
– Marrë nga Libri “Mëkatarët 3” i Av.Nafiz Bezhanit
Kur krisi monizmi
( spy -story)
Ajo që ndodhi me 12/12/1985 ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur gjatë gjithë kohës së regjimit monist.
Shumëkush mendonte se pas saj do të “priteshin koka sigurimsash”, por çuditërisht ndodhi ajo që nuk besohej.
Edhe pse ngjarja u krahasua me një tërmet serioz, lëkundjet ishin aq të vogla sa krijuan vetëm disa plasaritje në themelet e të ashtuquajturit pushtet popullor që për më shume se 40 vjet ishte prapaganduar si i pavdekshëm.
Por kjo krisje në themele, pa dyshim tregoi pleqërine dhe fundin e tij…
….Hyrja e Familjes Popa në Ambasadën Italiane ishte aq befasuese sa tronditi gjithë politikën shqiptare.

Familja Popa, ka qënë e cilësuar familje e deklasuar, për shkak të babait të tyre, Moisi Popa, ka qënë bashkëpuntor i fashisteve italiane, pas 7 Prillit 1939, kur italia fashiste pushtoi Shqipërine.
Si e tillë ishte degdisur në fshatin Kulle të Sukthit.
Kishte kaluar degada në gjëndje ferri dhe pa parë dritë në fund të tunelit…Pikerisht keto kushte perjetonte familja Popa ne v. 1985, në këto kushte ajo morri vendimin për tu futur në Ambasadën Italiane në Tiranë për të kërkuar strehim politik.
Dhe realizimi i kësaj ëndre u bë në mënyrë të persosur duke shkaktuar një tronditje të rënde organeve të shtetit.
Për një kohë të gjatë kjo ngjarje u bë një nga objektet me të rëndësishme të masmedias, gjithashtu një nga problemet kryesore të shtetit monist që kerkonte zgjidhje tepër tē kujdesshme.

Eshte fjala për vënien në provë të qëndrimit që do të mbahet nga shteti kundër tyre. Në rast se një ngjarje e tillë do të kishte ndodhur kur ishte gjallë Enver Hoxha, padyshim që shkelësit e ligjit do të arrestoheshin me njëherë, kudoqofshin ndoshta edhe po të rrezikoheshin mardheniet diplomatike.
Po tani? Ne qofte se shteti shqiptar do te toleroje deri në masën e bisedimeve për gjetjen e rrugëve të zgjidhjes paqësore të çështjes, pa dyshim, do të konsiderohej sukses i tyre, një provë e ndryshime në politikën shqiptare, një krisje në themelet e shtetit socialist.
…Kaloi një kohë e gjatë me diskutime e propozime nga më të ndryshmet por asnjë zgjidhje nuk u pranua nga vëllezërit Popa.
Nga italia erdhi një grup senatorësh, nga të cilët dy ishin demokristianë, një socialist, e një komunist.
Bisedimet u zhvilluan në bodrumin e Ambasadës, me qëllim që të ishin sa më të rezervuara e të sigurta.
Senatori demokristian bëri prezantimin, kur, pa mbaruar fjalë, u përgjegj Liljana (pjestare e familjes) me një italishte të përsosur:
Komunistët të dalin jashte, ato nuk duam ti dëgjojmë, per shkak se nga ato kemi vuajtur e po vuajme.
Zonjë – u përgjegj senatori demokristian,- ne kemi një grup senatoresh që përfaqësojme forcat politike të Italise, ju nuk keni të drejtë të bëni të tilla dallime.
-Zoteri,- tha ajo me ze me te vendosur,. Familja jone eshte sakrifikuar për Italinë.Ju nuk kini të drejtë të bëni të tilla dallime, ju jeni në borxh me familjen tonë.
-Mund te jeni me te qarte ?- e pyeti Senatori.-Natyrisht. Babai im, në v.1939 ndihmoi italianët me të gjithë fuqinë e tij ekonomike. Pikërisht për këtë po na persekutojnê komunistët.
Zonjë, babai juaj ka ndihmuar fashizmin, që është dënuar edhe në Itali, dakort?
