Kategori
Uncategorized

Pengmarrësi,-pengu, dhe çelsi i ndryshkur “rilindas” në Shkodër

Në kërkim të një “çelsi” nga çifti Rama – Basha……

Shkruan aktivistja e shoqërisë civile, avokate Adriana Kalaja /

Shkruan aktivistja e shoqërisë civile, avokate Adriana Kalaja /

Fakti që Edvin Kristaq Rama, alias vëllai i Olsit të Xibrakës, guxon të shkojë të takojë të paburrin Lulzim, në Vilën e tij të pestë në Rroling Hill, tregon se ai nuk ka hequr dorë as nga sulmi ndaj Prof. Dr. Sali Berishës, as nga goditjet ndaj Opozitës dhe PD, as nga shpërbërja e saj, as nga përdorja e një zvarraniku, e as nga Logo e Vula.

Po kështu;

ky takim, në momentin e tyre më të ulët politik, tregon se do vijojnë presionin e fortë, me pushtetin e parave të drogës dhe narko shtetit, për mbajtjen e Liderit të Opizitës dhe PD në arrest shtëpie, me urdhër politik.

Si duket, nuk i paska pëlqyer krevati që i dha Desada……apo nuk i ka pëlqyer Tao kokëshumëcepëshi?

Nuk e di.

Di që janë takuar kokë më kokë, dy koka të mbushura me mllef dhe urrejtje për Shqipërinë e shqiptarët te Vila e pestë e këtij që mbante makinë numërimi parash në zyrë.

Kush nuk e kupton këtë situatë, nga më të rrezikshëm pët ekzistencën e PD dhe Opozitës, më e pakta është naiv.

Sot, të birit të Kristaqit dhe vëllait të Olsit të Xibrakës, nxjerrë lakuriq siç i pëlqen, 
por këtë rradhë politikisht, nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare,

i duhet një njeri pa parime e integritet moral si Lulzim Basha.

Cila është zgjidhja? -Te dera e shtëpisë,- Zvarrë deri te 313.

Vetëm lirimi pa kushte i Doktor Berishës, ç’monton planet djallëzore dhe perverse të çiftit Rama – Basha.

Ju e dini që intuita nuk më ka tradhëtuar KURRË.

Informacioni jo e jo.

Të tjerat janë pallavra dhe show për interesa personalë.

Motoja e ekzistencës së shqiptarit ndër shekuj,dhe demokracisë sot : 👉🏽 Ja të vdesim, ja të rrojmë për Liri.

Lini një koment