Kategori
Uncategorized

Shqipëria u nda perfundimisht me votën e lirë.

Lideri demokrat Sali Berisha; Mesazh urimi për Vitin e Ri

Për shumicën e shqiptarëve, mirënjohja dhe shpresa, mund të jenë të vështira në mbyllje të një viti si ky që po lejmë pas.
Shqipëria nuk është më e njëjta. Vendi ynë është nxjerrë nga rruga e demokracisë dhe i është rikthyer udhës qorre të dikurshme. Diktaturës! Në retrospektivë Shqipëria humbi shumë këtë vit.

-Shqipëria u nda perfundimisht me votën e lirë. Në 2023 pamë një fushatë elektorale që nisi me tritol, u kontrollua nga bandat, dhe u mbyll me arrestime politike.

-Shqipëria humbi pluralizmin.

-Në 2023 pamë luftën më të egër ndaj opozitës që nga koha e Enver Hoxhës. Opozitës ju vodh logo e partisë.

-Ju ndalua emri i kryetarit në fletën e votimit. Dhe kreu i tyre u burgos, pa prova apo fakte.
-Opozites ju mohua e drejta kushtetuese e kontrollit mbi qeverisjen. Shqipëria humbi Parlamentarizmin. Humbi demokracinë.

Mirënjohja dhe shpresa mund të jenë të vështira, në kohë si këto.
Mirënjohja dhe shpresa mund të jenë të vështira, në vitin e 2 që Shqipëria ka më shumë vdekje se sa lindje.
Mirënjohja dhe shpresa mund të jenë të vështira, në një kohë kur 81% e shqiptarëve duan të largohen.

Ky vit, pati të mirat e veta.
Ky ishte viti ku nga errësira ne sollëm në dritë të vërtetën. Prandaj çdo demokrat sonte duhet të jetë krenar, dhe çdo shqiptar duhet të ketë shpresë. Sepse çdo e keqe sjell një të mirë.

Zgjedhjet e 2023 ishin si ato të Rusisë së Putinit. 

Por 600.000 shqiptarë me votën e tyre na dhanë mesazhin se ka shpresë.
Parlamenti shqiptar sot është si ai i Bjellorusisë së Lukashenkos.
Por 43 deputetë qëndrestarë dhanë mesazhin se ka shpresë.
U burgos padrejtësisht kreu i opozitës. 
Por është veçse inspirim sepse tregon se regjimi ka frikë. Prandaj do ju kujtoj se Sali Berisha kurrë nuk do dorëzohet së luftuari për të vërtetat që beson për Shqipërinë. Nuk do dorëzohet së luftuari për të rinjtë që largohen, për fermerët e braktisur, per minatorët e harruar, për arsimtarët me rrogat më të ulëta në rajon, për artistët që drejtohen nga patronazhistët, për mjekët e vjedhur nga koncesionet që zgjidhje të vetme shohin largimin, për intelektualët që mediat e reigjimit i kanë zëvendësuar me gramafonë të paguar, për ish-pronarët që shohin se si u vidhen pronat nga familjarët e ministrave si "investitorët strategjikë", për studentët qe nuk shohin siguri për të ardhmen, për prodhuesit, mundi dhe djersa e të cilëve është shkatërruar nga paraja e zezë a narkotrafikut, për pensionistët që nuk kanë mundësi të blejnë as ilaçet, për të varfërit, të papunët dhe të majtët e tradhëtuar. 


Sepse në këtë diktaturë të re, ku shqiptarët janë të tradhëtuar nga të gjitha anët, antikomformistet, guximtarët dhe qëndrestarët janë shpresa e vetme për Shqipërinë.

Dhe për të gjithë ata që mund ta kenë të vështirë të shohin dritë në këtë kohë të errët, kam vetëm një fjali për ta. Një shprehje të pavdekshme nga Nelson Mandela:
“Çdo gjë duket e pamundur… deri sa realizohet.”

Shqiptarët do të triumfojnë këtë vit të ri. Misioni ynë hyjnor për shpëtimin e Shqipërisë do realizohet.

Prandaj, uroj çdo shqiptar të hyj në 2024 krenarë, i buzëqeshur dhe me dy gishtat lart.
E ardhmja u takon atyre që guxojnë!

Gëzuar miq!
Gëzuar Vitin e Ri, 2024!

Albania finally split with a free vote.

Dear Albanian citizens! Happy New Year 2024, wherever you're celebrating tonight. In your family homes, in bars, clubs, travel, hospitals or prisons. This magical night of the change of years is the night of love, gratitude and hope.
For most Albanians, gratitude and hope can be difficult at the end of a year like the one we are leaving behind. Albania is no longer the same. Our country has been taken out of the path of democracy and has returned to the former dead end. Dictatorship! In retrospect, Albania lost a lot this year.

Albania finally split with a free vote.

In 2023 we saw an election campaign that started with tritol, was controlled by gangs, and ended with political arrests.

Albania lost pluralism. In 2023, we saw the fiercest fight against the opposition since the time of Enver Hoxha.

The opposition stole your party logo.

The mayor’s name was banned on the ballot. And their leader was imprisoned, without evidence or facts.

The opposition was denied the constitutional right to control the government. Albania lost Parliamentarism. He lost democracy.

Gratitude and hope can be difficult in times like these.

Gratitude and hope can be difficult, in the 2nd year that Albania has more deaths than births.

Gratitude and hope can be difficult, at a time when 81% of Albanians want to leave.

This year, it had its good points. This was the year where from the darkness we brought the truth to the light. Therefore, every democrat should be proud tonight, and every Albanian should have hope. Because every bad brings a good.

The 2023 election was like that of Putin’s Russia.

But 600,000 Albanians with their vote gave us the message that there is hope.

The Albanian parliament today is like that of Lukashenko’s Belarus.

But 43 opposition deputies gave the message that there is hope.

The leader of the opposition was unjustly imprisoned. But k

But it is only inspiration because it shows that the regime is afraid. Therefore, I will remind you that Sali Berisha will never give up fighting for the truths he believes in for Albania. We will not give up fighting for the young people who leave, for the abandoned farmers, for the forgotten miners, for the teachers with the lowest salaries in the region, for the artists who are led by the patronage, for the doctors stolen from the concessions who see leaving as the only solution. , for the intellectuals that the media of the revival have replaced with paid gramophones, for the former owners who see how their properties are stolen by the families of the ministers as "strategic investors", for the students who do not see security for the future, for the producers, the and whose sweat has been ruined by black money or drug trafficking, for pensioners who can't even afford medicine, for the poor, the unemployed and the betrayed leftists.
Because in this new dictatorship, where Albanians are betrayed from all sides, the anti-conformists, the brave and the resistant are the only hope for Albania.

And for all those who may be struggling to see the light in this dark time, I have just one sentence for them. An immortal quote from Nelson Mandela: “Everything seems impossible… until it’s done.”

Therefore, I wish every Albanian to enter 2024 proud, smiling and with two fingers up. The future belongs to those who dare!

Gëzuar miq!
Gëzuar Vitin e Ri, 2024!

Lini një koment