Kategori
Uncategorized

Ju “kënaquni” me ekspozitat se operativët dhe hetuesit kënaqen akoma me rroga e pensionë të majmë në shtet, në Europë dhe Kanada …

Ish te persekutuar…”Kënaquni” me ekspozitat, se operativët vazhdojnë e kënaqen me punësimin dhe rrogat e majme, e të tjerët si pashallarë në Europë e Kanada .

Duke parë në rrjetet sociale fotot e ekspozitës për gratë e përndjekura gjatë diktaturës komuniste, paraqitur në Belsh më 21 gusht të vitit në vazhdim, syri më vajti te dosja formulare në ngarkim të të ndjerës Tefta Tasi. Ajo u internua në fshatrat e Lushnjës në vitin 1975.

Aty u mor në përpunim aktiv 2A më 3.8.1979, u demaskua më 1.9.1979, u arrestua më 17.10.1979 për agjitacion e propagandë, u dënua me 8 vjet burgim dhe u lirua me amnisti më 15.11.1982.

Pra, ju të përndjekur kënaquni me ekspozita, ndonjë film e me koncerte, ( në fakt ky nuk është faji i juaj, por i regjimeve pas diktaturë) e ndërsa Petraqi e shokët e tij nuk tunden nga funksionet dhe rrogat, pavarësisht se janë pa arsim të lartë (shkolla e sigurimit nuk është arsim për rendin e sotëm).

Sigurisht numëroni radhën e këstit, por “ndonjëherë” kërkoni edhe që persekutorët tuaj të paktën të mos të jenë në funksione shtetërore, se për tu dënuar për krimet e tyre,…_harroeni

Lini një koment