Kategori
Uncategorized

A po imiton Rama regjimin diktatorial të Eritreas me emigrantët shqiptarë në Greqi dhe Itali ?

A po imiton Rama regjimin diktatorial të Eritreas me emigrantët shqiptarë në Greqi dhe Itali ?

Në vitin 2022 regjimi diktatorial i Eritreas nëpërmjet përkrahësve të tij (brënda të cilëve shumë sigurimsa të fshetë të shërbimit sekret eritreas të kamufluar si emigrantë) organizuan një evendiment si këta që po organizon Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi dhe Itali.

Kundërshtarët e regjimit diktatorial eritreas me të drejtë shkuan dhe protestuan kundër atij evendimenti të sponsorizuar nga regjimi i Eritreas.

Pati përplasje mes emigrantëve, -të plagosur -dhe të arrestuar nga policia suedeze.

A nuk po bën dhe Rama të njëjtën gjë me emigrantët shqiptarë në europë ?

Në Greqi prej vitesh funksionojnë me aktivitetet e tyre degët e dy forcave politike PD-PS, por asnjëherë nuk ka pasur përplasje a konflikte mes emigrantëve atje

Si ish drejtues i degës së Partisë Demokratike Shqiptare Selanik, si në opozitë ashtu dhe në pushtet, por më pas edhe si N/Kryetar i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi, ky fenomen i ri me këto evendimente provokuese qeveritare, (nën petkun e nacionalizmit) i organizuar direkt nga Edvin Rama është mjaft i rrezikshëm për vetë emigrantët atje ku jetojnë, jo vetëm në fillim përplasjet mes tyre, por edhe në problemet e tyre me shtetin ku ata kanë familjet e tyre dhe jetojnë .

Përplasjet e dhunshme para dy vitesh mes Eritreasve emigrantë në Stockholm duket se do pasohen me ato të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe Itali, të cilët të rënë në rrjetën e patriotizmit të rrejshëm të një kryeministri të pa përgjegjshëm po i largohen kërkesave për të drejtat e tyre të ligjshme dhe pa dashur po futen në probleme me autoritetet ligjore në vëndet ku jetojnë, pse jo edhe në përplasje dhe vllavrasje mes vetvetes.

Të drejtat e emigrantëve nuk mund ti i mbrojnë dot ata që përzunë vetëm në 10 vjet Një milion shqiptarë nga vëndi.

Bashkohuni për të drejtat tuaja !


Mos votoni servilët dhe eksponentët e tyre në emigracion a të dërguar, por propozoni, votoni dhe zgjidhni të zgjedhurit tuaj më të mirë .

U.Gj, ish N/Kryetar i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi

Lini një koment