Pas këtij dialogu, gjakrat u qetësuan, por, edhe pse bisedimet vazhduan me qetësi, ato nuk dhanë asnjë përfundim. Palët kishin mbetur në pozicione të pa lëvizura. Nga njëra anë, qeveria shqiptare që e kish bëre te qartë qëndrimin e saj në deklaratën që publikoj Agjencia Telegrafike Shqiptare me 22/12/1985, sipas të cilës “6 shtetasit të kompromentuar me veprimtari antishtetrore në shërbim të një shteti të huaj… të mos mendojnë se do të dalin nga Shqipëria”…Ministri i Brendshem Hekuran Isa deklaroi se: ” edhe po të vdesin, do varrosen në krevatin e Ambadadorit Italian”.
Ky ishte pra qendrimi i pa ndryshuar që kishte shteti shqiptar, ndersa nga ana tjeter kemi qendrimin e qeverisë italiane dhe të pjestarreve të familjes Popa
të cilët nuk pranonin asnjë alternativë tjetër, veç paisjen me pasaporta dhe me vizën përkatëse për të gjashtë të strehuarit në ambasadën italiane. Kryeministri italian Betino Kraksi, kishte deklaruar se ishte disponibël për një zgjidhje paqësore, por në fakt , këmbëngulja e tyre, pa paraqitur alternativë të pranueshme, tregon se bisedimet kishin ngecur dhe ishin larg një zgjidhjeje paqësore…
Cilat vallë do ishte formula e zgjidhjes Paqësore të kësaj çështje?
Ndoshta, një nga zgjidhjet më shpresëdhënëse, e pranuar edhe nga liderët e shtetit shqiptar, ishte ajo e propozuar nga deputeti i zonës së Sukthit, në të cilën perfshihej edhe fshati Kulle, zoti Kristaq Rama.
Pasi morri miratimin e organeve përkatëse, ai kërkoj
të takohej personalisht me disidentët, të dëgjonte kërkesat e tyre, dhe, më në fund tu propozonte një zgjidhje të pranueshme, apo siç u shpreh vetë Ai,
e vetmja zgjidhje e pranueshme nga autoritetet shqiptare…
Deputeti, në emër të zgjedhësve të zonës së tij, do tu paraqiste atyre ofertën për tu kthyer në shtëpinë e tyre në Kullë, nën garancinë publike të deputetit, të pranuar paraprakisht nga shteti, duke garantuar të gjithë pjestarët e kësaj familje se, jo vetëm nuk do kishin ndonjë pasojë, por përkundrazi, do të kishin një trajtim më njerëzor në plotësimi e kërkesa të tyre të ligjëshme.
Ky premtim do të formalizohej me anë të një marrëveshje që do të hartohej në Ambasadën Italiane e cila do të firmosej nga Familja Popa, nga Deputeti Kristaq Rama, dhe nga Ambasadori Italian
në Tiranë.
Për të garantuar zbatimin e kësaj marrëveshje, përveç angazhimit të deputetit Rama, do ti jepeshin të drejta të posaçme diplomateve italianë të akredituar në Tiranë të shkonin sa herë ta shikonin të arsyeshme, në Familjen Popa në Kullë ose të thërrisnin cilindo pjestar të kësaj familje në Ambasadën italiane në Tiranë.
Me këtë projekt, deputeti Rama ishte entusiast dhe parashikonte zgjidhjen e këtij problemi, prandaj nuk
vonoi ti kërkonte Ambasadorit italian të jepte kontributin e tij për të arritur këtë marreveshje.
….
(Vijon faqja 20 e librit Mëkatarët 3)
Në asnjë mënyrë!
Pa mendoni pak, ku ka qënë deri më sot ky deputet?
Përse nuk na u gjend kur ne po hiqnim te “zitë e ullirit”, por na vjen sot?
Ta them Unë ku ishte ai: bënte qef në rrugët e Parisit sëbashku me zonjen Nexhmije Hoxha.
Ndërsa ti më thua takohemi me të, ë?
Në asnjë mënyrë!
Marre nga faqja e Ylli Dylgjeri/

Ndërsa në emisionin e dytë të “Debati në Channel One” për këtë sezon, gazetari Roland Qafoku ka bërë një zbulim që vjen për herë të parë për opinionit publik.
Në janar të vitit 1987, Presidenti i regjimit komunist Ramiz Alia dërgoi në Ambasadën italiane për të negociuar me 2 vëllezërit dhe 4 motrat e familjes Popa që kishin kërkuar azil politik, Kristaq Ramën, babain e kryeministrit të sotëm Edi Rama.
