Kategori
Uncategorized

Turma “rilindase” e hangarit të pa ajrosur, dhe Mesazhi europian i emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Dhimbja e hidhur e Ramës nga “çpimi i një gjilpëre”.

Protesta e një grupi të “vogël” emigrantësh përballë shpurës kryeministrore “rilindase” që kishin bërë qindra kilometra të urdhëruar dhe detyruar të ndjekin si delet narkoshefin e tyre ishte për Ramën një si dhimbja e hidhur e çpimit të një gjilpëre të vogël por me dhimbje.

Ato zëra, ata qytetarë, dhe ato pankarta ishin shumë e më shumë domethënëse sesa thirrjet e pa kuptimta, të mbyllura të patronazhistëve të tij brënda një hangari të madh që për disa orë ju dukej vetja se kishte pushtuar Athinën .

Mëngjezi i së hënës për “malakat” që latë atje fillon ndryshe !

Ndërsa shpura e patronazhistëve hajdutë “rilindas” numurojnë çdo ditë milionat e vjedhura …

“Malakat” që herët në mëngjes me një frape në dorë i gjen në sheshi i Omonias me ndonjë lopatë, trapan, a troko duke pritur afendikojtë për punë/

Disa (ata më fatlumët) shtrëngojnë testikujt duke mbajtur në kurris që në orën 7 të mëngjezit llataqe (drrasa) shkallusja, a hekura nëpër pallate në ndërtim.

Disa kanë ikur në mëngjes herët të pastrojnë baçet a shtëpitë e grekut

E ata pa adhje paramoni (lejë qëndrimi) i gjen në radhë trotuareve duke paguar qimet e kokës nëpër avakatër e duke pritur me orë të tëra në radhë përballë zyrave të shtetit …

“Krenaria” mbeti brënda hangarit, e hallet e tyre jashtë atij hangari janë të pa fundme …

Emigrantët në greqi duhet ti jenë mirnjohës atij grupi të “vogël” në numur, por të Madh në guximin dhe mesazhet e domethënëse që ata dhanë jo vetëm ballëpërballë shpurës kryeministrore por dhe opinionit atje.

Vëlla emigrant BASHKOU DHE REAGO : Veç zërit tënd askush tjetër nuk mund të bëhet mbrojtës i të drejtave të tua 😉

Lini një koment