
Nëse shoqe Giorgia, do e kishte vizitën e planifikuar……
Avokate Adriana Kalaja, aktiviste e shoqërisë civile
Të gjithë qytetarët shqiptarë, me minimumin e intelektit, përveç patronazhistëve dhe lulzimsave, e kuptojnë se vizita e sotme e Melonit, është një “qokë” e saj, për të “pastruar” Edvinin e Kristaqit, ndryshe vëllain e Olsit të Xibrakës, nga akuzat në gjuhë “të jashtme” që tashmë po i bëhen atij, si ideator dhe përfaqësues i denjë i narko shtetit.
Por, edhe nëse do e pranojmë propagandën se kjo vizitë do kishte qenë e planifikuar, mirë do ishte të shkonte të vizitonte përveç Gjadrit, edhe punimet tashmë të përfunduara në Sarajet e Lindës.
Nisur nga fakti se Edvini i Kristaqit ka dy Linda, jo se kjo e Kuvendit i ka të “vogla” Sarajet, por unë sygjerimin e kam për Lindën dhe Sarajet e Surrelit…..
Në këtë kuptim, gjatë vizitës në këto Saraje, “kara” Meloni do mësonte, edhe nga koefidencat që ka me çiftin Kryeministror dhe “amore” Edi sesi:
1-Prona e grabitur nga bashkëshortja e Kryeministrit, ndodhur në Fshatin Surrel, Dajt, Tiranë, është ndarë sipas Ligjit Nr.7501, pas fallsifikimit të dokumentave, nën ndikimin r Lindës së Surrelit.
2-Bazuar në hetimin administrativ, Prefekti i Qarkut, i dërgon përfituesit I. I., etj., Vendimin Nr. 326 datë 02.12.2016 ku i komunikohej se KVVTP pranë Prefektit të Qarkut Tiranë:
“Shfuqizimin e plotë të Aktit të Marjes së Tokës Vujqësore në Pronësi Nr.42 datë 10.06.1992, Nr. – datë 19.01.1992, Nr.62 datë 20 04.1991 dhe NR.62 DATË 26.11.1992 si dhe detyrimin për kthimin e tojës “shtet”.
3-Gjykata, bazuar në kërkesën e Prefektit Tiranë, detyron palën e paditur të kthejë pronën SHTET të përfituar në kundërshtim me ligjin.
Këtu nis problemi.
4-Ky vendim ankimohet nga pala e paditur, ndërkohë që në lojë futet familja Kryeministrore e cila, pas ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe presionit mëpërmjet Vetingut, arrin që Gjykata Administrative e Apelit të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe kthimin e dosjes po në të njëjtën Gjykatë, por me tjetër trup gjykues.
5-Aq të kopsitura ishin shkeljet lidhur me përfitimin e paligjshëm të pronës objekt gjykimi sa, Gjykata e Apelit e ka prishur çështjen për procedurë dhe jo për zgjidhjen gabim të çështjes.
5-Familja Kryeministrore tani hidhet në sulm frontal, duke thirrurr në ndihmë ish Kryetarin e ASHK-së, Artan Lame.
6-Pas kthimin të çështjes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Artan Lame duhet t’ja bënte nderin deri në fund shefit të tij dhe gruas së shefit, pronare e Tokës përfituar në kundërshtim me ligjin.
7-Si familja Kryeministrore, në “pamundësi” financiare këtë pronë e “bleu” me 198 lekë për m2 nga vjehrra e E. B, sot ambasador në SHBA- në e Merimangës së Zezë, ndryshe Griselda Blanco, ndryshe Yuri Kim, po aq sa e kishte “blerë” në vitin 2004.
8-Linda e Surrelit ishte në “pamundësi” financiare, megjithëse paguhej mjaftueshëm mirë nga banka e nivelit të dytë ku 3 ditë pas “dorheqjes” së saj, kapitali ulet me 52 mIlion USD si dhe në borde të tjera ku paguhej me rekomandim të George Soros, si shkesi i martesës me “amore” Edi.
9-Si kjo pronë ishte pjesë përbërëse e Parkut Kombëtar të shpallur nga Ish Kryeministri Berisha dhe hequr ky status nga i vëllai i Olsit të Xibrakës.
10-Si Lame kërkoi heqjen dorë nga gjykimi i çështjes duke pushuar çështjen që lidhej me pronën e Linda S. Rama ( Fotot më poshtë).
11-Si “qershia mbi tortë” në gjithë këtë histori është sesi Lindita Rama ish Lindita Xhillari, interesohej për këtë pronë që në vitin 2008 dhe e pëtfiton në vitin 2013 !!!!!!!
12-Si “qershia mbi tortë” në gjithë këtë histori është sesi Lindita Rama ish Lindita Xhillari, interesohej për këtë pronë që në vitin 2008 dhe e pëtfiton në vitin 2013 !!!!!!!
Si “qershia mbi tortë” në gjithë këtë histori është sesi Lindita Rama ish Lindita Xhillari, interesohej për këtë pronë që në vitin 2008 dhe e pëtfiton në vitin 2013 !!!!!!!
Si edhe Avokati i Shtetit, ish Avokatja e Ramës e pranoi në heshtje këtë vendim duke mos e ANKIMUAR e duke na sjellë ndër mënd ngjarjen e pronës së Gjirit të Lalzit dhënë nga Gjykata e Durrësit dhe që nuk u ankimua nga Avokati i Shtetit (mbase është “më mirë” se atë të gjorin arab, e nisën me avion pasi e bënë për spital “njerëz të panjohur” e të larguar në “drejtim të paditur”).
Si Vendimi mori formë të prerë dhe të gjithë janë të lumtur.
- Si çifti Kryeministror, shijon pa u bezdisur aspak “bunkerin” e tyre në Surrel, Dajt, Tiranë.
- Si SPAK hesht dhe është në shërbim të grabitësave.
- Si minimalisht duhet të filojnë hetimet lidhur me këtë çështje pasi çifti Kryeministror, Artan Lame, Avokati i Shtetit dhe shumë zyrtarë të tjerë kanë konsumuar veprat penale “vjedhje me anë të mashtrimut”, “fallsifikim i dokumentave”, “shpërdorim detyre”, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, dhe shumë vepra të tjera penale.
- Si t’i kthehet toka SHTETIT, se këtë ka vendosur Gjykata bazuar në kërkesën e Prefektit të Qarkut pa hyrë MAFIA në lojë dhe pa lojën e afërmëndshit të SPAK.
Ja kshu kshu moj shoqe apo “kara” Meloni.
Me këtë rast, mund t’a pyesje Lindën e Surrelit se:
A ja lidhje në këtë histori Olsi i Xibrakës dhe Don Agaçio?
Mbase ty ti tregojnë o shoqe apo “kara” Meloni.
Se, sado të përpiqesh “kara” Georgia, mafien nuk ia heq dot nga “trupi” si pjesë organike e Edvinit të Kristaqit, mafie të cilën çifti Kryeministror e përfaqëson perfektësisht.
Ashtu siç përfaqëson krimin dhe antishqiptarizmin.
Se nuk them kot unë o “kara” Giorgia se, pas një mafiozi diktator, qëndron njē Nexhimije.
Ja kshu kshu moj “kara” Giorgia…..
Uroj që të hënën paradite, ndryshe nga e diela në darkë, afërmendshi i SPAK, të ketë patur drita.
Edhe ju të tjerët që “çuditërisht” ju ikin dritat sa herë unë shkoj e çoj Edvinin e të tijtë në SPAK.











Mbase Bela e di si “punohet”.
Të shohim miq….. 😉