
Rizaj:
Zoti Bashan në fjalën tuaj ju denoncuar çështjen e kullave. Në vitin 2022 në deklaratën e ILDKPI bashkëshortja juaj dekralon se ka përfituar nga trashëgimia 5 apartamente, 5 garazhe, 5 llogari bankare me shuma të ndryshme këto llogari bankare. A ndodhen në “Lion Park” këto apartamente dhe garazhe për të cilat ju keni akuza publike.
Basha:
Edhe njëherë kjo është një përpjekje, perpjekja më e ulët në debatin publik është të sulmosh personin që po lançon idetë. Nuk merren me idetë e mia, nuk merren me Refomën Zgjedhore…
Rizaj:
Më jepni përgjigje për pyetjen sepse keni akuza publike..
Basha:
Nuk merresh me çështjen merresh me personin, ko është taktikë e vjetër. Unë kam bërë propozime konkrete, ligji për vetting politikanësh, konrolli i pasurive…Kush ka dyshime për mua t’i drejtohet SPAK-ut.
Rizaj:
Zoti Basha ju lutem, edhe për etikën e konferencës. Unë ju bëra një pyetje,
Basha:
Ermal e more përgjigjen. Edhe një pyetje keni.
Rizaj:
Zoti Basha pse e keni kaq problem të përgjigjeni. I keni apo jo këto apartamente.
Basha:
I kam deklaruar çdo vit në ILDKPI, i kam deklaruar.
Rizaj:
Zoti Basha i keni apo jo te “Lion Park” se qytetarët nuk e dinë vendodhjen. I keni në atë vend apo jo?
Basha:
Thuaju të votojmë vettingun. A janë të gatshëm pronarët e tu?
Rizaj:
Të gatshëm janë dhe mbajnë përgjegjësi. Zoti Basha keni përgjigje për pyetjen apo jo?
Basha:
Përgjigjen e more…
Rizaj:
Një akzionist që ju nuk ia thoni emrin ju ka bërë akuza publike.
Basha:
Aksionionistët shkojnë e vijnë, e vërteta mbetet
Rizaj:
Po ju emrin nuk ia përmendni, se ju ka bërë akuza publike..
Basha:
Aksionistët shkojnë e vijnë..
Rizaj:
Garazhet dhe apartamentet mbeten