
Shtëpia e famljes Jashari e shndërruar në rrënoja nga forcat serbe, pas pavarësisë së Kosovës është bërë shtëpi përkujtimore. Ndërsa përballë shtëpisë gjenden edhe varrezat e dëshmorëve që humbën jetën në sulm.
Në fshatin Prekaz gjithashtu gjendet edhe një muze ku ekspozohen veshjet dhe gjërat e familjes Jashari.
Lufta në Kosovë dhe shpallja e pavarësisë
Gjatë viteve 1998-1999 të luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 10 mijë kosovarë, nga të cilët mbi 8 mijë shqiptarë ndërsa afro një milion njerëz, rreth 800 mijë prej të cilëve shqiptarë, u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre në Kosovë.
Më 24 mars në orën 20:00 NATO nisi “Operacionin e Forcave Aleate” që do të zgjaste deri më 10 qershor. Me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATO-s kishin mbështetur operacionin. Operacioni poashtu u mbështet edhe nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) me 10 avionë të tipit F-16.
Kosova, rreth 10 vite pas luftës, më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë e saj. Sot Kosova njihet nga gjithsej 116 shtete.
