesht absurde.

Më e mira që liderët amerikanë mund të thoshin disa ditë më parë ishte se “koreanët” e Veriut bëhen një objektiv legjitim”. Perëndimi ka rënë.

Ekziston një standard i dyfishtë. SHBA nuk vendos kufizime ndaj Izraelit.

Armët e furnizuara nga SHBA mund të përdoren nga Izraeli në çdo mënyrë që e sheh të arsyeshme.

Me sa duket, përshkallëzimi nuk është një shqetësim atje.

Rusia ka përshkallëzuar sulmet në qytetet e Ukrainës, duke vendosur 2000 drone Shahed në tetor, një rritje prej 40% nga shtatori. Kjo arrin në 66 dronë çdo ditë.

Rusia ka intensifikuar ndjeshëm sulmet e saj javët e fundit. Dhe cila është përgjigja e SHBA-së?

Asnjë. Administrata flet se humbjet e Rusisë janë të paqëndrueshme, por ç’të themi për ndikimin tek ukrainasit?

SHBA-ja ka furnizuar vetëm 10% të ndihmës mbrojtëse të autorizuar nga Kongresi këtë vit.

Ukraina ka nevojë për armë tani!

Me ndryshimin e mundshëm në udhëheqjen e SHBA-së, kush e di se çfarë do të ndodhë me paketën e mbetur të ndihmës?

Janë SHBA ajo që kundërshton pranimin e Ukrainës në NATO, në vend që të tregojë lidership dhe të bindë kombet e tjera kundërshtare.

Shumë argumentojnë se administrata Biden ka qenë e fortë ndaj Ukrainës, por në fakt, politikat dhe veprimet e tyre nuk kanë qenë asgjë më pak se katastrofike.

Ndërkohë, Uashingtoni dhe kryeqytetet e tjera perëndimore ende flasin për “mos përshkallëzimin më tej”.

Është Rusia ajo që po përshkallëzohet si përgjigje ndaj dobësisë së Perëndimit dhe, veçanërisht, administratës amerikane.

As a US citizen, I am outraged by the lack of response from the US administration to Russia’s recent escalation against Ukraine.

This why:

1. There has been zero response to North Korean troops fighting against Ukraine. In fact, Ukraine has been prohibited by the US from striking North Korean forces until they set foot on Ukrainian soil. This is simply absurd.

The best the US leaders could say a few days ago was that “North Koreans become a legitimate target.” The West has fallen.

2. There is a double standard. The US does not impose restrictions on Israel. US-supplied weapons can be used by Israel in any way it sees fit. Apparently, escalation isn’t a concern there.

3. Russia has escalated attacks on Ukrainian cities, deploying 2,000 Shahed drones in October, a 40% increase from September. This amounts to 66 drones every day.

Russia has significantly intensified its attacks in recent weeks. And what is the US response? None. The administration speaks about Russia’s losses being unsustainable, but what about the impact on Ukrainians?

4. The US has supplied only 10% of the defense aid authorized by Congress this year. Ukraine needs weapons now! With the potential change in US leadership, who knows what will happen to the remaining aid package?

5. It is the US that opposes admitting Ukraine to NATO, rather than showing leadership and convincing other opposing nations.

Many argue that the Biden administration has been strong on Ukraine, but in fact, their policies and actions have been nothing short of disastrous.

Meanwhile, Washington and other Western capitals still talk about “not escalating further.” It is Russia that is escalating in response to the weakness of the West and, especially, the US administration.