Në ato kohë, turma e majtë që e urrente në kulm për 21 Janarin, e pranoi e lumtur “kthimin e Metës në familjen e tyre socialiste”. Urrejtje, dashuri, përsëri urrejtje. Poshtë mbreti, rroftë mbreti!
Poshtë mbreti, rroftë mbreti!
Dhe sot ku jemi?
Një shpërthim i paimagjinueshëm urrejtjeje.
Nuk është e rastësishme. Ushqehet me kujdes.
Qëllimisht u krijua skena makabre e arrestimit publik e shtazarak të ish presidentit, ish kryeparlamentarit e ish kryeministrit, në shkelje të hapur të procedurave ligjore.
Sepse ashtu sigurohej lumi i rrëmbyeshëm i urrejtjes, siq po ndodh në rrjete sociale dhe trimërohej regjimi.
S’kam arsye të kem ndonjë keqardhje për arrestimin e cilitdo, për të cilin ka prova se ka kryer veprën penale të korrupsionit. Sepse e konsideroj detyrën shtetrore të shejtë. Kurr vetë nuk kam abuzuar me detyrën shtetrore. Kurr.
Por, Kushtetuta, Ligji, KEDNJ-ja kanë në themel mbrojtjen e dinjitetit njerzor në çdo rast. Kjo është themelore për tu kuptuar nga kushtetutbërësi dhe kushtetutvotuesi.
Dje, me paburrni, pabesi, pafytyrësi e ligësisht, poshtroi Ilir Metën.
Por ka përshpejtuar fundin e vet.
Sepse ka shkelur në kodin e shqiptarit, që edhe hasmit ja ka ruajtur dinjitetin në çdo rrethanë.Edi Rama është edhe diktator edhe kryemafioz.
E theksova më lart, nuk kam kurrfar arsye të më vij keq për Ilir Metën.
Por më vjen turp si shqiptar për poshtrimin publik që i rezervoi ish presidentit, ish kryeministrit, ish kryeparlamentarit, jo drejtësia, por EDI RAMA.
22.10.2024
Avokat Ndre Molla.