
Isha tek urgjenca e pediatrisë. Kisha djalin me temperaturë.
Ishte ora 8 e mbrëmjes dhe në rradhë para meje ishin 10 familje me fëmijë në krah.
Brenda 30min erdhën dhe 15 familje të tjera, ndërkohë para kisha akoma 8 në rradhë.
Ishin vetëm 2 doktoresha që vizitonin dhe mesadukej duhej të prisja rreth 2 orë.
Të tjerët pas meje, deri në mesnatë.
Fëmijët qanin.
Si ka mundësi mendova, që kanë shtuar qindra policë që na gjobisin në cdo lagje kur parkojmë në TR, dhe nuk shtojnë këtu njerëz për të na shërbyer?
Ndoshta e kanë në plan mendova duke qetësuar veten.
Pas 2 orësh shkuam në shtëpi. Djalin e zuri gjumi më në fund.
Hapa TV dhe rastësisht më dolën lajmet, ku kryeministri fliste për planin e investimit miliona euro për godina të reja qeveritare.
Ndërkohë që akoma dëgjoja fëmijë që qanin dhe prindër që prisnin, në një rradhë që nuk mbaronte.