
Ka vend një pyetje këtu:
– Kush ia dha pastërtinë e figurës këtij ish-hetuesi? Mos valle ish-oficerët operative qe drejtojnë zyrat e vetingut? Po per keto gjera u konfrontova une! Për çka tjetër!?
Per këtë duhet te shprehen AIDSSH dhe DSIK, të lajnë veten.
Ndryshe mbetet ne fuqi ai proverbi dibran: “Ja ma gjé, ja ma ke!”
Gjithsesi, qysh kur nisi kjo lojë e ndyre pa pike morali, unë jam shprehur ne kohë’, ka shkruar Tufa.

Kujtojmë se ish kreu i Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit ndodhet në Zvicër pasi kërkoi azil politik atje bashkë me familjen.
Agron Tufa vazhdimisht ka denoncuar që ish pjesëtarë të nomenklaturës komuniste dhe të sigurimit të shtetit janë në pozicione të larta shtetërore.