


Shkruan Muharrem Meko /
Ilir Kushi, ky djali me rrenje te thella nga Çameria martire, sot ne mengjez me telefonoj; – kam ardhur qe mbreme ne Korçe – me tha e kam deshire te takohemi
…dua te te dhuroj edhe dy librat e mij te fundit ! !
Lame vendin e takimit ; sigurisht ” Bar-Kolonja” !
U takuam tere mall…a thua se njiheshim prej vitesh …a ndoshta edhe gjaku çam qe na theret ( edhe une vet besoj se 50 % i kam rrenjet nga Çameria, perderisa gjyshja ime nga nena, vinte nga Pilkati, foshnje e vetme pa asnje njeri ; te gjithe te maskaruar e therur nga dora mizore e kriminelave grek )
E kenaqesia dyfishohet, kur edhe dy botimet e tij te fundit, ; ” Haideja , Vajza e Ali Pashe Tepelenes” dhe ” Gjuha e Dashurise “, m’i dhuroj me dedikim personal !
Ishte i shoqeruar edhe me dy shoke te tjerre … nxitonin per ne Kolonje e une s mund t ja prishja
…sidomos kur behet fjale per Kolonjen !
- Ritualin me domosdo; shpejt e shpejt nga nje foto me dy dhuratat e tij…u ndame si miq te mire edhe pse deshira e te dyve ishte te rinim gjate, teksa me premtoj se do te takohemi e serish !
…dhe e di qe e mban fjalen !