
Asnjë reagim!
Para pak ditësh në Athinë, ndodhi një ngjarje kriminale, ku u vranë gjashtë persona.
Menjëherë në media edhe rrjetet sociale, u nxorën konkluzionet dhe identiteti i kombësisë, që viktimat janë të shtetësisë e kombësisë shqipëtare.
Eduart Tafaj ! Aktivisti shqiptar në emigracion (Greqi)
As ndjesë e as turp!
Asnjë reagim!
Para pak ditësh në Athinë, ndodhi një ngjarje kriminale, ku u vranë gjashtë persona.
Menjëherë në media edhe rrjetet sociale, u nxorën konkluzionet dhe identiteti i kombësisë, që viktimat janë të shtetësisë e kombësisë shqipëtare.
Vrasjen dhe viktima i çertifikuan menjëherë, që u bë për larje hesapesh ndërmjet bandave rivale.
Deri këtu përveç keqardhjes, për humbjen e gjashtë jetëve njerëzore në mënyrë barbare, ne si emigrantë u ndjemë akoma edhe një herë, si "prodhues" e "promovues" të kriminalitetit dhe krimeve.
Çuditërisht, u munduan gjatë kohës që hetimet nuk jepnin ekzaktësisht identitetin e viktamave, të na bindnin që janë shqipëtarë.
Këtë e dëgjuam live edhe nga gazetarë e telekronistë të mediave shqipëtare.
Turp për nxitimim dhe etiketimin!
Një kerkim faljeje, ndaj komunitetit të emigrantëve, duhet.