Kategori
Uncategorized

Shqipëria është bërë prej 1991 toka e eksperimentale e Sorosit dhe manipulimit socialist .

Nga Plarent Aleksi ///

Shqipëria është bërë prej 1991 toka e eksperimentale e Sorosit dhe manipulimit social e cila ka prurë një “modernitet” toksik. 👉🏽Eksperimentet e OJQ-ve Sorosiane dhe politikanëve, kukulla e të korruptuar, të vendosura prej tij kanë bërë Shqipërinë vendin e makinave luksoze të drogës, trafikut global të drogës, varfërisë galopante, degradimit të lidhjeve familjare, vendin ku njeriu dhe morali i tijë nuk kanë më asnjë vlerë përveç çmimit që shitet për të mbijetuar.

👉🏽Shteti është kthyer në palaçio i mbushur me kriminel në parlament dhe në qeveri. 👉🏽Drejtësia shitet dhe blihet për çmimin më të lartë sikur të ishte aksion në bursë, kush ofron më shumë. 👉🏽Ndarja mes të pasurve dhe të varfërve është thelluar aq shumë sa me lek mund të blihet jeta e një njeriu. 👉🏽Propaganda mediatike u mbush mendjen Shqipëtarëve se nuk kanë asgjë në dorë për të vendosur të ardhmen e tyre. Depresioni ka vendosur rrënjë të thella, “Shqipëria Nuk Bëhet më”. Shqipëria bëhet, kjo klasë politike pengmarrëse e këtij pushteti të degraduar mund të shkulet nga ato karrige, Shqipëria mund të jet moderne pa qënë toksike.

E vërteta është se këto gënjeshtra dhe mashtrime elektorale janë një perde injorance e cila mund të zhduket nga sytë tanë nëse vendosim të shohim të vërtetën pa filtrat e Sorosit dhe shërbëtorëve të tijë.

Shqiptarët mund të zgjedhin të mbajnë anarshinë e kalbur "moderne" apo të rikthehen tek vlerat e vërteta të kulturës dhe traditave shekullore. 

Kthimin e familjes në qëndër të vlerave jetike dhe besnikërinë ndaj atdheut si besimin udhërrëfyes të politikës shtetërore.

Lini një koment