Kategori
Uncategorized

Mirë që më spiunonte, por më pinte dhe cigaret .

Në foto Petrika Leka /

Perlë nga Petrika Leka.

E kish detyrë.

Më spiunonte, por më pinte dhe cigaret.

Ditën e rrogave më zinte pritë në birra Panda, nuk ikte pa ma pirë një birrë.


Kur vdiq Enveri, ju “prish” TV dhe erdhi e pa në mua ceremoninë e varrimit.

Më shikonte me bishtiin e syrit dhe qeshte.

Qeshte dhe priste të qeshja dhe unë i ziu.


Ky ishte spiuni i ndyrë i vënë nga sigurimi që më ndiqte nga pas ditë e natë.

Ai quhej Taqo Vasili…

Petrika Leka, ky pinjoll i një familje fisnike, atdhetarësh, të persekutuar deri në palcë, ishte djali i poetit të pushkatuar Genci Leka.

Ai u rrit me shumë halle dhe vuajtje në pjesë të ndryshme të jetës vetëm nga dashuria e dy gjysheve të tij të mira, në Bërzeshtë (Mokërr) dhe në Korçë.

Lini një koment