
Edi Rama ka investuar e angazhuar gjithçka për të asgjësuar opozitën. Sepse është vetë në prag të qelisë me shumicën e kabinetit. Represioni nis nga arrestimi i kryetarit Berisha, te mbajtja e vulës dhunshëm me gjykatës sadushianë, pionierë shallkuq,
Shpikja e arrestit pa akuzë e pa prova, e pahasur ne asnjë jurisprudencë globalisht, sërish Opozita, e ka përballjen si emergjencë kombëtare.



Protestat mbi një muaj te Rruga e Shpresës në Tiranë, duhet te mos jenë adresa e vetme dhe energji e përqëndruar.
Opozita në Aksion duhet të jetë Opozita në të gjithë Shqipërinë.
Lidershipi, kryesia, forumet duhet te shfaqen dendësisht në terren, nëpër struktura, në çdo qytet të vendit.
Kanë qenë me vend shpalosje idesh e programesh me departamente, një impuls ndryshe i Brain Gain, ekselenca brenda e jashtë vendit, diaspora një afri më tepër. Fushata ka nisur.
PD duhet të jetë shumëfish në aksion duke shtuar burime njerëzore, platfotme, projekt qeverisës, ekipin që do e mundësojë, aleatë tej paragjykimeve, dallimeve e mëkateve pa peshë rrënuese.
50 deputetët a më tepër, 63, sado të jenë, nuk duhet të mendojnë rifreskim të mandateve individuale, si kusht të panegociueshëm, por mundjen e kundërshtarit. Deputetët nuk janë domosdoshmërisht politikanë.

Kush e bën e ka pazar portofoli.
Më vjen ndërmend një copëz bisede e Patër Meshkallës me Zef Malën në burg kur dikush i pyet për ngjashnëri e dallimet mes komunistëve e jezuitëve. “
Ka një veti ku ngjajnë se duan të arrijnë synimet me çdo kusht, e dallimi tha At Meshkalla; Ne sakrifikojmë veten për të mbrri qëllimet, ndërsa komunistët na sakrifikojnë ne..”
👉🏽Demokratët nuk duhet të merren vesh me dyfeqe.
👉🏽Çërçilli tha bëra aleancë me Stalinin për të mundur Hitlerin. Për ekzistencën e kombeve ka vend për kompromise të vështira.
👉🏽Kush nuk është peng ka fuqi të përballet me të keqen “Rama”
👉🏽kush nuk ka kusure sekrete dosje, biznese të dhuruara, para të kollajshme, duarçorbë, ka fuqi ta zhbëjë Ramën dhe taborrin e tij.
Njerëzit kanë ikur shumë. Ata që janë duhen bindur duke i pa në sy e mbajtur fjalën, e duhen ftuar të ikurit për të mirën e vendit. Por jo të përdoren. Të jenë përfaqësim dhe marrëveshje.
Duhet Kujdes. Partia Demokratike janë demokratët.
Mos merrni borxhe te qeveria për të mundur qeverinë.