Gazetari publikoi mbrëmë të gjithë raportin që Kristaq Rama, deputet dhe anëtar i presidumit të Kuvendit Popullor hartoi për Ramiz Alinë pas takimit disa orësh me familjen Popa. Më poshtë është e zbardhur një pjesë e këtij raporti të hartuar nga Kristaq Rama.
“Sot më datë 23 janar 1987, ora 10.00 u bë takimi në Ambasadën italiane. Në hyrje të Ambasadës na priti një punonjës i Ambasadës i cili na drejtoi në një studio ku na priste Ambasadori (Claudio Gentile).
Paraprakisht, mbasi u ulëm, Ambasadori filloi të më pyesë a po punoj për statujën e shokut Enver në sheshin “Skënderbej” dhe biseduam për monumentet që kam punuar unë… Në dhomë u futën një burrë dhe një grua që ishin Akili dhe Liljana. Kur u futën ata as nuk na përshëndetën por na shihnin pak të çuditur.
Vumë re se ishin shumë të irrituar dhe ishin veshur me rroba shumë të përdorura shqiptare që nga këpucët e deri te palltot. Kur i tha Ambasadori që e njihin zotin Rama, ata e mohuan atëherë unë i thashë se njihemi se jemi durrsakë dhe me Liljanën kemi qenë në shkollë, në Liceun Artistik, ajo prapë nuk dha të njohur.
Ishte shumë e zbehtë dhe e zbardhur komplet. Kur u ulëm i thashë ku janë të tjerët?
Kjo pyetje i befasoi, panë njëri-tjetrin dhe thanë këtu janë. Kur i pyetëm përse nuk duan të vinë unë dua të bisedoj me të tërë, përgjigja qe se janë të sëmurë dhe jemi ne dhe s’ka nevojë ëpr ta.
Po kaq keq janë sa nuk mund të lëvizin? Unë desha të bisedoj dhe takoj edhe ata që të dëgjojnë edhe ata. Por dhoma ku ishim ne dhe nga karriget që ishin vendosur dukej që paraprakisht ishte menduar se ato do të ishin vetëm dy vetë.
Akili më pyeti përse kisha ardhur. Unë i shpjegova që si deputet në takim me popullin më kanë pyetur për ju dhe më kanë ngarkuar t’ju takoj tju shpjegoj dhe sqaroj pozitën tonë duke ju bërë thirrje të reflektoni. ….
Herë pas herë ata bënin këto ndërhyrje: Ne nuk kemi punë me ju. Jemi italianë se jemi në tokë italiane. Çështjen tona do ta shqyrojë OKB dhe gjyqi i Hagës.
Nuk kemi punë me autoritetet tuaja.
Unë i thashë që Ambasada është në tokë shqiptare.
Unë ju përgjigjem se ne jemi shtet sovran e i pavarur që lirinë e kemi mbrojtur gjithmonë vetë dhe asjë armik nuk na tremb. Këtë e ka treguar historia. ….Akili falenderoi Ambasadorin italian dhe u largua pa na përshëndetur. …
Ambasadori më tha se policia shqiptare nuk mund të futet në godinën e Ambasadës italiane se kjo është tokë e padhunueshme. Ai më tha se Sigurimi kishte përgjuar bisediat e tij me Popajt por unë e kundërshtova.
..Gjatë gjithë kohës Liljana fliste italisht. Gjatë gjithë kohës më drejtoheshin me fjalën Juve, qeveria juaj duke nënkuptuar që ata nuk ishin shqiptarë. Mua më thanë se i kishim burgosur, internuar dhe persekutuar. Unë iu thashë se ju nuk keni qenë as të burgosur e as të internuar dhe se lëvzinin si ju donte qefi.
I sigurova ata se nga territori shqiptar ata nuk kishin për të dalë kurrë prej andej nëpërmjet Ambasadës, por të dalin vetë dhe se do jenë të lirë.
Do përfitojnë edhe nga amnistia.
Në këtë moment Liljana nxori nga xhepi një pilulë dhe tha: Unë pi këtë dhe nuk dal prej këtej. Atëherë Akili brofi në këmbë dhe tha po atëherë përse për Aleksandër Kondon iu drejtua Gjykatës së Hagës?”

