Kategori
Uncategorized

Projektligji për surrogatën/ Berisha: Nisma monstruoze! Rama po zbaton doktrinat e Soros dhe Çubrilloviçit

Berisha:

Faleminderit shumë dhe një përshëndetje të përzemërt për ju zonja Komani, në veçanti për organizatorët e kësaj konference, për profesor Akil Panon, pastorin e pamposhtur në mbrojtje të vlerave morale më elementare të një shoqërie, në mbrojtje të familja.


Koalicioni i tij, të cilin ai e drejton, Aleanca për Familjen.


Unë kam një përshëndetje të ngrohtë për deputetin Tritan Shehu, deputetin Petrit Vasili dhe të gjithë ata që në momentet e para të shfaqjes së kësaj nisme do ta quaja, pa abuzime semantike, një nismë monstruoze, çnjerëzore, antishqiptare të një regjimi që i ka vënë vetes si mision historik shkatërrimin e kombit shqiptar më shumë se 40 pushtime që ky komb ka njohur në shekuj e mijëvjeçarë.

Regjimi i Edi Ramës.

Pas vendosjes së një kuadri politik shpopullues të këtij vendi, një kuadër që detyroi rreth 35 për qind të shqiptarëve të largoheshin nga vendi i tyre në një hark kohor prej 8 vitesh.
Kuadri që zëvendësoi sigurinë dhe ligjin me antishtetin dhe narkoshtetin, tashmë në përputhje të plotë me doktrinën e Çubrilloviçit, i cili në epiqendër të betejës kishte nënën shqiptare, famë kjo që në histori është ekuivalente vetëm me Edi. Rama, kishte përcaktuar nënën shqiptare si objektivin kryesor për të shkatërruar kombin shqiptar.


Edi Rama në angazhimin e tij, ky antishqiptar në çdo aspekt, në angazhimin e tij për shkatërrimin e këtij kombi, tani zbret deri në themelin e kombit.


Në themel të shoqërisë, në shenjtërinë e kombit dhe shoqërisë, familja.


Ai zbaton doktrinën e një përbindëshi tjetër të njerëzimit pas Karl Marksit, George Soros.
Mes doktrinës komuniste të familjes në finalen e ndërtimit të shoqërisë dhe doktrinës së George Soros ndryshojnë vetëm termat, por rezultatet janë të njëjta.

Lini një koment